Dumani takim me zyrtaren amerikane, SPAK: Bashkëpunojmë për hapjen e DEA në Tiranë
Kreu i Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, Altin Dumani po merr pjesë këtë të enjte në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogave, e cila po zhvillohet në Athinë, Greqi.
Gjatë këtij aktiviteti, i cili nisi në datë 24 Shtator e deri ditën e sotme, Altin Dumani zhvilloi një takim me Administratoren e DEA-s, Anne Milgram.
Në bisedë, Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve.
Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
- A e takoi Altin Dumani-Ahmetajn në Bazel të Zvicrës? Gazetari Ferhati jep detaje
- Dumani takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, zbardhen temat e diskutimit
The post Dumani takim me zyrtaren amerikane, SPAK: Bashkëpunojmë për hapjen e DEA në Tiranë appeared first on Euronews Albania.