Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 September 2024Main stream

Pse disa njerëz flasin në gjumë? Doktori tregon nëse duhet t’i zgjojmë: Ka një mënyrë për ta ndaluar

15 September 2024 at 17:51

Shihni se çfarë do të thotë kur një person flet në ëndërr dhe nëse fjalët që i flet kanë ndonjë kuptim!

Çrregullimet e gjumit po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në ditët e sotme. Mënyra e jetesës së përditshme dhe stresi ndikojnë shumë në mënyrën se si ne flemë.

Termi mjekësor për çrregullimet që ndodhin gjatë gjumit quhet parasomnia.

Klinika e gjumit në Alaskë thotë se sjelljet si ecja në gjumë, të folurit në gjumë, kërcitja e dhëmbëve, ankthet, tmerret e natës janë parasomni të zakonshme.

Sipas Michael Nadorff, Ph.D., profesor i asociuar i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Misisipit, ekzistojnë dy kategori kryesore të parasomnive: REM dhe jo-REM. Dr.

Nadorff shpjegon se ankthet ndodhin gjatë gjumit me lëvizje të shpejta të syve (REM), ndërkohë që trupi është i imobilizuar. Megjithatë, ecja në gjumë, të folurit në gjumë dhe kërcitja e dhëmbëve janë të gjitha parasomni jo-REM që mund të ndodhin gjatë gjumit me ritme të ngadalta.

Nëse dikush ju ka thënë se flisni në gjumë, ja çfarë duhet të dini, transmeton Telegrafi.

Pse flasim në gjumë?

Zakonisht, të folurit në gjumë ndodh vetëm gjatë gjumit me valë të ngadalta, thotë Dr. Nadorff. Ai thotë se kjo sjellje shihet më së shpeshti kur njerëzit janë të privuar nga gjumi ose kanë dalë jashtë rutinës së tyre normale të gjumit. Të folurit në gjumë është shumë më e zakonshme tek fëmijët. Sipas Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit, të folurit në gjumë ndodh në gjysmën e fëmijëve, por vetëm rreth 5 për qind të të rriturve.

Si të ndalojmë së foluri në gjumë?

Dr. Nadorff thotë se hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të ndaluar së foluri në gjumë është të keni një orar të rregullt të gjumit. Të shkosh në shtrat në të njëjtën orë çdo natë dhe të zgjohesh në të njëjtën orë çdo mëngjes mund të ndihmojë me shumë parasomni, duke përfshirë bisedën në gjumë.

Keni nevojë të zgjoni dikë që flet në gjumë?

Zgjimi i dikujt nga gjumi REM mund të jetë i lehtë, por zgjimi i një personi nga gjumi i thellë, të ngadalshëm, mund të jetë krijojë vështirësi. Individët që zgjohen nga ky lloj gjumi mund të jenë shumë të çorientuar dhe të lodhur, kështu që mjekët rekomandojnë t’i lini ata që flasin dhe ecin në gjumë që të flenë kur është e mundur.

A kanë kuptim gjërat që njerëzit thonë në gjumë?

Gjërat që njerëzit thonë në gjumë janë shpesh të pakuptimta, por edhe nëse dikush arrin të formojë një fjali të plotë në gjumin e tyre të thellë, Dr. Nadorff thotë se ndoshta nuk duhet të mendoni shumë për atë që po thonë”, sqaron ai, shkruan “USA Today”. /Telegrafi/

The post Pse disa njerëz flasin në gjumë? Doktori tregon nëse duhet t’i zgjojmë: Ka një mënyrë për ta ndaluar appeared first on Telegrafi.

Çfarë ju thotë bebja kur ju godet fort në bark: Mund të reagojë ndaj zërit, por edhe të shijojë ushqimin

15 September 2024 at 13:48

Lexoni shtatë gjërat që ju thotë fëmija kur ju godet fort në stomak!

Nënat e ardhshme më së shumti kënaqen me lëvizjet e bebes që ndiejnë në bark, por lëvizjet e tyre ndonjëherë mund të lëndojnë ose të jenë paksa të pakëndshme.

Gjithashtu, është interesante se bebet mund të jenë veçanërisht aktive në stomak kur nëna dëshiron të pushojë ose të marrë një sy gjumë.

Nëse ndonjëherë pyesni veten pse bebja ju godet kaq fort dhe çfarë do t’ju thotë, lexoni disa fakte interesante, transmeton Telegrafi.

▪ Goditjet e shpeshta janë shenjë se bebja është e shëndetshme dhe po zhvillohet mirë.

▪ Një goditje mund të jetë gjithashtu një shenjë se bebja po reagon ndaj disa stimujve të jashtëm, veçanërisht tingullit.

▪ Mund të vëreni rritje të aktivitetit kur jeni të ngopura, sepse atëherë edhe bebja është e kënaqur dhe e ngopur

▪ Ju mund t’i ndieni më shumë goditjet e bebes kur shtriheni në anën e majtë, sepse në atë pozicion pak më shumë gjak arrin te bebja juaj në stomak, gjë që e bën atë automatikisht më aktive.

▪ Lëvizjet e bebes në stomak fillojnë shumë përpara se t’i ndieni ato. Të vegjlit në barkun e nënës së tyre fillojnë të bëjnë lëvizjet e para që në javën e nëntë, por më pas kanë vend të mjaftueshëm në stomak, ndaj nuk e ndjejnë fare.

▪ Nëse foshnja ishte aktive, dhe më pas vëreni se ai po lëviz dukshëm më pak, sigurohuni që të shkoni te mjeku sepse kjo mund të tregojë një problem.

▪ Nënat në pritje e ndjejnë shqetësimin më të madh në fund të shtatzënisë, ndaj shpesh shqetësohen kur nuk e ndiejnë fëmijën si më parë. Megjithatë, aktiviteti i foshnjës përgjithësisht zvogëlohet pas javës së 36-të të shtatzënisë, sepse nuk ka më vend për lëvizje në bark. Sigurisht, nëse jeni të shqetësuar, është më mirë të shkoni te mjeku. /Telegrafi/

The post Çfarë ju thotë bebja kur ju godet fort në bark: Mund të reagojë ndaj zërit, por edhe të shijojë ushqimin appeared first on Telegrafi.

Pse bletët vdesin pas pickimit?

15 September 2024 at 11:04

Ndryshe nga ato, grerëzat kanë thumbues të butë dhe mund të pickojnë disa herë pa pasoja

Shumë njerëz kanë frikë nga thumbimi i dhimbshëm i bletëve, por a e dini se ky është një akt vdekjeprurës për to?

Në videon e tij, TikToker @footdocdana zbulon faktin e trishtuar se pse bletët vdesin pasi pickojnë dikë. Edhe pse disa tashmë e dinë që bletët nuk mbijetojnë pas pickimit, shumë njerëz nuk dinë për detajet e tmerrshme, shkruan “Mirror”.

Mjekja shpjegon se kur bleta pickon një njeri, thumbi i saj ngec në lëkurë. Bleta nuk mund ta heqë lehtë atë dhe kjo ka pasoja fatale për bletën – kur ajo përpiqet të shpëtojë, thumbi mbetet në lëkurë, dhe bleta humbet organet e brendshme dhe vdes, përcjell Telegrafi.

#scrubslife #podiatric #medicine ♬ Diet Pepsi – Addison Rae

Gjithashtu, mjekja paralajmëron se bletët thumbojnë rrallë, vetëm kur ndihen të kërcënuara, sepse u kushton jetën. Ndryshe nga ato, grerëzat kanë kthetra të lëmuara dhe mund të pickojnë disa herë pa pasoja.

Nëse ju pickon bleta, klinika Mayo këshillon të aplikoni krem me hidrokortizon ose losion kalamine për të lehtësuar ënjtjen dhe kruajtjen dhe nëse është e nevojshme, mund të merrni edhe një antihistaminik oral. /Telegrafi/

The post Pse bletët vdesin pas pickimit? appeared first on Telegrafi.

Gërshet elegant për dy minuta

14 September 2024 at 23:40

Ja si të rregulloni flokët në mënyrë elegante kur nuk keni mjaft kohë

Gërshetat e ulëta i japin mbresa elegance çdo kombinimi të veshjeve dhe prandaj gjithmonë janë zgjedhje e mirë e rregullimit të flokëve për raste të veçanta.

Mirëpo, ndonjëherë rregullimi i tyre duket shumë i komplikuar dhe i vështirë dhe për flokët e tillë shpesh nevojitet mjaft kohë, mirëpo edhe duar shumë të shkathëta.

Nga ana tjetër, ky gërshet elegant bëhet mjaft shpejt dhe thjesht, transmeton Telegrafi.

Ndonëse në pamje duket gjë e vështirë, më poshtë ju sjellim disa ide e modele të gërshetave që mund t’i bëni shumë lehtë e madje shumë shpejtë.

/Telegrafi/

The post Gërshet elegant për dy minuta appeared first on Telegrafi.

Shenjat më aktive të horoskopit: A bëni pjesë edhe ju në mesin e tyre?

14 September 2024 at 23:30

Këto shenja të Zodiakut e duan sportin. A jeni edhe ju në mesin e tyre?

Sporti është një mënyrë e shkëlqyeshme për të provuar veten e tyre në krijimin e mënyrave të përpikta dhe të planifikuara.

Ndërsa ka shumë që praktikojnë vrapin, të tjerë nuk e honepsin dot këtë formë të mbajtjes së trupit në formë. E njëjta vlen edhe për çiklizmin, notin, futbollin apo shumë të tjera.

Të merresh me sport është e rekomandueshme për këdo, por jo çdo sport është i përshtatshëm për çdo individ.

Na ndiqni për të mësuar më shumë për sportin e duhur të shenjës suaj.

Dashi

Deshët gjithmonë do t’i shihni duke shkuar në trening, kanë obligime të shumta, mirëpo të gjitha i arrijnë. Energjia e pashtershme e tyre i bën shumicën xhelozë.

Ata patjetër duhet të merren me ndonjë sport, qoftë me vrapim, me disa sporte luftarake… Kjo shenjë kurrë nuk heq dorë, derisa të arrijë formën ideale, transmeton Telegrafi.

Luani

Çdo Luan dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa në palestër ka rastin e vërtetë për t’u dëshmuar. Luanët nuk dëshirojnë të ushtrojnë në shtëpi, por patjetër duhet të shkojnë aty ku ka mjaft njerëz.

Për ta ushtrimi është tregimi i forcës së tyre. I kushtojnë shumë rëndësi lavdërimit duke treguar se kanë shkuar në trening apo në palestër, kjo u jep ndikim motivues atyre.

Shigjetari

Shigjetari është “qendra” e vërtetë e Zodiakut. Dëshiron të jetë në formë, por vetëm nëse ushtrimi e konsideron argëtues.

Nuk është i krijuar për ndonjë aktivitet monoton, andaj më parë do ta shihni në një grup duke luajtur futboll apo volejboll me shoqërinë, eventualisht të vozit biçikletën apo të shkojë në vrapim.

Ujori

Ujori nuk ushtron për veten, por ushtrimin e konsideron të rëndësishëm për shoqërim. Ujori i kushton rëndësi se me kë ushtron, por jo edhe vendi apo si ushtron. Motivimi i tij – shoqëria dhe argëtimi.

Dëshiron të ketë me kë të mat forcën, ka frymë garuesi. Nëse nuk i pëlqejnë njerëzit vendi apo ambienti në të cilin ushtron, nuk do të shkojë kurrë më atje. /Telegrafi/

The post Shenjat më aktive të horoskopit: A bëni pjesë edhe ju në mesin e tyre? appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Përse çiftet e lumtura kanë nevojë për tradhti

14 September 2024 at 22:50

Esther Perel, terapeute e çifteve, ka zbuluar 5 arsye për shkak të të cilave edhe çiftet më të lumtura ballafaqohen me tradhtinë.

1. Tradhtia sot do të thotë shumë më tepër se më parë

Tradhtia ndodh atëherë kur ndonjë marrëdhënie tjetër bëhet shumë intensive dhe pa vetë aktin e seksit. Për dashuri fajin e ka fantazia jonë, jo ndonjë person tjetër, thotë Esther Perel.

2. Teknologjia tradhtinë e bën më të lehtë se kurrë më parë

Partnerin praktikisht mund ta tradhtoni edhe kur jeni të shtrirë pranë tij në krevat. Nuk është e thënë kurrë as ta prekni atë person, apo puthja të cilën e imagjinoni mund të kenë fuqinë e njëjtë si edhe kontakti vërtetë fizik.

3. Nevoja për siguri dhe nevoja për eksitim nuk janë të balancuara

Perel thotë që secili njeri ka dy nevoja themelore: nevojën për mbështetje dhe stabilitet dhe nevojën për aventurë dhe mister.

Treguesi më i madh i stabilitetit dhe i sigurisë është rutina, gjë që shpejt mund të shndërrohet në shprehi dhe ta detyrojë partnerin që kënaqësinë ta kërkojë te një person tjetër, transmeton Telegrafi.

istockphoto

4. Ata që tradhtojnë dëshirojnë të ndryshojnë veten, jo partnerët e vet

Tradhtia nuk ndodh për shkak që kërkojnë ndonjë person tjetër, por për shkak që kërkojnë version të ri për veten. Në shumë raste personi i cili tradhton nuk dëshiron të ndahet nga partneri, por që të lërë pas vete personin i cili vetë është sjellë në mënyrë hipokrite.

5. Dëshirojnë të ndihen që ende janë gjallë

Eksitimi për shkak të idesë që partneri nuk do të zbulojë tradhtinë, personin i cili tradhton e bën më të kujdesshëm, më të vëmendshëm dhe më të angazhuar, ndërkaq ajo ndjenjë mund të jetë e parezistueshme.

Perel thekson që është shumë e rëndësishme që ajo ndjenjë mendjemprehtësie ekziston në marrëdhëniet e çifteve, dhe jo vetëm në dhomën e gjumit. /Telegrafi/
 

The post Përse çiftet e lumtura kanë nevojë për tradhti appeared first on Telegrafi.

Dëshironi një atmosferë të ndezur në shtrat? Seksi tantrik do t’ju bëjë të përjetoni orgazmën më të fuqishme!

14 September 2024 at 22:34

Filloni t’i praktikoni këto rregulla dhe do të përjetoni përvojën më të bukur seksuale jetësore

Tekstet e lashta indiane thonë se qëllimi i tantra është ndriçimi shpirtëror. Fjalori e përkufizon tantrën si pjesë hindu ose budiste që kanë të bëjnë gjithashtu me praktikën seksuale.

Ka rituale dhe ceremoni tantrike të panumërta, por përtej ekstazës së dhomës së gjumit, çështja është të jesh krijues dhe më i vetëdijshëm për të qenë një qenie shpirtërore. Bazat e artit të tantrës thonë se meshkujt mund të forcojnë dhe ruajnë shëndetin e prostatës, të rrisin fuqinë seksuale dhe të mësojnë të kontrollojnë ejakulimin përmes ushtrimeve.

Mënyra më e mirë që këtë ide t’ia paraqitni partnerit është sikur ndonjë formë argëtimi të ri në krevat. Duket se mes jush është zhdukur pasioni dhe dëshironi një atmosferë të ndezur në shtrat? Pak partnerë do të jenë kundër këtyre metodave bazë.

Revista Essence sugjeron këto këshilla tantrike për fillestarët bazuar në librat Urban Tantra dhe Ecstasy is Necessary nga Barbara Karelas, transmeton Telegrafi.

Shikimet intensive

Thuhet që sytë janë pasqyra e shpirtit, prandaj kjo metodë kërkon shtatë minuta kontakt të pandërprerë me sy ndërmjet partnerëve. Këtë do të duhej ta praktikoni çdo ditë. Gjatë atyre shtatë minutave mos e shmangni shikimin nga njëri-tjetri, assesi mos komunikoni dhe përpiquni ta harmonizoni ritmin e frymëmarrjes.

Propozohet që metodën ta bëni në mëngjes, sepse atëherë do të mendoni për njëri-tjetrin gjatë ditës.

Intimiteti

Metoda e dytë është përqendruar në frymëmarrje gjatë seksit që do të duhej të bëhej plotësisht e sinkronizuar. Shumë çifte vështirë se kanë kohë për intimitet me të gjitha angazhimet e tjera të jetës, veçanërisht nëse kanë fëmijë, por duhet të rregullohen prioritetet. Në marrëdhëniet dhe martesat e gjata, seksi është shpesh rutinë, ndaj Karelas sugjeron që partnerët të organizohen ndryshe për të gjetur kohë për intimitet.

Kohën të cilën zakonisht ia kushtoni jetës seksuale tani dyfishojeni. Në vend që të nguteni dhe të mendoni për kulmin seksual, ndani më shumë kohë, studiojeni njëri-tjetrin, sepse kjo është mënyra që të gjeni pika të reja të cilat ju eksitojnë dhe ju ofrojnë kënaqësi. Interesohuni, për shembull, për jogën tantrike, përkatësisht për praktikën e lashtë e cila përdor energjinë seksuale në mënyrë që të arrijë gjendje më të lartë të vetëdijes.

Mënyra e këtillë e bën jetën seksuale shumë të zjarrtë, ndërkaq lidhja ndërmjet partnerëve bëhet edhe më e fuqishme. /Telegrafi/

The post Dëshironi një atmosferë të ndezur në shtrat? Seksi tantrik do t’ju bëjë të përjetoni orgazmën më të fuqishme! appeared first on Telegrafi.

Aktorja më e bukur në botë ka treguar se çfarë ha: Nuk e ka provuar kurrë kafenë dhe mëngjesi i saj do t’ju habis

14 September 2024 at 20:47

Aktorja hollivudiane Sydney Sweeney konsiderohet si femra më e bukur në botë, ndërsa tani ajo ka treguar se si e ruan linjën e trupit

Aktorja, e cila, sipas shkencëtarëve, është femra më e këndshme dhe më e bukur në botë, ka treguar në një intervistë se si ushqehet, ushtron, kujdeset për veten dhe disa nga pretendimet e saj do t’ju habisin.

Sidney ka thënë për “Wall Street Journal” se nuk pi kurrë kafe dhe as që e ka provuar ndonjëherë dhe se i mjaftojnë vetëm dy orë gjumë, transmeton Telegrafi.

“Unë fle sa më shumë orë që mundem gjatë natës, por jam e njohur për faktin se jam në gjendje të funksionoj me shumë, shumë pak gjumë”, tha ajo. Ajo për atë që ha zakonisht për kafjall ka thënë: “Unë pi vetëm ujë. Unë ha një tas me manaferra për kafjall. Ndoshta pak granola, proshutë, kroasanë, por gjithmonë manaferra.”

Kur bëhet fjalë për stërvitjen, Sydney pëlqen “stërvitje me intensitet të lartë dhe për të gjithë trupin”.

Aktorja luan në filmin e ri “Immaculate”, në të cilin luan një murgeshë që mbetet shtatzënë si Virgjëresha Maria.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sydney Sweeney (@sydney_sweeney)

/Telegrafi/

The post Aktorja më e bukur në botë ka treguar se çfarë ha: Nuk e ka provuar kurrë kafenë dhe mëngjesi i saj do t’ju habis appeared first on Telegrafi.

Ndryshimi drastik i motit: Një qytet ku në mëngjes ishte -47 gradë, të nesërmen 9 gradë Celsius

14 September 2024 at 20:23

Në 24 orë, temperatura në këtë qytet ndryshoi deri në 57.2 gradë Celsius

Qyteti Loma në shtetin amerikan Montana mban rekordin e rritjes më të shpejtë të temperaturës në SHBA brenda 24 orëve, por edhe në të gjithë botën sipas Librit të Rekordeve Guinness.

Në atë qytezë amerikane, më 14 janar 1972, në orën nëntë të mëngjesit, temperatura u mat -54 gradë Fahrenheit, ose -47,7 gradë Celsius.

Falë erës së ngrohtë dhe të thatë Chinook, temperatura u rrit në mënyrë dramatike gjatë 24 orëve të ardhshme. Kështu, në orën tetë të mëngjesit të 15 janarit 1972, në Loma u mat 49 gradë Fahrenheit, ose rreth 9,4 gradë Celsius.

Në vetëm 24 orë, kjo është një rritje prej 103 gradë Fahrenheit, ose 57.2 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

Libri i Rekordeve Botërore Guinness thotë se ky është ndryshimi më i madh i temperaturës i matur ndonjëherë zyrtarisht në Tokë në një periudhë 24-orëshe në një vend.

Rekordi i mëparshëm për ndryshimin më të shpejtë të temperaturës ndodhi gjithashtu në Montana – veçanërisht në qytetin Browning më 23 dhe 24 janar 1916. Temperatura kishte rënë nga 7 gradë Celsius në -49 në vetëm 24 orë. /Telegrafi/

The post Ndryshimi drastik i motit: Një qytet ku në mëngjes ishte -47 gradë, të nesërmen 9 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: “Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot”

14 September 2024 at 16:38

Nëse do të përmendnim “La Ciociara”, kujt nuk do t’i kujtoheshin britmat e Cesirës. Dhimbja dhe pafuqia e një nëne të përdhunuar së bashku me vajzën e saj 12 vjeçare, nga një grup ushtarësh afrikano- veriorë të Ushtrisë Çlirimtare

E kemi fjalën për ikonën e kinematografisë Sophia Loren, një vajzë me bukuri të mahnitshme dhe njëkohësisht shumë e turpshme.

Loren fitoi Oscarin vetëm në moshën 28 vjeçare, por nga ndjesia e thellë e turpit dhe emocionet e forta nuk u ngjit vetë në skenë të merrte çmimin, sepse e sigurt që do t’i kishte rënë të fikët siç shprehet ajo.

Diva e kinematografisë italiane vetëm për pak ditë feston 90 vjetorin e lindjes, saktësisht më 20 shtator. Po ashtu feston edhe 74 vite karrierë. Akademia e Filmit në Los Angeles do t’i bëjë një nderim me një retrospektivë të të gjitha sukseseve të saj.

Ajo ka pasur një jetë të vështirë. Ishte vajza e një pianisteje të bukur dhe moderne për kohën, Romilda Villani. Pas jetesës në Romë, Loren bashkë me nënë dhe motrën Maria u zhvendosën për të jetuar në Pozzuoli së bashku me gjyshërit e saj nga nëna.

“Një baba i munguar dhe një nënë tepër e ekspozuar ishin turpi im, por edhe fati im”, është shprehur Sophi në një intervistë për Guardian.

“Në Pozzuoli nuk kishim asgjë. Aty uria nuk mbaronte kurrë. Kishte luftë. Gjithçka shkonte kundër nesh. Mund të kishim vdekur nga nata në natë”, vijoi ajo.

Nëna e saj kishte një aftësi të jashtëzakonshme për mbijetesë, gjithmonë do të gjente një mundësi. Në shtëpinë e prindërve të saj Romilda Villani e shndërroi dhomën e ndenjës në një kafene të vogël ku vinin dhe çlodheshin ushtarët amerikanë. Nëna e saj bënte pije, i binte pianos, vajza Maria këndonte dhe Sophia ishte kameriere.

Deri në moshën 15 vjeçare, Sophia e kishte mbiemrin Lazzaro, me këtë identitet ajo mori pjesë në një konkurs bukurie dhe fitoi “Miss Eleganza”. Aty ajo njihet me producentin Carlo Ponti i cili i ndryshoi emrin në Sophia Loren, për ta drejtuar atë me imazhin e duhur drejtë kinematografisë dhe për ta mbrojtur atë nga producentët e Hollivudit të cilët mund të marroseshin nga bukuria e saj.

Sophia ka kaluar një jetë të trazuar edhe me marrëdhëniet e saj sentimentale. Lidhje që zgjasnin pak kohë derisa njohu Cary Grant në setin e filmit “The Pride and the Passion”. Ajo ishte 23 vjeç në vitin 1957 kur u dashuruan dhe jetuan bashkë deri në vitin 2007 kur Pont vdiq.

Loren solli në jetë dy fëmijë, Carlo më 1968 dhe Edorado më 1973. Ndjesia e pashoq e të qenurit nënë e re, e bëri Loren të dashurohej më shumë me jetën. Suksesi i saj ishin fëmijët sa madje ajo u shpreh: “Fëmijët e mi janë filmat më të mirë që kam bërë”.

Sophia Loren ka luajtur në më shumë se 80 filma dhe ka fituar dy Oscar. Në jetën e saj ajo shprehet se ka marrë çdo gjë të mirë që ka dashur, citon Anabel.

“Mendoj se kam arritur të bëj shumë gjëra të mira. Kam gjithçka që kam dashur ndonjëherë. Kam një familje të mrekullueshme, me fëmijë e nipër e mbesa të bukura. I vetmi peng që kam është se nuk arrita kurrë të martohem me fustan të bardhë, kjo ishte ëndrra e jetës sime që vazhdoj ta kem ende brenda meje”, shprehet diva e kinematografisë botërore. /Telegrafi/

The post Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: “Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot” appeared first on Telegrafi.

Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra?

14 September 2024 at 00:20

Ne ju sjellim këshilla të ekspertëve se si ta mbani ngjyrën të qëndrueshme pa një vizitë të re në parukeri

Nuk ka asgjë më të mirë se sa të dilni nga salloni me flokë të sapolyer. Pavarësisht nëse jeni duke bërë xhufka të reja flokësh ose thjesht duke mbuluar disa thinja, një ngjyrë e re mund t’ju bëjë të ndiheni si versioni më i mirë i vetes.

Por kur zgjoheni një javë më vonë dhe shihni se ngjyra juaj është zbehur është makthi juaj më i keq. Aq më tepër që ngjyrosja e flokëve është bërë mjaft e shtrenjtë dhe ju kaloni orë të tëra në karrigen e parukierisë, që do të thotë se të dini se si të zgjasni qëndrueshmërinë e ngjyrës së flokëve nuk do të përfitojnë vetëm flokët tuaj, por edhe portofoli juaj.

Mesatarisht, ngjyra e përhershme duhet të zgjasë katër deri në gjashtë javë para se të fillojë të zbehet, transmeton Telegrafi.

Jeni duke pyetur veten se si ta bëni ngjyrën e flokëve tuaj të zgjasë më gjatë?

Forconi shëndetin e flokëve përpara lyerjes

Flokët e shëndetshëm dhe të rregulluar do të marrin ngjyrë më mirë. Pra, nëse flokët tuaj janë të dëmtuar, kthejini ato në formën më të mirë të mundshme përpara se t’i ngjyrosni. Ju mund të përdorni produkte hidratuese për të rritur lagështinë ose të provoni një trajtim që ndihmon në riparimin e zinxhirëve polipeptidë brenda flokëve, thotë Tracey Cunningham, koloriste e famshme dhe ambasadore e markës globale për Olaplex. Trajtimet janë në thelb kondicionerë të thellë shumë të përqendruar që punojnë për të riparuar dëmtimet.

Prisni disa ditë para se t’i lani

Pasi të keni lyer flokët, prisni pak përpara se të hidheni në dush për të larë flokët me shampo. Ndërsa larja e flokëve ditën tjetër nuk do të prishë domosdoshmërisht ngjyrën, pritja mund t’i japë ngjyrës një shans më të mirë për të qëndruar më gjatë. Një llak ose dy shampo të thatë mund të ringjallë flokët që kanë nevojë për larje.

Shmangni larjen e tepërt të flokëve

Duke folur për larjen, le të flasim për frekuencën. Ju ndoshta keni dëgjuar se larja e përditshme me shampo mund të thajë flokët tuaj. Në fakt, larja e tepërt e flokëve është një nga gabimet më të mëdha në larjen e flokëve që mund të bëni.

Ky zakon i përditshëm i larjes mund të bëjë që ngjyra juaj të zbehet më shpejt.

– Flokët e ngjyrosur duhet të lahen çdo dy deri në tre ditë – dhe nëse flokët tuaj mund të zgjasin më gjatë pa i larë, kjo është edhe më mirë – thotë Cunningham.

Kujdes me ujin e fortë

Pavarësisht nga rutina e larjes së flokëve, sigurohuni që t’i kushtoni vëmendje edhe ujit. Uji i fortë përmban klor, minerale dhe kalcium që janë të fortë për flokët dhe mund të ndikojnë në kimikate.

Një mënyrë për të kontrolluar nëse keni ujë të fortë është thjesht të lani duart. A keni vënë re ndonjë shtresë mbi to pas larjes? Uji juaj është ndoshta i fortë. Gjithashtu mund të vëreni njolla në syzet tuaja pas larjes.

“Një filtër dushi mund të jetë i dobishëm në heqjen e këtyre mineraleve, duke rezultuar në ujë më të butë që do të ndihmojë në ruajtjen e gjallërisë së ngjyrës së flokëve, zvogëlimin e dëmtimit dhe përmirësimin e shëndetit të flokëve,” thotë Abby Haliti, koloriste dhe pronare e Abby Haliti Color Studio në Nju Jork.

Mos bëni dush në ujë të nxehtë

Do të duhet të bëni dush me ujë të vakët. Një dush i nxehtë dhe me avull mund të jetë relaksues, nuk është gjëja më e mirë për flokët tuaj.

– Uji i nxehtë hap kutikulat e flokëve, duke e bërë më të lehtë larjen. Rekomandohet përdorimi i ujit të vakët ose të ftohtë në mënyrë që të mbyllen kutikulat dhe të ruhet ngjyra – thotë Haliti.

Zgjidhni një shampo për flokë të lyer

Ju dëshironi të zgjidhni një shampo që është e përshtatshme për llojin tuaj të flokëve, veçanërisht atë që thotë se është për flokë të trajtuar me ngjyrë.

Përdorimi i një shampoje të destinuar për flokë të lyer është i rëndësishëm sepse këto formula janë zakonisht më të buta dhe nuk përmbajnë detergjentë të fortë, siç janë sulfatet, të cilat mund të heqin ngjyrën nga flokët tuaj – thotë Haliti.

Përdorni produkte me përmbajtje të ulët alkooli

Nëse dëshironi që ngjyra e flokëve tuaj të zgjasë, bëni kujdes me të gjitha produktet që përdorni për flokët tuaj. Kondicionerët, serumet dhe produktet e stilimit duhet të jenë të përshtatshme për flokë të lyer. Dhe kjo do të thotë se ka disa përbërës nga të cilët dëshironi të qëndroni larg.

– Alkooli mund t’i thajë flokët, të cilët më pas do të duken të zbehur, ndaj zgjidhni produkte me përmbajtje të ulët alkooli – thotë Haliti.

Parabenet gjithashtu mund të përshpejtojnë zbehjen e ngjyrave, kështu që është e mençur t’i shmangni ato gjithashtu.

Kufizoni përdorimin e mjeteve të nxehta

Nëse përdorni shpesh tharëse flokësh, rregullues ose hekur të sheshtë, mendoni përsëri. Përdorimi i mjeteve të nxehta menjëherë pas një trajtimi ndriçues ose në flokë gri me ngjyrë mund të thajë më tej fijet. Përdorimi i temperaturave të larta në flokët tuaj mund të shkaktojë dehidrim, i cili do të zbehë ngjyrën.

Një këshillë: përdorni sprej mbrojtës ndaj nxehtësisë kur përdorni mjete të nxehta. Ato mund të parandalojnë dëmtimin, të ruajnë ngjyrën dhe të ruajnë lagështinë.

Mbroni flokët tuaj nga dielli

Ju e mbroni lëkurën tuaj nga rrezet e forta të diellit, ndaj pse të mos u jepni flokëve tuaj të njëjtën mbrojtje? Rrezet UV do të zbehin ngjyrën tuaj. Për të shmangur këtë, vëni kapele, kufizoni ekspozimin në diell ose përdorni produkte flokësh që kanë mbrojtje të integruar ndaj rrezeve ultraviolet.

Kujdes nga klori dhe uji i kripur

Pushimet mund të ofrojnë relaksim dhe vitaminë D shumë të nevojshme. Por nëse planifikoni të bëni një zhytje në det ose të rrini në pishinë, mendoni t’i mbani flokët të thatë. Uji i kripur thahet, ndërsa klori dhe kimikatet e pishinës mund të shkaktojnë dehidratim dhe lëvozhgë.

– Përpara se të notoni, aplikoni një balsam ose vaj flokësh për të mbrojtur flokët tuaj. Duhet të shpëlani edhe flokët sapo të keni mbaruar notin – thotë Haliti. /Telegrafi/

The post Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra? appeared first on Telegrafi.

Bakllava me boronica: Një klasik në një mënyrë krejt tjetër

13 September 2024 at 23:58

Nëse ju pëlqen bakllavaja klasike, do t’ju pëlqejë edhe kjo me boronica

Ju duhen:

▪ 6 kore të mëdha të ndara në 2 pjesë,
▪ 700 gr boronica,
▪ 3 lugë ëmbëltues sipas dëshirës,
▪ 2 lugë biskota të bluara.

Për lyerje:

▪ 200 g gjalpë
▪ 1 dl vaj.

Shërbeti:

▪ 1 l ujë,
▪ 450 g sheqer.

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 180 gradë.

Përzieni boronicat, biskotat dhe sheqerin në një enë.

E mbuloni tepsinë me letër për pjekje dhe e vendosni njërën kore. E lyeni me një shtresë, më pas i vendosni një kore tjetër sipër dhe e lyeni me të njëjtën shtresë. Mbi të vendosni koren e tretë dhe e shtrini, më pas vendoseni mbushjen me boronica.

Përsëriteni procesin për aq kohë sa keni materialin. Përfundoni me tri kore të veshura.

Priteni bakllavanë dhe mbulojeni me pjesën tjetër të gjalpit.

Piqeni në furrë të nxehur në 180º derisa koret të marrin ngjyrë kafe të artë.

Përgatisni sherbetin me ujë dhe sheqer, më pas hidheni sipër bakllavasë të nxehtë.

Lëreni të ftohet gjatë natës.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Bakllava me boronica: Një klasik në një mënyrë krejt tjetër appeared first on Telegrafi.

Ky medikament mund të shkaktojë një efekt anësor të rrezikshëm: Çon në infeksione kërcënuese për jetën

13 September 2024 at 23:42

Agjencia Evropiane e Barnave lëshoi së fundmi rekomandime për të reduktuar rrezikun e efekteve anësore serioze të lidhura me ilaçet që përmbajnë metamizol, një analgjetik i përdorur gjerësisht në Evropë

Masa vjen mes shqetësimeve për agranulocitozën, një gjendje që përfshin një rënie të papritur të qelizave të bardha të gjakut, e cila mund të çojë në infeksione serioze dhe madje kërcënuese për jetën.

Megjithëse metamizoli është miratuar për trajtimin e dhimbjes dhe uljes së temperaturës në shumë vende, efektet anësore si agranulocitoza kanë ngritur vëmendjen e institucioneve shëndetësore dhe nevojën për më shumë kujdes në përdorimin e tij.

Agranulocitoza, një efekt anësor serioz i metamizolit, mund të ndodhë në çdo kohë gjatë terapisë ose pas ndërprerjes së ilaçit. Ky efekt anësor nuk lidhet me sasinë e barit të administruar, që do të thotë se mund të ndodhë edhe te pacientët që kanë marrë më parë metamizol pa probleme, transmeton Telegrafi.

Disa nga simptomat mund të maskohen

Në Finlandë janë raportuar raste të agranulocitozës, pavarësisht futjes së masave për reduktimin e rrezikut, gjë që e shtyu më tej Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) të përmirësojë informacionin për këtë ilaç.

Sipas udhëzimeve të reja, mjekëve u kërkohet t’u shpjegojnë pacientëve simptomat e mundshme të agranulocitozës dhe t’i paralajmërojnë ata të ndërpresin marrjen e ilaçit dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse shfaqin simptoma të tilla si ethe, plagë të dhimbshme në gojë, fyt ose zonën gjenitale.

Gjithashtu, pacientët që përdorin metamizol për të ulur temperaturën duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm sepse disa nga simptomat mund të maskohen.

Megjithëse përfitimet e përdorimit të metamizolit janë ende më të mëdha se rreziqet, Agjencia Evropiane e Barnave theksoi se informacioni për të gjitha ilaçet që përmbajnë këtë përbërës do të përditësohet për të rritur ndërgjegjësimin për efektet anësore të mundshme dhe për të lehtësuar njohjen dhe trajtimin e hershëm të tyre. /Telegrafi/

The post Ky medikament mund të shkaktojë një efekt anësor të rrezikshëm: Çon në infeksione kërcënuese për jetën appeared first on Telegrafi.

❌
❌