Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Kamioni përplaset me një automjet në aksin “Krahës-Memaliaj”, 4 të lënduar

19 September 2024 at 15:15

Një aksident është shënuar mesditën e së enjtes në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, ku një kamion është përplasur me një automjet tip “Volksëagen”, që drejtohej nga një 25 vjeçar polak.

Si pasojë janë dëmtuar katër pasagjerë të automjetit tip “Volkswagen”, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të aksidentit./abcnews.al

U ekstradua nga Kolumbia në Shqipëri/ Kush është Admir Tutaj, i riu që trafikonte armë drejt Britanisë së Madhe

19 September 2024 at 14:48

TIRANË- Personi që shihni në foto është Admir Tutaj, i cili u ekstradua këtë të enjte nga Kolumbia për llogari të autoriteteve shqiptare.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, konkretisht për  “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”.

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të riun.

Në prill të vitit 2023, Policia e Shtetit ndërmori një aksion në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit duke zbuluar fije të veprimtarisë kriminale të Admir Tutaj.

Në mjetin furgon tip Benz me targa “KS 15 MZN” u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal armësh të fshehura në një tavolinë druri në cilësinë e provës materiale si: 6  armë zjarri pistoletë “GLOCK” me numra serie të fshira, një armë zjarri pistoletë “HERSTAL” me nr. . 1534 P.1 arme “BROWNING” me nr. 2205, një sasi e konsiderueshme municioni dhe aksesorësh për armë të lehta.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi Admir Tutaj, në bashkëpunim me pesë persona të tjerë kishin siguruar këto armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe./ abcnews.al

Policia franceze qëllon për vdekje dy civilë në Kaledoninë e Re

19 September 2024 at 13:59

Të paktën dy civilë u qëlluan për vdekje në përleshjet e reja midis vendasve të Kaledonisë së Re dhe forcave franceze të sigurisë.

Përleshjet e reja shpërthyen mbrëmë kur forcat e policisë u përpoqën të hynin në fshatin Saint Louis pranë kryeqytetit Noumea, njoftuan mediat lokale.

Me këtë, numri total i vrasjeve në Kaledoninë e Re u rrit 13, përfshirë dy pjesëtarë të sigurisë, që kur dhuna filloi në maj.

Policia njoftoi se po zhvillonte një mision për të “arrestuar dhe marrë në pyetje disa individë të kërkuar dhe të dyshuar si të implikuar në vepra kriminale”. Në koloninë franceze janë shënuar trazira masive për shkak të një reforme zgjedhore e cila u mundëson pjesëmarrje në zgjedhjet lokale banorëve francezë që qëndrojnë për një afat më të gjatë.

Franca shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe vendosi forca shtesë për të ndihmuar në rivendosjen e rendit ndërsa ka shpallur edhe orë policore për të penguar çdo kryengritje.

Mes përpjekjeve për dialog, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi më 12 qershor pezullimin e planit shumë të kontestuar të reformës zgjedhore në Kaledoninë e Re.

Projektligji, i cili ka shkaktuar dhunë të gjerë që nga 13 maji, do t’u jepte të drejtën e votës në zgjedhjet lokale shtetasve francezë që kanë banuar në ishull për të paktën 10 vjet.

Ky propozim është pritur me kundërshtim të fuqishëm nga popullsia vendase e Kanakëve, të cilët druajnë se ndryshime të tilla do të zvogëlojnë ndikimin e tyre elektoral.

Lamtumirë Gert Bogdani! Ish-deputeti i PD përcillet me homazhe, u nda nga jeta pas një arresti kardiak

19 September 2024 at 12:50

TIRANË-Lamtumirë Gert Bogdani! Ish-deputeti i Partisë Demokratike u përcoll këtë të enjte me homazhe për në banesën e fundit. Trupi i tij, siç kanë njoftuar familjarët, do të prehet në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Prej orës 10:00, Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert për homazhe për ish-deputetin demokrat Gerti Bogdani. Ai humbi jetën një ditë më parë në mënyrë të beftë për shkak të një ataku kardiak në moshën 44-vjeçare.

Në vitin 2009, Bogdani hyri në Parlament si deputet i PD, duke qenë ligjvënësi me i ri i legjislaturës dhe qëndroi për dy mandate.

Në Partinë Demokratike është aktivizuar gjerësisht edhe si drejtues i Forumit Rinor dhe tentoi pa sukses të kandidonte për bashkinë e Tiranës në vitin 2023.

Liderë politikë dhe kolegë të të gjitha krahëve, vlerësuan figurën e tij dhe shprehen ngushëllime për ndarjen e tij të hershme nga jeta.

Kush ishte Gerti Bogdani

Gerti Bogdani (lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë), politikan shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Pasi mbaroi shkollën e mesme, me rezultate të shkëlqyera dhe “Medalje Ari”, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’, gjithashtu me medalje ari.

Pas përfundimi të studimeve Bogdani u rikthye në Shqipëri, ndërsa filloi karrierën profesionale në fushën akademike, ndërsa themeloi dhe drejtoi rrjetin e Studentëve Shqiptarë në Botë.

Në vitin 2007, Bogdani bëhet pjesë e politikës. Ai kandidoi në siglën e Partisë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.

Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë”. Ndërsa në në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i kësaj organizate, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave. Në 2022 Bogdani garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës, në zgjedhjet vendore të 2023. Gjatë angazhimit të tij politik, ai i ka dhënë gjithnjë zë nisma politike për mbrojtjen e vlerave të qytetarisë dhe trashëgimisë së Tiranës, qyteti ku u lind dhe u rrit./ abcnews.al

Kryeministri polak: Nëse shihni ushtarë gjermanë, mos bëni panik! Po na ndihmojnë me përmbytjet

19 September 2024 at 12:47

Qyteti i tretë më i madh i Polonisë, Wroclaw, po përgatitej për kulmin e ujërave të përmbytjeve të enjten, me indikacione të hershme që mbrojtja e tij po qëndronte e qëndrueshme, pasi përmbytjet më të këqija në të paktën dy dekada shkatërruan Evropën Qendrore këtë javë.

Vala e përmbytjeve që ka goditur rajonin kufitar polako-çek që nga fundjava arriti në Wroclaw gjatë natës, por fillimisht nuk pati shenja të dëmeve serioze.

“Është shumë herët të njoftojmë se përmbytjet në Wroclaw kanë tejkaluar çdo pritshmëri”, u shpreh kryeministri polak Donald Tusk, në takimin që zhvilloi me ekipin  e menaxhimit të krizave.

E ushtria ka njoftuar se 16 mijë pjesëtarë po ndihmojnë rajonin së bashku me policë dhe mijëra vullnetarë. Në ndihmë atyre u kanë dalë edhe ushtarët gjermanë, gjë që i dha pak hapësirë kryeministrit polak të sillte një situatë “disi relaksi”

“Nëse shihni ushtarë gjermanë, mos bëni panik. Kanë ardhur për të na ndihmuar”, tha Tusk para të pranishmëve.

Gjermania naziste e Adolf Hitlerit pati pushtuar Poloninë në vitin 1939 së bashku me Bashkimin Sovjetik, duke aneksuar dhe ndarë vendin midis tyre, duke shkaktuar Luftën e Dytë Botërore.

Homazhe ish-deputetit Bogdani/ Grupi Parlamentar i PS, nderime në ceremoninë e lamtumirës

19 September 2024 at 11:46

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka zhvilluar homazhe për nder të Gerti Bogdanit, ish-deputetit të Partisë Demokratike, i cili humbi jetën mesditën e së mërkurës si pasojë e një arresti kardiak.

Më herët zhvilloi homazhe dhe kreu i Shtetit, Bajram Begaj.

Ai u nderua dhe u kujtua nga kolegë, miq, shokë dhe simpatizantë të tjerë të Partisë Demokratike. Gerti Bogdani në rolin e tij si politikan spikati me urtësinë dhe intelektin që e karakterizonte.

Kush ishte Gerti Bogdani

Gerti Bogdani (lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë), politikan shqiptar, ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Pasi mbaroi shkollën e mesme, me rezultate të shkëlqyera dhe “Medalje Ari”, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’, gjithashtu me medalje ari.

Pas përfundimi të studimeve Bogdani u rikthye në Shqipëri, ndërsa filloi karrierën profesionale në fushën akademike, ndërsa themeloi dhe drejtoi rrjetin e Studentëve Shqiptarë në Botë.

Në vitin 2007, Bogdani bëhet pjesë e politikës. Ai kandidoi në siglën e Partisë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.

Gjate kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë”. Ndërsa në në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i kësaj organizate, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave. Në 2022 Bogdani garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës, në zgjedhjet vendore të 2023. Gjatë angazhimit të tij politik, ai i ka dhënë gjithnjë zë nisma politike për mbrojtjen e vlerave të qytetarisë dhe trashëgimisë së Tiranës, qyteti ku u lind dhe u rrit./ abcnews.al

 

/ abcnews.al

Presidenti Begaj kryen homazhe në nder të ish-demokratit Gerti Bogdani

19 September 2024 at 11:37

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar homazhe në nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Ai u nda nga jeta të mërkurën pasi pësoi një arrest kardiak.

Homazhet për ish-demokratin do vijojnë deri në orën 12:00.

Të shumtë ishin kolegë, miq, shokë dhe qytetarë, të cilët iu drejtuan sallës së Kuvendit të Shqipërisë për të nderuar ish-deputetin, i cili spikati me protagonizmin dhe angazhimin e tij qytetar./ abcnews.al

Gjendet fajtor për abuzim seksual, ish-agjenti i CIA-s dënohet me 30 vjet burg

19 September 2024 at 11:26

Një oficer i CIA-s i cili drogoi, fotografi dhe abuzoi seksualisht afro 30 gra në mbarë botën, është dënuar me 30 vite burgim.

Brian Jeffrey Raymond, ish-praktikant i Shtëpisë së Bardhë, i joshte gratë që takonte në aplikacionet e takimeve, përfshirë Tinder, duke i dërguar në banesën e tij të dhënë me qira nga qeveria, ku i drogonte ato ndërsa u shërbente verë dhe ushqime.

48-vjeçari kalonte orë të tëra duke pozuar me viktimat e tij që ishin pa vetëdije dhe lakuriq, të cilat i fotografonte dhe i keqtrajtonte.
Është zbuluar se në librarinë e tij janë gjetur mbi 500 fotografi. E gjykatësit thanë se sulmet e tmerrshme datojnë nga 2006, ku gjatë karrierës së tij ai u përcoll me postime nga Meksikë, Peruja dhe vende tjera.
“Është e sigurt të thuhet se ai është një grabitqar seksual”, tha gjyqtarja e lartë amerikane Colleen Kollar-Kotelly, duke vendosur dënimin e plotë që prokurorët kishin kërkuar në Uashington të mërkurën.

“Do të kesh kohë të gjatë të mendosh për këtë”, shtoi ajo.

Si pjesë e gjykimit, gjykata urdhëroi atë të paguaj nga 10 mijë dollarë për secilën nga 28 viktimat e tij.

Përmbytjet në Evropën qendrore, shkon mbi 20 numri i viktimave

19 September 2024 at 11:04

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha në Evropën Qendrore është rritur në të paktën 23, sipas të dhënave të fundit pasi u konfirmua një tjetër fatalitet.

Në Republikën Çeke, Ministri i Brendshëm Vit Rakušan njoftoi vdekjen e pestë. Të paktën tetë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, përfshirë pasagjerët e një makine që u përplas nga një lumë i fryrë.

Përmbytjet kanë shkaktuar shkatërrim të gjerë në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore ditët e fundit. Në Republikën Çeke, zona më e goditur ishte ajo lindore, afër kufirit me Poloninë.

Presidenti Petr Pavel ka vizituar tani zonat e përmbytura, duke përfshirë qytetin turistik të prekur keq të Jeseník në vargun malor Jeseník.

Ai vlerëson se do të duhen vite për të riparuar dëmet. Në Jeseník, qendra e qytetit ishte zhytur ndonjëherë nën disa metra ujë, me shumë ndërtesa të shembura ose të rrënuara për shkak të paqëndrueshmërisë strukturore.

Ndërkohë, në Elba në Boheminë Veriore, jo shumë larg kufirit gjerman, situata është lehtësuar.

Vala e pikut të lumit kapërceu Ústí nad Labem në një nivel uji prej pak më shumë se 6.8 metra – para stuhisë, ishte matur mesatarisht rreth 2 metra.

Gjermania mohon të ketë pezulluar lejet për eksportin e armëve në Izrael

19 September 2024 at 10:43

Qeveria gjermane ka mohuar pretendimet se ka pezulluar lejet për eksportin e armëve në Izrael – pavarësisht raporteve që qarkullojnë se eksportet nga Gjermania kanë ngecur.

“Nuk ka asnjë ndalim për eksportet e armëve në Izrael dhe nuk do të ketë asnjë ndalim”, tha një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Ekonomisë. Zëdhënësi shtoi se qeveria vendos për eksportet e armëve rast pas rasti, duke marrë parasysh ligjin humanitar dhe situatën aktuale midis Izraelit dhe Hamasit.

Raporte të tjera janë shfaqur duke pretenduar se qeveria gjermane ka ndryshuar pozicionin e saj për furnizimin e Izraelit me armë.

Bëhet e ditur se që nga marsi, nuk janë lëshuar më leje për eksportet e armëve, me numrat në rënie duke vënë në mënyrë efektive të gjitha shitjet në pritje

Gjithashtu, vëllimet e eksporteve kanë rënë ndjeshëm që nga viti i kaluar – nga 326 milionë euro në 14.5 milionë euro në gusht të këtij viti.

Këshilli Federal i Sigurimit i Gjermanisë – i cili mblidhet në fshehtësi dhe kryesohet nga kancelari gjerman Olaf Scholz – zakonisht miraton eksportet e armëve, duke përfshirë ato në Izrael.

Siç raportohet, në fillim të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në tetor të vitit të kaluar, Gjermania i dha Izraelit një eksport armësh në një vlerë totale prej 326 milionë euro.

Megjithatë, siç raportohet nga gazeta hetimore izraelite Shomrim, mbështetja nuk u përsërit në fillim të vitit 2024. Scholz më parë ka qenë i kujdesshëm në lidhje me konfirmimin nëse Gjermania do të vazhdojë të furnizojë me armë Izraelin.

Ndërsa në fund të korrikut, ai tha se Gjermania nuk kishte marrë një vendim nëse do të furnizonte Izraelin me armë pas një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila arriti në përfundimin se Izraeli kishte shkelur ligjin ndërkombëtar përmes operacioneve të tij në territoret palestineze.

“Të përgatitemi për atë që na pret”, Rama në Bruksel: Po avokojmë të jemi edhe në Parlamentin Evropian

19 September 2024 at 09:52

BRUKSEL- Kryeministrit i vendit, Edi Rama, në konferencë me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke tha se Shqipëria dëshiron të ketë ekipin e saj Në Parlamentin Evropian, për t’u përgatitur për atë që e pret, siç është integrimi në BE.

Ai theksoi  se si Basjkimi Evropian ashtu dhe vendet aspirante për t’u bërë pjesë e asaj familjeje janë të kënaqura me punën që po bëhet.

“Të dyja palët po buzëqeshin, askush nuk është nervoz dhe të gjithë janë të kënaqur për punën që është bërë. Diçka po ndryshon, kjo në sajë të vullnetit të mirë të Brukselit. Kemi planin e rritjes dhe po bëjmë diskutimin për integrimin gradual në BE. Ne po po avokojmë të jemi edhe në PE, sigurisht jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës, por me ekipe që do të përgatiten për atë që na pret”, tha Rama.

Në kërkim nga Kosova, kapen në Tiranë dy persona të dënuar për trafik narkotikësh

19 September 2024 at 09:32

TIRANË– Arrestohet 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Pas prangosjes në Tiranë, autoritetet do të nisin procedurat për ekstradimin e tyre drejt Kosovës.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, në gusht të këtij viti i i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./ abcnews.al

OKB miraton rezolutën: T’i jepet fund pushtimit izraelit brenda 12 muajve

19 September 2024 at 09:23

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese rezolutën që bën thirrje për t’i dhënë fund pushtimit “të paligjshëm” të Izraelit në territoret palestineze brenda 12 muajve.

Rezoluta, e cila u drejtua nga Palestina, u miratua me konsensus dërrmues me 124 shtete anëtare që votuan pro, 14 kundër dhe 43 abstenime.

E bashkësponsorizuar nga Türkiye së bashku me më shumë se 50 shtete anëtare, rezoluta thekson që pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë vendimet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) dhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Duke vënë në dukje se vendbanimet kolone izraelite shkelin gjithashtu ligjin ndërkombëtar, rezoluta pohon se populli palestinez ka të drejtën e vetëvendosjes sipas Kartës së OKB-së.

Ajo ripohoi se çështja e Palestinës është “përgjegjësi e përhershme e Kombeve të Bashkuara” derisa të zgjidhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ndërsa thekson nevojën urgjente që Izraeli t’i japë fund okupimit të tij që filloi në vitin 1967.

Më tej, rezoluta i bën thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të paraqesë një raport mbi zbatimin e rezolutës brenda tre muajve nga miratimi i saj.

Lëvizte i armatosur, pranga 31-vjeçarit në Tiranë

19 September 2024 at 09:05

TIRANË- Një 31-vjeçar nga Gjirokastra, i cili lëvizte i armatosur është arrestuar në kryeqytet.

I riu u ndalua në rrugën “Bajram Curri” dhe pas kontrollit në automjetin tip “Audi” iu gjet një pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Autoritetet sekuestruan armën në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat celular. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë së të riut./ abcnews.al

BE propozon ndalimin e duhanpirjes në hapësira të jashtme

19 September 2024 at 07:58

Bashkimi Europian ka propozuar ndalimin e duhanpirjes dhe përdorimit të cigareve elektronike në hapësira të jashtme si tarracat e restoranteve, parqet e lojërave dhe pishinat, për të mbrojtur shëndetin publik dhe veçanërisht atë të fëmijëve.

Komisioni Evropian synon të krijojë një “brez pa duhan” deri në vitin 2040, duke zgjatur kufizimet aktuale për cigaret tradicionale edhe për pajisjet elektronike dhe produktet e reja të duhanit.Duhani është një nga rreziqet më të mëdha për shëndetin në BE, duke shkaktuar rreth 700,000 vdekje në vit./DW

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

19 September 2024 at 07:30

Sipas MeteoAlb Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në terrritorin shqiptar ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër duke sjellë rrebeshe shiu.

Po ashtu; edhe orët e pasdites do të mbeten nën mbizotërimin e kushtete të paqëdrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë dominante, por në
sasi disi më të pakta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 29°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Paralajmërimi i ekspertëve: Inteligjenca Artificiale po përshpejton krizën klimatike

19 September 2024 at 07:15

Nëse kujdeseni për mjedisin, mendoni dy herë për përdorimin e Inteligjencës Artificiale.

Inteligjenca Artificiale gjeneruese përdor 30 herë më shumë energji sesa një motor kërkimi tradicional, paralajmëron studiuesi Sascha Luccioni, i cili është në një mision për të rritur ndërgjegjësimin për ndikimin në mjedis.

I njohur si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botën e inteligjencës artificiale nga revista amerikane “Time” në vitin 2024, shkencëtari kanadez kompjuterik me origjinë ruse është përpjekur të përcaktojë sasinë e emetimeve të programeve si “Chat-GPT” ose “Midjourney”. “për disa vite”.

– Më duket veçanërisht zhgënjyese që inteligjenca artificiale gjeneruese po përdoret për të kërkuar në internet – thekson ajo.

Modelet gjuhësore në të cilat bazohen programet kërkojnë fuqi të madhe kompjuterike për të trajnuar miliarda pika të dhënash, që kërkojnë serverë të fuqishëm. Pastaj është energjia e përdorur për të përmbushur kërkesat e çdo përdoruesi individual.

– Në vend që thjesht të nxjerrin informacion, siç do të bënte një motor kërkimi për të gjetur kryeqytetin e një vendi, për shembull, programet e inteligjencës artificiale gjenerojnë informacione të reja, gjë që e bën të gjithë çështjen shumë më intensive me energji – shpjegon ajo.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, sektorët e kombinuar të inteligjencës artificiale dhe kriptomonedhave konsumuan rreth 460 teravat-orë energji elektrike në vitin 2022 – 2 për qind e prodhimit të përgjithshëm global.

Në vitin 2020, Luciani mori pjesë në krijimin e një mjeti për zhvilluesit për të përcaktuar sasinë e gjurmës së karbonit të prezantimit të një pjese të kodit. Codecarbon që atëherë është shkarkuar mbi një milion herë. Ajo tani është duke punuar në krijimin e një sistemi certifikimi për algoritmet.

Ngjashëm me programin e Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit që cakton vlerësime bazuar në konsumin e energjisë së pajisjeve dhe pajisjeve elektronike, do të bëjë të mundur njohjen e konsumit të energjisë së një produkti të AI në mënyrë që të inkurajojë përdoruesit dhe zhvilluesit të marrin vendime më të mira.

– Nuk marrim parasysh ujin apo materialet e rralla, por të paktën e dimë që për një detyrë të caktuar mund të matim efiçencën e energjisë – tha ajo.

Për të zhvilluar veglën e saj, Luciani po eksperimenton me të në modelet e AI gjeneruese të disponueshme publikisht ose me burim të hapur, por ajo do të donte ta bënte këtë edhe në modelet komerciale nga Google ose Open AI, por ata e bënë nuk dua të pajtohem. Megjithëse Microsoft dhe Google janë zotuar të arrijnë neutralitetin e karbonit deri në fund të dekadës, gjigantët e teknologjisë amerikane panë rritje të emetimeve të gazeve serrë në vitin 2023 për shkak të inteligjencës artificiale: 48 për qind për Google krahasuar me 2019 dhe 29 për qind për Microsoft krahasuar me 2020.

– Po përshpejtojmë krizën klimatike – thotë Luccioni, duke bërë thirrje për transparencë më të madhe nga kompanitë e teknologjisë.

Zgjidhja mund të vijë nga qeveritë që aktualisht “ecin në verbëri”, pa e ditur se çfarë ka në grupet e të dhënave ose si janë trajnuar algoritmet, thotë ajo.

– Kur të kemi transparencë, do të mund të fillojmë miratimin e ligjeve. Është gjithashtu e nevojshme t’u shpjegohet njerëzve se çfarë mund dhe nuk mund të bëjë inteligjenca artificiale gjeneruese dhe me çfarë kostoje – thekson Luccioni.

Në studimin e saj të fundit, ajo tregoi se krijimi i një imazhi me definicion të lartë me ndihmën e inteligjencës artificiale konsumon po aq energji sa ngarkimi i plotë i baterisë së celularit tuaj.

Në një kohë kur gjithnjë e më shumë kompani duan të integrojnë teknologjinë në jetën tonë – me chatbot dhe pajisje të lidhura ose në kërkime në internet – Luccioni mbron “kthjelltësinë e energjisë”.

– Ideja këtu nuk është të kundërshtojmë inteligjencën artificiale, por të zgjedhim mjetet e duhura – dhe t’i përdorim ato me mençuri – thekson ajo.

 

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

19 September 2024 at 07:00

DASHI

Hëna e kundërt sot mund të shkaktojë pak nervozizëm, ndaj përpiquni të qëndroni të qetë në çështjet e zemrës. Në punë, mos bëni gjithçka shumë shpejt: rrezikoni të bëni gabime të shmangshme, ndaj vazhdoni me kujdes.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, ky qiell është i shkëlqyer për dashurinë, por edhe për forcimin e miqësive. Në punë, nëse keni mbjellë mirë, është koha për të korrur frytet: veprimet tuaja të kaluara kanë filluar të sjellin rezultatet e tyre.

BINJAKËT

Me Jupiterin në favorin tuaj, do të arrini të zgjidhni të gjitha problemet e vogla të dashurisë që ju kanë shqetësuar së fundmi. Në punë ju duhet pak më tepër kujdes në gjërat: jini të përpiktë dhe do të merrni rezultate të shkëlqyera.

GAFORRJA

Kjo javë është perfekte për projekte dashurie: nëse po mendoni të bëni hapa përpara, tani është koha e duhur. Në punë dëshironi të bëni më shumë: veproni në përputhje me rrethanat dhe mos kini frikë të guxoni.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, yjet favorizojnë ndjenjat, ndaj shfrytëzojini sa më shumë për të forcuar lidhjet ose për të jetuar përvoja të reja dashurie. Në punë qielli premton mirë, por duhet të vazhdoni të punoni për të parë rezultatet që dëshironi.

VIRGJËRESHA

Nëse jeni ende e pavendosur në dashuri, përpiquni të sqaroni idetë tuaja para se të jetë tepër vonë. Në punë, nëse ka pasur probleme, do të keni mundësi t’i zgjidhni sa më shpejt: qëndroni të fokusuar.

PESHORJA

Ka një stres të akumuluar në dashuri dhe ju mund të jeni veçanërisht të prekur prej tij sot. Në punë ka ende disa probleme për të zgjidhur, por me qetësi dhe përkushtim do arrini t’i kapërceni.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, ka ardhur koha të lini veten të dashuroheni dhe të përjetoni emocione pa kufi. Në punë, nëse keni kaluar një moment krize, tashmë do të mund të rikuperoni dhe të ecni përpara me qetësi më të madhe.

SHIGJETARI

Historitë e dashurisë që lindin në këtë periudhë kanë favorin e yjeve, por nëse nuk jeni të vendosur, është më mirë ta sqaroni menjëherë. Në punë, ka ardhur koha për të filluar diçka të re: mos kini frikë të ndryshoni kursin.

BRICJAPI

Dita e sotme kërkon shumë durim në dashuri për shkak të Hënës së kundërt, ndaj mos i detyroni shumë situatat. Në punë ka ende një konfuzion: kujdes mos merrni vendime të nxituara.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox për nesër, ka një rikuperim të këndshëm në dashuri, veçanërisht nëse jeni në çift me një Peshore ose një Binjak. Në punë, është koha për të zgjidhur problemet: përballoni vështirësitë me qartësi dhe vendosmëri.

PESHQIT

Në dashuri duhet kujdes dhe shumë durim: mos i nxitoni gjërat. Në punë situata nuk është e keqe, por mund të ketë disa komplikacione për t’u përballur: qëndroni të qetë dhe gjithçka do të jetë mirë.

Yesterday — 18 September 2024Main stream

“Na trondite me ikjen tënde, Gert”, kryetarja e Kuvendit shpreh ngushëllimet për vdekjen e ish-deputetit demokrat

18 September 2024 at 13:53

TIRANË– Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat, Gert Bogdani.

“Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani. Na trondite me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç!
Ngushëllime nga zemra familjes!U prehsh në paqe! Të ndrittë shpirti”, shkruan në mesazhin e saj ngushëllues kryeparlamentarja Elisa Spiropali.

Ish-deputeti humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak./ abcnews.al

❌
❌