Nga: Askold Krushelnycky / The Independent (titulli origjinal: Iâve witnessed first-hand the horrific cost of Putinâs war â as casualties hit 1 million)
PĂ«rkthimi: Telegrafi.com
Sipas një raporti në media, numri i përgjithshëm i viktimave nga të dyja palët në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, ka arritur në shifrën e tmerrshme prej një milion.
Numri i vdekjeve në konfliktin më të madh të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, kapërceu shpejtë 140 mijë vetët që vdiqën nga luftërat në ish-Jugosllavi në vitet 1990, dhe kjo shifër vazhdon të rritet.
Shifra prej një milion viktimash, që ka efekt psikologjik, u raportua nga The Wall Street Journal, raportimi i së cilës në përgjithësi konsiderohet i saktë.
Gazeta bazoi shifrĂ«n e saj nĂ« ânjĂ« vlerĂ«sim konfidencial ukrainasâ nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij viti, i cili numrin e viktimave ukrainase e vlerĂ«soi nĂ« 80 mijĂ« tĂ« vdekur dhe 400 mijĂ« tĂ« plagosur. Gazeta citoi burime tĂ« âinteligjencĂ«s perĂ«ndimoreâ qĂ« vlerĂ«sonin se numri i tĂ« vrarĂ«ve rusĂ« Ă«shtĂ« afro 200 mijĂ« me 400 mijĂ« tĂ« plagosur.
Megjithatë, Ukraina dhe Rusia nuk japin informacione në lidhje me viktimat e tyre përkatëse ushtarake, megjithëse secili vend ka dhënë rregullisht një numër të supozuar të të vdekurve dhe të plagosurve nga ana e armikut; si Kievi ashtu edhe Moska i kanë hedhur poshtë si të fryra vlerësimet e kundërshtarëve të tyre.
Edhe pas vizitave nĂ« linjat e frontit dhe bisedave me qindra ushtarĂ« tĂ« thjeshtĂ«, si dhe me oficerĂ« tĂ« rinj dhe tĂ« lartĂ«, Ă«shtĂ« e pamundur qĂ« dikush â pĂ«rveç disave nĂ« krye tĂ« udhĂ«heqjes ushtarake dhe politike â tĂ« dijĂ« shifrat e vĂ«rteta dhe aq mĂ« pak pĂ«r gazetarĂ«t, sado pĂ«rvojĂ« qĂ« mund tĂ« kenĂ« ata nĂ« raportimin nga fushat e betejĂ«s sĂ« UkrainĂ«s.
Disa oficerë dhe ushtarë ukrainas kanë folur për The Independent për humbjet e tmerrshme të njësive të tyre. Disa njësite i thanë Independent-it këtë vit se vetëm një pjesë e vogël prej njëqind shokëve të tyre mbetën të gjallë ose të aftë për të luftuar, ndërsa të tjerët folën për shkallë shumë më të ulët të viktimave.
Gjatë muajit të fundit, Independent-i vizitoi zonat e vijës së frontit në Donjeck, duke përfshirë qytetin e rrethuar të Pokrovskit, dhe ishte e qartë se kishte rritje të madhe në numrin e viktimave ukrainase.
Moska kĂ«tĂ« vit ka rritur shumĂ« pĂ«rdorimin e saj tĂ« dronĂ«ve shpĂ«rthyes dhe âbombave rrĂ«shqitĂ«seâ. Bombat rrĂ«shqitĂ«se, tĂ« quajtura gjithashtu âKabsâ ose âFabsâ, mund tĂ« dĂ«rgojnĂ« ngarkesa shpĂ«rthyese me mbi 454 kilogramĂ« pĂ«rderisa, pĂ«r krahasim, njĂ« predhĂ« e artilerisĂ« ruse e kalibrit tĂ« madh pĂ«rmban vetĂ«m rreth 1.82 kilogram eksploziv.
Bombat shkatërrojnë ndërtesa të tëra dhe ushtarët thonë se edhe bunkerët e thellë po ofrojnë pak mbrojtje kundër tyre.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Moska përdori 800 kabsë dhe pothuajse tre mijë dronë shpërthyes në vetëm një javë në fillim të këtij muaji, duke shkaktuar viktima të mëdha ushtarake dhe civile.
Inteligjenca perëndimore, burimet e pavarura dhe statistikat e vetë Ukrainës të cituara nga The Wall Street Journal, flasin për pabarazi të madhe midis përmasave të të vdekurve rusë dhe ukrainas në raport me të plagosurit. Derisa pesë nga gjashtë viktimat ukrainase janë të plagosur, vetëm dy në çdo tri viktima ruse shkojnë në spital, ndërsa një e treta vdes.
Kjo Ă«shtĂ« gjithashtu e dukshme nĂ« vijat e frontit, ku ukrainasit harxhojnĂ« energji dhe guxim pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr tĂ« plagosurit e tyre, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ata tĂ« trajtohen larg zjarrit tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«. Ata trajtohen nga mjekĂ«t dhe infermierĂ«t, tĂ« cilĂ«t kanĂ« burime tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« kryer operacione tĂ« thjeshta qĂ« mund tâi mbajnĂ« nĂ« jetĂ« pacientĂ«t derisa tĂ« transportohen nĂ« njĂ« spital tĂ« duhur.
Në anën tjetër, viktimat e Rusisë janë shumë më të larta, sepse komandantët i hedhin njerëzit e tyre në sulme të stilit vetëvrasës, pa marrë parasysh numrin e të vdekurve apo të plagosurve, meqë nuk ka asnjë kundërvënie ndaj politikës së Vladimir Putinit në një vend të kontrolluar nga policia e tij sekrete.
Ushtarët ukrainas shpeshherë i kanë thënë Independent-it dhe mediave të tjera se sa të tmerrshëm janë rusët që bëjnë kaq pak përpjekje për të shpëtuar të plagosurit e tyre ose për të tërhequr të vdekurit e tyre. Një ankesë e shpeshtë e ushtarëve dhe e të tjerëve pranë vijës së parë të frontit, veçanërisht gjatë verës, kishte të bënte me erën e keqe të kufomave të kalbura ruse.
Ukraina është një vend i vogël në krahasim me Rusinë, ku fjalët mund të përmbahen dhe lajmet shpejt të qarkullojnë. Ndryshe nga Rusia, ekziston liria e fjalës, së bashku me një shtyp funksional që nuk bën rolin e kasnecit vetëm propagandën e qeverisë. Varrosjet e ushtarakëve dhe grave të vdekura nuk fshihen, siç bëjnë në Rusi, dhe shpeshherë ndiqen nga turma të mëdha.
Këto realitete nënkuptojnë se do të ishte e vështirë të fshiheshin humbjet e Ukrainës nëse ato do të ishin diku afër shkallës së Rusisë.
Por, megjithëse Ukraina, sipas llogarive të veta dhe të pavarura, ka pësuar shumë më pak viktima sesa rusët, ndikimi demografik është i madh, sepse Ukraina ka vetëm rreth një të katërtën e popullsisë prej 145 milionë të Rusisë.
Shumë prej viktimave të Rusisë kanë qenë të dënuar të cilëve u është ofruar liria nga burgimet e gjata, për krime të rënda si vrasje dhe përdhunim, në këmbim të shërbimit ushtarak. Shumica e njerëzve, duke përfshirë edhe të afërmit e tyre, nuk vajtojnë për vdekjen e tyre, madje shprehin kënaqësinë që lufta po heq qafesh llumrat e shoqërisë.
NjĂ« pjesĂ« e madhe e viktimave tĂ« MoskĂ«s vijnĂ« nga shumĂ« rajone etnike nĂ« FederatĂ«n Ruse, ose nga komunitetet etnike tĂ« varfra e tĂ« largĂ«ta. KĂ«ta kanĂ« pak ose aspak ndikim politik pĂ«r tâu ankuar pĂ«r anĂ«tarĂ«t e komuniteteve tĂ« tyre qĂ« po pĂ«rdoren si mish pĂ«r top.
NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, shumica e atyre qĂ« dolĂ«n nĂ« mbrojtje tĂ« UkrainĂ«s kur Rusia pushtoi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« vitin 2014, dhe mĂ« pas kur vazhdoi konfliktin nĂ« 2022, ishin vullnetarĂ« patriotĂ« dhe ndĂ«r mĂ« tĂ« mirĂ«t dhe mĂ« tĂ« ndriturit e vendit â lloji i burrave dhe grave me tĂ« cilĂ«t kombi do tĂ« ishte krenar dhe mbi tĂ« cilĂ«t mbĂ«shtetemi pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« mirĂ«. Humbja e tyre do tĂ« ndihet nga Ukraina pĂ«r shumĂ« dekada nĂ« vijim. /Telegrafi/
The post Një milion viktima të luftës së tmerrshme të Putinit appeared first on Telegrafi.