Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

“Jo protestë kombëtare, radikalizim”, Noka tregon vendimin e Kryesisë së PD

26 September 2024 at 23:03

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka tha në një komunikim për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PD se 6 tetori është dita e parë e aksionit opozitar të vjeshtës.

Noka u shpreh se nuk bëhet fjalë për protestë kombëtare por për radikalizim me bllokim të akseve kryesore.

Ai theksoi se vendimi për burgosjen e deputetit Ervin Salianji është luftë e hapur që pushteti po i shpall opozitës, ndërsa nënvijëzoi se lufta e opozitës do të vijojë edhe në Parlament.

“PD ka vendosur që të përvijojë aksionin e saj, data 6 do të jetë dita e parë e aksionit opozitar të vjeshtës, nuk mund të rrimë duarkryq kur drejtësia e re vepron në shkelje të ligjeve, bëhet marionetë në duart e Ramës dhe regjimit. Nuk bëhet fjalë për protestë kombëtare, por për radikalizim, do jemi në terren në të gjitha akset. Qytetarët janë një hap para opozitës, janë të revoltuar, ky regjim do të rrënohet. Aksioni opozitar do të jetë edhe në parlament, nuk ka më paqe për Ramën dhe regjimin e tij”, tha Noka.

The post “Jo protestë kombëtare, radikalizim”, Noka tregon vendimin e Kryesisë së PD appeared first on Euronews Albania.

Avokati i Salianjit i bindur që ndërkombëtarët do reagojnë për dënimin e deputetit

26 September 2024 at 22:53

Redi Ramaj, avokati i Ervin Salianji u shpreh i bindur se e ndërkombëtarët do të reagojnë lidhur me vendimin e gjykatës për të dënuar me 1 vit burg deputetin e PD.

Në emisionin Now në Euronews Albania u shpreh se çështja e Salianjit është çështje politike pasi kallëzimi i rremë nuk është vepër penale e qenësishme.

“Do të shohim edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve për çështjen Salianji se ndërkombëtarët dhe ambasadat janë të informuara për çdo hap të çështjes së deputetit dhe pres të ketë reagim, duke parë edhe kuadrin  e diskutimit të reformës në drejtësi, është një çështje politike, kjo nuk është çështje e drejtësisë tërësisht. Kallëzimi i rremë nuk është vepër penale e qenësishme. Salianji nuk po akuzohet se është kapur në vjedhje apo korrupsion si pushtetar, nuk ka kryer vrasje nuk ka kryer trafik droge. Nuk ka një shtet të BE që të ketë dënuar dikë për kallëzim të rremë”, tha ai.

The post Avokati i Salianjit i bindur që ndërkombëtarët do reagojnë për dënimin e deputetit appeared first on Euronews Albania.

Kryesia e PD merr vendimin: Protesta e parë në 6 tetor

26 September 2024 at 22:43

PD mblodhi mbrëmjen e së enjtes kryesinë ku u diskutuan propozimet lidhur me hapat që do të ndërmarrë opozita pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha zbuloi se një nga vendimet e marra në mbledhjen e sotme është që protesta e parë e opozitës të mbahet në 6 tetor.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi sot vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ky vendim solli reagime të shumta nga të gjitha krahët e politikës. PD e cilësoi vendim politik dhe bëri thirrje për mosbindje civile, ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi një ditë të mirë për të vërtetën

The post Kryesia e PD merr vendimin: Protesta e parë në 6 tetor appeared first on Euronews Albania.

“Protesta të pandalshme e të qëndrueshme”, zbardhen diskutimet në kryesinë e PD

26 September 2024 at 22:20

PD ka mbledhur kryesinë ku po diskutohen propozimet lidhur me hapat që do të ndërmarrë opozita pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji. Gazetari i Euronews Abania, Ardit Hoxha ka mundur të zbardhë disa nga propozimet në mbledhjen që po zhvillohet me dyer të mbyllura. Deputetja Ina Zhupa mësohet të ketë kërkuar protesta të pandalshme dhe të qëndrueshme deri në arritjen e një qeverie teknike

“Protesta e pandalshme dhe të qëndrueshme është domosdoshmëri. Nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë. Frika mban diktaturat në këmbë dhe sot po mbillet frika te shqiptareve dhe ne kemi mision historik që ta vrasim frikën e qytetarëve, të jemi në krye të revoltës.

Këto fabrikime të tmerrshme, të ngjashme me të Enver Hoxhës janë thika mbi kokat e çdo shqiptari. Deputetët në ballë, në parlament, në rrugë. Ky dënim sot duke krijuar precedentin e parë në vend me burg për kallëzim të rremë tregon qartësisht arrogancën e pushtetit. Arroganca do përballje, do vendosmëri, do qëndresë pa kthim. S’kemi çe duam karrigen po nuk mbrojtëm kushtetutën, të drejtat themelore të qytetarëve.

Sot mesazhet kanë qenë pafund nga qytetarët, nuk duhet llogarisim shifrat që do jenë në protestën e parë e a të dytë por duhet llogarisim të jemi të parët në betejë dhe qytetarët do na bashkohen. Kjo shkon edhe me vendimin tonë politik për një qeveri teknike”, mësohet të jetë shprehur Zhupa.

Agron Gjekmarkaj ka kërkuar që reagimi në mënyrë simbolike i PD të nisë që nesër. Sipas tij nëse do t’i bëhej PS kjo gjë kur ishte ne opozite do kishte reaguar gjithë faktori ndërkombëtar.

“Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët, më shumë se protestë Ramës i dhemb kur reagojnë gazetat, shtypi, ndërkombëtaret. Ndaj ta përdorimin edhe këtë formë të rëndësishme.

Duhet ta bëjmë një përpjekje të madhe me ndërkombëtaret se dënimi politik, domethënë që nuk funksionon as kjo drejtësia e re”, është shprehur Gjekmarkaj.

 

 

The post “Protesta të pandalshme e të qëndrueshme”, zbardhen diskutimet në kryesinë e PD appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 26 September 2024Main stream

“Nuk ka më paqe për Ramën”/ Noka pas mbledhjes së Kryesisë: Do të bllokojmë rrugët kryesore

By: Ela
26 September 2024 at 23:05

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është prononcuar për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ku dha detajet e aksionit që do të ndjekë opozita pas dënimit të Ervin Salianjit. Noka tha se dita e parë e aksionit do të jetë 6 Tetori, ku sipas tij, nuk bëhet fjalë thjesht për […]

The post “Nuk ka më paqe për Ramën”/ Noka pas mbledhjes së Kryesisë: Do të bllokojmë rrugët kryesore appeared first on BoldNews.al.

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, më 6 tetor protestë kombëtare

By: Ela
26 September 2024 at 22:56

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur se do të zhvillojë një protestë kombëtare në datën 6 tetor. Vendimi u mor në përfundim të mbledhjes urgjente të zhvilluar mbrëmjen e sotme pas dënimit politik të deputetit të PD-së Ervin Salianji. Tema kryesore e mbledhjes urgjente kanë qenë hapat e ardhshëm të opozitës pas dënimit të Salianjit. […]

The post Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, më 6 tetor protestë kombëtare appeared first on BoldNews.al.

“Miti i drejtësisë së re ra si gur për të shtypur kokën e opozitës”, Gjekmarkaj: Të informojmë Brukselin

By: Ela
26 September 2024 at 22:52

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka propozuar që grupi parlamentar demokrat të shkojnë të gjithë në Bruksel, e t’i informojnë  për derexhenë ku ka rënë Shqipëria e dhunën politike ndaj lidershipit të opozitës. Gjekmarkaj shprehet se miti i drejtësisë së re ra si gur për të shtypur kokën e opozitës. “Të bëjmë diçka simbolike që […]

The post “Miti i drejtësisë së re ra si gur për të shtypur kokën e opozitës”, Gjekmarkaj: Të informojmë Brukselin appeared first on BoldNews.al.

“S’është dorëzuar pajisja origjinale e përgjimit”, Grida Duma përplaset me Vangjelin: Mos gënje

By: Ela
26 September 2024 at 22:42

Moderatorja Grida Duma dhe analisti Lorenc Vangjeli u përplasën në studion e Top Story, në një diskutim mbi deputetin e PD, Ervin Salianji, i cili u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit. Pjesë nga diskutimi: Vangjeli: Zëri në audiopërgjim ishte i dobët sepse nuk u dorëzua në asnjë moment në Prokurori pajisja […]

The post “S’është dorëzuar pajisja origjinale e përgjimit”, Grida Duma përplaset me Vangjelin: Mos gënje appeared first on BoldNews.al.

“Rama i interesuar që Salianji të dënohej”, Baçi: E tregon gjuha e tij

26 September 2024 at 21:57

Gazetari Agim Baçi tha në emisionin Now në Euronews Albania se kryeministri Edi Rama e tregoi me reagimin e tij se ishte i interesuar që Ervin Salianji të dënohej.

Baçi kujtoi se Rama ka qenë i pari që është angazhuar për këtë histori që kur është publikuar duke marrë përsipër edhe rolin e prokurorit.

“Për këdo që e mban mend këtë histori, atë natë është angazhuar kryeministri. Deklaroi në mënyrën më të çuditshme për ne të gjithë që ishte një agjenci e specializuar, mori përsipër rolin e prokurorit. Me çfarë tagri foli ditën e parë, ndërkohë që bashkë me ministrin e brendshëm u angazhua ta çonin në burg në Itali vetëm e vetëm që të mos ishte i pranishëm. Kjo e lidhur edhe me mënyrën e reagimit sot të Ramës e bën këtë kaq të lidhur politikisht nga fillimi në fund. Si kryeministër duhet të jetë shumë i kujdesshëm se ka përgjegjësi politike, gjuha e përdorur sot e ka tradhtuar, tregon sa i interesuar ka qenë ai që të merrej ky vendim”, tha Baçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rama i interesuar që Salianji të dënohej”, Baçi: E tregon gjuha e tij appeared first on Euronews Albania.

Bllokim rrugësh, portesh e aeroportesh, propozimi në kryesinë e PD për Salianjin

26 September 2024 at 21:29

Burime nga mbledhja e kryesisë së PD bëjnë me dije se është propozuar që të kalohet me radikalizim të protestave duke bllokuar rrugë, porte, aeroporte.

Protestat pritet të nisin brenda 10 ditëve të ardhshme.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi sot vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ky vendim solli reagime të shumta nga të gjitha krahët e politikës. PD e cilësoi vendim politik dhe bëri thirrje për mosbindje civile, ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi një ditë të mirë për të vërtetën.

The post Bllokim rrugësh, portesh e aeroportesh, propozimi në kryesinë e PD për Salianjin appeared first on Euronews Albania.

Senati amerikan heton lidhjet e zyrtarëve serbë e shqiptarë me projektet e Kushner

26 September 2024 at 21:16

Një hetim i Senatit Amerikan ka zbuluar detaje lidhur me projektin e kompanisë “Affinity Partner” të Jared Kushner, dhëndrit të ish -presidentit Trump, për të investuar në një resort luksoz në Sazan e Zvërnec si edhe në Serbi.

Hetimi i kreut të Komitetit të Financave në Senatin Amerikan, Ron Wyden, D-Ore i cili është në vazhdim tregon se ishin zyrtarë qeveritarë në Shqipëri dhe Serbi iu afruan firmës për partneritete të mundshme në marrëveshjet e pasurive të paluajtshme.

“Affinity i tregoi Komitetit se zyrtarë qeveritarë në Shqipëri dhe Serbi iu afruan firmës për partneritete të mundshme në marrëveshjet e pasurive të paluajtshme. (Affinity nuk bëri të ditur identitetin e atyre zyrtarëve shqiptarë dhe serbë.) Affinity konfirmoi gjithashtu se këto qeveri të huaja do të kenë kontroll të plotë mbi të gjitha vendimet në lidhje me lejet, taksat vendore dhe licencat e nevojshme që projektet të ecin përpara, duke u dhënë atyre kontroll të konsiderueshëm mbi një investim fitimprurës të familjes Trump.

Affinity konfirmoi se një projekt i ardhshëm i Beogradit, në vendin e një ish-bombardimi të NATO-s, do të përfshijë një muze që është përshkruar si një monument për “viktimat e agresionit të NATO-s”.

Affinity konfirmoi se investitorët e saj mund të rinegociojnë marrëveshjet e tyre të investimeve ose të tërheqin të gjitha fondet e tyre pasi periudha e tyre fillestare pesëvjeçare e investimit të përfundojë në gusht 2026, në mes të një mandati të dytë të mundshëm të Trump në detyrë. Kjo do t’u jepte qeverive dhe subjekteve të huaja një ndikim të pazakontë mbi financat e familjes së presidentit në detyrë, në rast se ai zgjidhet, edhe përtej ndikimit që ata patën dhe ushtronin në mandatin e tij të parë”, thuhet mes të tjerash në hetimin e sentit.

Disa pika kryesore të hetimit përfshijnë:

– Affinity ngarkon Fondit Publik të Investimeve të Arabisë Saudite një tarifë vjetore prej 1.25% mbi 2 miliardë dollarë, dhe deri në 2% për investitorët e tjerë.

– Firma nuk ka prodhuar kthim nga investimet deri në korrik 2024, pavarësisht tarifave të larta.

– Ka varësi të madhe nga qeveritë e huaja, si Shqipëria dhe Serbia, për projekte të pasurive të paluajtshme, duke u dhënë atyre kontroll mbi vendime të rëndësishme.

– Një projekt në Beograd përfshin një muze për “viktimat e agresionit të NATO-s”.

– Investitorët e huaj mund të tërheqin fondet e tyre në vitin 2026, duke ndikuar në financat e familjes Trump.

– Lidhjet me qeveritë e huaja sugjerojnë se Affinity mund të jetë një skemë për të anashkaluar ligjet amerikane si FARA.

 

 

 

The post Senati amerikan heton lidhjet e zyrtarëve serbë e shqiptarë me projektet e Kushner appeared first on Euronews Albania.

Të paktën 11 të vrarë pas një sulmi izraelit në Gazë

26 September 2024 at 21:01

Një sulm ajror izraelit goditi një shkollë, ku po strehoheshin mijëra palestinezë të zhvendosur në veri të Gazës, duke vrarë të paktën 11 persona dhe duke lënë të plagosur 22 të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë, tha Ministria e Shëndetësisë në këtë territor.

Ushtria izraelite konfirmoi se ka goditur një shkollë në kampin e refugjatëve Xhabalia, duke thënë se po shënjestronte luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që gjendeshin brenda, dhe të cilët, sipas ushtrisë, po planifikonin sulme kundër trupave izraelite. Ky pretendim i Izraelit nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë nuk ofroi detaje sesa gra dhe fëmijë ishin në mesin e të vrarëve.

Forcat izraelite vazhdimisht kanë sulmuar shkolla, duke thënë se luftëtarët e Hamasit i përdorin këto objekte si “qendra komanduese” për të planifikuar sulme. Ushtria thotë se përdor armë precize për të shmangur viktima në mesin e civilëve.

Dhjetëra mijëra palestinezë po jetojnë nëpër shkolla në mbarë Gazën pasi janë larguar për shkak të bombardimeve dhe ofensivës izraelite. Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 1.9 milion nga 2.4 milionë banorët e Gazës janë të zhvendosur nga lufta, që nisi pothuajse një vit më parë.

Në qytetin jugor të Han Junisit, autoritetet varrosën në një varrezë masive trupat e 88 palestinezëve që Izraeli ktheu në Rripin e Gazës një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë dënoi atë që e cilësoi si mënyrë “çnjerëzore dhe të pamoralshme” të trajtimit të trupave nga Izraeli, duke thënë se trupat u sollën të ngarkuar në një kamion, pa asnjë informacion lidhur me identitetin e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të paktën 11 të vrarë pas një sulmi izraelit në Gazë appeared first on Euronews Albania.

Serbët nesër protestojnë në Zubin Potok

26 September 2024 at 20:34

Serbët e veriut kanë paralajmëruar një protestë gjithë popullore për ditën e premte, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it nga veriu.

Sipas këtyre burimeve, protesta do të mbahet para stacionit të policisë në Zubin Potok dhe do të fillojë nga ora 11:00. Shkas për protestë përmendet “pakënaqësia” e qytetarëve serbë me veprimet e Policisë së Kosovës.

Nuk dihet se kush qëndron prapa organizimit të kësaj proteste, përveçse thuhet se kjo do të ndodhë nën organizimin e qytetarëve serbë të veriut.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë vendosur sot pllaka betoni mbi urën e Bërnjakut për të ngritur nivelin e sigurisë ndaj kontrabandës për automjetet që qarkullojnë në këtë drejtim, ndërsa qarkullimi i kamionëve nuk do të lejohet.

 

The post Serbët nesër protestojnë në Zubin Potok appeared first on Euronews Albania.

PD mbledh kryesinë, Ervin Salianji mbërrin në selinë blu

26 September 2024 at 20:06

Partia Demokratike ashtu siç kishte paralajmëruar ka mbledhur mbrëmjen e së mërkurës Kryesinë ku do të diskutohet lidhur me hapat që do të marrë opozita pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Ky i fundit ka mbërritur rreth orës 20:00 në selinë blu.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi sot vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ky vendim solli reagime të shumta nga të gjitha krahët e politikës. PD e cilësoi vendim politik dhe bëri thirrje për mosbindje civile, ndërsa kryeministri Edi Rama e cilësoi një ditë të mirë për të vërtetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post PD mbledh kryesinë, Ervin Salianji mbërrin në selinë blu appeared first on Euronews Albania.

“Gjyqtarja, kunata e motrës së Ballukut”, Salianji: Ish-ministri Xhafa e mbrojti nga shkarkimi

By: Ela
26 September 2024 at 21:57

Deputeti Ervin Salianji ka hedhur akuza në drejtim të trupës së gjyqtarëve që morën vendimin politik për dënimin e tij me burg, pasi denoncoi publikisht Geron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për narko-trafik. Salianji tha se avokati i tij ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati, e cila është kunata e motrës […]

The post “Gjyqtarja, kunata e motrës së Ballukut”, Salianji: Ish-ministri Xhafa e mbrojti nga shkarkimi appeared first on BoldNews.al.

Zbardhen propozimet në Kryesinë e PD: Protesta në çdo qark, bllokim i akseve rrugore dhe porteve

By: Ela
26 September 2024 at 21:44

Në mbledhjen urgjente të Kryesisë së PD e cila vijon me dyer të mbyllura, Famur Noka ka shprehur propozimet e tij. Pas vendimit të Apelit për dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg për akuzën kallëzim i rremë, Noka tha se duhet të zhvillohen protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të porteve dhe […]

The post Zbardhen propozimet në Kryesinë e PD: Protesta në çdo qark, bllokim i akseve rrugore dhe porteve appeared first on BoldNews.al.

Salianji pas dënimit politik: Do shkoj vetë në polici nesër

By: Ela
26 September 2024 at 21:22

Deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se vendimi politik i dhene ndaj tij me urdher te Edi Rames, do të zbatohet menjëherë. Salianji tregon se policia nesër do të zbatojë vendimin e prokurorisë për ndalimin e tij, por ai shton se do të shkojë vetë në polici. “Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është […]

The post Salianji pas dënimit politik: Do shkoj vetë në polici nesër appeared first on BoldNews.al.

Trump: Ukraina duhej t’i kishte bërë lëshime Rusisë

26 September 2024 at 19:50

Ish-presidenti amerikan Donald Trump u shpreh me një gjuhë të zymtë dhe të trishtuar të mërkurën për Ukrainën, duke iu referuar popullit të saj si “të vdekur” dhe vetë shteti si “të shkatërruar”. Komentet e tij bënë që të shtohen më tej dyshimet se sa shumë lëshime do të jetë ai i gatshëm të bëjë, nëse zgjidhet

Trump argumentoi se Ukraina duhej t’i kishte bërë lëshime Presidentit rus Vladimir Putin në muajt para sulmit të Rusisë në shkurt të vitit 2022, duke shtuar se edhe “marrëveshja më e keqe do të ishte më e mirë se gjendja aktuale.”

Trump, i cili prej një kohe të gjatë i ka kritikuar ndihmat amerikane për Ukrainën, shpesh thotë se Rusia kurrë nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën nëse ai do kishte qënë president dhe se ai do t’i jepte fund luftës nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Por ai rrallë herë ka diskutuar për konfliktin me detaje të këtilla.

Komentet e tij, në një aktivitet në Karolinën e Veriut ku ai supozohej të mbante një fjalim për ekonominë, erdhën pas një debati gjatë këtij muaji kur ai refuzoi të thoshte nëse ai dëshiron që Ukraina ta fitojë luftën. Të martën, Trump foli me tone pozitive për aftësinë e Rusisë dhe të paraardhëses së saj, Bashkimit Sovjetik, duke thënë se ata kanë përvojë në luftra.

Ish presidenti republikan, i njohur për përdorimin e fjalëve të rënda ndaj kritikëve të tij, i filloi denoncimet ndaj Ukrainës duke iu referuar kritikave të bëra së fundmi nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndaj tij dhe kandidatit të tij për nënpresident, JD Vance.

Presidenti Zelenskyy, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara këtë javë për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i tha revistës New Yorker se Vance është “shumë radikal”, për shkak të propozimit të tij që Ukraina të heqë dorë nga territoret nën kontrollin rus, ndërsa për Trump u shpreh se “në të vërtetë ai nuk e di se si ta ndalojë luftën, edhe nëse mendon se di ta bëjë një gjë të tillë”.

“Këtë çështje duhet ta diskutojmë shpejt ngaqë presidenti i Ukrainës është në vendin tonë dhe ai po bën goditje të ulëta ndaj presidentit tuaj të preferuar, ndaj meje”, deklaroi Trump.

Trump e përshkroi Ukrainën si një shtet gërmadhë përtej kryeqytetit të saj Kievit, me ushtarë të pamjaftueshëm dhe që po humbet popullatën për shkak të vdekjeve të shkaktuara nga lufta dhe që po largohen për në shtetet fqinje. Ai vuri në pikëpyetje nëse ky shtet ka ndonjë gjë për të ofruar për të negociuar fundin e luftës.

“Çfarëdo marrëveshje – edhe marrëveshja më e keqe – do të ishte më e mirë se gjendja aktuale”, deklaroi Trump. “Edhe sikur të bënin një marrëveshje të keqe do të ishte më mirë. Do të kishin hequr pak dorë nga ndonjë gjë dhe të gjithë do të jetonin, banesat do të ndërtoheshin dhe godinat do të ekzistonte edhe për 2,000 vjet të tjera”, shtoi ai.

“Çfarë marrëveshje mund të bëhet? Është një vend i shkatërruar”, shtoi ai. “Njerëzit kanë vdekur. Shteti është shndërruar në gërmadhë”.

Presidenti ukrainas Zelenskyy po përpiqet të fitojë përkrahjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj një plani që ai e quan plan për ta fituar luftën, që pritet të përfshijë një kërkesë për të përdorur armët e Perëndimit me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektivat ruse.

Ndërkohë që Ukraina i ka tejkaluar pritshmëritë, duke i rezistuar Rusisë, forcat modeste ukrainase, krahasuar me forcat ruse, po përballen me beteja të vështira në pjesën lindore të vendit, kundër njërës prej ushtrive më të fuqishme të botës. Ukraina ka humbur një të pestën e territorit të saj dhe dhjetëra mijëra njerëz të vrarë në luftë.

Trump fajësoi Presidentin Joe Biden dhe Nënpresidenten Kamala Harris, rivalen e tij në zgjedhjet e nëntorit, për konfliktin. Ai tha se Presidenti Biden “e nxiti atë” duke u zotuar se do ta ndihmonte Ukrainën të mbrohej në vend që t’i bënte trysni që t’i jepte territore Rusisë.

“Biden dhe Kamala e lejuan këtë të ndodhte duke ushqyer Zelenskin me fonde dhe armatime të pashembullta”, tha Trump.

Po ashtu, Trump nuk e kundërshtoi logjikën e Presidentit rus Putin për sulmin ndaj Ukrainës, duke sugjeruar se zoti Putin nuk do ta kishte nisur luftën sikur Trump të kishte qenë president. Për Putin, ai tha se “ai nuk është një engjëll”.

 

The post Trump: Ukraina duhej t’i kishte bërë lëshime Rusisë appeared first on Euronews Albania.

KFOR dhe Ushtria e Serbisë me patrullim të përbashkët në kufirin Kosovë-Serbi

26 September 2024 at 19:43

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe Ushtria e Serbisë kanë kryer një patrullë të sinkronizuar në dy anët e kufirit të Kosovës me Serbinë, pranë komunës së Podujevës.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur sigurinë afatgjatë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal”, u tha në njoftimin e KFOR-it.

Ndërkaq, në një njoftim të ndarë, Ministria serbe e Mbrojtjes tha se është kryer një patrullë e përbashkët në zonën, që tha se është përgjegjësi e bazës ushtarake Shushnjak, afër Kurshumlisë, shkruan REL.

“Janë ndarë informacione për situatën në terren dhe janë mbledhur të dhëna të rëndësishme për zbatimin e detyrave në të ardhmen”, u tha në njoftimin e ministrisë serbe më 26 shtator.

Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e quan kufirin me Kosovën vijë administrative. Ministria serbe e Mbrojtjes tha po ashtu se ushtria serbe vazhdimisht bashkëpunon me KFOR-in në Zonën e Sigurisë Tokësore.

Zona e Sigurisë Tokësore mes Kosovës dhe Serbisë është prej 5 kilometrash dhe është përcaktuar në Marrëveshjen Teknike të Kumanovës.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.

Marrëveshja është pasuar nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndryshe, KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX.

Misioni i NATO-s në Kosovë po ashtu është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post KFOR dhe Ushtria e Serbisë me patrullim të përbashkët në kufirin Kosovë-Serbi appeared first on Euronews Albania.

Avokati i Salianjit: Nuk arrestohet dot pa u zbardhur vendimi, duhen deri 3 muaj

26 September 2024 at 19:06

Redi Ramaj, avokati i deputetit Ervin Salianji tha në emisionin People në Euronews Albania se ky i fundit nuk mund të arrestohet deri sa të zbardhet vendimi i gjykatës që mund të marrë nga 1-3 muaj kohë.

Ramaj u shpreh se klienti i tij do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të bërë rekurs në gjykatë të lartë për këtë vendim.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit sot duhet të zbardhet, të kalojë nëpërmjet Prokurorisë me anë të ekzekutimit mbasi të zbardhet i plotë dhe më pas të ekzekutohet nga policia e shtetit. Duhet zbardhur vendimi një herë, që kërkon shumë kohë për t’u bërë, që mund të shkojë nga 1 muaj deri në 3 muaj dhe Salianji do ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të shkuar në Gjykatë të Lartë me anë të rekursit në mënyrë që të ketë mundësi të pezullojë këtë vendim”, tha avokati.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi sot vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Avokati i Salianjit: Nuk arrestohet dot pa u zbardhur vendimi, duhen deri 3 muaj appeared first on Euronews Albania.

❌
❌