Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Shifrat e turizmit, zhgënjen korriku. Vendasit ikën. Numri i netë qëndrimeve me rritjen më të ulët në 12 muaj

20 September 2024 at 13:38

Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajin korrik 2024, në Shqipëri erdhën 526.293 vizitorë, me rritje 36% nga një vit më parë.

Numri më i madh i vizitorëve ishte i atyre jo-rezidentëve, mbi 362 mijë me rritje 53%, ndërsa për vendasit rritja raportohet minimale, 9%, rreth 164 mijë në total.

Ndonëse në shifra nominale, gjatë këtij korriku ka pasur më shumë vizitorë, ritmi i rritjes është më i ulët se ai i korrikut të shkuar, kur rritja raportohej 39%.

INSTAT tregon se për të huajt, rajoni qendror dhe jugor ishte më i vizituari, ndërsa për shqiptarët, jugu dhe veriu.

Nga ana tjetër, numri i netë qëndrimeve është rritur shumë më ngadalë se një vit më parë, vetëm 16%, në total pak mbi 1.2 mln netë qëndrime. Korrikun e 2023-shit, ky tregues ishte mbi 48%.
Numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 6.2% (korrik 2023 ishte 61%).
Numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 21.3 % (korrik 2023 ishte 42.3%).

Sipas grafikëve të INSTAT, ecuria e netë qëndrimeve të korrikut 2024 është më e ulëta e raportuar në 12 muajt e fundit.

Shtetasit nga Kosova kryesojnë numrin mëbtë lartë të netë qëndrimeve në Shqipëri me 14.3% të totalit, ndjekur nga polaket me 9.2% dhe italianët e 6.9%.

The post Shifrat e turizmit, zhgënjen korriku. Vendasit ikën. Numri i netë qëndrimeve me rritjen më të ulët në 12 muaj appeared first on Gazeta Si.

Eurostat: Çmimet në Shqipëri u rritën sa në BE gjatë gushtit

20 September 2024 at 13:37

Nga Gazeta ‘SI’ – Rritja e çmimeve në Shqipëri është barazuar me ecurinë në vendet e Bashkimit Europian.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit tregon se inflacioni i Shqipërisë, i matur sipas Eurostat, u regjistrua 2.4% gjatë muajit gusht, aq sa mesatarja e BE-së. Kjo e rendit Shqipërinë si një nga vendet me inflacionin më të larta. Inflacioni për të njëjtin muaj matur nga INSTAT rezulto 2%.

Ndarë sipas grupeve të shportës, rritja më e madhe e çmimeve prej 4.3% vërehet në grupin “Shërbimi arsimor”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.6%, “Veshje dhe këpucë” me 3.5% dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 3.3% secili. Nga ana tjetër, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u rritën me 2.3%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2.2%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.1%, “Shëndeti” me 1.9%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.5%, “Komunikimi” me 0.6%. Ndërkohë, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1.6%.

Ndër vendet e tjera europiane, inflacionin më të lartë e ka Rumania me 5.3%, Serbia me 4.4% dhe Islanda me 4.3%. Në nivel rajoni, më mirë së Shqipëria paraqitet Mali i Zi me një normë të rritjes së çmimeve deri në 2%. Nga ana tjetër, inflacioni në Maqedoninë e Veriut vlerësohet në 3.1%.

Sipas shpjegimit të dhënë nga institucionet statistikore, inflacioni i harmonizuar sipas Eurostat mat ndryshimin e strukturës së shpenzimeve të konsumatorëve sipas produkteve, ndërsa inflacioni që matet nga autoritetet vendase mat ecurinë e çmimeve.

The post Eurostat: Çmimet në Shqipëri u rritën sa në BE gjatë gushtit appeared first on Gazeta Si.

‘Trupi prej xhami’. Çfarë është hipokondria

20 September 2024 at 13:36

Ndërsa po hanim mëngjes javën e shkuar, pashë një gjendër në qafën e djalit tim. Pas disa minutash kërkim në Google, binda veten se ai kishte një sëmundje serioze të padiagnostifikuar – dhe sa më shumë e shikoja, më shumë frikësohesha.

Mos ishte një venë e ndrydhur për të cilën duhej ndërhyrje kirurgjikale? Mos ishte shenjë e limfomës, me të cilën vdiq babai im? Pas disa vizitash tek pediatri, u ktheva në shtëpi e turpëruar, por e lehtësuar; ishte vetëm një venë e zgjeruar nga qarkullimi i gjakut.

Përvoja ime nuk ishte unike. Ne jetojmë në një epokë ku mbizotërojnë shqetësimet e shëndetit. Aksesi i lehtë në rrjet ka nxitur edhe më shumë shqetësimet që lidhen me shëndetin.

Sistemi ynë mjekësor përmban teknologji gjithnjë e më të fuqishme dhe teste parandaluese – skanime që shikojnë se çfarë ka brenda nesh, duke premtuar se do të na ndihmojnë në zgjatjen e jetës; testet e gjakut që zbulojnë inflamacionet shkatërrueset; ekzaminimet gjenetike që vlerësojnë shanset tona për të zhvilluar sëmundje. Vigjilenca intensive për shëndetin tonë është bërë normë, njëkohësisht shqetësuese dhe qetësuese. Shumë prej nesh kanë përjetuar periudha shqetësimi para ose pas një mamografie ose kolonoskopie, ose periudha paniku si unë për qafën e djalit tim. Për disa, këto bëhen konsumuese dhe destabilizuese. Sot, të paktën 4% e amerikanëve dihet se janë të prekur nga ajo që tani etiketohet “ankthi shëndetësor” dhe disa vlerësime sugjerojnë se prevalenca është më shumë se 12%.

Por, ky ankth, që njihet si “hipokondri”, zyrtarisht nuk ekziston më. Në vitin 2013, ajo që njihet si “Bibla e çrregullimeve psikiatrike”, e hoqi nga lista e diagnozave hipokondrinë.

Ndryshimi erdhi pas një nevoje të vonuar për të rikonceptuar një diagnozë që njerëzit e konsideronin stigmatizuese sepse nënkuptonte se hipokondrikët janë keqbërës neurotikë, simptomat e të cilëve nuk janë “reale”. Studiuesit prezantuan dy diagnoza të reja të dallueshme, çrregullimin e ankthit të sëmundjes dhe çrregullimin e simptomave somatike, që të dyja synojnë të jenë përshkrime klinike neutrale të njerëzve me “shqetësime të shumta për shëndetin”. Ajo që i dallon është prania ose mungesa e simptomave fizike që shoqërojnë ato frikë.

Por përpjekjet për të përcaktuar spektrin e ankthit shëndetësor, megjithatë, nuk arrijnë të sqarojnë natyrën e turbullt të hipokondrisë. Termat në dukje të dobishme janë në të vërtetë çdo gjë përveç kësaj. Megjithëse dimë më shumë se kurrë më parë për sëmundjet dhe sëmundjet mendore që na mundojnë, misteret më të turpshme të trupit mbeten.

Mjekët dhe pacientët duhet t’i trajtojnë së bashku. Mënyra e vetme për ta bërë këtë është duke lënë mënjanë çdo impuls për të moralizuar dhe duke përqafuar pasigurinë – gjëja që mjekësia moderne është më pak e pajisur për të bërë. Humnera midis përvojës subjektive të simptomave të pacientëve dhe dëshirës së mjekësisë për objektivitet është e vështirë të kapërcehet, siç vëren studiuesja Catherine Belling në “A Condition of Doubt”. Kjo është hapësira ku ende jeton hipokondria.

Një libër i fundit i Caroline Crampton tregon historinë e hipokondrisë, “Një trup prej xhami”.

Hipokondria, siç thekson Crampton, nuk është thjesht një term i zakonshëm për një shqetësim mbi një sëmundje që nuk është aty. Është një diagnozë që ekziston për qindra vjet. Simptomat dhe kuptimet përcjellëse kanë ndryshuar vazhdimisht, gjithmonë në hap me ndryshimin e koncepteve të mirëqenies dhe sëmundjes. Në këtë kuptim, historia e hipokondrisë pasqyron një teori konstante: idetë e secilës epokë ndjekin kuptimin e kufizuar të shëndetit dhe demonstrojnë një dëshirë për qartësi rreth trupit dhe sëmundjes që përsëri dhe përsëri rezulton e pakapshme.

Njohja e kësaj nuk e ndalon Crampton të ëndërrojë për një “test përfundimtar për gjithçka, përfshirë vetë ankthin shëndetësor”.

Hipokrati, që njihet si babai i mjekësisë, përdorte termin hipokondrium në shekullin e pestë p.e.s për të identifikuar një lokacion fizik, zonën mbi brinjët ku qëndron shpretka. Medikamentet hipokratike kishin në thelb balancën e katër treguesve – gjakun, humorin, stomakun dhe pështymën – që ndikonin dhe mendjen dhe trupin. Një rritje e mërzisë p.sh krijonte probleme në stomak. Termi “hipokondri” u përdor gjatë periudhës së Rilindjes dhe asociohej me konvergjencën midis dy procesve të pa lidhura me njëra-tjetrën: sistemin tretës dhe çrregullimet emocionale, thekson Crampton.

Në shekullin e 17-të, nocioni i hipokondrisë si një gjendje fizike që kishte edhe simptoma mendore, u vendos. Në Anatominë e Melankolisë, shkruar në 1621-shin, shkrimtari anglez Robert Burton e përshkroi atë si një nëngrup të melankolisë, duke vënë në dukje një “fryrje të shpretkës” të shoqëruar nga “rrëqethje të forta” dhe “gërryerje në zorrë”, së bashku me ndjenjën “e frikës, trishtimit, dyshimit” – një sëmundje që, siç tha ai, ” kryqëzon trupin dhe mendjen.”

Mjekët në shekullin e 18-të filluan të hetojnë hipokondrinë si një çrregullim i sistemit nervor të zbuluar së fundmi, duke llogaritur simptomat jo vetëm në zorrë, por edhe në pjesë të tjera të trupit. Sipas kësaj pikëpamjeje, shkaku nuk ishte humori i çekuilibruar, por lodhja dhe dobësia e vetë nervave.

Crampton tregon në librin e saj historinë e Charles Darëin, që ilustron tranzicionin midis periudhës kur hipokondria ishte ende një sëmundje fizike dhe asaj kur u bë sëmundje psikologjike. Darwin, i lindur në 1809-n, vuante nga dhimbjet kronike të kokës, trazira dhe dhimbje stomaku, por edhe dobësi e ankth, që ai i përshkruan në “Ditarin e Shëndet”. Crampton thotë se dieta strike që mbante Darwin dhe rutina e ashpër e punës interpretohej si një shqetësim i panevojshëm. Kjo vijë e padukshme midis vetë-sabotimit intensive dhe çrregullimit mendor u kthye në sfidë për mjekët e pacientët.

Një zhvendosje e fortë ndodhi në shekullin e 19-të, që fatmirësisht formësoi psikologjinë modern që bazohet në idenë, siç e thotë Crampton “mendja kontrollin trupin dhe jo e anasjella”. Frymëzuar nga neurologu George Beard në vitin 1880, që e quante hipokondrinë “iluzion”, kjo u listua si sëmundje mendore: një gjendje psikologjike e shqetësimeve të pabaza lidhur me shëndetin.

Në shekullin e 20-të, hipokondriaku prototip u bë një lloj neurotiku që del edhe nëpër filma dhe vazhdimisht mendon se është sëurë, kur nuk është, (kujto personazhin e Woody Allen në “Hannah dhe motrat e saj).
Frojdi thotë se simptomat e pashpjegueshme të trupit, mund të reagime ndaj konflikteve të brendshme – që do të thotë se kjo gjendje mund të jetë tërësisht psikologjike.

Ideja që stresi ose ankthi mund të shfaqeshin si shqetësime trupore, në një proces që u quajt “somatizim”, u përhap. Kështu bëri edhe kapaciteti i ri i mjekësisë së shekullit të 20-të për të testuar dhe përjashtuar kushte specifike. Konsideroni personazhin e Allen në atë film, i shqetësuar për një tumor në tru, vetëm për t’i qetësuar shqetësimet e tij nga një skanim i trurit. Ky ankth i sapo psikologjizuar, i krahasuar me gjetjet objektive të shkencës mjekësore, ndihmoi në ngurtësimin e imazhit modern të hipokondrikut si një figurë komike, e karikaturuar lehtësisht si një neurotik, i cili mund dhe duhet të “shkëputej prej tij”.

Ndryshe nga disa forma të ankthit, shqetësimi për shëndetin është një problem që nuk e zhduk as lloji i emërtimit e as trajtimet. Hipokondria, thekson shkrimtari Brian Dillon na mashtron të gjithëve, sepse “jeta, ose vdekja, do të qeshë e fundit”. Por ndërkohë ne dyshojmë, presim, përfshihemi dhe presim diagnozën: A është dhimbja e kokës momentale apo ndonjë sëmundje? Trupi jonë është subjekt i ndryshimeve, por ne duhet t’i kushtojmë vëmendje ndryshimeve për të parandaluar problemet, pa u përpirë nga stresi i vëmendjes së tepërt.

Në retrospektivë, Crampton, si një studente gjimnazi në Angli nuk vuante nga ankthi kur në qafën e saj pa një gjendër sa një top tenisi, që rezultoi të ishte limfomë, një lloja kancer gjaku. Kimioterapia dhe rrezatimi e shëruan atë, por përvoja e bëri më vigjilente për trupin e saj duke shtuar ankthin nëse i kishte shpëtuar ndonjë gjë. Por Crampton vuan nga ajo që tashmë njihet si çrregullim i ankthit të sëmundjes, një shqetësim i madh mbi shëndetin, kur nuk ka simptoma fizike.

“Hipokondria ka vetëm pyetje dhe asnjëherë përgjigje, dhe kjo neve na mundon”, shkruan Crampton. Eksperienca e saj është e vlefshme, por nuk është realiteti i miliona pacientëve, simptomat e të cilëve nuk merren seriozisht dhe më pas diagnostifikohen me sëmundje të rënda.

Një ditë mund të kemi një test përcaktues ose përcaktues më të mirë, por tani duhet të kuptojmë që është një gjendje që e ka diagnostifikuar më mirë letërsia e sa mjekësia. Siç shkruante John Donne, i sëmurë me atë që më vonë u njoh si ethet e tifos;”Gjendje e mjerueshme e njeriut! Një minutë isha mirë dhe po atë minutë, u sëmura.”

Burimi:The Atlantic/Përshtati:Gazeta ‘SI’

The post ‘Trupi prej xhami’. Çfarë është hipokondria appeared first on Gazeta Si.

‘Receta’ e Tabakut dhe Bardhit për trajtimin e profesionistëve të lirë që parapaguan 5 mln euro tatim-fitmi (drafti)

20 September 2024 at 10:42

Nga Gazeta ‘SI’ – Deputetët e opozitës i kanë ofruar qeverisë një “recetë” për trajtimin e profesionistëve të lirë, që parapaguan taksën tatim-fitimit, kundërshtuar më vonë nga Gjykata Kushtetuese.

Drafti i publikuar, që mban firmën e Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit, propozon që 5 mln eurot e paguara nga 6.542 profesionistë të lirë t’u llogaritet atyre për detyrimet e ardhshme, ose t’u rimbursohet.

Po ashtu për ato biznese me detyrime tatimore të papaguara për periudhën 1 Janar 2024- 30 Qershor 2024, sipas bazës ligjore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, të cilëve u janë akumuluar kamatëvonesa, propozohet që administrate tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, të fshijë nga sistemi detyrimet tatimore së bashku me kamatëvonesat.

Në relacionin shoqërues të projektligjit thuhet se nga koha e hyrjes në fuqi të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” deri në dhënien e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, rezulton se 6,541 tatimpagues që furnizojnë shërbime profesionale kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 Janar 2024 deri me 30 Qershor 2024 në vlerën 500 mln lekë.

Ndërsa pjesa tjetër e tatimpaguesve rezulton të jetë ngarkuar me detyrime tatimore dhe për shkak të mos pagesës të jenë akumuluar edhe kamatëvonesa.

Nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve sipas draftit të propozuar nga grupi parlamentar i opozitës, synohet që të përcaktohen rregullat se si do të trajtohen shumat e paguara nga profesionistët e lirë, si dhe detyrimet e papaguara dhe kamatëvonesat, të cilat janë akumuluar mbi nenin 69, pika I, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë, e Ligjit nr. 29/2023, të shfuqizuar me vendimin nr. 52, datë 27.06.2024 të Gjykatës Kushtetuese.

– Ndërhyrja e parë ka të bëjë me të gjithë tatimpaguesit që furnizojnë shërbime profesionale, të cilët kanë parapaguar tatimin për periudhën 1 Janar 2024 – 30 Qershor 2024, sipas bazës ligjore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave rezulton se në këtë kategori janë 6,541 tatimpagues që kanë paguar një shumë prej 500 milionë lekë. Duke marrë për bazë modelin e përcaktuar në nenin 75, të Ligjit nr. 9920/2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”,
është parashikuar që administrata tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, i kalon shumat e paguara për llogari të detyrimeve të tjera tatimore, të papaguara nga tatimpaguesi.

Pas kësaj, me kërkesë me shkrim te tatimpaguesit, shuma e mbetur, nëse ka, rimbursohet në llogarinë e tatimpaguesit ose kalohet për llogari të detyrimeve tatimore të ardhshme të tatimpaguesit. Nëpërmjet këtij modeli synohet që shumat e tatimit të parapaguar nga profesionistët e lirë të kompensohen me detyrime të tjera tatimore aktuale apo të ardhshme, ose të rimbursohen në llogarinë e tatimpaguesit, sipas vullnetit të këtij të fundit.

-Ndërhyrja e dytë ka të bëjë më të gjithë tatimpaguesit që furnizojnë shërbime profesionale, të cilët janë ngarkuar me detyrime tatimore të papaguara për periudhën 1 Janar 2024- 30 Qershor 2024, sipas bazës ligjore të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Ministria e Financave nuk ka ofruar të dhëna sa i përket numrit të tyre apo shumës totale të detyrimeve tatimore. Këtyre tatimpaguesve për shkak të mospagimit të detyrimeve iu janë akumuluar edhe kamatëvonesa. Në këto kushte, propozohet që administrate
tatimore, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, të fshijë nga sistemi detyrimet tatimore së bashku me kamatvonesat. Këto ndërhyrje përbëjnë një zgjidhje përfundimtare të problematikës, që u krijua për shkak të aplikimit të tatimit 15% për profesionistët e lirë, duke filluar nga 1 janari 2024, i cili siç u shpjegua gjerësisht, u gjet nga Gjykata Kushtetuese në shkelje të neneve 4 dhe 2 të Kushtetutës. Për rrjedhojë u shfuqizua”, përcaktohet në relacion e projektligjit.

Propozimet e tyre janë konsultuar edhe me përfaqësues të profesioneve të lira.

Në relacionin e projektligjit të depozituar në Kuvend me tej sqarohet se sipas nenit 69, pika I, shkronja “dh”, të Ligjit, lehtësitë dhe përjashtimet tatimore të parashikuara në ligjin nr. 8348/1998 vazhdojnë të zbatohen. Kështu për individët tregtare, të vetëpunësuarit dhe entitetet, me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0%, do të aplikohet deri më 31 Dhjetor 2029.

The post ‘Receta’ e Tabakut dhe Bardhit për trajtimin e profesionistëve të lirë që parapaguan 5 mln euro tatim-fitmi (drafti) appeared first on Gazeta Si.

Indeksi i shëndetit bankar u përkeqësua gjatë 2024-s. Sulmet kibernetike dhe kursi i këmbimit ‘trembën’ sektorin

20 September 2024 at 10:40

Nga Gazeta ‘SI’ – Indeksi i shëndetit bankar u përkeqësua gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024, raporton Banka e Shqipërisë.

Edhe pse bankat e huaja kanë ecuri më të mirë se ato shqiptare, Indeksi tregon se në krahasim me fundin e vitit 2023, bankat me kapital të huaj paraqitën dobësim të të gjithë treguesve me përjashtim të cilësisë së aktiveve. Në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, indeksi tregon për situatë të qëndrueshme dhe nuk paraqet ndryshime. Për bankat me kapital vendas vërehet rënie e lehtë e cilësisë së kapitalit, likuiditetit dhe veçanërisht eficiencës gjatë periudhës.

Sipas vrojtimit me bankat për perceptimin e rreziqeve sistemike, ka një zbutje të perceptimit të rreziqeve nga faktorë të brendshëm dhe rritjes së rrezikut nga goditjet e jashtme.

Bankat kanë vlerësuar “rrezikun e goditjeve nga jashtë” si rrezikun kryesor sistemik të periudhës dhe vlerësimi për të ka mbetur i pandryshuar krahasuar me periudhën paraardhëse.

Rreziku kibernetik renditet në vendin e dytë, dhe nota e rrezikut është rritur krahasuar me periudhën paraardhëse.

Perceptimi i bankave mbi rrezikun e inflacionit është zbutur ndjeshëm gjatë periudhës.

Bankat theksojnë nevojën e monitorimit edhe të kursit të këmbimit pas dobësimit të shpejtë të euros dhe dollarit, por rreziku nuk perceptohet ende i lartë. Gjithsesi frika për këtë factor është rritur nga fundi i vitit 2023.

Mundësia e materializimit të një/ose disa prej rreziqeve të rëndësishme sistemike në të ardhmen afatshkurtër vlerësohet e ulët, por ajo paraqitet disi më e lartë kur diskutohet për një horizont më të gjatë kohor.

The post Indeksi i shëndetit bankar u përkeqësua gjatë 2024-s. Sulmet kibernetike dhe kursi i këmbimit ‘trembën’ sektorin appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Aftësia paguese e shqiptarëve u dobësua gjatë 2024-s. Familjet s’kanë në plan të marrin kredi

19 September 2024 at 14:00

Nga Gazeta ‘SI’ – Në pjesën e parë të vitit 2024, përballë kostove të rritura të jetesës, familjet shqiptare raportojnë një dobësim të aftësisë së tyre paguese.

Në raportin e Bankës së Shqipërisë, për stabilitetin financiar, thuhet se 42% e familjeve të anketuara shprehën një situatë më të keqe financiare se një vit më parë.

Anketa tregon se të paktën 41% e familjeve kishin një hua për të paguar gjatë kësaj periudhe.

Familjet presin një ngadalësim të mëtejshëm të kërkesës së tyre për kredi, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024. Rreth 60% e atyre që janë përgjigjur kanë deklaruar se “nuk presin të marrin hua të re në 6 muajt e ardhshëm”.

Nga krahu tjetër, bankat perceptojnë se do të ketë rritje të kërkesës për kredi nga individët.

Pozicioni kreditor i individëve rezidentë ndaj sektorit bankar u zgjerua lehtë gjatë periudhës, për shkak të rritjes më të madhe të depozitave në krahasim me kreditë. Në terma relativë, rritja e kredisë, si në terma vjetorë ashtu edhe gjashtëmujorë, ishte më e madhe sesa rritja e depozitave.

Kërkesa për kredi u mbështet nga nevoja për konsum dhe për blerje pasurish të paluajtshme, kryesisht në monedhën vendase. Normat e interesit të kredisë së re për individët mbetën pothuajse të pandryshuara gjatë periudhës.

Bankat lehtësuan kushtet e përgjithshme të kredisë për individët, por sinjalizuan një shtrëngim të standardeve të kredidhënies.

The post Aftësia paguese e shqiptarëve u dobësua gjatë 2024-s. Familjet s’kanë në plan të marrin kredi appeared first on Gazeta Si.

Pse ra euro në fund të sezonit veror 2024?

19 September 2024 at 13:39

Nga Gazeta ‘SI’ – Vlerësimi i Lekut në rritje të vlerës në raport me Euron, Dollarin amerikan, Paundin Britanik në tregun valuator duhet të kuptohet nga të gjithë konsumatorët dhe bizneset, se Leku mund të blejë një sasi më të madhe mallrash dhe shërbimesh të shprehura në  monedhat sa më lart.

Në fakt, vlera e importeve është rritur me 3.1 % për 8-mujorin 2024 dhe ky është treguesi se leku i fortë ka blerë shumë pak në raport me forcimin e tij mallra për konsum, pasi fuqia blerëse e konsumatorit fundor (individ, biznes, qeveri) është e ulët.   

Arsyeja kryesore është tek pse dhe si u rrit vlera e lekut, ku nëse nisemi nga faktorët më poshtë nuk e provojnë se ka ardhur pikërisht nga ndikimi i tyre:

Së pari, ndikimi i Lekut të fortë duhet të ndikohej nga dinamika e ofertës dhe kërkesës për Lekun dhe monedhat e tjera. Nëse do të kishim një kërkesë në rritje për Lekun në krahasim me ofertën e tij, vlera e tij do të rritej. Në fakt kërkesa për Lek në vend nuk ka ndryshime dhe oferta nuk ka ndryshuar nga ana tjetër.

Së dyti, ndikimi nga bilanci tregtar dhe suficiti i llogarisë korrente (eksportet i kalojnë importet) do të ndikonte mbiçmimin e Lekut. Sipas statistikave zyrtare për 8-mujorin 2024, importet janë në vlerën gjithsej 594.6 miliard lekë dhe eksportet janë në vlerën gjithsej prej 255.1 miliard lekë, me në deficit prej 339.5 miliard lekë. Në 8 mujorin 2023 deficiti import-eksporte ishte 277.3 miliard lekë.

Nisur nga kjo situatë jemi në kahun e kundërt të ndikimit të vlerësimit të Lekut. Arsyeja është se vetëm suficiti tregtar do të krijonte kërkesë më të lartë për Lekun pasi subjektet e huaja duhet ta blejnë atë për të paguar mallrat e eksportuara ose për të investuar në vend.

Po kështu, nëse nga hyrjet e Eurove dhe monedhave të tjera të huaja në tregun shqiptar, nëpërmjet prurjeve nga remitancat dhe vizitorët e huaj, sipas bilancit të pagesave për 6-mujorin e parë 2024 ka një hyrje në total prej 1.95 miliard Euro dhe një dalje nga vizitorët shqiptarë prej 1.2 miliard Euro, pra një sasi e disponueshme në treg për konsum në shumën prej 740 milion Euro.

Për të njëjtën periudhë të 2023 në treg kanë hyrë nga vizitorët e jashtëm 1.55 miliardë Euro dhe kanë dalë nga vizitorët e brendshëm 977 milionë Euro, me një sasi të disponueshme të mbetur në treg prej 575 milionë Euro. Nëse marrim vetëm këtë faktor ndikues në forcimin e Lekut, atëherë llogaritjet tregojnë se në 6m.I 2023 Leku u forcua me 7.35, ndërsa në 6m.I 2024 u forcua me 3%. Kuptohet që nisur nga krahasimi dhe analiza e treguesve nuk është thjesht të hyrat nga vizitorët e jashtëm që ndikojnë në forcimin e lekut, nëpërmjet ndikimit në ekonomi.

Së treti, ndikimi nga diferencat e inflacionit është e lidhur me forcimin e Lekut. Në rastin kur Shqipëria ka norma inflacioni më të ulëta krahasuar me partnerët e saj tregtarë, Leku mund të rritet. Në fakt, sipas të dhënave statistikore, inflacioni në Eurozonë është mesatarisht në 2.6% në muajt Korrik – Gusht 2024[1] dhe duket se krahasuar me normën e inflacionit në vend që është mesatarisht 2.3% në muajt e fundit kjo nuk përbën diferencën e nevojshme për të ndikuar në forcimin e lekut në këto periudha. Por edhe në rast të një diference më të madhe, efekti vjen nga fakti se inflacioni më i ulët ruan fuqinë blerëse të Lekut, duke e bërë atë më tërheqëse për investitorët. Në fakt, investimet për 6-mujorin e parë 2024 arrijnë në 549 milionë Euro[2], që ka nivel prej afër 200 mkilion Euro më pak hyrje të investimeve në vend në krahasim me vitin e kaluar.

Së katërti, ndikimi nga aktivitetet spekulative dhe hyrjet e parave të pista/informale krijojnë një ambjent shumë më të fortë, por që nuk mund të matet me lehtësi për forcimin e Lekut. Spekulimi i monedhës dhe ndjesia/perceptimi i investitorëve duket se po ndikojnë në vlerësimin e Lekut. Individët dhe tregtarët, tashmë po presin një rritje të vlerës së Lekut dhe ata mund ta blejnë atë në pritje të shitjes së saj me një çmim më të lartë, duke çuar në vlerësim të tij. Por nga ana tjetër edhe ankandet e qeverisë për bono thesari, bashkë me vijimësinë e hyrjeve të reja të Euros së grumbulluar ndër vite nga burimet informale po krijojnë ende një ndikim në zhvlerësimin e Euros si dhe monedhave të tjera.

Po kështu, ndikimi nga normat e interesit duket se nuk kanë efekt në 6m.I 2024, pasi mebetn në nivele të krahasueshme si në periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Në përmbledhje të faktorëve që duhet të ndikojnë në rënien e Euros dhe forcimin e lekut shihet se arsyet nuk gjenden më së shumti brenda tregut dhe ekonomisë formale, por jashtë saj.

Analizë e eksperti Eduart Gjokutaj, nga ALTAX për Gazetasi.al

The post Pse ra euro në fund të sezonit veror 2024? appeared first on Gazeta Si.

Shqiptarët e përdorin internetin për shërbimet publike dhe për të parë filma. Të pa interesuar për ChatGPT

19 September 2024 at 13:22

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët e përdorin internetin më pak se vendet e tjera të rajonit, sipas matjeve nga Barometri i Ballkanit.

Ndër shqiptarët e anketuar, vetëm 4% e tyre pohojnë se përdorin Inteligjencën Artificiale nëpërmjet ChatGPT apo alternativa të tjera. Mesatarja e rajonit është 10%.

Shqipëria ka dhe përqindjen më të ulët të qytetarëve që bëjnë pagesat utilitare online, 14%, ndërsa mesatarja e rajonit është 30%.

Edhe shërbimet bankare virtuale nuk janë shumë të preferuara për shqiptarët me vetëm 17% që raportojnë përdorimin e tyre. Për rajonin ky tregues është 31%.

Indikatori i vetëm ku Shqipëria kryeson është ai i e-qeverisjes, me 60%, si rruga e vetme për të aksesuar shërbimet publike të vendit.

36% e shqiptarëve thonë se e përdorin internetin për të ndjekur programe/filma.

The post Shqiptarët e përdorin internetin për shërbimet publike dhe për të parë filma. Të pa interesuar për ChatGPT appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Të ardhurat nga taksat rriten me 9% për 8-mujorin. Shteti del me suficit

18 September 2024 at 15:03

Nga Gazeta ‘SI’ – Në tetë muajt e parë të vitit, në arkën e shtetit janë mbledhur 463.8 mld lekë, duke u rritur me 9% nga një vit më parë dhe duke tejkaluar planin e periudhës. Për të njëjtën periudhë, qeveria ka shpenzuar 405.7 mld, duke rezultuar me një suficit prej 58.1 mld lekësh.

Të ardhurat

Sipas statistikave të ministrisë së Financave, Doganat kanë arkëtuar 152.7 mld lekë me rritje 8% nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

TVSH në import ka arkëtuar 102.9 mld lekë, 8% më shumë se një vit më parë dhe 0.5% më shumë se plani.

Të ardhurat nga akciza raportohen 41.9 mld lekë, 9.8% më shumë se një vit më parë dhe 1.6% më shumë se plani. Renta minerare ka arkëtuar 1.9 mld lekë, 6.5% më pak se një vit më parë dhe më pak se plani.

Të ardhurat nga taksat e tjera doganore janë arkëtuar në vlerën 6 miliardë lekë, 1.6% më shumë se 8-mujori 2023, si dhe realizim në masën 103.2% kundrejt planit.

Tatimet kanë arkëtuar 152 mld lekë për 8-mujorin, me rritje 12.2% nga një vit më parë dhe 4.6% se plani.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar raportohen 37.9 mld lekë, ose 22.7% më shumë se në 2023-shin dhe 3.3% më shumë se parashikimi.

Tatimi mbi fitimin solli 39.2 mld lekë në arkë me rënie 4.1% nga një vit më parë dhe 5.8% mbi pritshmëritë.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi të ardhurat personale arritën 44.9 mld lekë me rritje 14.1% se viti i shkuar dhe 1% më shumë se plani.

Taksat nacionale, për periudhën 8-mujore 2024, u realizuan në masën 30 miliardë lekë, 23.3% më shumë se 8-mujori 2023, si dhe 10.7% më shumë se plani për 8-mujorin 2024.

Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga administrata tatimore, ISSH dhe FSDKSH, u realizuan në masën 105 miliardë lekë,  11.3% më shumë se 8-mujori 2023, si dhe një realizim me 101.3% të planit për 8-mujorin 2024.

Rimbursimet për periudhën 8-mujore 2024 janë 16.4 miliardë lekë,  33.9% më shumë se 8-mujori 2023, si dhe 40.3% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 8-mujorin 2024.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 8 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 405.7 miliardë lekë me një realizim në masën 93.15 të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 7.4% më i lartë ose rreth 27.8 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 8 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 55% të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 52.6% sipas Aktit Normativ nr. 3 datë 28.08.2024.

The post Të ardhurat nga taksat rriten me 9% për 8-mujorin. Shteti del me suficit appeared first on Gazeta Si.

Vdes ish-deputeti i PD-së, Gert Bogdani

18 September 2024 at 13:41

Nga Gazeta ‘SI’ – Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani ka ndërruar jetë mesditën e sotme në moshën 45-vjeçare.

Bogdani, sipas Policisë, është gjetur pa ndjenja në ambientet e një hoteli në kryeqytet dhe ka ndërruar jetë në spital.

Dyshohet se vdekja e ish-deputetit ka ardhur nga shkaqe natyrale pas një sulmi në zemër.

Pas vitesh angazhimi aktiv në strukturat drejtuese, në zgjedhjet e 2019, bëhet anëtari më i votuar në Kryesinë e Partisë Demokratike, me mbi 70% të votave. Në 2022 garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për garën e Tiranës.

Bogdani ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.  

The post Vdes ish-deputeti i PD-së, Gert Bogdani appeared first on Gazeta Si.

Financim deri në 50% për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin, ministrja: Aplikimet nisin më 1 tetor. Ja kushtet

18 September 2024 at 12:36

Nga Gazeta ‘SI’ – Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka prezantuar një skemë të re në ndihmë të fermerëve dhe investimeve në sektorin bujqësor.

Skema do të mbulojë deri në 50% të masës së investimit në bujqësi, blegtori dhe akuakulturë.

 Ministrja sqaroi se skema do të ketë disa kritere për t’u bërë përfitues.

“Konkretisht, përsa i takon serrave diellore masa e përfitimit do të jetë jo më shumë se 15 milion lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve, 8 milionë lekë për ha për serrat e prodhimit të rrushit në tavolinë, 4 milionë lekë/ ha për serrat tunelet plastike të prodhimit të luleshtrydheve dhe masa e përfitimit në raport me një investim shumë të rëndësishëm që ne kemi shtuar këtë vit për fokusin e investimit në rrjetat për të mbrojtur pemët frutorë nga breshëri, i cili ka sjellë në 2-3 vitet e fundit dëme për të gjithë zonat, sidomos në pjesën lindore  dhe jugore të vendit. Një masë e përfitimit, e cila do të jetë jo më shumë se 1.5 milion lekë/ ha do të shkojë për rrjetat antibreshër. E kështu, do të kemi mundësi të ruajmë produktin shqiptar dhe nga ndryshimet dhe kushtet klimatike që sot ballafaqohemi çdo ditë e më shumë”, tregoi Denaj.

Ministrja tha se për këtë vit skema ka në dispozicion 500 mln lekë dhe do të nisë aplikimi më 1 tetor. Informacionet dhe procedurat dot të mundësohen pran pikave agro, të menaxhuara nga AZHBR.

“Me marrjen e përfitimit të përgjigjes positive, nëse kushtet plotësohen mund të ketë një pagesë të menjëhershme përgjatë këtij viti në masën 30%. Është shumë e rëndësishme që të gjitha kushtet të cilat do të jenë të paraqitura në faqet tona të ëebit të ministrisë, të AZHBR-së dhe nëpërmjet një aplikimi i cili do të jetë vetem online të jetë përgjatë gjithë kohës në standardet e kërkuara sipas një VKM-je të aprovuar ditën e sotme”, përfundoi ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

The post Financim deri në 50% për bujqësinë, blegtorinë dhe peshkimin, ministrja: Aplikimet nisin më 1 tetor. Ja kushtet appeared first on Gazeta Si.

Miratohet vendimi, pensionet në qytet rriten me 752 lekë, ato në fshat me 453 lekë

18 September 2024 at 11:59

Nga Gazeta ‘SI’- Indeksimi i pensioneve do të jetë me 4.1%, njoftoi ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhe.

Pas mbledhjes së qeverisë, Gonxhe doli në një konferencë për mediat ku tha se janë 791 mijë pensionistë përfitues nga ky indeksim. Sipas llogaritjes, pensionet urbane mesatare rriten me 752 lekë, ndërsa ato rurale me 453 lekë.

Ministri i MEKI theksoi se aktualisht po shqyrtohet bonusi i fundvitit, teksa në tetor do të nisë komunikimi me institucionet përkatëse për të siguruar funksionimin e kësaj skeme.

“Nga fundi i vitit me një bonus që do të jetë i rishikuar, me një rritje e më tej me një dialog e komunikim të gjerë që do të filloj nga mesi i muajit tetor me disa institucione dhe palët e interesuara që do na nxjerrë në një rishikim e rezultatet për të gjeneruar rritje të të ardhurave të kësaj skeme”, tha ministri.

Gonxhe theksoi se pensionistët janë në fokus të qeverisë, për t’i siguruar atyre një jetesës sa më të denjë. Ai tha se po rishikohet e gjithë skema e pensioneve, për t’i ofruar më shumë të ardhura të moshuarve, por edhe personave me pensione të posaçme.

The post Miratohet vendimi, pensionet në qytet rriten me 752 lekë, ato në fshat me 453 lekë appeared first on Gazeta Si.

Eksportet nuk rimëkëmben, thellohet deficiti tregtar

18 September 2024 at 11:00

Nga Gazeta ‘SI’ – Eksportet shqiptare nuk po ia dalin dot të rimëkëmben.

INSTAT tregon se gjatë muajit gusht, eksportet kanë rënë me 32.5% nga muaji korrik dhe me 18% nga një vit më parë. Në gusht eksportet arritën një vlerë prej 22 mld lekësh. Shifrat tregojnë se të gjithë sektorët e eksportit janë goditur me grupin e mineraleve dhe lëndëve djegëse që ka rënien më të fortë 10 p.p, tekstile dhe këpucë me 3.7 p.p, materiale ndërtimi dhe metale me 2.8.

Panorama është e njëjtë për të gjithë 8-mujorin janar-gusht 2024.

Në total, eksportet arritën vlerën e 255 mld lekëve gjatë 8-mujorit, me rënie 15% nga e njëjta periudhë e një viti më parë. Për këtë kohë, shifrat tregojnë se goditja më e fortë ka qenë për grupin e mineraleve dhe lëndëve djegëse, me rënie vjetore 31.5%. Në 8 muaj eksportet e këtij grupin arritën vetëm 50 mld lekë.

Tekstilet dhe këpucët ranë me 17.2% në raport vjetor, duke arritur vlerën e 70 mld lekëve. Eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve janë dobësuar me 9.2% nga një vit më parë. Për ushqime dhe pijet, rënia ka qenë më e vogël, 8.8% në raport vjetor.

Në gusht të 2024-s, deficiti tregtar raportohet 46 mld lekë me rritje 16% nga gushti i një viti më parë. Krahasuar me muajin korrik, deficiti është ulur me 11%.

Në tetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 255 mld lekë, duke u ulur me -14.9 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 595 mld lekë, duke u rritur me 3.2 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 340 mld lekë, duke u rritur me 22.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Gjatë muajit gusht 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me gusht 2023 janë: Italia (1,5%), Kosova (17,4%), Greqia (43,4%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Gjermania (34,2%), Kina (46,3%), Turqia (37,8%), etj.

Në muajin gusht 2024, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (2,8%), Kina (13,0%), Turqia (22,1%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Gjermania (6,5%), Spanja (40,7%), Maqedonia e Veriut (28,6%), etj.

The post Eksportet nuk rimëkëmben, thellohet deficiti tregtar appeared first on Gazeta Si.

Euro i afrohet pragut të 98 lekëve

17 September 2024 at 14:57

Nga Gazeta ‘SI’ – Në përfundim të sezonit veror, monedha europiane po fundoset edhe më shpejt. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën e 17 shtatorit një euro këmbehet me 99.28 lekë, duke prekur kështu një rekord të ri historik.

Paralelisht edhe dollari është dobësuar më tej dhe këmbehet me 89.12 lekë. Paundi britanik ka përjetuar një rritje të lehtë dhe këmbehet me 117.82 lekë.

Në kulmin e sezonit veror, kur pritej goditje e fortë e euros, pati një stabilizim të kursit të këmbimit, por shtatori riktheu rënien.

Sipas BSH flukset e mëdha të euros nga turistët, investimet e huaja dhe eksportet po ushtrojnë presion mbi monedhën europiane. Vetë guvernatorit Genti Sejko i bëri thirrje qeverisë për bashkëpunim, pasi Banka e vetme nuk mban dot kursin.

Sejko ripërsëriti rolin e parasë informale në zhvendosjen e kursit të këmbimit dhe theksoi se në një vit monedha europiane është zhvlerësuar me 20% kundrejt lekut.

“Vjet kemi pasur 6 miliardë euro të hyra formale, por sidoqoftë ne nuk e kemi mohuar kurrë edhe prezencën e parasë informale përsa kohë kemi nivel të lartë informalitetin në ekonomi. Për këtë arsye ekziston edhe paraja informale që mund të vijë nga burimet kriminale, evazioni fiskal ose edhe të tjera,” deklaroi ai.

The post Euro i afrohet pragut të 98 lekëve appeared first on Gazeta Si.

Akuzat për abuzim seksual dhe trafikim të minoreneve, arrestohet reperi Diddy

17 September 2024 at 12:16

Moguli i rënë i Hip-Hop, reperi Diddy është arrestuar në qytetin e Nju Jorkut, por nuk dihen ende akuzat federale.

Arrestimi në Manhatan vjen pas një investigimi të thelluar në pronat e tij në Los Anxhelos dhe Majami nga autoritetet kundër trafikantëve të seksit.

Avokati i reperit, Marc Agnifilio tha se ata ishin të zhgënjyer nga arrestimi dhe se klienti i tij është një burrë i pafajshëm.

Muzikanti është përballur me akuza serioze për sulme seksuale dhe abuzime, përfshirë ish-partneren e tij Casandra, e njohur si Cassie. Ai ka mohuar të gjitha akuzat.

Çfarë dihet deri tani?

Arrestimi i Diddy-t u bë pas një hetimi të vazhdueshëm nga zyrtarët e ligjit dhe sigurisë.

Sean Combs emri i vërtetë i reperit ka disa padi civile, një për përdhunimin e një vajze minorene dhe ngacmimin e një producenti duke e detyruar atë të kryente marrëdhënie me një burrë tjetër.

Problemet ligjore të reperit nisë kur Cassie e paditi atë në nëntor të 2023-shit. Dy gra të tjera ngritën padi brenda javës për abuzim dhe sulm.

Në dhjetor, një tjetër grua akuzoi reperin për trafikim kur ajo ishte 17 vjeç.

Diddy i mohoi këto, por dy muaj më vonë, pronat e tij u bastisën.

Në muaji majj CNN publikoi për herë të parë videon e Diddy-t që sulmonte fizikisht Cassie-n.

The post Akuzat për abuzim seksual dhe trafikim të minoreneve, arrestohet reperi Diddy appeared first on Gazeta Si.

Policia e Shtetit apel qytetarëve: Kujdes me mesazhet në Whatsapp! Skemë mashtrimi

16 September 2024 at 20:16

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim urgjent për të gjithë qytetarët që janë përdorues të Facebook apo të rrjeteve të tjera sociale.

Policia bën apel që qytetarët të tregojnë kujdes nëse ju mbërrijnë në telefonin e tyre mesazhe lidhur me të dhënat personale, pasi ato synojnë tu vjedhin llogarinë e Whatsapp.

Njoftimi:

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, ka konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të lidhura me shërbimin Facebook Ads, (por jo vetëm).

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive tëpersonave të mashtruar, në menyrë të padrejtë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë bën thirrje që nqs jeni ose dyshoni se mund të jeni i prekur nga dërgimi i këtyre mesazheve, të paraqiteni pranë zyrave tona, si dhe këshillon që të mos kryeni asnjë veprim kundrejt këtyre mesazheve, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të 

The post Policia e Shtetit apel qytetarëve: Kujdes me mesazhet në Whatsapp! Skemë mashtrimi appeared first on Gazeta Si.

Starmer shpreh interes për një kamp refugjatësh në Shqipëri gjatë konferencës me Melonin

16 September 2024 at 19:43

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, gjatë një konference shtypi në Romë, së bashku me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, ka vlerësuar përparimin e Italisë në trajtimin e emigracionit të paligjshëm.

Gjatë konferencës së përbashkët, të dy udhëheqësit u shprehen se kanë rënë dakord të intensifikojnë përpjekjet për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

“Është qartë një fenomen që prek të gjithë kontinentin evropian,” tha Meloni, duke shtuar se Italia dhe Britania e Madhe do të bashkojnë përpjekjet shumë më tepër.

Starmer nga ana tjetër vlerësoi progresin të Italisë në adresimin e nxitësve të migrimit si dhe masat për të luftuar bandat e trafikantëve. Ai tha se ishte i interesuar për punën e Italisë që parandalon emigrantët të arrijnë në vend, si dhe marrëveshjen e saj për emigrantët me Shqipërinë.

Ndërkohë, Meloni tha se shqetësimet për shkeljet e të drejtave të njeriut në marrëveshjen e emigrantëve Itali-Shqipëri ishin sipas saj plotësisht të pabaza.

“Jemi dakord edhe për faktin se nuk duhet të kemi frikë të eksplorojmë zgjidhje të reja për menaxhimin e emigrantëve, folëm për protokollin Itali-Shqipëri për të cilin qeveria britanike i kushton shumë vëmendje, ne ofruam elementë për më mirë. kuptoni këtë mekanizëm. Ne po punojmë me seriozitet të jashtëzakonshëm për projektin e Shqipërisë, do të duhen edhe disa javë që të jetë perfekt, do të kisha preferuar që të niste më herët, por ne i kemi sytë të fokusuar tek kjo nismë, nëse kjo kërkon edhe pak ditë. nuk më shqetëson”, tha kryeministrja Giorgia Meloni në deklaratat e saj.

The post Starmer shpreh interes për një kamp refugjatësh në Shqipëri gjatë konferencës me Melonin appeared first on Gazeta Si.

DASH: Shqipëria të luftojë korrupsionin për të tërhequr investimet e huaja!

16 September 2024 at 17:46

Nga Gazeta ‘SI’ – Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje Shqipërisë që të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, për të tërhequr kështu investimet e huaja.

“Korrupsioni është një problem madhor jo vetëm në Ballkanin Perëndimor apo në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera në botë. Por nëse do të tërheqësh investime, duhet ta luftosh këtë fenomen dhe të ndryshosh sjellje. Mendoj se Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në këtë drejtim. SPAK ka bërë punë thelbësore dhe me aq sa kam parë, gëzon respektin e qytetarëve. Nëse mund të zhvillosh një organizatë që ndihmon vendin të dalë nga korrupsioni do të dërgosh një sinjal të fortë tek investitorët potencialë. Korrupsioni dhe mungesa e transparencës janë të gjitha çështje që duhet të adresohen që vendet e Ballkanit të arrijnë një standard që të bëhen pjesë e BE”, thotë Collen Hyland, Drejtore për Çështjet e Europës në DASH gjatë një conference për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.

Veç luftës ndaj korrupsionit, një tjetër çështje që Shqipëria duhet të adresojë është mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, thekson Banka Botërore.

“Nëse fokusohemi te kapitali njerëzor do të thotë të evidentosh çështjet te të cilat mund të ndërhysh. Duhet të edukohen të rinjtë për të qenë ekonomikisht aktivë dhe të gjejnë vende të mira pune. Ka shumë gra që nuk mund të punojnë sepse duhet të kujdesen për fëmijët apo sepse shkollat mbyllen shpejt. Ato mund të punojnë vetëm diçka të pjesshme. Duhet bërë diçka në këtë drejtim për integrimin e tyre. Po ashtu, ka të rinj që janë jashtë edukimit dhe tregut të punës. Mund të ofrohen trajnime për ta”, shprehet Emanuel Salinas, menaxher i Bankës Botërore në Shqipëri.

Gjatë një konference me fokus rritjen ekonomike përmes investimeve inteligjente, Banka Botërore bëri apel për edhe për uljen e mëtejshme të numrit të shqiptarëve që jetojnë në varfëri duke treguar se përllogaritën rreth 360.000 ose 14% e popullsisë së Shqipërisë, që jeton në varfëri.

“13.7% e popullsisë është në varfëri. Ndërkohë ka shumë të tjerë që gjenden në situatë vulnerabël, që gjenden në kufirin për t’u bërë të varfër. Nga ana tjetër nuk po ka mjaftueshëm kujdes për kapitalin njerëzor. Po ka shumë vëmendje ndaj emigrimit sesa ndaj kapitalit njerëzor. Emigrimi është një proces, dhe nuk duhet menduar për ta ndaluar. Kapitali njerëzor duhet trajtuar më me kujdes. Duhet të punojmë për edukimin dhe aftësimin e të rinjve”, tha Salinas.

The post DASH: Shqipëria të luftojë korrupsionin për të tërhequr investimet e huaja! appeared first on Gazeta Si.

Sipërmarrjet shqiptare dëshmojnë përmirësim të klimës së biznesit

16 September 2024 at 17:40

Nga Gazeta ‘SI’ – Bizneset shqiptare janë optimiste për integrimin në BE dhe presin një përmirësim të situatës në rast anëtarësimi.

Sipas të dhënave të publikuara nga Barometri i Ballkanit për vitin 2024, 80% e sipërmarrjeve në Shqipëri presin benefite nga aderimi në Bashkimin Europian, norma më e lartë në rajon.

Bizneset serbe janë më skeptikët në këtë aspekt me vetëm 38% e të cilave mendojnë se anëtarësimi në BE përkthehet në përfitim.

Klima e biznesit në Shqipëri është përmirësuar gjatë vitit të fundit sipas anketës, ku 38% e bizneseve vërejnë përmirësim, duke u rreshtuar të parët në rajon. 25% e bizneseve shqiptare thonë se klima është përkeqësuar dhe 36% nuk ka pasur ndryshime.

Lidhur me pengesat që hasin sipërmarrjet në Shqipëri, 47% e bizneseve listojnë i ngërçin më të madh sistemin tatimori dhe me 25% rregullatoret e pagës minimale.

The post Sipërmarrjet shqiptare dëshmojnë përmirësim të klimës së biznesit appeared first on Gazeta Si.

A ka guxim Starmer të dërgojë refugjatë në Shqipëri?

16 September 2024 at 14:30

Nga Ross Clark* -Dërgimi i azilkërkuesve në Ruanda, do të ishte një dhunim moral. Këtë e dimë sepse ministrat laburistë e thonin gjithë kohën kur qeveria tjetër donte ta bënte.

Fatmirësisht ka një alternativë më etike: T’i dërgojmë në Shqipëri. Diçka që Keir Starmer po konsideron, pas një takimi me homologen italiane, Giorgia Meloni, qeveria e së cilës ka reduktuar ndjeshëm varkat me emigrantë gjatë vitit të shkuar.

Starmer tha se ai ishte “i interesuar” për të parë se si do të zhvillohet skema në Shqipëri nga qeveria italiane.

Ky është një shembull konkret se si një qeveri propozon masa të njëjta më ato që ka dënuar më herët.

Kur Rishi Sunak po bashkëpunonte me Melonin për një raport vitin e shkuar, ajo ishte një neo-fashiste dhe papritur u bë një lidere e respektuar me ide që na ndihmojnë.

Në këtë politikë ka dhe një tjetër hipokrizi – një vend me europianë të bardhë është i besueshëm, ndërsa një vend afrikan jo.

Ministrat laburistë argumentojnë se skema e Shqipërisë është ndryshe nga ajo e Ruandës.  Ata mund të thonë se, në rastin e parë, azilkërkuesit do të kenë një shans të kthehen në Britani nëse aplikimet janë të suksesshme, ndërsa në rastin e dytë ata do të duhej të qëndronin në Ruanda. Megjithatë, ky është një dallim akademik nëse jeni një refugjat i vërtetë që po ikën për të shpëtuar jetën tuaj. Në fund të fundit, sistemi i azilit supozohet të funksionojë në bazë të faktit se ju kërkoni strehim në vendin e parë në të cilin futeni.

Rregulli i qeverisjes është ky: idetë e konservatorëve janë të gabuara, por versionet e laburistëve janë në rregull.

Megjithatë, një qeveri laburiste ka një avantazh kur bëhet fjalë për një politikë si dërgimi i azilkërkuesve jashtë shtetit. Opozita zyrtare – pra konservatorët – nuk ka gjasa të jenë kundër. Opozita kryesore me siguri do të vijë nga brenda Partisë Laburiste. Por me një shumicë prej 170, kjo nuk ka rëndësi.

*Ross Clark, kolumnist i Spectator.uk

The post A ka guxim Starmer të dërgojë refugjatë në Shqipëri? appeared first on Gazeta Si.

❌
❌