Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

U dënua me 1 vit burg, nesër pritet ekzekutimi i vendimit për Ervin Salianjin

By: rom ario
26 September 2024 at 19:15

Ditën e nesërme pritet ekzekutimi i vendimit për dënimin e deputetit të PD-së, Ervin Salianjit, me 1 vit burg.

Nesër në mëngjes do t’i caktohet çështja me short prokurorit të ekzekutimeve dhe më pas ai do të bëjë procedurën sipas afateve ligjore.

Gjykata e Apelit ditën e sotme la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin e Salianjit me 1 vit burg për dosjen ‘Babale’.

Dënimi i deputetit Ervin Salianji e ka zanafillën në vitin 2018, kur nxori një audiopërgjim, me të cilin godiste vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge. Por, ky kallëzim, rezultoi të ishte një farsë, për të cilin deputeti dhe 4 emrat e tjerë që u përfshinë, morën dënime nga gjykata.

Pranverën e vitit 2018, Partia Demokratike botoi 2 audioregjistrime, në të cilat dëgjohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara, por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, ishte Fredi Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin për shpërblime që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”.

Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës, por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Në këtë histori, deputeti Ervin Salianji ka dalë me pretendime, akuza dhe kallëzime për të faktuar një aktivitet kriminal që kryhej nga vëllai i një ministri.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin, i cili rezultoi të ishte një inskenim e bashkë më të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetëri Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.

Ndonëse u dënua me burg, Salianji nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie, ndërsa mëkatin e një skenari që e përndoqi për 6 vjet, tashmë do ta shlyejë përfundimisht me 1 vit burg, duke nisur nga dita kur imunteti i tij të bjerë në këshillin e mandateve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U dënua me 1 vit burg, nesër pritet ekzekutimi i vendimit për Ervin Salianjin appeared first on Euronews Albania.

Dënimi me 1 vit burg i Salianjit/ Bardhi: Gjyqtari bëri pazar, ta harrojë se do të shkojë në Gjykatën e Lartë

By: V K
26 September 2024 at 14:32

Vendimi për të dënuar Ervin Salianjin, në Gjykatën e Apelit, u prit me tensione, teksa kolegët e tij deputetë hodhën akuza drejt gjykatës.

Gazment Bardhi, akuzoi gjyqtarin e çështjes se bëri Pazar.

“Se do shkojë Gent Çala në Gjykatë të Lartë, kupton? Dhe mendon se do e mbështesë Fatmir Xhafa. Kjo është vendimmarrja e Gjykatës së Apelit. Merr dy dëshmitarë të rremë si gjyqet politike, dëno deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë. Ta harrojë që do të shkojë në gjykatë të lartë, ai dhe në tjerët”, tha Bardhi.

The post Dënimi me 1 vit burg i Salianjit/ Bardhi: Gjyqtari bëri pazar, ta harrojë se do të shkojë në Gjykatën e Lartë appeared first on Albeu.com.

Apeli lë në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg, Salianji: S’dorëzohem, fushatën për zgjedhjet do ta bëj edhe nga qelia

By: V K
26 September 2024 at 14:01

Pas lënies në fuqi të dënimit me një vit burg nga Apeli i Posaçëm lidhur me dosjen “Babale”, deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar menjëherë.

Në fjalën e tij për mediat, Salianji tha se është i pari i burgosur politik në 34 vite.

“Do të marrim të gjitha masat për shkallët e mëtejshme. Do të jem në dispozicion e do ta bëj me qef e kur të duan këta. E gjitha kjo bëhet para zgjedhjeve. Jam në dispozicion për bandat. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, u shpreh ai.

The post Apeli lë në fuqi vendimin për dënimin me 1 vit burg, Salianji: S’dorëzohem, fushatën për zgjedhjet do ta bëj edhe nga qelia appeared first on Albeu.com.

Dënimi me 1 vit burg i Salianjit, zbardhen detaje nga mbledhja e Grupit të PD

By: rom ario
26 September 2024 at 15:29

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, fill pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e deputetit Ervin Salianji më 1 vit burg.

Gjatë mbledhjes u diskutua rreth aksionit të opozitës pas këtij vendimi për Salianjin.

Vendimet e marra në mbledhjen e Grupit të PD-së do të diskutohen dhe miratohen në mbledhjen e Kryesisë që pritet të mbahet pasditen e sotme.

Gazetari Ardit Hoxha tha se me këtë vendim Salianjit jo vetëm që pritet t’i ndërpritet menjëherë mandati, por edhe rrezikon që të mos jetë deputet në legjislaturën 2025-2029.

“Jemi në pritje të vendimeve që do të dalë nga kjo mbledhje e paparashikuar e organizuar nga Bardhi dhe të tjerët fill pas vendimit për Salianjin. Pritet për t’u parë vendimmarrja apo qasja që do të ketë grupi parlamentar me Parlamentin në muajt në vijim, pas këtij dënimi ndaj Salianjit.

Ajo që mund të themi është se në të gjitha hapësirën përreth PD ka një prani të shtuar qoftë të drejtuesve e funksionarëve të lartë, por edhe të qytetarëve të thjeshtë. Për një pjesë të madhe ndoshta ka qenë i pritshëm një dënim për Salianjin, që t’i hiqte atij mandatin aktual, por jo me dënim dhe pengimin e tij për kandidimin në zgjedhjet e 2025.

Atij jo vetëm i ndërpritet menjëherë mandati i deputetit, por edhe i pamundësohet garimi në zgjedhjet e ardhshme dhe aktiviteti normal politik deri në shlyerjen e dënimit me 1 vit burg. Pra mund të mos jetë më deputet në 2025-2029. Duket si një goditje e fortë për Salianjin, i cili është parë si një figurë e rëndësishme në PD”, tha Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dënimi me 1 vit burg i Salianjit, zbardhen detaje nga mbledhja e Grupit të PD appeared first on Euronews Albania.

❌
❌