Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, kush pritet ta zëvendësojë në Kuvend

26 September 2024 at 14:52

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokraike, Ervin Salianji.

Gazetari Ardit Hoxha tha për Euronews Albania se Gjykata e Apelit, me vendimin për të lënë në burg deputetin e PD, Ervin Salijani, ka krijuar një vakancë në Parlament e Shqipërisë.

Ai tha se pas Salianjit, në bazë të listës së PD në zgjedhjet e fundit, Andrea Mano mund të jetë deputet në Parlamentin e Shqipërisë.

“Krijohet një vakancë në Parlament, vakancë që sipas votës së marrë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në Korçë, aty ku Salianji ka qenë fitues, pritet që mandati i tij ti kalojë Andrea Manos i cili u rendit i shtati në bazë të votës preferenciale. Kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim, pasi fillimisht duhet të shpallet vakanca”,-tha gazetari Ardit Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dënimi i Salianjit me 1 vit burg, kush pritet ta zëvendësojë në Kuvend appeared first on Euronews Albania.

Apeli e dënoi me burg, Ervin Salianji: Betejën do e vazhdoj nga qelia

26 September 2024 at 13:53

Gjykata e Apelit vendosi dënimin me një vit burg për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji lidhur me çështjen “Babale”. Në një deklaratë për mediat Salianji tha se gjithnjë ka bërë betejë kundër trafikantëve dhe këtë do vazhdojë ta bëjë edhe në vijim me dosje të tjera që siç u shpreh ai nuk do quhen më “Babale”, por “Mamale”.

“Siç e ndoqët në seancë gjyqësore. Ky ishte një vendim i falsifikuar. Procesi u shty për ti dhënë mundësi atij që ka ndërtyuar nga fillimi deri në fund këtë proces që ëhstë Fatmir Xhafaj. Unë nuk kam bërë betejë kundëtr trafikantëve të drogës. Në të ardhmen do kemi shumë procese të tjera, procese “Mamale”. Do jemi prap këtu”,-u shpreh Salianji.

I pyetur se si do e vijojë betejën e tij nga qelia, Salianji tha:

“Me të gjitha mënyrat. Ne do ndjekim të gjitha hapat ligjore. Kjo është një vendimarje që ndryshoihet. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Betejën time do e bëj nga burgu”,-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Apeli e dënoi me burg, Ervin Salianji: Betejën do e vazhdoj nga qelia appeared first on Euronews Albania.

Paditet kryebashkiaku i New York, akuzohet për lidhje të dyshimta me biznesmenë turq

26 September 2024 at 13:38

 Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, është paditur për të paktën një akuzë penale federale, thonë burime të shumta të njohura me këtë çështje për CNN.

New York Times ishte e para që raportoi lajmin e aktakuzës. Aktakuza pason një hetim federal mujor nga zyra e prokurorit të SHBA në Manhattan, e cila thuhet se po shqyrtonte lidhjen e tij me zyrtarët dhe biznesmenët turq dhe donacionet e fushatës që ai mori. Akuzat me të cilat përballet nuk dihen për momentin publikisht.

Adams ka mohuar më parë çdo keqbërje dhe ai ka përsëritur shpesh se u tha anëtarëve të fushatës dhe administratës së tij që të ndiqnin ligjin.

“Gjithmonë e kam ditur se nëse do të qëndroja në këmbë për njujorkezët, do të isha një objektiv – dhe një objektiv u bëra. Nëse akuzohem, jam i pafajshëm dhe do ta luftoj këtë me çdo grimcë të forcës dhe shpirtit tim”, tha Adams, duke iu përgjigjur lajmit të mërkurën mbrëma.

Kryebashkiaku pritet të ketë disa ditë kohë për t’u dorëzuar, sipas burimeve të njohura me rastin. Ai nuk pritet të dalë në gjykatë të enjten. Prokurorët i kanë informuar më parë avokatët e tij se nëse akuzohet, ai do të thirret për t’u dorëzuar në një datë të ardhshme, thanë burime të shumta për CNN.

The post Paditet kryebashkiaku i New York, akuzohet për lidhje të dyshimta me biznesmenë turq appeared first on Euronews Albania.

Beleri ngre çështjen e “Shtetit Bektashi” në Bruksel: A shkelen kushtet për në BE

26 September 2024 at 12:53

Eurodeputeti i Demokracisë së Re në Parlamentin Europian, Fredi Beleri ka ngritur disa pyetje drejtuar Komisionit Europian lidhur me planet e Shqipërisë për të krijuar një shtet sovran bektashi në Tiranë.

Plane të cilat u shpallën të dielën, më 22 shtator, nga podiumi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më herët e kishte thënë idenë e tij edhe në prestigjozen “New York Times”.

Beleri, i cili është edhe anëtar i Delegacionit të PE në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, nënvizon se sipas asaj që dihet deri tani, “shteti autonom dhe i pavarur do të quhet “Shteti Sovran i Rendit të bektashinjtë” dhe se “do të ketë dokumentet e saj diplomatike, kufijtë, por edhe një strukturë administrative më vete”. Veç kësaj, vëren ai, “vetëm myslimanët shiitë, anëtarë të komunitetit fetar sufi, do të natyralizohen në shtetin e ri (brenda shtetit shqiptar).

Për këto arsye, eurodeputeti i ND-së pyet Komisionin Evropian se cili është qëndrimi i tij “për këtë shtet të ri të mundshëm dhe nëse krijimi i tij shkel rrugën e pranuar për anëtarësimin e Shqipërisë” dhe, nëse e bën, “çfarë kriteresh shtesë mund të vendosen”.

Ai gjithashtu pyet nëse “krijimi i një shteti të tillë, i cili nuk do të mbante zgjedhje, është në përputhje me kriteret politike të Kopenhagës që duhet të përmbushë çdo vend për funksionimin e institucioneve që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe respektimin dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve” dhe çfarë “hapash diplomatikë” synon të ndërmarrë Komisioni Europian “për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri”.

Pyetjet që Beleri ka ngritur në Komisionin Europian:

  • Cili është qëndrimi i Komisionit lidhur me krijimin e këtij shteti të ri dhe a shkel ai kushtet e dakorduara për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE? Nëse po, cilat kritere shtesë mund të vendosen?
  • A është në përputhje krijimi i një shteti të tillë, pa mbajtjen e zgjedhjeve, me kriteret politike të Kopenhagenit, të cilat kërkojnë që çdo vend të sigurojë funksionimin e institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, si dhe respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve?
  • Çfarë hapash diplomatikë synon të ndërmarrë Komisioni për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri?

LEXONI GJITHASHTU:

The post Beleri ngre çështjen e “Shtetit Bektashi” në Bruksel: A shkelen kushtet për në BE appeared first on Euronews Albania.

Integrimi në BE| Ambasadori i BE: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen

26 September 2024 at 11:50

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato tha në takimin me drejtuesit e institucioneve të pavarura dhe kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, se në një shtet demokratik është shumë e rëndësishme që të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetutese duhen respektuar në një shtet demokratik”,-tha ai.

Gonzato tha gjithashtu se negociatat e suksesshme kërkojnë bashkëpunim, Ndaj BE do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit.

Mesazhi im i fundit është që Bashkimi Europian të vazhdojë të mbështesë institucionet shqiptare në rrugën e tyre drejt BE-së. Shumë institucione janë këtu që lidhen me sistemet. Kur vijmë te parlamenti ne kemi një program të ri të dedikuar për të mbështetur parlamentin në përpjekjet për të rritur llogaridhënien dhe transparencën për të ngritur transparencën e integrimit Europian dhe për të forcuar dialogun ndërparlamentar.

Meqënëse Shqipëria do të bëjë një hap tjetër të rëndësishëm drejt integrimit në BE dua t’ju them se gjithë kontributet tuaja do jenë thelbësore për të garantuar se Shqipëria do jetë gati për tu bashkuar në Bashkimin Europian. Parlamenti do të vazhdojë rolin e tij qendror duke forcuar dialogun politik dhe duke kontribuar në fuqizimin e institucioneve shtetërore”,-tha Gonzato.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Integrimi në BE| Ambasadori i BE: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen appeared first on Euronews Albania.

Luftanija japoneze kalon për herë të parë në ngushticën e Tajvanit

26 September 2024 at 11:26

Një luftanije japoneze lundroi përmes ngushticës së Tajvanit ndodhur midis Tajvanit dhe Kinës për herë të parë.

JS Sazanami, “shkatërruesi” detar, kaloi përmes ngushticës nga veriu në jug të mërkurën, i shoqëruar nga anije nga Australia dhe Zelanda e Re.

Anija ishte rrugës për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake në Detin e Kinës Jugore, u cituan të kenë thënë ministrat japonezë.

Ky do të ishte një lëvizje domethënëse e Japonisë, e cila mendohet se ka shmangur lundrimin e anijeve të saj përmes ngushticës për të “mos mërzitur” Kinën, e cila pretendon se Tajvani vetëqeveriste dhe ngushticën.

As Japonia, as Tajvani dhe as Kina nuk e kanë komentuar zyrtarisht këtë pasazh.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Luftanija japoneze kalon për herë të parë në ngushticën e Tajvanit appeared first on Euronews Albania.

U skualifikua nga gara për drejtor policie, Prençi: A do dorëhiqet ministri nëse…

26 September 2024 at 11:20

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ishte këtë të enjte i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth garës për drejtor policie. Ai vetë ishte një nga 15 kandidatët për këtë pozicion, por u skualifikua. Sipas tij ai u fut në garë për të provuar ligjshmërinë e saj, pasi siç u shpreh ai komisioni është politik.

“U shpreh urimet e mia 11 kandidatëve që janë në garë, se kanë treguar se kanë guxim, trimëri dhe vendosmëri, për të garuar për një post shumë të rëndësishëm. Unë e kam ditur që kjo garë është farsë. I plotësoj të gjitha kriteret, duhet të isha lënë në garë”,-tha Prençi. Ai tha gjithashtu se ministri i brendshëm, Ervin Hoxha “e ka prishur garën me naivitet”, pasi në këshillin e sigurisë përmendi se e kanë emrin e drejtorit të policisë.

Ndërsa fliste për garën Prençi hodhi dyshime se një nga kandidatët për drejtues policie mund të përfundojë në burg para vitit të ri.

“Unë dua që gara të vazhdojë e suksesshme, por nëse ndonjëri prej 11 kandidatëve, nuk do e hajë Vitin e Ri në shtëpi, por te 313, komisioni i verifikimit të kritereve dhe ministri a do japin dorëheqje? Është pyetje 1 milionshe kjo. Sa të sinqertë janë? Se  komisioni i ka kualifikuar”,-tha ai ndërsa u shpreh se do e vërtetojë në mënyrë ligjore se gara ka qenë politike dhe e paligjshme.

The post U skualifikua nga gara për drejtor policie, Prençi: A do dorëhiqet ministri nëse… appeared first on Euronews Albania.

“Bileta me fat” vë në pranga dy persona në Tiranë, organizonin lojëra fati

26 September 2024 at 09:59

Është finalizuar me dy arrestime këtë të enjte operacioni policor “Lucky ticket”. Dy persona, banues në Tiranë K. S., 35 vjeç, dhe B. F., 54 vjeç janë arrestuar në flagrancë pasi organizonin veprimtari të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.

Gjatë kontrolleve në dy lokale, në aparatet celulare të dy shtetasve të arrestuar, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Gjithashtu policia njofton se në kuadër të këtij operacioni po punohet edhe për kapjen e pronarit të një lokali në Rrugën e Barikadave, shtetasi G.H.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 3 në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Lucky ticket”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. S., 35 vjeç, dhe B. F., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit G. H., pronar i një lokali në Rrugën e Barrikadave.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në dy lokale në zona të ndryshme të Tiranës, në aparatet celulare të dy shtetasve të arrestuar, u gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparatet celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post “Bileta me fat” vë në pranga dy persona në Tiranë, organizonin lojëra fati appeared first on Euronews Albania.

Trump akuzon Zelenskyn: Po merr miliardat, por po refuzon arritjen e marrëveshjes

26 September 2024 at 09:42

Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se po merr miliarda dollarë nga Shtetet e Bashkuara dhe, njëkohësisht, nuk po pranon ta “bëjë një marrëveshje” për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Trump, i cili e ka kritikuar ashpër Uashingtonin për furnizimin e Kievit me ndihma, tha se Ukraina është dashur të bënte lëshime para presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në muajt para se Rusia ta niste pushtimin e plotë të saj në shkurt të vitit 2022.

“Çfarëdo marrëveshje, qoftë më e keqja, do të kishte qenë më e mirë se çfarë kemi tani”, tha Trump.

“Nëse ata do të bënin marrëveshje të keqe, prapëseprapë do të kishte qenë më mirë se tani. Ata do të kishin hequr dorë nga pak gjëra dhe të gjithë do të jetonin, dhe çdo ndërtesë do të ishte e ndërtuar, dhe çdo kullë do të jetonte edhe 2.000 vjet”, tha Trump.

Trumpi i bëri këto komente gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore, ndërkohë që Zelensky po merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, para vizitës në Uashington më 26 shtator, ku presidenti Joe Biden pritet të njoftojë për ndihmë të re për Ukrainën.

Trump shpesh ka pretenduar se Rusia nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën, nëse ai do të kishte qenë president i SHBA-së dhe se ai do t’i jepte fund luftës shpejt, nëse do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim të qartë se si do ta arrinte këtë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump akuzon Zelenskyn: Po merr miliardat, por po refuzon arritjen e marrëveshjes appeared first on Euronews Albania.

Fshehu në banesë qindra litra naftë kontrabandë, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

26 September 2024 at 09:35

Një 49-vjeçar në Elbasan është arrestuar në Flagrancë, pasi  gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti, qindra litra naftë. Kjo naftë dyshohet të jetë kontrabandë.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë goditur 1 rast të kontrabandës së mallrave.

Për këtë rast u arrestua në fragrancë shtetasi G. L., 49 vjeç, banues në Përrenjas, për veprat penale ”Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur qindra litra naftë e dyshuar e kontrabanduar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

The post Fshehu në banesë qindra litra naftë kontrabandë, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan appeared first on Euronews Albania.

Integrimi në BE/ Shqipëria ndahet nga RMV, në tetor do nisë “de facto” negociatat

26 September 2024 at 09:14

Rruga e pranimit të Shqipërisë në BE do të shkëputet nga ajo e Maqedonisë së Veriut, me grupet e para të negociatave që do të hapen zyrtarisht më 15 tetor, sipas një vendimi unanim të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të mërkurën (25 shtator), tha një zëdhënës për Euractiv.

Rruga e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE u shoqërua me fillimin e negociatave të nisura zyrtarisht në verën e vitit 2022. Megjithatë, për shkak të mosmarrëveshjeve midis Shkupit dhe Bullgarisë, hapja aktuale e kapitujve është shtyrë pa fund, duke ndikuar drejtpërdrejt në progresin e Tiranës.

Por tani, hapi i radhës pritet të bëhet nga Shqipëria në mes të tetorit në kuadër të konferencës ndërqeveritare dhe hapjes së “Cluster 1 – Fundamentals”.

Ky grup përfshin disa kapituj – Prokurimi, Statistikat, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria dhe kontrolli financiar.

Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë në përpjekjet e saj për të përmbushur kërkesat për të avancuar në rrugën e saj në BE, por është një pengesë për Maqedoninë e Veriut, e cila edhe një herë dështon të bëjë një hap vendimtar drejt anëtarësimit në BE, raporton gazetarja e Euronews Albania Alice Taylor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Integrimi në BE/ Shqipëria ndahet nga RMV, në tetor do nisë “de facto” negociatat appeared first on Euronews Albania.

Merr flakë në lëvizje makina te mbikalimi i Rinasit

26 September 2024 at 08:56

Me datë 26.09.2024, rreth orës 08:05, te mbikalimi i Rinasit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Volkswagen”, me drejtuese shtetasen A. K.

Sipas informacioneve të ardhura ng apolicia si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Merr flakë në lëvizje makina te mbikalimi i Rinasit appeared first on Euronews Albania.

FMN miraton një hua prej 7 miliardë dollarësh për Pakistanin

26 September 2024 at 07:20

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar një hua prej 7 miliardë dollarësh për Pakistanin.

Vendi duhet të marrë 1 miliard dollarët e parë të kredisë menjëherë, me balancën që do të paguhet gjatë tre viteve të ardhshme. Kryeministri Shehbaz Sharif e përshëndeti vendimin dhe falënderoi kryetaren e FMN-së, Kristalina Georgieva dhe ekipin e saj.

Pakistani ka marrë më shumë se 20 kredi nga FMN që nga viti 1958 dhe aktualisht është debitori i tij i pestë më i madh. Programi i ri “do të kërkojë politika dhe reforma të shëndosha” për të stabilizuar dhe ndihmuar që ekonomia të bëhet më elastike, tha FMN.

Kombi i Azisë Jugore është zotuar se do të ishte kredia e fundit nga huadhënësi ndërkombëtar. Si pjesë e marrëveshjes, Islamabad ra dakord për një sërë masash jopopullore, duke përfshirë rritjen e shumës së taksës që mbledh nga njerëzit dhe bizneset.

Vendi është mbështetur në kreditë e FMN-së për të përmbushur nevojat e tij për dekada dhe ka vazhduar të luftojë pas viteve të keqmenaxhimit financiar.

Vitin e kaluar, vendi ishte në prag të mospagimit të borxheve të tij dhe mezi kishte mjaftueshëm në valuta të huaja për të paguar një muaj importe.

The post FMN miraton një hua prej 7 miliardë dollarësh për Pakistanin appeared first on Euronews Albania.

Franca dhe SHBA synojnë një plan armëpushimi 21-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

26 September 2024 at 07:07

Kryediplomati francez tha të mërkurën se Parisi dhe Uashingtoni po punojnë mbi një propozim për një armëpushim 21-ditor çka do të mundësonte negociatat mbi konfliktin e përshkallëzuar mes Izraelit dhe Hezbollahut që ka lënë mbi 600 të vrarë në Liban gjatë ditëve të fundit.

Jean-Noël Barrot i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë një takimi mbi konfliktin, se propozimi do të publikohej së shpejti. “Ne po llogarisim që të dyja palët ta pranojnë atë pa vonesë”, tha ai.

Zoti Barrot tha se Franca dhe SHBA-të ishin konsultuar me palët lidhur me “parametrat përfundimtarë për një rrugëdalje diplomatike nga kjo krizë”, duke shtuar se “lufta nuk është e pashmangshme”.

Më herët të mërkurën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se qeveria amerikane ishte “angazhuar intensivisht me një numër partnerësh për të ulur tensionet në Liban dhe për të punuar për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi që do të kishte shumë përfitime për të gjitha palët”.

Zoti Blinken dhe këshilltarë të Presidentit Biden kanë zhvilluar takime me përfaqësues të vendeve të tjera për siguruar mbështetje për planin, ndërsa udhëheqësit botërorë takohen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, thanë disa zyrtarë amerikanë në kushte anonime.

Shtetet e Bashkuara shpresojnë se një armëpushim i tillë mund të çojë në një stabilitet afatgjatë në kufirin mes Izraelit dhe Libanit.

Shkëmbimet disa mujore të zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë detyruar largimin e dhjetëra mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre në të dy anët e kufirit. Sulmet e kësaj jave kanë shtuar frikën për një konflikt më të gjerë rajonal.

Këshilltari i Presidentit Biden për Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan dhe këshilltarët e lartë Brett McGurk dhe Amos Hochstein janë takuar në Nju Jork me aleatët amerikanë në Lindjen e Mesme dhe kanë qenë në kontakt me zyrtarët izraelitë lidhur me propozimin në fjalë, tha një nga zyrtarët amerikanë.

Një zyrtar izraelit tha në kushte anonime se Kryeministri Netanyahu është pajtuar lidhur me përpjekjet për arritjen e një marrëveshje të mundshme, por vetëm nëse ajo përfshin kthimin e popullsisë izraelite në shtëpitë e tyre. Po ashtu, një zyrtar libanez i cilësoi përpjekjet për ndalimin e luftimeve si shumë serioze.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Franca dhe SHBA synojnë një plan armëpushimi 21-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Një “mini-hënë” hyn në orbitën e Tokës, ja sa do qëndrojë

25 September 2024 at 14:27

Hëna do të ketë një shoqërues këtë javë pasi një asteroid  me përmasa sa një autobus dykatësh do të hyjë në orbitën e Tokës. Mysafiri i përkohshëm, i quajtur 2024 PT5, do të mbërrijë më 29 shtator dhe pritet të shoqërojë hënën për rreth dy muaj.

“Një mini-hënë është një objekt i vogël që rrotullohet rreth një trupi tjetër të sistemit diellor,” tha Daniel Brown, një profesor i asociuar në astronomi në Universitetin Nottingham Trent. Mund të jetë ose prej shkëmbi, i cili është një asteroid ose një përzierje shkëmbi, pluhuri dhe akulli, që është një kometë.

“Në secilin rast, ne duhet të mendojmë që këto të mos orbitojnë rreth nesh përgjithmonë, por për një kohë të shkurtër,” tha Dr Brown.

2024 PT5 u zbulua për herë të parë në gusht të vitit të kaluar, një ditë para se t’i afrohej Tokës në një distancë prej 568,500 km. I përket brezit asteroid Arjuna, një grup shkëmbinjsh hapësinorë në sistemin diellor që rrotullohen rreth Diellit. Dr Brown tha se mini-hëna do të rrotullohet rreth Tokës për 57 ditë përpara se përfundimisht të lëkundet nga tërheqja gravitacionale e planetit.

“Nuk ka asgjë shpërthyese apo dramatike që të largohet, thjesht ka shumë energji për t’u varur rreth nesh për një kohë të gjatë”, tha ai.

Edhe pse një vizitor i përkohshëm, shkencëtarët parashikojnë se “mini-hënda” do të rihyjë në orbitën tonë në vitin 2055.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Një “mini-hënë” hyn në orbitën e Tokës, ja sa do qëndrojë appeared first on Euronews Albania.

Sulmet në Gaza| Vriten 53 persona, mes tyre një grua shtatzënë dhe 5 fëmijët e saj

25 September 2024 at 14:01

Të paktën 53 palestinezë janë vrarë në të gjithë Gazën gjatë 24 orëve të fundit nga sulmet izraelite.

Numri i të vdekurve nga sulmet e Izraelit në Gaza që nga tetori i kaluar është rritur në 41.495, ndërkohë që 96,006 persona të tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Një sulm ajror izraelit në Deir el-Balah vrau një grua shtatzënë dhe katër fëmijët e saj, sipas zyrtarëve mjekësorë palestinezë në Spitalin Al-Aksa.

Greva e sotme goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve Bureij, tha spitali.

Të dhënat nga spitali treguan se gruaja 35-vjeçare ishte gjashtë muajshe shtatzënë, raportoi Associated Press. Katër fëmijët e saj ishin nga mosha tetë deri në 18 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmet në Gaza| Vriten 53 persona, mes tyre një grua shtatzënë dhe 5 fëmijët e saj appeared first on Euronews Albania.

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për marrëveshjen bërthamore

25 September 2024 at 13:32

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNGA) se Irani është i gatshëm për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes për armët bërthamore me Perëndimin dhe bëri thirrje për përfundimin e luftërave në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme përmes dialogut.

“Ne jemi të gatshëm të angazhohemi me pjesëtarët e JCPOA-s [Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit], nëse detyrimet nga JCPOA-ja zbatohet plotësisht dhe në mirëbesim. Dialogu për çështje të tjetra mund të pasojë”, tha Pezeshkian në fjalimin e tij të parë në takimin vjetor të UNGA-së, më 24 shtator.

Pezeshkiani, i cili u betua si president në korrik pasi u zgjodh pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi nga rrëzimi i helikopterit, ka thënë edhe më parë se Teherani është i hapur për të biseduar me Shtetet e Bashkuara për ta kthyer marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Presidenti Donald Trump në vitin 2018 e tërhoqi njëanshëm SHBA-në nga kjo marrëveshje, e cila ishte nënshkruar gjithashtu nga Kina, Franca, Rusia, Britania, Gjermania dhe Bashkimi Evropian. Trumpi vendosi pastaj sanksione të ashpra financiare kundër Teheranit.

Presidenti Joe Biden ka kërkuar rikthimin e marrëveshjes, por Uashingtoni dhe Teherani kanë pasur mospajtime rreth kushteve të saj.

Pezeshkiani tha se Irani shpreson se do të ketë lehtësim të sanksioneve, të cilat ai i quajti “armë shkatërruese dhe çnjerëzore të dizajnuara për ta gjymtuar ekonominë e një kombi.”

Ai bëri thirrje për një paradigmë të re globale që fokusohet në mundësitë “në vend që të jetë e fiksuar me kërcënimet e perceptuara”, duke thënë se ekziston mundësia për t’i tejkaluar kufizimet dhe për të hyrë në një epokë të re.

“Kjo epokë do të fillojë me njohjen e shqetësimeve të sigurisë së Iranit dhe bashkëpunimin mbi sfidat e ndërsjella”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për marrëveshjen bërthamore appeared first on Euronews Albania.

“Shteti Bektashi”, delegacioni i BE reagon për Euronews Albania

25 September 2024 at 13:07

Ideja e krijimit të një Shteti Sovran Bektashi në Shqipëri ka ngjallur reagime dhe debate të shumta në studiot mediatike. Për këtë ngjarje ka reaguar për Euronews Albania edhe Delegacioni i BE-së.

Në reagim thuhet se në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar por nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.

“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”,-thuhet në reagim.

The post “Shteti Bektashi”, delegacioni i BE reagon për Euronews Albania appeared first on Euronews Albania.

Papa bën thirrje për t’i dhënë fund luftimeve në Liban: Përshkallëzim i papranueshëm

25 September 2024 at 12:46

Papa Françesku ka kërkuar t’i jepet fund tensioneve në rritje në Liban, duke e quajtur përshkallëzimin “të papranueshëm”.

“Jam i pikëlluar nga lajmet që vijnë nga Libani, ku bombardimet intensive në ditët e fundit kanë shkaktuar shumë vdekje dhe shkatërrime”, tha Papa gjatë një auditori të rregullt në Vatikan.

“Shpresoj se komuniteti ndërkombëtar do të bëjë çdo përpjekje për të ndaluar këtë përshkallëzim të tmerrshëm. Është e papranueshme. Shpreh afërsinë time me popullin libanez, i cili tashmë ka vuajtur shumë në të kaluarën e afërt.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Papa bën thirrje për t’i dhënë fund luftimeve në Liban: Përshkallëzim i papranueshëm appeared first on Euronews Albania.

Studimi: Një në tre fëmijë vuajnë nga miopia

25 September 2024 at 12:38

Shikimi i fëmijëve po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Sipas një studimi të publikuar në BBC, një në tre fëmijë kanë vështirësi me shikimin ose janë të paaftë për t’i parë qartë gjërat në distancë, sugjeron një analizë globale.

Studiuesit thonë se karantinimi në kohën e Covid-it pati një ndikim negativ në shikim pasi fëmijët nisën të shpenzonin më shumë kohë në ekrane dhe më pak kohë jashtë. Miopia është një shqetësim global shëndetësor në rritje, i cili pritet të prekë miliona fëmijë të tjerë deri në vitin 2050, paralajmëron studimi.

Normat më të larta janë në Azi: 85% e fëmijëve në Japoni, 73%, në Korenë e Jugu dhe më shumë se 40% në Kinë dhe Rusi. Paraguai dhe Uganda, me rreth 1%, kishin disa nga nivelet më të ulëta të miopisë, me MB, Irlandë dhe SHBA të gjitha rreth 15%.

Studimi, i botuar në British Journal of Ophthalmology , shqyrtoi kërkimet që përfshinin më shumë se pesë milionë fëmijë dhe adoleshentë nga 50 vende në të gjashtë kontinentet.

Ndarja e numrit të tyre zbuloi se miopia u trefishua midis 1990 dhe 2023 duke u rritur në 36%.

Rritja ishte “veçanërisht e dukshme” pas pandemisë Covid, thonë studiuesit. Miopia zakonisht fillon gjatë viteve të shkollës fillore dhe tenton të përkeqësohet derisa syri të ndalojë së rrituri, rreth moshës 20 vjeç.

Ka faktorë që e bëjnë atë shumë më të mundshme dhe të jetosh në Azinë Lindore është një prej tyre.

Kjo varet gjithashtu nga gjenetika, tiparet që fëmijët trashëgojnë nga prindërit e tyre, por ka edhe faktorë të tjerë, si mosha veçanërisht e re (dy vjeç) që fëmijët e fillojnë arsimimin e tyre në vende si Singapori dhe Hong Kongu.

Kjo do të thotë se ata po shpenzojnë më shumë kohë duke u fokusuar në libra dhe ekrane me sytë e tyre gjatë viteve të tyre të hershme, gjë që tendos muskujt e syrit dhe mund të çojë në miopi, sugjeron hulumtimi.

Në Afrikë, ku shkollimi fillon në moshën gjashtë deri në tetë vjeç, miopia është shtatë herë më pak e zakonshme se në Azi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Studimi: Një në tre fëmijë vuajnë nga miopia appeared first on Euronews Albania.

❌
❌