Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Ligue 1/ Marseille fiton “klasiken”, “Të Kaltërit” e De Zerbi përmbysin me 10 lojtarë rivalët e Lyon

22 September 2024 at 22:56

Padyshim pritej një sfidë spektakolare dhe e tillë rezultoi të ishte.

“Klasikja” e futbollit francez, mes Lyon e Marseille dhuroi edhe një herë “magji” në skenën e Ligue 1, me “Të Kaltërit” e Roberto De Zerbi, që përmbysën vendasit në “Parc Olympique Lyonnais”, duke arritur një fitore të madhe, 3-2.

Pavarësisht se në fund gjetën fitore, skuadra e Marseille e nisi sfidën në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa mbeti me 10 lojtarë, vetëm pesë minuta pas fillimit të lojës, me argjentinasin Leonardo Balerdi, që u ndëshkua dy herë me kartonin e verdhë duke i dhënë lojës “lamtumirën”.

Megjithatë pavarësisht se kishin epërsi numerike në fushën e lojës, sërish rasti i parë konkret për skuadrën e Lyon erdhi në sekondat e fundit të pjesës së parë, mirëpo nga pika e bardhë e penalltisë, Alexandre Lacazette gaboi, duke mos çuar dot topin në rrjetë.

Avantazhi do të vinte vetëm në minutën e 53’-të, me kroatin Caleta-Car, që shfrytëzon më së miri një pasim të Clinton Mata dhe 1-0.

Të gjendur në disantazhin, si numerik ashtu edhe në rezultat, Marseille filloi të sulmonte duke përmbysur shpejt rezultatin, teksa ishte dyshja e mbrojtjes Lirola-Garcia, që shënuan dy herë, ndërsa për të përmbysur golin e Ryan Cherki, në minutën e 93’-të, mendoi talenti anglez, Jon Roëe, i cili dërgoi topin në rrjetën e Lyon, në sekondat e fundit të sfidës.

Falë kësaj fitoreje, Marseille renditet në vendin e dytë, në tabelën e Ligue 1, me 13 pikë, po aq sa PSG e vendit të parë dhe Monaco e vendit të tretë.

Ndërkaq, në sfida të tjera të së dielës, Monaco fitoi ndaj Le Havre me rezultatin 3-1, Nantes barazoi 1-1 në fushën e Angers, Montpellier përmbysi Auxerre në fitoren 3-2, ndërsa Brest mposhti pastër 2-0 skuadrën e Toulouse. /i.m /abcnews.al

❌
❌