Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 September 2024Main stream

Sigurimi i mjeteve, sipas historikut të dëmeve/ AMF: Rregullorja e re hyn në fuqi në 1 janar të vitit të ardhshëm

By: Re Nato
24 September 2024 at 13:25

Nëse jeni shofer i kujdesshëm dhe pa shkelje gjatë drejtimit pagesa për sigurimin e automjetit do të jetë më  e ulët.Ndërkohë që drejtuesit e mjeteve që kanë një historik dëmesh të shkaktuara nga aksidentet do të paguajnë më shumë sigurim për makinën.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar rregulloren “për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit” e cila hyn në fuqi në 1 janar të vitit  2025.

Sipas rregullores  do të jetë Shoqëria e sigurimit që do të përllogarit primin e sigurimit bazuar në faktorët e riskut, si: Historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit  fuqia motorike, mosha e të siguruarit si dhe eksperienca në drejtimin e mjetit motorik.

Në hartimin e tabelave të primit të rrezikut si dhe në përcaktimin e primit të sigurimit, shoqëria e sigurimit bazohet në bazën teknike të të dhënave për një periudhë që përfshin të paktën 5 vitet e fundit. Baza teknike e të dhënave duhet të përfshijë edhe të dhënat për dëmet e regjistruara për llogari të fondit të kompensimit për periudhën që merret në shqyrtim.

Shoqëria e sigurimit ka detyrimin të njoftojë Autoritetin e Mbikqyrjes për aplikimin e tarifave të reja të primit, depoziton bazën teknike të të dhënave, faktorët e riskut dhe vlerësimet e përdorura për llogaritjen e primeve të sigurimit./abcnews.al

❌
❌