Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Përmet

By: user 11
23 September 2024 at 09:22

Riaktivizohet zjarri në vendgrumbullimin e mbeturinave në Përmet. Zjarri ka vijuar përgjatë fundjavës dhe mëngjesin e sotëm duke shkaktuar tym kancerogjen që përthithet nga banorët e fshatit Piskovë.

Situata është kritike pasi po digjen të gjitha mbeturinat e depozituara në landfillin e Piskovës ku prej vitit të kaluar është shndërruar në vendgrumbullimin e mbeturinave të gjithë Bashkisë së Përmetit.

Sipas kryeplakut të fshatit Arlind Dyrmishi në vendngjarje nuk kanë shkuar forcat zjarrfikëse ndonëse ishin lajmëruar prej tij personalisht për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Kryeplaku Durmishi ka thënë se do të depozitojë në SPAK këtë çështje me aktorë tashmë të njohur të pushtetit vendor e qëndror.

Deri më tani nuk dihet se kush ka qenë zjarrëvenësi, por banorët e fshatit Piskovë shprehen se vetë punonjësitë e Bashkisë së Përmetit janë ata që i kanë vendosur zjarr të kontrolluar mbeturinave ku më vonë u ka dalë jashtë kontrollit.

Ata akuzojnë rëndë ministren Mirela Kumbaro, njëkohësisht deputete e tyre si shkaktare e kësaj situate.

The post Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Përmet appeared first on Lapsi.al.

❌
❌