Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Trepça ndaj kampionit të Çekisë, Nymburk

19 September 2024 at 15:57

Kampionia e Kosovës, Trepça do të ketë një ndeshje mjaft të vështirë ndaj kampionit të Çekisë, Nymburk.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Turneu kualifikues po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Sfida zhvillohet të premten nga ora 13:00, sipas kohës në Kosovë.

Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit të ndeshjes Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni). Finalja zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Në çerekfinale të kualifikimeve, mitrovicasit fituan ndaj kampionit të Qipros, Keravnos 82:79.

Në kualifikime janë 24 skuadra, ku katër më të mirat nga çdo grup kualifikues do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri.

Ndeshja transmetohet në faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve në YouTube.

The post Trepça ndaj kampionit të Çekisë, Nymburk appeared first on Telegrafi.

Orari i xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë, ndeshjet luhen në tre ditë

19 September 2024 at 13:55

Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj me xhiron e gjashtë nga dita e premte.

Kjo xhiro do të zhvillohet në tre ditë, të premten një sfidë, të shtunën dy të tjera dhe të dielën dy.

Prishtina pret Dukagjinin të premten në kampin nacional në Hajvali me fillim nga ora 15:00.

Të shtunën sfida interesante janë ajo mes Ferizajt dhe Llapit si dhe Suharekës dhe Feronikelit ’74.

Ndërkohë ditën e diel në program janë edhe dy ndeshje të tjera. Drita dhe Ballkani luajnë derbin e javës në Gjilan, derisa interesant pritet të jetë edhe në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë, ku Malisheva pret Gjilanin. /Telegrafi/

The post Orari i xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë, ndeshjet luhen në tre ditë appeared first on Telegrafi.

“Futbolli është i padrejtë” – futbollistët e Romës me mesazhe emocionuese për De Rossin

19 September 2024 at 11:50

Daniele De Rossi është shkarkuar nga Roma pas vetëm katër ndeshjeve në sezonin e ri.

Ky lajm ka qenë një shok për futbollistët e Romës, të cilët nuk ishin në dijeni për shkarkimin e trajnerit të tyre.

Të gjithë futbollistët e klubit italian kanë shkruar mesazhe emocionuese në rrjetet sociale duke falënderuar legjendën italiane.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala)

“Zotëri, nuk kanë kaluar shumë muaj, por ka mjaftuar për të na përcjellë shumë gjëra në nivel sportiv dhe njerëzor. Futbolli shpesh është i padrejtë … faleminderit për gjithçka dhe ju uroj më të mirën për veten tuaj në të ardhmen”, ka shkruar Dybala.

Mesazh shumë emocionues ka shkruar edhe portieri Mile Svilar, ku De Rossi ishte trajneri që i dha besimin dhe e vendosi si titullar te Roma.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SVILAR (@svilar_mile)

“Faleminderit që ma ndryshove jetën, do të jem gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Svilar.

“Faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe keni qenë gjithmonë me mua…. Ishe pikë referimi që i vogël, bashkëlojtar, mik, kapiten dhe trajner. Të uroj më të mirat sepse e meriton si burrë dhe si profesionist dhe jam i sigurt se do të arrish gjithçka që dëshiron. Suksese trajner. Të dua Daniele”, ka shkruar kapiteni Lorenzo Pellegrni. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lorenzo Pellegrini (@lorepelle7)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bryan Cristante (@bryancristante)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Stephan El Shaarawy (@stewel92)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gianluca Mancini (@gianlumancio_23)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angelino (@angelino_69)

The post “Futbolli është i padrejtë” – futbollistët e Romës me mesazhe emocionuese për De Rossin appeared first on Telegrafi.

UEFA i ndëshkon gjithmonë, por tifozët e Celtic vazhdojnë përkrahjen për Palestinën: Një mesazh i ri në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

19 September 2024 at 09:43

Grupi i tifozëve të Brigadës së Gjelbër, i njohur gjerësisht për dashurinë e tyre për Celtic dhe guximin për të shpjeguar gjallërisht gjithçka që mendojnë me një slogan në ndeshje, theksoi edhe një herë mesazhin e mbështetjes për Palestinën në Ligën e Kampionëve.

Tifozët e Celtic nuk heqin dorë nga mbështetja e tyre më e fortë e mundshme për Palestinën në kohë të vështira. Nga ndeshja në ndeshje ata shpallin slogane kushtuar popullit palestinez pranë flamujve të këtij vendi, e kështu ishte edhe mbrëmë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Organi drejtues i futbollit evropian (UEFA) nuk ka mëshirë për tifozët e Celtic, por ata nuk kujdesen shumë për këtë. Pra, vitet e fundit kanë paguar gjoba dhe gjoba për slogane pro-palestineze dhe në nëntor u gjobitën me 19 mijë euro vetëm për flamurin e Palestinës në Ligën e Kampionëve.

“They can oppress you, they can imprison you, but they will never break your spirit!

Gaza, Jenin, Tulkarm, Nablus, you’ll never walk alone!”

Celtic fans’ message to the people of Palestine tonight. 🇵🇸🇵🇸🇵🇸🇵🇸 pic.twitter.com/ZcQ6ONCv4A

— Alan MacLeod (@AlanRMacLeod) September 18, 2024

Pavarësisht se e dinin se do të ndëshkohen për qëndrimin e tyre sërish në një ndeshje të kompeticionit më elitar evropian, tifozët e Celtic ngritën mbrëmë së bashku flamujt e Irlandës dhe Palestinës me një mesazh të fortë që u bë shpejt viral.

“Mund të të shtypin, mund të të burgosin, por kurrë nuk do të të thyejnë shpirtin. Gaza, Jenin, Tulkarm, Nablus, nuk do të ecni kurrë vetëm”, ​​thuhet në një mesazh të tifozëve të Celtic.

Interesant është fakti se lojtarët e Celtic kohët e fundit luajtën kundër Hibernian në elitën e futbollit skocez dhe gjatë asaj kohe tifozët e tyre dërguan një tjetër mesazh interesant që bëri jehonë në botën e futbollit.

[Crosspost] Celtic fans banner before their match at Hibernian https://t.co/LlT8wfgOGv pic.twitter.com/X3QBwkIErS

— /r/DetroitCityFC Bot (@rDetroitCityFC) August 11, 2024

Ndryshe nga qëndrimet e shumicës së Evropës për këtë çështje, tifozët e Celtic thanë: “Refugjatë, mirë se erdhët”, së bashku me disa flamuj të tjerë palestinezë.

Ndryshe, përfaqësuesja skoceze e ka hapur mbrëmë në mënyrë fantastike sezonin e ri të Champions League me fitoren 5:1 ndaj Slovan Bratislavës. Të pesë golat u shënuan nga golashënues të ndryshëm. /Telegrafi/

The post UEFA i ndëshkon gjithmonë, por tifozët e Celtic vazhdojnë përkrahjen për Palestinën: Një mesazh i ri në ndeshjen e Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Adeyemi në janar do të largohet nga Dortmundi, e ardhmja e tij në Angli

18 September 2024 at 15:37

E ardhmja e Karim Adeyemi duket gjithnjë e më e larg nga Borussia Dortmund.

Ylli gjerman mund të largohet nga ‘Signal Iduna Park’ në afatin kalimtar të janarit dhe tre klube angleze po mendojnë transferimin e tij.

Manchester United , Liverpool dhe Newcastle United kanë shfaqur interes të madh për sulmuesin e ri, i cili ka shkëlqyer me fanellën verdhezi.

22-vjeçari konsiderohet si një nga shpresat e mëdha të futbollit gjerman, derisa shpejtësia e tij, depërtimet fantastike dhe finalizimi vlerësohet lartë.

Dortmund e di se do ta ketë të vështirë ta mbajë yllin gjerman dhe po mendon që nga shitja e tij të fitoj rreth 45 milionë euro.

Edhe gjatë afatit kalimtar veror Adeyemi u lidh me skuadra të mëdha si Chelsea dhe Juventus, megjithatë Dortmundi i rezistoi ofertat të tyre.

Kësisoj mediat gjermane kanë raportuar se gjiganti i Bundesligës në janar mund të pranojë shitjen e lojtarit në Ligën Premier. /Telegrafi/

The post Adeyemi në janar do të largohet nga Dortmundi, e ardhmja e tij në Angli appeared first on Telegrafi.

Pas klubeve vjen edhe reagimi nga FFK

18 September 2024 at 13:56

Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me një reagim në faqen zyrtare pas reagimeve nga klubet kosovare ditën e djeshme.

Dhjetëra klube kanë reaguar nëpërmjet një komunikate të njëjtë të publikuar në faqet e tyre zyrtare, derisa tani ka ardhur edhe reagimi nga FFK.

Reagimi i plotë nga FFK:

Klubet dhe, në përgjithësi, komuniteti i futbollit në Kosovë kanë dëshmuar edhe njëherë se janë mburojë e fortë e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ato nuk lejojnë që individë të paintegritet, të cilët nuk kanë lidhje me futbollin, të denigrojnë dhe shantazhojnë këtë sport, për të cilin është derdhur shumë djersë dhe janë bërë investime të mëdha për dekada me radhë.

Klubet, Lidhjet Rajonale, shoqatat e asociacionet e trajnerëve, të gjyqtarëve, të veteranëve, të futbollit të femrave, të futsallit, shkollat e futbollit dhe të gjithë dashamirët e futbollit kanë reaguar ashpër ndaj shpifjeve të fundit nga një personazh që fshihet pas petkut të gazetarit dhe opinionistit.

Federata e Futbollit të Kosovës shpreh mirënjohjen e saj ndaj të gjitha klubeve, futbollistëve, trajnerëve dhe dashamirëve të futbollit për mbështetje të vazhdueshme. Faleminderit që e mbroni dhe e vlerësoni futbollin, duke e forcuar imazhin e tij dhe duke mos lejuar nëpërkëmbjen e tij nga disa individë që nuk përfaqësojnë asgjë në këtë sport.

FFK do të vazhdojë të përfaqësojë me krenari vlerat e vërteta të futbollit dhe parimet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Ne do të krijojmë kushte të favorshme për të rinjtë e vendit tonë përmes investimeve dhe mbështetjes në të gjitha segmentet; edukim, avancim, infrastrukturë, zhvillim, masivizim dhe profesionalizëm.

Së bashku, do ta ruajmë dhe zhvillojmë futbollin tonë!

The post Pas klubeve vjen edhe reagimi nga FFK appeared first on Telegrafi.

Jo Allegri e Tuchel, një kroat fluturon drejt kryeqytetit italian për ta marrë drejtimin e Romës

18 September 2024 at 13:18

Roma po reagon shpejt për ta gjetur zëvendësuesin e të larguarit Daniele De Rossi.

Legjenda italiane e Romës u shkarkua mëngjesin e ditës së sotme me efekt të menjëhershëm pas nisjes së dobët të kampionatit.

Edhe pse flitej për Massimiliano Allegrin e Thomas Tuchel, drejtimin e Romës pritet ta marrë trajneri kroat Ivan Juric.

Trajneri kroat tanimë ka zbarkuar në kryeqytetin italian dhe do të ulet për të biseduar me drejtuesit e Romës.

49-vjeçari ka punuar viteve të fundit në Serie A, derisa ka drejtuar skuadrat si Genoa, Hellas Verona dhe Torino.

Mediat italiane kanë raportuar se gjatë ditës së sotme Roma pritet ta zyrtarizojë afrimin e trajnerit kroat. /Telegrafi/

The post Jo Allegri e Tuchel, një kroat fluturon drejt kryeqytetit italian për ta marrë drejtimin e Romës appeared first on Telegrafi.

Trepça sot luan në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

18 September 2024 at 11:28

Kampionia e Kosovës, Trepça për herë të parë do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Në garat kualifikuese që do të zhvillon në Antalia të Turqisë, mitrovicasit shpresojnë të kualifikohen për herë të parë në grupet e kësaj gare.

Në turneun kualifikues do të përballen me skuadrën e Keravnos (Qipro), ndërsa fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale kundër kampionit të Çekisë, Nymburk.

Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit nga takimet në mes të: Kutaisi (Gjeorgji), Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni).

Në kualifikime janë 24 skuadra që do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri.

Ndeshja do të zhvillohet sot (e mërkure) nga ora 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë. /Telegrafi/ 

The post Trepça sot luan në kualifikimet e Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Drita dhe Malisheva takohen sot për të zhvilluar ndeshjen e mbetur nga xhiro e parë

18 September 2024 at 09:47

Drita dhe Malisheva do të përballen sot për të zhvilluar ndeshjen e mbetur të xhiros së parë.

Skuadra gjilanase kishte angazhime në garat evropiane dhe kishte shtyrë ndeshjen duke gjetur mirëkuptimin e Malishevës.

E sot kjo ndeshje e mbetur do të zhvilluar me Dritën që vjen në këtë duel pas humbjes 1-0 në udhëtim te Llapi.

Në anën tjetër Malisheva është në top formë ku pas barazimin në sfidën e parë ka marrë tre fitore radhazi.

Gjilanasit synojnë të rikthehen te fitorja në këtë takim, derisa mysafirët kërkojnë vazhdimësi të rezultateve të mira.

Sfida mes Dritës dhe Malishevës zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 15:00. /Telegrafi/ 

The post Drita dhe Malisheva takohen sot për të zhvilluar ndeshjen e mbetur nga xhiro e parë appeared first on Telegrafi.

Mbappe i lumtur me golat te Reali, por thotë se mund të bëjë më shumë

18 September 2024 at 09:27

Kylian Mbappe ka qenë protagonist në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve me Real Madridin duke shënuar një gol në fitoren 3-1 ndaj Stuttgartit.

Ylli francez kishte 48 gola në Ligën e Kampionëve përpara se të nënshkruante për Real Madridin, por ai tani ka arritur të 49-in duke realizuar në ndeshjen e parë me fanellën e Los Blancos.

Mbappe ka folur pas ndeshjes duke thënë se është e mrekullueshme të shënosh në Ligën e Kampionëve.

“Ishte një natë e mrekullueshme. Ne donim ta nisnim me fitore. Ishte një ndeshje e vështirë, por Liga e Kampionëve është gjithmonë e vështirë”, tha Mbappe pas ndeshjes.

“Liga e Kampionëve ka ndryshuar dhe e rëndësishme është të fitojmë për të parë nëse kualifikohemi shpejt apo jo. Është një natë e mirë”.

“Tani do të vazhdojmë me Ligën dhe shpresojmë të fitojmë të shtunën në shtëpi”.

“Loja ishte e vështirë. Ata luajnë mirë dhe ne kishim probleme të luanim dhe të merrnim topin nga pas. Kishim mundësi për të shënuar, por pjesën e dytë e nisëm shumë mirë. Bëmë presion, luajtëm lojën tonë dhe shënuam golin e parë shpejt”.

“Ndeshja ishte një kuti me boks dhe ata barazuan. Pastaj, të gjithë tifozët madrilen punuan shumë dhe ne shënuam të dytin. Më vonë, Endrick shënoi golin e tij dhe ne fituam ndeshjen”, tha Mbappe.

Mbappe tani ka shënuar në tre ndeshjet e fundit të Real Madridit, por ai thotë se mund të bëjë më shumë.

“Unë mund të bëj më shumë. E di që do të bëj më shumë. Çdo ndeshje ndihem më mirë dhe tani shënoj gola. Jam i lumtur këtu”, ka thënë Mbappe. /Telegrafi/

The post Mbappe i lumtur me golat te Reali, por thotë se mund të bëjë më shumë appeared first on Telegrafi.

❌
❌