Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOTO/ Olsi Bylyku ironizon vajzat minorene, kërkon ndihmën e ndjekësve: Pash disa goca 13 vjec, ngjanin sikur…

By: D Marku
2 September 2024 at 19:45

Olsi Bylyku ka shpërndarë një postim të veçantë në rrjetet sociale, ku qartë ironizon ndikimin e make-up-it dhe estetikës moderne në të rinjtë dhe të rriturit.

Në postimin e tij, ai thekson se, me sa duket, shumë vajza të moshës 13-vjeçare po duken si gra të rritura për shkak të përdorimit të make-up-it dhe modës, ndërsa disa gra mbi 35 vjeç po duken sikur janë shumë më të reja për shkak të ndërhyrjeve estetike dhe aplikacioneve të ndryshme.
Bylyku ngre pyetje për këtë fenomen, duke iu drejtuar ndjekësve për të ndihmuar në shpjegimin e situatës.

Ai pyet nëse plaketja është duke u bërë një proces në zhdukje dhe nëse do të arrijmë një ditë kur do të dëgjojmë fjalë për probleme të moshës së tretë, si “rromatizmi”, në vend të përmendjes së markave dhe stilit të jetës. Po ashtu, ai i bën thirrje ndjekësve për të reflektuar mbi faktin nëse do të ketë ndonjëherë një brez të ri që do të flasë për lojërat dhe përvojat e moshës së tyre, në vend të modeleve të jetesës të importuara dhe aspiratave materialiste.

Mirmengjesi. Sa u zgjova sot, pash disa goca 13 vjec ne search qe ngjanin sikur ishin 35,40 nga make-up dhe veshja. Pastaj duke bo scroll, pash disa gra 35+ qe ngjanin si 17 nga veshja, nderhyrjet dhe kto aplikacionet magjike. Pyetje me shume per tu zgjuar pa medyshje… A mos ndoshta “plakja” eshte nje proces ne zhdukje? A mendoni qe do vije nje dite sa do e kemi enderr te degjojm dike qe vuan nga “rromatizmi” prsh? Dhe a do kemi ndonje dite 13 vjecar/ vjecare,qe do flasi per lojerat e moshes dhe jo per te fortit e Shqiperise dhe per paletat e Diorit…? Ma jepni nje mendim qe po ashtu te flej prap…”, shkruan aktori.

Olsi kërkon mendime dhe reflektime nga ndjekësit e tij për të kuptuar më mirë këtë ndryshim të dukshëm në normat dhe perceptimet e shoqërisë.

The post FOTO/ Olsi Bylyku ironizon vajzat minorene, kërkon ndihmën e ndjekësve: Pash disa goca 13 vjec, ngjanin sikur… appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Olsi Bylyku dhe partnerja e tij nisin pushimet, ja destinacioni i çiftit

By: D Marku
31 August 2024 at 19:32

Këngëtari i njohur Olsi Bylyku pak ditë më parë konfirmoi romancën e tij të re të dashurisë. Këngëtari postoi një foto krah vajzës misterioze, të cilën e uroi për ditëlindje, por u kujdes të mos i zbulojë imazhin duke e bërë me blur fytyrën e saj. Por, ashtu sikurse Iconstyle ju kishte treguar më parë, Olsi është në lidhje me gazetaren Denada Lura.

Se fundmi Olsi ka bërë një tjetër postim me partneren e tij. Çifti siç duket janë duke shijuar disa ditë pushimi në Jugun e Shqipërisë. Në imazhin e postuar ata shfaqen ulur pranë njëri tjetrit duke shijuar bregdetin gjatë mbrëmjes.

Aktori i drejtohet partneres me emrin ‘Amla,’ siç titullohet kënga e fundit që Bylyku ka publikuar. Ai është shprehur se këngën ia ka dedikuar vajzës, që i ka ndenjur pranë në vitin më të vështire të jetës së tij.

Denada Lura ka mbyllur rrjetin e saj Instagram në momentin kur mediat ‘zienin’ se dy personazhet ishin në një romancë dashurie. Kujtojmë që një vit më para Olsi i dha fund lidhjes disa vjeçare me Egli Takon.

The post FOTO/ Olsi Bylyku dhe partnerja e tij nisin pushimet, ja destinacioni i çiftit appeared first on Albeu.com.

Olsi Bylyku publikon FOTO nga pushimet me partneren

By: V K
31 August 2024 at 14:15

Aktori i humorit Olsi Bylyku, bëri publike lidhjen me partneren disa javë më parë, kur publikoi këngën dedikuar saj, “Amla”.

Ai publikoi gjithashtu, një foto me të dashurën e zemrës, por pa ia zbuluar plotësisht portretin.

Dyshja kanë zgjedhur t’i marrin gjërat me qetësi dhe për momentin duket se janë komodë, duke ndarë disa copëza të vogla nga lidhja e tyre.

Së fundmi, Olsi ka ndarë edhe një foto me partneren nga pushimet e tyre. Ata kanë zgjedhur të pushojnë në jug të vendit e ndërsa shijojnë kohën së bashku, kanë postuar një foto ku të dy shfaqen me kurriz, duke shijuar një pije anës detit.

The post Olsi Bylyku publikon FOTO nga pushimet me partneren appeared first on Albeu.com.

❌
❌