Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Luana Vjollca po e vuan ndarjen nga Krenar Çoçaj?

By: D Marku
10 September 2024 at 16:32

Një lajm i bujshëm ishte ai i ndarjes së Luana Vjollcës nga Krenar Çoçaj disa javë më parë.

Menjëherë pas ndarjes, moderatorja bëri një postim në Instagram ku krahas disa fotove të saj, shkroi: “Sot asnjëherë s’mke ra n’mend”.

Prej asaj kohe Luana ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, ndërsa shpesh ndante momente nga pushimet e saj me ndjekësit.

Mirëpo tashmë që pushimet kanë mbaruar, duket se Luanës ka filluar t’i bjerë ndërmend sërish ish-i i saj, Krenari — të paktën këtë na la të kuptojmë moderatorja me postimin e fundit.

Ajo ka shpërndarë një postim të një faqe të quajtur “Mentalityway”, në të cilin shkruan: “Është mirë të zhdukesh deri sa të ndihesh sërish vetvetja”.

The post Luana Vjollca po e vuan ndarjen nga Krenar Çoçaj? appeared first on Albeu.com.

Pas ndarjes nga Luana Vjollca, Krenar Çoçaj merr vendimin e papritur (VIDEO)

By: D Marku
27 August 2024 at 14:15

Fundi i romancës së moderatores Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj, u komentua gjatë kudo nëpër rrjet.

Edhe pse dyshja në asnjë moment nuk ka deklaruar diçka lidhur me marrëdhënien e tyre, veprimi i fundit i bërë prej Krenarit ka vënë pikat mbi “i”.

Ndarjes nga moderatorja ai ka bërë publike llogarinë e tij personale të Instagram-it dhe padyshim të gjithë kemi qenë kuriozë se mos ndoshta në ndonjë cep të profilit të tij “fshihej” një gjurmë e Luanës. Epo në fakt nuk jemi gabuar.

Mes postimeve të Krenarit, shfaqen disa video ku dallohet qartazi zëri i Luanës. Epo siç duket edhe pse të ndarë, Krenari ruan disa kujtime me ish-partneren e tij.

@iconstyle.al

Pas ndarjes nga moderatorja Luana Vjollca, Krenar Çoçaj ka bërë publike llogarinë e tij personale të Instagram-it dhe ajo që vihet re në disa video në profilin e tij, është zëri i Luanës që dallohet qartazi! Rikujtojmë që dyshja nuk kanë bërë asnjëherë asnjë deklaratë rreth marrëdhënies së tyre😶

♬ original sound – ICONSTYLE

 

The post Pas ndarjes nga Luana Vjollca, Krenar Çoçaj merr vendimin e papritur (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌