Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Rama i thotë ‘JO’ Britanisë: Marrëveshja për emigrantët, ekskluzive me Italinë. Kemi dashuri të pakushtëzuar

20 September 2024 at 10:37

Shqipëria nuk do të lejojë vende të tjera përveç Italisë të strehojnë emigrantët në kampe pritjeje në territorin e saj. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në një intervistë për Euronews, pavarësisht rritjes së interesit ndërkombëtar për këtë skemë.

Një qëndrim i tillë vjen disa ditë pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se homologu i saj britanik, Keir Starmer, kishte shprehur interes të madh për skemën, sipas së cilës Italia do të transferojë deri në 36,000 emigrantë në vit në dy qendra pritjeje në Shqipëri, ndërkohë që qeveria italiane përpunon kërkesat për azil.

“Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar”, u shpreh kryeministri gjatë intervistës.

Rama theksoi se qeveria e tij po përpiqet të ofrojë një zgjidhje pragmatike për një çështje që po bëhet një temë e nxehtë politike në Evropë.

“Kur vendosëm ta bënim marrëveshjen e migracionit, vendosëm bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë. Sigurisht që ne nuk jemi evropianë brenda BE-se, por ne jemi ende evropianë dhe kjo nuk mund të na mohohet. Kjo është diçka që ne e bëmë në vend që të mos bënim asgjë. Pra, a është e re apo nuk është e re, a është novatore apo nuk është novatore, do të funksionojë apo nuk do të funksionojë, kjo është e gjitha për t’u parë, por me siguri është më mirë sesa thjesht të luftosh ideologjikisht për këtë çështje dhe të mos bësh asgjë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama mohoi gjithashtu se ky zhvillim mund t’i jepte Shqipërisë një avantazh në përpjekjen e saj për anëtarësim në BE.

The post Rama i thotë ‘JO’ Britanisë: Marrëveshja për emigrantët, ekskluzive me Italinë. Kemi dashuri të pakushtëzuar appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Laçi, protagonist në Champions. Sparta e Pragës shkëlqen me 3 shqiptarë në fushë

19 September 2024 at 09:53

Sparta e Pragës shkëlqeu në duelin ndaj Salzburg, ku në fushën e lojës për skuadrën çeke zbritën 3 lojtarë shqiptarë në ndeshjen e fituar 3-0.

Protagonist u bë Qazim Laçi, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 58, duke vulosur shifrat në 3-0. Pas asistit të Olatunjit, mesfushori shqiptar, lëviz bukur në afërsi të pikës së penalltisë, teksa me shumë klas arriti të nxirrte blof dy mbrojtësit kundërshtarë dhe portierin, duke përshëndetur rrjetën.

Në këtë duel pati minuta edhe për Rrahmanin dhe Krasniqin që u aktivizuan në minutat 64 dhe 72, ndërkohë që Tuci e ndoqi duelin nga stoli. 

The post Laçi, protagonist në Champions. Sparta e Pragës shkëlqen me 3 shqiptarë në fushë appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

‘Hacks’ shpallet seriali më i mirë komedik në Emmys 76

17 September 2024 at 13:31

”Hacks” fitoi çuditërisht serialin më të mirë komedik në Emmys 76.

Emisioni HBO/Max,i cili duhet të rifitojë publikun dhe të shkëlqejë, rrëmbeu çmimin më të madh edhe ndak komedisë së preferuar ”The Bear”, i cili priste të përsëriste triumfin e edicionit të kaluar me sezonin e dytë.

“Hacks” fiton edhe për skenografinë e tij dhe për protagonistin, me 73-vjeçarin Jean Smart.

Megjithatë, nuk pati ngjarje të papritura kur u hap zarfi për serialin më të mirë dramatik: ‘Shogun’ mori fitoren pa mohuar parashikimet, duke arritur një grup rekord çmimesh prej 18 Emmy në një sezon të vetëm, nëse shtoni 14 të fituara. në kategoritë teknike.

Deri më tani, sezoni i fundit i ‘Games of Thrones’ mbante rekordin, duke fituar 12 Emmy.

Shfaqja e prodhuar nga Hulu-Disney+ dhe e giruar në japonisht është e para në një gjuhë jo-anglisht që fiton njohjen më prestigjioze të ‘Oscars Televizive’.

The post ‘Hacks’ shpallet seriali më i mirë komedik në Emmys 76 appeared first on Gazeta Si.

Manchester United shkarkon 250 veta nga puna, kursen 50 milion euro

17 September 2024 at 09:54

135 milionë Euro borxhe në bilancin e vitit të fundit financiar kanë rënduar arkat e Manchester United që gjithsesi është një prej klubeve më të pasur në botë. 5-vjeçari i fundit, ka sjellë një shtim të borxhit për një total prej 370 milionësh.

Kjo ka bërë që aksionerët të emërojnë drejtues të rinj të cilët kanë ndërmarrë reforma. Si fillim është vepruar për 3 muaj me shkarkimin e stafit josportiv. 250 persona janë larguar nga puna dhe pritet që pagat e kursyera të tyre në dy vitet e ardhëshme financiare të kursejnë 50 milionë Euro.

Këto para do të vihen në dispozicion të operacioneve futbollistike në mënyrë që të rritet niveli dhe konkurenca e ekipeve të këtij klubi në futbollin vendas dhe më gjerë.

Ulja e numrit të punonjësve në të gjithë departamentet është bërë pas një studimi të mirfilltë duke komisionuar kompani auditimi financiar, në mënyrë që kjo të mos ndikojë në rendimentin e punës dhe të mos sjellë ngarkesa për punonjësit e tjerë.

The post Manchester United shkarkon 250 veta nga puna, kursen 50 milion euro appeared first on Gazeta Si.

Fitore dramatike e Vllaznisë ndaj Teutës, Balaj i jep tre pikët me gol në minutën e 95-të

16 September 2024 at 10:36

Vllaznia ka marrë një fitore dramatike përballë Teutës në Durrës, duke iu bashkuar Egnatias në kreun e renditjes së Superiores pas javës së pestë.

Shkodranët dominuan pjesën e parë përballë Teutës, pasi gjetën golin e avantazhit me Malën dhe krijuan edhe raste të tjera për shënim. Por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë me futjen në lojë të treshes Toma-Nasr-Torraj te durrsakët, pasi ata vunë në vështirësi të mëdha prapavijën shkodrane.

Nasr gjeti barazimin dhe goditi më pas shtyllën, teksa rastet në portën e Qarrit shtoheshin. Shkodranët gjetën një gol me Matuti i cili më pas u anulua mes protestash. Por në fundin e ndeshjes, Balaj me një goditje të saktë me kokë nuk gaboi duke i dhënë suksesin skuadrës së tij dhe tre pikë shumë të rëndësishme që e mbajnë në kreun e renditjes.

TEUTA-VLLAZNIA 1-2
57′ Nasr / 19′ Mala, 90’+5′ Balaj

The post Fitore dramatike e Vllaznisë ndaj Teutës, Balaj i jep tre pikët me gol në minutën e 95-të appeared first on Gazeta Si.

Seriali ‘The Bear’ fiton Emmy Awards 2024

16 September 2024 at 09:51

Seria televizive “The Bear” shënoi fitoren e parë në çmimin Emmy të edicionit të 76-të me yjet e tij, Jeremy Allen White dhe Ebon Moss-Bachrach.

Yjet e Hollivudit zbritën në Teatrin Peacock në Los Angeles për herë të dytë këtë vit për të festuar më të mirën e televizionit, pasi ceremonia e shtatorit 2023 u shty për shkak të grevave të shkrimtarëve dhe aktorëve amerikanë.

Në monologun e tyre hapës, dyshja babë e bir, Eugene dhe Dan Levy, bënë shaka rreth “The Bear” duke u paraqitur në kategorinë e komedisë, pas reagimit se duhej të ishte klasifikuar si dramë.

Seriali flet për një kuzhinier (Allen White) i cili kthehet në Çikago për të drejtuar biznesin familjar pas vdekjes së vëllait të tij.

Allen White e përshkroi veten si “kaq, kaq, kaq me fat” pasi fitoi Emmy për aktorin kryesor në një serial komedi për rolin e tij si Carmen “Carmy” Berzatto.

“Kjo shfaqje ndryshoi jetën time. Më rrënjosi besimin se ndryshimi është i mundur nëse nuk je me të vërtetë vetëm,” tha ai në skenë.

Fitorja e tij erdhi pasi ylli i “Only Murders In The Building” Selena Gomez iu referua zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA, ndërsa i dha çmimin kryesor aktorit amerikan Moss-Bachrach për aktorin e dytë më të mirë në një komedi për rolin e tij si menaxher restoranti Richard “Richie” Jerimovich në “Ariu”.

The post Seriali ‘The Bear’ fiton Emmy Awards 2024 appeared first on Gazeta Si.

Spektakël me 4 gola në Partizani-Dinamo, Elbasani merr kryesimin

13 September 2024 at 11:11

Ilir Daja është rikthyer me një barazim spektakolar te Dinamo, 2-2 ndaj Partizanit në transfertë. “Nëndetësja”, e drejtuar tashmë nga Daja, kaloi në avantazh që në minutën e 5 me Itodon, ndërsa Partizani barazoi rezultatin në minutën e 33-të.  

Dinamo krijoi më shumë në pjesën e dytë, ndërsa dy golat u shënuan në shtesë, fillimisht Rrapaj për Partizanin dhe në fund Vila.

Në ndeshjen tjetër të javës së katërt të Kategorisë Superiore, Elbasani fitoi minimalisht 1-0 ndaj Laçit në Elbasan Arena.

Pas javës së katërt, Elbasani, Partizani, Vllaznia dhe Egnatia, ndajnë vendin e parë me nga 7 pikë. 

The post Spektakël me 4 gola në Partizani-Dinamo, Elbasani merr kryesimin appeared first on Gazeta Si.

Mitrush Kuteli, mjeshtri i rrëfenjës shqipe

13 September 2024 at 11:11

Më 13 shtator 1907 lindi Dhimitër Pasko, i njohur ndryshe si Mitrush Kuteli.

Kuteli ishte ekonomist, financier, shkrimtar, përkthyes, gazetar, mbledhës foklori e mbledhës i shpirtit shqiptar shpërndarë në shekuj e vise.

I përjetësuar me emrin e penës, Mitrush Kuteli njihet fare pak për veprimtarinë  e tij në sektorin bankar ku shërbeu si konsulent teknik i Bankës Qendrore Shqiptare, që prej vitit 1943. Ndonëse ekonomist e financier shumë i zoti, njohjen në publik e fitoi falë penës së spikatur në disa hulli: gazetari, letërsi e përkthim.

“Mëmës Shqipëri” dhe “Skënderbeu” ishin vjershat e tij të para, ndërsa “Tregime të moçme shqiptare” është vepra e tij më e suksesshme që shpalosi vlerat e çmuara të gurrës popullore.

Po ashtu Kuteli ishte edhe mbledhës i folklorit shqiptar i shpërndarë në shekuj e vise.

I spikatur për pikëpamjet e tij demokratike, ai nuk mund t’i shpëtonte dorës së hekurt të diktaturës. Burgoset në vitin 1947 me akuzën armik i popullit me 5 vjet heqje lirie.

Kushtet në të cilat do të ndodhej pas lirimit nuk do t‘i jepnin atij mundësinë e botimeve, duke i mohuar kështu shprehjen e talentit të tij në letërsi.

Ndër veprat e tij më të spikatura janë: “Ago Jakupi e të tjera rrëfime”, “Kapllan Aga i Shaban Shpatës”, “Xinxifillua”, “Tregime të moçme shqiptare”, “E madhe është gjëma e mëkatit”, “Në një cep të Ilirisë së Poshtme”, “Baltë nga kjo tokë” etj. Gjithashtu, ka përkthyer në shqip vepra të Turgenjevit, Gorkit, Gogolit dhe Nerudës. Kuteli u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare më 4 maj 1967.

Akademia e Shkencave i akordoi titullin e lartë “Nderi i Akademisë”, për trashëgiminë e pasur që i la qytetërimit shqiptar. (ATA)

The post Mitrush Kuteli, mjeshtri i rrëfenjës shqipe appeared first on Gazeta Si.

Ylli i Kombëtares prezantohet në Arabi, shok ekipi me dy kampionë bote

13 September 2024 at 11:09

Mario Mitaj, ylli 21-vjeçar i Kombëtares shqiptare të futbollit, është prezantuar këtë të enjte te skuadra e tij e re Al Ittihad, në Arabinë Saudite.

Mitaj u transferua në elitën e futbollit të Arabisë Saudite nga Lokomotiva e Moskës. Ai është huazuar, ndërsa Al Ittihad ka opsionin për ta blerë mbrojtësin e majtë në fund të sezonit.

Mitaj do të jetë shok skuadre me kampionët e botës Karim Benzema dhe N’Golo Kante, ndërsa do të ketë një pagë vjetore prej 3 milionë eurosh.

Marjo Mitaj është një nga lojtarët më stabël në Kombëtaren shqiptare, ndërsa te Lokomotiva e Moskës, ai hasi vështirësi për të marrë vendin e titullarit. Kjo është një mundësi e madhe për të për t’u rritur edhe më shumë si lojtar.

The post Ylli i Kombëtares prezantohet në Arabi, shok ekipi me dy kampionë bote appeared first on Gazeta Si.

U gjet në Itali portreti i Churchill, u vodh në një hotel luksoz

12 September 2024 at 13:44

Një portret i ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Winston Churchill, i vjedhur nga një hotel luksoz në Otava, është lokalizuar në Itali dhe do të kthehet në fund të këtij muaji, thanë autoritetet kanadeze.

”Portreti, një fotografi nga Yousuf Karsh, u raportua i vjedhur nga hoteli ‘Fairmont Chateau Laurier’ në gusht 2022”, tha policia e Otavës në një deklaratë.

Më vonë doli se ishte marrë midis 25 dhjetorit 2021 dhe 6 janarit 2022.

Policia tha se përcaktoi se portreti i ishte shitur përmes një shtëpie ankandi në Londër një blerësi në qytetin verior italian të Xhenovas.

Të dy personat nuk ishin në dijeni se fotoja ishte vjedhur.

Një 43-vjeçar nga provinca kanadeze e Ontarios u arrestua në prill dhe u akuzua për vjedhje dhe trafikim të portretit.

Shërbimi Policor i Otavës tha se blerësi i veprës do t’ia dorëzonte portretin Shërbimit Policor të Otavës në Romë më vonë këtë muaj.

Portreti do të ekspozohet sërish në ”Fairmont Chateau Laurier”

The post U gjet në Itali portreti i Churchill, u vodh në një hotel luksoz appeared first on Gazeta Si.

Studimi / Të mbijetuarit e dhunës seksuale përballen me probleme edhe 25 vjet pas luftës në Kosovë

12 September 2024 at 11:52

Problemet e shumë të mbijetuarve të tjerë të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk përfunduan më 12 qershor, Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Dhimbjet e tyre janë të ndryshme, nga problemet e shëndetit mendor e deri te pasojat afatgjate fizike.

Sipas një studimi të publikuar më 12 shtator për pasojat afatgjate të përdhunimeve të luftës në Kosovë, 86 për qind e të mbijetuarve përballen me probleme të çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD), ndërsa 96 për qind me nivele të larta të ankthit dhe depresionit.

“Jeta nuk ia vlen më”, ka qenë një fjali në mendjet e mbi 70 për qind të tyre, sipas raportit të organizatës Medica Gjakova.

Në këtë studim morën pjesë 200 të mbijetuar të dhunës gjatë luftës në Kosovë. Studimi përfshiu 191 gra dhe nëntë burra nga komunitete të ndryshme etnike.

Mirlinda Sada, drejtoreshë ekzekutive e Mediva Gjakova, theksoi se këto probleme të shëndetit mendor përkeqësohen nga izolimi social që përjetojnë shumë të mbijetuar.

“Një nga gjetjet më të habitshme nga ky studim është izolimi i vazhdueshëm me të cilin përballen të mbijetuarit. Këto gra dhe burra qëndrojnë në heshtje – jo me zgjedhje, por për shkak të frikës. Frikës nga turpërimi i familjes, frikës se mos braktisen nga komuniteti”, tha Sada në konferencën e mbajtur gjatë publikimit të studimit.

Të dhënat e publikuara tregojnë se pothuajse gjysma e të mbijetuarve njohin të mbijetuar të tjerë që nuk kanë folur asnjëherë për përvojën e tyre, ndërsa 70 për qind kanë thënë se i shmangin kontaktet me njerëz shkaku i frikës nga stigmatizimi.

“Kjo kulturë e heshtjes vazhdon të jetë një pengesë për shërimin e tyre. Këta persona nuk jetojnë thjesht me traumën e asaj që i është bërë gjatë luftës, ata vazhdojnë të durojnë pasojat e stigmës dhe të gjykimit shoqëror”, shtoi Sada.

Shumë nga të mbijetuarit e dhunës gjatë luftës në Kosovë i kanë përshkruar procedurat institucionale për verifikimin e statusit të tyre si të mbijetuar si “të lodhshme” dhe “të frikshme”.

Shumë kanë thënë se hezitojnë t’i marrin përfitimet që u takojnë në bazë të ligjeve shtetërore nga frika se do të merret vesh publikisht se ata ishin dhunuar gjatë luftës.

Në vitin 2014, Kosova kishte miratuar një ligj për t’ia njohur statusin e viktimës së dhunës seksuale të luftës personave të përdhunuar, duke ua mundësuar kështu atyre një pension ligjor prej rreth 230 eurosh në muaj.

Këto para përdoren prej disa të mbijetuarve edhe për t’i përballuar trajtimet shëndetësore për të cilat kanë nevojë, duke marrë parasysh që vetëm gjashtë për qind e të mbijetuarve e kanë përshkruar gjendjen e tyre fizike si të mirë.

Monika Hauser, themeluese e organizatës ndërkombëtare Medica Mondiale, bëri thirrje që institucionet në Kosovë të ndërmarrin më shumë masa për mbështetjen e të mbijetuarve.

“Ende nuk ka mjaftueshëm ndjeshmëri për këtë temë në mesin e shoqërisë, politikanëve dhe në botën profesionale, as edhe 25 vjet pas luftës. Institucionet nuk duhet t’i lënë gratë vetëm, duhet të marrin përgjegjësi”, tha Hauser.

Hauser tha se Kosova duhet të ofrojë më shumë shërbime që u ndihmojnë grave t’i përballojnë problemet psikike, shoqërore dhe fizike me të cilat ende përballen si pasojë e dhunës gjatë luftës.

Ajo, gjithashtu, tha se është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar në Kosovë t’i mbështesë organizatat joqeveritare që ofrojnë mbështetje për të mbijetuarit e dhunës.

Numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk dihet. Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë.

Gjatë konferencës, Hauser theksoi se me probleme të ngjashme përballen edhe të mbijetuarit e dhunës në vende të cilat kanë përjetuar konflikte të ngjashme si në Kosovë, për shembull, të mbijetuarit në Bosnje e Hercegovinë. (REL)

The post Studimi / Të mbijetuarit e dhunës seksuale përballen me probleme edhe 25 vjet pas luftës në Kosovë appeared first on Gazeta Si.

‘Altin Dumani, pasardhës i Aranit Çelës dhe Koçi Xoxes’, Noka sulmon kreun e SPAK: Jeni në luftë të egër me PD

11 September 2024 at 13:19

Dhjetëra simpatizantë të Partisë Demokratike u mblodhën për të protestuar para dyerve të SPAK, aty ku në orën 12:00 kryetari i kësaj force politike, Sali Berisha, të cilit do t’i komunikohet akuza për çështjen “Partizani”.

Berisha u prit me brohoritje dhe thirrjen “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, ndërsa nuk munguan flamujt e Partisë Demokratike.

Për mediat foli Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili akuzoi SPAK se i ka vënë shkelmin Kushtetutës dhe.

Sipas tij, kreu i SPAK, Altin Dumani vepron në shkelje të ligjeve dhe për këtë arsye e cilësoi si “Koçi Xoxe i kohëve moderne”, që fundin e tij do e ketë pas hekurave.

“Opozita duhet të persekutohet dhe të sulmohet dhe jo narkoqeveria. Jo ata që vjedhin. Jo Erion Veliaj që vjedh 130 milionë euro me një të rënë të lapsit. Lekët e inceneratorit inekzistent. Ilir Beqaj arrestohet për të shfryrë pakënaqësinë e opinionit publik ndaj SPAK. Arrestohet për fatura restoranti dhe jo milionat euro të koncesioneve të shëndetësisë Këtu para narko-drejtësisë, kësaj organizate kriminale vijnë dhe bëjnë xhiro për t’i hedhur hi syve shqiptarëve gjithë qeveritarët, por për tu sulmuar, persekutuar dhe burgosur sulmohet lideri i opozitës dhe gjithë opozita në tërësi. A ka shqiptar që mund ta besojë se kjo ngrehinë këtu mban brenda individë që flasin në emër të ligjit dhe Kushtetutës, kur ata mbajnë fshehur prova kriminale për qeveritarët dhe sajojnë dhe m9ontojnë prova për opozitarët. Kjo është organizatë kriminale që nuk ka synim drejtësinë. I them Altin Dumanit që je një pasardhës i denjë i Aranit Çelës dhe Koçi Xoxes dhe fundin do ta kesh si Koçi. Në fund te ata që po çon pas hekurave do të shkojë vet”, tha Noka.

Berisha qëndroi rreth 20 minuta në SPAK, i cili i ka komunikuar akuzat zyrtare, duke e marrë të pandehur për çështjen e ish-klubit sportiv “Partizani”. Siç deklaroi për mediat, ish-kryeministri tha se akuzohet për “korrupsion pasiv”.

“Ato që kanë pasur, asgjë tjetër përveç 500 faqe mashtrime, mashtrime, mashtrime…Më ka korruptuar dhëndri im, ke parë ti?!”, theksoi Berisha me ironi pas doli nga SPAK.

The post ‘Altin Dumani, pasardhës i Aranit Çelës dhe Koçi Xoxes’, Noka sulmon kreun e SPAK: Jeni në luftë të egër me PD appeared first on Gazeta Si.

Sali Berisha zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e ‘korrupsionit pasiv’. Pas 23 minutave në Prokurorinë e Posaçme: 500 faqe mashtrime…

11 September 2024 at 13:05

Nga Gazeta Si – Sali Berisha është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për veprën penale “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë“, në lidhje me dosjen “Partizani”.

Pasi u njoh me akuzën, në një seancë që zgjati rreth 23 minuta në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh për mediat pasi doli se e gjitha “është vazhdim i një hakmarrje politike”.

Sali Berisha deklaroi se është zyrtarisht “i pandehur” për ato që i konsideroi “500 faqe me mashtrime, mashtrime dhe mashtrime”.

Para mediave, Berisha deklaroi se asgjë nuk ndryshon, është një vazhdim i një hakmarrje politike dhe për të, do vazhdojë njësoj.

Ai tha me shaka se prokurorëve u ka treguar se është korruptuar nga dhëndri i tij, kur është pyetur se përse ndodhet nën akuzë.

“Dy gjëra: deklarova, se kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi. E dyta, vizitova pjesën muzeale të ‘SKAPI’-it, ku gjendej ora 400.600 euro me diamante dhuratë e Edi Ramës, gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjet që nuk i bëri; gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës; gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës, duke i bërë forma të neveritshme presioni për t’i mbajtur peng ata; gjendeshin dokumentat nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra që i ruante Dumani në kasafortë; gjendeshin 300 milionë euro të sterilizatorëve të Ramës e Beqajt; gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit; gjendeshin 4 miliardë euro të Ramës dhe Al Alabarit… Kjo është pra organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë” tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët nëse do të kandidojë për kryeministër, Berisha tha se pas fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme, do të hapë garën për kryeministër dhe kush do, mund ta sfidojë.

Ai gjithashtu u pyet nëse iu komunikua nëse do të ketë ndryshim mase ku tha se prokurorët janë “kukulla që zbatojnë urdhra dhe do bëjnë çfarë u urdhërohet”.

The post Sali Berisha zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e ‘korrupsionit pasiv’. Pas 23 minutave në Prokurorinë e Posaçme: 500 faqe mashtrime… appeared first on Gazeta Si.

Kapaku i argjendtë i një ungjilli në Muzeun e Artit Mesjetar

11 September 2024 at 10:53

 Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar publikoi një objekt të rrallë nga fondi i tij. Bëhet fjalë për një kapak ungjilli me origjinë nga fshati Dishnicë, Korçë.

Kapaku është punuar në argjend me teknikën e rrahjes.

Në qendër është vendosur skena e ngjalljes së Krishtit e cila rrethohet nga 18 profetë dhe 16 skena të tjera që fillojnë me jetën e Hyjëlindëses dhe vazhdojnë me festat e mëdha.

Ky objekt është fotografuar në laboratorin fotografik pranë MKAM, me metodën RTI, Imazhi i transformimit të reflektimit (RTI) është një teknikë e re imazherike që krijon pamje dixhitale hiper-realiste që kontrollohen në mënyrë interaktive nga shikuesi.

Kjo metodë e re bazohet në sintezën e imazheve të shumta dixhitale të një subjekti të mbledhur nga një pozicion fiks i kamerës.

The post Kapaku i argjendtë i një ungjilli në Muzeun e Artit Mesjetar appeared first on Gazeta Si.

Poezitë e Dritëro Agollit do të përkthehen në 5 gjuhë

11 September 2024 at 10:52

Në mjediset e Qendrës së Botimeve për Diasporën, u zhvillua takimi mes përkthyesve dhe redaktorëve letrarë (pedagogë pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës), të angazhuar në projektin e përkthimit në pesë gjuhë të poezive të Dritëro Agollit.

Përkthyesit pjesëmarrës për 52 ditë në rezidencën “Fan Noli” të Qendrës së Botimeve për Diasporën janë: Rigels Halili nga Polonia, Eleana Zhako nga Belgjika, Griselda Doka nga Italia, Loreta Shillcok nga Gjermania dhe Evelyne Noygues nga Franca.

Gjatë kësaj periudhe përkthyesit në rezidencë në bashkëpunim me redaktorët letrarë do të përmbyllin projektin e përkthimit në 5 gjuhë të përmbledhjes me poezi nga shkrimtari i mirënjohur Dritëro Agolli.

Projekti i rezidencës së përthyesve është fitues i programit “Kultura Lëviz Evropën”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Instituti “Gëte”.

Lidhur me sfidat e përkthimit të poezisë së Dritëroit, u theksua në veçanti vështirësia në ruajtjen e drejtpeshimit mes thjeshtësisë së gjuhës dhe kompleksitetit të përmbajtjes, të përcjelljes së kontekstit specifik shqiptar për një lexues të huaj, të ruajtjes së nuancave të humorit dhe ironisë, apo të ritmit dhe rimës, si dhe të referencave kulturore, elementeve të folklorit apo simbolikave të ngulitura në traditën shqiptare.

Të pranishëm në këtë takim ishin përkthyesit: Manjola Nasi, Evelyne Noygues, Loreta Shillock, Griselda Doka dhe redaktorët: Rudina Xhillari, Mirela Papa, Marsela Likaj dhe Lorena Dedja. (ATA)

The post Poezitë e Dritëro Agollit do të përkthehen në 5 gjuhë appeared first on Gazeta Si.

Sylvinho komenton humbjen me Gjeorgjinë: Jemi në garë për të fituar grupin

11 September 2024 at 09:40

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho nuk e bën dramë humbjen që Shqipëria mori në shtëpi përballë Gjeorgjisë me rezultatin 0-1.

Për brazilianin, kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, teksa shihte barazimin si rezultatin më të pranueshëm për të dy ekipet.

“Është ndeshje tjetër me Ukrainën e shumë ndryshe. Këtu kemi parë një ndeshje shumë taktike nga të dy. Duhet t’i bëj komplimente skuadrës së tyre dhe trajnerit të tyre që si ne po punon shumë mirë. Sa i përket ndeshjes, fjala ishte ngadalësim, sa herë kishim topin, ata ktheheshin të gjithë mbrapa, të njëjtën gjë bënim ne. U bë ndeshje shumë taktike. Në fakt goli aty ndryshoi pak sipas meje se të dy skuadrat bënë mirë për barazimin. Për fat të keq pësuam gol, por ishte ndeshje e ndryshme nga ajo me Ukrainën”, tha trajneri.

Më tej, tekniku i kombëtares kuqezi komentoi zgjedhjet e lojtarëve që hodhi në fushë dhe shtoi se Shqipëria është ende në garë për të fituar kreun e renditjes në këtë grup.

“Të ecim para, është një grup i vështirë, por ne kemi fituar ndeshjen e parë, sot për fat jo. Por në tetor është gjithçka e hapur, të shohim çfarë ndodh, ne duhet të luftojmë deri në fund dhe në nëntor të shohim se çfarë ndodh. Objektivi është të mbetemi në garë në teto dhe në nëntor në dy ndeshjet në shtëpi të mundohem të fitojmë grupin. Më duhet të shtoj që kur të mundemi, të provojmë situata, lojtarë, taktika, por sidomos lojtarë”, tha ai.

The post Sylvinho komenton humbjen me Gjeorgjinë: Jemi në garë për të fituar grupin appeared first on Gazeta Si.

Liga e Kombeve / Trajneri Silvinjo dhe Asllani: Respekt për Gjeorgjinë, por ne nuk kemi frikë

10 September 2024 at 10:40

Shqipëria luan sonte takimin e dytë të vlefshëm për Ligën e Kombeve ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45 në stadiumin kuqezi “Air Albania”. Pas fitores fantastike në “Epet Arena” ndaj Ukrainës kuqezinjtë do të kërkojnë rezultatin e radhës pozitiv, teksa trajneri Silvinjo dhe mesfushori Kristjan Asllani dolën pasditën e sotme në konferencën zyrtare për media.

Trajneri Silvinjo tregoi se atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Gjeorgjisë. Përsa i përket kundërshtarit, tekniku kuqezi tha se Gjeorgjia është një skuadër shumë e fortë, por nënvizoi se Shqipëria do të futet në fushë për rezultat pozitiv.

Ndeshja me Gjeorgjinë? – E kam thënë edhe më parë që ky është një grup shumë i ekuilibruar dhe mund të ndodhë gjithçka. Ukraina është skuadër e mirë, po ashtu edhe Çekia është shumë e fortë.  Gjeorgjia është skuadër e përgatitur, fizike dhe teknike. Trajneri ka punuar shumë dhe ka një skuadër shumë të fortë. Të gjithë trajnerët e përgatitin ndeshjen për të fituar, edhe ne. Unë mendoj se nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur dhe stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot. Gjeorgjia është një ekip i fortë, i organizuar, i vështirë. Do të duhet të ecim me 100 në orë nëse duam të bëjmë një paraqitje të bukur, do të jetë e rëndësishme.

Përgatitja për ndeshjen – Sa i përket ndeshjes së mëparshme, mund të bësh 5 zëvendësime apo 2. Unë e pashë që ekipi ishte mirë në fushë, erdhi momenti për të bërë dy zëvendësimet. Hoxha është shumë lojtar i mirë, i fortë fizikisht, edhe Berisha po ashtu. Për nesër nuk e dimë ende.  E vërtetë që nga një ndeshje në tjetrën ka pak kohë. Sot është praktikisht stërvitja e parë, duhet të shohim si janë lojtarët sot dhe nesër. Nesër në drekë vendosim me stafin dhe lojtarët.

Ndryshime të mundshme në formacion- Pak a shumë është e njëjta përgjigje si më parë. Duhet të shohim lojtarët. Koha është e shkurtër për të gjithë, kthehen nga transferta, dje kemi vetëm një seancë të shkurtër stërvitore në Pragë. Sot duhet parë se si janë lojtarët. Duhet folur, duhet parë stërvitja, por kemi 24 lojtarë dhe shumë të gatshëm për të shkuar në fushë. Nëse kuptojmë që një lojtar nuk është në 100%, e bëjmë ndryshimin, sot është ende herët, duhet të zhvillojmë gjërat dhe të marrim një vendim nesër në drekë.

Roli i Bajramit – Prej 1 viti e gjysëm, kemi filluar me Poloninë me skemën 4-3-3, Uzuni ka luajtur si sulmues krahu, tani është si sulmues qendror. E njëjta gjë me Bajramin, ka qenë në krah dhe është spostuar më pas në qendër. Kemi provuar skema të ndryshme. Me Bajramin në fushë, mund të aplikojmë dy skema. Do të vendosim në varësi të lojtarëve. Bajrami është më fleksibël dhe kërkon hapësira. Pas stërvitjes do të vendosim se si do të luajmë ndaj Gjeorgjisë.

Kundërshtari – Është bërë një punë e mirë nga stafi. Lojtarët e dinë që duhet të futen në fushë me shumë intensitet. Futbolli të konsumon energji. Dua të rikujtoj një shprehje të Klop: Nëse nuk bën gabime, nuk ke nevojë të kthehesh të mbrosh. Gjeorgjia ka bërë një Europian shumë të mirë, një ekip shumë i bukur, i harmonizuar dhe mendoj se do të bëjmë një lojë shumë të bukur kundër tyre.

Masat për Khvicha Kvaratskhelia  – “Sa i përket krahasimeve, te ajo nuk hyj. Ajo që mund të them është se bëhet fjalë për një lojtar shumë të madh, i fortë fizikisht, teknikisht i fortë. Çdo gjë që bën në fushë është e nivelit të lartë. Por përtej tij, kanë 4-5 lojtarë të shkëlqyer, nuk u them emrat se e kam të vështirë, por janë lojtarë që i shoh prej një muaji. Kanë në mesfushë, një sulmues, një mbrojtës krahu, janë lojtarë që shtyjnë shumë në fushë. Kanë lojtarë të nivelit teknik shumë të mirë. Kvaratskhelia është një lojtar klasi, është një kënaqësi të luash kundër këtyre, si kundër Polonisë kishim Lewandowski e Zieliński. Është kënaqësi, edhe ne kemi lojtarë të rinj që ndoshta në të ardhmen mund të garojnë në këto nivele”.

Kundërshtarët në grup – I kemi parë, kemi punuar një muaj për Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Gjeorgjia është e vetmja skuadër në këtë grup që shkuan në fazën me kualifikim direkt. Janë shumë të fortë, me lojtarë të rëndësishëm. Unë mendoj se ata po punojnë shumë mirë, komplimente trajnerit, lojtarëve dhe federatës. Edhe ne jemi në një rrugë të mirë, jemi rritur, kemi marr eksperiencë, flas për veten, lojtarët, stafin, njerëzit. Nesër kemi gjithçka për të bërë një ndeshje të mirë. Në një stadium të mbushur, për ne është një favor i madh, një stadium me njerëz që na mbështesin, por Gjeorgjia është një ekip i fortë. Megjithatë, ne do të jemi gati.

Manaj, Laçi dhe Ismajli spikatën ndaj Ukrainës – Futbolli është jetë dhe jeta është mundësi. E thashë që Gjimshiti nuk ishte në Europian në 2016, por 8 vite më vonë është lojtari i jashtëzakonshëm, i rëndësishëm dhe kapiteni i skuadrës. Në një intervistë, Carlo Ancelotti tha që lojtari mund të tërbohet me trajnerin për vendimin, por jo me mua si Carlo. Jam i lumtur me atë që kanë bërë në Europian lojtarët. Ishte grup i vështirë, po të mos ishim të përgatitur, do pësonim 10 gola. Por ne ishim aty, në lojë. Kemi bërë mirë, tani duhet të përmirësohemi, është gjithçka e hapur. Kombëtarja është e hapur, ne shohim shumë lojtarë, kemi sot Spahiun e Zekën. Ku ka shqiptarë, ne i shohim. Më pëlqen që lojtarët luftojnë për të marr vendin në formacion, në këtë mënyrë këtu vijnë më të mirët.

Dueli i fundit mes Gjeorgjisë dhe Shqipërisë – Është shumë e vështirë që të krahasosh ndeshjen e dy viteve më parë me situatën tani. Ka kaluar kohë, të dyja ekipet kanë ndryshuar shumë. Gjeorgjia është një skuadër shumë e përgatitur me një trajner shumë të mirë. Mund të them që do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Nuk mund të bëjë një parashikim rezultati. Do të futemi në fushë për të bërë një ndeshje të mirë, besoj se do të jetë një ndeshje e bukur.

Rritja e Gjeorgjisë dhe triumfi ndaj Çekisë – E kam parë ndeshjen e Gjeorgjisë me Çekinë, ishte ndeshje e vështirë. Grupi është shumë i balancuar. Ekipi që fiton ka një lloj avantazhi të rëndësishmi. Ky është kompeticion shumë i vështirë. Çdo ndeshje që ka rezultate të mira, të afron më tepër me objektivin.

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Silvinjo, në prag të duelit ndaj Gjeorgjisë, që Shqipëria do të luajë ditën e martë. Mesfushori kuqezi deklaroi se Shqipëria do ta respektojë kundërshtarin dhe nuk e ka aspak frikë, ndërsa e vlerëson për rritjen e madhe që ka pësuar si skuadër.

Ndeshja kundër Gjeorgjisë nesër – Të dy skuadrat vijnë nga një fitore. Gjeorgjia ka marrë një fitore të thellë, por ne do ta respektojmë kundërshtarin. Nuk do të kemi frikë, do të kemi një stadium plot me tifozë, i falënderoj. Gjeorgjia është një ekip i madh, po rritet. E kemi parë në Europian dhe tani. Ndeshja me Ukrainën ka mbaruar, shpresoj dhe besoj të bëjmë pikë nesër.

A është krijuar uniteti në mesfushë? – Jemi shumë mesfushorë. Të gjithë e dimë punën tonë. Është e vërtetë që kemi luajtur unë dhe Ramadani, por unë gjendem mirë me të gjithë lojtarët. Objektivi ynë është vetëm skuadra dhe mendojmë vetëm të bëjmë pikë për Kombëtaren, tifozët dhe për të gjithë ne shqiptarët.

Pozicioni aktual – Kam luajtur disa herë përpara mbrojtjes. Është roli im, si 6-sh. Por këtu bëj një rol tjeter, luaj pak më përpara sepse në atë rol luan Ramadani. Por kjo nuk do të thotë gjë. Jam rritur në fazë ofensive, por objektivi im është që të punoj për ekipin, të jap sa më shumë. Futbolli është bërë shumë fizik dhe duhet t’i bësh të dyja fazat.

Ndeshja e parë si titullar e Asllanit me Gjeorgjinë në 2022 – Kanë kaluar dy vite, por ky viti i fundit ka qenë shumë i mirë për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët me pjesëmarrjen në Europian. Besoj se kemi bërë mirë, e kemi rritur nivelin e Kombëtares. Tani kemi një grup të fortë, kemi ndeshje të forta dhe duhet të vazhdojmë ta rrisim nivelin e kombëtares.

Diskutimi me Manajn në ndeshjen kundër Ukrainës – Me Manaj jemi shumë shokë, kemi bërë shaka. Ato gjëra mbeten në fushë, jemi futbollistë profesionistë. I kërkova falje, të gjithë duam të bëjmë gola. Por e rëndësishme është që fituam ndeshjen. Rey është sulmues, donte të bënte gol, kishte bërë një super ndeshje. E kemi harruar, tani mendojmë ndeshjen nesër.

Objektivi, ‘Botërori 2026’? – Po normale, por kemi një grup shumë të fortë. Luajtëm me Ukrainën, ekip shumë fizik, luan futboll të bukur. Nesër presim Gjeorgjinë, një ekip që po rritet dhe po bën futboll të bukur. Dhe Çekia, me të cilët kemi luajtur. Një skuadër e fortë dhe shumë fizike. Objektivi ynë është sigurisht Botërori, por për momentin jemi të fokusuar te Gjeorgjia nesër.

Një gol tre pikësh i yti me penallti apo një gol tre pikësh i Rey Manajt me goditje dënimi? – Një gol i Rey-t. (ATA)

The post Liga e Kombeve / Trajneri Silvinjo dhe Asllani: Respekt për Gjeorgjinë, por ne nuk kemi frikë appeared first on Gazeta Si.

Adrian Ismajli pjesë e 11-tshes më të mirë të Europës!

8 September 2024 at 16:46

Mbrojtësi shqiptar shënoi një gol, por ishte edhe i jashtëzakonshëm në ndeshjen e parë të Nations League ndaj Ukrainës, ku ndërhyrjet e tij ishin vendimtare.

Falë paraqitjes mbresëlënës në sfidën ndaj Ukrainës, qendrëmbrojtësi Adrian Ismajli ka zënë vend edhe në formacionin e xhiros së parë të Ligës së Kombeve.


Ai është vlerësuar si më i miri te Shqipëria dhe nga SofaScore e ka përfshirë në formacionin më të mirë të xhiros së parë. Përkrah qendërmbrojtësit shqiptar, në formacionin më të mirë kanë zënë edhe yjet si Declan Rice, Kevin De Bruyne, Kvicha Kvaratskhelia, Jamal Musiala, Florian Wirtz e Alexander Isak.

The post Adrian Ismajli pjesë e 11-tshes më të mirë të Europës! appeared first on Gazeta Si.

Pas humbjes futbollistët e Kosovës festuan në klube nate, përjashtohen nga ekipi!

8 September 2024 at 16:45

Arijanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë futbollistët e përjashtuar nga grumbullimi i përfaqësuese së Kosovës.


Nga burime brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë bërë me dije se arsyeja e përjashtimit të Edon Zhegrovës, Arjanet Muriq, Florent Muslijës nga kombëtarja është qëndrimi i vonë në klube të natës. Sipas burimeve, kjo nuk ishte hera e parë që ata veprojnë kështu.


Më herët gjatë ditës, FFK-ja, me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda tre futbollistët i përjashtoi nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë që tashmë skuadra përfaqësuese e Dardanëve ka mbërritur në Qipro ku do të zhvillojë mbërmjen e së hënës ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, pas humbjes që pësuan pak ditë më pare në Prishtinë me Rumaninë.

The post Pas humbjes futbollistët e Kosovës festuan në klube nate, përjashtohen nga ekipi! appeared first on Gazeta Si.

Rama rikthen Gjiknurin në drejtimin e PS, e cakton Sekretar Organizativ. Klosi mbetet nr 2 i partisë

8 September 2024 at 12:41

Në kupolën drejtuese të PS, Blendi Klosi qëndron Sekretar i Përgjithshëm dhe drejtues i Asamblesë Kombëtare.

Atë që e largoi para 1 viti si Sekretar të Përgjithshëm, Damian Gjiknurin, Rama e riktheu si Sekretar për Organizimin në PS, i cili zëvendëson Ardian Ardian Çelën.

Evis Kushi, Milva Ekonomi dhe Romina Kuko qëndrojnë sekretare për Gruan, Programin dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Ikën Etjen Xhafaj, si sekretar për Rininë.  

Sekretariati ekzekutiv

Blendi Klosi sekretar i Përgjithshëm

Damian Gjiknuri sekretar i Organizmit e Zgjedhjeve

Evis Kushi sekretare e Gruas

Milva Ikonomi sekretare për Programin

Romina Kuko sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Roi Bashaj sekretar për Rininë

The post Rama rikthen Gjiknurin në drejtimin e PS, e cakton Sekretar Organizativ. Klosi mbetet nr 2 i partisë appeared first on Gazeta Si.

❌
❌