Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Orari i xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë, ndeshjet luhen në tre ditë

19 September 2024 at 13:55

Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj me xhiron e gjashtë nga dita e premte.

Kjo xhiro do të zhvillohet në tre ditë, të premten një sfidë, të shtunën dy të tjera dhe të dielën dy.

Prishtina pret Dukagjinin të premten në kampin nacional në Hajvali me fillim nga ora 15:00.

Të shtunën sfida interesante janë ajo mes Ferizajt dhe Llapit si dhe Suharekës dhe Feronikelit ’74.

Ndërkohë ditën e diel në program janë edhe dy ndeshje të tjera. Drita dhe Ballkani luajnë derbin e javës në Gjilan, derisa interesant pritet të jetë edhe në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë, ku Malisheva pret Gjilanin. /Telegrafi/

The post Orari i xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë, ndeshjet luhen në tre ditë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Pas klubeve vjen edhe reagimi nga FFK

18 September 2024 at 13:56

Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një reagim në faqen zyrtare pas reagimeve nga klubet kosovare ditën e djeshme.

Dhjetëra klube kanë reaguar nëpërmjet një komunikate të njëjtë të publikuar në faqet e tyre zyrtare, derisa tani ka ardhur edhe reagimi nga FFK.

Reagimi i plotë nga FFK:

Klubet dhe, në përgjithësi, komuniteti i futbollit në Kosovë kanë dëshmuar edhe njëherë se janë mburojë e fortë e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ato nuk lejojnë që individë të paintegritet, të cilët nuk kanë lidhje me futbollin, të denigrojnë dhe shantazhojnë këtë sport, për të cilin është derdhur shumë djersë dhe janë bërë investime të mëdha për dekada me radhë.

Klubet, Lidhjet Rajonale, shoqatat e asociacionet e trajnerëve, të gjyqtarëve, të veteranëve, të futbollit të femrave, të futsallit, shkollat e futbollit dhe të gjithë dashamirët e futbollit kanë reaguar ashpër ndaj shpifjeve të fundit nga një personazh që fshihet pas petkut të gazetarit dhe opinionistit.

Federata e Futbollit të Kosovës shpreh mirënjohjen e saj ndaj të gjitha klubeve, futbollistëve, trajnerëve dhe dashamirëve të futbollit për mbështetje të vazhdueshme. Faleminderit që e mbroni dhe e vlerësoni futbollin, duke e forcuar imazhin e tij dhe duke mos lejuar nëpërkëmbjen e tij nga disa individë që nuk përfaqësojnë asgjë në këtë sport.

FFK do të vazhdojë të përfaqësojë me krenari vlerat e vërteta të futbollit dhe parimet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Ne do të krijojmë kushte të favorshme për të rinjtë e vendit tonë përmes investimeve dhe mbështetjes në të gjitha segmentet; edukim, avancim, infrastrukturë, zhvillim, masivizim dhe profesionalizëm.

Së bashku, do ta ruajmë dhe zhvillojmë futbollin tonë!

The post Pas klubeve vjen edhe reagimi nga FFK appeared first on Telegrafi.

Deklarata e Baton Haxhiut rreth FFK-së dhe Agim Ademit bëri që shumë klube të reagojnë në sinkron  

17 September 2024 at 22:48

Në fundjavën që sapo lamë pas, gazetari Baton Haxhiu ishte i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ku ai foli për zhvillimet e fundit në FFK, duke kritikuar klubet për mbështetjen sipas tij deri në nënshtrim ndaj kryetarit Agim Ademi, ku pas kësaj shumë nga klubet kryesore në vend kanë reaguar ndaj kësaj deklarate.  

Haxhiu si i ftuar të dielën e kaluar vazhdoi me kritikat e tij drejt FFK-së dhe kryetarit të saj, Agim Ademi. 

“Agim Ademi është produkt i klubeve që janë të nënshtruara”, kishte deklaruar Haxhiu. 

Kjo deklaratë ka bërë që shumë klubet dhe persona rreth klubeve të reagojnë drejt Haxhiut, duke i dal në mbështetje Agim Ademit.  

“Federata e Futbollit të Kosovës është organizata më e lartë e këtij sporti në shtetin tonë, të gjitha garat ku bëjmë pjesë janë nën ombrellën e saj, andaj ne jemi të prirur ta respektojmë maksimalisht këtë organ dhe e mbështesim në çdo rrugëtim që ka të bëjë me interesin e futbollit nacional” thuhet në komunikatën që nisi nga Ballkani dhe vazhdoi nga pjesa dërruemuese e klubeve.

“Në disa emisione sportive po lejohet tentim degradimi i gjithë punës së madhe që ne kryejmë, sakrificës së jashtëzakonshme që bëjmë, vetëm e vetëm që ta shtyjmë përpara agjendën kombëtare të fuqizimit të progresit në futbollin tonë”, vazhdoi komunikata.  

Dy klubet e vetme elitare që nuk iu bashkua kësaj thirrje ishin Prishtina dhe Drita, ndërsa të gjitha të tjerat reaguan, gjë që iu bashkuan edhe ato të Ligës së Parë, madje edhe disa nga Liga e Dytë.    

FFK të hënën, kërkoi nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës që të reagojë ndaj fyerjeve, shpifjeve, shantazheve dhe kërcënimeve ndaj FFK-së dhe anëtarëve e saj. 

Këtë kërkesë të FFK-së, nuk e mori parasysh AGK-ja, që e konsideroi si formë të presionit ndaj mediave dhe gazetarëve. /Telegrafi/  

The post Deklarata e Baton Haxhiut rreth FFK-së dhe Agim Ademit bëri që shumë klube të reagojnë në sinkron   appeared first on Telegrafi.

❌
❌