Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Indeksonline.net

MINT lanson skemën e granteve për inovacion në vlerë prej 1.9 milionë euro

By: S Z
7 October 2024 at 15:56
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka lansuar skemën e granteve për inovacion, që ka për qëllim mbështetjen e bizneseve start-up dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) me koncepte inovative, raporton Ekonomia Online. Ministrja Rozeta Hajdari, tha se shuma totale e këtij programi është 1.9 milionë euro dhe ndahet në dy llote. “Skema […]

Ushtarët amerikanë me pika kontrolli në Leposaviq, KFOR-i: Përpjekje për të garantuar mjedis të sigurt

By: mp
7 October 2024 at 15:42
Ushtarët amerikanë nga Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it kanë kryer disa kontrolle të automjeteve në komunën e Leposaviqit, njoftoi sot misioni paqeruajtës i NATO-s. Këto kontrolle, KFOR-i i quan përpjekje si pjesë e misionit “për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”. KFOR-i , thekson, si zakonisht, se […]

CAS konfirmon reduktimin në 18 muaj të sanksionit të Pogbas

By: L K
7 October 2024 at 15:41
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) konfirmoi këtë të hënë uljen nga 4 vjet në 18 muaj të sanksionit të lojtarit francez të Juventusit, Paul Pogba. Në arsyetim thuhet se përdorimi i substancës për të cilën ai rezultoi pozitiv për testosteron nuk ishte i qëllimshëm. Kolegji përgjegjës për çështjen miratoi pjesërisht ankesën e Paul Pogba-s kundër […]

Rikthehen produktet serbe në Kosovë, Dogana hap tenderin milionësh për skanerë

By: mp
7 October 2024 at 15:36
Pak orë pasi qeveria e Kosovës mori vendim për lejimin e importimit të mallërave serbe në Kosovë, dogana e Kosovës ka nisur me procedura e saj. Dogana ka hapurur tender për tu furnizuar me skaner mobil x-ray. Bazuar në të dhënat e E-prokurimit, tenderi për furnizimin me skanera do të kushtojë 2.2 milionë euro. Sipas […]

Vlogu i Georgina Rodriguez-it është kaq magjepsës (video)

By: AR
7 October 2024 at 15:28
Videoja e fundit e Georgina Rodriguez është tejet magjepsëse teksa po merr pjesë në ngjarje të rëndësishme. Së fundmi ka marrë pjesë në “Javen e Modës” në Paris dhe tani ka publikuar disa nga momentet me të bukura atje. Vlogu i saj nisi me një pamje mahnitëse të Kullës Eiffel. Pas kësaj, 30-vjeçarja u pa […]

Kjo është klinika në Kosovë, ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

By: S Z
7 October 2024 at 15:19
Ciar Medical është adresa e parë turke te e cila orientohen pacientët që nuk mundën të gjejnë shërim në Kosovë. Kjo klinikë e cila ofron mjekim për të gjitha degët e shëndetësisë, dëshmoi se dallon tejet shumë përmes shërbimeve që i dha gjatë 3 viteve të fundit.  Pacientët që shkuan në Turqi gjatë 3 viteve […]

Kurti: Insistoj që marrëveshja e Brukselit të nënshkruhet

By: S Z
7 October 2024 at 15:11
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qëllimi i Beogradit është të flasë për dialogun me Kosovën pa u përmendur marrëveshja e dakorduar në Bruksel gjatë shkurtit të vitit të kaluar.  Në konferencën për media, Kurti ka thënë se ai do të vazhdojë të insistojë që kjo marrëveshje e dakorduar të nënshkruhet.  Sipas tij, marrëveshja nuk duhet […]

Krijohet ekipi i parë i futbollit për meshkuj i përbërë tërësisht nga persona transgjinorë

By: L K
7 October 2024 at 15:06
Fénix FC është ekipi i parë federativ i futbollit për meshkuj i përbërë ekskluzivisht nga persona transgjinorë . Më 21 shtator, ata arritën të bënin debutimin e tyre në një ligë rajonale në Spanjë. Hugo Martínez, themeluesi i klubit , u detyrua të largohej nga ekipi i futbollit të femrave ku luante për shkak të […]

Rita Ora do të prezantojë MTV Europe Music Awards

By: AR
7 October 2024 at 15:05
Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora do të jetë prezantuese në “MTV Europe Music Awards”. Krijuesja e shumë hiteve thuhet se është në bisedime për të prezantuar ceremoninë që do të zhvillohet muajin e ardhshëm, transmeton Indeksonline. Bisedimet mes MTV-së dhe menaxhmentit të Ritës janë duke vazhduar Akoma. Kjo ceremoni do të mbahet me […]

Hykmete Bajrami: Rritja e pagave dhe pensioneve në kohë fushate është tentativë me ble vota

By: mp
7 October 2024 at 14:52
Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi kryeministri Kurti dhe ministri Murati njoftuan se nga ky muaj rriten pensionet e pensionistëve për 20 për qind dhe pensionet e veteranëve nga janari i vitit të ardhshëm. Sipas Bajramit, rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate […]

Jonida në gjendje jo të mirë, ka disa fjalë për ndjekësit

By: AR
7 October 2024 at 14:30
Moderatorja shqiptare Jonida Vokshi nuk është në ditët e saj më të mira. Me anë të një shkrimi në Instagram ka treguar që gjendja shëndetësore e babait të saj vazhdon të jetë kritike, shkruan Indeksonline. Ajo falënderoi të gjithë ata që i qëndruan pranë duke i dhënë dashuri e mbështetje. Më poshtë keni postimin e […]

Aksident i rëndë në Shkabaj të Obiliqit, ka të lënduar (Video)

By: k.v
7 October 2024 at 14:26
Një aksident i rëndë ndodhi para pak minutash në Shkabaj të Obiliqit, ku u përplasën tri vetura, transmeton IndeksOnline. Si rezultat i aksidentit, disa persona kanë marrë lëndime dhe janë parë të lënduar në vendin e ngjarjes. Një autoambulancë është dërguar në vendin e aksidentit për të ofruar ndihmën e nevojshme. Të dhënat e mëtejshme […]

5 571 persona janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, 498 aplikime janë refuzuar

By: mp
7 October 2024 at 14:12
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës. Besnik Buzhala, drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, tha se është duke vazhduar periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë, më 26 dhjetor 2024. Sipas tij, […]

Kurti konfirmon vendimin për futjen e mallrave serbe në Kosovë

By: S Z
7 October 2024 at 14:12
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë për produktet e importuara nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdar. Kurti ka thënë se vendimi është ndërruar nga qarkullimi i kufizuar në kontroll të shtuar, vetëm në këtë pikë kontrolli derisa të vijnë skanerët të cilët do të vendosen dhe […]

Jeta e shtrenjtë e blogeres, çanta e saj kushton mbi 4-mijë euro

By: AR
7 October 2024 at 14:08
Influencerja e njohur spanjolle, Raquel Mauri, ka publikuar disa fotografi të reja nga Spliti. Nga atje, bukuroshja u kujdes që të shfaqet si është më së miri, transmeton Indeksonline. Vëmendje morën çanta e saj e markës luksoze “Louis Vuitton”, çmimi i së cilës varion rreth 4490 euro. Ky postim është komentuar edhe nga bashkëshorti i […]

Kaq është shuma e pensioneve që do t’i marrin pensionistët nga ky muaj

By: L K
7 October 2024 at 13:57
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të rriten pensionet nga muaji tetor për 20 për qind. Në një konferencë bashkë me ministrin Murati, Kurti ka bërë të ditur se rritja e pensioneve do të vlejë nga ky muaj. Pensioni bazik i moshës do të rritet në 120 euro, pensioni kontributpagues për kategorinë […]

Rriten për 20% pensionet e veteranëve të UÇK-së

By: k.v
7 October 2024 at 13:52
Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga janari i vitit 2025 të rriten pensionet e veteranëve të luftës së UÇK-së. Këtë e ka konfirmuar në një konferencë për media kryeministri i vendit, Albin Kurti. “Nga janari 2025 rriten për 20 % pensionet e përcaktuara me ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, […]

Qeveria merr vendim, rriten pensionet për 20 për qind

By: S Z
7 October 2024 at 13:50
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media bërë të ditur se Qeveria ka marrë vendim që nga ky muaj t’i rrisë pensionet për 20 për qind. Kurti ka thënë se ky është një lajm i mirë për pensionistët, të cilët pensionet me rritje do t’i marrin nga muaji tetor. “Tani që situata […]

Flick mbetet pa Ferran Torresin, por shikojeni se kush po kthehet

By: L K
7 October 2024 at 13:48
Barcelona ka humbur yllin spanjoll, Ferran Torres. Klubi i Barçës njoftoi përmes një deklarate se sulmuesi i Barçës pëson një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së djathtë. Megjithatë, kjo deklaratë nuk specifikon kohëzgjatjen e kohës që ai do të jetë jashtë, e cila “do të përcaktohet nga evolucioni i tij”. Por lajm i mirë […]

Osmani udhëton për në Mal të Zi, për procesin e Bërdo Brione-s

By: S Z
7 October 2024 at 13:43
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Mal të Zi për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të procesit të Bërdo Brione-s. Presidentja Osmani do të pritet nga nikoqiri i takimit, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, si edhe nga presidentët e […]
❌
❌