Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Ç’po ndodh? Zhduken tre fëmijë të mitur nga një qendër sociale në Elbasan

By: gaze tare
20 September 2024 at 13:22

Tre fëmijë të mitur janë zhdukur nga një qendër sociale në Elbasan.

Ka qenë përgjegjësi i kësaj qendre, 37-vjeçari R. P., që ka kallëzuar në polici se janë larguar nga ambientet e qendrës tre të miturit, dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar.

‘Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Ç’po ndodh? Zhduken tre fëmijë të mitur nga një qendër sociale në Elbasan appeared first on iconstyle.al.

“Njerëzit më urryen, disa më kërkuan ndjesë”/ Olta flet për ‘BBV’: Dori nuk donte

By: gaze tare
20 September 2024 at 12:58

Aktorja Olta Gixhari ka komentuar edhe pjesën e “Big Brother Vip Albania” teksa ishte në podcastin e Mira Kazhanit. Ajo e pranoi se shumë njerëz e kanë urryer, por shton se ka pasur shumë raste kur pas daljes nga “BBV” njerëzit i kanë kërkuar falje që e kanë urryer dhe nuk e kanë kuptuar.

‘Nuk më gjykuan, më urryen. Familjarët e mi e kanë përjetuar dhe më vjen shumë keq për këtë. Turma ka gjykuar edhe Krishtin, e ka kryqëzuar. Unë nuk dua ta paralelizoj veten me Krishtin, nuk më shkon mendja, por jam në pozicion shumë të vështirë. Unë nuk jam njeri që dua me medoemos që të më duan të gjithë, edhe pak nuk ka problem fare. Unë e di që jam lehtësisht e keqkuptueshme. Ata që më duan, më duan fort. Ka njerëz që më kërkojnë ndjesë që më keni urryer, nuk të kemi kuptuar’

Pyetja: Pse more pjesë në Big Brother VIP Albania?

‘Kisha nevojë. Ëshë një emision që unë kurrë nuk do thoja po. Një njeri që mezi bën një intervistë, shfaqet në një reality show. Ka qenë një periudhë e cuditshme, se u bëra mama me plan. Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia. Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë. Kisha nevojë për një revolucion, një shkëputje, nuk më mjaftojnë fjalët për të treguar se cfarë kisha nevojë. Ishte ulërimë nga thellësia e shpirtit, se nga një tapet i kuq shkon në një shtëpi dhe nuk bën asgjë tjetër.

Unë bëra një zhurmë shumë të madhe, nuk jam pishman, nëse do kthehesha prapë atë do bëja. Dori nuk donte në fillim, i mora leje pasi kisha nevojë të më thoshte shko”.

The post “Njerëzit më urryen, disa më kërkuan ndjesë”/ Olta flet për ‘BBV’: Dori nuk donte appeared first on iconstyle.al.

‘Po shkalloja në Spanjë’/Olta Gixhari:Më thonin se s’do bëhesha kurrë nënë,më vriste

By: gaze tare
20 September 2024 at 12:26

Aktorja Olta Gixhari, ishte e ftuara e radhës në podcast që ka realizuar me Mira Kazhanin. Olta ka treguar se shumë persona i kanë thënë se ajo nuk do bëhet kurrë nënë, deklarata që mesa duket e kanë prekur shumë.

“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Thoja sa sipërfaqësorë që janë, se unë jam dhe shumë e ndjeshme. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”

Më tej ajo tregoi se periudha që ka lënë gjithçka në Shqipëri për të shkuar dhe për të jetuar në Spanjë, pranë partnerit të saj, ku më pas solli në jetë dhe djalin e madh Amarin, ka qenë mjaft e vështirë.

“Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia. Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë”

The post ‘Po shkalloja në Spanjë’/Olta Gixhari:Më thonin se s’do bëhesha kurrë nënë,më vriste appeared first on iconstyle.al.

Protesta/ Malkaj: Dy hale ka sot Shqipëria, një e ka kryeministria dhe një bashkia

By: gaze tare
20 September 2024 at 12:10

Ditën e sotme, Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillojnë një tjetër protestë kundër Bashkisë së Tiranës. I pranishëm ishte edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili para pak kohësh kaloi një operacion në zemër.

Aktori dha mesazhe të forta për qytetarët dhe i bëri thirrje atyre të marrin pjesë në protestë dhe të jenë të bashkuar.

‘Mirëdita të gjithëve, takohemi pas shumë kohësh bashkë, nuk jam i shëruar plotësisht por nuk rrija dot pa ju parë.

Protesat nuk janë një ndërmarrje për të ndarë postet, protesta është për të protestuar dhe për ti hedhur në shinë gjerat që i kemi keq, prandaj ata qe vijnë këtu për të marrë ndonjë post e kanë shumë gabim. Këtu duhet të vijnë ata që duan atdheun, por atdheu nuk duhet me sikur, atdheu duhet të marrë këtë zemren time të sëmurë ta vër në çimento dhe të thotë, ejj këtu është dashuria për atdheun.

Zonja dhe zotërinj dhe ju qëndrestarët e teatrit, ne kemi qënë atje për 7 vjet rrjeshtë jo për të ndarë pronat, jo për të ndarë postet, ne ishim një frymë aty, dhe ne këtu duhet të jemi frymë, jo të na japin mend, që jo nuk bëhet ajo protesta te bashkia por duhet bërë diku tjetër. Po mirë more, ti që e thua, përse nuk e bën dhe përse nuk vjen këtu? Zonja dhe zotërinj, patronazhistët i kemi në gjirin tonë, duam apo sduam, janë edhe këmbkryq, japin mënd, janë edhe të ndjerë.

Frymë , na duhet shumë frymë, ata që duan të vinë në protestë të vijnë me zemer me dashuri dhe respekt për veten e tyre. Dy hale ka sot Shqipëria, një kryeministria dhe një bashkia. Kjo vlen dhe për ju të dashur policë se ju i mbroni këto hale.‘- u shpreh Malkaj.

The post Protesta/ Malkaj: Dy hale ka sot Shqipëria, një e ka kryeministria dhe një bashkia appeared first on iconstyle.al.

Sytë zemra! Ish-konkurenti i ‘Përputhen’ bën publike lidhjen e tij të re

By: gaze tare
20 September 2024 at 11:59

Me siguri e njihni Bruno Shemshon, nga emisioni ‘Përputhen”.

Ditën e djeshme ai festoi 30 vjetorin e lindjes dhe ka bërë publike romancën e tij. Ai ka treguar se nuk është beqar më, dhe po i shijon ditët në krahët e partneres së tij. Krahas fotos ai ka bashkangjitur disa fjale ku shprehet:

“E than qe 30 vjetori është i frikshëm,shume gjera ndryshojnë, qe peshon tepër si numër 30 e famshme. Falënderoj atë, personin qe e feston ditën time te lindjes me tepër se te sajën pasi unë si kam pas qef ndonjëherë. Vajzën qe çdo frike e zbuti me përkujdesje, për atë qe çdo ndryshim e përqafon me buzëqeshje krah meje. Ky 30 vjetor vërtet me gjeti ndryshe,e kjo është dhurata kryesore qe me solli ky vit”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bruno Shemsho (@brunoshemsho1)

The post Sytë zemra! Ish-konkurenti i ‘Përputhen’ bën publike lidhjen e tij të re appeared first on iconstyle.al.

Aksidenti me makinë, Kristian Boçi: Qenka e vështirë të zgjohesh me një sy

By: gaze tare
20 September 2024 at 11:42

Biznesmeni Kristian Boçi, i cili u përfshi një javë më parë në një aksident me makinë, teksa udhëtonte me dy fëmijët e tij, ndodhet ende në spitalin e Traumës (lexo këtu).

Ditën e sotme, ai ka postuar një foto ku shihet krah nënës së tij. Kristiani shkruan se është e vështirë që të mësohet me humbjen e shikimit në njërin sy, ndërsa falenderon mjekët për kujdesin që kanë treguar ndaj tij.

Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 vjetëve me një sy. Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlersojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan Boçi.

The post Aksidenti me makinë, Kristian Boçi: Qenka e vështirë të zgjohesh me një sy appeared first on iconstyle.al.

Toka do të ketë përkohësisht një “hënë të dytë”!

By: gaze tare
20 September 2024 at 11:03

Toka do të ketë një hënë të dytë për rreth dy muaj këtë vit, kur një asteroid i vogël të fillojë të rrotullohet rreth planetit tonë. Asteroidi u zbulua në gusht dhe do të bëhet një mini-hënë, duke u rrotulluar rreth Tokës nga 29 shtatori deri më 25 nëntor.

“2024 PT5” do të çlirohet më pas përfundimisht nga orbita gravitacionale e planetit.

Mini-hëna do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për t’u parë nga Toka, por prania e saj do të jetë gjithsesi afër Hënës.

Asteroidi, i cili u zbulua më 7 gusht nga NASA, e ka origjinën nga brezi i asteroidëve Arjuna, aty ku ka të ngjarë të kthehet sapo të largohet nga orbita e Tokës.

“Toka mund të kapë rregullisht asteroidë nga popullsia e objektit pranë Tokës (NEO) dhe t’i tërheqë ata në orbitë, duke i bërë ato mini-hëna”, shkruajtën studiuesit Carlos de la Fuente dhe Raúl de la Fuente në kërkimin e tyre të botuar.

Graviteti i Tokës do ta tërheqë atë në orbitën e saj dhe asteroidi do të ketë energji gjeocentrike negative, që do të thotë se nuk mund t’i shpëtojë tërheqjes gravitacionale të Tokës. Ai do të rrotullohet rreth Tokës përpara se të kthehet në energjinë heliocentrike, që do të thotë se do të rrotullohet përsëri rreth diellit, si planetët e tjerë dhe NEO-të në galaktikën tonë.

Edhe pasi të largohet nga orbita, ajo do të qëndrojë pranë Tokës për disa muaj, duke bërë afrimin e saj më të afërt më 9 janar 2025. Menjëherë pas kësaj, ajo do të largohet nga fqinjësia e Tokës derisa rruga e saj ta kthejë atë në orbitën tonë pas rreth 30 vjetësh.

Sipas NASA-s, një objekt pranë Tokës është çdo trup, asteroid ose ndryshe, që “shtyhet” nga tërheqja gravitacionale e planetëve të afërt që i shtyn ata në fqinjësinë e Tokës. NASA ka programin e saj që punon për të gjurmuar vendndodhjet dhe orbitat e 28 mijë asteroidëve, me faqe të dhënash, duke përfshirë parametrat e tyre orbitalë dhe një përmbledhje të afërt.

Ndikimet që një “hënë e dytë” mund të ketë për secilën shenjë:

Dashi (21 mars – 19 prill)
Ndikimi: Rritje energjie dhe motivimi për të ndjekur qëllimet. Mund të ndihesh më guximtar dhe i gatshëm për të ndërmarrë rreziqe.

Demi (20 prill – 20 maj)
Ndikimi: Fokus në çështjet materiale dhe sigurinë personale. Një reflektim mbi vlerat e tua dhe atë çfarë do të ndihmojë për t’u ndier më të qetë.

Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Ndikimi: Komunikim më intensiv dhe ide të reja. Mund të ndihesh i inspiruar për të ndarë mendimet e tua me të tjerët.

Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)
Ndikimi: Intensifikim i emocioneve dhe intuitës. Mund të ndihesh më i lidhur me ndjenjat e tua dhe nevojat për marrëdhënie më të thella.

Luani (23 korrik – 22 gusht)
Ndikimi: Rritje e vetëbesimit dhe nevojës për të shkëlqyer. Mund të tërheqësh vëmendje dhe të jesh në qendër të ngjarjeve sociale.

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
Ndikimi: Fokus në detaje dhe përmirësime personale. Një periudhë e mirë për të bërë ndryshime në rutinën tënde dhe për të organizuar jetën.

Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Ndikimi: Rritje e interesit për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin. Mund të ndihesh më i prirur për të krijuar harmoni në jetën sociale.

Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)
Ndikimi: Intensifikim i pasioneve dhe emocioneve. Mund të ndihesh më i fortë në eksplorimin e ndjenjave të thella dhe të vërtetave të tua.

Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)
Ndikimi: Zbulim dhe aventurë. Një periudhë e shkëlqyer për të udhëtuar ose për të mësuar diçka të re.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)
Ndikimi: Fokus në qëllimet dhe karrierën. Mund të ndihesh më i motivuar për të punuar për realizimin e ambicieve të tua.

Ujori (20 janar – 18 shkurt)
Ndikimi: Rritje e kreativitetit dhe ideve të reja. Një periudhë e shkëlqyer për të ndarë mendimet dhe për të bërë ndryshime inovative.

Peshqit (19 shkurt – 20 mars)
Ndikimi: Intensifikim i intuitës dhe ndjeshmërisë. Mund të ndihesh më i lidhur me botën shpirtërore dhe emocionet e tua.

The post Toka do të ketë përkohësisht një “hënë të dytë”! appeared first on iconstyle.al.

Mos vallë ish-çifti i ‘BBVK’ po martohet?

By: gaze tare
20 September 2024 at 10:43

Ish-konkurrentët e edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP Kosova’, Adri dhe Iliriana ndoshta do e kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë së shpejti.

Ishte menaxheri i dyshes, Naser Qeli ai i cili ka nxitur thashethemet për diçka të tillë. Ai ka postuar një fotografi të një ftese për dasmë, ku shihen inicialet e Ilirianës dhe Adrit.

Në ftesë, thuhet se dasma pritet të jetë më 13 tetor të këtij viti.

Kush e gjen se kush martohet me datë 13 tetor?”- shkruan Qeli.

Çifti arriti deri në gjysëmfinale të “Big Brother Vip Kosova”, madje arriti të fitonte edhe zemrën e publikut, për shkak të sjelljes dhe kulturës që transmetonin.

The post Mos vallë ish-çifti i ‘BBVK’ po martohet? appeared first on iconstyle.al.

Video/ Publikohet traileri i ri i sezonit të dytë të Squid Game

By: gaze tare
20 September 2024 at 09:43

‘The Squid Game’ është rikthyer dhe Netflix ka publikuar një trailer të ri për sezonin e tij të dytë të shumëpritur.

Sezoni i dytë i serialit korean do të jetë i disponueshëm në Netflix nga 26 dhjetori, ndërsa sezoni i tretë dhe i fundit do të publikohet në vitin 2025.

Seriali korean ka arritur të bëhet një nga hitet më të mëdha të Netflix duke tërhequr 11 milionë abonentë brenda 25 ditëve nga premiera e tij më 17 shtator 2021, në mbarë botën.

Seriali korean i suksesshëm globalisht ndjek individë në vështirësi financiare që konkurrojnë në lojëra vdekjeprurëse për një shans për të fituar një çmim që të ndryshojë jetën, duke zbuluar thellësitë e errëta të dëshpërimit dhe qëndrueshmërisë njerëzore.

The post Video/ Publikohet traileri i ri i sezonit të dytë të Squid Game appeared first on iconstyle.al.

Chiara Ferragni i përgjigjet Fedez dhe Tony Effe: Lërini fëmijët e mi të qetë

By: gaze tare
20 September 2024 at 09:26

Pas disa orësh, Chiara Ferragni komentoi publikisht akuzat mes Fedez dhe Tony Effe (lexo këtu)

“Bëni çfarë të doni, por lërini të gjithë të qetë, mua dhe fëmijët e mi, faleminderit”.

Fedez e ka përmendur Chiarën në këngën me të cilën sulmoi Tony Effe-n (“Ti i shkrove gruas time ndërsa më përqafove”), ndërsa Tony flet edhe për Ferragni-n dhe fëmijët që ka me Fedez, Leone dhe Vittoria.

“Chiara thotë se më adhuron, thotë se mezi priti”, “Ajo ka qëndruar pranë teje gjatë sëmundjes dhe kur ka pasur nevojë ti ke ikur”, “Ti ke pasur fëmijë vetëm për t’i postuar, kushedi çfarë do të mendojnë. kur të rriten” janë disa nga vargjet e ‘Chiara’.

Për më tepër, Tony Effe i përmend të dy fëmijët, duke përdorur të kundërtën e kuptimit të emrave të tyre: “Duhet ta quash vajzën tënde tjetër të mundur” dhe “nuk dukesh si djali yt, e quajte atë (Leone), por je një lepur”.

Fedez gjithashtu sulmon Tony Effe për përmendjen e fëmijëve të tij në këngë. “Nuk të kanë mësuar në rrugë se fëmijët nuk duhet të prekin njëri-tjetrin. I varfër në rep, i varfër në vlera”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

The post Chiara Ferragni i përgjigjet Fedez dhe Tony Effe: Lërini fëmijët e mi të qetë appeared first on iconstyle.al.

Vritet një person në Holandë, plagosen 2 të tjerë: Autori bërtiste “Allahu akbar”!

By: gaze tare
20 September 2024 at 09:11

Një person është vrarë e dy të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në urën Erasmus në Rotterdam të Holandës. Policia e Rotterdamit ka bërë të ditur se dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Sipas dëshmitarëve, një burrë ka goditur në mënyrë personat në urë. Ai është lënduar po ashtu dhe është arrestuar.

Një numër i madh i policëve shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa është raportuar se një person nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Dëshmitarët thonë se i dyshuari kishte qëllim të qartë “të shkaktonte shumë viktima”.

Ata thonë se ai po ecte me dy thika të mëdha dhe se ndërsa sulmonte bërtiste “Allahu akbar”.

Mësohet se i dyshuari arriti të ndalohej.

The post Vritet një person në Holandë, plagosen 2 të tjerë: Autori bërtiste “Allahu akbar”! appeared first on iconstyle.al.

“I keni bërë fëmijët për t’i postuar”/ Shpërthejnë ‘diss-et’ mes Tony Effe dhe Fedez

By: gaze tare
20 September 2024 at 08:30

Drama më e re në showbizin italian janë akuzat e ngritura në diss-e midis Fedez dhe Tony Effe.

Ai që ringjalli grindjen më 17 shtator ishte Tony Effe, ish-anëtar i Dark Polo Gang: i ftuar në sezonin e ri të projektit Red Bull 64 Bars, reperi në një nga vargjet e tij i referohet ish-it të Fedez, Chiara Ferragni (“Shiko shiko, Chiara thotë se ajo më adhuron mua”), për faktin se ka refuzuar një shfaqje me vetë Fedez, i cili më pas iu drejtua Niky Savage.

Rikthim në rrjetet sociale

Filloi menjëherë një shkëmbim historish në Instagram mes të dyve, ku përmendeshin qentë dhe macet, por më pas nuk vonoi dhe përgjigja e Fedez-it, i cili publikoi një video në YouTube më 18 shtator me titullin ‘Fëmijëria e vështirë e një njeriu të pasur’ në të cilën shfaqet edhe Taylor Mega, ish-i i Tony Effe. Fedez tregon se rivali i tij i kishte shkruar ish-gruas së tij ndërsa të dy ishin miq (“Ti i ke shkruar gruas time ndërsa më përqafove / unë i quaj njerëz si ty famëkeq”) dhe e akuzon atë për mospërputhje dhe paaftësi.

@frasiirapp Aia🔥 #fedez #tonyeffe #chiaraferragni ♬ suono originale – Frasiirapp🎶

Më pas ai hedh akuza mjaft të rënda, duke iu referuar edhe partneres aktuale të Effe-s, Chiara Biasi (“Me Chiara Biasi që të bën keta… A i tregove kush të mbështeti?”

Në thelb, Fedez pretendon se Tony Effe pretendon të jetë nga geto ndërsa ai u rrit në një mjedis të pasur dhe përsërit se “për tre vjet isha dadoja jote”.

Kënga e re

“Unë jam mbreti, ti nuk je as këmbësori”, shton Fedez dhe është e qartë se sfida – të paktën në mendjen e dy pjesëmarrësve – ka të bëjë mbi skenën e repit italian, si dhe një mosmarrëveshje krejtësisht personale.

Në fakt, gjithçka filloi në pranverë, kur Tony Effe fillimisht, në prill, e kishte tallur Niky Savage duke e quajtur klonin e tij dhe më pas, në maj, ai deklaroi në Radio 105 se kishte refuzuar një duet me Fedez.

Ky i fundit kishte saktësuar në qershor se kishte kërkuar “vetëm një varg” dhe kishte shtuar “atëherë nëse do ta thuash publikisht, duhet të kuptosh se çfarë të shtyn ta bësh”. Më pas pasuan ngjarje të tjera, si një histori nga Tony Effe me shkrimin “kush nuk vjen është gënjeshtar si Fedez” dhe gjithashtu disa foto me vetë Chiara Ferragni.

Tonny përmes rrjeteve sociale ka publikuar screenshot-in e këngës së tij të radhës, Chiara, me shkrim glitter rozë. Publikimi është planifikuar të shtunën më 21 shtator.

Po ashtu, Tonny akuzon Fedez se e ka braktisur gruan e tij Chiara Ferragni menjëherë pas shpërthimit të skandalit “Pandora”.

”Nuk lihet vetëm një nënë. Ajo ishte pranë jush gjatë sëmundjes tuaj, dhe kur ajo kishte nevojë për ju, ju u larguat”.

Në këngën e re, Tony Effe sjell edhe Leone dhe Vittoria, fëmijët e ish-çiftit:

Kishit fëmijë vetëm për t’i postuar, kushedi se çfarë do të mendojnë kur të rriten. Je turp, je turp”.

Më tej, ai i përmend të dy fëmijët, duke përdorur të kundërtën e kuptimeve të emrave të tyre:

“Duhet ta quash vajzën e radhës të mundur”, dhe “nuk i ngjan djalit, e ke quajtur Leo por je lepur”.

@rap.curiosity Tony ha dissato Fedez e Niky Savage #rapcuriosity #tonyeffe #nikysavage #fedez ♬ suono originale – Rap.Curiosity

The post “I keni bërë fëmijët për t’i postuar”/ Shpërthejnë ‘diss-et’ mes Tony Effe dhe Fedez appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, 20 shtator 2024

By: gaze tare
20 September 2024 at 08:00

Dashi

Gjatë kësaj dite do të jeni tejet kreativ, sidomos në fushën e ndjenjave. Nëse jeni në një lidhje në çift, partneri do ju kënaq, ndërsa nëse jeni vetëm, do të bëni një njohje interesante. Këshillohet që ta lini veten të lirë nga mendimet e zakonshme.

Demi

Gjatë kësaj të premteje, yjet ju këshillojnë që të shmangni guximet e tepërta, pasi në këtë fazë, nuk duket të jeni me shumë fat. Në sferën e ndjenjave, shmangni xhelozitë, pasi rrezikoni që të minoni një raport. Këshilla që jepet për ju: Surprizoni!

Binjakët

Kjo ditë parashikohet të jetë mjaft e favorshme në çdo sektor. Në kohën tuaj të lirë, nismat do të rezultojnë të suksesshme. Në dashuri, shprehni hapur ndjenjat tuaja, me më shumë qartësi dhe ndjeshmëri.

Gaforrja

Yjet sugjerojnë që të tregoheni më të vendosur, në të shprehurit hapur të gjitha pritshmëritë tuaja, lidhur me kërkesat që keni në vendin e punës. Në sferën e ndjenjave partneri/ja, do të vlerësojë mënyrën tuaj të të qenit. Këshillohet që të tregoheni më të ndjeshëm.

Luani

Nëse keni patur një zënkë me partnerin/en gjatë kësaj dite do të keni mundësi të mira për të sheshuar çdo keqkuptim. Kështu që përfitoni nga momenti më i favorshëm për të sqaruar çdo situatë. Në punë, mund të shijoni një moment të merituar relaksi.

Virgjëresha

Kjo e premte do të shoqërohet me një intuitë tuajën të fortë, kështu që ndiqni instinktin tuaj, sidomos në fushën e ndjenjave. Gjatë kohës së lirë, mund të shijoni disa momente relaksi. Këshilla për ju, është që ti bëni sytë katër.

Peshorja

Do të jeni të pushtuar nga kujtimet dhe nga një formë trishtimi dhe melankolie në fushën e ndjenjave. Duhet të shikoni përpara! Në kohën e lirë një keqkuptim, mund të ngjallë konflikt me miqtë tuaj.

Akrepi

Gjatë kësaj dite ndikimi i planetëve do të nxjerrë në pah anë të fshehta të partnerit/es, ku nuk përjashtohen gënjeshtrat dhe ndonjë tradhti e mundshme.

Shigjetari

Kjo e premte parashikon mundësinë për të bërë një udhëtim të vogël me njeriun tuaj të zemrës, ose nëse jeni vetëm me shoqërinë. Në sferën profesionale do të jeni në kërkim të lajmeve pozitive.

Bricjapi

Planetet do të kenë ndikim të ndjeshëm tek të lindurit e kësaj shenje, ku do të kaloni një ditë mjaft pozitive të mbushur me eksperienca të kënaqshme me njerëzit tuaj të zemrës. Këshillohet që të shmangni spekulimet, pasi mund të pësoni dëme të konsiderueshme materiale.

Ujori

Ka shumë mundësi që gjatë kësaj dite, një familjar i juaji t’iu kërkojë një nder dhe koha e kaluar me të do ju ndihmojë që ta njihni më mire. Gjatë kohës së lirë mund të shijini disa momente relaksi. Në dashuri, do të arrini të rigjeni intensitetin.

Peshqit

Të papriturat do ju gjejnë të përhumbur, kështu që nëse keni ndonjë interes të fshehur, gjatë kësaj dite do arrini të rizgjoheni pa frikë. Në fushën e ndjenjave, durimi është virtyt i të fortëve. Këshilla për ju, është që të mos e teproni.

The post Horoskopi ditor, 20 shtator 2024 appeared first on iconstyle.al.

“Pas daljes nga BBV”/ Sara Gjordeni na zbulon këtë detaj për Bardhin

By: gaze tare
19 September 2024 at 23:27

Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi prej disa kohësh po jetojnë së bashku. Çifti i cili pritet të bëhen prindër për herë të parë, ndajnë shpesh herë postime në rrjetet sociale nga përditshmëria e tyre.

Sot, Sara ka ndarë me publikun faktin se partneri i saj ka shtuar në peshë dhe ka marrë 9 kile.

9kg+ pas ndaljes nga BB. Jo me tosta”- shkruan ajo krahas fotos ku shfaqet Bardhi duke ngrënë një tost. Kujtojmë se Sara ka treguar më parë se i ka vënë vetes synim që Bardhi të ushqehej mirë e të merrte disa kile, gjë që po e arrin më së miri.

Ajo ka treguar se ka aftësi shumë të mira në kuzhinë, pasi hera herës ndan receta gatimi me ndjekësit në Instagram dhe TikTok.

The post “Pas daljes nga BBV”/ Sara Gjordeni na zbulon këtë detaj për Bardhin appeared first on iconstyle.al.

“Zoti të merrte mua!”/ E shoqja në lot mbi arkmortin e Gerti Bogdanit

By: gaze tare
19 September 2024 at 22:35

Familja e Gerti Bogdanit është tronditur nga lajmi i kobshëm i ikje së tij të parakohshme vetëm 44 vjeç.

Paraditen e sotme Kuvendi hapi dyer për ceremoninë e homazheve në nder të tij, ku për më shumë se dy orë mijëra persona morë pjesë dhe u bënë bashkë për ta kujtuar dhe nderuar atë.

Teksa arkmorti i ish-deputetit të PD ishte i vendosur jashtë hyrjes së Kuvendit, bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, nuk i mbante lotët.

Do doja shumë ta kishe vazhduar rrugëtimin o zemër, se më premtove që do e mbanim dorën bashkë, që nuk do ma lëshoje dorën. Por ne do ta vazhdojmë rrugëtimin bashkë, se unë do të të dua çdo ditë për tërë jetën. Zoti të më merrte mua, që t’i rrisje t’i fëmijët”, tha ajo e mbytur në lot.

The post “Zoti të merrte mua!”/ E shoqja në lot mbi arkmortin e Gerti Bogdanit appeared first on iconstyle.al.

“Girl Power” në Top Channel, ja programi që do të drejtojë Heidi Baci

By: gaze tare
19 September 2024 at 22:11

Vajzat do “pushtojnë” sezonin e ri në Top Channel. Programet kryesore u janë besuar vajzave dhe jo vetëm përgjatë ditës, por edhe në ‘prime time’.

Në një promo të re të publikuar ku një top pasohet sa nga Bora Zemani te Heidi Baci, më pas Nevina Shtylla dhe përfundon te Kiara Tito, zbulohet se prej tetorit mbrëmjet do të jenë në shoqërinë e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Bora Zemani do të ketë një program të ri game-show, “Piramida”, Kiara Tito dhe Nevina Shtylla në “Portokalli”, ndërsa Heidi Baci në “Goca dhe Gra”. Kjo shënon edhe debutimin e Heidit si moderatore në një program televiziv.

Mbetet për t’u parë nëse do ketë surpriza të tjera për këtë sezon!

The post “Girl Power” në Top Channel, ja programi që do të drejtojë Heidi Baci appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Arbër Çepani tregon momentet e fundit të Gerti Bogdanit:Më thanë eja se s’është mirë

By: gaze tare
19 September 2024 at 21:59

Arbër Çepani, rrëfeu mbrëmjen e sotme në “Top Story” përjetimet pas ndarjes nga jeta të kunatit të tij, ish-deputetit, Gerti Bogdani.

Teksa fliste, lotët nuk thaheshin nga sytë e tij, e shpesh shpërthente në të qara me ngashërim, por thekson se donte motra e tij, bashkëshortja e Gertit, që të ishte në studio e të fliste për të.

Ai tregoi momentin se si e mori vesh lajmin që tronditi familjen.

Sapo ndodhi ma thanë direkt, kaluan disa minuta pasi e gjetën në atë gjendje në tualet dhe e dërguan në spital. Hajde se nuk është mirë Gerti më thanë, nuk është ndjerë mirë dhe është në gjendje të fikti. Nuk e besoja kurrë që mund të kishte diçka të keqe, ishte më i forti ndër ne. Dukej sikur do na përcillte Gerti një nga një, se mendonim se do bënte këtë parakalim. Kur shkova në urgjencë mendova se ka ndonjë gjendje të fikti. Pashë skenën pastaj dhe ishin mbi kokën e Gertit mbi 15 veta që kërkonin ta mbanin dëshpërimisht në jetë, fillova të kuptoja se ishte gjëja serioze”, tha ai.

The post Arbër Çepani tregon momentet e fundit të Gerti Bogdanit:Më thanë eja se s’është mirë appeared first on iconstyle.al.

Skandali seksual i priftit! Gruaja tregon dhomën e kishës ku kryenin marrëdhënie

By: gaze tare
19 September 2024 at 21:54

Pas denoncimit që Fiks Fare bëri vetëm dy ditë më parë , ku prifti i Kishës Orthodhokse ” Shën Gjergji dhe Shën e Premte” në Lushnje u denoncua nga ish e dashura e tij 5 vjeçare se kanë kryer marrëdhënie seksuale në kishë, të tjera fakte dalin në dritë.

Fiks Fare nxori prova të reja nga lidhja 5 vjeçare e priftit Koçi me zonjën Pranvera, përveç fotove intime që ishin shkëputur nga videot online që të dy kishin bashkë.

Pranvera tregon me detaje të hollësishme dhomën e rinisë, aty ku tha se kishin kryer marrëdhënie seksuale me priftin Koçi. Një përshkrim se ku ishin të vendosura mobiljet e gjithçka tjetër në dhomë, atë që një besimtar i thjesht dhe frekuentues i kishës nuk e di. Në zyrën e rinisë Pranvera tregon se kishte një tavolinë pune, një divan dysh dhe një kolltuk, ndërsa në të djathtë ishte banja. Kjo dhomë përdorej vetëm nga klerikët, jo nga besimtarët e thjeshtë. Fakt tjetër që ajo sjell është lëvizja e çiftit me mjetin e kishës. ” Ne lëviznim kur shkonim nëpër hotele me makinën e kishës dhe shoferin e saj i cili quhet A…. ” shprehet Pranvera.

Edhe në ballafaqimet që Pranvera dhe Fikis kishin me priftin Arkip Koçi ai asnjëherë nuk mohoi se në videot intime nuk ishte fytyra e tij. Thjesht ai aludoi se mund t’i ishte marrë fotoja nga ndonjë meshë apo ndonjë vend publik dhe të ishte vënë në video për ta dëmtuar. Gjithë këtyre i shtohen edhe mesazhet që Pranvera ka marrë nga familjarët e priftit Koçi të cilët i kërkojnë që të ndahet nga ai.

Para se të ankoheshin në Fiks Fare, Pranvera bashkë me ish bashkëshortin e saj ishin ankuar në Mitropolinë Berat për sjelljet e priftit në mbientet e kishës dhe shkeljen e kurorës, por që nuk ishin marrë parasysh. Pas transmetimit në Fiks Fare Mitropolia e Beratit del me një reagim ku pezullon priftin. Në të thuhet “Në vijim të deklaratës të ditës së djeshme, datë 18.09.2024, lidhur me çështjen e priftit të Lushnjes, Mitropolia Shenjtë e Beratit ka vendosur pezullimin nga funksioni priftëror, priftin e Lushnjes deri në shqyrtimin përfundimtar sipas rregullave kanonike të Kishës Orthodhokse. Ritheksojmë se Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk pajtohet me asnjë rast kur një klerik i saj bën shkelje të betimit kanonik. Nga Zyra e Mitropolisë së Shenjtë të Beratit, 19/09/2024”.

Deklaratë kjo e cila bie ndesh me atë që po kjo Mitropoli bëri një ditë më parë, ku thuhej se nga provat që kishte dhe rrëfimi i priftit Gjykata Shpirtërore kishte dalë në përfundimin që faktet e paraqitura nuk provonin marrëdhënien jashtëmartesore të priftit. Madje asokohe prifti është pezulluar vetëm me një muaj mos ushtrimi të funksionit për arsyen se nuk kishte ngritur padi kundër Pranverës për shpifje.

Në reagimin e dt 19 shtator Mitropolia Berat kërkon që t’i vihen në dispozicion faktet dhe provat që Fiks Fare ka siguruar për të shqyrtuar dhe marrë vendimin kanonik mbi këtë çështje.
Fakte dhe prova që shumë mirë mund t’i kishin siguruar nëse përveç rrëfimit të priftit do kishin marrë edhe palën ankuese, pra Pranverën.

Gjithashtu çështja u trajtua edhe në emisionin ” Shqipëria Live” në Top Channel ku teologu Miron Çako mbron priftin që ka shkelur kurorën dhe shprehet se faktet e transmetuara në Fiks Fare nuk provojnë asgjë. Ndërkohë që për pjestarët e tjetër të nderuar të panelit , faktet janë mëse të qarta./TopChannel

The post Skandali seksual i priftit! Gruaja tregon dhomën e kishës ku kryenin marrëdhënie appeared first on iconstyle.al.

“Edlira shikonte celularin”, rrëfimi zemërthyer i Arbër Çepanit për kunatin e tij

By: gaze tare
19 September 2024 at 21:42

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit tronditi familjen dhe gjithë opinionin publik.

Mbrëmjen e sotme, në studion e Top Story ishte kunati i tij, Arbër Çepani, i cili nuk i mbajti dot lotët që në nisje të intervistës, kur foli për 44-vjeçarin që jeta iu ndërpre në mes papritur pas një arresti kardiak…

E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do donte dhe ai që të isha këtu. Do doja të flisja për gjëra të tjera për Gertin, jo pasi bëmë funeralin. Por Edlira donte të isha këtu, që të flisnin njerëz që e donin dhe i donte. Gertin s’e quaj dot kunat, e kisha dhe shok e kisha këshillues, ishte për ne si një mal, çdo problem të kishim e kishim Gertin si një mal, ta shikonim Gertin në atë gjendje, që nuk bënim dot asgjë për të… boshllëku është i pakuptueshëm fare. Edlira mbante celularin në dorë, i thoja ma jep celularin ta mbaj unë, dhe më thoshte se ‘jo se mos më shkruan Gerti”. Shihte gjithmonë nga celulari se mos i shkruante. E kam të pamundur të jem sonte këtu, por donte Edlira”, tha ai, duke qarë me ngashërim.

Çepani rrëfeu se shpesh herë i ka thënë Gerti Bogdanit të hiqte dorë nga politika, ndërsa shtoi se pavarësisht se kishte zhgënjime, ai sërish nuk hoqi dorë.

Mirësia e tij e la në hije në politikë, edhe ai e vuante këtë fakt. I thoja “mos u merr me politikë, ç’të duhet të merresh me hienat?”. Sot ishin të gjithë atje, të majtë e të djathtë. Kortezhi nuk mbarohej me njerëz. Edhe unë i thoja ‘mos u merr në politikë’. Gerti nuk ia doli në jetë, por ia doli ditën e vdekjes. Vetëm mirësia e Gertit i bashkoi ata njerëz. Ishte Gerti për të cilin shkuan njerëzit, sepse e duan. Jepte më shumë seç jepte. I thoja “Hajde Gert me mua, bë biznes. Mos u merr me ata”. Pavarësisht se kishte zhgënjime nga të gjithë sërish nuk hoqi dorë nga politika.”, tha Arbër Çepani me lot në sy.

The post “Edlira shikonte celularin”, rrëfimi zemërthyer i Arbër Çepanit për kunatin e tij appeared first on iconstyle.al.

“Do dukesha më e re nëse…”/ Hygerta Sako zbulon sekretin e rinisë

By: gaze tare
19 September 2024 at 21:22

Është 47-vjeçe, por Hygerta Sako po e shijon çdo periudhë të jetës së saj. Kështu u shpreh ajo sot në programin “Rudina”, madje deklaroi se në një fazë kur e bukura e punës, familjes, shoqërisë shumëfishohet dhe kënaqësia ndihet më shumë.

Ajo nuk e mohoi që një rol të madh e ka luajtur gjenetika.

“Kujdesin ndaj vetes nuk e kursen, ndërsa ndërhyrjeve estetike u trembet se mund ta shndërrojnë dhe t’i japin efekte të padëshiruara. Trajtime në shtëpi, regjim i shëndetshëm dhe vetëm një ves nga i cili vështirë të heqë dorë, por që në rastin e saj duket sikur nuk ndikon aspak.

Unë kam akoma dhëmbët e mi origjinalë, nuk i kam prekur asnjëherë, pikërisht për këtë, madje nuk i kam zbardhuar ndonjëherë pikërisht për këtë arsye sepse kam frikë që nesër, pasnesër, nuk e di se çfarë efekti mund të më japin kështu që mund t’i prish punë vetes dhe mund ta shëmtoj veten time më shumë. Unë mundohem të mirëmbaj këtë lëkurë që kam. Fatmirësisht i ngjaj sime mëje e cila sot është 80 vjeç dhe ka një lëkurë për t’u pasur zili. Nuk ka pikën e rrudhës, ka vetëm forcën e rëndesës që asaj nuk kemi çfarë t’i bëjmë, është e pashmangshme dhe unë kam fatmirësisht lëkurën e saj. Jo vetëm unë, por edhe motra e vëllai im, të tre nuk e tregojmë moshën që kemi realisht. Pjesa tjetër pastaj, unë përpiqem që mos të abuzoj në kuptimin që të bëj një jetë të shëndetshme, të ha shëndetshëm, të bëj gjumin aq orë sa më duhet, mos të dal shumë netëve jashtë shtëpisë, me regjim, alkool nuk fus në gojë. Me cigaren kam pak problem, kam përshtypjen do të dukesha shumë më e re nëse nuk do ta kisha pirë ndonjëherë edhe cigaren, por atë e kam defekt dhe mesa duket nuk do të heq dorë ende. Përveç asaj që është vesi im i vetëm, unë nuk kam asnjë lloj vesi”

The post “Do dukesha më e re nëse…”/ Hygerta Sako zbulon sekretin e rinisë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌