Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Hyland: SPAK-u ka bërë ndaj korrupsionit një punë të jashtëzakonshme

By: njeshi
16 September 2024 at 20:32

Në Tiranë, diplomatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerësuan si “të jashtëzakonshme” punën e SPAK-ut në trajtimin e korrupsionit. Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Colleen Hyland, tha në një konferencë rajonale se “Shqipëria duhet ta trajtojë këtë problem dhe të ndryshojë sjellje”, teksa përpiqet të tërheqë investime të huaja dhe të…

Source

Liderët globalë të telekomunikacionit bashkojnë forcat për të reformuar industrinë përmes API-ve të rrjetit

By: njeshi
16 September 2024 at 16:39

Më datë 13 shtator, disa nga operatorët më të mëdhenj të telekomunikacionit në botë, duke përfshirë América Móvil, AT&T, Bharti Airtel, Deutsche Telekom, Orange, Reliance Jio, Singtel, Telefonica, Telstra, T-Mobile, Verizon dhe Vodafone, së bashku me Ericsson, njoftuan për një nismë të re për të kombinuar e shitur në shkallë globale API-të e rrjetit (Application Programming Interfaces – Ndërfaqet…

Source

Berisha përgjigjet për afro 550 mijë dollarët e dhuruara nga vajza dhe dhëndri

By: njeshi
16 September 2024 at 14:43

Berisha iu përgjigje pyetjeve të gazetarëve kur doli të flas për akuza ndaj SPAK. Gazetari Osman Stafa i bëri këtë pyetje: Sipas dosjes, familja Malltezi kanë përballuar shpenzimet tuaja në masën 468 mijë euro dhe 153 mijë dollarë nga viti 2014 e deri në 2024, shpenzime të deklaruara në IDKPI dhe që kanë qenë shpenzime duke paguar studiot tuaja ligjore për çështjen non grata…

Source

Shirat e rrëmbyer dhe përmbytjet shkaktojnë viktima dhe evakuime masive në Evropën Qendrore

By: njeshi
16 September 2024 at 14:35

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Evropën Qendrore u rrit në tetë të dielën dhe mijëra vetë u evakuuan në Republikën Çeke pasi shirat e rrëmbyer vazhduan të dielën, duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të rajonit. Një person u mbyt në Poloninë jugperëndimore, një zjarrfikës humbi jetën në Austri dhe dy persona të tjerë humbën jetën në Rumani, ku përmbytjet morën jetën e katër personave të…

Source

FBI: Trump “duket se ishte objekt i një përpjekjeje për atentat” në Florida

By: njeshi
16 September 2024 at 07:23

FBI tha se Donald Trump “duket se ishte objekt i një përpjekjeje për atentat” në klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridës të dielën, vetëm nëntë javë pasi kandidati republikan për president i mbijetoi një tjetër atentati ndaj tij. Ish-presidenti tha se është mirë dhe jashtë rrezikut. Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw tha se agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së qëlluan në…

Source

Yesterday — 15 September 2024Main stream

Edi Paloka: Dosja 500 faqe “e korrupsionit” te Berishës!

By: njeshi
15 September 2024 at 18:07

Nga Edi Paloka- Dosja 500 faqe “e korrupsionit” te Berishes…!!! Qe ketu fillon propaganda e felliqur “500 faqe dosje”. Po kur e lexon… E kam te veshtire te besoje qe edhe sot ka njerez qe pranojne te perdoren kaq trashe e ne menyre kaq te felliqur si keta te “drejtesise se re” ?!!! Keta ose jane nga raca e shpifur e Rama-Veliajt ose jane te kapur me dosje te zeza nga e shkuara e tyre qe…

Source

Dalin disa fakte nga dosja e SPAK për Berishën; 575 mijë euro janë paguar nga Jamarbër dhe Argita Malltezi për familjen Berisha

By: njeshi
15 September 2024 at 18:00

Të tjera detaje janë zbuluar nga dosja e SPAK për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Sipas SPAK, Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi kanë blerë toka dhe ia kanë shitur Damir Fazlliç me çmim më të lartë. “Personi i ngarkuar nga Damir Fazllic për marrëdhënie të ndryshme në Shqipëri ka qenë Flutura Kola…

Source

Erion Braçe video nga vreshtat e Myzeqesë

By: njeshi
15 September 2024 at 17:46

Deputeti Erion Braçe shkruan: “NE MAZHAJ-TOKEN E VRESHTAVE EDHE PER KAQ SHKOHET NE FSHAT; KAQ BUKUR ESHTE EDHE NE SHI! Rrushi eshte i mbrojtur nga SHIU-ka CATI; Hapesira ne mes vlen per shiun, TOKA merr ujin per te cilin ka nevoje dhe teprica ne KULLUES! Nderkohe, mos harroni; KETU-NGA MAZHAJ NE ZHELIZHAN, TOSHKEZ, KRUTJE KENI RRUSHIN ME TE MIRE NE MYZEQE! Disa jete qe prodhohet.

Source

DW: Pse kancelari gjerman, Scholz, do paqe “të shpejtë” në Ukrainë?

By: njeshi
15 September 2024 at 13:11

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është i mendimit se ka ardhur koha për bisedime paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë. Opozita gjermane e kritikon qeverinë. Edhe Moska ka reaguar. Në kancelarinë e Berlinit ekziston mendimi, se ka ardhur koha për përpjekje më intensive diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një intervistë me ZDF më 8 shtator, kancelari Olaf Scholz tha: “Unë mendoj se tani…

Source

Apel për KUJDES nga policia e Shtetit

By: njeshi
15 September 2024 at 10:46

APEL PËR KUJDES! Si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu, Policia e Shtetit, APELON për të gjithë përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes të shtuar, duke respektuar me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore. Telefononi 📞 112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë. …

Source

Dhjetra milionë dollarë shpenzime për të ruajtur Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg

By: njeshi
15 September 2024 at 09:44

Të pasurit me të medhenjë të botës ruhen fizikisht nga forcat me elitare që kanë punuar në shërbimet sekrete. Bile me shumë se presidentët e botës. Me një pasuri prej mbi 240 miliardë dollarësh, Elon Musk, përndryshe njeriu më i pasur në botë, mbahet më shumë si një kryetar shteti sesa një drejtues biznesi. Në botën e sotme, kufiri midis të pasurit dhe personazhit të famshëm duket se po…

Source

Si u dridh Toka nga një megatsunami 200 metra i lartë

By: njeshi
15 September 2024 at 08:51

E gjitha filloi me shkrirjen e një akullnaje që shkaktoi një rrëshqitje të madhe dheu, e cila shkaktoi një megatsunami gati 200 metra të lartë në Grenlandë shtatorin e kaluar. Më pas ndodhi diçka e pashpjegueshme: një dridhje misterioze që tronditi planetin për nëntë ditë. Por kjo gjë nuk iu tha publikut asokohe. Gjatë 12 muajve të fundit, dhjetëra shkencëtarë në mbarë botën janë përpjekur të…

Source

Gazeta spanjolle “El Pais”: Ku po shkojmë, 1/4 e meshkujve 18-26 vjeç duan autoritarizmin para demokracisë!

By: njeshi
15 September 2024 at 07:12

Një studim i gazetës spanjolle El País sugjeron se një e katërta e meshkujve spanjollë të moshës 18 deri në 26 vjeç, e ashtuquajtura gjenerata Z, beson se në disa rrethana autoritarizmi mund të jetë më i preferuar se demokracia. Të njëjtin mendim ndajnë rreth 10% e grupmoshës mbi 59 vjeç. Shifrat janë edhe më të ulëta mes votueseve femra. “Ky hendek i madh gjinor tek grupmosha nën 30 vjeç është…

Source

Itali, prokuroria kërkon gjashtë vite burg për Matteo Salvinin. Reagon kryeministrja Meloni: Absurd vendimi i prokurorisë!

By: njeshi
15 September 2024 at 06:01

ROMË – Prokuroria italiane i kërkoi gjykatës të shtunën dënimin e udhëheqësit të partisë së djathtë Lega Nord, Matteo Salvini, me gjashtë vite burgim, për urdhërin e dhënë në vitin 2019 për të ndaluar zbarkimin e mbi 100 emigrantëve në brigjet e Italisë. Në atë kohë ish-ministër i brendshëm dhe tashmë në detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të transporteve në qeverinë e Kryeministres…

Source

Meriton Mjekiqi: Nuk kam pësuar asnjë aksident, jam shëndoshë e mirë!

By: njeshi
15 September 2024 at 05:57

Ditën e sotme u përfol se ish-banori i Big Brother Albania VIP 3, Meriton Mjekiqi, u aksidentua dhe se ishte në gjendje të rëndë për jetën. Pas disa orëve që qarkullonte lajmi, ka ardhur dhe reagimi i parë i artistit dhe gazetarit, i cili i bën thirrje fansave të tij se është mirë me shëndet dhe se po bëhet gati për një projekt të ri. “Përshëndetje familjarë, miq e dashamirës! Unë jam shumë mirë…

Source

Before yesterdayMain stream

Synimi i Turqisë për t’u bërë fuqi e madhe detare alarmon fqinjët e saj

By: njeshi
14 September 2024 at 19:02

Turqia po ndërmerr hapa për një rritje masive të marinës së saj për ta bërë atë një nga fuqitë detare më të mëdha në Evropë. Rritja po alarmon disa nga fqinjët e saj. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll Dorian Jones, Ankaraja këmbëngul se kjo është thjesht për arsye mbrojtëse dhe përmbushjen angazhimeve në rritje rajonale të Turqisë. Presidenti turk Rexhep Tajip…

Source

VOA/Rusia kërcenon: Mos na detyroni të përdorim armë të reja se Kievi zgjohet i shkrirë komplet!

By: njeshi
14 September 2024 at 15:57

Ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili aktualisht shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurisë, tha se Perëndimi po vinte në provë durimin e Rusisë, duke shtuar se ai, nuk ishte i pakufishëm. Zoti Medvedev tha se inkursioni i Ukrainës në rajonin rus të Kurskut, që zoti Zelenskiy e ka cilësuar si një operacion të suksesshëm që po ngadalëson përparimin e Rusisë, i ka krijuar tashmë Moskës…

Source

Berisha: Nëse Argita Berisha dëshiron të kandidojë për deputete le të futet në Primaret e PD

By: njeshi
14 September 2024 at 13:55

Berisha në konferencën e shtypit u pyet nëse Argita Berisha do të jetë kandidate për deputete e PD. Ai u përgjigj shkurt që “nëse ajo synon le të kandidojë në Primaret e PD”. Kaq tha lideri i PD. Por nëse ajo kandidon në Primaret natyrisht që del e para në rënditje. Dhe nëse ajo futet në Primaret atëhere e sigurtë se ajo do të pasojë Sali Berishën në PD, pra kryetare e kësaj force politike.

Source

❌
❌