Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çfarë fshihet pas sherrit brutal në Palasë? Kush është Tur Koçeku, lidhja me Shtufin dhe investimi te kullat në Tiranë

By: admin
27 August 2024 at 19:22

42-vjeçari Luçiano Koçeku i njohur dhe si “Tur Koçeku”, është protagonisti i sherrit në ambientet e lokalit “Sin” që ndodhet në kompleksin “Green Coast” në Palasë.

Koçeku ka qenë i shoqëruar në ambientet e brendshme të lokalit me disa miq të tij, dhe në momentin e sherrit disa persona i janë sulur 42-vjeçarit për motive banale, sipas policisë shkak ka qenë lagja me shampanjë.

Kohët e fundit ai jetonte në Dubai dhe mbrëmjen e 24 Gushtit, kishte shkuar së bashku me miqtë dhe shoqërinë në ambientet e clabin “Sin Eat Drink Dance” në Palasë, për të ndjekur performancën e këngëtarit grek, Argiros Konstantinos.

Por rrugëtimi i Koçekut me dy emra, i njohur si në fushën e krimit ashtu edhe në të biznesit, ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë të tjerë personazhë që jo pak herë janë lakuar si ndërtimin e kullave në kryeqytet, ashtu edhe për të tjera ‘bëma’.

Bëhet fjalë për vëllezërit Shtufi, Ilir dhe Kujtim, kunetërit e një tjetër biznesmenit të njohur. Dy vëllezërit Shtufi zotërojnë ndër të tjera kompaninë ‘Nova Construction 2012’ që do të ndërtojë kullën “Mali i Tiranës”.

I lindur në Bulqizë, Luçiano (Tur – Artur) Koçeku ka zgjeruar aktivitetet e tij që datojnë nga viti 2014.

Më datë 13.09.2014 është themeluar shoqëria “LTD Co” shpk që ka si ortakë: Ilir Shtufin në masën 10%, Lucjano Koceku në masën 40% dhe Kujtim Shtufi në masën 50%.

Më datë 13.08.2019 është themeluar shoqëria “KORÇA PHOTOVOLTAIC PARK” sh.p.k. Ortak i vetëm themelues i shoqërisë ka qenë Ilir Shtufi, por përmes kontratës së shitjes të kuotave me nr. 2391 rep., nr. 911 kol., datë 22.05.2021, ky i fundit vendosi të transferojë 40 për qind të kuotave të kapitalit tek Luçiano Koçeku.

I vetëm Koçeku zotëron tre shoqëri të tjera: S G D Energjime subjekt prodhim, tregtim dhe furnizim të energjisë elektrike me administrator Myfit Duriçin; BALLENJA-KOMPANI me të njëjtin subjekt, por me një ndryshim jodhe aq të vogël.

Ballenja Kompani ka marrë dhe një koncension për ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” duke shfrytëzuar ujërat e pellgut ujëmbledhës së Ballenjës në Bulqizë me fuqi 1.000 kw dhe energjia mesatare vjetore 4.197.824 kwh/vit.

G.A.V Invest është një tjetër kompaninën emrin e Koçekut që operon në fushën e ndërtimit dhe ka për administrator Ledio Tushën.

Tur Koçeku e ka ndarë jetën mes Tiranës ku ka biznese të tjera dhe në Dubai ku ishte vendosur prej kohësh.

Kohët e fundi, Tur Koçeku pjesën më të madhe të kohës e kalonte në Dubai, ku mendohet se ka shtrirë aktivitetin e tij.

Sipas burimeve, sherri nga ndodhur mes grupit të Tur Koçekut dhe Fatmir B, i cili ka qenë i shpallur në kërkim nga Policia për ngjarjen e 12 shkurtit 2024, ku ai plagosi me thikë te lokal “De Capo” në Komunën e Parisit, shtetasin Mirel Ishka pas një sherri për motive banale.

Sherri që raportohet se ka nisur për shampanjën, mendohet se ka shërbyer si pretekst për konfliktin mes dy grupeve, ku Fatmir B., është pjesë e një tjetër grupi që vepron kryesisht në kryeqytet, me lidhje të shtrira fort në botën e biznesit, ku po në një nga restorantet e kontrolluara nga ky grup, disa muaj më parë ndodhi një konflikt me armë zjarri. /albeu.com/

The post Çfarë fshihet pas sherrit brutal në Palasë? Kush është Tur Koçeku, lidhja me Shtufin dhe investimi te kullat në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Sherri me sende të forta në Palasë, identifikohen dhe shpallen në kërkim dhe dy persona të tjerë

By: M C
27 August 2024 at 18:53

Lidhur me sherrin masiv në resortin luksiz në Palasë të Vlorës ku përveç biznesmenit Luçiano Koçeku, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, Fatbardh Aliaj 42-vjeç mësohet se janë shpallur në kërkim disa persona. Konkretisht në kërkim janë: Fatmir Bejo 30-vjeç, Xhoni Spaho 28-vjeç, Genti Baleci, 49-vjeç dhe Klajdi Cerri, 32-vjeç.

Sherri që dyshohet se ka nisur për shampanjën, mendohet se ka shërbyer si pretekst për konfliktin mes dy grupeve, ku Fatmir Bejo, është pjesë e një tjetër grupi që vepron kryesisht në kryeqytet, me lidhje të shtrira fort në botën e biznesit, ku po në një nga restorantet e kontrolluara nga ky grup, disa muaj më parë ndodhi një konflikt me armë zjarri. Nga ana e policisë vijon të mungojë shtjellimi i dinamikës së ngjarjes teksa në njoftimin e fundit paraqiten vetëm detaje si ora, vendi dhe emrat apo mosha e personave të shpallur tashmë në kërkim.

Njoftimi:

Në vijim të njoftimeve të dhëna më datë 26.08.2024 dhe 27.08.2024, për një konflikt fizik të ndodhur në ambientet e një kompleksi në fshatin Palasë, ju informojmë se: Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konfliktin e ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit të datës 25.08.2024, në ambientet e një kompleksi, në fshatin Palasë.

Pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i 2 personave të tjerë dhe shpallja në kërkim e tyre, konkretisht e shtetasve: Fatmir Bejo, 30 vjeç, banues në Durrës, dhe Klajdi Cerri., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Më herët, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xhoni Spaho, 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe Genti Baleci, 49 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, nga veprimet hetimore është bërë i mundur edhe identifikimi i një tjetër shtetasi, i cili ka mbetur i dëmtuar në këtë konflikt për motive të dobëta, konkretisht shtetasi Fatbardh Aliaj, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xhoni Spaho, Genti Baleci, Fatmir Bejo, dhe Klajdi Cerri Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

The post Sherri me sende të forta në Palasë, identifikohen dhe shpallen në kërkim dhe dy persona të tjerë appeared first on Albeu.com.

Publikohen pamjet e sherrit masiv në Palasë (VIDEO)

By: V K
27 August 2024 at 10:04

Mbrëmjen e djeshme, ka kërcitur grushti në një lokal nate në Palasë. Një person e kanë shtrirë mbi tavolina dhe një grup “të fortësh” e kanë dhunuar dhe grushtuar.

Personi bie pa ndjenja dhe dikush dëgjohet t’i kërkojë kamerierit ujë. Nuk dihen ende motivet e sherrit, apo identiteti i personave të përfshirë.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Xh.S, banues në Tiranë. I riu sipas policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42-vjeç.

“Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42-vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”,– njofton policia.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

The post Publikohen pamjet e sherrit masiv në Palasë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Sherr masiv me sende të forta në një lokal nate në Palasë, i riu shpallet në kërkim

By: V K
27 August 2024 at 09:57

Mbrëmjen e djeshme, një sherr masivka ndodhur në një lokal nate në fshatin bregdetar Palasë.

Policia e Vlorës, thotë se ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin Xh.S, banues në Tiranë. I riu sipas policisë gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42-vjeç.

“Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”,- njofton policia.

The post Sherr masiv me sende të forta në një lokal nate në Palasë, i riu shpallet në kërkim appeared first on Albeu.com.

Referendum për Edi Ramën apo zgjidhje për Himarën

3 August 2024 at 09:00

Në të djathtë të rrugës kryesore, sapo kalon fshatin Nivicë në Njësinë Administrative Lukovë të  Bashkisë së Himarës, një tabelë të sinjalizon ekzistencën e një gjiri dhe plazhi në një segment bregdeti, që përndryshe është shumë i thepisur dhe i papërshtatshëm për plazh. Vizitori gjithsesi do të zhgënjehet, siç është zhgënjyer përgjatë njëzet viteve të […]

The post Referendum për Edi Ramën apo zgjidhje për Himarën appeared first on Reporter.al.

❌
❌