Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Olsi Bylyku publikon FOTO nga pushimet me partneren

By: V K
31 August 2024 at 14:15

Aktori i humorit Olsi Bylyku, bëri publike lidhjen me partneren disa javë më parë, kur publikoi këngën dedikuar saj, “Amla”.

Ai publikoi gjithashtu, një foto me të dashurën e zemrës, por pa ia zbuluar plotësisht portretin.

Dyshja kanë zgjedhur t’i marrin gjërat me qetësi dhe për momentin duket se janë komodë, duke ndarë disa copëza të vogla nga lidhja e tyre.

Së fundmi, Olsi ka ndarë edhe një foto me partneren nga pushimet e tyre. Ata kanë zgjedhur të pushojnë në jug të vendit e ndërsa shijojnë kohën së bashku, kanë postuar një foto ku të dy shfaqen me kurriz, duke shijuar një pije anës detit.

The post Olsi Bylyku publikon FOTO nga pushimet me partneren appeared first on Albeu.com.

❌
❌