Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Indeksonline.net

Zvicrës i lëndohen dy lojtarë në prag të ndeshjes me Serbinë

7 October 2024 at 18:09
Kombëtarës së Zvicrës i kanë dalur telashe para sfidës me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve. Mësohet se kombëtarës së Zvicrës u janë lënduar dy futbollistë para përballjes së rëndësishme kundër Serbisë. Të hënën federata zvicerane ka njoftuar se për shkak të lëndimeve nuk do të grumbullohen Denis Zakaria dhe Beçir Omeragiq. Në vend […]

Manchester City fiton “betejën” e parë me Ligën Angleze

7 October 2024 at 18:01
Klubi anglez Manchester City ka fituar “betejën” e parë me Premier League. Në vendimin e marrë së fundmi nga gjyqtarët e çështjes që ka të bëjë me mos-respektimin e Fair play Financiar nga “Qytetarët”, u bë e ditur se rregullat e reja që synojnë të parandalojnë klubet nga “fryrja” e marrëveshjeve me kompanitë e lidhura […]

Tahiri: Mashtrim elektoral, 20 euro nuk luajnë asnjë rol për pensionistët

7 October 2024 at 17:57
Gjatë ditës së sotme në një konferencë për media, Kurti dhe Ministri i Financave Hekuran Murati informun për rritjen e pensioneve për 20 %. Mirëpo kundër këtij vendimi ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri Tahiri ka thënë se 20 euro nuk luajnë asnjë rol për pensionistët. “Sot ka qenë dita më […]

Madona ndan lajmin e trishtë për vdekjen e të vëllait: Më vjen mirë që s’po vuan më

By: L K
7 October 2024 at 17:51
Madonna ka nderuar vëllain e saj Christopher Ciccone, i cili ka vdekur në moshën 63-vjeçare, ajo e ka përshkruar atë si “gjëja më e afërt me mua për kaq shumë kohë”.- Advertisement – Vëllai i saj, i cili drejtonte turnet për yllin e popit dhe kërcente në videoklipet e saj të hershme, vdiq nga kanceri […]

Pensionohet legjenda e futbollit Andres Iniesta

By: L K
7 October 2024 at 17:47
Andres Iniesta, është pensionuar nga futbolli. Njëri nga mesfushorët më të fortë në botë, njoftoi se ka marrë një nga vendimet më të rënda në jetën e tij. Së fundmi, 40-vjeçari ishte pjesë e Emirates Club në Emiratet e Bashkuara Araba, teksa në karrierën e tij, më së shumti u njoh për paraqitjet me fanellën […]

Policia e Kosovës me aksion në veri, konfiskon municion te rëndë

7 October 2024 at 17:42
Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Mitrovicë të Veriut Kështu ka bërë të ditur  zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veriu të Policisë së Kosovës, Veton Elshani. ”Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovica Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje. […]

Përfito nga ofertat speciale të AlbaSky për udhëtime drejt qyteteve evropiane

By: L K
7 October 2024 at 17:21
Me lokacion në qendër të Prishtinës, kompania turistike AlbaSky, po vazhdon të ofrojë çmime të lira të biletave për të udhëtuar drejt disa prej qyteteve më tërheqëse evropiane. Kur jemi pranë festave të nëntorit dhe atyre të fundvitit, periudhë kjo e ngarkuar me udhëtime dhe me kërkesë të lartë për fluturime drejt shumë destinacioneve, mundësia […]

Kurti nesër takon kryetarët e Komunave

7 October 2024 at 17:19
Kryeministri i vendit, Albin Kurti pritet që ditën e nesërme të zhvillojë një takim me kryetarët e Komunave të Kosovës. Bashkë me Kurtin në takim pritet të jenë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati. Ky takim mbahet me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit […]

Legjenda holandeze e Barcelonës dhe Ajax-it ndërron jetë në moshën 73-vjeçare!

By: L K
7 October 2024 at 17:17
Ish-mesfushori holandez, Johan Neeskens i njohur për kohën e tij te Ajax-i dhe Barcelona, ​​ka ndërruar jetë sot, në moshën 73-vjeçare. Neeskens, i cili shënoi 17 gola në 49 paraqitje për Holandën, gëzoi një karrierë 23-vjeçare si lojtar dhe më vonë pati disa role të spikatura si trajner. I njohur gjerësisht si një nga futbollistët […]

Moise Kean largohet nga grumbullimi i Italisë

7 October 2024 at 17:00
Një lajm i papritur ka ardhur nga kampi stërvitor italian. Moise Kean ka lënë grumbullimin e kombëtares italiane dhe vendin e tij do e marrë Lorenzo Lucca. Moise Kean është larguar paraditen e sotme dhe ka mbërritur përsëri tek klubi i tij, Fiorentina ku do të trajtohet për problemin e shfaqur. Bëhet fjalë për dhimbje […]

Aksident i rëndë në Junik

7 October 2024 at 16:52
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në qytetin e Junikut. Në bazë të pamjeve të siguruara shihet se si dy vetura janë përplasur në mes vete. Nuk dihet nësë ka të lënduar në këtë aksident trafiku. Lidhur me këtë rast Indeksonline ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më […]

Shkarkoni Aplikacionin Mobil të IP Petrol dhe Përfitoni Ofertat Ekskluzive!

By: L K
7 October 2024 at 16:44
Aplikacioni mobil IP Petrol e bën jetën tuaj më të lehtë dhe plot avantazhe. Tani, me vetëm disa klikime, ju mund të menaxhoni të gjitha shërbimet dhe përfitimet tuaja në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë. Aplikacioni i IP Petrol është dizajnuar që të jetë “user friendly” i thjeshtë për tu përdorur nga të gjitha […]

E ardhmja e Ten Hag në dyshime, United nis bisedimet me zëvendësuesin e holandezit

7 October 2024 at 16:34
E ardhmja e Erik ten Hag pas paraqitjeve të fundit me Manchester United tashmë është vënë seriozisht në dilemë. Madje është në dyshime të mëdha kjo pasi drejtuesit sipas mediave britanike kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij. Barazimi ndaj Aston Villës në fundjavë ka lëkundur fort stolin e holandezit, i cili po vendos rekorde negative […]

Osmani zhvillon takim me homologun e saj kroat, e falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës

7 October 2024 at 16:32
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me presidentin e shtetit të Kroacisë, Zoran Milanović. Sipas njoftimi nga Osmani në këtë takim ka falënderuar homologun e saj kroat për mbështetjen e Kroacisë ndaj Kosovës. ‘’Takim gjithnjë përmbajtësor me Presidentin kroat Zoran Milanović. Mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, te […]

Protesta e PD-së, ambasada e SHBA mesazh shtetasve të vet: Shmangni demonstratën

7 October 2024 at 16:28
Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 18:00 opozita në Shqipëri pritet të organizojë protestë. E lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Ambasada u ka bërë thirrje shtetasëve të saj që ti shmangen protestës.  “Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 […]

MINT lanson skemën e granteve për inovacion në vlerë prej 1.9 milionë euro

By: S Z
7 October 2024 at 15:56
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka lansuar skemën e granteve për inovacion, që ka për qëllim mbështetjen e bizneseve start-up dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) me koncepte inovative, raporton Ekonomia Online. Ministrja Rozeta Hajdari, tha se shuma totale e këtij programi është 1.9 milionë euro dhe ndahet në dy llote. “Skema […]

Ushtarët amerikanë me pika kontrolli në Leposaviq, KFOR-i: Përpjekje për të garantuar mjedis të sigurt

By: mp
7 October 2024 at 15:42
Ushtarët amerikanë nga Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it kanë kryer disa kontrolle të automjeteve në komunën e Leposaviqit, njoftoi sot misioni paqeruajtës i NATO-s. Këto kontrolle, KFOR-i i quan përpjekje si pjesë e misionit “për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”. KFOR-i , thekson, si zakonisht, se […]

CAS konfirmon reduktimin në 18 muaj të sanksionit të Pogbas

By: L K
7 October 2024 at 15:41
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) konfirmoi këtë të hënë uljen nga 4 vjet në 18 muaj të sanksionit të lojtarit francez të Juventusit, Paul Pogba. Në arsyetim thuhet se përdorimi i substancës për të cilën ai rezultoi pozitiv për testosteron nuk ishte i qëllimshëm. Kolegji përgjegjës për çështjen miratoi pjesërisht ankesën e Paul Pogba-s kundër […]

Rikthehen produktet serbe në Kosovë, Dogana hap tenderin milionësh për skanerë

By: mp
7 October 2024 at 15:36
Pak orë pasi qeveria e Kosovës mori vendim për lejimin e importimit të mallërave serbe në Kosovë, dogana e Kosovës ka nisur me procedura e saj. Dogana ka hapurur tender për tu furnizuar me skaner mobil x-ray. Bazuar në të dhënat e E-prokurimit, tenderi për furnizimin me skanera do të kushtojë 2.2 milionë euro. Sipas […]
❌
❌