Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Hidroregjioni Jugor” gjatë kësaj jave ka identifikuar dhe shkyçur 29 lidhje ilegale

20 September 2024 at 17:27

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ekipet e saj brenda kësaj jave kanë identifikuar 29 lidhje ilegale në lagjet e fshatrat e Prizrenit.

“Identifikohen dhe shkyçen nga rrjeti 29 lidhje ilegale nga konsumatorët e papërgjegjshëm në këto zona: Rr. Bajram Curri – 14 lidhje ilegale; Rr. Xhevat Berisha – 3 lidhje ilegale; Rr. Fehmi Ladrovci – 1 lidhje ilegale; Rr. Nëna Terezë – 1 lidhje ilegale; Rr. Flamuri – 1 lidhje ilegale; Rr. Drini – 1 lidhje ilegale; Fshati Kobaj – 1 lidhje ilegale; Fshati Gurishte – 4 lidhje ilegale; Rr. Beteja e Pashtrikut – 3 lidhje Ilegale; Rr. Xhemil Fluku – 1 dëmtim i blombës”, shkruan në njoftimin e kësaj kompanie, raporton Telegrafi.

Aksioni për identifikimin e lidhjeve ilegale, sipas KRU “Hidroregjioni Jugor”, do të vazhdojë edhe në ditëve në vijim.

Javën e shkuar ekipet e inspektoratit të KRU “Hidroregjionit Jugor” patën identifikuar 25 lidhje ilegale. /Telegrafi/

 

The post “Hidroregjioni Jugor” gjatë kësaj jave ka identifikuar dhe shkyçur 29 lidhje ilegale appeared first on Telegrafi.

❌
❌