Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOTO/ Rrëfimi i djeshëm nga Klea Prenga, vjen reagimi i motrave Berisha?

By: D Marku
9 September 2024 at 18:51

Klea Prenga rrëfeu për herë të parë ditën e djeshme raportin e saj me ish-partnerin e motrës së Antonela Berishës– disa javë pas incidentit ku u dhunua barbarisht.

Në reagimin e saj të parë, Klea sqaroi rrethanat që lidhen me partnerin e saj, për të cilin ajo tha se nuk ka ndërhyrë në marrëdhëniet e tij të mëparshme.
Por historia nuk përfundon këtu. Pas deklaratës së djeshme, Klea ka marrë një sërë mesazhesh anonime në rrjetet e saj sociale. Këto mesazhe, sipas saj, kanë ardhur nga profile të rreme dhe kanë përmbajtje të pavërtetë, duke u përpjekur ta përfshijnë atë më tej në konflikt. Klea beson se pas këtyre mesazheve qëndrojnë motrat Berisha, të cilat ajo i quan “të pafytyra që fshihen pas krimit të kryer.”
Postimi i Klea Prengës:

Pavarësisht presionit dhe sulmeve, Klea ka mbajtur një qëndrim të qartë, duke nënvizuar se marrëdhënia e saj kishte përfunduar që në prill, shumë përpara se të ndodhte ky incident.

The post FOTO/ Rrëfimi i djeshëm nga Klea Prenga, vjen reagimi i motrave Berisha? appeared first on Albeu.com.

U dhunua nga motrat Berisha, Klea: Nuk kam ndërhyrë në marrëdhënien e tyre

By: D Marku
8 September 2024 at 17:30

Klea Prenga ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në Instagram ku kërkon që autoritetet të reagojnë për kapjen e motrave Berisha.

Gjithashtu ajo thekson se partneri i saj ka qenë i ndarë nga Mariela në kohën që kanë qenë në lidhje bashkë.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.

Para hetuesve, Klea nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar.

The post U dhunua nga motrat Berisha, Klea: Nuk kam ndërhyrë në marrëdhënien e tyre appeared first on Albeu.com.

Ish-banorja e BBV komenton rastin e dhunës nga motrat Berisha: Klea e dinte me kë ishte lidhur

By: M C
2 September 2024 at 16:51

Në një diskutim në “Live From Tirana”, Olta Sheta ofroi pikëpamjen e saj mbi ngjarjen që tronditi opinionin publik javët e fundit: dhuna e ushtruar nga motrat Berisha ndaj Klea Prengës.

Ndërsa debati vazhdon të ndezë reagime të ashpra, Sheta ka thënë se përplasjet midis grave janë shpesh pasojë e një problemi më të thellë në familje.

“Si gjest në vetvete, duhet të dënohet, sidomos kur bëhet nga femrat,” tha ajo, duke e vendosur fajin tek bashkëshorti në qendër të problemit.

Për shumë nga ata që kanë ndjekur ngjarjen, pyetja që mbetet ende pa përgjigje është: Pse ndodhi kjo ngjarje e dhunshme dhe çfarë qëndron pas saj

Olta mendon se kjo situatë është një pasojë e frustrimit të grumbulluar, e dëshirës për të mbrojtur statusin dhe identitetin. Ajo shtoi: “Klea e dinte shumë mirë se nga kush do t’i vinte dhe me kë ishte lidhur. Por, ajo që nuk kuptoj është se si njerëzit përreth, të ulur në të njëjtën tavolinë, qëndruan pasivë ndaj kësaj situate.”

Duke u fokusuar në fenomenin më të gjerë të kulturës së dhunës dhe dinamikave të brendshme në familjet shqiptare, Sheta nënvizoi se kjo ngjarje nuk është e izoluar. Ajo theksoi se gratë e reja duhet të përpiqen të krijojnë pavarësinë e tyre ekonomike dhe të mos mbështeten në lidhje materiale si zgjidhje të përhershme.

Përfundimisht, mesazhi i Shetës është i qartë: “Ne duhet të heqim dorë nga dhuna si një mënyrë e të trajtuarit të konflikteve dhe të praktikojmë më shumë komunikim. Shqiptarët duhet të përvetësojnë më shumë koncepte si paqja dhe mirëkuptimi, në vend që të mbështeten në ndarje përmes forcës dhe frikës.”

Ngjarja mbetet ende në qendër të vëmendjes, duke ngritur pyetje serioze për natyrën e marrëdhënieve moderne në Shqipëri dhe për mënyrat se si këto konflikte trajtohen në publik.

The post Ish-banorja e BBV komenton rastin e dhunës nga motrat Berisha: Klea e dinte me kë ishte lidhur appeared first on Albeu.com.

❌
❌