Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

Italia nis projektin pilot për integrimin e Inteligjencës Artificiale në shkolla

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 13:42

Si një përpjekje për të ngritur standardet arsimore, Italia po fillon një projekt pilot inovativ që prezanton teknologjinë e inteligjencës artificiale (AI ) në pesëmbëdhjetë shkolla në katër rajone.

Qëllimi kryesor i kësaj nisme është të përmirësojë përvojën e të mësuarit dhe performancën e studentëve, duke adresuar gjithashtu ndarjen dixhitale të pranishme në vend në krahasim me vendet e tjera të BE-së.

Projekti përfshin një eksperiment të kontrolluar ku një klasë përdor qasjen tradicionale të të mësuarit ndërsa një tjetër integron mjetet e AI, duke lejuar mësuesit të krahasojnë rezultatet dhe efektivitetin midis dy metodave.

Reagimet e studentëve kanë qenë pozitive, të cilët pranojnë rëndësinë e AI në rrugëtimin e tyre arsimor duke theksuar gjithashtu nevojën për rregullim të kujdesshëm të përdorimit të tij.

Gjatë dy viteve të ardhshme, programi do të monitorohet nga afër, me potencial për zgjerim nëse ka sukses./abcnews.al

 

Zgjaten hetimet për grupin e Laert Haxhiut, GJKKO pranon kërkesën e SPAK

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 11:23

Prokuroria e Posaçme kërkoi zgjatje të hetimeve me tre muaj për grupin e Laert Haxhiut, në mënyrë që të plotësonte mangësitë që ka dosja, kërkesë e cila u pranua pjesërisht nga GJKKO.

Trupa gjykuese i dha kohë vetëm 45 ditë prokurorit Behar Dibra për të përfunduar plotësisht hetimet.

Në këtë dosje, janë marrë të pandehur Erisiano Abedini, Bujar Abedini, Lulzim Spahija, Ligor Romacckq, Idriz Manej, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Enriko Xhahysa dhe Fatjon Veliu.

Arrestimi i Artan Tafanit, pas një grabitje në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë çoi në goditjen e grupit të Laert Haxhiut.

Tafani u bë i penduar i drejtësisë dhe rrëfeu disa ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin përgjatë viteve 2021-2023, duke nisur nga vrasjet, atentatet e deri te vjedhjet me dhunë.

Banda kriminale u godit në fund të muajit shtator të vitit 2023, pas një operacioni policor që u shtri në të gjithë vendin./abcnews.al

Tajvani ngre alarmin për kërcënimet e reja ushtarake nga Kina

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 10:52

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit ngriti alarmin të enjten për një rritje të aktivitetit ushtarak kinez dhe stërvitjeve rreth ishullit, duke akuzuar Pekinin për paqëndrueshmëri politike.

Tajvani i qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Pekini e sheh si territorin e tij, është ankuar për rritjen e aktivitetit ushtarak kinez gjatë pesë viteve të fundit.

Të enjten, ministria e mbrojtjes tha se kishte zbuluar për të dytën ditë rradhazi aktivitete ushtarake kineze në shkallë të gjerë aty pranë, me 29 avionë të angazhuar në një

“patrullë të përbashkët gatishmërie luftarake” me anije luftarake kineze. Një ditë më parë paralajmëroi për 43 avionë ushtarakë kinezë që operonin rreth ishullit.

Nga këto, 23 fluturuan në jug të Tajvanit përmes kanalit Bashi që e ndan atë nga Filipinet dhe më pas përgjatë bregut lindor të Tajvanit, tregoi ministria në një hartë, megjithëse pa hyrë në hapësirën ajrore territoriale./abcnews.al

Fshehu qindra litra naftë kontrabandë, arrestohet 49 vjeçari në Elbasan

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 09:36

Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur qindra litra naftë e dyshuar e kontrabanduar.

Ai akuzohet për veprat penale ”Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”.

 

EMRI/ Ishte në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndalohet punonjësi i IMT në Elbasan

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 09:35

Policia e Elbasanit ka ndaluar 51 vjeçarin Gentian Bako, punonjës i IMT në këtë qytet, pasi ishte shpallur në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Ndaj 51 vjeçarit, SPAK ka urdhëruar me datë 29 maj ndalimin e tij për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës.”

51-vjeçari, në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet./abcnews.al

Sa është dobësuar Hezbollahu pas sulmeve izraelite?

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 09:11

“Situatë lufte” – kështu e përshkroi në fillim të javës përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell situatën në Libanin jugor. Kjo pamje u parapri nga disa valë sulmesh të fuqishme ajrore izraelite. Ato synonin kryesisht objektivat në jug dhe në Luginën Bekaa, të cilat konsiderohen si qendrat e Hezbollahut. Por u prekën edhe zona të tjera të vendit. Ushtria izraelite (IDF) njoftoi në platformën X se kishte goditur 300 objektiva të Hezbollahut.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Liban, më shumë se 500 njerëz vdiqën në sulmet e ditëve të para, duke përfshirë rreth 60 gra dhe 40 fëmijë. Më shumë se 1.600 njerëz u plagosën. Dhjetëra mijëra njerëz ishin dhe janë në arrati dhe po kërkojnë mbrojtje në kryeqytetin Bejrut. Ushtria izraelite më parë u kërkoi banorëve të jugut të largoheshin nga zona për arsye sigurie.

Por edhe Hezbollahu vazhdon të bombardojë territorin izraelit. Gjatë fundjavës, qytete më larg kufirit, si Nazareti dhe Haifa, u vunë gjithashtu në shënjestër, e bombardimet kanë vazhduar edhe këtë javë. Mbrojtja ajrore e Izraelit arriti të kapte shumicën e raketave.

Dështime ushtarake për Hezbollahun

Izraeli me sa duket e ka dobësuar rëndë Hezbollahun. Organizata është “dobësuar ndjeshëm”, sipas CNN, thuhet në deklaratat e përfaqësuesve amerikanë në Uashington. Gazetari i Bejrutit Ronnie Chatah, drejtuesi i podcast-it “The Beirut Banyan”, vjen në një vlerësim të ngjashëm. Riarmatimi i Hezbollahut në vitet e fundit ndoshta është neutralizuar kryesisht. “I referohet shërbimit sekret dhe inteligjencës ushtarake të Hezbollahut, si dhe aftësive të tij ushtarake, për të mos përmendur sistemin e komunikimit që funksionon përmes një rrjeti informatorësh”, tha Chatah për DW.

Për momentin nuk mund të thuhet saktësisht se si dhe në çfarë mënyre është dobësuar Hezbollahu, sipas të përditshmes izraelite “Jerusalem Post”. Kjo media diskuton disa mundësi: Hezbollahu ose ka humbur disa nga raketat e tij, ose aktualisht nuk është në gjendje t’i koordinojë ato për shkak të humbjeve që ka pësuar, ose thjesht nuk i ka zbuluar ende të gjitha aftësitë e tij të lëshimit.

Hezbollahu është ende në posedim të një arsenali të madh raketash. Por kjo nuk do të thotë automatikisht se raketat e tyre kanë të njëjtin rreze dhe aftësi veprimi. “Megjithatë shikuar nga veprimet e deritanishme, aftësia e tyre duket se është zvogëluar nga veprimet e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

“Humbja e komunikimeve elektronike të shkaktuara nga shpërthimet masive të pajisjeve të komunikimit, pager-ave dhe radiove të komunikimit javën e kaluar ka të ngjarë të ketë pasur një ndikim të thellë tek Hezbollahu”, thotë Bente Scheller, kreu i departamentit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës në Fondacionin Heinrich Böll”. Sipas tij, Hezbollahu ka humbur edhe komandantë dhe milicë paraushtarakë që nuk mund të zëvendësohen aq lehtë. E gjitha kjo e dobëson Hezbollahun.

Sulmet izraelite dhe pasojat

Në mediat e afërta me Hezbollahun, flitet për një mbështetje të fortë për organizatën dhe veprimet e saj. Në media të tjera, kritikohet ashpër kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Në një koment të dielën e kaluar, gazeta libaneze “An-Nahar” akuzoi Nasrallah për dobësim të ndjeshëm të shoqërisë libaneze. Për shkak të kësaj, siç thuhet më tej, Hezbollahu nuk duhet të habitet kur pjesë të shoqërisë libaneze mirëpresin faktin që milicitë e tyre u goditën në sulme. Nasrallah duhet të rishqyrtojë vendimin e tij për të nisur luftën, vazhdoi artikulli në gjuhën arabe. Sepse libanezët kanë paguar tashmë një çmim të lartë për këtë luftë, përfundon ai.

“Hezbollahu ka një bazë të fortë në Liban që beson se lufta e tij është e drejtë,” thotë Ronnie Chatah. “Por unë nuk mendoj se kjo mbështetje është rritur kohët e fundit. Por as nuk do të tkurret. Megjithatë, simpatia për civilët e vdekur është gjithashtu e fortë. Dhe ka mundësi që në situata të tilla relativisht të paqarta të lindë edhe një ndjenjë solidariteti”.

Bente Scheller thotë se shumë libanezë i panë shpërthimet e javës së kaluar si një sulm ndaj të gjithë popullsisë. Ekziston një shkallë e lartë simpatie për civilët e rënë. “Dhe sigurisht, kjo ndjenjë e bën të vështirë një zgjidhje politike. Izraeli ka arritur qëllimin e tij parësor për të ulur efektivitetin ushtarak të Hezbollahut. Por mbetet e hapur se çfarë do të ndodhë më pas dhe si do të arrihen negociatat në fund, gjë që në fund do të jetë shumë e rëndësishme për sigurinë e Izraelit.”

Spekulimet për mbështetjen e Iranit

Ndërkohë, e përditshmja pan-arabe “Ashark al-Awsat” raporton se pjesë të shoqërisë libaneze kanë përshtypjen se Irani po distancohet gjithnjë e më shumë nga Hezbollahu. “Populli libanez mendon se Hezbollahu, i cili dikur mburrej se mbështetej nga Irani, tani po lufton i vetëm,” citoi gazeta Fares Souaid, një ish-deputet i parlamentit libanez dhe një kritik i njohur i Hezbollahut.

“Është sikur kjo organizatë është lënë vetëm, ndërsa Irani po i zgjidh problemet e tij me Perëndimin”, tha Fares, duke aluduar për bisedimet e reja bërthamore midis Perëndimit dhe Iranit, të cilat me sa duket mund të ndodhin shpejt. Kjo mund të jetë edhe propagandë. Hezbollahu të paktën për momentin nuk ka ndërmarrë shumë aksione pas sulmeve izraelite, shkruan Jerusalem Post: “Por nuk ka dyshim se ai dëshiron të kundërpërgjigjet”./DW

Izraeli po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 07:59

Ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban, tha më 25 shtator shefi i ushtrisë izraelite, teksa Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – gjuajti dhjetëra predha në Izrael, përfshirë një raketë në Tel Aviv.

Duke iu adresuar trupave në kufirin verior, gjenerali Herzi Halevi, tha se sulmet e fundit ishin të dizajnuara për “të përgatitur terrenin, me mundësinë që ju të hyni dhe të vazhdoni të degradoni Hezbollahun”.

Në një referencë për raketën që u gjuajt në Tel Aviv, ai u tha trupave: “Sot, Hezbollahu zgjeroi rrezen e tij të zjarrit dhe më vonë gjatë ditës së sotme, ata do të marrin një përgjigje të fuqishme. Përgatituni”.

Nuk është e qartë nëse Halevi po i referohej një operacioni tokësor, sulmeve ajrore apo ndonjë forme tjetër të hakmarrjes.

Ushtria izraelite ditëve të fundit ka thënë se nuk ka plane për një ofensivë tokësore. Por, deklarata e Halevit është deklarata më e fuqishme deri më tani që sugjeron se trupat mund të hyjnë në Liban.
Me armiqësitë që janë intensifikuar, ushtria izraelite tha të mërkurën se do të aktivizojë dy brigada rezervë për misionet në veri – një tjetër sinjal se Izraeli po planifikon një veprim më të ashpër.

Tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë përshkallëzuar gjatë 11 muajve të fundit. Hezbollahu ka gjuajtur raketa, dronë në veri të Izraelit në solidaritet me palestinezët në Gazë dhe me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Izraeli është përgjigjur me intensifikim të sulmeve ajrore që kanë lënë të vrarë qindra persona ditëve të fundit, përfshirë edhe komandantë të Hamasit.

Luftimet veçse kanë detyruar dhjetëra mijëra persona të zhvendosen në dy anët e kufirit.

Izraeli është zotuar se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme që qytetarët e saj në veri të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, teksa Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë sulmet raketore derisa të arrihet një marrëveshje armëpushimi në Gazë./REL

Putin propozon rregulla të reja për përdorimin e armëve bërthamore

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 07:44

Vladimir Putin thotë se Rusia do të konsideronte një “sulm të përbashkët”, një sulm nga një shtet jo-bërthamor i mbështetur nga një i armatosur me armë bërthamore, i cili mund të interpretohet si një kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore në luftën në Ukrainë.

Në komentet e së mërkurës mbrëma, presidenti rus tha se administrata e tij po shqyrtonte ndryshimin e rregullave dhe kushteve rreth të cilave Rusia do të përdorte arsenalin e saj bërthamor. Ukraina është një shtet jo-bërthamor që merr mbështetje ushtarake nga SHBA dhe vende të tjera të armatosura bërthamore.

Komentet e tij vijnë pasi Kievi kërkon miratimin për të përdorur raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi kundër objekteve ushtarake në Rusi.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky udhëtoi për në SHBA këtë javë dhe do të takohet me homologun amerikan, Joe Biden në Uashington të enjten, ku kërkesa e Kievit pritet të jetë në krye të agjendës.

Duke iu përgjigjur komenteve të Putinit, shefi i shtabit të Zelenskyt, Andriy Yermak, tha se Rusia “tani nuk ka asgjë tjetër përveç shantazhit bërthamor për të frikësuar botën”.
Putin ka kërcënuar se do të përdorë armë bërthamore në të kaluarën. Ukraina e ka kritikuar atë si “kanosje bërthamore” për të penguar aleatët e saj që të ofrojnë mbështetje të mëtejshme.

Aleati i Rusisë, Kina, gjithashtu ka bërë thirrje për qetësi, ndërsa ka raporte se presidenti Xi Jinping e ka paralajmëruar Putinin kundër përdorimit të armëve bërthamore.

Trump sulmon Zelenskyn: Ne po i japim miliarda dikujt që refuzon të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 07:35

Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati presidencal republikan Donald Trump ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për refuzimin, thotë ai, për të bërë një marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës që shpërtheu në vitin 2022.

“Ne vazhdojmë t’i japim miliarda dollarë dikujt që refuzon të bëjë një marrëveshje”, tha Trump, i cili do të kërkojë rizgjedhjen më 5 nëntor . “Sa herë që vjen në vendin tonë, ai largohet me 60 miliardë dollarë, jam i sigurt se ai është biznesmeni më i mirë në planet”, shtoi manjati me sarkazëm gjatë një paraqitjeje në fushatën në Karolinën e Veriut.

“Kaq shumë të vdekur (…) çdo marrëveshje, madje edhe marrëveshja më e keqe, do të ishte më e mirë se ajo që keni tani,” vazhdoi ai.

“Ju keni një vend që është fshirë nga harta, ai nuk mund të rindërtohet,” shpjegoi Trump. “Do të duhen qindra vjet për t’u rindërtuar. Nuk do të kishte para të mjaftueshme edhe nëse i gjithë planeti do të mblidhej së bashku”, tha ai.

Gjithashtu, Trump fajësoi presidentin demokrat në largim Joe Biden dhe zëvendëspresidenten e tij dhe rivalen presidenciale Kamala Harris për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën, duke thënë se ai do t’i jepte fund nëse zgjidhej më 5 nëntor.

“Ata nuk do të jenë të kënaqur derisa të dërgojnë fëmijë nga Amerika për të luftuar në Ukrainë”, argumentoi manjati. “Ne nuk do të dërgojmë ushtarët tanë të vriten në anën tjetër të oqeanit”, premtoi ai./abcnews.al

SHBA dhe aleatët bëjnë thirrje për armëpushim 21 ditor në kufirin Liban-Izrael

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 07:22

Aleatët, duke përfshirë SHBA, Britania e Madhe dhe BE kanë bërë thirrje për një armëpushim të përkohshëm në Liban, pas përshkallëzimit të luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Blloku prej 12 anëtarësh propozoi një pauzë të menjëhershme 21-ditore “për të ofruar hapësirë ​​për diplomacinë drejt përfundimit të një zgjidhjeje diplomatike” dhe një armëpushimi në Gaza.

Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se armiqësitë ishin të patolerueshme dhe paraqisnin një “rrezik të një përshkallëzimi më të gjerë rajonal” që nuk ishte as në interes të popullit të Izraelit apo të Libanit.

Kjo vjen pasi shefi ushtarak i Izraelit u tha trupave të mërkurën se sulmet ajrore të gjera në Liban që synojnë Hezbollahun mund t’u hapin rrugën atyre që të “hyjnë në territorin e armikut”.

Deklarata e përbashkët u nënshkrua nga SHBA, Australia, Kanadaja, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar dhe Katari.

Në një deklaratë të përbashkët të presidentit amerikan Joe Biden dhe të atij francez, Emmanuel Macron thuhej se ishte kohaj për një zgjidhje që garanton sigurinë në mënyrë që civilët të kthehen në shtëpitë e tyre./abcnews.al

Mira Murati largohet nga OpenAI

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 07:15

Mira Murati, drejtuesja për teknologjinë në OpenAI, do të largohet nga firma e inteligjencës artificiale. Në një deklaratë të postuar në X, ajo tha se “ka marrë vendimin e vështirë për t’u larguar nga OpenAI”.

“Gjashtë vjet e gjysmë me ekipin e OpenAI kanë qenë një privilegj i jashtëzakonshëm”, tha Murati.

“Pas shumë reflektimeve, kam marrë vendimin e vështirë për t’u larguar nga OpenAI… Po largohem sepse dua të krijoj kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin tim,” shton më tej ajo.

Dy drejtues të tjerë të lartë do largohen gjithashtu, njoftoi të mërkurën CEO i kompanisë Sam Altman. Vendimet nga Murati, si dhe nga shefi i kërkimit të OpenAI, Bob McGreë dhe një udhëheqës tjetër kërkimor, Barret Zoph, u morën “në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri dhe miqësisht”, tha Altman.

Për 6 vjet e gjysmë, shqiptarja Mira Murati ka qenë pjesë e organizatës që ka krijuar inteligjencën artificiale të njohur si ChatGPT, dhe shërbeu për një kohë të shkurtër si shefe e kompanisë kur bordi drejtues largoi bashkëthemeluesin Sam Altman.

 

I shared the following note with the OpenAI team today. pic.twitter.com/nsZ4khI06P

— Mira Murati (@miramurati) September 25, 2024

/abcnews.al

Mot i qëndrueshëm, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 07:10

Shqipëria do të jetë paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku priten intervale të gjata me kthjellime, më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin grumbullim të vranësirave në zonat veriore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu në skajin verior. Orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim të theksuara të motit në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët deri në 30°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Berat dhe Elbasan. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas mesditës dhe në vijim, vranësirat do të bëhën më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës, ku priten rrebeshe shiu në zonat veriperëndimore. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmuirësim të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 23°C vlera më e lartë në qytetin e Gjakovës. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor.

Maqedonia e Veriut

Deri në mesditë, Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, por orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të shpeshta por nuk priten reshje. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; moti i kthjellët të jetë dominant në të gjtihë territorin e MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 26°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërish në Shkup. Ndërkohë era do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.

Evropa

Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar prej disa ditësh në veri – veriperëndim, me ndikim deri në qendër të Europës do të sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu në Britaninë e madhe, ku do të vijojë situata mjaft problematike nga reshjet e fuqishme. Po ashtu rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të përjetojnë Alpet Europiane si edhe zonat përreth tyre ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të paraqitet gadishulli Apenin, gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Peloponez.

 

 

Horoskopi 26 Shtator 2024, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 07:07

Dashi

Gjatë kësaj dite do të kaloni një pjesë të mirë të pasigurive tuaja. Megjithatë në vendin e punës nuk do arrini që të shpëtoni nga varësia e eprorit. Në fushën e ndjenjave, do të ndjeni nevojë për pavarësi dhe liri.

Demi

Do të përballeni me një sërë situatash me një forcë dhe vendosmëri të madhe. Në punë, yjet sugjerojnë që të mos bëni investime të mëdha në këtë periudhë. Sa i takon ndjenjave, do të shfaqni një sjellje e cila do të zhdukë çdo tension nga raporti në çift.

Binjakët

Do të jeni të mbushur me pasion, por duhet të shmangni shfaqjen e sjelljeve shumë brutale. Në fushën ekonomike, nuk duhet të gaboni, ndaj mendohuni mirë para se të merrni vendime. Sa i takon ndjenjave, ka shumë mundësi që të përjetoni një periudhë krize.

Gaforrja

Do të shfaqni një intuitë tejet të madhe. Ndër të tjera kujtesa do ju ndihmojë që të reagoni siç duhet. Në sferën profesionale do të shfaqni një sjellje të pazakontë dhe ekstravagante. Ndërsa lidhur me ndjenjat, do të dini të vlerësoni më mirë, kapacitetet tuaja joshëse.

Luani

Do të jeni indiferent ndaj personave që nuk i kuptojnë nevojat tuaja. Në sferën profesionale, parashikohen zhvillime të rëndësishme që do ju bëjnë euforik. Sa i takon ndjenjave, do të shfaqni një sjellje negative ndaj partnerit/es, ndaj kujdes se mos e lëndoni.

Virgjëresha

Asgjë nuk do arrijë që t’iu kushtëzojë, do të dëgjoni këshillat e të tjerëve por do arrini që të mendoni më të mirën për veten. Në sferën private do të keni një eksperiencë e cila do ju lejojë që të përmirësoni raportet ndërpersonale. Sa i takon ndjenjave, do të pëlqeni aventurën, por kujdes se mos rrezikoni shumë.

Peshorja

Do t’iu duhet të dëgjoni këshillat e një personi shumë të rëndësishëm për ju dhe bëni mirë ti vini vath në vesh. Në punë, do të keni mundësi të mira për të zgjidhur një situatë problematike, shkruan noa.al. Sa i takon ndjenjave, duhet të tregoheni të kujdesshëm me mënyrën tuaj të reagimit.

Akrepi

Do të ndjeni një plogështi për shkak të një miqësi të vjetër dhe nuk do arrini që të kuptoni arsyen. Në sferën profesionale do të keni një sërë avantazhesh, lidhur me një nismë të re. Në fushën e ndjenjave, do të hapen para jush shumë horizonte.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite yjet sugjerojnë që të vlerësoni në pavarësi të plotë të gjitha çështjet që ju shqetësojnë. Në punë do kërkoni çdo justifikim për të qëndruar vetëm. Po ashtu nuk do të keni dëshirë që të ekspozoheni shumë.

Bricjapi

Ambicia juaj profesionale do të jetë në maksimum. Në fushën e ndjenjave do të fitoni simpatinë e të njohurve por edhe të personave të tjerë. Një këshillë për ju: Mos e lini pas dore partnerin/en.

Ujori

Yjet ju këshillojnë që gjatë kësaj të enjteje të limitoni dëshirën tuaj për pushtet, sidomos në sferën profesionale. Momentalisht është shumë e rëndësishme që t’iu jepni hapësirën e duhur dhe të tjerëve. Sa i takon ndjenjave ka shumë mundësi që partneri/ja t’iu bindë që të bëni diçka që ai/ajo dëshiron me ngulm.

Peshqit

Yjet sugjerojnë që të shmangni çdo sjellje konfliktuale, për shkak se nervozizmi i kësaj dite do të jetë kalimtar. Sa i takon punës, do t’iu duhet të sqaroni pozitën tuaj lidhur me një debat të fundit. Ndërsa sa i takon ndjenjave, nuk do pranoni ndikimin e personave të tjerë në lidhje.

Before yesterdayMain stream

Papa Françesku: Italia meriton kritika, çiftet priren të kenë kafshë shtëpiake dhe jo fëmijë

By: Xhen Sila
25 September 2024 at 14:35

“Unë shoh që ka fëmijë atje, kjo është e bukur, në një kulturë ku është një privilegj më i madh të kesh qen apo mace sesa fëmijë. Më besoni, ia vlen të ndryshoni jetën tuaj për mirë”, tha Papa, raporton Ansa.

Nuk është hera e parë që Ppa Francesku ka kritikuar njerëzit që kanë kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve.

Siç u përmend, nuk është hera e parë që Papa argjentinas ka kritikuar njerëzit se kanë kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve./abcnews.al

Finlandë, aktivistët e mjedisit hedhin bojë të kuqe në ndërtesën e parlamentit

By: Xhen Sila
25 September 2024 at 12:57

Një grup aktivistësh mjedisorë hodhën bojë të kuqe mbi ndërtesën e parlamentit finlandez mëngjesin e së mërkurës në shenjë proteste kundër nxjerrjes së torfe, raporton radioja finlandeze Ile.

Policia ndaloi dhjetëra protestues dhe ngjarja aktualisht po hetohet si “vandalizëm brutal”.

Sipas policisë, lëvizja Elokapina dhe organizata suedeze Aterstal ëatermarker qëndrojnë pas këtij aksioni.

Vrasja e dy vëllezërve Gramoz e Xhentil Bardhit në Krujë, prokuroria e Tiranës kërkon dënim përjetë për autorin e dyshuar

By: Xhen Sila
25 September 2024 at 12:28

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm të Roland Pulës, si autor i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve Gramoz e Xhentil Bardhi, ngjarje e ndodhur 4 vite më parë në fshatin Gramëz në Krujë.

Pula rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal kryesisht në vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike. Dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov ndërsa ndërruan jetë rrugës për në spital.

Organi i akuzës, përmes prokurorit Enklid Gjini, pretendon se ka dokumentuar përfshirjen e Pulës në ngjarjen e rëndë, duke kërkuar në gjykatën penale të Tiranës dënimin maksimal.

Ngjarja e 4 viteve më parë ndodhi pas sherrit që nisi në lokalin e fshatit, teksa autori u zuri pritë pranë shtëpisë në duke i qëlluar me breshëri dy vëllezërit./abcnews.al

UNGA, ministri Hasani: Shqipëria ,e përkushtuar në luftën kundër ekstremizmit dhe në kërkimin e llogaridhënies për agresionin rus

By: Xhen Sila
25 September 2024 at 10:54

Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 24 shtator 2024 – Në takimin anësor të bashkëorganizuar nga Shqipëria, për situatën në Sirinë verilindore, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se institucionet shqiptare kanë adoptuar dhe zbatuar me sukses një model për identifikimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe përhapjes së radikalizmit.

“Shqipëria ka riatdhesuar vullnetarisht shumicën e grave dhe fëmijëve të shtetasve shqiptarë nga kampet siriane dhe irakiane. Kemi hartuar një program që ofron mundësi specifike për riintegrim, duke siguruar strehim, punë, dhe ndihmë për të lehtësuar integrimin e tyre të plotë në shoqëri. Është thelbësore që të vazhdojmë të promovojmë një qasje gjithëpërfshirëse, në respekt të plotë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,” tha ministri Hasani.

Në eventin anësor të nivelit të lartë “Llogaridhënie për Ukrainën”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se procesi i llogaridhënies duhet të ecë paralelisht me përpjekjet për paqe.

“Shqipëria mbështet plotësisht procesin e mbajtjes së përgjegjësisë për agresionin ushtarak rus kundër Ukrainës. Krijimi i regjistrit të dëmeve të shkaktuara nga agresioni rus është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mekanizmi ndërkombëtar kompensimi,” tha kryediplomati shqiptar.

Ministri Hasani u shpreh se Shqipëria mbështet iniciativën e BE-së për konfiskimin e aseteve të ngrira shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për të adresuar pasojat e ndryshme të agresionit rus kundër Ukrainës.

Në qershor 2024, Shqipëria iu bashkua Grupit Bërthamë për llogaridhënien për krimin e agresionit kundër Ukrainës, për ngritjen e një gjykate për ndjekjen penale të krimit të agresionit.

E rëndë në Itali/ Burri qëllon familjarët dhe fqinjin, tre të vdekur dhe 4 të plagosur

By: Xhen Sila
25 September 2024 at 10:26

Një burrë kreu një masakër në dy shtëpi në Nuoro të Italisë, duke vrarë 3 persona dhe plagosur 4 të tjerë. Pas një debati, burri vrau gruan dhe vajzën e tij, më pas plagosi dy fëmijë të vegjël si edhe një fqinj.

Menjëherë më pas ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij, duke e qëlluar atë dhe duke e plagosur rëndë në kokë. Pasi ka qëlluar ndaj tyre, ai i ka dhënë fund jetës duke e kthyer armën drejt vetes së tij.

Të plagosurit u transportuan në spital./abcnews.al

❌
❌