Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Çështjet shqiptare në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Lloga: RMV-ja njejtë si në vitet e 90-ta, drejt një rruge fatale

18 September 2024 at 19:46

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar përmes një statusi në Facebook për situatën momentale në Gjykatën Kushtetuese ku u zhvillua debate mbi “Balanserin” dhe u soll miratimi që balanser dhe punësime në baza etnike të mos ketë deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Lloga shkruan se tashmë elita politike maqedonase po përdor këtë gjykatë që me vendime të majorizoi shqiptarët, pasi me procedura në kuvend nuk munden.

“Të gjitha nismat që lidhen me çështjet e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, përdorimin e gjuhës shqipe dhe çështje të tjera etnike në favor të komuniteteve jomaqedonase do të kenë të njëjtin fat si çështja e certifikatave të lindjes, respektivisht shfuqizimin e udhëzimit të ministrit të drejtësisë si dhe abrogimin e neneve përkatëse në ligj. Duhet theksuar se votimi i para një viti ishte i pastër etnik dhe majorizues; i tillë ishte edhe sot (6 vota maqedonase kundrejt 3 votave shqiptare dhe turke).
Dikur, elita politike maqedonase përdorte Kuvendin e Maqedonisë për të majorizuar shqiptarët. Tani, pasi e kanë të pamundur këtë në Kuvend, ata e kanë zhvendosur këtë praktikë në Gjykatën Kushtetuese.
Përderisa në Gjykatën Kushtetuese nuk ekziston votimi i dyfishtë për ligjet me Badinter, domethënë një mekanizëm mbrojtës për bashkësitë e tjera etnike, arroganca e elitës politike maqedonase do të rishfaqet, njësoj si në vitet 1991 apo 1997.”, shkruan Lloga.

Ai shton se më këto lëvizje anti-shqiptare, Maqedonia e Veriut po rrëshqet nga rruga europiane drejt asaj që quhet “Bota serbe”.

“Fatkeqësisht, Maqedonia e Veriut po rrëshqet në një rrugë që është provuar të jetë fatale për të. Sot, shteti ynë po ndan rrugët: ose do të ecë drejt Europës, ose drejt “Srpski Svet”; ose do të mbetet Maqedoni e Veriut dhe Europjane, ose oligarkia maqedonase do ta bëj një pjesë të saj “Južna Banovina”, përfundon reagimi i Llogës.

The post Çështjet shqiptare në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Lloga: RMV-ja njejtë si në vitet e 90-ta, drejt një rruge fatale appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Është e rëndësishme të dihet se kur do t’i përfundojmë negociatat

18 September 2024 at 19:29

Para takimit të nesërm me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen në Bruksel, kryeministri Mickoski thotë se qëllimi i vizitës është Plani i rritjes dhe jo bisedimet për zhbllokimin e integrimeve evropiane, shkruan Alsat.

Nëse ngrihet tema e integrimeve evropiane, ai do të përcjellë frustrimet e popullit maqedonas.

“Siç ishte në të kaluarën kur ishim opozitë, edhe tani si pushtet, tash kemi edhe më shumë argumente, duam t’i paraqesim argumentet, duam të përcjellim zhgënjimin e qytetarëve të Maqedonisë atje, sepse zhgënjimi është i madh, sepse më shumë se dy dekada e gjysmë pasi filluam rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, më shumë se një dekadë e gjysmë pasi morëm raportin e parë pozitiv nga Komisioni Evropian për fillimin e këtyre negociatave, ne nuk jemi në gjendje për të filluar. Jo sepse nuk respektojmë kriteret e Kopenhagës, jo sepse nuk jemi adhurues të vlerave evropiane, por sepse ka pengesa të imponuara artificialisht që asnjë komb apo shtet nuk i ka pasur, siç i kemi ne”, tha Mickoski.

I pyetur nëse në takimin me Von der Lejen do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, Mickoski tha se nuk dëshiron të komentojë, por edhe qëndrimet e Qeverisë për këtë çështje janë të qarta.

“Mjaft me disfata, mjaft me politika dhe diplomaci me shtyllë të përkulur dhe puthje këpucësh. Tani kemi politikën dhe diplomacinë, e cila bazohet në një rrugë të dyanshme. Unë dua që ne të flasim për vlerat, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të dimë se nëse e nisim, siç na premtuan në vitin 2018, maksimum për tre, katër, pesë vjet, do ta përfundojmë atë rrugë dhe do të jemi anëtarë të Bashkimin Evropian”, u shpreh kryeministri.

Mickoski në Bruksel pritet të prezantojë dokumentin për Planin e rritjes dhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm Mucunski gjatë vizitës në Bruksel pritet të takojë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg./ Alsat.mk

The post Mickoski: Është e rëndësishme të dihet se kur do t’i përfundojmë negociatat appeared first on Telegrafi.

Jankullovski: Mjetet nga Hungaria i presin komunat për projektet zhvillimore

18 September 2024 at 17:44

Pas miratimit të Ligjit të Huasë nga Banka Hungareze Eksport-Import, në fillim të muajit tetor do të vijojë nënshkrimi i Marrëveshjes së Huasë, me ç’rast pritet që mjetet t’i paguhen vendit në një transhe. Komunat tashmë janë në pritje të këtyre mjeteve për projekte zhvillimore, ndërkohë ekonomia do të jetë shtytësi kryesor i aktivitetit të përshpejtuar ekonomik.

Kështu deklaroi zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, në TV 24, ku theksoi se përveç realizimit të kësaj marrëveshjeje bilaterale, me të cilën avancohet bashkëpunimi ekonomik me Hungarinë, vendi ynë vazhdon të bashkëpunojë me kreditorët e tjerë ndërkombëtarë.

“Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me Bankën Botërore, me të cilën kemi pasur komunikim lidhur me projektet aktuale që janë në ngecje, si dhe në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm financiar. Bashkëpunimi me kreditorët e tjerë ndërkombëtarë nuk do të ndalet me këtë hua nga Hungaria”, theksoi zëvendësministri.

Ai shtoi se prioritet është që mjetet të arrijnë sa më shpejt dhe të sigurohet përkrahje për komunat dhe ekonominë.

“Komunat tashmë kanë parashtruar projekte. Është e rëndësishme që këto mjete që do të investohen në komuna të krijojnë vlerë të shtuar dhe t’i përmirësojnë kushtet e jetesës.

Interesi nga ana e komunave është i madh, respektivisht të gjithë kanë dorëzuar projekte, gjithsej 357, të cilat janë vlerësuar dhe presim që ato do kontribuojnë në realizimin e investimeve kapitale deri në fund të vitit”, theksoi Jankullovski.

Në lidhje me mjetet që do të destinohen për ekonominë, ai theksoi se ato do të destinohen për kompanitë vendore, para së gjithash për ato prodhuese, me qëllim që këto investime ta nxisin rritjen e PBB-së, ku si rrjedhojë të ulet deficiti buxhetor dhe borxhi publik.

Jankullovski shtoi se ka ende disa detaje për t’u përcaktuar lidhur me kriteret.

“Mjetet do t’u ndahen kompanive me normën e njëjtë të interesit me të cilën është siguruar kredia nga Banka Hungareze, respektivisht prej 3.25%. Qëllimi është që sa më shumë kompani t’i shfrytëzojnë këto mjete, fakt ky që do të rezultojë edhe me hapjen e vendeve të reja të punës”, nënvizoi zëvendësministri i Financave.

The post Jankullovski: Mjetet nga Hungaria i presin komunat për projektet zhvillimore appeared first on Telegrafi.

Banka Popullore: Norma bazë e interesit ulet për 0.25 pikë përqindje

18 September 2024 at 17:16

Kushtet e fundit në ekonomi mundësojnë fillimin për një normalizim gradual të kujdesshëm të përcaktimit të politikës monetare dhe është vendosur norma e interesit për bonot e thesarit të ulen me 0.25 pikë përqindje, në nivelin 6.05 për qind, kumtoi sot Banka Popullore.

Normat e interesit për depozitat njëditore dhe 7 ditore janë të pandryshuara, përkatësisht në nivelet 4.20 për qind dhe 4.25 për qind. Oferta e pandryshuar është edhe oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt dhe është 10 miliardë denarë.

Bordi ekzekutiv për përcaktimin e politikës monetare të Bankës Popullore dje në seancën e rregullt shqyrtoi të dhënat dhe informacionet më të fundit për ekonominë globale dhe për kompanitë vendase dhe zhvillimet më të fundit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe vendase në kuadër të përcaktimit të politikës monetare.

Me ndryshime të tilla, sipas BP-së, ruhet kujdesi në politikën monetare duke marrë parasysh rreziqet që lidhen me mjedisin e jashtëm që ekzistojnë ende, por edhe me faktorët e brendshëm që ndikojnë në kërkesën agregate. Dhe pritet ende që niveli i normave të interesit, së bashku me ndryshimet e mëparshme në rezervën e detyrueshme dhe masat makroprudenciale të marra, duke përfshirë rritjen graduale të normës së shtresës mbrojtëse kundër ciklike të kapitalit për ekspozimet bankare (1 për qind me aplikim nga korriku i vitit 2024), do të kontribuojë në stabilitetin e çmimeve në periudhën afatmesme dhe në ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit. Njëkohësisht, ndryshimet në instrumentin e rezervës së detyrueshme, të cilat zbatohen nga korriku 2024, kontribuojnë në mbështetje shtesë për përcaktimin e politikës monetare.

Nga Banka Popullore, madje informojnë se vendimi për politikën monetare është i bazuar në vlerësimet e inflacionit i cili lëviz brenda pritshmërive, si dhe në lëvizjet e vazhdueshme favorizuese të tregut valutor. Norma vjetore e inflacionit u ngadalësua ndjeshëm në muajin gusht dhe arriti në 2.2 për qind, me lëvizje të favorshme në të tre komponentët kryesorë, pra rënie të çmimeve të komponentëve ushqimore dhe energjetike dhe rritje të ngadaltë të inflacionit bazë.

The post Banka Popullore: Norma bazë e interesit ulet për 0.25 pikë përqindje appeared first on Telegrafi.

❌
❌