Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Rama takohet me Erdogan në Samitin e OKB, presidenti turk: Do të vazhdojmë t’i forcojmë lidhjet në të gjitha fushat

By: Java News
23 September 2024 at 07:56

Kryeministri Edi Ramandodhet në New York, ku ka mbajtur edhe një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Rama, gjatë zhvillimit të seancës plenare në OKB, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku është ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Rama shprehet se duhet të jemi krenarë për Shqipërinë, duke shtuar se vizioni për Shqipërinë 2030 vazhdon.

Ndërkohë agjencitë turke kanë zbardhur edhe qendrimin e Erdogan në lidhje me këtë takim.

Sipas “Anadolu Agency” Erdoğan ka deklaruar se përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat.

Presidenti turk ka theksuar se “masakrat” e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale.

Ai ka deklaruar se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes”.

/a.r

Fund i lumtur për Milanin, fiton derbin dhe kap Interin në renditje

By: Java News
23 September 2024 at 07:50

Milani fitoi 2-1 derbin e qytetit kundër Interit, falë një goli të realizuar në fund të lojës nga Matteo Gabbia. Kuqezinjtë kaluan të parët në epërsi me anë të amerikanit Pulisic, por Dimarco barazoi shpejt rezultatin. Në fund ishte skuadra e Fonseca-s që doliu triumfuese nga sfida, ndoshta duke i shpëtuar vendin e punës trajneri portugez.

Ishte pikërisht Fonseca që habiti të gjithë duke rreshtuar të tijtë në skemën 4-4-2, me Leaon dhe Pulisic në krahë dhe dyshen e sulmit Morata-Abraham. Skema u duk se funksionoi, pasi zikaltërve të Inzaghi-t iu desh kohë të përshtateshin dhe pësuan golin e parë. Por ata e morën veten shpejt dhe pas barazimit të Dimarco-s vetëm një pritje fantastike nga Mike Maignan shpëtoi golin e dytë në fund të pjesës së parë.

Në fillim të pjesës së dytë ishte Rafael Leao që për pak sa nuk shënoi pas një goditje të fortë me kokë, por portieri i Interit Sommer largoi topin. Zvicerani ishte sërish vendimtar në disa raste, por kur të gjithë po përgatiteshin për të ndarë pikët, Gabbia goditi fort me kokë në zonë pas një krosimi të Reijnders nga goditja e këndit, për t’i dhënë Milanit fitoren e dytë në këtë sezon.

Në mbyllje të javës së pestë, të dy skuadrat e Milanos kanë nga 8 pikë në renditje, duke mbajtur vendin e gjashtë (Inter) dhe të shtatin (Milan).

/a.r

Yesterday — 22 September 2024Main stream

“Sulmet brenda Rusisë me raketa amerikane janë çelësi i planit të Ukrainës për t’i dhënë fund luftës”

By: Java News
22 September 2024 at 21:00

Zelenskyy do t’i prezantojë “planin e fitores” presidentit amerikan gjatë udhëtimit në Uashington javën e ardhshme, kur ai gjithashtu ka gjasa të zhvillojë bisedime me Trump.

Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar Joe Biden që të lejojë Ukrainën të kryejë sulme me rreze të gjatë brenda Rusisë me armë të furnizuara nga SHBA dhe të fitojë “një vend në histori” duke “forcuar Ukrainën” përpara se të largohet nga detyra.

Duke folur përpara një udhëtimi vendimtar në Uashington, ku ai do të takohet me Biden dhe zëvendëspresidentin dhe kandidaten për president, Kamala Harris, dhe do t’i drejtohet OKB-së, Zelenskyy tha se do të paraqiste një “plan fitoreje” për t’i dhënë fund luftës.

Vizioni i tij për një “paqe të drejtë” nuk është bërë publik. Por në një konferencë për media me Observer në Kiev, Zelenskyy tha se kjo përfshinte kryerjen e sulmeve të thella me raketa perëndimore brenda Rusisë – diçka që Londra dhe Uashingtoni e kanë refuzuar deri më tani.

Mbretëria e Bashkuar ka treguar se është e gatshme të lejojë Ukrainën të përdorë raketat e lundrimit britanik Storm Shadow. Por Shtëpia e Bardhë mbetet skeptike.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, nuk arriti ta zgjidhë çështjen kur zhvilloi bisedime private javën e kaluar me Biden në Uashington.

Zelenskyy konfirmoi se nuk ishte dhënë drita jeshile, pavarësisht muajve të tëra lobimi të nivelit të lartë.

“As SHBA dhe as Britania e Madhe nuk na kanë lejuar t’i përdorim këto armë në territorin e Rusisë, kundër ndonjë objektivi dhe në çdo distancë”, tha ai.

Storm Shadows, ekuivalenti francez, Scalp dhe sistemi amerikan Atacms “nuk janë dhënë në numrat që na duhen”, shtoi Zelenskyy. Ai sugjeroi se ngurrimi i partnerëve ndërkombëtarë mund të shpjegohet me frikën e “përshkallëzimit” me Moskën – një analizë që Kievi nuk e ndan.

I pyetur se si mund ta bindë Bidenin kur të takohen të enjten, Zelenskyy përmendi faktin se presidenti në largim kishte “ndryshuar opinionet e tij” në të kaluarën pas “diskutimeve të vështira”. Disa anëtarë amerikanë të rrethimit të tij mbështetën sulmet, tha ai – që ishte “tashmë një arritje”.

Zelenskyy shtoi: “Biden mund të forcojë Ukrainën dhe të marrë vendime të rëndësishme që Ukraina të bëhet më e fortë dhe të mbrojë pavarësinë e saj derisa ai është president i SHBA-së. Mendoj se në fund të fundit është një mision historik.”

Përveç takimit me Harris, Zelenskyy tha se “me shumë gjasa” do të kishte një takim me Donald Trump të enjten ose të premten. “Ekipet tona janë në kontakt. Gjëja kryesore është të kemi kohë [së bashku]. Nuk do të shikoj në të ardhmen, por mendoj se do të jetë e rëndësishme për të dy ne”, tha Zelenskyy.

Ai pranoi se situata në Ukrainën lindore mbetet e vështirë. Ai tha se Kievit i duheshin armë me rreze të gjatë për të kundërshtuar sulmet ruse duke përdorur bomba të drejtuara nga ajri. Këto “shkatërruan gjithçka”, tha ai. Rusia “përfundoi” me artileri dhe më pas dërgoi këmbësorinë për të kapur pozicionet ukrainase.

/a.r

Kërcënoi gruan me kallashnikov në Akërni të Vlorës, flasin fqinjët: Fajin e ka alkooli!

By: Java News
22 September 2024 at 20:52

Një ditë pas ngjarjes në fshatin Akërni të Vlorës, një 48 vjeçar babai i katër fëmijëve shtiu me armë zjarri në ajër për të kërcënuar bashkëshorten.

Fshati Akërni është rreth 25 km nga qyteti i Vlorës dhe është fshati ku po ndërtohet dhe aeroporti, një fshat i vogël por dhe me pak banorë ata e komentojnë në mënyra të ndryushme ngjarjen.

“Bujari njihet në fshat si njeri hallexhi dhe punëtor, dhe sipas tij, ka qenë konsumimi i alkoolit që ka bërë dhe këtë gjë. Asnjëherë nuk ka pas probleme me policinë dhe me banorët e fshatit”, thotë njeri nga fqinjët.

E kanë shtyrë te pinte raki dhe të bënte atë që bëri. Të gjithë e njohim njeri fukara dhe familjar të rregullt, nuk ka qenë asnjëherë problematik, ishte familjar i rregullt.

Banorët na shoqërojne dhe tek stani ku u gjet dhe Drogasi dhe ku shtiu dhe në ajër me armë.

“Bujari ishte njeri i qetë dhe asnjëherë nuk ka sjellë probleme, por ka qenë në gjendje të dehur kur policia e ndoqi me makinë, po ashtu edhe sipas tij nuk ka kërcënuar me armë., por vetëm ka shtënë në dy ambiente para pallatit si dhe tek stani.”, thotë fqinji.

Të shtunën policia e Vlorës kishte marrë sinjaizimin se një persona ka shtënë me armë dhe ka arrestuar 48 vjeçarin i cili me makinën e tij tentoj të largohej në zonën e pyllit të Akërnisë dhe gjatë kontrollit në makinë ju gjet dhe arma kallashnikov.

/a.r

“Shkatërruam mbrojtjen e shtetit”. Specialisti zbulon vlerën e industrisë së armëve gjatë regjimit komunist

By: Java News
22 September 2024 at 20:49

Shqipëria ka pasur një industri të zhvilluar ushtarake, të cilën e shkatërroi me duart e veta pas viteve 1990. Kështu tha në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, Memush Habilaj, ish-specialist pranë Laboratorit Qendror të Kërkimeve Kimike të Ushtrisë pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ne kemi pasur një industri mjaft të mirë për prodhime të ndryshme që i nevojiteshin mbrojtjes në tërësi. U shkatërrua si shumë degë të industrisë. Do paguajmë dy herë, një herë kur është investuar në fillim dhe tani pas prishjes riinvestojmë prapë. Industria me sa di unë e ushtrisë, duke pasur rreth 20 uzinë dhe kombinate si dhe 20 uzina dhe linja ndihmëse që ishin jashtë sferës së ushtrisë ka pasur një vlerë në total rreth 11 miliardë dollarë në vitet 1980. Kanë qenë komplekse të jashtëzakonshme, për shembull kombinati i Poliçanit, uzina e Mjekësit, e cila vetëm vlera e pajisjeve dhe teknologjisë ka kushtuar në vitin 1980, 120 milionë dollarë”, tha Habilaj.

“Që nga vitet ’90 është ndjekur një politikë e shkatërrimit ekonomik dhe aftësive mbrojtëse të shtetit tonë. Deri sa ato uzina që kanë kushtuar shuma marramendëse u kthyen në mbeturina. Nëse shteti nuk kishte mundësi për t’i mbajtur mund t’i ruante dhe t’i rigjallëronte në momentin e duhur. Por këtu u shkatërruan të gjitha dhe tani duhen ringritur”.

/a.r

Rama tregon në OKB se ku frymëzua për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri

By: Java News
22 September 2024 at 20:44

Kryeministri Edi Rama tregoi në OKB se ku është frymëzuar për krijimin e shtetit sovran Bektashi në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Samitin për të Ardhmen në asamble, Rama i kujtoi edhe një herë botës shembujt e mirë që shqiptarët kanë dhënë përgjatë historisë në dobi të njerëzimit.

“Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë. Gjatë Luftës II Botërore, Shqipëria u shndërrua i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas luftës sesa para saj. Komuniteti hebre u rrit 20-fish gjatë Holokaustit falë familjeve myslimane e të krishtere.

Më se fundmi, pas rënies së Kabulit në duart e Talebanëve tre vjet më parë ne strehuam disa mijëra afganë, që në të kundërt do të kishin përfunduar në rrethin e 9-të të ferrit.

Shqipëria po kështu i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Terezën, jeta e së cilës ka mishëruar dashurinë për njerëzimin.

Na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria dhe kjo është ajo me të cilën rrekemi të veprojmë dhe ky është burimi i frymëzimit tonë për të mbështetur transformimin e Qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”, tha kryeministri.

Lajmi për krijimin e një shteti të tillë u artikulua fillimisht në prestigjiozen amerikane “New York Times”, ku flet vetë kryeministri Edi Rama dhe Kryegjyshi Edmond Brahimaj. Kryeministri Rama tha se në të ardhmen e afërt do të shpallë planet për entitetin, që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.

Reagimi i Kryegjyshatës

“Selia Botërore e Bektashinjve mirëpret shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran, duke sjellë një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes”. Kështu thotë Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në një njoftim për mediat, raporton A2 CNN. “Ky hap historik synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisës – i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore”.

“Urdhri Bektashi, i njohur për mesazhin e tij të paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative. Kjo lëvizje do t’i mundësojë Urdhrit të forcojë rolin e tij në nxitjen e dialogut global ndërfetar dhe në kundërshtimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm në mbarë botën. Sovraniteti do të sigurojë mbrojtjen dhe pavarësinë e praktikave fetare të Urdhrit Bektashi dhe promovimin ndërkombëtar të këtyre vlerave.

Për besimtarët e Urdhrit Bektashi nëpër botë, ky sovranitet siguron njohjen zyrtare të bashkësisë së tyre fetare dhe siguron mbrojtjen e praktikave të tyre shpirtërore. Ai gjithashtu do të krijojë një platformë që Urdhri të përhapë mesazhin e tij të paqes dhe tolerancës në mënyrë më efektive, duke shërbyer si një zë global për Islamin e moderuar. Sovraniteti i Urdhrit Bektashi është një hap i rëndësishëm në forcimin e vlerave të përfshirjes, harmonisë fetare dhe dialogut në një botë gjithnjë e më të ndarë”, thuhet në njoftim.

“Kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare”, theksoi Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Në njoftim sqarohet edhe cilët persona do të përfitojnë shtetësinë e shtetit të ri që pretendohet të krijohet. “Si ent shpirtëror, shtetësia në shtetin e ri sovran të Urdhrit Bektashi do të kufizohet vetëm tek anëtarët e klerit dhe individët e angazhuar në administrimin e shtetit. Qeverisja e shtetit do të udhëhiqet nga udhëheqja shpirtërore e Urdhrit, me Kryegjyshin (Dedebaba) dhe një këshill që do të mbikëqyrë funksionet fetare dhe administrative. Ndryshe nga sa është aluduar në media, shteti i ri nuk do të ketë asnjë synim tjetër veç udhëheqjes shpirtërore”, thuhet në deklaratën për mediat.

Urdhri Bektashi është një rend sufi shiit i themeluar në shekullin e 13-të në Turqi, por tani me qendër në Shqipëri. Duke kombinuar një interpretim të lirë të Kuranit me misticizmin, elementet e besimeve para-islamike të Turqisë dhe përkushtimin ndaj të urtëve të tyre të vdekur, të njohur si dervishët, bektashinjtë e zhvendosën selinë e tyre në Tiranë nga Turqia gati një shekull më parë.

/a.r

Akuzat ndaj Florencës për tradhti, ish-burri: E kam kapur kur ishim të fejuar, ia kam falur

By: Java News
22 September 2024 at 20:26

Gjatë “Shihemi në Gjyq”, Florenca u shpreh se ish-burri, Ardiani e ka akuzuar për tradhti bashkëshortore. Kjo është përforcuar edhe nga fjalët e ish-vjehrrës që i ka thënë se fëmija nuk është i tiji, por i nipit të saj dhe i ngjan atij.

Në telefonatën me Ardianin, ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani, e pyet drejtpërdrejt lidhur me këto akuza. Si fillim, ai thotë se nuk ka asnjë dyshim për atësinë e të birit.

Eni Çobani: Dyshon që fëmija është djali i Ilirit, djalit të tezes tënde?

Ardian: Jo, jo,  jo. Kush i ka tjerrë këto muhabete?

Eni Çobani: Po, e kam thënë unë.

Ardian: Jo, jo, jo, djalin e kam vetë unë. Jo, jo, jo.

Florenca: Mamaja jote më ka thënë “Eraldi i ngjan Lirës, djalit të Lirës”.

Ardian: Ti mund të ngatërrosh çdo gjë, të lutem, djalin e ke këtu, hajde takoje kur të duash djalin.

Ardiani përsërit se nuk e ka penguar në asnjë moment Florencën, ndaj nëse djali pranon ta takojë, ajo mund të shkojë kur të dojë. Ai thotë se ish-gruaja nuk ka ardhur dhe as nuk i është përgjigjur me pensionin mujor që i përcakton kujdestaria. Në përmbyllje të telefonatës, Ardiani pranon se e ka akuzuar ish-gruan për tradhti dhe se e ka zbuluar.

Ardit Gjebrea: Ke dyshuar ndonjëherë në besnikërinë e saj ndaj teje?

Ardian: Po, më ka tradhtuar.

Ardit Gjebrea: Kjo është shprehur edhe në gjykatë apo ka qenë thjesht…

Ardian: Po, po në gjykatë po.

Eni Çobani: Në vendim s’është, në vendim nuk e ke.

Ardit Gjebrea: Meqenëse doli djali i tezes së Ardianit këtu, doja të dija nëse edhe kjo akuzë, ky dyshim  për tradhti bashkëshortore, mund të ishte përsëri e thënë nga Florenca, por nuk ishte një fakt, si me thënë, i pranuar nga Ardiani, por të paktën këtë gjë Ardiani e thotë që unë kam dyshuar që ajo më ka tradhtuar.

Eni Çobani: Pra, Florenca nuk gënjen, Florenca thotë të vërtetën pavarësisht se i vuri një emër  tradhtisë që pretendon zotëria.

Ardit Gjebrea: Doja të isha i kujdesshëm te djali i tezes meqenëse e artikuluam dhe e torrëm pak.

Ardian: Florenca kohët e fundit kur u ndava unë, se unë e kam kapur Florencën edhe kur ka qenë e fejuar, ia kam falur.

Ardit Gjebrea: E ke kapur?

Ardian: Kohët e fundit kur filluam për divorc, jo ikte dhe na hyri përçarja, na hyri një grindje e keqe.

/a.r

74-vjeçarja rrëfen tmerrin: Djali më mbante, nusja më godiste me bishtin e fshesës

By: Java News
22 September 2024 at 20:13

Disa ditë më parë, një 74-vjeçare denoncoi djalin dhe nusen e djalit se e kanë dhunuar.

E moshuara ka rrëfyer për News 24 tmerrin që ka kaluar, teksa është dhunuar nga i biri dhe bashkëshortja e tij. 74-vjeçarja tha se djali i saj ka qenë në burg në Greqi për 21 vite, ndërsa ka dhënë edhe detaje rrëqethëse nga dhuna e ushtruar ndaj saj.

E moshuara e dhunuar: Unë jam Vjollca Murri dhe jam 74 vjeçe. Nusja më ka ardhur me bishtin e fshesës, me qëllim për të më rrahur.

Më ka gjuajtur me shkopin e fshesës. Pas asaj, erdhi djali. Nusja mësoi shumë keq çunin e vet, i dha dy gurë në dorë dhe i tha t’i bjerë gjyshit të vet.

I dola djalit përpara. Nusja më ka rrahur përpara një jave. U bëra zi, më këputi dhe varësen, prapë më ka rrahur. Më ra me shkopin e fshesës, duke më thënë se “djalin tim nuk e rreh dot”.

Erdhi djali im, djali më mbante dhe nusja më gjuante. Më gjuanin me shkop. Më ka rrahur sërish. Vetëm pse i thashë djalit ku shkon me gur. Djali nisi të qajë e tha që më rrahu nëna.

Nuk e kam rrahur nipin. Isha pre e dhunës, mora një taksi dhe ika. Djali ka rrahur edhe babanë e vet. Burri im është 75 vjeç.

Djali ka bërë 21 vite burg në Greqi, 5 lekë nuk m’i ka sjellë në shtëpi. Shtëpinë e kam bërë unë dhe plaku e me djalë të vogël, nuk e kanë bërë ato.

Madje, e kemi ndihmuar kur ka dalë në gjyqe në Greqi. Hera e parë që shkojmë në polici. Nusja e djalit është e treta herë që më rreh.

Policia të më ndihmojë, kërkoj ndihmë. Më kanë nxirë. Nëse ka shtet, të ma heqë djalin nga këtu. Nuk e di ku i ka çuar lekët, se mua më ka sjellë vetëm probleme.

/a.r

Rama e çon shtetin bektashi në OKB: Do ta transformojmë qendrën e Urdhrit në qendër tolerance dhe bashkëjetese

By: Java News
22 September 2024 at 20:04

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbajtur fjalën në emër të Shqipërisë në Samitin për të Ardhmen në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka theksuar se Shqipëria mbështet plotësisht paktin për të ardhmen. Kryeministri Rama ka shtuar se sfidat mes kombeve janë të ndërlidhura dhe si të tilla, nëse nuk përballen me to, do të dështojnë të gjithë së bashku.

Edi Rama: Si të vërtetojmë që fuqia mund të zgjidhë vërtetë sfidat që po shfaqen? Si të dëshmojmë që fuqia jonë është më e madhe? E vetmja rrugë që kemi për të shpëtuar që njerëzimi të mos bjerë në kolaps para syve tanë. Në Evropë një luftë e re ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e njerëzimit. Bota ka ndryshuar dramatikisht. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurtë.

Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht. Nëse nuk përballemi me to, do të dështojmë së bashku. Veprimi shumëpalësh, nevojë urgjente. Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen dhe angazhimet e saj. Fjalët duhet të bëhen vepra. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte më shumë hebrenj. Pas rënies së Kabulit, strehuam mijëra afganë.

Shqipëria i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Terezen, Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Ky është burimi i frymëzimit tonë për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë.

/a.r

“Ik m’u shporr, je…!”/ Mohon fjalët ndaj gruas, biseda në Messenger e nxjerr zbuluar…

By: Java News
22 September 2024 at 19:55

Prej 5 vitesh, Florenca është ndarë nga bashkëshorti i saj, Ardiani, i cili ka përfituar edhe kujdestarinë e të miturit. Në versionin që ajo dha në “Shihemi në Gjyq”, ish-burri e ka dhunuar e njëkohësisht edhe ish-vjehrrit, është pretenduar se e tradhtonte me djalin e tezes së tij si dhe është përzënë nga shtëpia kur ishte në një situatë të vështirë shëndetësore. Gjithashtu, Florenca thotë se nuk e takon të birin.

Në pjesën e dytë të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, mundësohet një telefonatë me Ardianin, ish-burrin e Florencës dhe babain e fëmijës. Ai thotë se mes tyre është mbyllur çdo gjë, ndërsa ajo vetë nuk shkon ta takojë djalin. Por ndërmjetësja Eni Çobani ka parë disa mesazhe në Messenger ku gjuhën e përdorur prej Ardianit e konsideron “dhunë psikologjike”.

Ardian: Unë nuk e kam penguar djalin.

Eni Çobani: Si s’e ke ndaluar? Por duke e mbajturnë ambientin tuaj dhe duke folur ashtu siç flisni ju që unë kam lexuar mesazhet tuaja para dy ditësh, pra a është gjuha juaj zotëri ajo që  ke shkruar në Messenger? Zotëri, është fjalori juaj sepse ai komunikim në Messenger, bashkëngjitur me një kërkesë kundrejt jush do të shkojë pranë prokurorisë së gjykatës së rrethit Elbasan dhe në qoftë se një baba përdor ato fjalë ndaj fëmijës së nënës së tij, nuk mund të vazhdojë të mbajë kujdestarinë e këtij fëmije sepse ju keqtrajtoni dhe vazhdoni dhunën psikologjike kundrejt Florencës.

Ardian: Jo, jo, jo e ke gabim!

Eni Çobani: Ma jep telefonin! Si nuk është? Unë kam telefonin e Florencës këtu dhe këto janë mesazhet tuaja. Unë nuk mund ta lexoj gjuhën tuaj, por të lutem Ardit meqenëse të kam afër.

Pranë ndërmjetëses afrohet edhe Ardit Gjebrea që sheh mesazhet. “Do të  të mbys, kur të rritet ty dhe prindërit…, ik m’u shporr! Po  ti je….”, janë fjalët që arrijnë të kuptohen nga pëshpërimat e Eni Çobanit. Gjebrea i drejtohet Ardianit për ta pyetur nëse dyshon se Florenca e ka tradhtuar.

Ardit Gjebrea: Ke ndonjë fakt konkret që e etiketon me atë fjalë që unë s’e them dot?

Ardian: Mesazhin që ia kam çuar, ia kam çuar pa vetëdije se nuk kam qenë…

Ardit Gjebrea: Pra ti dyshon në moralin e saj?

Ardian: Unë me Florencën i kam mbyllur ato muhabete. Mesazhin ia kam çuar se më ka ofenduar Florenca në telefon, prandaj ia kam çuar dhe i kërkoj falje publikisht, mua të më lërë të qetë. Djalin le të vij ta takojë kur të dojë, ta marrë, po i vajti djali, le ta marrë.

/a.r

Manchester City barazon në minutën e 98-të, Arsenalit i ikën fitorja në fund

By: Java News
22 September 2024 at 19:46

Manchester City dhe Arsenal barazuan 2-2 mes tyre, në supersfidën e javës së pestë në Premier League.

Ishte një ndeshje spektakolare dhe e luftuar deri në fund, me vendasit që shmangën humbjen vetëm në minutën e 98-të, ndërsa “topçinjtë” luajtën me 10 lojtarë për të gjithë pjesën e dytë.

Erlind Haaland kaloi City-n në avantazh në minutën e 9-të, duke bërë që të shpërthejë festa në stadium. Megjithatë, në minutën e 22-të, miqtë barazuan shifrat, falë një supergoli të shënuar nga Calafiori.

Arsenali përmbysi rezultatin në 2-1 në minutën e 46-të, pas një goli të shënuar më kokë nga Gabriel.

Pak sekonda para mbylljes së pjesës së parë, skuadra e Artetës mbeti me 10 lojtarë, pasi Trossard, u ndëshkua me karton të kuq.

Fraksioni i dytë i lojës, foli i gjithi për vendasit, që e kishin trë vështirë për të thyer “murin” e Arsenalit.

City barazoi shifrat vetëm në minutën e 98-të, kur Stones, përfitoi nga një topi i mbetur në zonë, për ta dërguar në rrjetë.

Pas këtij barazimi, Manchester City mban kryesimin me 13 pikë, ndërsa Arsenali mban vendin e katërt me 11 pikë.

/a.r

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për javën e ardhshme

By: Java News
22 September 2024 at 19:37

Për javën e ardhshme vendi ynë pritet të përjetojë një javë “normale” vjeshte.

Kalimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu për disa ditë ndërsa depërtimi i masave ajrore të thata dhe të ngrohta do të sjelli mot të kthjellët e përsëri rritje të temperaturave.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobta në mesditë dhe pasdite.

Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar mga dita e Enjte pritet një situatë pasfrontale dhe depërtimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti (për ditën e Enjte) parashikohet fillimisht me vranësira e më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin.

Gjithashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.  Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8 m/s ndërsa hera-herës përgjatë zonave luginore dhe bregdet bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/s.

/a.r

Shteti i bektashinjve, Tare flet pas propozimit të Ramës: Interesante për turizmin, do ketë problematika nëse…

By: Java News
22 September 2024 at 17:58

Në këtë hapësire prej afro 11 ha toka e prona të komunitetit bektashi pritet të krijohet një shtet i ri, ndoshta shteti më i vogël në botë.

Ky është të paktën projekti që ka shpalosur kryeministri i vendit Edi Rama duke folur për prestigjiozen amerikane “New York Times”, ku publikohet se shteti i ri do të jetë si një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit në Romë.

Por këtu do të lejohet të pihet alkool, gratë mund të vishen si të duan dhe ku nuk do të imponohen rregulla të stilit të jetesës?

Studiuesi Auron Tare shprehet: “Mendoj që për turizëm do të ishte shumë interesante, sepse do t’i shtojë Tiranës një pikë tjetër turistike.

Bektashizmi është një urdhër. Krijimi i një mini-Vatikani te Poligrafiku i Tiranës, mendoj se është pak më shumë se një shaka e bukur për të tërhequr vëmendje te New York Times. Edhe kjo ide, nëse nuk është me humor, do të ketë problematikat e saj. Disa teqe të ndryshme nuk e njohin Qendrën e Tiranës”.

Kryeministri është shprehur se një ekip ekspertësh ligjor por hartojnë legjislacioni që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë si një mënyre për të promovuar tolerancën fetare i cili duhet të miratohet në parlament

“Një pjesë e mirë e themeluesve shqiptarë kanë qenë bektashianë dhe mendoj se bektashizmi nuk është ndihmuar sa duhet. Por mendoj se nuk është kjo ndihma e duhur. Nëse kryeministri ka një ide të tillë, atëherë mendoj se z.Rama duhet të jetë 100 hapa para nesh që e njohim këtë fushë, ose është një ide e Ministrisë së Turizmit”, shton Tare.

Në një deklaratë për mediat, Udhëheqësi shpirtëror i Urdhrit Bektashi, e mbështet plotësisht këtë nismë të kryeministrit.

/a.r

Balla takim me shqiptarët në Greqi: Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 2025-ës, moment historik

By: Java News
22 September 2024 at 17:49

Drejtuesi politik për diasporën, Taulant Balla ka vijuar dialogun me përfaqësues të komunitetit shqiptar të Greqisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balla ka shpërndarë pamje nga takimi me shqiptarët e Greqisë në Selanik, krahas së cilave ka shkruar se pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 2025-ës është një moment historik.

Balla shton se faza e re e mbështetjes për komunitetin shqiptar në Greqi ka hyrë në një fazë të re me hapat e hedhur për çështjen e pensioneve, të lehtësimit të lejeve të qëndrimit, programin e gjuhës shqipe “Mësues për Greqinë”.

“Selanik – Vijuam sot dialogun dhe bashkëpunimin me përfaqësues të komunitetit shqiptar të Greqisë “Partia Socialiste 2030” për “Shqipëria 2030”. Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e 2025-ës është një moment historik. Kemi hyrë në një fazë të re të mbështetjes për komunitetin shqiptar në Greqi me hapat e hedhura për çështjen e pensioneve, të lehtësimit të lejeve të qëndrimit, programin e gjuhës shqipe “Mësues për Greqinë” etj”, shkruan Balla.

/a.r

Tragjedia që ndodhi në 7 minuta: Bashkë me djalin, vdiqëm edhe ne

By: Java News
22 September 2024 at 17:40

Jeta e lumtur e Rolandit dhe Suadës u shenjua nga tragjedia e parë në jetën e tyre. Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, ata rrëfyen sesi pas lindjes së Arifit, dëshironin të bëheshin sërish prindër. Mrekullia ndodhi, por në muajin e nëntë fëmija ndërroi jetë në bark duke marrë me vete edhe shpresat.

Megjithatë, kishin Arifin që u rrit dhe u kthye në djalin që kishin ëndërruar. Ai arriti të shkëlqente në mësime, të merrte diploma dhe ishte drita e vetme e syve të tyre. Një ditë krejt të zakonshme, djali doli nga shtëpia për të takuar shokët, përshëndeti prindërit si zakonisht pa e ditur se nuk do të kthehej më kurrë.

Gjithçka ndodhi në vetëm 7 minuta. Siç tregon Rolandi, i kishte dërguar një mesazh në 10:02 që i biri ia kishte kthyer. Në 10:09, nisi të ndihej keq, sikur i mbahej fryma dhe e mbuluan djersë të ftohta. Mendja i shkoi te djali dhe e telefonoi fshehtas, por në vend që zilja të ndërpritej nga zëri i Arifit, dikush i dha lajmin e kobshëm.

Roland: I bie telefonit të Arifit pa zë, që mos ta dëgjonte Suada dhe i kam rënë nja 10 herë, 12 herë. Zilja shkonte, kush nuk e kapte.

Ardit Gjebrea: Po Suada vetë?

Roland: Suada…unë nuk isha duke folur me Suadën, Suada ishte aty duke parë televizor dhe kur i hedh sytë te Suada unë, Suadës i kishte shkuar goja nga këtu e te veshi. Duke ia fërkuar avash-avash me një dorë, me dorën tjetër i bija prapë telefonit të Arifit. Dikur, ma hapi dikush. Ai më pyeti mua, më tha “kush je ti?” I thashë unë jam babai i të zotit të telefonit. Hajde në Shkodër se të ka bërë djali aksident”, tha. Me thënë të drejtën, bota m’u përmbys, por nuk e mendova më të keqen, thashë do  ketë thyer ndonjë dorë, ndonjë këmbë, nuk më shkoi mendja atje. Atë aksident e paska nxjerrë televizori vetë, shokët e mi në Shkodër e kishin parë dhe ishin të tërë atje te spitali. E marr njërin prej tyre, i them ka bërë Arifi aksident. “Po shkoj unë tani e të marr për 10 minuta, po ti hajde avash-avash” thotë. Ai ishte aty. Ikim për Shkodër, por s’mbaronte kurrë rruga, nuk e di sesa shpejt kam qenë. Suada më kishte kapur dorën e më thoshte “po hë”, s’ecte më makina. Kur shkuam te spitali,  donin të na drejtonin fill te morgu. Suada u këput, i ra të fikët. Çfarë kishim ndërtuar, u shemb. Tani s’kishim më asgjë. Aty kuptuam që ne kemi vdekur me Arifin të tre. Duhej të merresha me Suadën, Suada kapte veten për flokësh, “jeta jonë mbaroi, futmëni në arkivol me Arifin”…u bëra burrë i fortë me zor. E morëm Arifin, e çuam në shtëpi. Shëngjini pa përjashtim, ishte në shtëpinë time, të gjithë.

Ardit Gjebrea: Po çfarë kishte ndodhur?

Roland: Arifi kishte bërë aksident dhe kishte ndërruar jetë fill në makinë.

Ardit Gjebrea: Ishte në makinë me të tjerë?

Roland: Ishte me një shok të vetin.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte?

Roland: Arifi ka qenë 19 vjeç e 3 muaj, pa 3 ditë. Ajo natë ka qenë… faktikisht babai duhet të rrijë te burrat e të presë njerëz, por unë nuk mundesha, unë kam ndenjur me Arifin aty, vetëm se s’më lanë të futesha në arkivol me Arifin. Deri para 9 muajve ne kishim lutjet e Zotit, Zot, na merr na ço te fëmijët atje se kjo botë ishte pa vlerë, çfarë donim ne këtu?/tvklan.al

VIDEO / “Ti je me…”/ Plas sherri në emision, Shqipja dhe Erjola përplasen keq: Ule zërin! Mos më ndërhy

By: Java News
22 September 2024 at 17:31

Dy panelistet e rubrikës “Pa filtra” në E Diell, Shqipe Hysenaj dhe Erjola Doçi janë përplasur me njëra-tjetrën duke ngritur tonet e zërit.

Shkak u bë tema për rininë, ku sipas një të ftuarit, rinia nuk përballet me jetën e vetë, por mbahen ende pas prindërve dhe familjarëve.

Teksa foli për rininë shqiptare, Hysenaj u shpreh se nuk duhet përgjithësuar, ndërkohë që Doçi iu drejtor duke i thënë që të dëgjojë të ftuarin. Pas kësaj Hysenaj i kërkoi Doçit të ulë zërin.

Pjesë nga debati në studio:

I ftuari: Rinia shqiptare nuk po ecën.

Hysenaj: Më vjen shumë keq që ke këtë mendim. Ke plot të rinj që janë mundur të zgjidhin jetën e tyre. Po përgjithëson.

Doçi: O Shqipe po të dëgjosh…, siç thotë i mençuri, i mëson dy llafe.  Mos më ndërhy Shqipe. Kjo nuk dëgjon. Po të dëgjojë i mëson dy gjera.

Hysenaj: Ule zërin Eriola! Ul zërin se dukesh shëmtuar në kamera, të lutem! Se ti je me filtra aty ku ne jemi pa filtra.

Doçi: Ti je me filtra aty ku ne jemi pa filtra.

Top Channel

Shkatërrohet laboratori i kokainës dhe heroinës në Prishtinë, zbardhen detajet! Si u zbulua nga policia

By: Java News
22 September 2024 at 17:23

Policia e Kosovës ka njoftuar se, gjatë mbrëmjes së 21 shtatorit, hetuesit e njësitit të anti-drogës kanë mbyllur një laborator të kokainës dhe heroinës në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, ky aksion erdhi pas një hetimi dhjetëmujor të një laboratori në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë.

“Dyshohet që ky ‘laborator’ për përpunimin e substancave narkotike të llojit heroinë dhe kokainë është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku pas përpunimit të substancave, të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë aksion njoftoi edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili tha se ky është laboratori i 19-të i tillë i shkatërruar në tre vjetët e fundit, periudhë gjatë të cilës u tha se janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë të llojeve të ndryshme të drogave.

“Kjo betejë do të vazhdojë dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit. Ky fenomen që rrezikon jetën e fëmijëve e rinisë sonë dhe që shkatërron harmoninë në familjet e vendit tonë, do të goditet në vazhdimësi dhe pa mëshirë nga ana jonë”, shkroi Sveçla në Facebook.

Aksione të tilla janë raportuar edhe në të kaluarën. Në maj të vitit 2022, Policia e Kosovës kishte shkatërruar dy laboratorë të drogës – një në veri të Kosovës dhe një në Ferizaj.

Gjatë atij aksioni ishte zbuluar një laborator i kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë “të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg”, kishte thënë Sveçla në atë kohë.

Brenda gjashtë muajve të vitit 2023, nga përdoruesit e substancave narkotike janë konfiskuar rreth 5 gramë heroinë, rreth 58 gramë kokainë dhe rreth 1 kg marihuanë, kishte bërë të ditur Policia e Kosovës më parë për REL-in. Në të njëjtën periudhë, sipas saj, nga trafikuesit e substancave narkotike në tërësi janë konfiskuar rreth 2.6 kg heroinë, 4.6 kg kokainë, rreth 303 kg marihuanë, 3.5 kg hashash, rreth 1 kg ekstazi, mbi 1.100 bimë kanabisi, 3 mililitra vaj kanabisi, 120 gramë amfetaminë dhe rreth 2 kg droga të tjera.

Ndërkaq, për veprat penale ‘blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, si dhe për ‘kultivimin e bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’, policia “ka hapur 291 raste dhe ka arrestuar 387 persona”.

Me Kodin Penal të Kosovës është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike; ata mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike, që iu kapet nga autoritetet e rendit./REL

“Mikroshteti do të drejtohet nga…”, reagon Kryegjyshata: Nuk po kërkojmë të kemi pushtet apo ndikim politik!

By: Java News
22 September 2024 at 17:05

Baba Mondi ka dalë pasditen e së dielës me një deklaratë zyrtare ku ka reaguar rreth shtetit sovran brenda kryeqytetit.

Siç thuhet në deklaratë, udhëheqësi shpirtëror i Urdhrit Bektashi e mbështet nismën në fjalë të prezantuar nga kryeministri Edi Rama.

Detaje dhe sqarime të mëtejshme rreth kësaj çështjeje jepen në reagimin më poshtë:

Tiranë, Shqipëri — 22 shtator 2024 — Selia Botërore e Bektashinjve mirëpret shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran, duke sjellë një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes. Ky hap historik synon të njohë Urdhrin Bektashi si një shtet të pavarur, vetëqeverisës – i përkushtuar për të mbështetur traditën e tij shekullore të moderimit dhe përfshirjes shpirtërore.

Urdhri Bektashi, i njohur për mesazhin e tij të paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative. Kjo lëvizje do t’i mundësojë Urdhrit të forcojë rolin e tij në nxitjen e dialogut global ndërfetar dhe në kundërshtimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm në mbarë botën. Sovraniteti do të sigurojë mbrojtjen dhe pavarësinë e praktikave fetare të Urdhrit Bektashi dhe promovimin ndërkombëtar të këtyre vlerave.

Për besimtarët e Urdhrit Bektashi nëpër botë, ky sovranitet siguron njohjen zyrtare të bashkësisë së tyre fetare dhe siguron mbrojtjen e praktikave të tyre shpirtërore. Ai gjithashtu do të krijojë një platformë që Urdhri të përhapë mesazhin e tij të paqes dhe tolerancës në mënyrë më efektive, duke shërbyer si një zë global për Islamin e moderuar. Sovraniteti i Urdhrit Bektashi është një hap i rëndësishëm në forcimin e vlerave të përfshirjes, harmonisë fetare dhe dialogut në një botë gjithnjë e më të ndarë.

“Kjo nismë nuk ka të bëjë me vetëvendosjen; as nuk po kërkojmë ndikim apo pushtet politik. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë lirinë për të vazhduar traditën tonë shekullore të moderimit shpirtëror dhe përfshirjes fetare”, theksoi Kryegjyshi.

Si ent shpirtëror, shtetësia në shtetin e ri sovran të Urdhrit Bektashi do të kufizohet vetëm tek anëtarët e klerit dhe individët e angazhuar në administrimin e shtetit. Qeverisja e shtetit do të udhëhiqet nga udhëheqja shpirtërore e Urdhrit, me Kryegjyshin (Dedebaba) dhe një këshill që do të mbikëqyrë funksionet fetare dhe administrative.

Ndryshe nga sa është aluduar në media, shteti i ri nuk do të ketë asnjë synim tjetër veç udhëheqjes shpirtërore. 

/a.r

E rrëmbyen kur ishte 6-vjeç, xhaxhai gjendet nga mbesa pas 73 vitesh, pengu i nënës së tij

By: Java News
22 September 2024 at 16:55

Një grua arriti të zgjidhë misterin e rrëmbimit të xhaxhait të saj, 73 vite pasi ai u mor peng teksa po luante në një park kur ishte vetëm 6-vjeç.

Luis Armando Albino, sot 79 vjeç, më në fund u bashkua me familjen e tij biologjike falë punës së palodhur të mbesës së tij, Alida Alequin, e cila luajti një rol kyç në zgjidhjen e misterit që zgjati për shtatë dekada.

Në vitin 1951, Luis, i cili ishte vetëm 6 vjeç, po luante në Jefferson Square Park në West Oakland, Kaliforni, me vëllain e tij 10-vjeçar, Roger. Një grua iu afrua dhe e joshi me ëmbëlsira. Ajo më pas e rrëmbeu dhe e dërgoi në New York, ku u rrit nga një çift lokal sikur të ishte djali i tyre.

Ndërsa familja e tij e vërtetë kërkonte me dëshpërim përgjigje, nëna e Luisit kurrë nuk e humbi shpresën se ai do të kthehej. Ajo fatkeqësisht vdiq në vitin 2005, në moshën 92-vjeçare, pa e zbuluar kurrë fatin e të birit.

Pas shumë dekadash, mbesa e tij Alida vendosi të nisë kërkimet për të zbuluar se çfarë ndodhi me xhaxhain e saj. Për fat të mirë, falë këmbënguljes së saj, ajo arriti të ndihmojë policinë e Oakland-it, FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë në gjetjen e tij.

Luis më në fund u gjurmua në bregun lindor të SHBA-së dhe një analizë e ADN-së konfirmoi identitetin e tij. Në gusht të këtij viti, ai u bashkua me vëllain e tij Roger, 83 vjeç, por fatkeqësisht ky i fundit ndërroi jetë një muaj më vonë për shkak të kancerit.

I emocionuar kur pa familjen e tij për herë të parë, Luis e përqafoi mbesën e tij dhe i tha: “Faleminderit që më gjete.”

Alida tha: “Jam shumë e lumtur që arrita ta bëj këtë për nënën dhe xhaxhain tim. Ishte një fund shumë i lumtur. Gjithmonë kam qenë e vendosur ta gjej dhe me historinë time, shpresoj të ndihmoj edhe familje të tjera që po kalojnë të njëjtën gjë.”

/a.r

Kriza politike në Francë disa muaj pas zgjedhjeve shpallet qeveria, ja emrat

By: Java News
22 September 2024 at 16:37

Pas 2 muaj e gjysmë krize politike, që kur zgjedhjet e parakohshme prodhuan një Parlament të përçarë, Parisi shpalli qeverinë e re.

Kryeministrit Michel Barnier, ka krijuar një kabinet metë cilët shpreson të vendosë një balancë mes të djathtëve dhe centristeve, duke siguruar kështu mbështetje ndërpartiake në parlamentin e fragmentarizuar.

Me pak pesha të rënda të politikës, ekipi i tij përfshin një prej lider të Partisë Konservatore të ish presidentit Nikolas Sakorzi, Bruno Retailleau, i cili arriti të negocionte postin e lakmuar të Ministrit të Brendshëm, si kusht për mbështetje në Parlament.

E megjithatë në një tregues të brishtësisë qeveritare, ministria prestigjoze e Financave ju dha 33 vjeçarit pak të njohur Antoine Armand nga partia e Macron, pasi u refuzua nga politikanë më me emër.

Me gjithë emërimin e10 politikanëve nga partia konservatore republikane e Barnier në kabinet, Macron arriti të mbajë një numër ministrash në postet kyçe.

Vetëm një politikan i së majtës iu bashkua kabinetit, i emëruar ministër i Drejtësië. Jean-Noel Barrot, ministri në largim i Europës u bë ministër i Jashtëm, ndërsa Sebastien Lecornu do të vazhdojë të jetë ministër i Mbrojtjes.

Pjesëtarë e Aleancës Frontit i ri Popullor i së majtës kane kërcënuar të mos e mbështesin qeverinë ere. Aleanca fitoi shumicën e vendeve në parlament në zgjedhjet e fundit, por jo mjaftueshëm për të siguruar shumicën.

/a.r

❌
❌