Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 September 2024Main stream

Festivali ndërkombëtar i fotografisë/ Fier, mbyllet edicioni i 15. Fitues një shqiptar

By: Re Nato
22 September 2024 at 15:25

Festivali ndërkombëtar i fotografisë mbylli punimet me natën finale në Fier.

“Prek me sy” ishte tema kryesore e këtij edicioni, që u zhvillua edhe me një risi, konkurimin në kategorinë e fotolajmit, çmimi i parë i së cilës u rrëmbye nga një shqiptar.

“Focus Awards tashmë eshte kthyer ne institucion. Jemi te kenaqur që presim kaq shume punime në lidhje me fotografinë, peisazhin. Eshtë e veshtirë të perzgjedhesh mes kaq shume punimeve sepse e perseris, ka kaq shume fotografi ne sasi dhe përmbajtje …”

Për organizatorët, aktiviteti që zhvillohet tashmë prej vitesh i ka kaluar të gjithë pritshmëritë.

“Une jam drejtor artistik i festivalit fotometria. Bashkëpunojme me focus aëards prëj tre vitesh. Pame shume punime nga shume njerëz nga gjithë  bota dje përzgjodhëm ato më të mirat. Ësjtë gjë e mire te behen të tilla aktivitet ne qytete si fieri dhe Tirana dhe shpresoj të vazhdojë kështu.”

Focus Award’s që shënoi këtë vit edicionin e 15-të, është festivali më i madh në vend i fotografisë. 644 fotografë nga 30 vende te botës aplikuan me punimet e tyre nga të cilet u përzgjodhën për konkurim 195. /abcnews.al

“Akademi për Sali Manin”/ Përkujtohet në 80 vjetorin e lindjes kolosi i muzikës folklorike

By: Re Nato
22 September 2024 at 15:13

Kolosi muzikës folklorike mbarëshqiptare Sali Mani në 80 vjetorin e tij të lindjes u përkujtua në Malësinë e Madhe me një aktivitet të quajtur “Akademi për Sali Manin”.

Ai njihet si  një prej personaliteteve  më të shquara  të folklorit shqiptar ndërsa  ka krijuar me tekst e melodi 1300 këngë, një pjesë e të cilave kanë mbetur në memorien e kombit shqiptar.

Miqtë artistë të Sali Manit të ardhur nga gjitha trevat shqiptare e përkujtojnë atë si një prej këngëtarëve më të shquar të folklorit shqiptar….

Sali Mani është vlerësuar  me çmimin “Qytetar Nderi” i akorduar në 2019-ën nga Këshilli i Bashkisë Malësi e Madhe pas vdekjes.Sali Mani lindi në gusht të vitit 1944 në fshatin Dukë në Malësinë e Madhe ndërsa u nda nga jeta më 29 dhjetor të 2009-ës në moshën 65 vjeçare kur kishte ende shumë për të dhënë përmes artit të tij./abcnews.al

Tërmet me magnitudë 6 ballë në Argjentinë

By: Re Nato
22 September 2024 at 15:01

Një tërmet me magnitudë 6 ka goditur San Luis, rajonin e Argjentinës, ka njoftuar Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Bëhet e ditur se epiqendra ishte rreth 88 kilometra në veriperëndim të Villa General Roca dhe kishte një thellësi prej 129 kilometra.

Lëkundje janë ndjerë edhe në provinca të tjera si La Rioja, San Juan, Mandoza dhe Cordoba. Deri më tani, nuk ka pasur raporte për dëme apo viktima.

Megjithatë, mund të duhen disa orë derisa autoritetet të kryejnë vlerësimet gjithëpërfshirëse të dëmeve.

Europa pret derbin e Milanos/ Zikaltërit favoritë, kuqezinjtë synojnë “ringjalljen”

By: Re Nato
22 September 2024 at 14:18

Cilësohet sërish sfidë e së vërtetës.

Gjithsesi, derbi I Madoninës duhet të quhet seria zikaltër, pasi Interi ka 6 fitore radhazi në të gjitha konkurrimet.

Sonte, do të luhet sërish përballja më e ndjeshme në Itali, dhe nëse kampionët duan vazhdimin e triumfeve, Milani synon t’i japë fund mallkimit.

Mjafton të kujtojmë se sfida në fushën e Interit në “San Siro”, sezonin e kaluar në Serinë A, përfundoi 5-1.

Po kaq e madhe është edhe diferenca mes dy ekipeve.

Të besuarit e trajnerit Simone Inzagi u stërvitën me vetëbesim pas barazimit në Mançester ndaj Sitit në Champions, dhe ecurisë jo negative në kampionat.

Po ashtu, ata nuk kanë asnjë mungesë.

Inzagi pohon se derbi është I paparashikueshëm, dhe se do të duhet të luhet me kujdes në çdo detaj për t’u fituar.

Ai beson se Milani është shumë më I fortë dhe I rrezikshëm sesa e tregon gjendja e tanishme.

“Derbi I së vërtetës”, – titullon “La Gazeta delo Sport”, që shton: Interi për rekordin, Milani për ringjalljen!

Trajneri Inzagi kërkon fitoren e 7 radhazi të sfidës brenda qytetit.

“Il Korriere delo Sport”, për habi, titull kryesor ka ndeshjen pa gola Juve-Napoli, ndërsa për derbin shkruan se Milani mund të luajë me 4-4-1-1, ndërsa Inzagi synon fitoren e shtatë radhazi.

Kuqezinjtë kanë vetëm një fitore në 5 ndeshje këtë sezon, përfshi Italinë dhe Championsin.

Padyshim shumë pak, dhe pozitat e trajnerit Fonseka janë tronditur pas humbjes në shtëpi ndaj Liverpulit.

Fonseka bën thirrje për reagim dhe thotë se është I qetë, me besim, dhe se nuk ka frikë nga shkarkimi.

Milani ka disa dëmtime si Tio, Florenci, Benaser, Sportielo dhe Kalabria./abcnews.al

Theu arrestin shtëpiak dhe tentoi të largohej nga Shqipëria/ Vlorë, policia ndalon 26-vjeçarin

By: Re Nato
22 September 2024 at 13:53

Një 26-vjeçar është ndaluar nga policia e Vlorës. Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë, “Arrest në shtëpi”.

I riu tentoi arratisjen, për t’u larguar nga Shqipëria, por u kap nga policia.

“Po ky komisariat ndaloi shtetasin D. A., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e DRKM Vlorë në dalje të RSh-së, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Shtohen kreditë për banesat/ Banka e Shqipërisë: Rritje me 13 përqind në gjashtë muajt e parë të vitit

By: Re Nato
22 September 2024 at 13:47

Shqiptarët po blejnë gjithmonë e më shumë banesa me kredi.Gjatë pjesës së parë të këtij viti rezulton se kërkesa për blerje apartamentesh ka qenë më e lartë se një vit më parë.Në raportin e Bankës së Shqipërisë për Stabilitetin financiar theksohet se sektori bankar ka vijuar të mbështesë me financim blerjen e pasurive të paluajtshme rezidenciale nga individët.

Në periudhën janar-qershor rezulton se kredia  për këtë segment shënoi vlerën 180 miliardë lekë, duke u rritur me 13% krahasuar me një vit më parë.Aprovimi i huave ka qenë më i lartë edhe pse bankat  edhe pse ka pasur një shtërngim të kritereve si në normën e interesit po ashtu edhe në kërkesën për kolateral. Cilësia e kredisë së marrë për këtë qëllim mbetet e mirë, dhe raporti i kredive me probleme u ul në 1.7%, nga 2.2% një vit më pare.

Po ashtu edhe bizneset kanë marrë më tëpër hua për të blerë pasuri të paluajtshme .Stoku i kredisë për pasuri të paluajtshme dhënë biznesit arriti në 170 miliardë lekë në fund të periudhës janar-qershor , duke u rritur me 10% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Në ndryshim nga kredia për sektorin e individëve, 66% e së cilës përbëhet nga kredia në Lek, rreth 60% e kredisë së marrë nga bizneset për blerjen e pasurive të paluajtshme përfaqësohet nga kredia në monedhë të huaj.

Ndërkohë që agjentët raportojnë se ka rënë numri i pronave të pashitura .Gjithashtu, lejet e ndërtimit të shprehura tregojnë një rënie të sipërfaqeve të reja të ndërtimit./abcnews.al

U përplas nga makina, ndërron jetë i plagosuri/ Fier, aksidenti i rëndë ndodhi në zonën e Unazës

By: Re Nato
22 September 2024 at 13:38

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua mesditën e së dielës në Fier, në rrugën “Skënderbej”.

Një këmbësor 81-vjeçar u godit nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes së fortë mori dëmtime të rënda në kokë.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin rajonal Fier, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve. Drejtuesi i mjetit, një 47-vjeçar është shoqëruar në komisariat.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit./abcnews.al

“Tempulli 3″/ Shisnin drogë, vihen në pranga dy polakë në Sarandë

By: Re Nato
22 September 2024 at 13:34

Dy shtetas polakë janë arrestuar në Sarandë në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 3”.

Gjatë kontrollit në ambientet e një hoteli ne Sarandë, me administrator një prej polakëve, konkretisht në dhomën ku ai qëndronte me shtetasin tjetër polak, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar metamfetaminë në formën e kristaleve.

Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i posedonin me qëllim shitjen, kryeshisht në lokalet e natës, në qytetin e Sarandës.

Së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 aparate celulare, 4 fishekë dhe 4 targa të huaja automjetesh./abcnews.al

Në shitje biletat e Kombëtares/ “Hyrëset” për ndeshjen në Pragë ndaj Çekisë

By: Re Nato
22 September 2024 at 13:21

Dita e ndeshjes po afron.

Shqipëria do të luajë në 11 tetor në Pragë ndaj Çekisë vendase në Ligën e Kombeve, dhe Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në shitje biletat për tifozët shqiptarë.

Sipas rregullit, përkrahësit e kombëtares do të marrin 5 për qind të sasisë së përgjithshme të biletave në “Epet Arena”.

Kjo do të thotë diçka më pak se 1 000 copë, ndonëse pritet nga ata që do të blejnë hyrëse edhe nga persona të tjerë.

Çmimet I ka caktuar Federata Çeke e Futbollit, ndërsa shqiptarët do të mund të jenë në tribunat A2, A3, H1, F20 dhe F21.

Tre sektorët e parë janë në tribunën kryesore dhe çmimet e biletave janë 35.5 euro ose 890 korona çeke.

Në tribunat F20 e F21, që janë në skaj të fushës, në krahun e majtë të tribunës kryesore, çmimi arrin në 20 euro, apo 490 korona.

Kombëtarja do të luajë dy ndeshje radhazi jashtë në Ligën e Kombeve, fillimisht në Pragë ndaj Çekisë, dhe pastaj në 15 tetor në Tbilisi ndaj Gjeorgjisë.

Kuqezinjtë e trajnerit Silvinjo kanë tri pikë pas dy ndeshjeve të para, fitore 2-1 në Pragë ndaj Ukrainës dhe humbje 0-1 në Tiranë kundër gjeorgjanëve./abcnews.al

Shkaktoi aksident me “Jet Ski” në Shëngjin ku humbi jetën kunati i tij, lirohet nga paraburgimi shtetasi italian

By: Re Nato
22 September 2024 at 13:00

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka liruar nga paraburgimi, shtetasin italian, Salvatore Di Tella.

Më 18 gusht të këtij viti, ai shkaktoi një aksident me “Jet Ski” në Shëngjin, ku humbi jetën kunati i tij Nicola Loro.

Mësohet se Di Tella ka vënë një shumë prej 1 milion lekësh si garanci pasurore.

Gjykata ka pranuar kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore një herë në muaj./abcnews.al

Arrestohet i moshuari në Elbasan, kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

By: Re Nato
22 September 2024 at 12:31

Një 71-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Elbasan.

I moshuari dyshohet se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Zgjedhje në Gjermani, partia e Scholzit kërkon të ndalë ekstremistët e djathtë në Bradenburg

By: Re Nato
22 September 2024 at 11:47

Zgjedhje shtetërore po mbahen në Brandenburg të Gjermanisë më 22 shtator, tri javë pas një rritjeje të partisë së ekstremit të djathtë në dy shtete të tjera në pjesën lindore të Gjermanisë.

Rreth 2.1 milion njerëz janë të regjistruar për të votuar për një parlament të ri shtetëror në Brandenburg, shtetin që përfshin kryeqytetin gjerman, Berlinin.

Zgjedhjet e së dielës po vëzhgohen me kujdes për shkak të asaj që mung të tregojnë në lidhje me drejtimin politik të Gjermanisë.

Anketat e fundit tregojnë se Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) është në garë të ngushtë me Social Demokratët, partinë që ka qeverisur Brandenburgun pandërprerë që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

Social Demokratët, partia më e madhe në qeverinë e kancelarit Olaf Scholz, shpresojnë të mbajnë kontrollin mbi bastionin e tyre përballë rritjes së mbështetjes për partitë të ekstremit të djathtë dhe të majtë.

Nëse Social Demokratët humbin në Brandenburg, kjo do të shihej si një shenjë e keqe për Scholzin një vit para zgjedhjeve federale që do të mbahen më 28 shtator 2025. Scholz jeton në Potsdam, kryeqytetin e Brandenburgut, dhe vëzhguesit politikë gjermanë besojnë se e ardhmja politike e kancelarit do të varet nga rezultatet e votës së së dielës në Brandenburg.

“Territor i pastër”/ Kultivoi kanabis, pranga 46-vjeçarit në Shkodër. Posedonte armë zjarri pa leje dhe municion luftarak

By: Re Nato
22 September 2024 at 11:24

Një 46-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit policor të koduar  “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Në fshatin Xhan, të njësisë administrative Pult, forcat e policisë kanë konstatuar të mbjella në tokë 54 bimë kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

46 vjeçari posdeonte armë zjarri kallashnikov pa leje dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

Tregtonin bizhuteri të kontrabanduara/ Tiranë, procedohet penalisht 50-vjeçarja, në kërkim i biri

By: Re Nato
22 September 2024 at 10:59

Një 50-vjeçare është proceduar penalisht në Tiranë, teksa i biri është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Silver”.

Gjatë operacionit të policisë, është ushtruar kontroll në një subjekt në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dhe në një tjetër në një qendrër tregtare në rrugën Tiranë-Durrës.

Gjatë kontrolleve në këto subjekte, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, aksesorë argjendi për të cilat nuk disponoheshin fatura doganore e tatimore dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, fshiheshin nga dy autorët e dyshuar.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë./abcnews.al

Asambleja e Përgjithshme e OKB/ Ministri Hasani mbërrin në Nju Jork

By: Re Nato
22 September 2024 at 09:37

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mbërritur në Nju York, për të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ( 22 – 30 shtator 2024).

Ministri Hasani pritet të firmosë disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave, në funksion të forcimit të pasaportës shqiptare në botë, një prej angazhimeve kryesore të kryediplomatit shqiptar, që prej marrjes së mandatit si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjithashtu, Ministri Igli Hasani do të ketë takime dypalëshe me Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit, Bullgarisë, Egjiptit, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Maltës, Marokut, Mongolisë, Turkmenistanit, Qipros etj.

Gjatë javës së nivelit të lartë, Shqipëria, përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë dhe drejtojë disa takime, në cilësinë e anëtares së OKB-së por edhe të kryesueses së nismave rajonale si: Karta e Adriatikut, Nisma e Evropës Qendrore dhe Procesi i Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore.

Java e nivelit të lartë nisi dje me takimin “Beijing+30: drejt një bote me barazi gjinore”, mbajtur në Nju York, ku Ministri Hasani nënvizoi politikat e qeverisë shqiptare që nxisin angazhimin kuptimplotë të grave në jetën publike.

“Le të ndërtojmë një të ardhme ku gratë dhe vajzat fuqizohen për të përmbushur potencialin e tyre dhe për të kontribuar në mënyrë domethënëse në përmirësimin e shoqërisë. Së bashku, ne mund të krijojmë një botë më të drejtë, më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë”.

Prioritetet e Shqipërisë, gjatë sesionit të 79 të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së do të jenë në përputhje me kontributin e dhënë gjatë periudhës së anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit (2022-2023) dhe përfshijnë promovimin e multilateralizmit, mbështetjen për Axhendën 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

Izraeli: Do të shtojmë sulmet ndaj Hezbollahut

By: Re Nato
22 September 2024 at 09:31

Ushtria izraelite thotë se po kryen sulme ndaj “shënjestrave” të Hezbollahut në Liban si përgjigje ndaj sulmeve të grupit të armatosur libanez.

Ajo tha se sulmet e saj “do të vazhdojnë dhe do të shtohen” kundër Hezbollahut.

Siç kemi raportuar, zjarri ndërkufitar është shkëmbimi më i madh midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga fillimi i luftës në Gaza.

Hungari, merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me shpërthimin e mjeteve të komunikimit të Hezbollahut

By: Re Nato
22 September 2024 at 09:03

Shërbimi hungarez i zbulimit ka marrë disa herë në pyetje drejtoren e përgjithshme të kompanisë “BAC Consulting KFT”, e lidhur me shpërthimin gjatë kësaj jave të mjeteve të komunikimit, ‘pagers’ të përdorura nga Hezbollahu, njoftoi qeveria e Hungarisë së shtunën.

Kompania tajvaneze “Gold Apollo” tha të mërkurën se kishte autorizuar firmën “BAC Consulting KFT,” me bazë në Budapest të Hungarisë, që të përdorte markën e saj për prodhimin dhe shitjen e pajisjes ‘pager’ të

modelit AR-924.

Cristiana Barsony-Arcidiacono, 49 vjeç, me shtetësi italiano-hungareze, e cila ka themeluar “BAC Consulting” i tha rrjetit NBC News këtë jave se pajisjet e komunikimit me mesazhe ‘pagers’ nuk ishin prodhuar nga kompania e saj dhe se ajo ishte thjesht “ndërmjetëse”.

Me herët, një nga shërbimet e zbulimit të Hungarisë, Zyra për Mbrojtjen Kushtetuese tha në një deklaratë se pajisjet që u përdorën për shpërthimet masive nuk janë prodhuar në territorin hungarez apo kanë hyrë në atë vend.

Zyra e Kryeministrit Viktor Orban tha më herët se kompania “BAC Consultin” ishte një “kompani tregtare ndërmjetësuese, e cila nuk kishte një qendër prodhimi apo ndonjë qendër tjetër operimi në Hungari”.

Gjatë sulmeve dyditore të martën dhe të mërkurën, kur shpërthyen mjetet e komunikimit ‘pager’ dhe radiot e dorës, pajisje që përdoren nga Hezbollahu, rreth 39 njerëz humbën jetën dhe u plagosën më shumë se 3 mijë të tjerë. Sulmet besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, por autoritetet izraelite nuk e kanë mohuar dhe as kanë konfirmuar përfshirjen./VOA

Zelensky shpreson të takohet me Trump javën e ardhshme në SHBA

By: Re Nato
22 September 2024 at 08:31

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se shpresonte të takohej me kandidatin republikan presidencial, Donald Trump javën e ardhshme kur ai të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara për të paraqitur “planin e fitores” të Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Zelensky do të marrë pjesë në seancat e Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe gjithashtu planifikon të takohet me Presidentin e SHBA, Joe Biden dhe Zëvendës Presidentin Kamala Harris në takime të veçanta më 26 shtator, shkruan Reuters.

Udhëheqësi ukrainas tha se ai gjithashtu shpresonte të takohej me Trump.

“Ne me shumë gjasa do të kemi një takim, mendoj, më 26-27 shtator,” tha Zelensky pa dhënë detaje të mëtejshme./abcnews.al

❌
❌