Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

Yll Limani: Shihemi së shpejti me projekte të reja

25 September 2024 at 14:42

Këngëtari i njohur shqiptar, Ylli Limani, ditën e djeshme (e martë) ka festuar përvjetorin e tij të lindjes.

Ai me këtë rast mori urime të shumta nga miqtë e familjarët, të cilët zgjodhën fjalët më të mira për të.

E së fundmi, artisti ka falënderuar të gjithë për urimet duke bërë me dije se së shpejti vjen me projekte të reja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

“Faleminderit të gjithëve për urimet! Ju dua pafund”, nis postimi i Limanit.

Tutje, ylli i famshëm theksoi: “Shihemi së shpejti me projekte të reja”.

Ylli këtë verë ka qenë një nga emrat më të kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte.

Ai gjithashtu solli edhe një album me Dhurata Dorën që u prit mirë dhe mblodhi miliona në YouTube. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

The post Yll Limani: Shihemi së shpejti me projekte të reja appeared first on Telegrafi.

Fifi bën paralajmërimin e këngës së re

25 September 2024 at 10:28

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka nisur përgatitjet për projektin e ri.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, ajo zbulon se kënga e saj e re do të publikohet më 3 tetor.

Ky projekt mban titullin “Cigarja” dhe se do të vijë i kompletuar edhe nga ana vizuale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

“Cigarja 03/10/2024”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë videos.

Të shumta qenë reagimet, fansat e së cilës mezi po presin për këtë prurje të radhës.

Fifi shquhet tashmë për baladat që sjell si dhe për interpretimin që bën, duke pasur një vokal të mahnitshëm.

Ajo këtë vit bëri rikthimin në skenë me koncerte nëpër vende të ndryshme. /Telegrafi/

The post Fifi bën paralajmërimin e këngës së re appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 24 September 2024Main stream

Arrin dy dekada karrierë, Dafina Zeqiri falënderon të gjithë për përkrahjen

23 September 2024 at 23:51

Ajo ka vite që është pjesë e skenës muzikore shqiptare dhe një nga emrat më të dashur për publikun.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila tashmë po shënon rredh dy dekada karrierë.

Përgjatë kësaj kohe, artistja ka realizuar hite të shumta e ka qenë pjesë e shumë mbrëmjeve dhe koncerteve.

Me anë të një postimi në ‘Threads’, 35-vjeçarja ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Çdo ditë jam shumë falënderuese që jam gjallë dhe shëndoshë maspari. (Sigurt bëj gabime në shkrim).

Ndihem njeriu me shumë fat që po afrohen dy dekada karrierë dhe kam bashkëpuntorë të mrekullueshëm po ashtu ju që më vlerësoni muzikën dhe performancat e mia.

Ekipin më të mirë në botë.

Faleminderit shumë shumë shumë gjithëve.

Ju dua”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Threads

The post Arrin dy dekada karrierë, Dafina Zeqiri falënderon të gjithë për përkrahjen appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Çfarë mund të presin shikuesit nga dokumentari i Aviciit, i cili zbulon detaje të reja prekëse për vdekjen e tij

23 September 2024 at 21:40

Një dokumentar i ri me fokus jetën e Aviciit ka prekur disa detaje të panjohura rreth DJ-së në ditët e fundit para vdekjes së tij.

Tim Bergling, i njohur më mirë si Avicii, ‘shpërtheu’ në skenën muzikore në vitin 2011 me hitin e tij, “Levels”, përpara se të vazhdonte të publikonte një numër melodish të suksesshme gjatë viteve 2010, si “Wake Me Up” dhe “The Nights”.

Mjerisht, 28-vjeçari luftoi me probleme të shëndetit mendor dhe vdiq në mënyrë tragjike në vitin 2018.

Avicii

Por tani, detaje të reja janë shfaqur në lidhje me ditët e fundit para vdekjes së Aviciit, ndërsa një dokumentar mbi jetën e tij u shfaq premierë në ‘Festivalin e Filmit Tribeca’ gjatë verës.

Artisti suedez, i cili do të mbushte 35 vjeç më 8 shtator, ishte një person shumë privat, kështu që një dokumentar i hollësishëm që shikon jetën e tij ka të ngjarë të tërheqë vëmendjen e fansave në të gjithë globin.

Filmi, “Avicii: I’m Tim”, paraqet vetë artistin duke dhënë një rrëfim të marrë nga një intervistë e kaluar për karrierën e tij, si dhe “pamjet e turneut të paparë më parë dhe pamjet e prapaskenave të procesit të tij krijues”.

Sipas përmbledhjes, “nderon natyrën e tij brilante dhe paqësore, duke theksuar ndikimin e muzikës së tij inovative që ndërthur zhanre dhe kaloi kufijtë”.

Çfarë mund të presin shikuesit?

Gjatë gjithë dokumentarit, Avicii pranoi se vuante nga ankthi, duke thënë se po ‘vriste veten’ me koncertet që po mbante.

Jesse Waits, partneri menaxhues i një klubi nate në Las Vegas që ishte i afërt me artistin, tha: “E kuptova se ai po merrte qetësues”.

“Ato pilula ndryshojnë mënyrën se si veproni dhe si ndiheni”.

“I’m Tim” me regji të Henrik Burman, përfshin detaje ku Avicii u rrit në Stokholm të Suedisë.

Filmi përmban gjithashtu intervista me familjen dhe miqtë e tij, si dhe kolegët e ngushtë brenda industrisë muzikore si Chris Martin i “Coldplay” dhe muzikanti amerikan Nile Rogers.

Pavarësisht premierës së filmit në ‘Festivalin e Filmit Tribeca’ më 9 qershor, aktualisht nuk ka asnjë konfirmim se kur do të publikohet më gjerësisht dokumentari.

Por ky nuk është filmi i parë mbi jetën dhe trashëgiminë e Aviciit – me “Avicii: True Stories” që debutoi në 2017. /Telegrafi/

Avicii

The post Çfarë mund të presin shikuesit nga dokumentari i Aviciit, i cili zbulon detaje të reja prekëse për vdekjen e tij appeared first on Telegrafi.

Luiz Ejlli vjen me këngën e re “Picirruke”

23 September 2024 at 21:02

Artisti i njohur nga Shkodra, Luiz Ejlli, ka prezantuar ditën e sotme (e hënë) këngën e re.

“Picirruke” mban titullin ky projekt, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti dhe melodia e këngës u realizua nga Filloreta Raçi – Fifi me producim nga kompania muzikore, SBS Entertainment.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, XL Films.

Luizi që disa muaj është bërë pjesë e SBS Entertainment, nën menaxhimin e Jetmir Agajt.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai edhe këtë verë ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme.

Luizi vazhdon të jetë një personazh shumë i përfolur në media e faqet rozë, edhe pse kanë kaluar afro dy vite që nga pjesëmarrja e tij në Big Brother. /Telegrafi/

The post Luiz Ejlli vjen me këngën e re “Picirruke” appeared first on Telegrafi.

❌
❌