Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Bordi zgjedhor i Xhorxhias vendos që votat për garën presidenciale të numërohen me dorë

By: lia rda
20 September 2024 at 21:50

Komisioni zgjedhor i shtetit të Xhoxhias, që kontrollohet nga republikanët, votoi me shumicë 3 me 2 të premten për numërim me dorë të miliona fletëvotimeve në nëntor. Aktivistët që mbrojnë të drejtën e votës thane se vendimi mund të shkaktojë vonesa, të prodhojë gabime dhe të hedhë bazat për kundërshtime të stisura të procesit të numëritmit, në shtetin fushëbetejë.

Numërimi me dorë i votave është vendimi më i fundit në një sërë ndryshimesh të miratuara muajt e fundit nga një shumicë konservatore pro-Trump e komisionit, të cilët thonë se po përpiqen t’i bëjnë zgjedhjet e 5 nëntorit, më të sigurta.

Por grupet për të drejtën e votës thonë se ndryshimet mund të lejojnë anëtarët e bordit zgjedhor të vonojnë ose kundërshtojnë çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, duke e çuar procesin drejt kaosit në këtë shtet.

Xhorxhia është një nga shtatë shtetetet që mund të përcaktojë fatin e garën mes kandidatit republikan për President Donald Trump si dhe kundërshtares së tij demokrate, Nënpresidentes Kamala Harris.

Në zgjedhjet e vitit 2020, zoti Trump e humbi Xhorxhian me më pak se 12,000 vota krahasuar me kundërshtarin e tij demokrat Joe Biden. Zoti Trump ka pohuar, por pa dhënë asnjë provë, se rezultati ishte produkt i manipulimeve të gjera.

Numërimi me dorë, që u miratua falë një votimi 3 me 2, u denoncua nga administratorët e zgjedhjeve dhe punonjësit zgjedhorë, që morën pjesë në takim si dhe u kundërshtua nga sekretari i shtetit të Xhorxhias dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Me këtë vendim Xhorxhia bëhet i vetmi shtet në SHBA që zbaton një gjë të tillë, sipas Gowri Ramachandran, drejtor i zgjedhjeve dhe sigurisë në Qendrën Brennan për Drejtësi të Universitetit të Nju Jorkut.

Sekretari republikan i Shtetit Brad Raffensperger, zyrtari më i lartë i zgjedhjeve të këtij shteti, kishte paralajmëruar përpara takimit se vendosja e këtij regulli do t’i hapte rrugë “mundësisë për gabime, humbje, apo vjedhje të fletëve të votimit, si dhe manipulimeve”.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit paralajmëroi gjithashtu këtë javë se nëse bordi merr një vendim të tillë, ka të ngjarë të tejkalojë autoritetin që i jep ligji.

Zoti Trump përballet me akuza penale në Xhorxhia, lidhur me atë që është cilësuar si presion ndaj zyrtarëve të shtetit për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Por ish-presidenti i ka hedhur poshtë akuzat.

Ai ka vazhduar t’u bëjë jehonë qëndrimeve të tij të pabazuara në fakte, mbi legjitimitetin e zgjedhjeve në SHBA, duke nxitur aktivistët konservatorë dhe ligjvënësit në të gjithë vendin, të vendosin rregulla të reja lidhur me votimin në emër të parandalimit të manipulimeve.

Rregulli i numërimit me dorë do të kërkonte që tre punonjës të qendrës së votimit në secilën prej më shumë se 6500 zonave të shtetit të hapnin kutitë e mbyllura të fletëve të votimit të skanuara nga makineritë dhe të kryenin një numërim me dorë, duke filluar nga dita e parë prej përfundimit të procesit të votimit./voa

Lavrov: Rusia nuk dëshiron përshkallëzim, por politikanët perëndimorë sillen si fëmijë

By: lia rda
20 September 2024 at 21:32

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Rusia nuk dëshiron të përshkallëzojë tensionet me vendet perëndimore, por se, siç tha ai, “politikanët e këtyre vendeve sillen si fëmijë”.

“Ne nuk duam përshkallëzim… Duket se politikanët perëndimorë me të vërtetë kanë mentalitetin e një fëmije, edhe pse ata zënë poste përgjegjëse si të rritur: ministra, kryeministra, kancelarë, presidentë”, tha Lavrov.

Lavrov theksoi se për disa muaj bota ka diskutuar se si Rusia “kërcënon” dhe flet vetëm për “vijat e kuqe”.

Në të njëjtën kohë, vendet perëndimore i kalojnë vazhdimisht dhe asgjë nuk ndodh,” tha ai.

Ministri rus shtoi gjithashtu se vendimet për t’i dhënë Kievit raketa perëndimore me rreze të gjatë dhe për të lejuar që ai të synojë objektivat ruse do të shkaktonte luftë të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Federatës Ruse.

Nëse po flasim për armë me raketa me rreze të gjatë, atëherë të gjithë e kuptojnë se vetë ukrainasit nuk do të jenë në gjendje t’i përdorin ato. Synimi, të dhënat satelitore, misionet e fluturimit, e gjithë kjo mund të bëhet vetëm nga ekspertë nga vendi që prodhon këto armë“, përfundoi Lavrov./abcnews.al

Zelensky: Samiti i dytë i paqes duhet t’i japë fund luftës

By: lia rda
20 September 2024 at 19:18

Samiti i dytë i paqes, i cili është planifikuar të mbahet deri në fund të vitit, duhet t’i japë fund luftës së nisur nga Rusia, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne duhet të forcojmë Ukrainën sa më shumë që të jetë e mundur në mënyrë që të organizojmë një samit të dytë të paqes këtë vit, i cili mund t’i japë fund kësaj lufte”, theksoi Zelensky në një konferencë për shtyp në Kiev.

Presidenti i Ukrainës vuri në dukje se të gjithë në Evropë janë të interesuar për paqen.

“Paqja nuk është ngrirje e luftës, nuk është ndonjë manipulim i ligjit ndërkombëtar”, tha ai.

Siç ishte paralajmëruar më parë, Zelensky do të prezantojë “planin e fitores” të Ukrainës në një takim me presidentin amerikan Joe Biden javën e ardhshme.

Priten takime edhe me kandidatët për postin e presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Kamala Harris dhe Donald Trump.

Sipas Zelensky, plani i fitores, i cili do të prezantohet javën e ardhshme gjatë një udhëtimi në SHBA, “është i dizajnuar për vendime të shpejta nga aleatët e Ukrainës në tetor-dhjetor”./abcnews.al

Gjermania planifikon t’i japë Ukrainës 400 milionë euro të tjera ndihmë ushtarake

By: lia rda
20 September 2024 at 18:55

Qeveria gjermane synon të ndajë 400 milionë euro shtesë për mbështetje ushtarake për Ukrainën këtë vit, sipas një letre nga Ministria e Financave drejtuar komisionit të buxhetit të Bundestagut.

Qeveria gjermane planifikon të ndajë 400 milionë euro shtesë në afat të shkurtër për mbështetje ushtarake për Ukrainën”, thuhet në njoftim.

Sekretari i Shtetit për Financat Florian Tonkar, i cili nënshkroi letrën, vuri në dukje rrezikun që “Ukraina do të pësojë një disfatë në fushatën e mbrojtjes pa mbështetje të konsiderueshme materiale.

Është planifikuar që paratë të shpenzohen për blerjen e pajisjeve dhe makinerive ushtarake për ushtrinë ukrainase, veçanërisht pajisje të mbrojtjes ajrore, dronë dhe pajisje mbrojtëse.

Sipas të dhënave nga Ministria Federale e Financave, rreth 1.42 miliardë euro nevojiten për të mbështetur Ukrainën deri në fund të vitit. Kjo është 397 milionë euro më shumë se sa ishte parashikuar në buxhet dhe për këtë arsye miratimi i Bundestagut është i nevojshëm.

Të enjten, qeveria gjermane njoftoi një paketë të re ndihme për Ukrainën./abcnews.al

Qeveria japoneze e konsideroi suksesin e “Shogun” në Emmy një fitore kulturore

By: lia rda
20 September 2024 at 17:23

Qeveria dhe qytetarët e Japonisë po brohorasin për fitoren rekord të çmimeve Emmy për dramën “Shogun”, duke thënë se kjo është një tjetër fitore për historinë dhe kulturën e tyre, të cilat po bëhen gjithnjë e më të njohura me turistët dhe audiencën ndërkombëtare.

Seti epik historik në Japoninë Perandorake fitoi 18 çmime, më të shumtën ndonjëherë për një serial dramatik.

Qeveria e mirëpriti arritjen dhe vuri në dukje se 70% e dialogut në serialin “Shogun” ishte në japonisht dhe se Hiroyuki Sanada, i cili luante kryekomandantin e luftës Yoshii Toranaga, ishte i përfshirë në prodhimin e tij.

“Ne do të donim të inkurajonim më tej krijuesit japonezë që të përballen me sfidat e prodhuesve jashtë shtetit”, u tha gazetarëve zëvendës-shefi i kabinetit Hiroshi Moriya, sipas Reuters.
,
“Qeveria japoneze formoi gjithashtu një komitet këtë muaj për të mbështetur industrinë e argëtimit dhe përmbajtjes”, shtoi ai./abcnews.al

Kryetarja e Komunës së Preshevës takim me zyrtarët serbë/ Salihu: Thërrasin popullin kundër Beogradit dhe vetë takohen për bashkëpunim

By: lia rda
20 September 2024 at 17:03

Sami Saliu nga Lëvizja për Reforma në Preshevë ka deklaruar se kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, është takuar me Ministrin dhe Trupin Koordinues të Qeverisë së Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se ajo po vepron me dy standarde, pasi nga njëra anë thërret popullin për të protestuar kundër Beogradit, ndërsa vetë takohet për të bashkëpunuar me Beogradin.

Sipas Saliut, retorikën kundër Beogradit e kanë për t’ia marrë votat popullit për interesat e tyre personale përmes Beogradit.

Postimi i Plotë:

Thërrasin popullin me protestu kundër Beogradit, e vet takohen për bashkëpunim me Beogradin.

Sot, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, qenka takuar me Ministrin dhe Trupin Koordinues të Qeverisë së Serbisë.

E njëjta që me partinë e saj ka ftuar popullin të protestoj kundër kësaj qeverie. Fto popullin në rrugë kundër Beogradit, e vet në takime me Beogradin.

Asgjë nuk flet më mirë për këta se vetja e tyre.

Retorikën kundër Beogradit nuk e kanë për shkak të diskriminimit ndaj popullit. Retorikën kundër Beogradit e kanë për t’ia marrë votat popullit për interesat e tyre personale përmes Beogradit.

/abcnews.al

 

SHBA dha më shumë se tre miliardë dollarë grante për prodhimin e baterive për automjetet elektrike

By: lia rda
20 September 2024 at 16:43

Shtetet e Bashkuara do të shpërblejnë më shumë se tre miliardë dollarë për kompanitë amerikane për të mbështetur prodhimin e baterive të automjeteve elektrike (EV) dhe materialeve të tjera të përdorura në makinat elektrike, njoftuan zyrtarët në Uashington.

Administrata Biden do të financojë gjithsej 25 projekte në 14 shtete amerikane, raporton AP.

Kompanitë që do të marrin stimujt përpunojnë litium, grafit ose materiale të tjera të baterive të përdorura në automjetet elektrike ose prodhojnë komponentë të përdorur në bateritë EV.

Administrata presidenciale e Joe Biden është “e përkushtuar për prodhimin e baterive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të jenë jetike për të fuqizuar rrjetin tonë, shtëpitë dhe bizneset tona dhe industrinë ikonike amerikane të automobilave“, tha këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Lael Brainer.

Ai deklaroi se vlera totale e investimeve amerikane në forcimin e zinxhirit të furnizimit të baterive EV dhe industrisë vendase të mineraleve kritike është gati 35 miliardë dollarë./abcnews.al

Raketat ruse dëmtuan portin në Odessa dhe një anije nga Antigua, katër të plagosur

By: lia rda
20 September 2024 at 15:58

Në sulmin me raketa ruse në qytetin ukrainas të Odessa, u dëmtua infrastruktura portuale dhe një anije civile me flamurin e Antigua, njoftoi këtë të premte në Telegram guvernatori rajonal Oleh Kiper.

Siç tha ai, katër persona u plagosën në atë sulm, shkruan Reuters.

Gazeta Kombëtare e Ukrainës (UNN) raporton se një seri shpërthimesh janë dëgjuar në Odesa rreth orës 14:00 dhe se autoritetet e rrethit u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore për shkak të rrezikut të sulmeve me raketa.

Në të njëjtën kohë, Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruan për përdorimin e mundshëm të armëve balistike nga jugu, shton UNN./abcnews.al

Kievi ndalon ushtarët dhe zyrtarët të përdorin aplikacionin Telegram për arsye sigurie

By: lia rda
20 September 2024 at 15:38

Këshilli i Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare të Ukrainës ndaloi këtë të premte ushtarët dhe zyrtarët e tij të përdorin aplikacionin Telegram në pajisjet elektronike për arsye sigurie.

“U vendos që të ndalohet instalimi dhe përdorimi i Telegramit në pajisjet zyrtare të përfaqësuesve të qeverisë, personelit ushtarak, punonjësve në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe në kompanitë që punojnë në infrastrukturën kritike,” njoftoi këshilli.

U njoftua pas një takimi mbi kërcënimet e sigurisë kombëtare që paraqet aplikacioni.

Telegram është një aplikacion shumë i popullarizuar i mesazheve i themeluar nga rus Pavel Durov./abcnews.al

Borxhi publik britanik arriti në 100 për qind të PBB-së

By: lia rda
20 September 2024 at 15:29

Borxhi publik i Britanisë arriti saktësisht 100 për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB) në gusht, një nivel i paparë që nga vitet 1960, duke ushtruar presion mbi qeverinë e re laburiste javë pas përgatitjes së buxhetit të saj të parë.

Borxhi publik i Britanisë, i cili qëndron në 2,546 miliardë paund (pak më shumë se 3,000 miliardë euro), ka kaluar tashmë 100 për qind të PBB-së, sipas shifrave paraprake të publikuara vitin e kaluar, por më vonë u rishikua në rënie.

Shifra e publikuar është gjithashtu një “vlerësim paraprak”, paralajmëroi Zyra për Statistikat Kombëtare në një deklaratë.

Borxhi publik ka lëvizur rreth 100 për qind të PBB-së prej muajsh, i rritur për shkak të ndihmës së dhënë gjatë epidemisë së Covid-it dhe krizës energjetike.

Deficiti buxhetor vazhdoi ecurinë e tij të papritur në gusht, duke arritur në 13.7 miliardë paund (16.3 miliardë euro), më i lartë se parashikimi, sipas raportit mujor të Zyrës për Statistikat Kombëtare.

Kumulativisht që nga prilli, që është fillimi i vitit fiskal të Mbretërisë së Bashkuar, Mbretëria e Bashkuar ka marrë hua 6.2 miliardë paund më shumë se sa ishte parashikuar nga organi publik për parashikimet buxhetore (OBR).

Rritja e borxhit po ushtron presion të mëtejshëm mbi qeverinë laburiste të emëruar në fillim të korrikut pas fushatës mbi një premtim për “disiplinë të hekurt buxhetore”./abcnews.al

100-vjetori i At Zef Pllumit/ Si do të nderohet figura e shquar. At Viktor Demaj: Do publikohen shkrime të pabotuara

By: lia rda
20 September 2024 at 10:26

Frati fançeskan At Zef Pllumi, feston këtë vit 100-vjetorin e lindjes.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, përgjegjësi i botimeve Françeskane, At Viktor Demaj, ka zbuluar se si do nderohet figura e tij nga provinca françeskane.

Ai ka treguar që do të organizohen një sërë aktivitetesh në nderim të figurës së At Zef Pllumit, por pritet të botohen dhe dorëshkrime të papublikuara më parë.

“Do organizojmë një konferencë shkencore me studiues, në bashkëpunim me universitetin e Shkodrës, por dhe me universitete të ndryshme, studiues që e kanë njohur nga afër At Zef Pllumin. Mund të jetë në fund të tetorit një konferencë. Qëllimi im është pikërisht me shfletu edhe një herë arkivin e tij, sepse ka shumë materiale që edhe mund të dalin gjëra të pabotuara. Sigurisht që vepra e tij është e botuar, por ka dhe materiale si nëpër fletore ka shënime që ai i ka vendosur vizë, por në të vërtetë rezultojnë me shumë vlerë, ose ka letërkëmbimet e tij me njerëz të thjeshtë apo personalitete”.

Më tej, , At Viktor Demaj u ndal dhe te rutina e At Zef Pllumit, duke treguar se si ishte një ditë e kësaj figure kaq me vlerë për kombin tonë.

“Ai ka shkruar shumë dhe natën, por dita ishte gjithmonë shumë aktive. Zgjimi herët gjithmonë e ka pasur si rutinë dhe thoshte që ia kanë vjedhur dhe gjumin. E kishte atë zgjimin e hershëm, pritjen e të gjithë njerëzve, vizitat e shpeshta gjatë ditës, i rrinte gati dhe ushqimit, sepse gjatë burgut ka pësuar shumë probleme shëndetësore me stomakun. Kështu ishte dita e tij, por gjithmonë ishte i angazhuar. Më kujtohet që kur nuk mundi më të lexonte, thoshte ma lexo veprën”./abcnews.al

Misteret e At Zef Pllumit/ Pse frati françeskan kishte dy data lindje: 7 prill dhe 28 gusht

By: lia rda
20 September 2024 at 10:20

Përgjegjësi i botimeve Françeskane, At Viktor Demaj ka folur në emisionin “Pas Mesnate” lidhur me figurën e madhe të fratit fançeskan At Zef Pllumi, i cili u nda nga jeta tokësore në moshën 83 vjeçare.

Ai ka thënë se për të, At Zef Pllumi ishte gjithçka dhe veprat e tij janë një vlerë dhe për publikun shqiptar.

“At Zef Pllumi për mua personalisht është gjithçka, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ai në aq pak kohë që i mbeti, sepse shumicën e kohës e kaloi në burgje, persekutime, vuajtje, mjerime, për shkak të sistemit të asaj kohe, At Zef Pllumi është një himn për lirinë, një liri pa kushte, pa kompromise, ku vlerat e njeriut i transformon te vepra e tij, me atë idealin e një dashurie që do ta shpëtojë njerëzimin. Vepra e tij është gjithçka, një vlerë për mua, por dhe për publikun”.

Në këtë 100-vjetor të lindjes, At Viktor Demaj shpjegoi dhe arsyen pse At Zef Pllumi kishte dy datëlindje, më 7 prill dhe më 28 gusht.

“Ai thoshte kam dy datëlindje me nota humoristike, 7 prillin dhe 28 gushtin. Por në të vërtetë e tregonte në biseda se në atë kohë ka lindur bjeshka në Bogë. E ka lidhur dhe sistemin në atë kohë, sepse u akuzua. 7 prilli është metafor, lidhet me pushtimin e Italisë. Por në të vërtetë ditëlindjen e ka në 28 gusht”./abcnews.al

Zakharova: Thirrja e Parlamentit Evropian për arrestimin e Maduros është një shenjë çmendurie

By: lia rda
19 September 2024 at 22:50

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, vlerësoi se Parlamenti Evropian (PE), i cili bëri thirrje për lëshimin e një urdhër-arresti për presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, “tregon shenja të çmendurisë së dhunshme”.

“Parlamenti Evropian është bërë mishërimi i pavetëdijes kolektive me shenja të çmendurisë së dhunshme. Obsesioni është të persekutohen ata që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian”, shkroi Zakharova në kanalin Telegram, duke komentuar thirrjen e Parlamentit Evropian për BE-në. Unioni (BE) do të lëshojë një urdhër arresti për Maduro për krime të dyshuara kundër njerëzimit në bazë të shkeljes së rëndë të të drejtave të njeriut.

PE kërkoi gjithashtu që lideri i opozitës venezueliane, Edmundo González Urrutia, të njihet si kreu i shtetit.

Zakharova vuri në dukje se, në të njëjtën kohë, BE-ja nuk është e interesuar për hetimin e sulmeve terroriste në tubacionet e gazit Nord Stream, të cilat janë kryer në fushën e përgjegjësisë së vendeve të BE-së./abcnews.al

Franca në prag të formimit të qeverisë së re

By: lia rda
19 September 2024 at 22:37

Pas disa muajve pasiguri politike pas zgjedhjeve të parakohshme, duket se Franca është shumë afër ta ketë Qeverinë e re, pasi kryeministri Michel Barnier pritet ta paraqesë kabinetin e tij para presidentit Emmanuel Macron.

Macroni e emëroi Barnierin kryeministër të vendit para dy javëve.

Barnier, ish-kryenegociator i BE-së për Brexit-in, ka hasur në vështirësi për ta formuar Qeverinë e re, për shkak të dallimeve të mëdha mes partive politike.

Zgjedhjet e parakohshme të thirrura nga Macroni në korrik nuk dhanë fitues të qartë, i cili do të mundë ta formonte Qeverinë e re vetë, duke e lënë Francën në duart e një qeverie të përkohshme.

Tani i takon Macronit ta miratojë kabinetin e Barnierit.

BFM TV raportoi se Barnier e ka propozuar konservatorin Bruno Retailleu për ministër të Brendshëm, ndërsa Jean-Noel Barrot për ministër të Jashtëm.

Sebastien Lecornu do ta mbajë postin e ministrit të Mbrojtjes, sipas BFM TV, derisa ligjvënësi 33-vjeçar, Antoine Armand do ta marrë një post të lartë, të paspecifikuar, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Barnier ka shërbyer si ministër i Mjedisit, i Bujqësisë dhe i Punëve të Jashtme, ka qenë edhe ish-kryenegociatori i Bashkimit Evropian gjatë Brexit-it.

Ai ka qenë nën trysni për ta formuar Qeverinë e re pasi deri më 1 tetor është afati kur Qeveria duhet të paraqesë një draft-buxhet për vitin 2025./rel

Sekretari amerikan i Mbrojtjes shtyn vizitën në Izrael

By: lia rda
19 September 2024 at 22:17

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka shtyrë vizitën e planifikuar për javën e ardhshme në Izrael, sipas Reuters duke cituar një burim, i cili nuk specifikoi arsyen e shtyrjes së udhëtimit.

Vizita e sekretarit amerikan të mbrojtjes do të përkonte me një periudhë tensioni të shtuar në kufirin e Izraelit me Libanin, mbi shpërthimet vdekjeprurëse në radiot dhe dronët e Hezbollahut për të cilët Bejruti dhe lëvizja shiite fajësojnë Izraelin.

Nga këto sulme, të paktën 37 njerëz u vranë dhe më shumë se 3,000 u plagosën në dy ditët e mëparshme./abcnews.al

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Hamasi shpreh mirënjohjen ndaj Hezbollahut për mbështetjen

By: lia rda
19 September 2024 at 21:58

Hamasi shprehu “mirënjohjen e thellë” për mbështetjen e Hezbollahut, pasi udhëheqësi i grupit libanez, Hassan Nasrallah, u zotua se do të vazhdojë presionin ndaj Izraelit derisa të arrihet një armëpushim në Rripin e Gazës. Lëvizja palestineze vlerëson në deklaratën e saj se qëndrimi i Nasrallah parandalon planet e Izraelit “për të përkulur frontin e mbështetjes për popullin tonë dhe rezistencën tonë në Rripin e Gazës”.

Hassan Nasrallah mbajti një fjalim më herët, pas shpërthimeve vdekjeprurëse të pajisjeve të bllokuara të komunikimit të martën dhe të mërkurën. Ndërsa, Hamasi dhe Hezbollahu fajësuan Izraelin. Udhëheqësi i Hezbollahut pranoi se organizata e tij mori “një goditje të rëndë dhe të paprecedentë në historinë e Libanit”. 37 persona u vranë dhe më shumë se 3000 u plagosën nga shpërthimi i sinjalizuesve dhe radiove portative të organizatës.

Nasrallah paralajmëroi megjithatë se grupi do të vazhdojë sulmet e tij ndaj Izraelit derisa të përfundojë lufta në Rripin e Gazës./abcnews.al

Presidenti Biden pret homologun Zelenskyy në 26 shtator

By: lia rda
19 September 2024 at 21:34

Presidenti Joe Biden do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë në 26 shtator, për bisedime mbi konfliktin Ukrainë-Rusi, njoftoi të enjten Shtëpia e Bardhë.

Sipas një deklarate të zëdhënëses Karine Jean-Pierre, Presidenti Zelenskyy do të takohet më vete me Nënpresidenten Kamala Harris.

Udhëheqësit do të diskutojnë mbi gjendjen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, përfshirë planin strategjik të Ukrainës dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kievit në mbrojtjen ndaj agresionit rus. Presidenti dhe Nënpresidentja do të nënvizojnë angazhimin e palëkundur për të qëndruar në krah të Ukrainës derisa ta fitojë luftën”, tha ajo.

Presidenti Zelenskyy ka deklaruar se ai ka një plan për ta fituar luftën ndaj Rusisë dhe synon që t’ia prezantojë Presidentit Biden.

Në një deklaratë të premten e kaluar, Presidenti Zelenskyy tha se agresionet, si ai i Rusisë ndaj Ukrainës, mund të marrin fund pozitivisht, qoftë duke zmbrapsur ushtrinë pushtuese në fushën e betejës, ose përmes diplomacisë, nëpërmjet së cilës vendi i pushtuar fiton lirinë dhe ruan pavarësinë.

“Në të dyja rastet, Ukrainës i duhet një pozicion i fortë”, tha ai. “Shtetet e Bashkuara mund të na ndihmojnë për këtë; nëse me partnerin tonë kryesor, përpiqemi së bashku për fitoren”.

Gjatë javëve të fundit, zoti Zelenskyy ka shprehur zhgënjimin që nuk është dhënë ende leja nga aleatët – në veçanti Shtetet e Bashkuara dhe Britania – për të përdorur armët e tyre me rreze të gjatë veprimi, për të goditur objektiva brenda territorit të Rusisë.

Të dyja këto vende kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e tërheqjes në një përballje të drejtpërdrejtë me Rusinë./voa

Putin: Rusia ka rritur ndjeshëm prodhimin e armëve

By: lia rda
19 September 2024 at 19:43

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia ka rritur ndjeshëm prodhimin e armëve shumë të kërkuara dhe ka përmirësuar karakteristikat e tyre bazuar në përvojën e fituar gjatë luftës në Ukrainë.

“Sot, ndërmarrjet e industrisë së mbrojtjes punojnë në mënyrë ritmike dhe precize. Ata bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të furnizuar trupat pjesëmarrëse në një operacion special ushtarak me armë, pajisje dhe municione moderne. Falë punëtorëve të industrisë, prodhimi i mostrave veçanërisht të njohura është rritur disa herë. Dhe parametrat e tyre taktikë-teknikë janë përmirësuar dhe përshtatur në përputhje me specifikat e përdorimit luftarak”, tha udhëheqësi rus në mbledhjen e komisionit ushtarak-industrial për zhvillimin e sistemeve të avionëve pa pilot për qëllime speciale.

Sipas tij, deri në vitin 2030, në Rusi do të krijohen 48 qendra speciale kërkimore dhe prodhimi për projektimin, testimin dhe prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot (UAV).

“Punimet në projektimin, testimin dhe prodhimin serial të mjeteve ajrore pa pilot do të bëhen në bazë të qendrave speciale të kërkimit dhe prodhimit. Deri në vitin 2030 është planifikuar të krijohen 48 objekte të tilla në rajone të ndryshme”, theksoi ai.

Putin deklaroi se nga ky vit është në fuqi projekti kombëtar “Sistemet ajrore pa pilot”, i cili do të zgjasë deri në vitin 2030, dhe ndër fushat prioritare është promovimi i zhvillimit dhe prodhimit të komponentëve dhe materialeve vendase për avionë pa pilot./abcnews.al

❌
❌