Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Nikolloski: Politikanë nga Bullgaria të akuzuar për krim dhe korrupsion duan t’i prishin marrëdhëniet mes dy popujve

19 September 2024 at 15:50

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, i është përgjigjur ish-kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, i cili ka kërkuar ose dorëheqjen e Nikolloskit ose ndërprerjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Nikolloski thotë se po krijohet histeri, të cilën e krijojnë pjesërisht, siç tha ai, politikanët e dështuar bullgarë. Ai thotë se krizën në shoqërinë bullgare e krijuan pikërisht këta politikanë, të cilët në vend që t’i përgjigjen opinionit vendas për nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit në Bullgari, për ekonominë e keqe për shkak të së cilës shumë po largohen, ata duan të merren me Maqedoninë.

“Politikanët që janë akuzuar për krim dhe korrupsion, politikanët që i kemi parë në foto duke fjetur në një shtrat pranë tufave të arit dhe qindra mijëra eurove në valutë, më kërkojnë të jap dorëheqjen. Politikanë të tillë kërkojnë dorëheqjen time? Më falni zotërinj, por nuk jeni të denjë të më kërkoni të jap dorëheqjen. Më vjen keq që marrëdhëniet e mira mes dy popujve të afërt, maqedonasit dhe bullgarit, po shkatërrohen nga politikanë të korruptuar që nuk mund të bëjnë asgjë për vendin e tyre, përveçse të sjellin zemërim dhe urrejtje. Dhe ky është ai që përmenda me copat e arit, ky është një tjetër që konsiderohet oligark i madh në Bullgari dhe po ashtu një sërë politikanësh të tjerë që janë të korruptuar, dhe ky është gjithashtu ai që është presidenti i Bullgarisë dhe i cili nuk ka pasur mirësjellje minimale dhe civilizuese për të vendosur flamurin maqedonas gjatë vizitës së presidentes maqedonase”, thotë në reagim Nikoloski.

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, ka komentuar më herët sot deklaratën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolovski, i cili në një paraqitje të ftuar në TV Alfa, duke folur për mungesën e flamurit maqedonas në fotografinë e përbashkët të kryetaret Gordana Siljanovska-Davkova dhe Rumen Radev, tha se “e qartë se nikoqiri nuk është i civilizuar, as nuk ka respekt, prandaj ndodhin situata të tilla dhe vetëm shërbëtorët shtëpiak janë më të mjerë se ata”.

Lidhur me deklaratën ka reaguar sot nga zyra e presidentit bullgar Rumen Radev, nga ku thonë se “manipulimi i fakteve dhe reagimet histerike të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ngjallin optimizëm që RMV dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve me Bullgarinë”.

Presidentja Siljanovska-Davkova në një dalje të fundit televizive tha se po të ishte larguar kur kishte vërejtur se mungon flamuri kombëtar maqedonas, do të kishte bërë skandal edhe më të madh, por vendosi të mos e bëjë këtë./Telegrafi/

The post Nikolloski: Politikanë nga Bullgaria të akuzuar për krim dhe korrupsion duan t’i prishin marrëdhëniet mes dy popujve appeared first on Telegrafi.

Taravari: Në thirrjen për punësimin e specialistëve privatë janë paraqitur 480 nga gjithsej 600 mjekë

19 September 2024 at 13:37

“Një pjesë e madhe e deficitit të personelit mjekësor në shëndetësi do të kompensohet nga specialistë privatë, nga të cilët në thirrjen e fundit janë paraqitur rreth 480 aplikime dhe do të veprohet sipas interesit të spitaleve. Shpresoj që në 300 mjekët e parë, disa prej tyre, ndoshta më shumë se 10, t’i punësojmë në Shtip”, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Ai sot vizitoi Spitalin klinik në Shtip dhe njoftoi se aty mund të priten praktikantët e parë deri në fund të vitit, duke shtuar se rreth 30 mjekë shprehën interes.

“Kemi biseduar edhe me drejtorin, kanë ardhur edhe kursantë që kanë shprehur interesim, por kanë ardhur edhe tek ne, tashmë janë mbledhur aplikimet, rreth 480 mjekë nga gjithsej 600, normalisht, do të veprojmë në interes të spitalet. Në Shtip, informacionet janë se diku rreth 30 mjekë po shprehin interes, jo vetëm nga Shtipi por edhe nga rrethina, do të veprojmë sipas asaj që drejtoria thotë se është prioritet”, tha Taravari.

Sipas Taravarit, me punësimin e planifikuar të mbi 1000 personave në sektorin e shëndetësisë që tani janë të angazhuar me kontratë, do të hapet mundësia e kontratave të reja për shkak të deficitit të madh të stafit shëndetësor.

“Aktualisht, fatkeqësisht në sektorin e shëndetësisë janë të punësuar 2500 persona, kryesisht personel sekondar mjekësor me kontratë. Ne jemi angazhuar për disa prej tyre deri në fund të vitit, do të përpiqemi t’u japim zgjidhje mbi 1000 dhe në këtë mënyrë të hapim mundësinë për kontrata të reja sepse realisht ka mungesë të madhe të mjekëve, veçanërisht paramedikëve, higjenistëve dhe personelit të mjekëve”, tha Taravari.

The post Taravari: Në thirrjen për punësimin e specialistëve privatë janë paraqitur 480 nga gjithsej 600 mjekë appeared first on Telegrafi.

Spitali modular në Klinikën Infektive në Shkup do të përdoret ose nga Burgu i Idrizovës ose nga Ministria e Mbrojtjes

19 September 2024 at 11:56

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari njofton se po shqyrtohet nëse spitali modular i vendosur në Klinikën Infektive në Shkup do të merret nga Ministria e Mbrojtjes apo do të transferohet në Burgun e Idrizovës.

Taravari tha se ka vendim të Qeverisë për marrjen e spitalit modular nga Ministria e Mbrojtjes, por se duhet ambulancë edhe në Burgun e Idrizovës.

“Sa i përket spitalit modular të Klinikës Infektive, tashmë ka një vendim të qeverisë me të cilin Ministria e Mbrojtjes duhet ta marrë atë spital. Ekziston një ide tjetër sepse në burgun e Idrizovës duhet spital. Tani jemi në dilemë nëse ai spital modular ta transferojmë atje për të shërbyer si ambulancë në Burgun e Idrizovës”, tha Taravari gjatë vizitës në Spitalin e Shtipit.

Për spitalin modular në Shtip, i cili funksionon që nga marsi i vitit 2021, Taravari tha se duhet menduar në mënyrë racionale se si të përdoret aty ku ka nevojë.

Ndryshe, gjatë pandemisë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë u ndërtuan spitale modulare në 16 qytete të vendit.

The post Spitali modular në Klinikën Infektive në Shkup do të përdoret ose nga Burgu i Idrizovës ose nga Ministria e Mbrojtjes appeared first on Telegrafi.

❌
❌