Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

“Babale”, PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e çështjes

By: Java News
26 September 2024 at 23:03

Ervin Salianji ka deklaruar se Partia Demokratike do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme për falsifikim në lidhje me çështjen “Babale”. I ftuar në studion e “Opinion” në Tv Klan, Salianji thotë se hapja e hetimit ndaj tij, ka shamgur një dënim të ri për Geron apo Fatmir Xhafajn.

Klodiana Lala: Në momentin që ju bëtë denoncimin dhe nisi një hetim, a keni bërë hetime më të thelluara rreth këtij personazhi dhe a i qëndroni të njëjtës deklaratë që bëtë në gjykatë?

Ervin Salianji: I qëndroj 1 milion herë, do ta vazhdoj dhe pas. PD do të depozitojë kallëzim penal në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje, nesër ose të hënën.

Blendi Fevziu: PD do të depozitojë kallëzim në SPAK për falsifikimin e kësaj çështje?

Ervin Salianji: Po, nesër ose të hënën me të gjitha provat. Do të dorëzohet për Fatmir Xhafën për hetimin e pasurisë sepse si subjekt i ligjit anti-mafia, për shkak se ka vëllain e vet të dënuar, ai duhet të ishte hetuar deri më tani. Thelbi i kërij diskutimi është se hapja e hetimit ndaj meje, shmang nga një dënim të ri, Geron apo Fatmir Xhafajn.

U denoncua nga i biri se ishte zhdukur nga banesa, 92-vjeçari gjendet dhe shpëtohet në ujërat e lumit Osum

By: Java News
26 September 2024 at 22:57

Një 92-vjeçar është shpëtuar nga mbytja në lumin Osum, pasi është gjetur nga forcat e policisë pas denoncimit të djalit të të moshuarit, se i ati ishte zhdukur nga banesa.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Qemal Grëmshi. Efektivët e policisë të lidhur me litarë kanë hyrë në lumë dhe pasi kanë pikasur 92-vjeçarin që ishte në mes të rrymës, kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga lumi.

Operacioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta dhe pas nxjerrjen nga ujërat e Osumit, policia e ka transportuar të moshuarin drejt Spitalit Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas familjarëve, 92-vjeçari Qemal Grëmshi vuan nga skleroza.

Baton Haxhiu zbulon mesazhin që fshihet pas dënimit të Salianjit: Ai është viktima e parë

By: Java News
26 September 2024 at 22:53

Analisti Baton Haxhiu e konsideron dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit si “viktimën e parë të identitetit të PD-së”.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Haxhiu u shpreh se e shikon me problem vendimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas Baton Haxhiut, dënimi i Salianjit kërkon të përcjellë një mesazh duke vendosur një precedent.

“Salianji është viktima e parë e identetit të PD-së kohët e fundit. Shumë gjëra që kanë ndodhur në foltoret e PD-së kanë qenë problematike. Dhe ky model problematik i ndërtimit të rrëfimeve pa qenë, e ka viktimën e parë.

Kam problem vërtetë me vendimin e gjykatës. Në momentin para zgjedhjeve dëshirojnë të krijojnë precedent se tani e tutje duhet kujdes me ata që dalin në publik me deklarata të pavarefikuara dhe një disiplinim përmes Salianjit. Është një prej deputetëve që ka qenë eksponent dhe ka qenë njeri që ka denoncuar vazhdimisht. Ndonjëherë guximi i pakujdesshëm…”, u shpreh Baton Haxhiu.

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë me vendim të formës së prerë për çështjen “Babalja”.

Vendimi i Apelit për Ervin Salianjin, analisti: Një akt shpalljeje lufte! Duhen protesta serioze dhe rezistencë

By: Java News
26 September 2024 at 22:48

Drejtor i Komunikimit në PD, Alfred Lela, ka komentuar mbrëmjen e sotme, vendimin e Gjykatës së Apelit, sipas të cilit deputeti demokrat Ervin Salianji do të duhet të kalojë 1 vit në burg me akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Në emisionin “Open” në Neës24, Lela tha se është koha për protesta serioze, në kuptimin edhe të përmasave, edhe rezistencës dhe vijueshmërisë.

“Nuk mjaftojnë ato protestat që konsideron si shëtitje”, tha Lela. Ai tha se një anëtar i grupit parlamentar dënohet se ka denoncuar vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, dhe dënohet nga kunata e zv.Kryeministres së të njëjtës parti.

“Tani që po flas për Salianjin më kujtohet Gazment Bardhi, sepse me logjikën e përdorur nga Apeli, mund të dënohet edhe Bardhi, pra kemi një akt shpallje lufte. Opozitës nuk i mbeten përveç tjetër veç atyre të luftës”, tha Lela.

Ndër të tjera ai u shpreh se me këto vendime të Gjykatës janë të diktuara, dhe sipas tij, “Qeveria thotë mos guxoni të denonconi as vjedhjet, as abuzimet, as lidhjet me krimin”.

Vendimi i Apelit është konsideruar si politik nga opozita, ndërsa kreu demokrat, Sali Berisha, ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë së PD-së ,se do të ketë përballje dhëmb për dhëmbë dhe rezistencë në rrugë e sheshe.

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD pas dënimit të Salianjit, zbardhet vendimi: 6 tetori protestë kombëtare

By: Java News
26 September 2024 at 22:44

Ka përfunduar mbledhja e deputetëve të Partisë Demokratike në Kryesi, ku është vendosur edhe data e protestës.

PD ka njoftuar se do të dalin në protestë kombëtare më 6 tetor.

Demokratët u mblodhën mbrëmjen e sotme në selinë e PD pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila dënoi me një vit burg deputetin Ervin Salianji.

Tema kryesore e këtij takimi kanë qenë hapat e ardhshëm të opozitës pas dënimit të Salianjit. Deputetja Ina Zhupa theksoi nevojën për një protestë të pandalshme dhe të qëndrueshme, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri.

“E këshilluan të pranonte fajësinë që të përfitonte amnistinë, s’e pranoi për nderin e tij”, Curri: Salianji sot është lideri ‘de facto’ i opozitës

By: Java News
26 September 2024 at 22:39

Dënimi i deputetit Ervin Salianji me 1 vit burg nga Apeli po diskutohet këtë të enjte në emisionin Top Story në Top Channel.

Analisti Arjan Curri tha se të afërm dhe kolegë të tij e këshilluan Salianjin që të bënte një kleçkë juridike, të pranonte fajësinë para amnistisë dhe më pas të përfitonte.

Por ai nuk pranoi për shkak të nderit të tij, thekson Curri, ndërsa shton se me atë vendim do të dilte përjetësisht nga politika.

Curri: Për të njëjtin, gazetarin e dënon me shërbim prove politikanin e fut në burg se duhet të ishin të dy në burg ose duhet të ishin me dënime alternative. Ishin betuar eksponentë të maxhorancës që këtë do ta dënojmë dhe pikë, dënimi i tij ishte parashkruar.

Këtu ka një element… për shkak të njohjeve të mia di që Salianjin e kanë këshilluar edhe njerëz të afërt të tij për të bërë një lloj kleçkë juridike që ti shko dhe prano fajësinë, para se të kalonte amnistia, disa brenda PD-së por edhe eksponentë i thanë që shko prano fajësinë të marrësh dënimin që të të zërë amnistia dhe të shpëtosh, dhe për nderin e tij nuk e pranoi, mund të ishte një fitore e vogël, por do të ishte një humbje afatgjatë. Indi politik i Salianjit, ajo që e bën Salianj do ta zhbënte përfundimisht.

Këtë gjykata ta nxjerrë për disa vite nga politika, por me atë vendim do të dilte përjetësisht nga politika, për shkak të këtij dënimi ai është kryetari de facto i opozitës. Ai ka bërë disa kallëzime pse sa iu afrua vëllait të Xhafajt…sot është një ditë e zezë për demokracinë shqiptare, kujdes kur u afroheni vëllezërve të lartë tanëve. Është një mesazh për ne mos flisni më shumë seç duhet, mos flisni keq për vëllezërit tanë.

“Nuk e njoh frikën”, Salianji: Dënimi ndaj meje pa asnjë akuzë dhe fakt penal

By: Java News
26 September 2024 at 22:30

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan. Në nisje të fjalës së tij, Salianji ka thënë se nuk e njeh frikën dhe për këtë arsye është dënuar me burg.

Më tej ka shtuar se dënimi ndaj tij është medalja më e lartë që ka regjimi pa asnjë akuzë dhe pa fakt penal duke qenë se ka qenë një denoncim ndaj trafikantëve të drogës.

Blendi Fevziu: Salianji, mirëmbrëma, mirë se ke ardhur!

Ervin Salianji: Mirë se ju gjej!

Blendi Fevziu: Nuk dukesh i trembur shumë.

Ervin Salianji: E kam thënë, nuk e njoh frikën dhe ky dënimi për këtë ishte. Është një medalje më e larta që ka ky regjim pa asnjë akuzë dhe asnjë fakt penal. Denoncim ndaj trafikantëve të drogës./tvklan.al

Debatet brenda Kryesisë për aksionin opozitar, Gjekmarkaj: Jemi vakët me ndërkombëtarët

By: Java News
26 September 2024 at 22:26

Detaje të tjera janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e kryesisë së Partisë Demokratikë, ku mes të tjerash po diskutohet dhe rruga që opozita do të ndjekë për të kundërshtuar dënimin që ajo e quan politik të Ervin Salianjit.

Për Ina Zhupën, protestat duhet të jenë të pandalshme, me qëllimin e vetëm për të vrarë frikën e qytetarëve nga diktatura e Ramës.

“Protesta e pandalshme dhe të qëndrueshme është domosdoshmëri. Nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë. Frika mban diktaturat në këmbë dhe sot po mbillet frika te shqiptareve dhe ne kemi mision historik që ta vrasim frikën e qytetarëve, të jemi në krye të revoltës. S’kemi ç’e duam karrigen po nuk mbrojtëm kushtetutën, të drejtat themelore të qytetarëve”, u shpreh Zhupa.

Teksa Agron Gjekmarkaj sugjeroi që opozita duhet të bëjë më shumë për të bindur ndërkombëtarët se edhe drejtësia e re nuk po funksionon.

“Të bëjmë diçka simbolike që nesër, sepse po t’i bëhej PS kjo gjë kur ishte në opozitë do kishte reaguar gjithë faktori ndërkombëtar. Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët. Më shume se protesta, Ramës i dhemb kur reagojnë gazetat, shtypi, ndërkombëtarët. Ndaj ta përdorimin edhe këtë formë të rëndësishme. Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe me ndërkombëtarët se dënimi politik, dmth që nuk funksionon as kjo drejtësia e re”, u shpreh Gjekmarkaj. (A2 Televizion)

Një vit burg për Salianjin, Frrok Çupi: Rasti i parë i një politikani që dënohet për shpifje

By: Java News
26 September 2024 at 22:21

Gjykata e Apelit të përgjithshëm dënoi me 1 vit burg Deputetin e Partisë demokratike Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë.

Analisti Frrok Çupi në “Tirana Live”, në ABC News, u shpreh se ky është rasti i parë i një politikani që dënohet për shpifje në vendin tonë.

Gjatë intervistës në studio, analisti theksoi se shpifja ul dinjitetin e njeriut.

“Pritet që të shkojnë forcat e policisë dhe ta marrin për në burgun 313. Ajo që është evidente është se po ti shikosh të dënuarit e klasës politike prej 30 vitesh ky është rasti i dënuar për arsye se kanë poshtëruar individin dhe kjo është për t’u gëzuar sepse po merret në mbrojtje individi.

Dënimet e tjera janë bërë sepse kanë dëmtuar ekonominë apo shtetin, por ky dhe Zhulali janë dënuar sepse kanë shkelur individin.

Pra ka të bëjë me një shpifje kundër individit dhe shpifja ndaj individit sot është sa bombat e ’97, tha Çupi.

Salianji akuza direkte zyrtarëve të policisë: Paguan dëshmitarin mbi të cilin u dënova

By: Java News
26 September 2024 at 22:18

Pas dënimit të marrë sot nga Gjykata e Apelit me 1 vit për kallëzim të rremë, deputeti i PD-së Ervin Salianji ka ardhur në studion e emisionit Opinion në Tv Klan pasi ende nuk është ekzekutuar vendimi për ta dërguar në qeli.

Salianji u shpreh se ai është dënuar mbi bazën e dëshmive të Fredi Alizotit. Ky i fundit është personi që pretendohet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin me Albert Veliun (Babalja).

Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj 3 zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të policisë, se kanë paguar Fredi Alizotin dhe se ky i fundit është kontigjent policie.

“Fredi Alizoti, personazhi mbi dëshminë e të cilit unë jam dënuar sot, unë nuk i kam njohur kurrë as para as pas tani Fredi Alizotin, s’kam pasur kurrë takim. Të gjitha përgjimet tregojnë që Fredi Alizoti është paguar nga Ardi Veliu ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë, nga drejtori i Policisë Fier dhe Andon Marko ish-zv/drejtor i Policisë Fier, të tre këta i çojnë lekë. Ishte rekrutuar sepse ishte kontigjent i policisë, kishte 6 dënime.

Babalja ka qenë në PD me gazetarin Jetmir Olldashi. Kërkuan që nëse bëhet një investigim a do kishte mbështetje nga PD. Kanë kërkuar a do të kishte mbrojtje dhe denoncim nga PD. Nuk e kam njohur asnjëherë më parë Albert Veliun. Asnjë njeri i rrethit tim nuk e ka njohur kurrë. Përgjimin nuk e kanë sjellë te unë në fillim ata. Më thanë që do kemi një denoncim, tha jam në mllef me Agron Xhafajn për shkak se kur kam rënë në burg më ka lënë dhe ka braktisur dhe dua që t’i bëj këtë gjë. Këta kanë shkuar kanë gjetur drogë nëpër pleq, kanë gjetur drogë aty që ishte sheshit. Ditën që ka dalë ky denoncim Agron Xhafaj ka shkuar në burg.

Ka dalë Edi Rama ka thënë kam akt ekspertimin. E çuan te laboratori shtetëror në Itali, nuk ja u pranoi sepse zëri i marrë i Agron Xhafajt nuk ishte marrë në formën e duhur. Shkuan në një laborator privat anglez. Dëshmia e Fredi Alizotit është marrë parasysh, 3 dëshmitë tona nuk merren parasysh”, u shpreh Ervin Salianji.

“Zanafilla e historisë së Babales është Shërbimi Informativ”, Artan Hoxha jep detaje për akuzën ndaj Salianjit

By: Java News
26 September 2024 at 21:54

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke analizuar vendimin e sotëm e Gjykatës së Apelit, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, se kjo ngjarje ka ndodhur 6 vite më parë. Ai tha se në këtë histori zanafilla është Shërbimi Informativ. SHIK-un e drejtonte Visho Ajazi. Në kulmin e kësaj historie ai u bë ambasador. Regjistrimi që ka bërë Babalja është bërë me makinë të SHIK-ut.

“Kur një njeri përfundon në burg, qoftë edhe qytetar i thjeshtë, jo më deputet, politikan, personazh i rëndësishëm i opozitës, merr një vendim të tillë, sikur edhe vetëm dënimi, edhe me kusht do të ishte e rëndë, sepse do ti ndërpriste karrierën dhe do ta nxirrte nga loja, një personazh që është një drejtues qarku sot për PD.

Gjykata e Apelit e la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Është dënuar edhe një kolegu ynë, gazetari Olldashi, dënuar me 100 orë punë.

Pra është edhe gazetari brenda, ky nuk është një lajm i mirë për të gjithë ne. Sot ndodhemi para faktit të kryer, procesi ka zgjatur shumë ne apel. Kjo do të jetë seanca e dhjetë.

Se çfarë përfundimi do të kishte, e tha Rama në Kuvend, ku iu drejtua deputetit Bardhi dhe pastaj i dha përgjigje zoti Salianji.

Pak a shumë u duk sikur zoti Rama e dinte vendimin që do të merrej.

Flasim gjashtë vite pasi ka ndodhur ngjarja. Sot po merremi me pasojën.

Nga ajo kohë, ministri dha dorëheqjen. Vëllai vajti vullnetarisht në Itali, bëri burgun dhe u kthye. Pra kanë rrjedhur shumë ujra nga ajo kohë.

Aty ku u kap gjykata sot, nuk mendoj se kishte nevojë për një vendim kaq ekstrem. Kjo e bën më të rëndë këtë ditë.

Unë mendoj se zoti Salianji u bën punë të dyja palëve i burgosur. Opozita e bën hero, nga ana tjetër, kryeministrit i duhej një shembull se çfarë e gjen atë që guxon të merret me qeverisjen dhe problematikat që ka qeveria.

Çështja nuk është gjykuar nëse denoncimi i zotit Salianji është apo jo i vërtetë. Procesi ka kapur një moment, si është servirur regjistrimi në të cilin pretendohej se është vëllai i ministrit të brendshëm, në një aferë për trafikun e narkotikëve.

Agron Xhafaj ishte i dënuar dhe kishte historik të tillë, fillonte që nga vitet 2000. Ai kishte dënim në Itali, por Italia ka politikë penale, që nuk i aktivizojnë në kërkim ndërkombëtar.

Nuk e kanë çuar vendimin në Interpol.

Kishim të bënim me një ministër që zuri vendin e zotit Tahiri, i cili bëri disa operacione, që Rama e etiketoi “qëllon me gur çatinë e shtëpisë së vet”.

Në këtë histori zanafilla është Shërbimi Informativ. SHIK-un e drejtonte Visho Ajazi. Në kulmin e kësaj historie ai u bë ambasador. Regjistrimi që ka bërë Babalja është bërë me makinë të SHIK-ut.

SHISH ka ngritur dy grupe, një brenda në lokal dhe tjetri që e çoi Babalen te lokali. Këta që e cuan ndenjën jashtë.

Ai hyn, bën takimin dhe thotë takova Agron Xhafën. Ndërkohë çifti që ishte brenda pa që takoi Alizotin dhe jo Agron Xhafën.

Deri në këtë moment, nuk është Salianji këtu. Provën nuk e ka fabrikuar Salianji. Salianji hyn në lojë në momentin që ky regjistrimi, pasi e ndërpreu shërbimin, Babalja vete dhe gjen kanale për ta çuar te PD.

Pozita e Salianjit, sipas vendimit të gjykatës rëndohet te pjesa që ka marrë mbi një provë të paqenë, krijoi përshtjellimin.

Vëllai i Ministrit të Brendshëm u paraqit në burgun e Romës dhe bëri burgun.

Kur jepen vendime të Apelit, i pandehuri merret menjëherë, madje arrestohet edhe në sallë të gjyqit. Kur dënohesh nuk ke më imunitet”-tha Hoxha.

Dënimi i Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë edhe aeroportin

By: Java News
26 September 2024 at 21:45

Kryesia e PD është mbledhur në një takim urgjent, pasi Apeli konfirmoi dënimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji për kallëzim të rremë. Përpos sulmeve ndaj drejtësisë dhe gjyqtarëve që lanë në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg për Salianjin, Flamur Noka ka shkuar edhe më tej me skenarët e çmendur për të kundërshtuar vendimin e Apelit.

Burime për Shqiptarja.com brenda mbledhjes së Kryesisë, bëjnë me dije se sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka propozuar protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore. Çmenduria e Nokës shkon edhe më tej ndërsa propozon bllokim të aeroportit, porteve, si edhe të universiteteve.

Edhe Berisha, në fjalën e tij online, paralajmëroi protesta, duke thënë se Ramës do t’i përgjigjen dhëmbë për dhëmbë.

Salianji “shpërthen” para arrestimit: Gjyqtari del në SKY ECC, ndërsa tjetri “vret” për të vajtur në Gjykatën e Lartë

By: Java News
26 September 2024 at 21:41

Deputeti Ervin Salianji është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për vendimin, duke shpërthyer ndaj gjyqtarëve. Salianji tha se vendimi ndaj tij është politik, madje shtoi se këtë vendim e paralajmëroi Edi Rama në Kuvend.

Deputeti i PD pritet të arrestohet nga momenti në moment.

“Prokurori ngriti duart sot! Pasi kishin manipuluar të gjitha këto, bënë një gjë tjetër. Mungonte themeli i çështjes, duhet të kishte një pushim të kallëzimit për trafik droge që të niste hetim ndaj meje. E kapën që ky vendim nuk ishte fare. Si ka hyrë në dosje e falsifikuar?

Gjykatësja tha po ta tregoj hajde shife këtu. Po nuk kishte as vulë, as procesverbal, nuk e kanë sjellë as palët, as prokuroria. Këta u tërhoqën dhe erdhën sot, çfarë thanë? Thanë që dje, na e ka sjellë avokati i Geron Xhafajt me vulë të njomë këtë vendimin. Avokatët thanë ra procesi. Prokurori ngriti duart dhe tha e lë në çmim të gjykatës. Gjykata u tërhoq njëherë pastaj e futën në dosje gjyqësore dhe pas dy minutash dhanë vendimin.

Doli Rama sot tha, edhe pse e kishte dhënë vendimin para dy javësh, por ndërkohë të pret edhe ty tjetrit, pra për Bardhin,

Unë ku e kam bërë kallëzimin? Unë nuk kam bërë fare kallëzim. Ka dalë në portalin Bold të Jetmirin pastaj e kam marrë unë.

Në një shtet ligjor, ne bëjmë denoncimin, zotëria bënte procedurën me interpolin. Nuk donin ti bënin hetimin për trafikun e drogës.

Por do ti shihni në Sky ECC gjyqtari Artan Gjermeni i shkallës së parë. Ky mbyll Toyota Yarisin.

Gjyqtarët sot, Genti Shala, thotë se vret për të vajtur në Gjykatë të Lartë”, tha Salianji.

Dënimi i Salianjit/Zbardhen propozimet në Kryesinë e PD: Protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore dhe të porteve

By: Java News
26 September 2024 at 21:36

Në mbledhjen e Kryesisë e cila vijon me dyer të mbyllura, sekretari i PD, Famur Noka ka shprehur propozimet e tij.

“Protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve dhe uniuversiteteve”, tha Noka.

“Ose të qëndrojmë dhe të justifikojmë besimin e votuesve, ose ne nuk meritojmë të qëndrojmë në këtë karrige dhe të përfaqësojmë demokratët, detyra jonë është të ngrihemi, ky regjim nuk ndalet ndryshe”, tha Noka më parë, gjatë zhvillimit me dyer të hapura të mbledhjes.

Dënimi i Salianjit, Flutura Açka: Përgjegjësit e vërtetë, a kanë ndonjë katarsisis?

By: Java News
26 September 2024 at 21:27

Edhe Flutura Açka i është bashkuar demokratëve në mbështetje të Ervin Salianjit.

“Shtëpia jonë zakonisht sakrifikon më të mirin!

Ata, përgjegjësit e vërtetë, a kanë ndonjë katarsisis?

Hipokritët, të cilët as në foto nuk e fshehën dot n’fashën, më mirë të heshtin”, shkruan Açka.

Mero Baze: Për të gjithë ata që fajësojnë gjyqtaret guximtare të Salianjit (VIDEO)

By: Java News
26 September 2024 at 21:18

Botuesi i gazetes Tema, Mero Baze ka publikuar nje video ku shfaq vleresimet e Sali Berishes per dyshen e gjyqtareve qe denuan sot Ervin Salianji, duke i quajtur ato guximtare kunder regjimit te Edi Rames.

Duke ironizuar deklratat e sotme Baze shkruan:

“Për gjithë ata që fajësojnë gjyqtaret guximtare të Salianjit”.

VIDEO/Këngëtarja shqiptare mahnit me performancën e himnit amerikan, ndan foto me Messin

By: Java News
26 September 2024 at 21:09

Këngëtarja shqiptare, Enisa ka performuar himnin amerikan në stadium, derisa futbollisti i njohur, Lionel Messi gjendet prapa saj.

Ajo ka performuar himnin para ndeshjes mes Inter Miamit dhe New York Cityt, e cila u zhvillua në kuadër të Major League Soccer.

Enisa një moment nga kjo performancë e ka publikuar edhe në platformën “X”, duke theksuar qëndrimin e Messit pas saj. Më vonë ajo ka publikuar edhe foto me futbollistin ku shprehet se prej vitesh eshte fanse e tij dhe tashmë ka fatin të ndajë të njëjtin ambjent.

“Duke kënduar himnin kombëtar dhe Messi pas meje”, ka shkruar në një nga postimet këngëtarja e njohur.

Duhet të takohemi dhe të këndojmë përballë Messit!Jam fanse prej vitesh, çfarë është jeta!”, shkroi në mbishkrimin e postimit tjetër.

Singing the national anthem ft Messi right behind me ⚽ pic.twitter.com/JmmLBPKkPu

— ENISA (@IAmENISA) September 23, 2024

“Gaza nuk është më e banueshme”, presidenti palestinez thirrje perëndimit nga selia e OKB: Ndalni masakrën izraelite

By: Java News
26 September 2024 at 20:59

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka deklaruar se Izraeli e ka shkatërruar pothuajse tërësisht Gazën dhe se ajo nuk është më e banueshme.

Abbas u bëri thirrje liderëve botërorë që të “ndalojnë gjenocidin” dhe të ndalojnë dërgimin e armëve në Izrael.

“Kjo çmenduri nuk mund të vazhdojë. E gjithë bota është përgjegjëse për atë që po ndodh me popullin tonë”, tha ai.

Abbas, i cili është president i Autoritetit Palestinez dhe nuk përfaqëson Hamasin, tha gjithashtu se nuk do të lejojë që Izraeli të marrë një centimetër të Gazës.

Në vend të kësaj, ai tha se Autoriteti Palestinez, i cili ka vetëqeverisje të kufizuar në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, duhet të ushtrojë juridiksionin e tij të plotë në Gaza dhe të gjitha pikat kufitare, përfshirë Rafahun.

Fjalimi i tij erdhi në ditën kur Izraeli njoftoi se kishte siguruar një paketë ndihme prej 8.7 miliardë dollarësh nga SHBA për të mbështetur përpjekjet e saj të vazhdueshme ushtarake.

Paketa përfshin 3.5 miliardë dollarë për prokurimet thelbësore të kohës së luftës, të cilat tashmë janë marrë, dhe 5.2 miliardë dollarë të përcaktuara për sistemet e mbrojtjes ajrore, duke përfshirë sistemin antiraketë Iron Dome dhe një sistem të avancuar lazer.

Izraeli aktualisht po lufton në dy fronte, kundër grupit islamik palestinez Hamas në Gaza dhe lëvizjes Hezbollah të mbështetur nga Irani në Liban.

SHBA sanksionet të reja ndaj Rusisë, kompania e kriptomonedhave në shënjestër të Departamentit të Thesarit amerikan

By: Java News
26 September 2024 at 20:50

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj rusit, Sergey Ivanov dhe firmës së kriptomonedhës Cryptex, e cila është e bazuar në Shën Vincent dhe Grenadine, por që operon në Rusi, njoftoi Departamenti i Thesarit i SHBA.

Rrjeti i Zbatimit të Krimeve Financiare të Departamentit të Thesarit dyshon për shkëmbimin rus të kriptomonedhave PM2BTC, për pastrim parash.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtar mbeten të palëkundur në angazhimin tonë për të parandaluar që lehtësuesit e krimit kibernetik si PM2BTC dhe Cryptex të veprojnë pa u ndëshkuar,” tha Bradley Smith, ushtrues detyre i Nënsekretarit për Reagimin e Krimit Kibernetik të Ministrisë së Financave.

Departamenti i Shtetit të enjten (26/9) njoftoi shpërblime deri në 10 milionë dollarë për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e Ivanov dhe Timur Shakhmametov për përfshirje në krimin e organizuar transnacional.

Për më tepër, Departamenti i Shtetit po ofron një shpërblim deri në 1 milion dollarë për iata qw japin informacione që çojnë në identifikimin e drejtuesve të PM2BTC dhe blerjet e vjedhura me kartë krediti të PinPays dhe Joker’s Stash.

Ofendimet me bazë racore ndaj Vinicius, dënohet me 12 muaj burg tifozi

By: Java News
26 September 2024 at 20:39

Real Madrid ka njoftuar në një komunikim zyrtar se Gjykata e Majorkës ka vendosur për dënimin e tifozit, që ofendoi në bazë racore Vinicius, më 5 shkurt 2023. 12 muaj burg duhet të kryejë aktori në fjalë, teksa i ndalohet dhe për 3 vite hyrja në stadium.

Kujtojmë se ndeshja luhej mes Majorkës dhe Real Madrid. Majorka fitoi 1 me 0, por vëmendja shkoi e gjitha te thirrjet raciste në veçanti ndaj Vinicius.

Ky është dënimi i tretë me burg, që merret në muajt e fundit për shkak të ofendimeve ndaj lojtarëve të Realit.

❌
❌