Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Germo.al

Bebet me inteligjencë më të lartë varen nga mënyra se si kanë lindur

By: Germo
6 October 2024 at 22:04

Bebet e lindura në mënyrë natyrale kanë një IQ më të lartë se ato të lindura me prerje cezariane në kohën e “imponuar”.

Arsyeja është proteina UCP 2, e cila ndikon në inteligjencën dhe niveli i saj është më i lartë në trurin e fëmijëve të lindur në mënyrë natyrale apo të fëmijëve të lindur me prerje cezariane nëse lindja ka nisur natyrshëm.

Kujtesa afatshkurtër dhe afatgjatë e një fëmije, më vonë e njeriut, varet nga kjo proteinë, e cila është vendimtare për shkallën e inteligjencës, thonë shkencëtarët nga Yale, transmeton Telegrafi.

Këto rezultate janë shumë të rëndësishme, sepse në dekadën e fundit ka pasur një ekspansion të lindjeve me prerje cezariane, por jo për arsye shëndetësore dhe te foshnjat që sinjalizuan përmes lindjes se janë gati për të dalë, por shumë nëna e panë këtë operacion si një mundësi për t’u përcaktuar data dhe koha e lindjes së fëmijëve të tyre.

Gjinekologët në përgjithësi pohojnë se kur një grua shtatzënë hyn në muajin e nëntë dhe fëmija formohet, nuk ka rëndësi se kur do të lindë dhe kur do të caktojnë një operacion cezarian sipas gjykimit ose dëshirës së nënës së ardhshme.

Megjithatë, shkencëtarët tani kanë vërtetuar se kjo ka një efekt negativ në inteligjencën dhe se, nëse nuk ka arsye shëndetësore, duhet të prisni gjithmonë lindjen natyrale.

Pse jeni gjithmonë të uritur? Arsyet pas oreksit tuaj të vazhdueshëm

By: Germo
6 October 2024 at 22:02

Ndonjëherë u ndodh të gjithëve. Ka ditë kur sado të hani, përsëri ndiheni të uritur. Kjo, megjithëse është e zakonshme që ndodh herë pas here, nuk është normale që të ndodhë shpesh.

Prandaj, nëse arrijmë në këtë situatë, duhet të kemi parasysh se mund të përballemi me një nga arsyet e shpjeguara më poshtë.

Pabarazitë hormonale

Një nga faktorët pas kësaj ndjesie mund të jetë çekuilibri hormonal. Ghrelin dhe leptina luajnë një rol vendimtar në stimulimin e urisë dhe ngopjes, respektivisht. Një çekuilibër në këto hormone mund të shkaktojë ndjenjën e urisë, edhe pas ngrënies. Gjendje të tjera si pengesat gastrike, urthi dhe ulçera peptike mund të shkaktojnë ngopje të hershme, duke ju lënë të uritur pavarësisht se keni ngrënë.

Ankthi, një ndjenjë e ngjashme

Një nga shkaqet që mund t’ju bëjë të mendoni se jeni të uritur është ankthi. Shumë njerëzve u ndodh kur e gjejnë veten në situata që krijojnë ankth. Kjo mund të shkaktojë konsum të lartë të ushqimit, gjë që mund të çojë në shtim në peshë dhe një marrëdhënie të dobët me ushqimin

Mbajtja e një diete të ekuilibruar të pasur me lëndë ushqyese të nevojshme për trupin tonë është thelbësore për t’u ngopur në momentet e nevojshme dhe që ushqimi të ketë efektin e dëshiruar.

Aksidentet, rritje me 48% në muajin Gusht! Ja dita dhe orari me numrin më të lartë

By: Germo
6 October 2024 at 21:37

Shtimi i trafikut në muajin gusht duket se ka ndikuar dhe në rritjen e numrit të aksidenteve rrugore. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në muajin Gusht 2024 numërohen 173 aksidente rrugore. Në krahasim me gushtin e një viti më parë, kur u shënuan 117 aksidente, numri i tyre u rrit me 48%.

Krahas aksidenteve është shtuar dhe numri i të dëmtuarve në to. Në gusht 2024 kishte gjithsej 252 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), me një rritje prej 40% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (INSTAT njofton se të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi).

Për 8 mujorin janë shënuar gjithsej 1086 aksidente, me rritje 41% me bazë vjetore. Nga këto aksidente janë dëmtuar gjithsej gati 1500 persona, ose 40% më shumë se një vit më parë.

Gjatë këtij tetëmujori të 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,2 për 100 aksidente, nga 15,7 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Policia Rrugore në aksion me arrestime, gjoba dhe ulje të pikëve nga patenta, ja bilanci i një jave

By: Germo
6 October 2024 at 21:28

Policia Rrugore ka publikuar bilancin gjatë një jave, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore në qendrat urbane e rurale, akset rrugore nacionale e ato dytësore, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore pranë shkollave që ndodhen në afërsi të akseve rrugore.

Nisur edhe nga shkeljet e shumta të evidentuara gjatë monitorimeve në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, Policia Rrugore do të intensifikojë monitorimet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.Gjatë kësaj jave janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1966 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar.

Drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje nga 3 deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 23,717 masa administrative, nga këto:

* 5924 për shpejtësi tej normave të lejuara, me sanksione plotësuese.

* 1085 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

* 1528 për mospërdorim të rripit të sigurimit;

* 1984 për parakalime të gabuara;

* 199 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

* 83 për manovra të rrezikshme në rrugë;

* 256 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;

* 10154 për parkim të gabuar;

* 2504 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Bizneset dhe familjarët paguajnë faturat, institucionet shtojnë borxhet ndaj OSHEE

By: Germo
6 October 2024 at 21:24

Presioni për të paguar faturat e energjisë elektrike në kohë apo për të shlyer dhe detyrimet e prapambetura, duket se i drejtohet më shumë klientëve familjarë e privat. Ndërsa institucionet vijojnë të shtojnë borxhet ndaj OSHEE.

Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, janë pikërisht bizneset, por dhe qytetarët më të ndërgjegjshmit për faturat e energjisë elektrike.

Me 1.2 miliardë lekë reduktuan borxhet e tyre bizneset në periudhën janar-korrik 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Duke arritur kështu në 11.2 mld lekë, ndërsa në të njëjtën ecuri janë edhe qytetarët. Por institucionet buxhetore dhe ato jobuxhetore duket të jenë gjithmonë në krizë teksa detyrimet e tyre vetëm rriten nga muaji në muaj. Kryesisht ministritë I rritën borxhet e tyre me 177 milionë lekë duke arritur kështu në 4.9 miliardë lekë. Ndërsa entet publike, përfshirë edhe ujësjellësat e rritën detyrimet me 1.25 miliardë lekë.

Bizneset dhe familjarët paguajnë, institucionet në krizë,

Problematika e pagesave nga institucionet publike ndaj OSHEE nuk është e re. Edhe më herët të dhënat kanë treguar se ujësjellësit, njësitë vendore apo institucione të tjera nuk respektojnë afatet e pagesave duke akumuluar debi të konsiderueshme ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë, shkruan A2.

Në total deri në muajin korrik u regjistruan 3.1 milionë fatura të akumuluara me kamatvonesa, ndërsa vlera e tyre ra në 695 milionë lekë.

Bizneset dhe familjarët paguajnë, institucionet në krizë,

Sipas kontratës që OSHEE ka nënshkruar me klientët e saj, afati i fundit për likujdimin e faturave është dita e fundit e muajit pasardhës. Mospagimi i detyrimit mujor brenda afatit të përcaktuar, shoqërohet me një kamatëvonesë, që llogaritet në masën 0.1% e faturës totale, për çdo ditë vonesë. Në rast se energjia e konsumuar vijon të mospaguhet, kontrata parashikon përshkallëzim të penaliteteve që shkojnë deri në ndërprerje të energjisë elektrike.

Skuterat elektrikë probleme ne rruge! Një pjesë nuk respektojnë rregullat dhe as nuk gjobiten për shkeljet

By: Germo
6 October 2024 at 21:19

Drejtuesit e skuterave elektrik shkak I problemeve dhe aksidenteve te shumta ne rruget e kryeqytetit.Çdo ditë në rrugët e Tiranës ndodhin aksidente të makinave me skuter elektrike kur këta të fundit rrezojnë kalimtarë në vizat e bardha.Kjo për faktin se përdoruesit e tyre nuk respektojnë rregullat qarkullimit duke mos respektuar semaforët apo zgjedhur rrugët e dedikuara por duke u futur mes për mes makinave.

Janë kryesisht te rinjtë ata te cilët përdorin skuter dhe që pësojnë dëmtime apo fraktura te ndryshme për vete por edhe për drejtuesit e automjeteve me te cilët aksidentohen.

Por në këtë rast përdoruesit e skuterëve nuk mbajnë asnjë përgjegjësi pasi ata as nuk ndëshkohen me gjobë në rastet e shkeljeve rrugore dhe as nuk marri përsipër dëmshpërblim për aksidentin qe shkaktojnë pasi kodi rrugor shqiptar nuk parashikon sanksione për këtë mjet lëvizës.

“Nuk paguajmë taksa” – Pensionistët italianë zgjedhin Shqipërinë për të jetuar: Nuk po jetonim dot në mënyrë dinjitoze

By: Germo
3 October 2024 at 21:13

Gjithnjë e më shumë pensionistë italianë po shpërngulen në Shqipëri. Arsyeja? Të parat janë favoret fiskale që vendi ka për moshën e tretë.

“Zgjodha Shqipërinë për të shijuar këtë mjedis dhe këtë det. Erdha këtu në Durrës pasi jam i përjashtuar nga taksat. Këtu pensionet nuk tatohen. Pensioni im bruto është 1500 Euro, në Itali kam paguar rreth 350 euro taksa. Në Itali është e pamundur të jetosh në mënyrë dinjitoze”, thotë Carmine Iampietro nga Shoqata e Pensionistëve Italianë në Shqipëri.

Emisioni i “Është gjithmonë Cartabianca” në Rete 4 u ka kushtuar një reportazh pensionstëve italianë që jetojnë në vendin tonë duke i ndjekur ata në disa qytete si Durrës, Tiranë dhe Vlorë.

“Këtu mund të bëj gjëra që nuk i kam bërë më parë në Itali, që nuk më lejuan t’i bëja në Itali. Italianët vijnë këtu për klimën, koston e jetesës, kujdesin shëndetësor pasi vizitat kushtojnë më pak”, shprehet Roberta Zanninoni e shoqatës “Eja të Jetosh në Shqipëri”.

Madje disa prej këtyre të moshuarve kanë vendosur edhe të blejnë apartamente.

“Pensionistët italianë vijnë këtur pasi gjejnë çmime më të përballueshme në krahësim me Italinë”.

Ne reportazh tregohen hap pas hapi shpenzimet e të moshuarve që shijojnë në bregdetin tonë pjesën e mbetur të jetës,

“Lehtësimi i taksave që kam më lejon të jetoj mirë këtu dhe ndoshta të ndihmoj djalin tim që është në Itali”, shprehet një pensionist italian.

“Mos na tregoni që jemi shumë në formë ndryshe do të na heqin pensionin”, thotë një tjetër.

Sipas të dhënave të reportazhit të Rete 4, 30-40 pensionistë italianë zhvendosen çdo muaj nga përtej Adriatikut në vendin tonë.

61% e kredive përdoren për blerje banesash

By: Germo
3 October 2024 at 21:12

Në kushtet kur çmimet e apartamenteve në Shqipëri kanë “kapur majat”, blerja e një banese nëpërmjet kursimeve personale është bërë thuajse e pamundur.

Për këtë arsye, për shumë çifte të reja apo persona të tjerë që heqin dorë nga të jetuarit në shtëpi me qira, zgjidhja e vetme mbetet marrja e një kredie.

Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se ka arritur në 132 milionë lekë huaja për blerje banesash nga individët në muajin gusht, një rritje me 1.4% krahasuar me korrikun.

Konkretisht, kredia për blerjen e një apartamenti zë gati 61% të totalit të huasë në lekë të marrë nga individët. Që prej vitit të kaluar, kredia për këtë qëllim ka pasur një rritje të qëndrueshme.

Pjesa tjetër e huave janë përdorur nga qytetarët për overdraft ose për blerjen e mallrave të qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm. Huaja e marrë me qëllim blerjen e ushqimeve, veshmbathjeve, produkteve kozmetike dhe të pastrimit, cigareve apo naftës, vjen e dyta në listë me një total prej 45 milionë lekësh ose rreth 21% të shumës së përgjithshme të kredisë.

Ndërkohë, kredia e përdorur për blerje makine, elektroshtëpiakesh, mobilje dhe pajisje të tjera elektronike zë 10% të totalit, me një vlerë prej 22 milionë lekësh. Nga ana tjetër, vetëm 3.6% e kredive të dhëna në muajin gusht janë përdorur për kryerjen e pagesave të overdraftit.

Shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë flasin për një rënie të lehtë prej 2.8% të kredive për konsum, ndërsa ato për blerjen e makinerive dhe pajisjeve të tjera kanë pësuar rritje.

Në të gjitha monedhat, totali i huave të marra nga individët dhe institucionet jo me qëllim fitimi që u shërbejnë individëve është regjistruar në 296 milionë.

Senati dhe Dhoma e Deputetëve miratojnë marrëveshjen për pensionet, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë

By: Germo
3 October 2024 at 21:11

Mbi 500 qytetarë shqiptarë janë një hap më afër përfitimit të pensionit sipas marrëveshjes së firmosur mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare muaj më parë.

Deputeti socialist, Etjen Xhafaj, nëpërmjet një postimi në platformat sociale, bëri të ditur se komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali kanë miratuar marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për dhënien e fondeve përkatëse.

Sipas tij, ky është hapi i fundit dhe se tani mbetet votimi në seancë plenare, për këtë marrëveshje që prek me dhjetëra-mijëra shqiptarë.

“Dje ka kaluar në Komisionet e Politikës së Jashtme, si në Senat edhe ne Dhomën e Deputetëve në Itali, marrëveshja e pensioneve me Shqipërinë, së bashku me amendamentet për alokimin e fondeve përkatëse. Hapi i fundit mbetet votimi në seancë plenare për këtë marrëveshje, që prek me dhjetëra mijëra shqiptarë. Falënderime për të gjithë ata nga pala italiane e shqiptaro-italiane që janë përfshirë në këtë marrëveshje që në gjenezë të saj!”, shkruan Xhafaj.

Marrëveshja në fjalë është miratuar nga Parlamenti shqiptar dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Objekti i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë, sigurime për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrë-lindjet dhe sigurimin e papunësinë.

Janë mbi 500 mijë shtetas shqiptarë në Itali përfitues të drejtpërdrejtë nga kjo marrëveshje dhe rreth 4 mijë shtetas italianë në Shqipëri.

Që prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria ka nënshkruar një sërë marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, ndër të cilat janë me Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Gjermaninë, Austrinë, Bullgarinë, Kanadanë, Rumaninë, Kosovën, me Konfederatën e Zvicrës dhe me Kroacinë.

Pritet të hyjnë në fuqi edhe marrëveshjet me Malin e Zi e Bullgarinë. Ndërsa janë në proces marrëveshjet me Poloninë e Serbinë dhe kanë rënë dakord për fillimin e negociatave vende si Sllovenia, Spanja, Danimarka, Moldavia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qeveria është në proces të përparuar për marrje miratimit për fillimin e negociatave me Francën.

EUROSTAT: Për gjashtë muaj janë riatdhesuar 5120 shqiptarë nga vendet e BE-së dhe Anglia, një e katërta u kthyen vullnetarisht

By: Germo
3 October 2024 at 21:10

Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT), 4 mijë shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u detyruan të lënë një vend të Bashkimit Europian në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pas një urdhri policor.

Ndërkohë sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme shqiptare, 1120 shtetas të tjerë shqiptarë me qëndrim jo të rregullt dhe me ndëshkime penale, u riatdhesuan nga Britania e Madhe në Shqipëri.

Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian, vetëm një e katërta e shtetasve shqiptarë janë kthyer vullnetarisht, ndërsa pjesa tjetër janë riatdhesuar në Shqipëri nën shoqërimin e policive të vendeve europiane dhe policisë shqiptare.

Sipas të dhënave zyrtare, 3085 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar të shoqëruar nga policia përmes transportit ajror apo kufijve tokësorë, 650 janë kthyer vullnetarisht, ndërsa 265 janë asistuar nga organizatat ndërkombëtare në kthimin vullnetar me mbështetjen për sigurimin e kostos së transportit.

Ndërkohë 1120 shtetasit shqiptarë të kthyer nga Anglia janë shoqëruar që të gjithë nga forcat policore të të dy vendeve, në 25 operacione riatdhesimi të kryera përmes transportit ajror.

Sipas të dhënave të Eurostat-it pjesa më madhe e kthimeve të detyruara të shqiptarëve ka ndodhur nga Greqia, Franca, Gjermania dhe Italia.

Të dhënat tregojnë se vitin e shkuar u riatdhesuan në Shqipëri 8 mijë e 135 shtetas shqiptarë, me qëndrim jo të rregullt në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Për nga numri shqiptarët, gjatë dy viteve të fundit, renditen të dytët pas gjeorgjianëve në operacionet e riatdhesimit të vendeve të Bashkimit Europian për të huajt e parregullt. /VOA

❌
❌