Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër

19 September 2024 at 17:34

Zv. kryeministri i parë Izet Mexhiti tha se Balancuesi është mekanizëm i devalvuar dhe se sipas tij, “i ka dalur koha”.

“Për hir të së vërtetës, Balancuesi në vitet e para pas luftës ka dhënë rezultate efektive në përfaqësimin kuanitativ të shqiptarëve, por jo edhe këto 4 apo 8 vitet e fundit, ku shpesh herë në opinion kanë dalë disa raste ku është devalvuar dhe ka kundër efekt”, tha mes tjerash Mexhiti.

Mexhiti në “Daily Click” tha se në marrëveshjen politike mes OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it, ky mekanizëm do të avancohet në ligj.

Mexhiti poashtu njoftoi se së shpejti Qeveria pritet të miratojë projektin për ndërtimin e parkingut nëntokësorë në Çarshinë e Shkupit. Mexhiti tha se projekti kap vlerën e 20 milionë eurove.

“Kemi marrëveshje dhe besoj në mbledhjen e ardhshme, një ndër mbledhjet e ardhshme do të kalojë edhe parkingu për Çarshinë e vjetër, parkingu nëntokësor që është faza e tretë e sheshit, që është projekt diku 20 milionë euro dhe zgjedh problemin jetik dhe kryesor të Çarshisë së vjetër, çështjen e parkingut”, deklaroi Mexhiti në “TV21”.

Mexhiti foli edhe për ndarjen e buxhetit prej 35 milionë euro për Unversitetin “Nënë Tereza”. Mexhiti tha se është koha për të punuar për cilësinë e arsimit të lartë shqip.

Mexhiti shtoi se ky është projekti më i madh dhe një ndër më voluminozët një projekt puro shqip.

 

The post Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 18 September 2024Main stream

Formohen grupe pune për transformimin e sistemi të Menaxhimit me Kriza në RMV

18 September 2024 at 15:36

Është formuar grup pune, ku përfaqësues të disa institucioneve duhet të transformojnë sistemin e menaxhimit të krizave.

Duhet bërë analizë serioze shkaqeve që e çuan vendin në situatë ku nuk mund të përballet me zjarret, por edhe për të parë se si është situata dhe në bazë të kësaj të përgatitet strategji. Zjarret kanë shkatërruar qindra hektarë pyje në të gjithë vendin këtë verë.

“Hapi i parë është të jemi sa më të përgatitur për vitin e ardhshëm, për të përjashtuar çdo rrezik për diçka të ngjashme me atë që ndodhi këtë verë. Dhjetë ose më shumë ligje do të duhet të ndryshohen. Do të duhet të hartohet Ligj i ri për zjarret. Duhet të zgjerohen institucionet që do të përfshihen në sistem, për shembull Ndërmarrja publike për menaxhimin e kullotave”, tha Lupço Dimovski- zëvendëskryeministër.

Një nga zgjidhjet është bashkimi i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendrës për menaxhim me kriza, por kjo nuk do të thotë se është zgjidhja përfundimtare, thotë Dimovski, megjithatë, shton se është proces kompleks që së paku do të zgjasë dy vjet.

“Kjo strategji do të jetë me hapa, është proces i gjatë dhe ndoshta do të zgjasë dy vjet, por kjo nuk do të thotë që me atë që kemi përfunduar, për shembull zjarret, nuk duhet të jemi gati”, u shpreh Lupço Dimovski- zëvendëskryeministër.

“Ohri ka numër më të vogël të zjarrfikësve, sipas asaj që është paraparë me ligj. Por nëse këto takime përfundimisht rezultojnë me zgjidhje sistematike për të gjitha institucionet që reagojnë në kohë krize, atëherë mendoj se shteti dhe komunat së bashku do të kenë sistem të plotë që do të mund të përballojë çdo krizë”, theksoi Kiril Pecakov- kryetar i komunës së Ohrit.

Transformimi i sistemit të menaxhimit të krizave u imponua pasi shteti rezultoi i papërgatitur për të reaguar në kohë në parandalimin dhe uljen e dëmeve gjatë fatkeqësive të ndryshme./Alsat/

The post Formohen grupe pune për transformimin e sistemi të Menaxhimit me Kriza në RMV appeared first on Telegrafi.

Mexhiti: Përkrahje të plotë për investimet në bizneset e gjelbra

18 September 2024 at 13:48

Zv. kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot mori pjesë në Konferencën ‘Engjujt e biznesit dhe ekosistemi sipërmarrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mundësitë dhe sfidat’ ku theksoi rëndësinë që jep qeveria dhe ministria që drejton, ndaj investimeve në bizneset e gjelbra.

Mexhiti tha se qeveria dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka prioritet sipërmarrësinë e gjelbër dhe rolin јetikë që në këtë drejtim luajnë “engjujt e biznesit”, si financues të këtyre bizneseve.

“Engjujt e biznesit nuk janë vetëm mbështetës financiarë, ata janë vizionarë që sigurojnë edhe kapital dhe mentorim në fazat më të cenueshme të jetës së një start-up biznesi. Investimet e tyre nxisin projekte që merren me çështje urgjente ekologjike-reduktimin e emetimeve të karbonit, kujdesin ndaj ujit, menaxhimin e mbeturinave dhe krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme të energjisë”, tha Mexhiti duke shtuar se bota po ballafaqohet me një nevojë urgjente për zgjidhjen ekologjike, dhe pikërisht bizneset e gjelbra po rriten me ide inovative.

Mexhiti tha se mbështesin engjujt e biznesit në sektorët e gjelbër sepse ato lidhin hendekun midis inovacionit dhe realizimit, ata investojnë në sektorë me rrezik të lartë siç është teknologjia e gjelbër, që investitorët tradicionalë mund t’i shmangin.

“Engjujt e biznesit mundësojnë teknologjitë revolucionare, të tilla si burimet e rinovueshme të energjisë, materialet ekologjike dhe inovacionet e kursimit të ujit, dhe kjo është arsyeja se pse ne jemi të përkushtuar në krijimin e një ekosistemi i cili jo vetëm që i mbështet sipërmarrësit, por gjithashtu i fuqizon engjujt e biznesit të bëjnë investime me ndikim në bizneset e gjelbra”, tha Mexhiti./Telegrafi/

The post Mexhiti: Përkrahje të plotë për investimet në bizneset e gjelbra appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Marrëveshja midis “Hej” dhe Lotarisë shtetërore është bazë për ngritjen e procedurës penale

18 September 2024 at 13:25

Marrëveshja e qirasë për hapësirën afariste lidhur midis “Hej” SHPKNJP dhe Lotarisë shtetërore, Qeveria jo vetëm që e ka zgjidhur, por është edhe bazë për ngritjen e procedurës penale dhe përgjegjësisë penale për autoritetet, sepse është nënshkruar me një çmim deri tre herë më i lartë se çmimi i tregut, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski.

Ai sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zgjidhjen e kontratës midis “Hej” SHPKNJP dhe Lotarisë shtetërore, mes tjerash përmendi se licencat për organizimin e lojërave të fatit përmes internetit janë lëshuar në kundërshtim me ligjin, ndërsa kanë qenë dhe lëndë të llojeve të tjera të platformës dhe të gjitha ato siç potencoi, paraqesin abuzim të rëndë, shkelje të ligjit dhe bazë për padi penale.

“Sa i përket marrëveshjes e cila i është nënshtruar lëndës së qeverisë dje, po ajo është shkëputur me vendim të qeverisë. Jo vetëm që është shkëputur marrëveshja, por është edhe bazë për fillimin e procedurës penale dhe përgjegjësisë penale për autoritetet, sepse është nënshkruar me një çmim i cili është trefish më i lartë se në treg dhe janë parashikuar shpenzimet për rinovim. Ajo që është parashikuar, gjegjësisht 2.28 milionë euro për qiranë, ajo është vetëm një pjesë nga marrëveshja. Kanë dhe rreth 1.7 apo 1.8 milionë euro që janë parashikuar për rikonstruktimin e vetë objektit, sepse më parë ai objekt më herët shfrytëzohej për ahengje familjare, kremtime dhe lloje të tjera argëtimi, ndërsa tani është parashikuar që të jetë selia e Lotarisë shtetërore dhe për këtë arsye është ndërprerë”, tha Mickoski.

Ai ka thënë se deri në fund të kësaj jave ose në seancën e ardhshme të qeverisë të martën do të ndërpritet marrëveshja, duke potencuar se çdo dyshim i bazuar që ka ekzistuar për krim të kryer dhe korrupsion të përmasave epike do t’i takojë të kaluarës.

“Në seancën e djeshme është diskutuar, sot për shkak të disa pjesëve të cilat duhet të finalizohen do të jetë në rendin e ditës të kolegjiumit të përgjithshëm dhe pres që në fund të kësaj jave ose tashmë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë të martën ajo të ndërpritet. Me këtë, të gjithë donatorët partiakë të cilët zyrtarisht dhe jozyrtarisht ishin të afërt me qeverisjen e kaluar të LSDM-së dhe BDI-së, për të cilët ekzistonte dyshim i bazuar dhe ende ekziston dyshim i bazuar për krim të kryer dhe korrupsion të përmasave epike i takon të kaluarës dhe më në fund qytetarët do të jenë të qetë se në tek ne sundon ligji”, shtoi Mickoski gjatë pjesëmarrjes në rindërtimin e SHFK “Blaze Koneski” në komunën e Aerodromit.

Qeveria dje kumtoi se ka shqyrtuar dhe miratuar informatën për veprimet e ndërmarra për ndërprerjen e Marrëveshjes për dhënien me qira të hapësirës administrative-hapësirën afariste të lidhur ndërmjet HEJ SHPKNJP Shkup dhe Shoqërisë aksionare për organizimin e lojërave të fatit, Lotaria shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Kjo marrëveshje e cila është lidhur në kohën e qeverisjes së kaluar shkaktoi polemika të fuqishme dhe shuma joreale të larta pas çka u përmendën edhe interesa të caktuara fitimprurëse. Marrëveshja është në vlerë prej 2.26 milionë euro për një periudhë disavjeçare”, kumtoi Pres shërbimi qeveritar.

The post Mickoski: Marrëveshja midis “Hej” dhe Lotarisë shtetërore është bazë për ngritjen e procedurës penale appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Në Bruksel do të përcjell zhgënjimin e qytetarëve tanë për rrugën e vendit drejt BE-së

18 September 2024 at 11:56

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot njoftoi se gjatë qëndrimit të tij në Bruksel do të përcjell zhgënjimin e qytetarëve maqedonas dhe do të prezantojë të ashtuquajturin propozimin francez plus.

“Unë nuk po udhëtoj atje për të paraqitur planin, por Plani i Rritjes është në agjendë. Do të ha një drekë pune me Presidentin e vjetër dhe të ri të KE-së, von der Leyen. Nëse është fjala për procesin e integrimeve evropiane, unë jam ai që duhet të mbroj interesat tona kombëtare maqedonase.

Tani kemi më shumë argumente. Ne duam të përcjellim zhgënjimin që ndjejnë qytetarët maqedonas atje, zhgënjimi është i madh. Për më shumë se një dekadë e gjysmë nuk kemi mundur t’i fillojmë negociatat me BE-në sepse ka pengesa të imponuara artificialisht që asnjë vend nuk i ka pasur, siç i kemi ne”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke paralajmëruar vizitën e tij në Bruksel dhe në prezantimin e propozimit francez plus për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar.

Kryeministri përsëriti qëndrimin e tij se “mjaft më disfata dhe politika dhe diplomacia e shtyllës së lakuar kurrizore dhe puthje të këpucëve”.

“Ne duam të flasim për vlerat, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të dimë se siç na është premtuar në vitin 2018 se maksimumi për 3-4-5 vjet do ta përfundojmë atë rrugë dhe do të jemi pjesë e BE-së. Të gjitha të tjerat janë histori dhe kurthe në të cilat nuk kam ndërmend të biem”, tha Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Në Bruksel do të përcjell zhgënjimin e qytetarëve tanë për rrugën e vendit drejt BE-së appeared first on Telegrafi.

Rustemi, VLEN-it: Në RMV ka ligj për përdorimin e gjuhës shqipe

18 September 2024 at 11:27

Ish-drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi sot ka mohuar akuzat e VLEN-it në lidhje me tabelat e vendosura vetëm në gjuhën maqedonase.

Rustemi thotë se akuzat janë të pavërteta dhe spekulime dhe nuk bëhet fjalë që ai të ketë vendosur tabelat vetëm në gjuhën maqedonase.

“I kam dëgjuar shumë deklarata të ndryshme që janë marrë komplet me projekte shumë të rëndësishme të cilat kanë qenë projekte historike në Maqedoninë e Veriut. Më vjen mirë që sot do të mundem t’i arsyetoj detajisht të gjitha ato deklarata të pavërteta, spekulime. Une i kuptoj edhe deklarimet politike por ajo që kam dëgjuar nga shumë politikan dhe udhëheqës të institucioneve shtetërore, kanë qenë deklarata paushalle dhe nuk kanë qenë politike dhe shpifje që janë bërë për punën që kam bërë si drejtor i NP “Rrugët shtetërore.

Nuk bëhet fjalë që unë kam porositur vendosjen e tabelave në gjuhën maqedonase pasi në RMV ka ligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk mund të ketë urdhëresë për mosrespektimin e ndonjë ligji”, tha Ejup Rustemi në “TV21”.

The post Rustemi, VLEN-it: Në RMV ka ligj për përdorimin e gjuhës shqipe appeared first on Telegrafi.

Ademi: Qëllimi i qeverisë aktuale është zvogëlimi i numrit të shqiptarëve

18 September 2024 at 09:47

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka komentuar 100 ditët e punës së Qeverisë. Sipas tij, pozita e shqiptarëve në vend është e kërcënuar dhe, siç thotë ai, qeveria aktuale nuk e respekton Marrëveshjen e Ohrit.

Ademi vlerëson se qeveria po përpiqet të zvogëlojë numrin e shqiptarëve në Maqedoni.

“Slogani i fushatës ishte për maqedonasit dhe nuk kanë kaluar shumë ditë nga formimi i kësaj qeverie dhe tashmë po hasim një kthesë në të drejtat e shqiptarëve. Vendimi i parë në ditën e parë të kësaj qeverie ishte zvogëlimi i numrit të shqiptarëve në 24 për qind, madje në vitin 2002 nuk kishte edhe aq pak shqiptarë. Ne ishim duke negociuar. Të them të drejtën, Maqedonia ka bërë hapa përpara viteve të fundit, por duke respektuar frymën e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ademi për “ABC News”.

Deputeti shtoi se ideja kryesore e fushatës së qeverisë aktuale ishte anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE, por se sot, siç përmendi, vendi është shumë më larg se kurrë më parë nga BE-ja.

The post Ademi: Qëllimi i qeverisë aktuale është zvogëlimi i numrit të shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

Danillovski: Mos i shqetësoni njerëzit me lajme të rreme, katër vdiqën me, jo nga Covid-19

18 September 2024 at 09:20

Epidemiologu Dragan Danillovski kërkon që mediat të raportojnë drejt për të infektuarit me Covid-19, si dhe për vdekjet. Lidhur me raportin e djeshëm të Institutit të Shëndetit Publik për bilancin e Covid-it në javën e kaluar, mjeku konstaton se katër persona nuk kanë vdekur nga Covid-19, por kanë vdekur me Covid-19.

“Kjo do të thotë se ata kanë vdekur nga ndonjë sëmundje kronike (që është shkaku kryesor i vdekjes), dhe Covid-19 ka qenë vetëm një gjendje (sëmundje) përcjellëse (shoqëruese) që ka përshpejtuar fillimin e vdekjes”, thekson Danillovski, duke shtuar se Covid- 19 nuk duhet të renditet si “shkaku kryesor i vdekjes”, por vetëm si “i lidhur”.

Epidemiologu gjithashtu në statusin e tij në Facebook shton:

“Asnjë nga katër që vdiqën javën e kaluar nuk vdiq nga Covid-19! (Edhe pse ishin të infektuar!) Mediat, portalet, individët e të tjerë, mos e shqetësoni popullin me lajme të rreme! Është e qëllimshme apo nga injoranca? Ndryshoni titujt, “nëse e vërteta ju pëlqen”!”, shkruan Danillovski.

Dje, ISHP njoftoi se në laboratorët ku kryhen testime molekulare dhe antigjenike për praninë e SARS-CoV-2 janë testuar gjithsej 285 materiale, me një rënie prej 36,5% krahasuar me javën e kaluar (n=449).

Janë regjistruar 57 raste të reja pozitive, me një rënie prej 48,6% krahasuar me javën e kaluar (n=111). Përqindja e pozitivitetit varion nga 10.0% në 45.0%, me një mesatare prej 20.9%./Telegrafi/

The post Danillovski: Mos i shqetësoni njerëzit me lajme të rreme, katër vdiqën me, jo nga Covid-19 appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Bytyqi: Huazimi nga Hungaria, tradhti kombëtare

17 September 2024 at 22:44

Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së vlerëson se huamarrja nga Hungaria, që mori dritë jeshile në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, është tradhti kombëtare.

Sipas tij, kjo ka pasoja edhe ndaj ekonomisë dhe paraqet goditje ndaj kompanive vendase.

“Kjo huamarrje është goditje për kompanitë vendase, largimin e tyre nga orbita ekonomike e kësaj Qeverie. Kjo është goditje ndaj mundit të bizneseve të Maqedonisë, tradhti ekonomike e mëmëdheut”, tha Bytyqi.

Bytyqi më tej vlerëson se huamarrjet, si kjo, të cilat vijnë nga bankat EKSIM, pavarësisht se a është prej Hungarisë ose ndonjë shtet tjetër, kushtëzojnë që paratë të shfrytëzohen vetëm për firmat të cilat vijnë nga shteti amë.

The post Bytyqi: Huazimi nga Hungaria, tradhti kombëtare appeared first on Telegrafi.

Ministria e Mbrojtjes: Nuk është mbyllur kuzhina në kazermën “Goce Dellçev”

17 September 2024 at 20:29

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron informacionin e publikuar se Kuzhina e Akademisë Ushtarake është mbyllur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Ju njoftojmë se pas vëzhgimit të jashtëzakonshëm higjieno-epidemiologjik nga institucionet kompetente, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka lëshuar një deklaratë ku qartë thuhet se në kazermën “Goce Dellçev”, ku ndodhet Akademia Ushtarake, nuk janë konstatuar mospërputhje.

Sipas rezultateve të Qendrës për Shëndet Publik, AUV ka vendosur masën ndaj kompanisë që përgatit ushqime për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë.

Pas marrjes së këtij informacioni, Ministria e Mbrojtjes do të nisë një procedurë në përputhje me ligjin dhe kontratën e prokurimit publik”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes së RMV-së./Telegrafi/

The post Ministria e Mbrojtjes: Nuk është mbyllur kuzhina në kazermën “Goce Dellçev” appeared first on Telegrafi.

Qeveria e RMV-së prish marrëveshjen midis “Hej” dhe Lotarisë, Prokuroria me duar të lira

17 September 2024 at 20:05

Qeveria miratoi informacionin për prishjen e Marrëveshjes midis HEJ DOOEL Shkup dhe Lotarisë së Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për aktivitetet e ndërmarra për shkëputjen e Marrëveshjes për dhënien me qira të hapësirës administrative-afariste të lidhur midis HEJ DOOEL Shkup dhe Shoqatës Aksionare për organizimin e lojërave të fatit, Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lotaria shtetërore për 13 muaj i ka paguar mbi 300 mijë euro kompanisë “Hej” për dhënien me qira të ish-restorantit për dasma “Festina” në Vizbeg, i cili ruan terminalet e lojërave të fatit të blera për 19 milionë euro. Lotaria Shtetërore i ka paguar 25 mijë euro kompanisë “Hej” për dhënien me qira të hapësirës që nga korriku i vitit të kaluar.

Nga ajo që tashmë dihet në opinion, grupi hetimor i MPB-së dhe hetues të Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë kontrolluar të gjithë dokumentacionin që lidhet me shpalljet e publikuara, tenderët, kontratat e lidhura, por edhe çdo dokumentacion tjetër shoqërues në lidhje me prokurimet publike. Krahas kësaj, nën hetim është edhe themelimi i tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit: “77 Bits”, “Vesuv” dhe “Mozart”.

Në këto kompani, shoqëria aksionare shtetërore ka 51% të pronësisë ndërsa kompanitë private nga Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, si bashkëpronarë posedojnë 49%. Një muaj më parë, me vendim të Qeverisë, dhe më parë në bazë të interpretimit autentik të disa neneve të Ligjit për Lojërat e Fatit, u konstatua se Lotaria shtetërore ka shpërndarë licenca në kundërshtim me ligjin. Ministria e Financave i ka dorëzuar të gjitha provat PTHP. /Alsat/

The post Qeveria e RMV-së prish marrëveshjen midis “Hej” dhe Lotarisë, Prokuroria me duar të lira appeared first on Telegrafi.

Bilalli: Investimi në ekonomi është patriotizmi më i madh

17 September 2024 at 18:51

Vazhdon anashkalimi i investimeve ekonomike në pjesën perëndimore, gjegjësisht aty ku jetojnë shqiptarë në numër më të madh, ndërsa tradita e investimeve në pjesën lindore, aty ku jetojnë qytetarë të etnitetit maqedonas vazhdon të shënojë rritje.

Analisti Mersel Bilalli për “Shenja”, thotë se kjo plagë është e vjetër, pasi siç tha, në 20 vitet e fundit ka investime relevante në numër dukshëm më të larta, të cilat pjesa absolute është investuar në pjesën lindore. Bilalli theksoi se patriotizmi më i madh dhe ai i vërteti është puna dhe ekzistenca në vendlindje, ndërsa shtoi se mosinvestimi në pjesët ku shumica dërmuese jetojnë shqiptarë, ka bërë që shumë të rinj të largohen nga vendi dhe të shpërngulen në shtetet e perendimit.

“Të gjitha këto ikje masive, pra në qoftë se interesohemi nëpër ambasada, do të shifet se mbi 55 përqind, që presin viza puna janë shqiptarë, ku organizimi politik shqiptar ende nuk e ka idenë në kokë pa formuluar zhvillimin ekonomik. Ajo është më ekzistencialja, patriotizmi më i madh është ta zhvillosh ekonominë dhe t’i punësosh njerëzit, pra janë momente të fundit që kjo strukturë nuk e di se sa e kanë fuqinë politike, që definitivisht çështjen e marrëveshjes politike ta orientojnë drejt investimeve edhe në pjesën perëndimore të shtetit”, tha Mersel Bilalli.

I pyetur se ky fenomen ndodh për shkak të neglizhencës së partive politike shqiptare, apo tendenca e partive maqedonase, analisti Mersel Bilalli tha se ata janë të vetëdijshëm se ekonomika është burimi i gjithçkaje, ndërsa këta tjerët fatkeqësisht jo.

“Edhe njëra edhe tjetra, pra ata janë të vetëdijshëm se ekonomia është burimi i gjithçkaje tonë , të tjetër janë të pavetëdijshëm se ekonomia është burimi i gjithçkaje dhe harxhojnë energji duke emëruar kuadro të ndryshme duke emëruar në pozicione të ndryshme, ose duk punësuar persona në administratë publike dhe prej asaj nuk ka asgjë, ose mundë të ketë simbolikishtë, sepse shumë persona të cilët jetojnë në ambientin me ekonomi të dobësuar, pra me ato rroga që i marrin nga administrata , ato nuk mundet të lidhin skajin me skaj dhe ja jemi dëshmitarë që edhe një pjesë të atyre që kanë qenë të punësuar, qoftë në administratë, i lëshojnë vendin e punës, pra kjo është çështje kyçe që 24 orë në ditë duhet ta bisedojnë strukturat politike, që ja pra fatkeqësisht 22 vite dhe vazhdojnë akoma që mos ta bisedojnë”, theksoi Bilalli.

Kujtojmë se në zonat e lira të Maqedonisë lindore, që nga themelimi i tyre janë hapur rreth 33,000 vende të reja pune, duke siguruar jetesë direkte dhe indirekte për afro 130,000 banorë të asaj ane. Në zonat lindore të shtetit, vetëm për dy vite janë realizuar afro 6,000 punësime të reja.

 

The post Bilalli: Investimi në ekonomi është patriotizmi më i madh appeared first on Telegrafi.

Studentët e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi reagojnë për rritjen e çmimit të shërbimeve

17 September 2024 at 16:40

Studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” shprehen të revoltuar ndaj rritjes së çmimeve të shërbimeve në fakultete të caktuara. Siç thanë ata, shpenzimet e reja vështirësojnë edhe më shumë studimet posaçërisht në rastet kur studimet financohen nga prindërit e tyre.

“Nuk isha shumë e befasuar, këtë e prisja. Prindërit e mi ishin vërtet të revoltuar, gjithashtu edhe unë, sepse prej tyre marr para për fakultet. Janë ata që punojnë, sikur edhe unë ti fitoja do të isha njëjtë nervoze. Unë dua ta paguaj vetëm këstin përveç nëse diçka nuk është e patjetërsueshme”, tha një studente.

“Mjaft kemi shpenzime si student dhe për çka se ne jemi persona të papunësuar parasë gjithash, studentë jemi dhe rritja ishte e panevojshme. Shpenzimet shtesë vetëm se na vështirësojnë studimet”, shtoi një studente tjetër.

Ngjashëm mendojnë edhe disa nga prindërit e studentëve që takuam. Ata tashmë kishin përgatitur paratë për të paguar shërbimet me çmimet e reja.

“Si prind shumë vështirë, unë jam pensioniste dhe kjo rritje ishte shumë e vështirë edhe për ne sepse ne si prind financojmë gjithçka. Dëshirojnë të studiojnë prandaj t’ua japim mundësinë”, tha një prind.

Blendi Hodai nga Forumi për ndryshime në arsim dhe njëkohësisht student vlerëson se asnjë nga shërbimet që paguhen nuk janë në dispozicion të studentëve. Hodai theksoi se duhet të mendojnë model të ri të financimit të universiteteve, por jo në kurriz të studentëve.

“Jemi duke folur për disa shërbime që Universiteti duhet ti ofroj por nuk ti ofron dhe të detyron të paguash për të njëjtat shërbime. Për shembull shërbimet e resurseve online që nënkupton shërbime në qasjen e bibliotekës dixhitale, qasje në data baza të ndryshme hulumtuese, qasje deri te aplikacionet Microsoft-it që duhet të jenë të licencuara. Pra, të gjitha këto nuk figurojnë, nuk I kemi si student në USHKM dhe që është më kundërthënësja Universiteti të detyron të paguash për këto shërbime online që nuk i ke asnjëherë”, tha Blendi Hodai, Forumi për Ndryshime në Arsim.

Në reagimin e Unionit të Parlamentit Studentor thuhet se i kuptojnë sfidat me të cilat ballafaqohet USHKM, megjithatë, ata besojnë se shumica e këtyre kostove financiare nuk duhet t’u barten studentëve, por duhet të mbulohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Financave, si dhe nga fonde të tjera shtetërore./Alsat/

The post Studentët e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi reagojnë për rritjen e çmimit të shërbimeve appeared first on Telegrafi.

Sela: Me protestat nuk bëhet tendencë për destabilizim të RMV-së, por shprehet pakënaqësi

16 September 2024 at 22:43

Ziadin Sela nga ASH ka siguruar se me protestat e paralajmëruara për në shtator nuk bëhet tendencë që të destabilizohet Maqedonia e Veriut, por që të shprehet pakënaqësia për shkeljen e të drejtave të qytetarëve nëpërmjet shkeljes së legjitimitetit të shprehur me votat e tyre.

“Kur i shoh përgjigjet që i japin në pyetjet e gazetarëve, shpesh e pyes veten: Cili është kufiri i normales dhe anormale, midis intelektit dhe budallakisë. Kjo është ajo që e mendoj kur e shoh se si pyetet një politik se pse mungon tabela shqip në një vend, ai thotë: Kjo është përpjekja e radhës për destabilizim. Kur pyetet ministri i Punëve të Brendshme, se a keni informacione për destabilizim, ai thotë po dhe shton se kemi marrë të gjitha hapat për protestat e paralajmëruara në shtator. Protesta nuk është tendencë për destabilizim, është e drejtë demokratike. Sa më të shpeshta janë, aq më pak kufizohet pushteti nga këto lajthitje”, tha Sela në “ClickPlus”.

I pyetur se kush do të protestojë, ai me përgjigje:

“Qytetarët, për të drejtat që u shkelen. Një nga shkaqet që duhet të ngrihet zëri i qytetarëve bashkë me faktorin politik – është shkelja e legjitimitetit. Jo të Ziadinit, por legjitimitetit të atyre që e kanë shprehur me votë”, tha Sela.

The post Sela: Me protestat nuk bëhet tendencë për destabilizim të RMV-së, por shprehet pakënaqësi appeared first on Telegrafi.

Siljanovska: Vendosa që është më mirë të mos bëj skandal në Bullgari

16 September 2024 at 22:17

Biseda me presidentin bullgar Ruman Radev ishte e gjatë, miqësore, me respekt dhe nuk i harrova as për asnjë moment interesat kombëtare maqedonase, pasi e di se edhe ai ka të drejtë t’i paraqesë. Mendoj se arrita t’i tregoj në mënyrë të denjë, kulturore, presidenciale dhe si burrështetase se cili është qëndrimi ynë dhe çfarë pres unë, thekson presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Për mungesën e flamurit shtetëror në takimin me Radevin në Sofje, Siljanovska tha se ka vendosur që më mirë të mos bëhet skandal.

“Unë i njoh rregullat protokollare të Bullgarisë, i njoh edhe të shumë vendeve të tjera. E di që prezantuesi e përcakton protokollin, e di që ka pasur shembuj kur kanë ardhur shtetarë të tjerë, por simbolet shtetërore nuk janë shfaqur. Por ajo që më ka habitur dhe nuk mendoj se është bërë me qëllim, është arsyeja pse nuk u informova për këtë. Marrëveshja e fundit ishte që do të kishte një foto të takimit tete-a-tete, sigurisht nuk do të kishte foto të drekës, por nuk e dija që do të më duhej të bëja një foto në zonën ku bo bëheshin sesionet e fotografive. Kur u larguam, menduam se do të shkonim në një dhomë bisede. Papritur, kur hyra në dhomë, pashë dy flamujt dhe duhej të mendoja se çfarë të bëja. Një mendim ishte se mund të largohesha dhe do të kisha bërë skandal, dhe tjetri ishte se pritësi kishte vendosur rregullat dhe se mikpritësi e kishte gabim, jo ​​unë. Në atë moment vendosa që më mirë të mos bëj skandal”, tha Siljanovska Davkova.

Ajo ka theksuar se ajo dhe Radev kanë pasur një drekë të këndshme, duke përmendur projekte dhe ide.

Ishte, siç tha ai, një bisedë miqësore, plot zgjidhje dhe ide. Siljanovska Davkova është e mendimit se nuk ka arsye që shefja e protokollit nga kabineti i saj të jetë përgjegjëse./Telegrafi/

The post Siljanovska: Vendosa që është më mirë të mos bëj skandal në Bullgari appeared first on Telegrafi.

DPHM: Gushti ishte një muaj jashtëzakonisht i nxehtë, temperatura më e lartë e matur në Demir Kapi

16 September 2024 at 20:32

Muaji gusht u karakterizua si një muaj jashtëzakonisht i ngrohtë dhe mesatarisht i lagësht krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare nga viti 1991 deri në vitin 2020, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 18.2 gradë në Lazaropole deri në 28 gradë në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesmuajit të gushtit, për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), temperatura e këtij viti ishte 1.8 gradë mbi mesataren shtetërore”, thonë nga DPHM.

“Temperatura maksimale më e lartë është matur më 16 gusht në Demir Kapi dhe ka arritur në 42.2 gradë. Nga data 11 deri më 18 gusht është vërejtur një valë e të nxehtit. Temperatura më e ulët gjatë muajit është matur në Berovë më 1 gusht dhe ka qenë 8.5 gradë”, thuhet në njoftimin e DPHM.

Nga atje theksojnë se në muajin gusht sasia mujore e reshjeve në vend ka lëvizur nga 10 milimetra në Manastir deri në 53 milimetra në Kriva Pallankë. Reshjet ishin nga shiu dhe breshri. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 35 milimetrash është regjistruar në Kriva Pallankë më 20 gusht.

Krahasuar me mesataren shumëvjeçare të gushtit (1991-2020), sasia e matur mujore e reshjeve ishte 30 për qind më e ulët se mesatarja shtetërore./Telegrafi/

The post DPHM: Gushti ishte një muaj jashtëzakonisht i nxehtë, temperatura më e lartë e matur në Demir Kapi appeared first on Telegrafi.

Fshihen fjalët shqipe në tabelat e magjistrales së Kërçovës

16 September 2024 at 18:45

Pas tabelës në kufirin e Bllacës në të cilën nuk figuronte gjuha shqipe, një ngjarje tjetër po ndodhë në Kërçovë në rrugën magjistrale. Në disa tabela fjalët në shqip janë shkarravitur.

Raste të tilla shihen nga stacioni autobusëve e deri në dalje të Kërçovës rrugës drejt Ohrit.

Nga ndërmarrja Publike për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve regjionale dhe magjistrale thanë se do të reagojnë duke i sanuar dhe duke i kthyer në gjendjen e mëparshme, ndërsa për përgjegjësit e kësaj vepre kërkojnë veprim nga institucionet përkatëse.

Ndërkaq zëdhënësi i nga SPB-Ohër Stefan Dimovski për “TV21” tha se rasti është paraqitur dhe dokumentuar në Stacionin Policorë të Kërçovës dhe po merren masa.

 

The post Fshihen fjalët shqipe në tabelat e magjistrales së Kërçovës appeared first on Telegrafi.

Dauti, Mickoskit: Urdhëra nuk pranojmë nga askush

16 September 2024 at 18:21

Deputetja e ASh – Ziadin Sela në Frontin Europian, Ilire Dauti ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Hristijan Mickoski ku kërkon nga ajo që të thërrasë Komisionin për punë sociale, demografi dhe rini me pikë të rendit të ditës – ligjin për “branitellat”.

Dauti thotë se nuk pranon urdhra nga askush dhe edhe njëherë përsëriti se nuk do ta thërrasë komisionin kuvendor ku ajo është kryetare.

“Urdhëra nuk pranojmë nga askush, udhërrëfyes të vetëm e kemi popullin dhe zotimet tona.

Kryeministri duhet ta dijë se pushteti ekzekutiv nuk ka të drejtë të ndërhyjë në pushtetin legjislativ, aq më pak kryeministri. Është e kundërta, Kuvendi mund tu jep urdhëra funksionarëve qeveritarë.

Po e përsëris, për sa kohë nuk ofrohet zgjidhje e përgjithshme që trajton palët në mënyrë të barabartë, nuk do ta vendos atë pikë në rend dite.

Pra, urdhëra te ne jo, ruajini për te VLEN”, shkruan Dauti.

The post Dauti, Mickoskit: Urdhëra nuk pranojmë nga askush appeared first on Telegrafi.

Radev: Vizita e presidentes Siljanovska-Davkova nuk ishte shtetërore

16 September 2024 at 16:43

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, sot sqaroi situatën në lidhje me mosvendosjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës së Gordana Siljanovska-Davkovës, e cila shkaktoi reagime të mëdha në opinion.

Ai tha se kjo nuk ishte as vizitë shtetërore dhe as pune e kryetares Siljanovska-Davkova.

“Të jetë e qartë, kjo nuk ishte as vizitë shtetërore e as punë dhe shpresoj se në një të ardhme të afërt presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të bëjë një vizitë shtetërore, e cila do të jetë me të gjitha ceremonitë zyrtare sipas protokollit dhe do të kontribuojë edhe në marrëdhëniet tona”, tha sot Rumen Radev.

Radev theksoi se takimi në Sofje ishte konstruktiv dhe me ton të mirë, duke shtuar se kishte ftesë për të vizituar Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

The post Radev: Vizita e presidentes Siljanovska-Davkova nuk ishte shtetërore appeared first on Telegrafi.

❌
❌