Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Java News

Pamjet me dron, shumë pak protestues në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

By: Java News
7 October 2024 at 18:26

Ndonesë kemi hyrë në orën e protestës së thirrur nga PD, ABC News sjell me dron pamjet nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit.

Ashtu sic shihet edhe nga pamjet, ka nisur mbërritja e protestuesve të parë. Sakaq forca të shumta policie janë planifikuar të angazhohen për mbarëvajtjen e protestës.

Shënohet akti i parë i “mosbindjes” civile, djegin një… gomë para Presidencës

By: Java News
7 October 2024 at 18:18

Në prag të nisjes së protestës nga opozita, ku protestuesit pritet të mblidhen para Kryeminitrisë, një incident ka ndodhur teksa një gomë është djegur përballë Presidencës.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por një gome i është vendosur flaka duke krijuar tym.
Policia ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët.

Nuk dihet nëse goma është djegur nga ndonjë protestues ose jo, aq më tepër kur protesta është thirrur kundër Edi Ramës, kryeministrit të vendit.

Me veshje të posaçme dhe kokore, krijohet kordoni i policisë para Kryeministrisë

By: Java News
7 October 2024 at 18:11

Në ndryshim nga herët e tjera, ata janë me veshje të posaçme me kokore dhe skafandër.

Në kordon janë edhe punonjëse gra. Protesta e opozitës pritet të nisë në orën 18:00.

Ishte dënimi me 1 vit burg i Ervin Salianjit që nxiti opozitën për nisjen e një vale protestash dhe bojkoti në komisione e Kuvend.

Dy seancat e fundit në Kuvend u shoqëruan me tensione dhe përplasje të forta. Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi heqjen e mandatit të Salianjit, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, e shkatërruan atë dhe hodhën sende në drejtim të saj.

Më pas ata morën karriget e tyre dhe i dogjën jashtë Kuvendit, ndërsa pati edhe debate deri në konfrontim fizik.

Opozita gjithashtu ka vendosur të bojkotojë të gjitha komisionet.

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 15 tetor, ora 14:00, për shqyrtimin e kërkesës së ish-deputetit Ervin Salianji, për pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg.

Gati nisja e protestës së opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

By: Java News
7 October 2024 at 17:58

Mbështetës të opozitës janë mbledhur në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, në pritje të marshimit drejt godinës së Kryeministrisë.

Forcat e Policisë kanë rrethuar godinat kryesore qeveritare, por edhe selinë e Parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës. Në zonat pas godinës së Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme janë pozicionuar efektivë të trupave të FNSH si dhe autobotet me ujë. Gjithashtu në oborrin e Parlamentit janë stacionuar forca të shumta policore.

Kosova heq kufizimet për mallrat serbe, Vuçiç skeptik: Kurti do të shpikë diçka tjetër! Pas 22 muajsh…

By: Java News
7 October 2024 at 17:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën se pret që autoritetet e Kosovës të “bëjnë më të mirën” për të parandaluar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve serbe, pavarësisht heqjes së ndalesës për produktet serbe në pikëkalimin kufitar në Merdare.

“Është e rëndësishme për ekonominë serbe, por a do ta bëjnë më të mirën për të vënë bllokada – po. Ai [kryeministri i Kosovës, Albin Kurti] do t’i shpikë tani skanerët, dhe do të presë për 22 muaj tjerë, dhe do të shpikë diçka tjetër”, ka thënë Vuçiç më 7 tetor.

Kurti ka bërë të ditur më herët gjatë ditës së autoritetet e Kosovës e kanë hequr ndalesën në mallrat prej Serbisë në pikën në Merdare, dhe deri në arritje të skanerëve të avancuar, do të kryhen kontrolle të rrepta për të parandaluar hyrjen e çdo malli që mund të rrezikojë sigurinë e vendit.

Sipas Kurtit, masa kufizuese nuk ka qenë asnjëherë tregtare, por masë e sigurisë.

“Ne duhet të ndërmarrim masa të sigurisë, asnjëherë masa tregtare… ne besojmë që ndryshimi i masës është mëse i mjaftueshëm që pasnesër në CEFTA, dhe të hënën në Proces të Berlinit, të kemi sukses të plotë”.

Ai e ka pranuar se masa kufizuese ka pasur efekt në tregti, por këtë fakt e ka përshkruar si “pasojë” dhe jo “qëllim” të Qeverisë.

Kurti ka thënë se pret nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian që t’i ndihmojnë Kosovës në sigurim të skanerëve në kufi, për të garantuar që mallrat që hyjnë prej Serbisë nuk përbëjnë rrezik për sigurinë.

Qeveria e Kosovës e kishte vendosur ndalesën ndaj importit të mallrave nga Serbia në korrik të vitit 2023 për arsye “sigurie”, pasi tre policë të Kosovës ishin arrestuar nga policia serbe. Megjithëse ata ishin liruar më vonë, vendimi për mallrat serbe kishte mbetur në fuqi.

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë në fillim të shtatorit se kjo ndalesë bllokon punën e CEFTA-s, dhe se, për shkak të saj, Kosova mund ta rrezikojë pjesëmarrjen në Procesin e Berlinit.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës, sepse, sipas saj, ndalesa ka pasur ndikim negativ në interesat komerciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Vuçeviç përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS) se vendimi i Kosovës për heqje të ndalesës për mallrat e Serbisë në Merdare, e ka larguar tensionin që ka ekzistuar për kohë të gjatë, dhe që gjëja më e rëndësishme tani është që serbët të mund të pranojnë me rregull furnizimet ushqimore, dhe ilaçet.

Ai ka thënë se mbështet secilin veprim që ndikon në përmirësim të kushteve të jetesës për serbët në Kosovë.

“Është përpjekje e mirë e palës gjermane, e cila e ka vënë në pah fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s. Ne jemi gjithmonë gati për marrëveshje, nuk mendojmë që kompromiset janë të këqija, sidomos nëse krijojnë kushte më të mira për serbët në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë Vuçeviç nga Shkupi.

Në javët e fundit, Gjermania ka këmbëngulur se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia dëmton Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe Procesin e Berlinit, një nismë që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe t’i afrojnë ato me Bashkimin Evropian.

Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor.

Kosova ka qenë pjesë e Procesit të Berlinit që nga themelimi i tij në vitin 2014, dhe disa nga marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të kësaj nisme rajonale janë marrëveshja për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare, kualifikimeve profesionale dhe bashkëpunimit në fushën e transportit, energjisë. ekologjinë, dixhitalizimin dhe roamingun.

Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitit 2007, por është e përfaqësuar përmes misionit të OKB-së në vend – UNMIK.

Kurti ka thënë të hënën se pret që në takimin e radhës, Kosova do të përfaqësohet me emrin e vet.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar edhe në të kaluarën që emri të ndryshohet, ndërsa Gjermania ka ofruar “zgjidhjen” në këmbim të heqjes së ndalesës për importin e mallrave nga Serbia.

Sarrazin theksoi se pranë emrit të Kosovës do të kishte një yll, ose një fusnotë, që tregon se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur përfundimisht./ rel

Protesta e opozitës, Gjekmarkaj: Mijëra vetë do vërshojnë drejt sheshit! Shqiptarët t’i thonë ndal arrestimeve politike

By: Java News
7 October 2024 at 17:46

Nënkryetari i Partisë Demokratike Argon Gjekmarkaj, vetëm pak minuta para fillimit të protestës kombëtare të opozitës tha se lajmi i mirë është se kësaj proteste po i bashkohen mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

Gjekmarkaj u shpreh se shqiptarët sot duhet t’i thonë ndal keqqeverisjes, korrupsionit galopant dhe arrestimeve politike.

“Lajmi i mirë i kësaj dite është se janë me mijëra që po vërshojnë nga e gjithë Shqipëria dhe qytetarët e Tiranë po lëvizin drejt sheshit. Sot qeveria ka shumë arsye për të pasur frikë dhe populli shqiptar ka më shumë arsye për të pasur guxim. Shqiptarët duhet t’i thonë ndal keqqeverisjes, korrupsionit galopant dhe arrestimeve politike siç është ai i liderit të opozitës Berisha dhe deputetit Salianji”, tha Gjekmarkaj për “Syri Tv”.

Lavrov kërcënon SHBA-të: Po vijoi të ndihmojë Ukrainën, do ketë pasoja të mëdha

By: Java News
7 October 2024 at 17:38

Kryediplomati rus Sergei Lavrov ka kërcënuar Shtetet e Bashkuar të Amerikës se do të përballet me pasoja të mëdha nëse vijojnë të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën dhe nuk pranojnë propozimin e Moskës për zgjidhjen e konfliktit.

Ministri i Jashtëm rus tha se Kremlini ofron një plan të zbatueshëm për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe rindërtimit të Ukrainës. Sipas tij, kjo do të sillte më shumë siguri edhe për vetë kontinentin evropian.

Gjithashtu, Lavrov akuzoi aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA se fillimisht mbolli farat e luftës një dekadë më parë dhe ka vijuar të ndezë flakët.

“Rusia është e hapur për një zgjidhje politiko-diplomatike që duhet të heqë shkaqet rrënjësore të krizës. Ai duhet të synojë t’i japë fund konfliktit në vend që të arrijë një armëpushim”, tha ai në një intervistë për “Newsweek”

Plani i Rusisë nënkupton që Ukraina të heqë dorë nga provincat kryesisht ruse të Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhias, të cilat u aneksuan zyrtarisht nga Moska pas një referendumi të kontestuar ndërkombëtarisht në shtator të vitit 2022, si dhe Krimenë, të pushtuar nga Rusia dhe të aneksuar përmes një votimi të ngjashëm në vitin 2014.

Gjithashtu, Kievi duhet të pranojë të braktisë përpjekjen për t’u bërë anëtar i NATO-s dhe të ndërmarrë hapa të tjerë, por që janë refuzuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe mbështetësit e tij ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në.

Në vend të kësaj, Kievi dhe aleatët kërkojnë tërheqje të pakushtëzuar të Rusisë, ndërsa Moska ka thënë se një konflikt i përshkallëzuar e sjell NATO-n më afër një përplasjeje të drejtpërdrejtë me Rusinë, e cila zotëron stokun më të madh në botë të armëve bërthamore.

“Për momentin, me sa mund të shohim, rivendosja e paqes nuk është pjesë e planit të kundërshtarit tonë. Zelensky nuk e ka anuluar dekretin e tij për ndalimin e negociatave me Moskën. Uashingtoni dhe aleatët e tij të NATO-s ofrojnë mbështetje politike, ushtarake dhe financiare për Kievin në mënyrë që lufta të vazhdojë. Ata po diskutojnë autorizimin e AFU-së [Forcat e Armatosura të Ukrainës] për të përdorur raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi për të goditur thellë në territorin rus. Loja me zjarrin mund të çojë në pasoja të rrezikshme”, ka theksuar Lavrov.

Sipas Lavrovit, masat e kërkuara nga Moska përputhen me trajektoren e një bote që ndryshon me shpejtësi, në të cilën Rusia ka krijuar një partneritet të thellë me Kinën dhe ka forcuar lidhjet me vendet në zhvillim që kërkojnë një rol më të madh në skenën globale. Edhe pse Moska ka kosto, ai tha se Kievi dhe mbështetësit e tij do të humbasin më shumë në një luftë të gjatë.

Mesazh për Berishën? Pak minuta larg protestës ambasada e SHBA me njoftimin e rëndësishëm: FBI takoi Altin Dumanin

By: Java News
7 October 2024 at 17:30

Teksa na ndajnë pak minuta nga protesta e opozitës, ambasada e SHBA ka ndarë një takim të zhvilluar fundjavën e kaluar mes prokurorëve të SPAK dhe FBI, duke zhvilluar edhe një seminar.

Ambasada njofton se prokurorët i janë nënshtruar një trajnimi nga OPDAT, teksa e bën të qartë se SHBA do të mbështesë SPAK në arrestimin e të korruptuarve.

“Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, njofton ambasada.

“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

By: Java News
7 October 2024 at 17:23

Në një kohë tensioni të lartë politik që po kalon Shqipëria, ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputet i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka bërë një paralajmërim të fortë, duke shprehur shqetësim për protestën e sotme të opozitës, ku sipas tij, pritet të ketë dhunë dhe madje viktima. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Braho akuzon Sali Berishën se ka një strategji të rrezikshme që mund të çojë në përshkallëzimin e situatës. Sipas tij, Berisha është kriminel i nxehtë dhe se nuk i bëhet vonë se vriten dy-tre qytetarë apo protestues. Ndërkohë Braho paralajmëron se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është gati për të goditur zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, një tjetër pikë e rëndësishme thotë ish-ligjvënësi Spartak Braho, gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, është se drejtimi i Partisë Demokratike pritet të kalojë në duar të Argita Malltezit, një ndryshim që do të sjellë pasiguri dhe spekulime mbi të ardhmen e opozitës. Këto zhvillime pasqyrojnë një klimë të tensionuar politike dhe pasiguri të thellë për stabilitetin e vendit.

ProfitSence Logo

-Zoti Braho, çfarë do të ndodhë sot në protestën e PD të thirrur nga Sali Berisha? Si e keni parë gjithë aksionin e opozitës me kaos në Kuvend, djegie karrigesh, djegie manikinash dhe kërcënime për mosbindje civile?

Mos prisni se do të ndodhë ndonjë gjë e madhe sot. Është një manifestim legjitimi në kuptimin e të drejtave që kërkohen. Nuk është vetëm opozita që do të marrë pjesë por do të ketë edhe përfaqësues nga shtresa të tjera që janë të pakënaqur veçanërisht për situatën ekonomike. Por si gjithmonë në këto situata dhe protesta që përgatit Sali Berisha, ai ka dhe një skenar tjetër që nuk e thotë, por që e ka shpirti i tija, dhuna. Sot do të ketë dhunë, do ketë djegie dhe shkatërrime. Unë të gjitha këto protestat e Berishës i kam shoqëruar edhe me një thënie tjetër që mund të ketë edhe viktima.

-Edhe ju në 2008, kujtoj zotin Meta me vazo keni bërë trazira në Parlament…

Ne nuk kemi djegur asgjë (në 2008). Meta tentoi ashtu si njeri emotiv që ishte, u hodh bëri një gjest. Unë kam qenë në grevë urie me Metën. Gjithmonë në mbledhjet e grupit thonim të ruajmë qetësinë. Ai veprim i Metës qe spontan krejtësisht, i pa menduar më parë. Këta sot i bëjnë të planifikuara, përderisa vijnë me shashka, me benzinë me vete.

-Mund të ketë viktima? Kujt i shërbejnë viktimat…

Sali Berishës. Saliu është kriminel i nxehtë. Saliut nuk i bëhet vonë se vriten dy-tre qytetarë apo protestues. Dhe në fund të protestës Sali me shokë do të ikin në shtëpi. Pushteti nuk merret me dhunë njëherë. Pushteti merret me votë në kuti të votimit, s’të pranon njeri me dhunë. Megjithatë unë e konsideroj protestën e sotme legjitime, por parashikoj edhe këto gjërat e tjera. Në fund rezultati do të jetë morën pjesë x persona (1 milionë protestues siç i fryn shifrat Saliu).

-Shiko se mua më intereson pak ajo që the ti, skenari i dytë i Sali Berishës që do të ketë viktima…

E do Saliun dhunën dhe si i tillë ai do që në protestën e sotme të ketë viktima. Ai prej kohësh kërkon viktima. Ky është formimi dhe psikologjia e tij, dhuna dhe gjaku e destabiliteti.

-Çfarë këshille i jepni strukturave të policisë?

Policia s’ka nevojë për këshilla. Ajo duhet të zbatojë ligjin dhe natyrisht të mos tolerojë krimin, dhunën dhe aktet vandale.

-Opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se ka kontroll mbi sistemin e drejtësisë në vend, madje edhe mbi Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Sa qëndrojnë këto akuza?

Mendoj se Edi Rama nuk ka asnjë në dorë dhe s’ka kontroll mbi sistemin e drejtësisë. Se po të qe që Rama do të kishte ndikim mbi SPAK, ai atëhere do të kishte shpëtuar njerëzit e tij, të cilët një pjesë e mirë sot që flasim ndodhen të penalizuar, një pjesë hetohen, një pjesë janë në burg. Shumë shpejt do të ketë arrestime dhe goditje të tjera nga Prokuroria Speciale brenda mazhorancës socialiste në nivele të larta.

-A sjell kjo goditje e SPAK brenda Partisë Socialiste një farë ndikim në votë për PS sa i takon zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2025?

Kjo sjellë dy gjëra. Kryesorja tregon se SPAK-u është në rrugën e duhur. Dhe për këtë duhet të jemi të lumtur dhe krenar. SPAK-nuk tërhiqet dhe e kanë ndarë mendjen ata që do të çmontojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Së dyti goditjet e SPAK ndaj mazhorancës bëjnë që shumica të këtë në një farë mënyrë një biografi negative. Administrata dhe ajo pjesë drejtuese e qeverisë lënë për të dëshiruar.

-A ka përgjegjësi kryeministri Edi Rama për bashkëpunëtorët e tij që janë subjekt i drejtësisë?

Ajo është pika më e dobët e Ramës. Përgjegjësia është personale kur është përgjegjësi penale. Por këta njerëz që i ka marrë SPAK-u nën hetim janë vendosur dhe emëruara nga dikush. Kështu që nga kjo pikëpamje kryeministri Edi Rama ka përgjegjësi morale.

-Si e shihni kërkesën e opozitës për qeveri teknike?

S’ka kushte ligjore. vetëm në kriza të rënda ku s’ka më rrugë dalje dhe bie mazhoranca, vetëm në këto raste mund të ndodhë që të kemi qeveri teknike pozitë-opozitë.

-Si e shikoni situatën brenda opozitës?

Sali Berishën unë e shikoj një të dënuar ordiner për akuzat që janë ngritur mbi të nga SPAK. Ka filluar të katapultohet në politikë dhe Partinë Demorkatike, e bija e Sali Berishës, Argita Malltezi. Dhe nga kjo pikëpamje mendoj se Argita Malltezi do të marrë drejtimin e PD-së. Megjithatë theksoj se Partia Demorkatike nuk ka njerëz që të jenë konkurrues./Sot

“Populli shkund çdo tirani!”/ Salianji “u jep zemër” demokratëve nga burgu: Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre!

By: Java News
7 October 2024 at 17:11

Mesazh i shkruar nga burgu, Ervin Salianji i drejohet qytetarëve përpara protestës së thirrur nga opozita

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!

E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jëmi forca e shembullit.

Miq,

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!

Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat!

Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!

Reago! Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.

Populli shkund çdo tirani!

#Protesto#7Tetorora18:00

Kosova heq kufizimin e importeve të mallrave nga Serbia, Kurti: Do të ketë kontrolle të shtuara

By: Java News
7 October 2024 at 17:10

Kosova lehtëson masat shtrënguese ndaj mallrave serbe. Masa do të implementohet vetëm në njërën nga pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, atë te Merdares. Kreu i qeverisë Albin Kurti njoftoi masën e cila pritet të ndryshojë sërish në ditët në vijim.

“Republika e Kosovës e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi te kontrolli i shtuar, derisa të na vijnë skanerët. Në momentin që na vijnë skanerët atëherë ata vendosen në të gjitha pikat kufitare, por derisa nuk na vijnë skanerët ne do ta hapim një pikë kufitare e cila do ta ketë kontrollin e shtuar për shkak se masat që i kemi ne janë masa të sigurisë”, tha kryeministri Kurti gjatë një konference për shtypin.

Lehtësimi i masave shtrënguese vjen si pjesë e kërkesave të Gjermanisë ndaj qeverisë së Kosovës dhe si një kusht për t’iu bashkuar procesit të Berlinit dhe tregut rajonal. Kurti thotë se ato do të ndikojnë pozitivisht në përparimin e Kosovës drejt këtyre proceseve.

“Ne besojmë që ndryshimi i masës që e bëjmë është mese i mjaftueshëm që pasnesër në CEFTA dhe të hënën në Proces të Berlinit të kemi sukses të plotë”, tha kryeministri Kurti.

Brenda javës, qeveria e Kosovës duhej të paraqiste veprime konkrete për lëvizjet e mallrave. Mbetet për tu parë reagimi I qeverisë gjermane ne lidhje me këtë vendim te Kosovës, pasi kërkesa ka qenë për një lehtësim në shkallë më të gjerë.

Diplomacia perëndimore dhe së fundmi posaçërisht Gjermania i kanë kërkuar në vazhdimësi qeverisë heqjen ndalesës duke theksuar se ajo është kundër parimeve të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore, të njohur si CEFTA, ku bën pjesë edhe Kosova krahas pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë nëpërmjet një njoftimi për media mirëpriti vendimin e qeverisë duke theksuar se ndalesa e importit të mallrave nga Serbia kishte ndikim negativ në interesat tregtare amerikane dhe evropiane, si dhe ishte në kundërshtim me frymën e CEFTA-s dhe zotimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit.

Procesi i Berlinit, që këtë vit shënon dhjetëvjetorin e themelimit, është një nismë e hedhur që në vitin 2014 nga ish kancelarja gjermane Angela Merkel, me synim thellimin e bashkërendimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetjen e procesit të anëtarësimit të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.

Takimi i radhës pritet të mbahet me 14 tetor dhe nga njohës të zhvillimeve politike në rajon vlerësohet si e vetmja agjendë evropiane e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, që përfshin të gjitha vendet e rajonit dhe i trajton ato në mënyrë të barabartë.

“Si do vdesin vallë këta?”/ Braçe ironi me protestën e opozitës: Nuk ka as kush t’i vrasë! Minutat kalojnë, por…

By: Java News
7 October 2024 at 17:00

Deputeti socialist Erion Braçe ka ironizuar protestën e thirrur nga opozita ditën e sotme në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se e ka të paqarët thirrjen e demokratëve “sot është për Jetë a vdekje”.

“Po i dëgjoj dhe është e paqartë. Kur këta thonë “sot është për Jetë a vdekje”, mund të na thonë se si do vdesin këta?!

Se me thënë të drejtën, këta nuk do kush t’i vrasë; protestuesit çdo herë i kanë vrarë këta, askush tjetër”, shkruan Braçe.

Postimi:

MINUTAT PO IKIN DHE SA ME AFER ORES DEGJOJ:
SOT ESHTE PER JETE A VDEKJE, BOLL ESHTE BOLL, NE JEMI PAQESORE!
Nje pyetje kam:
Kur thone se sot eshte PER JETE A VDEKJE, SI DO VDESIN KETA?
Se keta ska ndermend ti vrase kush; ata qe VRISNIN PROTESTUESIT ISHIN FIKS KETA!

FOTO/ Mark Zuckerberg personalizon ‘Porsche Cayenne Turbo GT’ për bashkëshorten: Priscilla donte një minibus, por…

By: Java News
7 October 2024 at 16:53

Gruan e Mark Zuckerberg do ta kenë akoma më shumë zili, pasi CEO i Facebook i projektoi asaj një makinë speciale të tipit ‘Porsche’.
Zuckerberg dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, kanë tre fëmijë të vegjël dhe ai u tha fansave në Instagram se ajo donte një minibus për t’i transportuar. Kështu që ai punoi me kompaninë e makinave luksoze Porsche dhe firmën e personalizimit të makinave West Coast Customs për të krijuar një model me porosi.

“Priscilla donte një minibus, kështu që unë kam dizajnuar diçka për të cilën jam shumë i sigurt se duhet të ekzistojë: një minivan Porsche Cayenne Turbo GT’- shkroi Mark.

Zuckerberg dhe Chan filluan të takoheshin në Universitetin e Harvardit, përpara se të lidheshin me martesë në vitin 2012. Ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën Maxima, në vitin 2015. Vajza e tyre e dytë, August, lindi në 2017 dhe vajza e tyre e tretë, Aurelia ka lindur në vitin 2023.

Më pak se 90 minuta nga nisja e protestës së opozitës, policia “rrethon” Ministrinë e Brendshme dhe Bashkinë e Tiranës

By: Java News
7 October 2024 at 16:46

Protesta e opozitës do të nisë në orën 18:00, ndërkohë që Policia e Shtetit ka nisur zbatimin e planit të masave për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Gazetari i News24, Osman Stafa, ka siguruar pamjet e asaj që po ndodh rreth 90 minuta para nisjes së protestës.

Pas godinës së Ministrisë së Brendshme është instaluar një nga automjetet e blinduara që zakonisht përdoret për hedhjen e ujit me presion në rast të akteve të dhunës nga protestuesit. Dhe gjithashtu efektivë të rendit po pozicionohen sipas një plani masash të paracaktuar.

Po kështu, një tjetër objekt që do të merret në mbrojtje është Bashkia e Tiranës. Gjithashtu kjo e fundit, krahas disa barrierave metalike që vendosen sa herë protestohet, do të jetë në vëmendjen e efektivëve të Policisë së Shtetit, ashtu si edhe të tjera institucione dhe godina qeveritare. Pas godinës së bashkisë, referuar pamjeve të siguruara nga gazetari i News24, gjithashtu ka një stacionim të uniformave blu.

Futbolli në zi! Ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare legjenda holandeze e Barcelonës dhe Ajax-it

By: Java News
7 October 2024 at 16:38

Ish-mesfushori holandez, Johan Neeskens i njohur për kohën e tij te Ajax-i dhe Barcelona, ​​ka ndërruar jetë sot, në moshën 73-vjeçare.

Neeskens, i cili shënoi 17 gola në 49 paraqitje për Holandën, gëzoi një karrierë 23-vjeçare si lojtar dhe më vonë pati disa role të spikatura si trajner.

I njohur gjerësisht si një nga futbollistët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, Neeskens – përkrah Johan Cruyff – ishte pjesë e skuadrës së Ajax-it që fitoi tre Kupa Evropiane në fillim të viteve 1970 dhe ishte pjesë e kombëtares holandeze që arriti në finalet e njëpasnjëshme të Kupës së Botës në 1974 dhe 1978.

Neeskens fitoi gjithsej 14 nderime për klube në karrierën e tij të vjetër, duke përfshirë trofetë e Kupës së Mbretit dhe Kupës së Fituesve të Kupës me Barcelonën dhe dy tituj të Ligës së Futbollit të Amerikës së Veriut me New York Cosmos.

Më pas ai mbajti role menaxheriale në klubin zviceran FC Zug, NEC Nijmegen të Holandës dhe skuadrën afrikano-jugore Mamelodi Sundowns, ndërsa gjithashtu mbajti role si asistent me Holandën, Australinë , Barcelonën dhe Galatasaray.

1-vjetori i sulmit të Hamasit, ambasadorja izraelite: Mbështetja e Shqipërisë, unike! Ramës i thashë se…

By: Java News
7 October 2024 at 16:30

Ambasadorja izraelite në Shqipëri, Galit Peleg foli për një vjetorin e luftës mes Izraelite dhe Hamasit. Peleg foli për luftën në Lindjen e Mesme, 101 pengjet izraelite që mbahen ende nga Hamasi, si dhe për marrëdhëniet me ndërkombëtarët, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Peleg zbuloi detaje nga bisedat me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe ministrin e Jashtëm, Igli Hasanin, ku theksoi se ‘Shqipëria është një rreze drite në kohë më të errëta të izraelitëve’.

Ndër të tjera ambasadorja tha se mbështetja e marrë nga vendi ynë është unike dhe se vlerësohet shumë në Izrael.

“Kjo është ditë e vështirë për njerëzit e Izraelit. Nuk është diçka që ka përfunduar, por po vazhdon. Kemi ende 101 pengje në Gaza, nuk e dimë situatën e tyre. Shpresojmë shumë që t’i shohim së shpejti në Izrael.

Izraeli po lufton në 7 fronte, filloi me Gazën, por nuk qëndroi vetëm aty. Në 7 tetor të vitit të kaluar pati sulme nga Hezbollahu, si rezultat 1000 persona u desh të evakuohen. Kemi qenë objektiv edhe nga Jemeni. Nëse me pyesni për luftën në Lindjen e Mesme, nuk besoj se po ndodh për vetëm atje, po ndodh edhe këtu. Do jetë problem për Evropën, botën perëndimorë.

SHBA-të kanë qenë aleati më i ngushtë i Izraelit dhe besoj se do vazhdojnë ta bëjnë. Për të luftuar terrorin, do të qëndrojnë kundër regjimit radikal në Iran, kundër sulmeve ndaj Izraelit dhe krijimit të bombave nukleare.

Mund t’ju them që çdo shtet që ka qenë objekt për terrorizmin, kështu ka koordinim në paraskenë, skena publike. Nuk mendoj se asnjë vend mund të që ndonjë i vetëm në luftën kundër këtyre forcave.

Mendoj se dua ta përcaktoj Shqipërinë si rreze drite në kohë të errëta të historisë, njerëzit shqiptarë qëndrojnë me Izraelin. Ky bashkëpunim vazhdon në kohë të vështira dhe të mira, por nëse flasim që nga 7 tetori, i thashë kryeministrit Rama, Hasani dhe Begaj që me zemër dua të jem në Izrael.

Nëse nuk mund të jem fizikisht, vendi më i mirë që mund të jem është Shqipëria. Mbështetja që kemi marrë nga qeveria, publiku vlerësohet shumë dhe është unike. Fakti që Shqipëria është vend i vogël dhe ka presione në arenën ndërkombëtare, ende qëndron në krah të Izraelit duke luftuar terrorin. Fjalimi i zotit Rama në OKB dhe fakti që u shfaq me një fjongo të verdhë vlerësohet së tepërmi”, u shpreh Peleg.

FOTO/ Prag proteste, makinat e policisë “blindojnë” Tiranën; 1500 efektivë në terren për të garantuar sigurinë

By: Java News
7 October 2024 at 16:22

Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e tre qëllimeve të tyre: Zgjedhje të lira, qeveri teknike dhe lirimi nga burgu i Sali Berishës.

Dy orë para protestës, Policia ka nisur “rrethimin” e Tiranës.

Në pamjet e siguruara nga “Ora News” duken qartë dhjetëra furgonë policia të shpërndarë në gjithë perimetrin e paralajmëruar për bllokimin e akseve kryesore të kryeqytetit.

Gjatë ditës është paralajmëruar se 1500 forca do të aktivizohen për të siguruar mbarëvajtjen e tubimit.

SKENARËT

Ashtu siç ka deklaruar edhe më herët lideri demokrat Sali Berisha, por edhe eksponentë të tjerë të PD-së, në këtë protestë nuk do të ketë fjalime dhe kryefjala do të jetë mosbindja civile.

Burimet mediatike kanë zbuluar disa nga “skenarët” që priten të ndodhin gjatë protestës së sotme ku synimi i demokratëve sot është bllokimi i trafikut dhe ndoshta shkuara në Surrel në shtëpinë e kryeministrit Rama.

Kjo protestë që sipas demokratëve është nisja e një vale protestash erdhi pas dënimit me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji, i akuzuar për kallëzim të rremë.

Opozita nuk ka zbuluar akset që do të bllokohen dhe ka theksuar se qytetarët do të kenë fjalën në këtë protestë të 7 tetorit. Pjesëmarrës në protestë do të jenë edhe aleatët e Partisë Demokratike, si Ilir Meta, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule.

MBI 1 MIJË EFEKTIVË NË TERREN, RRUGËT QË DO TË BLLOKOHEN

Në lidhje me protestën dhe masat e marra Policia e Shtetit ka ndarë planin e saj me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale policia dje bëri me dije se ditën e sotme në Tiranë, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Gjithashtu mësohet se në terren do të jenë më shumë se 1 mijë forca policore.

Policia njoftoi një ditë më parë se ka marrë të gjitha masat për zhvillimin e kësaj proteste dhe u bëri apel pjesëmarrsve që të distancohen nga çdo akt dhune.

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve”, njofton Policia

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe disa akse rrugore që lidhen me bulevardin kryesor.

KUFIZIMET NË AKSET E TJERA:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “Skënderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiëanit;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

“Situata emergjente!”/ Përmbytjet në Vlorë, mblidhet Komiteti Teknik i Bashkisë

By: Java News
7 October 2024 at 16:15

Komiteti Teknik i Bashkisë Vlorë ka diskutuar situatën e përmbytjeve, në një takim që ka përfshirë të gjitha institucionet dhe strukturat vendore.

Në mbledhjen e drejtuar nga Kryebashkiaku Ermal Dredha u shpreh se kjo situatë dhe kthimi i saj në normalitet është përgjegjësia e të gjithëve.

“Kjo është detyra e të gjithë institucioneve për të menaxhuar situatën. E shikoj shumë të nevojshme që ky takim që bëhet sot të zhvillohet edhe disa herë të tjera përgjatë mandatit tim, pasi shikojmë nevojën për ndërhyrje në infrastrukturë, duke përmirësuar gabimet që janë bërë në 30 vite. Falenderoj të gjitha institucionet që kanë kountribuar dhe po kontribojnë në këtë situatë”, u shpreh Dredha. Ai e konsideroi si emergjente situatën me të cilën u përball bashkia për shkak të reshjeve të shiut.

Në takim ishin përfaqësues të Ujësjellës Kanalizimeve, ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, ndërsa ishin ftuar dhe ish drejtues në vite të këtyre institucioneve ne varësi të bashkisë së Vlorës, të cilët të gjithë përbëjnë Komitetin Teknik për situata të tilla emergjente.

Nga Gërdeci, te 21 Janari dhe apartamentet jashtë vendit të familjes Berisha, shpërthejnë ironitë në rrjet: Ja pse duhet protestuar sot

By: Java News
7 October 2024 at 15:52

Sali Berisha ditën e sotme siç bëhet e ditur ka thirrur një protestë për të shprehur të gjithë indinjatën e tyre në rrugët e Tiranës. Pas thirrjes së Berishës, rrjeti ka shpërthyer në ironi ndaj protestës së thirrur prej tij.

Në rrjet Berishës i kanë kujtuar të gjitha bëmat gjatë pushtetit të tij nga keqqeverisja deri tek pasuritë e vendosura nga familja e tij.

Në videon virale që shihni mëposhtë janë rënditur disa prej akuzave që mban mbi kurriz Berisha dhe familja e tij. Nga ana tjetër janë dhe apartamentet që zotëron e bija e tij në Europë./lexo.al/

Protesta e opozitës/ “Përballje dhe mosbindje civile”, paralajmëron Vokshi: Tubimi do të mbyllet nga qytetarët

By: Java News
7 October 2024 at 15:45

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në një intervistë me Skype në News 24 komentoi protestën e sotme të opozitës.

Vokshi tha se në Shqipëri nuk ka demokraci. Ajo shtoi se bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste. Sipas Vokshit, qeveria do ta ketë përballë opozitën e vendit.

Albana Vokshi: Në Shqipëri nuk ka më demokraci dhe e vetmja mundësi është përballja me regjimin. Qeveria po iu merr shpirtin qytetarëve, ata kanë të drejtë të reagojnë. Qeveria nuk po siguron jetën dhe pronën, po shkelet e drejta e fjalës. A është normale që Salianji të dënohet me një vit burg, vetëm për një denoncim ndaj maxhorancës? Lideri i opozitës Sali Berisha është dënuar pa asnjë provë.

Bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste. Në Francë ju keni parë që digjet qyteti. Në Bruksel fermerët bllokuan rrugët me traktorë. E drejta e protestës përfshihet në Kushtetutë. Ka vetëm një rrugë, përballja dhe mosbindja civile. Janë qytetarët ata që do mbyllin protestën. Shqipëria është ndër vendet e pakta me të dënuar politikë.

❌
❌