Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Incident në Pejë, fëmijët gjejnë garanta dore – reagon policia

18 September 2024 at 15:35

Granata dore janë gjetur sot nga disa fëmijë në oborrin e ndërtesave në lagjen “Fidanishte” në Pejë.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se policia ka pranuar informatën rreth orës 14:05 dhe policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 14:05 një qytetar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke kaluar në rrugën “Mirvete Maksutaj”, pranë qendrës së mjekësisë familjare në Pejë, kishte hasur në disa fëmijë të cilët në dorë po mbanin një mjet shpërthyes, nga të cilët e kishte marrë atë dhe e kishte vendosur në një vend më të sigurt, e në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente për ta lokalizuar vendin dhe për të marr masat e nevojshme”, tha për Gashi.

Ndërkaq kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj ka thënë për Telegrafin se janë gjetur dy granta dore.

“Dy granta dore janë gjetur nga disa fëmijë. Rasti është lajmëruar dhe aktualisht njësitet përkatëse ndodhen në vendngjarje për të bërë largimin e tyre. Nuk ka ndonjë shpërthim”, tha ai. /Telegrafi/

The post Incident në Pejë, fëmijët gjejnë garanta dore – reagon policia appeared first on Telegrafi.

❌
❌