Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tragjedi në Napoli,shembet ndërtesa!Vdesin motër&vëlla, nëna dhe gjyshja nën rrënoja

By: gaze tare
22 September 2024 at 11:43

Tragjedi në Saviano.

Një ndërtesë dykatëshe u shemb rreth orës 07:00 të mëngjesit, në Via Tappia 5, pas një shpërthimi gazi. Një familje prej gjashtë personash përfundoi nën rrënoja.

Sipas mediave italiane, një vajzë 4-vjeçare dhe vëllai i saj 6-vjeçar kanë vdekur, ndërsa babai dhe djali tjetër 2-vjeçar janë nxjerrë të gjallë. Ndërsa bashkëshortja dhe nëna e burrit të shpëtuar vijojnë të jenë ende nën rrënoja.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit, karabinierët, policia dhe vullnetarë që vazhdojnë të gërmojnë.

Shpërthimi i gazit LPG ka ndodhur në katin e dytë, ku banonte gjyshja, ndërsa nëna, babai dhe tre fëmijët ndodheshin në katin e parë.

Djali 2-vjeçar u arrit të nxirrej i gjallë nga rrënojat u transportua në spitalin Santobono në Napoli, ndërsa babai i tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, ndodhet në Cardarelli.

The post Tragjedi në Napoli,shembet ndërtesa!Vdesin motër&vëlla, nëna dhe gjyshja nën rrënoja appeared first on iconstyle.al.

❌
❌