Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Llojet e meshkujve që tërheqin femrat e zodiakut

By: gaze tare
19 September 2024 at 17:52

Të gjithë kemi një tip personi që na tërheq. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për karakteristika fizike si mjekra, apo të personalitetit, të gjitha femrat kanë një arsye pse tërhiqen nga tip i caktuar mashkulli. Po ju zbulojmë 12 tipat e burrave që na joshin në bazë të shenjës tonë zodiakale.

Dashi

Vajzat e dashit konsiderohen pak impulsive dhe kokëforta. Më mirë t’i lini t’i bëjnë gjërat sipas kokës së tyre sepse s’ka kompromis kur bëhet fjalë për pavarësinë e tyre dhe sidomos për romancën. Kjo shpjegon magnetizimin e tyre natyral me macho-t ‘bad-boy’ të cilët i kanë qejf performancat në publik, ashtu si dhe ato vetë. Nëse jeni dash, padiskutim doni një mashkull me të cilin të argëtoheni jashtë shtëpisë para se të shkoni si të çmendur në dhomën e gjumit.

Demi

Këto vajza duan të marrin kënaqësinë absolute nga gjithçka që bëjnë. Janë sensuale dhe kanë një oreks që nuk kënaqet lehtë. Ju pëlqen të trajtohen si princesha dhe tërhiqen nga një mashkull që i fton me një thirrje misterioze për seks. Energjia juaj seksuale dhe ndjeshmëria prej Dem i çmend meshkujt dhe rrëmben zemrën e tyre. Djali perfekt për një vajzë Demi është i vendosur dhe agresiv seksualisht. Çdo moment i kaluar së bashku duket si një lojë e bukur kënaqësie.

Binjakët

Vajzat e binjakëve kanë një epsh të fortë për jetën dhe kjo është arsyeja pse ato tërhiqen nga meshkuj me të cilët kalojnë një kohë të bukur. Gjëja që ndryshon humorin tuaj të jashtëzakonshëm më së shumti është një bisedë e mërzitshme dhe shumë më serioze se sa duhet me njeriun e zemrës. Prandaj, vajzat e Binjakëve kërkojnë djem me intelekt në mënyrë që të stimulojnë të menduarin e tyre kreativ. Edhe pse binjaket joshen nga ‘truri’ i meshkujve, ato nuk kënaqen nga një mashkull i vetëm.

Gaforrja

Vajzat e Gaforres janë ndër vajzat më të ndjeshme të zodiakut dhe për këtë keqkuptohen shpesh. Ato kanë nevojë të jenë brenda një marrëdhënieje të thellë dhe me kuptim, me një person që do t’ju sigurojë stablitet dhe një strehë dashurie. Djali i tyre perfekt do të hapë shpirtin tek ato dhe anasjelltas duke shijuar kështu një lidhje të thellë që kënaq nevojat e tyre emocionale dhe seksuale.

Luani

Një fjalë. FUQI. Jo vetëm që njihen si vajzat më të fuqishme të zodiakut, por janë luanesha dhe në shtrat. Kanë një ego që duhet të përballohet me kurajë dhe kjo është arsyeja pse janë gjithmonë në kërkim të mashkullit perfekt që do të kënaqë nevojat e tyre. Ndërsa vajzat e luanit e shijojnë shumë të qenit në qendër të vëmendjes, ato janë gjithashtu shumë bujare në ndjenja prandaj kanë nevojë për meshkuj që duhet të japin nga vetja sa më shumë të jetë e mundur.

Virgjëresha

Kjo shenjë ka zakonin e keq të të mbajturit të ndjenjave të ndrydhura. Është e vështirë për Virgjëreshën t’u nënshtrohet ndjenjave dhe të hapen ndaj marrëdhënieve të reja. Vajzat e Virgjëreshës i nënshtrohen lehtë ankthit dhe ky është pikërisht moment kur kanë nevojë për një partner, në mënyrë që t’i qetësojë dhe të jetë gjithmonë aty. Vërtet vajzat e Virgjëreshës janë të qeta, por kur janë në një marrëdhënie komode, dinë të bëjnë çudira.

Peshorja

Vajzat e Peshores i karakterizon sharmi dhe aftësia për t’u socializuar shpejt. Nëse shihni një vajzë që ju bën të ktheni kokën kur kalon në rrugë, ose nëse është një planifikuese perfekte festash, me siguri është peshore. Gjithashtu ato janë shumë romantike dhe besnike. Tërhiqen jashtëzakonisht nga meshkuj me sharm e sidomos nëse kanë një rreth shoqëror simpatik dhe argëtues. U pëlqejnë xhestet romantike si propozimet në publik apo deklaratat e dashurisë.

Akrepi

Krijesa misterioze dhe seksi, vajzat e Akrepit janë shumë sfiduese për shkak të natyrës dinake dhe sjelljeve obsesive. Në vend që të kërkojnë meshkuj që t’i shuajnë këto zjarre, ato kërkojnë dikë që është ‘kokë më kokë’ me çmendurinë e tyre. Kanë nevojë për një mashkull që di të përballet me temperamentin e tyre epik dhe në të njëjtën kohë t’i menaxhojnë mirë në shtrat dhe zyrë.

Shigjetari

Vajzat e shigjetarit janë adhuruese të aventurës dhe lirisë. Ato kanë nevojë për meshkuj që kanë po të njëjtin shpirt aventure si ato dhe duan të marrin maksimumin e jetës. Ju pëlqejnë të eksplorojnë botën dhe të udhëtojnë dhe kjo është arsyeja pse tërhiqen nga meshkuj me aksente të huaja.

Bricjapi

Si rezultat i gjendjes së tyre ‘work hard-play hard’, gratë e Bricjapit konsiderohen si gratë më ambicioze të zodiakut. Këto vajza janë të vendosura dhe të fokusuara në qëllimet e karrierës, kështu që e njëjta e gjë vlen edhe për burrat që kërkojnë. S’ka gjë më seksi për ato se arritjet e mëdha, prandaj nuk është rastësi që përfundojnë me burra më të moshuar se vetja.

Ujori

Vajzat e Ujorit janë të paparashikueshme dhe adhurojnë lirinë. Janë shumë spontane dhe kjo është arsyeja pse bien kokë e këmbë në dashuri me djem rebelë. Zakonisht tërhiqen nga shpirtra të lirë sia artistë apo muzikantë dhe tentojnë të eksperimentojnë në jetë dhe në dhomën e gjumit.

Peshqit

Oh, ëndërrimtaret. Peshqit shpesh janë me kokë në re dhe preferojnë djem me të njëjtat nevoja romantike si ato. U pëlqejnë meshkujt me karakter heroi sepse duan të jenë gruaja që shpëtohet prej tyre. Sido që që të jetë, ato vazhdojnë të ëndërrojnë duke udhëtuar me kalin e bardhë dhe princin. Gjestet romantike janë kërkesa numër një për Peshqit e dashur dhe të ndjeshëm.

The post Llojet e meshkujve që tërheqin femrat e zodiakut appeared first on iconstyle.al.

Si në filma! 8-vjeçarja merr makinën e prindërve, shkoi në Target për të bërë pazar

By: gaze tare
19 September 2024 at 17:29

Një vajzë 8-vjeçare nga Ohio ka marrë makinën e prindërve të saj dhe shkoi në Target, (qendër tregtare) e cila ndodhet 25 minuta larg banesës së familjes.

Sipas ‘Today.com’, oficerët morën një telefonate më 15 shtator pak para orës 9 të mëngjesit, nga familja e vajzës pasi vunë re se ajo nuk ishte në shtëpi.

Një fqinj i dha familjes dhe oficerëve, se pasi panë pamjet nga kamera, vajza kishte marrë makinën ‘Nissan Rogue’ e vitit 2020. Policia nisi kërkimet për vajzën e vunë re se makina ndodhej në një parkim në ‘Target’.

Oficerët e gjetën vajzën brenda në Target dhe familja e saj erdhi për ta marrë atë dhe makinën. Sipas raportimeve, vajza ka thënë se ka goditur vetëm një kuti postare.

Në Facebook, Departamenti i Policisë së Bedfordit bëri shaka për ngjarjen.

“Nuk jam e sigurt se çfarë bleu ose nëse ishte në gjendje të përdorte aplikacionin e saj Target për të kursyer 5%. Ne e lamë të mbaronte Frappuccino-n e saj. Nuk jemi të këqij.”

The post Si në filma! 8-vjeçarja merr makinën e prindërve, shkoi në Target për të bërë pazar appeared first on iconstyle.al.

Patrulla e Policisë ndalon Saimir Kodrën, çfarë ndodhi me gazetarin?

By: gaze tare
19 September 2024 at 16:47

Gazetari i njohur Saimir Kodra është përballur me një situatë të çuditshme.

Gjatë emisionit ‘Stop’, ai ka treguar se teksa ishte duke drejtuar automjetin, është ndaluar nga policia me pretendimin se po përdorte celularin, por ai thotë se nuk e ka pasur telefonin me vete.

“Po cilin telefon more? Më jep pak telefonin tënd ta gjej ku e kam lënë” i është përgjigjur Saimiri policëve rrugorë.

Ja deklarata e tij e plotë:

“Dola sot në mëngjes prej shtëpie. Më ndaloi një patrullë policie. Më lajmëruan te rrethrrotullimi më tha që ishe me telefon në dorë. Ou thashë, telefoni. I thashë me jep telefonin tënd ta shoh se ku e paskam lënë meqë e paskam pasur në dorë.” Më pas shtoi: I bie telefonit, e kisha harruar në shtëpi. Më tha njëri atje tha tek rrethrrotullimi që të kanë parë me celular në dorë, unë celularin në shtëpi”

The post Patrulla e Policisë ndalon Saimir Kodrën, çfarë ndodhi me gazetarin? appeared first on iconstyle.al.

Po divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon Arben Derhemi

By: gaze tare
19 September 2024 at 16:24

Lajmi për divorcin mes aktorit Arben Derhemi dhe moderatores, bashkëshortes së tij, Iva Korumi, mori “dhenë” (Lexo këtu).

Sipas “Popart” aktori dhe bashkëshortja kanë vendosur t’i japin fund martesës shumë vjeçare nga e cila kanë dhe një vajzë, për shkak të tradhtisë së Arbenit.

Epo, lidhur me këto thashetheme ka reaguar edhe vetë aktori, i cili as ka pohuar dhe as ka mohuar këto lajme.

“Po si ka mundësi të jemi kaq gjakatarë…Unë e kuptoj që kur njeriu është i parealizuar dhe nuk di ç’seksi i përket akoma në moshën 40-vjeçare gjen mundësi nëpërmjet thashethemeve për t’u bërë personazh (për mirë apo për keq), por kur të gjithë kustitë mediatike (portalet) duan gjak…më bën përshtypje sa problem e kemi si racë e pastër arjane që jemi…Për të mira dhe gëzime”, shkruan aktori.

The post Po divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon Arben Derhemi appeared first on iconstyle.al.

‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’ në shkollën në Prishtinë, reagojnë dy reperët e njohur

By: gaze tare
19 September 2024 at 16:12

Prej disa ditësh, në Kosovë ka nisur një debat online në lidhje me termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2” që janë përdorur në dokumentet e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë. Në vend të referencave tradicionale “nënë” dhe “baba”, përdorimi i këtyre termave ka ngjallur debate në publik dhe rrjete sociale, ku shumë persona e kanë kundërshtuar këtë vendim.

Një prej tyre, është edhe reperi i njohur shqiptar, BimBimma, i cili ka reaguar me ironi ndaj përdorimit të termave. Ai ka ironizuar së bashku me mikun e tij Ghetto Geasy nëpërmjet dy postimeve në rrjete sociale.

Postimi u prit me humor nga ndjekësit, duke theksuar stilin ironik të BimBimmës për të trajtuar çështje sociale dhe vendimet që shpesh krijojnë diskutime të gjera në publik.

Ky emërtim është parë edhe shkelje në identitetin e fëmijës dhe zhvillimin e tij emocional, për faktin se fëmijët kanë nevojë për figura të qarta prindërore dhe simbolika e përkufizimi që termat ”nënë” dhe ”baba” janë shumë të rëndësishëm, jo vetëm si pozicione funksioni, por si kujdes, dashuri, mbështetje emocionale, simbolikë e jetë.

The post ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’ në shkollën në Prishtinë, reagojnë dy reperët e njohur appeared first on iconstyle.al.

Vihet nën hetim ish-banori i ‘BBV’, mbante një shpend në kushte të papërshtatshme

By: gaze tare
19 September 2024 at 15:09
Ish-banori i Big Brother Albania, Dritan Brahimi, është proceduar nga prokuroria e Shkodrës, për vepren penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Bëhet fjalë për mbajtjen në kushte të papërshtatshme të një shpendi hutë (Buteo buteo), rast i iniciuar nga njoftimi nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A), në lidhje me disa video që 37-vjeçari kishte ndarë në rrjetet sociale.

Njoftimi: 

Mbante në banesën e tij, në kushte të papërshtatshme, një shpend hutë (Buteo buteo), procedohet penalisht 37-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A), për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga një shtetas, bazuar dhe në disa video të publikuara në rrjetet sociale, kanë kryer veprimet hetimore për rastin. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dritan Brahimi, 37 vjeç, banues në Shkodër, për vepren penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet shpendi, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Kjo ngjarje ngre pyetje mbi trajtimin e kafshëve në Shqipëri. Sipas Ligjit Nr. 10431, të gjithë pronarët e kafshëve kanë për detyrë t’u ofrojnë atyre kujdesin e duhur, përfshirë ushqimin dhe strehimin e përshtatshëm.

Neni 13 i këtij ligji ndalon trajtimin mizor ndaj kafshëve dhe vendos penalitete për ata që e shkelin këtë rregull. Dënimet variojnë nga gjobat e deri te sekuestrimi i kafshëve.

Në Shqipëri, megjithëse ligjet ekzistojnë, zbatimi i tyre shpesh është i dobët. Kjo ngjarje tregon se ka nevojë për ndërgjegjësim dhe ndoshta për ashpërsimin e masave ndaj atyre që keqtrajtojnë kafshët.

Mbase është koha të diskutojmë për përmirësimin e kushteve të mbrojtjes së kafshëve, duke përfshirë dënime më të rrepta dhe kontrolle më të rregullta për pronarët e tyre.

Si mendoni ju, a duhet ashpërsuar ligji për keqtrajtimin e kafshëve në Shqipëri?

The post Vihet nën hetim ish-banori i ‘BBV’, mbante një shpend në kushte të papërshtatshme appeared first on iconstyle.al.

Infektohen dy persona me një sëmundje të rrallë që përhapet nga kafshët te njerëzit

By: gaze tare
19 September 2024 at 15:05

Një paralajmërim është lëshuar pasi dy persona janë infektuar me një ‘sëmundje të rrallë’ që përhapet nga kafshët te njerëzit.

Të martën (17 shtator), Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut Los Anxhelos zbuloi se dy raste të një ‘infeksioni të rrallë parazitar’ janë zbuluar në zonën e Gjirit të Jugut të Los Angeles County .

Infeksioni parazitar njihet si Baylisascaris procyonis dhe është një lloj krimbi i rrumbullakët.

Krimbat Baylisascaris përfundojnë në zorrën e kafshës në të cilën fillon dhe ndërsa ajo kafshë nuk sëmuret nga paraziti, nëse një njeri infektohet, krimbat mund të përhapen në sy, tru ose organe të tjera dhe ‘të çojnë në ënjtje e trurit dhe sëmundjes së syrit’ që mund të bëhet fatale. Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosit shton : “Ky krimb i rrumbullakët mund të infektojë njerëzit, si dhe një sërë kafshësh të tjera, duke përfshirë qentë .”

The post Infektohen dy persona me një sëmundje të rrallë që përhapet nga kafshët te njerëzit appeared first on iconstyle.al.

Njerëzit të bindur! Diddy kontrolloi Justin Bieber nëse kishte pajisje përgjimi

By: gaze tare
19 September 2024 at 14:23

Pamjet e Justin Bieber dhe Diddy janë bërë edhe një herë virale pas arrestimit të Diddy-t me akuza për trafik seksual dhe shantazh këtë javë. Diddy, aktualisht është në pritje të gjykimit pasi është paditur nga një juri e madhe ku ai vetë është deklaruar i pafajshëm dhe i mohon me forcë akuzat.

Arrestimi i reperit u bë i mundur mbrëmjen e së hënës (më 16 shtator) .

Dje (18 shtator) mesazhet që dyshohet se janë shkëmbyer mes 54-vjeçarit dhe një prej viktimave të dyshuara janë lexuar nga prokurorët në gjykatë.

U dëgjua se viktima e supozuar shkruante Combs ‘Ndjehem sikur po lexoj traumën time seksuale’, pasi ajo lexoi çështjen që ish e dashura e tij Cassie Ventura kishte ngritur kundër tij në nëntor të vitit të kaluar.

Ai aplikoi për lirim me kusht duke i ofruar sistemit gjyqësor një shumë marramendëse prej 50 milionë dollarësh, por ai u refuzua për herë të dytë dje pasi gjykatësi e quajti atë një “rrezik serioz”.

Avokati i tij Marc Agnifilo mbetet i bindur se vendimi për të arrestuar dhe akuzuar Combs është “i padrejtë”, duke i thënë UNILAD-it se klienti i tij “nuk është kriminel” dhe “pret me padurim të pastrojë emrin e tij në gjykatë”.

Pamjet e Combs kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke përfshirë një video të tij duke thënë lamtumirë Justin Bieber, i cili sapo ka mirëpritur fëmijën e tij të parë në botë.

Diddy mund të shihet në dukje duke përkëdhelur Bieber-in, me detektivët e mediave sociale që pretendojnë se ai po sigurohej që të mos ishte në përplasje me policinë, pra pretendohet se sipas tij Justin mbante nën rrobat e tij një pajisje përgjimi.

Një person shkoi në Twitter për të postuar videon, duke e mbishkrimin: “Diddy duket se po kontrollon Justin Bieber për të parë nëse ai ka veshur një tel në këtë video”.

Por kjo nuk ishte e vetmja video e të dyve që u bë virale, me një klip tjetër të cilësuar si ‘rrëqethës’ nga fansat që tregon një Combs atëherë 40-vjeçare me një Bieber 15-vjeçar.

Duke folur para kamerës, Combs thotë: “Aty ku po rrimë dhe çfarë po bëjmë, nuk mund ta zbulojmë vërtet, por është padyshim ëndrra e një 15-vjeçari.

“Për 48 orët e ardhshme, ai është me mua. Dhe ne do të jemi të plotë. Buck plotësisht i çmendur.”

Një person që ndau videon në Twitter komentoi: “Është super e frikshme të shohësh të gjitha këto video të Diddy që po dalin.”

Një tjetër shkroi: “Super skicë”.

Ndërsa një i tretë shtoi: “Çfarë 40-vjeçari dëshiron të ‘shoqëroj’ me një 15-vjeçar? Përveç nëse, sigurisht, është fëmija juaj ose një i afërm i ngushtë”.

The post Njerëzit të bindur! Diddy kontrolloi Justin Bieber nëse kishte pajisje përgjimi appeared first on iconstyle.al.

Gaga zbulon arsyen pse ajo nuk i mohoi thashethemet që pretendonin se ishte burrë

By: gaze tare
19 September 2024 at 14:05

Lady Gaga u shfaq në episodin e dytë të serialit Netflix What’s Next? E ardhmja me Bill Gates .

Ajo foli sinqerisht me Gates rreth thashethemeve që janë qarkulluar për të në vitet e mëparshme, veçanërisht ato që morën përsipër karrierën e saj të hershme.

Titujt e lajmeve po pyesnin vazhdimisht gjininë e Gaga-s dhe nëse ajo ishte në të vërtetë një burrë.

Në vitin 2011, ajo tha në mënyrë të famshme për CNN: “Pse dreqin do të humbas kohën time dhe do të jap një deklaratë për shtyp nëse kam apo jo penis?Fansave të mi nuk u intereson dhe as mua.”

Duke reflektuar për atë periudhë të karrierës së saj, ajo u hap me Gates se sa shpesh pyetej për gjininë e saj. Duke u hapur se pse nuk e adresoi kurrë, ajo shtoi: “Arsyeja pse nuk iu përgjigja pyetjes është sepse nuk u ndjeva viktimë me atë gënjeshtër dhe mendova: Po një fëmijë që akuzohet për këtë kush do të mendonte se një personazh publik si unë do të ndihej i turpshëm?”

The post Gaga zbulon arsyen pse ajo nuk i mohoi thashethemet që pretendonin se ishte burrë appeared first on iconstyle.al.

Sot je, nesër s’je!

By: gaze tare
19 September 2024 at 13:51

Mbrëmë Gerti Bogdani ishte në një studio televizive. Sot në mëngjes në kafe me shokët e tij. Nesër, miqtë dhe të njohurit do t’i japin lamtumirën e fundit. Ishte 44 vjeç.
Të njohur, por edhe të panjohur, miq dhe kundërshtarë politikë shprehën keqardhjen për ndarjen e beftë nga jeta.
Ndërrimi i jetës së Gerti Bogdani na kujton papërsosmërinë dhe përkohshmërinë e jetës. Ndërsa rrekemi në rrugën tonë, shpesh të kapur nga rutina e përditshme, arresti kardiak i Bogdanit përveç shokimit ngre pyetjen e vjetër sa bota: Çfarë kuptimi ka jeta kur është kaq e shkurtër? A ja vlen gjithë ky mundim, tension, stres, për të arritur “objektivat” që i ke vënë vetes?

Gerti Bogdani ishte një njeri i angazhuar, një personalitet publik që nisi një karrierë të pasur në politikë në moshë shumë të re. I arsimuar në SHBA, drejtues në pushtetin lokal, drejtues i Forumit Rinor ne PD, e deri te karriera si një deputet i respektuar, ai duket se e kishte gjetur kuptimin e jetës tek shërbimi publik.
Por, ndarja e parakohshme e Gertit tregon se pavarësisht sa shumë përpiqemi, asnjëri prej nesh nuk ka kontroll mbi kohën që i është dhënë. Hebrenjtë thonë se nëse do ta bësh Zotin të qeshë, tregoji se çfarë planesh ke për të ardhmen.

Bogdani, një i ri që e hasje gjithmonë me buzën në gaz, dukej se ditët më të mira i kishte përpara. Por ndarja e beftë na kujton që jeta nuk varet vetëm nga planet dhe ambiciet tona.
Ikja e parakohshme e Bogdanit, përtej dhimbjes së madhe për familjarët dhe miqtë, është një zile alarmi për këdo, e veçanërisht për njerëzit e angazhuar në sherbimin publik.
Ky moment na kujton një të vërtetë universale, të pranuar në librat e shenjte si në Kuran ashtu edhe në Bibël.
“Pasha kohën! Me të vërtetë njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe që këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe për durimin (Kuran, 103:1-3).
Në Bibël, Predikuesi 3:1-2 thotë:

“Gjithçka ka kohën e vet dhe çdo gjë nën qiell ka momentin e vet. Ka kohë për të lindur dhe kohë për të vdekur, kohë për të mbjellë dhe kohë për të korrur.”
Kuptimi i jetës është një nga pyetjet më të vjetra dhe më të thella që njerëzimi ka shtruar ndër shekuj.
Shkrimet e shenjta, kuptimin e jetës e shtrijnë përtej objektivave materiale!
Kuptimi i jetës është një nga pyetjet më të vjetra dhe më të thella që njerëzimi ka shtruar ndër shekuj. Greket e lashtë e shoshiten gjatë pyetjen dhe arriten në përgjigjen: “kërko lumturinë”
Mësimi nga shkrimet e shenjta dhe urtësitë e lashta është i qartë: kuptimi i jetës nuk është thjesht ajo që duam/arrijmë, por tek fjala e mire, mirësia dhe emri i mirë që lëmë pas.
Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu që asnjeherë nuk foli një “fjalë të keqe”
Një frymë larg e ka njeriu vdekjen, por harron…/LUTFI DERVISHI

The post Sot je, nesër s’je! appeared first on iconstyle.al.

Çfarë ndodhi me Matthew McConaughey? Fansat e tij të shqetësuar

By: gaze tare
19 September 2024 at 13:01

Një nga më të dashurit e Hollivudit, aktori Matthew McConaughey së fundmi u shfaq me gruan e tij Camila Alves në një event gala dhe pamja e tij e rraskapitur dhe sjellja e çuditshme shqetësoi fansat në mbarë botën, shkruan The Daily Mail. Përkatësisht, disa pohojnë se hunda e tij ka një formë tjetër dhe se sytë i kanë ndryshuar ngjyrë. Të tjerët u shqetësuan më shumë për sjelljen e tij pasi aktori ishte shumë serioz dhe pa humor teksa pozonte për fotografët, gjë që është shumë e pazakontë për të pasi ai njihet për humorin dhe karizmën e tij të madhe.

Disa besojnë se për gjithçka është fajtor droga “ozempik”, ndërsa të tjerë besojnë se roli i tij i ri është arsyeja e fytyrës së tij të rraskapitur dhe humbjes së peshës. Madje disa shkojnë deri aty sa thonë se nuk është aspak aktori i njohur. Por Reza Nassab, një specialist i kirurgjisë plastike dhe rindërtuese dhe estetike në Mançester, tha për Daily Mail se aktori humbi shumë peshë në vend që t’i nënshtrohej një operacioni plastik për të ndryshuar fytyrën.

“Unë mendoj se ndryshimi në madhësinë dhe formën e hundës dhe faqeve të tij të holla mund t’i atribuohet humbjes së peshës. Kur dikush humbet shumë peshë, zvogëlimi i yndyrës së fytyrës mund t’i bëjë tiparet e tyre të duken më të përcaktuara dhe më të spikatura, përfshirë hundën.”shpjegoi Nasab.

The post Çfarë ndodhi me Matthew McConaughey? Fansat e tij të shqetësuar appeared first on iconstyle.al.

Tension dhe debat në studion e “Wake Up”, Kostana Morava: Pusho!

By: gaze tare
19 September 2024 at 12:54

Kostana Morava ishte mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku nuk i ndali akuzat për Erjona Rusin, duke vazhduar të pretendojë se intervista e saj është tjetërsuar. Ajo tha se u vetëftua në “Wake up” pas intervistës së djeshme të Erjona Rusit, kur sipas saj duhet të ishte edhe ajo e ftuar për një përballje. Intervista nisi me tension pasi Kostana pyeti se pse nuk u ftua dje përballë Erjonës, ndërsa Blendi Salaj ia ktheu se kishte frikë mos rriheshin.

 

Kostana iu kthye me tone të ashpra edhe dy moderatoreve të tjera, Neada Muçajt dhe Enxhi Nasufit, së cilës i tha edhe të pushonte.

Pusho, të lutem Enxhi. Mos bëj zhurmë të lutem se është mëngjes, sa jam zgjuar. Unë kam ardhur për ty Blendi, e nuk do vi më! Për ty kam ardhur, gocat s’i njoh fare. Nëse ju do donit të më merrnit në pyetje duhet të më merrnit dje, jo sot”, -u shpreh Kostana, ndërsa Enxhi u mundua ta ndërpriste duke i thënë se ajo është moderatorja e programit.

Blendi, a ka mundësi apo të çohem të iki. Se s’kam ardhur të them çfarë do Enxhi të them, por kam ardhur të them çfarë dua të them e do iki”, -u shpreh Kostana, duke injoruar Enxhin.

Më tej, ajo vazhdoi duke akuzuar Erjonën dhe duke mohuar ta ketë quajtur “prostitutë mediatike”.

“Më vjen turp të gjendem në Top Channel, para gazetarëve, jo ju, por Erjona Rusi është fenomen tashmë dhe çdo lloj abuzimi dhe tjetërsimi që do bëhet do e quaj Erjona Rusi këtej e tutje. Jo nuk e kam quajtur prostitutë, është gënjeshtër. Hape lexoje! Kush tha që e kam shkruajtur për Erjonën? Më vjen keq që ti nuk kupton. Është fenomeni, nuk është Erjona Rusi”, u shpreh ajo.

 

Në fund, Kostana shtoi se luftën nuk e ka me Erjonën, por me gazetarët dhe me abuzimin që gazetarët i bëjnë pozicionit të tyre. Ndërsa Kostana vazhdonte të fliste, Bledi e mbylli intervistën me fjalët:

“]

The post Tension dhe debat në studion e “Wake Up”, Kostana Morava: Pusho! appeared first on iconstyle.al.

Florence Pugh thyen heshtjen për komentet ‘e këqija’ për peshën e saj

By: gaze tare
19 September 2024 at 10:47

Florence Pugh theu heshtjen për komentet që mori online për peshën e saj.

Në një bisedë të fundit me British Vogue, aktorja 28-vjeçare zbuloi se si u ndje kur u përball me komente negative për trupin e saj.

Është shumë e vështirë,” tha aktorja e We Live in Time për kopertinën e tetorit. “Është vërtet e dhimbshme të lexosh se njerëzit janë të neveritshëm për vetëbesimin tim ose tregohen të keq për peshën time. Nuk ndihet kurrë mirë. E vetmja gjë që kam dashur gjithmonë të arrij ishte që të mos shisja kurrë dikë tjetër, diçka që nuk jam unë vërtet”.

Aktorja Florence Pugh ka thënë se “ngacmimi ndikoi” tek ajo dhe ish i dashuri Zach Braff po ashtu. Braff është një aktor që ka luajtur si zëri i Chicken Little dhe është shfaqur në Scrubs dhe Cheaper By The Dozen. Pugh tha se ishte “shumë e vështirë” për të lexuar komentet në kanalet e saj të mediave sociale. Ajo shtoi: “(Interneti) është një vend shumë i poshtër. Është me të vërtetë e dhimbshme të lexosh se njerëzit janë të neveritshëm për vetëbesimin tim ose të neveritshëm për peshën time. Nuk ndihem kurrë mirë. E vetmja gjë që kam dashur gjithmonë të arrija ishte të mos shisja kurrë dikë tjetër.”

The post Florence Pugh thyen heshtjen për komentet ‘e këqija’ për peshën e saj appeared first on iconstyle.al.

Tradhtia është shkaku më i mundshëm i ndarjes për këto gjashtë çifte të zodiakut

By: gaze tare
19 September 2024 at 10:30

Dashi me Demin
Njërin e drejton Marsi, tjetri Venusi, është e logjikshme që mes tyre të ketë një tërheqje të fortë. Mirëpo, Demi shpesh e keqkupton temperamentin e Dashit dhe mendon se po e shan atë. Sado e çuditshme të duket, është ai që do të mos besojë, duke kërkuar siguri diku tjetër.

Binjakët me Peshoren
Duke qenë se të dy janë shenja ajrore, kur të takohen do të magjepsin njëri-tjetrin. Përveç kësaj, Peshorja kënaqet me zgjuarsinë, humorin dhe shoqërueshmërinë e Binjakëve. Megjithatë, për disa arsye ajo beson se është e ndërsjellë dhe këmbëngul në një model marrëdhënieje që për Binjakët është e papajtueshme. Kjo mund të shkaktojë me të vërtetë tension në marrëdhënie dhe një tendencë për të kërkuar një partner të ri në të dyja anët, ndërkohë që është ende herët dhe nuk ka lidhje emocionale.

Gaforrja me Bricjapin
Dy shenjat e kundërta, për të cilat raportet astrologjike shpesh thonë se janë çifti perfekt. Por nuk është kështu, ose të paktën nuk duket nga rezultati. Mes tyre ka qartë një tërheqje, megjithatë, nëse bëhet fjalë për një grua Bricjap me një burrë Gaforre, i pari është ngopur me ankimet e të dytit ose duke mos qenë në gjendje të përmbushë pritshmëritë e tij, pasi thellë brenda vetes ajo kërkon një amvise të lumtur. nënë dhe kuzhinier, kështu që ka shumë gjasa që ta shpërndani së shpejti. Cili prej tyre do të mohojë? Tabloja anon drejt… Kancerit. (Oh!)

Luani me Shigjetarin
Në këto dy shenja zjarri do të ketë tërheqje automatike, por edhe… xhelozi. Luani dëshiron të ketë vëmendjen e plotë të Shigjetarit, i cili është vazhdimisht në lëvizje me interesat e tij të shumta dhe me njerëzit me të cilët shoqërohet. Është vetëm çështje kohe para se dashuria e tyre të përfundojë në luftë. Pavarësisht kimisë mes tyre, Shigjetari është ai që do ta bëjë atë për gjëra të tjera, më të bukura, më të mëdha.

Akrepi me Peshqit
Ju besoni se këto dy shenja janë një dyshe e përkryer me njëra-tjetrën, por pasioni mes tyre nuk do të thotë që në një moment nuk do ta çojë njërën prej tyre drejt tradhtisë. Realiteti është se ata janë të fshehtë, i mbajnë gjërat për vete dhe janë Peshqit ata që do të ndiejnë së pari presionin, pasi shqyrtimi i vazhdueshëm, akuzat dhe mungesa e besimit të Akrepit do ta shtyjnë atë të justifikojë frikën e tij.

Ujori me Virgjëreshën
Kanë karakteristika të ndryshme, por të ngjashme, prandaj edhe tërheqja e drejtpërdrejtë sidomos e Ujorit ndaj Virgjëreshës, e cila e ka këtë diçka që e acaron, por nuk e emocionon sepse është ndryshe nga ai. Megjithatë, Virgjëresha nuk e vlerëson spontanitetin e Ujorit, as prirjen e tij miqësore ndaj të gjithëve, madje edhe ndaj ish-ve, kështu që bezdisja nuk do të vonojë. Dhe po, ai që është më i lehtë për t’u dorëzuar dhe për të mos besuar është Ujori.

The post Tradhtia është shkaku më i mundshëm i ndarjes për këto gjashtë çifte të zodiakut appeared first on iconstyle.al.

Reagim i papritur! Cilët janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjo?

By: gaze tare
19 September 2024 at 09:55

Reperi i njohur Getinjo ka bërë një reagim të papritur në rrjete sociale. Në llogarinë e tij personale të Instagram-it ai ka ndarë një fotografi së bashku me Mozzik teksa përbri shkruan për “armiq” që gjithmonë janë munduar t’i bëjnë keq atij dhe vëllait po ashtu.

“I kemi mbijetuar shum kurthave, shumë dhelprave në formë njeriu, shumë dashakeqi që ka bërë plane me na njëllos dhe me na thy. Sa më i fortë të bëhesh aq më shumë të vinka armiku. Por nganjëherë armiku harron që frikë kemi vetëm Zotin dhe vetëm atij i nënshtrohemi. Ecni me kujdes sepse kujdesi ju ruan nga ta që nuk kanë kujdes”-shkruan Getinjo.

Por për cilët armiq e ka fjalën vallë?

The post Reagim i papritur! Cilët janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjo? appeared first on iconstyle.al.

Ndërron jetë 30 vjeçarja pasi u sulmua nga një peshkaqen

By: gaze tare
19 September 2024 at 09:21

Një grua gjermane vdiq pasi u sulmua nga një peshkaqen në Oqeanin Atlantik midis Ishujve Kanarie të Spanjës dhe Afrikës Perëndimore të hënën, 16 shtator, sipas Reuters , CNN dhe Deutsche Welle.

Gruaja 30-vjeçare – e cila nuk është identifikuar publikisht – po udhëtonte si anëtare e ekuipazhit në një anije britanike, catamaran Dalliance Chichester, sipas The Telegraph . Të shtunën, më 14 shtator, anija kishte lundruar drejt jugut nga kryeqyteti i Gran Canaria, Las Palmas de Gran Canaria.

Dy ditë më vonë, ajo po notonte pranë katamaranit kur u sulmua nga një peshkaqen që i kafshoi njërën nga këmbët, thanë autoritetet. Pasi humbi këmbën, ajo pësoi një atak në zemër, raportuan mediat.

The post Ndërron jetë 30 vjeçarja pasi u sulmua nga një peshkaqen appeared first on iconstyle.al.

Zbulohet vendndodhja e Diddy një ditë para arrestimit të tij

By: gaze tare
19 September 2024 at 09:16

Sean “Diddy” Combs u pa në Central Park një ditë para arrestimit të tij për trafikim seksual.

Reperi, 54 vjeç, u fotografua duke luajtur me miqtë në parkun e qytetit të Nju Jorkut rreth orës 18:00 të dielën, 15 shtator. Sipas avokatit të tij Marc Agnifilo, Combs ishte zhvendosur në qytetin e Nju Jorkut dy javë përpara se të dorëzohej në Prokurorët e qarkut të SHBA.

Dalja e muzikantit erdhi vetëm një ditë para se ai të arrestohej për trafik seksual, shantazh dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion në Park Hyatt në Manhattan të hënën, më 16 shtator, sipas një aktakuze federale. Manjati i muzikës u arrestua në orën 20:25.

The post Zbulohet vendndodhja e Diddy një ditë para arrestimit të tij appeared first on iconstyle.al.

Tragjike në Has! Banesa përfshihet nga flakët, ndërrojnë jetë nënë e bir

By: gaze tare
19 September 2024 at 09:01

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Has ku nënë e bir kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në në fshatin Nikoliq të Hasit.

Në shtëpi jetonte një familje. Djali i shtëpisë Rexh Lushi ka lajmëruar zjarrfikësen e cila është nisur drejt vendngjarjes që është 8 km larg Hasit në një rrugë me kalldrëm.

Ndërkohë zjarri kishte marrë përmasa dhe Rexh Lushi pasi ka shpëtuar bashkëshorten është futur në shtëpi për të nxjerrë nënën e bllokuar mes flakëve. Zjarrfikësit kanë gjetur vetëm trupin e Time Lushit dhe po punohet për gjetjen e djalit të saj. Dyshohet se shkak është bërë një pakujdesi e familjarëve, të cilët mendohet se kanë harruar një ngrohëse ndezur.

The post Tragjike në Has! Banesa përfshihet nga flakët, ndërrojnë jetë nënë e bir appeared first on iconstyle.al.

Dedikimi rrëqethës i Edlirës për Gertin, Arbana Osmani: S’di sa qava!

By: gaze tare
19 September 2024 at 08:25

Arbana Osmani është shfaqur e prekur nga dedikimi rrëqethës i Edlira Çepanit, për bashkëshortin e saj Gerti Bogdani.

Gerti u nda nga jeta ditën e djeshme në një moshë të re, 44-vjeçare. Ikja e tij ishte e papritur dhe marrë shkas nga kjo, moderatorja Arbana Osmani ka gjetur mundësinë për të përcjellë një mesazh për të gjithë:

“Nuk di sa qava me mesazhin e Edlirës për Gertin. Nuk e kam njohur Gertin personalisht por më erdhi shumë keq kur mësova lajmin paradite. Nuk kemi kohë. Tregojini atyre që doni, sa shumë i doni! Çdo ditë!”

The post Dedikimi rrëqethës i Edlirës për Gertin, Arbana Osmani: S’di sa qava! appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Enjte 19 Shtator 2024

By: gaze tare
19 September 2024 at 07:55

Dashi

Kjo e enjte do të sjellë një sërë të rejash për ju. Megjithatë yjet parashikojnë që me gjasë do të humbni mendjen, pas një dashurie të pamundur. Për gjithë ata që e kanë eksperiencë të dytë, këshillohet që të mos bëjnë për të dytën herë të njëjtin gabim.

Demi

Gjatë kësaj dite ka shumë mundësi që çdo dëshirë e juaja të manifestohet me sjellje provokuese. Tregohuni të kujdesshëm sidomos në vendin e punës. Në sferën e ndjenjave, planetet parashikojnë marrjen e vendimeve të papritura.

Binjakët

Gjatë kësaj dite mund të përfshiheni në debate me familjen tuaj, lidhur me çështje ekonomike. Në fushën e ndjenjave, parashikohet një zhgënjim i vogël. Ndërsa në sferën profesionale, duhet të shmangni investimet gjatë kësaj të enjteje.

Gaforrja

Nëse jeni në kërkim të partnerit/es ideale, gjatë kësaj dite mund të nisni një raport me një person të cilin e pëlqeni, dhe që do e ndjeni mjaft afër. Në sferën profesionale, parashikohen përmirësime të ndjeshme! Këshilla për ju është, që të mirëprisni çdo mundësi që do ju ofrohet.

Luani

Gjatë kësaj dite do të jeni me shumë fat në sferën profesionale dhe do të çoni deri në fund një punë shumë të rëndësishme. Ndërsa nëse jeni në kërkim të një angazhimi të ri, do të merrni një përgjigje pozitive. Në fushën e ndjenjave, parashikohen zhvillime pozitive.

Virgjëresha

Një çështje personale do ju përhumbë tërësisht dhe nuk do keni kohë për të menduar për gjëra praktike. Në sferën profesionale, parashikohen luhatje të vazhdueshme humori. Sa i takon fushës së ndjenjave duhet të bëni kujdes të mos përballeni me kritika, si pasojë e sjelljes suaj.

Peshorja

Ndjenjat gjatë kësaj dite rrezikojnë që t’iu përhumbin. Duhet të veproni në momentin e duhur dhe jo në bazë të instinkteve tuaja, sidomos në vendin e punës. Në dashuri, idetë tuaja do të përputhen plotësisht me ato të partnerit/es.

Akrepi

Gjatë kësaj dite do të jeni të përfshirë nga shqetësime lidhur me punën por jo vetëm. Në fushën e ndjenjave do të vendosni ta kaloni mbrëmjen në shtëpi, në shoqërinë e njerëzve tuaj më të dashur.

Shigjetari

Duhet të veproni me diplomaci, nëse doni të bëni për vete një person që e keni shumë përzemër. Në sferën profesionale do të keni shumë angazhime, të cilat do ju përhumbin.

Bricjapi

Ndikimet e planetëve gjatë kësaj dite parashikojnë disa vështirësi për të kaluar në sferën profesionale. Një dinakëri me të cilën do të përballeni do bëjë që ta keni të vështirë gjetjen e gjuhës së përbashkët me kolegët, shkruan noa.al. Në sferën profesionale, temperamenti juaj do ju përfshijë në një reagim impulsiv.

Ujori

Gjatë kësaj dite parashikohet një menaxhim i detajuar lidhur me një situatë që ju ka stresuar. Në punë, nuk do të shkëlqeni. Ndërsa në dashuri duhet të bëni më shumë, për të tërhequr partnerin/en.

Peshqit

Kjo e enjte sjell ndryshime të bujshme për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen njohje dhe shkëndija të reja. Pozitive do të jetë dita edhe për çiftet e konsoliduara prej vitesh. Afrimi i festave do ju ndihmojë që të bëni qartësi me veten tuaj.

The post Horoskopi ditor, e Enjte 19 Shtator 2024 appeared first on iconstyle.al.

❌
❌