Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Deklarata e Baton Haxhiut rreth FFK-së dhe Agim Ademit bëri që shumë klube të reagojnë në sinkron  

17 September 2024 at 22:48

Në fundjavën që sapo lamë pas, gazetari Baton Haxhiu ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ku ai foli për zhvillimet e fundit në FFK, duke kritikuar klubet për mbështetjen sipas tij deri në nënshtrim ndaj kryetarit Agim Ademi, ku pas kësaj shumë nga klubet kryesore në vend kanë reaguar ndaj kësaj deklarate.  

Haxhiu si i ftuar të dielën e kaluar vazhdoi me kritikat e tij drejt FFK-së dhe kryetarit të saj, Agim Ademi. 

“Agim Ademi është produkt i klubeve që janë të nënshtruara”, kishte deklaruar Haxhiu. 

Kjo deklaratë ka bërë që shumë klubet dhe persona rreth klubeve të reagojnë drejt Haxhiut, duke i dal në mbështetje Agim Ademit.  

“Federata e Futbollit të Kosovës është organizata më e lartë e këtij sporti në shtetin tonë, të gjitha garat ku bëjmë pjesë janë nën ombrellën e saj, andaj ne jemi të prirur ta respektojmë maksimalisht këtë organ dhe e mbështesim në çdo rrugëtim që ka të bëjë me interesin e futbollit nacional” thuhet në komunikatën që nisi nga Ballkani dhe vazhdoi nga pjesa dërruemuese e klubeve.

“Në disa emisione sportive po lejohet tentim degradimi i gjithë punës së madhe që ne kryejmë, sakrificës së jashtëzakonshme që bëjmë, vetëm e vetëm që ta shtyjmë përpara agjendën kombëtare të fuqizimit të progresit në futbollin tonë”, vazhdoi komunikata.  

Dy klubet e vetme elitare që nuk iu bashkua kësaj thirrje ishin Prishtina dhe Drita, ndërsa të gjitha të tjerat reaguan, gjë që iu bashkuan edhe ato të Ligës së Parë, madje edhe disa nga Liga e Dytë.    

FFK të hënën, kërkoi nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që të reagojë ndaj fyerjeve, shpifjeve, shantazheve dhe kërcënimeve ndaj FFK-së dhe anëtarëve e saj. 

Këtë kërkesë të FFK-së, nuk e mori parasysh AGK-ja, që e konsideroi si formë të presionit ndaj mediave dhe gazetarëve. /Telegrafi/  

The post Deklarata e Baton Haxhiut rreth FFK-së dhe Agim Ademit bëri që shumë klube të reagojnë në sinkron   appeared first on Telegrafi.

❌
❌