Lubonja: Çështja “Salianji” është dështim i drejtësisë
Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se vëllai i Fatmir Xhafajt e quan çështjen “Salianji” një dështim të drejtësië. Sipas tij vëllai i Xhafajt duhej të hetohej për pretendimet se vijonte të trafikonte drogë ndërsa në krahun tjetër duhej të zbardheshin deri në fund pretendimet se Salianji kishte manipuluar çështjen. Lubonja tha se pas këtij vendimi i bie që të gjithë jemi në rrezik.
“Pse besoj unë që këtu kemi të bëjmë me një rrezik. Në fillim doli e pabesueshme alibia e Ramës pasi nuk doli asgjë në laborator për audion. E dytja, atë vëllanë e Xhafës, në vend që kjo prokuroria që ishte Arta Marku atëherë, ta mbante për ta hetuar dhe t’ja shohim dhe zërin si e ka, me vrap e çuan në Itali, Xhafa me Ramën. Nëse ai vazhdonte të kalonte drogën ai duhet të mbahej për t’u hetuar. E treta është që ky ishte trafikant dhe ishte i mbrojtur nga Xhafa pasi qëndronte këtu dhe jo në Itali.
Më duket shumë e vështirë që duke qenë në opozitë në ato kushte, më duket e vështirë që ky Salianji shkon dhe gjen një njeri krejtësisht të dyshimtë për të bërë këtë inskenim. Të paktën do të gjente një njeri të sigurt.
Ka dhe një anë tjetër. Nëse kjo që Salianji e ka inskenuar është e vërtetë, 1 vit burg është shumë pak. Është shumë më e rëndë. Ndaj them se duhet të kishte një hetim të plotë në të dyja anët, edhe nëse ai vijonte trafiqet edhe nëse ky e ka manipuluar.
Por kur shikoj prokurorë, policë, të angazhuar në një makinacion, atëherë këtu jemi përpara një regjimi të rrezikshëm. Ai ka mbrojtur të vëllanë, pastaj bën një gjë tjetër, fut një tjetër në burg, fut gjykatat në lojë. Kjo është e tmerrshme. Jemi në një regjim. Është një dështim i drejtësisë”, – tha Lubonja në emisionin Open në News 24, duke paralajmëruar se ky regjim do të bjerë dhe bashkë me të do të bjerë edhe drejtësia. ©LAPSI.al
The post Lubonja: Çështja “Salianji” është dështim i drejtësisë appeared first on Lapsi.al.