Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Coppa Italia/ Fitojnë Monza e Napoli, “Blutë” e Conte spektakël me “manita” ndaj Palermo

26 September 2024 at 23:50

Janë plotësuar tashmë të gjitha sfidat e raundit të 1/8-ve, të Coppa Italia, me dy sfidat e fundit të raundit paraardhës, Monza-Brescia e Napoli-Palermo që u zhvilluan gjatë kësaj të enjteje.

Kështu, në “Brianteo”, Monza mposhti me rezultatin e thellë, 3-1, duke u rikthyer te rezultatet pozitive për këtë sezon.

Të gjithë golat e vendasve erdhën në pjesën e parë, me Kyriakopoulos, Matteo Pessina e Caprari, që shënuan nga një gol në minutat 5’, 11’ e 40’, ky i fundit me 11-metërsh, ndërsa për golin e nderit të kundërshtarëve mendoi “fantazisti”, 18-vjeçar, Patrick Nuamah në minutën e 68’-të.

Në krahun tjetër, djemtë e Antonio Conte janë treguar të pamëshirshëm, në “Stadio Diego Armando Maradona”, me “Blutë” e Napoli që arritën të shënonin plot 5 gola në portën e Palermo, me titullarët që u aktivizuan vetëm 15 minutat e fundit.

Sipari i golave u çel nga “fantazisti” belg, Cyril Ngonge, i cili shënoi dy gola të shpejtë në minutat 7’ e 12’, ndërsa për të “vulosur” në 3-0 rezultatin në pjesën e parë mendoi Juan Jesus, në të 42’-tën.

Në fraksionin e dytë të lojës erdhën dhe dy gola të tjerë, me David Neres e Scott McTominay, që tundën rrjetën e kundërshtarëve për të plotësuar fitoren e madhe.

Siç theksuam edhe më sipër, tashmë janë plotësuar edhe të gjitha çiftet e raundit të 1/8-ve, të Coppa Italia dhe ecuria deri në çerekfinale, me të gjitha përballjet që janë rreshtuar më poshtë. /i.m /abcnews.al

Faza e 1/8-ve dhe kundërshtarët e mundshëm në çerekfinale:

Juventus-Cagliari vs Fiorentina-Empoli

Bologna-Monza vs Atalanta-Cesena

Milan-Sassuolo vs Roma-Sampdoria

Lazio-Napoli vs Inter-Udinese

Europa League/ Tottenham bind me 10 lojtarë, “gjigantët” anglezë fitojnë bindshëm ndaj Qarabag

26 September 2024 at 23:24

Ishte padyshim lloji i fitores që nevojitej për të nisur sa më mbarë këtë sezon të ri, të UEFA Europa League.

Pavarësisht se me 10 lojtarë për thuajse 85 minuta lojës, skuadra e Tottenham ka dhuruar spektakël në “Tottenham Stadium”, duke mundur me rezultatin e thellë, 3-0 azerët e Qarabag, skuadër në të cilën aktivizohet edhe ish-“ylli” i Tiranës, Redon Xhixha.

Gjithçka nisi me kartonin e kuq të Dragusin, me rumunin që u ndëshkua që në minutën e 8’-të të sfidës, megjithatë kjo nuk ndaloi treshen Brennan Johnson, Pape Sarr e Dominic Solanke për të gjetur rrjetën në minutat 12’, 53’ e 68.

Falë kësaj fitoreje djemtë e Ange Postecoglou vazhdojnë formën e tyre të mirë, teksa në sfidën e radhës do të ndeshen me “Djajtë e Kuq”, të Manchester United, në sfidën e javës së gjashtë, të Premier League. /i.m /abcnews.al

“Lumë” golash në Europa League/ Barazojnë Roma e Frankfurt, Ajax bën “poker” ndaj Besiktas

26 September 2024 at 22:56

Ishin vërteë sfida spektakolare dhe kjo mund të shihet që nga numri i golave plot 21 të tilla, në gjashtë të tilla.

Plot 12 skuadra luajtën për herë të parë, për këtë sezon në UEFA Europa League, ku fitoret më të mëdha u arritën në Holandë e Rumani, me “Harkëtarët” e Ajax që mundën me “poker”, 4-0, turqit e Besiktas, ndërsa Steaua Bucuresti fitoi ndaj letonezëve të RFS me shifrat 4-1.

Në barazime spektakolare u mbyllën përballjet Roma-Athletico Bilbao dhe Eintracht Frankfurt-Viktoria Plzen, me sfidën e “Olimpico” që u mbyll në rezultatin 1-1, ndërsa gjermanët barazuan 3-3 në një “festival” golash, me “gjigantët” çek.

Ndërkaq, fitoret arritën skuadrat Braga dhe Lyon, të cilat mundën në “shtëpi” skuadrat e Maccabi Tel’Aviv dhe Olympiacos, respektivisht me shifrat 2-1 dhe 2-0. /i.m /abcnews.al

Shifra për “rekorde”,  “Special One” ngop xhepat me largimet e parakohshme

26 September 2024 at 22:36

Padyshim është një nga “strategët” më të mirë në historinë e sportit të futbollit, pavarësisht se ndarjet asnjëherë nuk i ka pasur të mira, me klubet ku ka punuar. Bëhet fjalër për “luziantin”, Jose Mourinho, i cili sezonin e kaluar u largua, pa dëshirën e tij, nga stoli i “Verdhekuqve” të Roma-s, pas 2 vitesh e gjysmë te kryeqytetasit italianë.

Mirëpo, nëse për tifozët është një lajm i trishtë, Mourinho e kapërdiu më kollaj shkarkimin, kjo edhe prej 3 milionë paundëve të përfituar nga dëmshpërblimi, që mori pas shkarkimit të papritur dhe më shumë duket se kjo është një taktitë e “Special One”, për të fituar para shtesë sesa një krizë rezultatesh.

Së bashku me 3 milionëshin e përfituar nga Roma, Mourinho ka përfituar në total plot 80 milionë paundë, nga shkarkimet, përgjatë gjithë karrierës së tij. Fillimisht portugezi përfitoi plot 18 milionë paundë, kur u shkarkuar nga “Blutë” e Chelsea, më 20 shtator të vitit 2007, për të vazhduar, me 17 milionë paundët e përfituara nga shkarkimi i 30 qershorit 2013, nga “Galaktikët” e Real Madrid.

Më tej në listë janë sërish “Blutë e Londrës”, të cilët i paguan plot 8.3 milionë paundë portugezit, pas shkarkimit të këtij të fundit, më 17 dhjetorit të 2015-ës, ndërsa pas Chelsea vijnë dy “gjigantë” të tjerë të Premier League, Manchester United e Tottenham të cilët e shkarkuan respektivisht më 18 dhjetor të 2018-ës e 19 prill të 2021-shit, nga ku përfitoi po respektivisht 19.6 e 15 milionë paundë të tjera.

Në fund, siç theksuam edhe më lart, nga Roma, “strategu” portugez do të përfitojë plot 3 milionë paund dhe tashmë mund të aludohet nëse kjo është një “skemë” e veçantë e “Special One” apo thjesht revoltim i bordeve drejtuese, me sjelljen e tij, e cila për të thënë të vërtetën është “e pandreqshme”. /i.m /abcnews.al

“Rënia e titanëve”, Messi dhe Ronaldo me vlerën me të ulët në merkato

26 September 2024 at 22:16

Si në çdo gjë në jetë, çdo fillim e ka një fund. Nuk i shpëtojnë këtij “ligji të pashkruar” as yjet e futbollit. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dominuan skenat e këtij sporti për më shumë se dy dekada, por tani duhet t’i hapin rrugën një gjenerate të re, që gjithsesi do ta ketë shumë të vështirë të arrijë sukseset e tyre.

Si “Pleshti” ashtu edhe “CR7”pranuan të bëjnë kompromis me këtë, duke u larguar nga futbolli i rëndësishëm, siç është ai evropian, me argjentinasin që zgjodhi Amerikën, ndërsa “luzitani”, Arabinë Saudite, por kurba në zbritje e karrierës së tyre konfirmohet edhe nga “Transfermarkt”.

Sipas specilistëve, Lionel Messi ka kapur pikën më të ultët sa i përket vlerës së tij në merkato që nga viti 2006. Tani që luan tek Inter Miami, kartoni i kampionit të botës vlerësohet 25 milion euro.

Akoma më “pikiatë” ëstë zbritja e rivalit të tij të përjetshëm. Pavarësisht se kontrata me Al-Nassr është një nga më të pasurat në botë, kartoni i Cristiano Ronaldo në merkato vlerësohet vetëm 15 milion euro. Tashmë vendin e tyre në listën e futbollistëve më të vlerësuar e kanë marrë yjet e rinj.

Sipas “Transfermarkt” lista kryesohet nga Jude Bellingham, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Të tre kanë një vlerë të njëjtë, 180 milion euro, por për shkak të moshës, vendin e parë e mban “ylli” i Real Madrid, i ndjekur nga ai i Manchester City dhe më pas nga ai i Paris Saint-Germain, ndëra “top 5” plotësohet nga Phil Foden i Manchester City i vlerësuar në 150 milionë euro. /i.m /abcnews.al

Yesterday — 26 September 2024Main stream

Stadiumi më i madh në botë, arena 115 mijë vendëshe do të ndërtohet në Marok

26 September 2024 at 21:36

“Botërori 2030” duket larg, por që tani ka nisur një garë e fortë se cili vend do të presë finalen e këtij turneu.

FIFA vendosi që ai të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, megjithëse nisja do të bëhet nga Amerika e Jugut, ku Argjentina, Paraguai dhe Uruguaji do të presion nga një ndeshje për të festuar 100-vjetorin e Kupës së Parë të Botës.

Kështu, Maroku ka vendosur të sfidojë Spanjën për organizimin e finales së madhe, me “iberikët” që kanë propozuar impianin legjendar por të rinovuar dhe modernizuar “Santiago Bernabeu”, ndërsa marokenët kanë prezantuar projektin e ri të stadiumit që do të jetë më i madhi në botë.

Ai pritet të ndërtohet në Kasablanka dhe do të ketë një kapacitet prej 115 mijë spektatorësh.

Sipas parashikimeve të qeverisë së Marokut, ky impiant do të jetë gati për të pritur ndeshje në fund të vitit 2027 ndërsa do trë marrë emrin “King Hassan II”.

Me këtë stadium që llogaritet të kushtojë më shumë se 500 milion euro, marokenët pretendojnë të kalojnë Spanjën në garën për të marrë finalen e “Botërorit 2030”. /i.m /abcnews.al

“Milan e meritoi fitoren në derbi”, Materazzi: Evropiani i ka lodhur shumë lojtarët e Inter

26 September 2024 at 21:16

“Zikaltërit” e Inter pësuan një disfatë të madhe mbrëmjen e së dielës që sapo lamë pas, teksa u mund në “Giuseppe Meazza”, ndër derbin e madh të Milanos nga “kushërinjtë” e Milan.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar këtë sfidë, ku ndër ta ishte edhe ish-“ylli” i Inter dhe Italisë, Marco Matterazzi, i cili si një ish-“zikaltër” e ka pranuar me kokë lart humbjen në derbi, si dhe ka lavdëruar jo pak kundërshtarin e më tej ish-mbrojtësi është shprehur se në fund kampion do ta fitojë Inter sepse është skuadra më e fortë në Itali.

“Milan e meritoi fitoren në derbi. Është e drejtë që të tallen pak me Inter dhe me mua. Kjo është pjesë e lojës së futbollit. ‘Kuqezinjtë’ ishin një ekip fantastik. Unë e thashë përpara që kur skuadra është favorite mund të humbasë.

Nuk mendoj që Inter ka luajtur me 60%. Ka shumë faktorë që në këtë moment të sezonit mund të jenë vendimtarë. Një prej tyre është aspekti fizik.

Evropiani ka hequr shumë energji nga lojtarët e Inter dhe shumë lojtarë kanë qenë aty. Sapo Inter të gjejë formën do të jetë sërish ekipi pretendent. Për mendimin tim janë skuadra më e fortë. Komplimente për skuadrat që për momentin janë shumë mirë me formën dhe po bëjnë gjithçka për të mundur ‘Zikaltërit’ dhe për t’i rrëmbyer titullin, por në fund mendoj se të gjithë do t’i bëjnë llogaritë me ne”,- u shpreh ish-“ylli” i mbrojtjes. /i.m /abcnews.al

Botërori 2030/ Tre vende nga dy kontinente, dorëzohet dosja e kandidaturës në FIFA

26 September 2024 at 20:56

Do të jetë padyshim një event spektakolar.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në ambientet e FIFA-s në Paris u dorëzua zyrtarisht në bordin e organit më lartë administrativ në botën e futbollit,  dosja e aplikimit të Kandidaturës së përbashkët të Marokut, Portugalisë dhe Spanjës për organizimin e Botërorit 2030.

Gianni Infantino, president i FIFA-s, mori dosjen nga drejtuesit e delegacioneve të tri federatave të përfshira Fouzi Lekjaa i Maroku, Fernando Gomes i Portugalisë dhe Alvaro Miguel i Spanjës.

Me ambicien e organizimit të një turneu “për futbollin, për botën, për të ardhmen”, kandidatura drejtohet nga slogani “Yallavamos”, i cili simbolizon një përpjekje proaktive për të promovuar futbollin në mbarë botën dhe që tashmë është e dukshme në disa aksione në rrjetet sociale.

Dosja e kandidaturës detajon në mënyrë shteruese vizionin dhe planifikimin teknik në drejtim të transportit, akomodimit dhe sigurisë, paraqet edhe qytetet pritëse dhe stadiumet e propozuara nga të tri vendet.

Për herë të parë në histori, Kupa e Botës për meshkuj do të luhet në dy kontinente, për të shënuar njëqindvjetorin e ngjarjes dhe pas dorëzimit të dosjes vetë Presidenti Gianni Infantino theksoi vlerën e bashkimit të tri vendeve në dy kontinente.

“Vendet tuaja tashmë i kanë dhënë shumë futbollit. Këto janë vende me një pasion të madh për lojën, aftësi të mëdha organizative dhe një vizion të përbashkët se çfarë duhet të jetë futbolli dhe vlerat e tij! Është fantastike që ata kanë bashkuar dy kontinente për të arritur ëndrrën e tyre për organizimin e Kupës së Botës FIFA. Futbolli bashkon botën dhe kjo kandidaturë e dëshmon këtë”,- u shpreh Infantino.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi vendimi përfundimtar për organizimin e Botërorit 2030 do të merret në Kongresin e FIFA-s, më 11 dhjetor 2024. /i.m /abcnews.al

Europa League/ Bajrami shënon në fitoren e Rangers, Fenerbahce mund në Stamboll belgët e Royal Union

26 September 2024 at 20:36

Është padyshim një nisje fantastike e aventurës së parë në UEFA Europa League.

“Fantazisti” i Kombëtares, Nedim Bajrami ishte fantastik mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa arriti të gjente golin e parë me fanellën e Rangers, në sfidën e parë të këtij sezoni në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në “kontinentin e vjetër”.

“Ylli” 25-vjeçar shënoi vetëm pas 55 sekondash lojë, teksa u gjet në vendin e duhur, në momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetën e boshatisur, ndërsa për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm 2-0, në fitoren ndaj Malmo mendoi anësori Ross Mçausland.

Në krahun tjetër, “Fenerët e Verdhë” të Fenerbahce mundën në një përballje shumë të nxehtë belgët e Royal Union SG, me djemtë e Jose Mourinho që siguruan një fitore të ngushtë, me shifrat 2-1.

Sipari i golave nisi me qendërmbrojtësin Caglar Soyuncu, i cili qëndroi që në minutën e 26’-të, ndërsa për të dyfishuar rezultatin mendoi Burgess, me autogolin e shkaktuar në minutën e 82’-të.

Ndërkaq, goli i “nderit” erdhi në minutën e 93’-të, nga Sykes, rrjetë e cila erdhi vetëm pak sekonda pas penalltisë së humbur të Ivanovic. /i.m /abcnews.al

“Luftë” në Londër, “gjigantët” e Premier League pas “bomberit” meksikan

26 September 2024 at 18:56

Padyshimin më të vogël është një nga “bomberët” më të mirë të momentit. “Ylli” meksikan i “gjigantëve” holandezë, të Feyenoord, Santiago Gimenez ka mahnitur të gjithë Evropën, me performancat e tij fantastike, ku në të gjitha kompeticioniet, sezonin e shkuar, ka arritur të shënojë plot 26 gola, si dhe të dhurojë 8 asistime, në 41 ndeshje.

Për 22-vjeçarin latin, ky është sezoni i dytë, te “tulipanët” e Feyenoord, teksa në sezonin 2022-2023, falë 28 golave të shënuara e 3 asistimeve rivendosi pas plot 6 vitesh mungesë, skuadrën e tij, në “majën” e futbollit holandez, duke arritur të shpallë kampionë të Eredivisie, ku kundërshtarët nuk ishin aspak të lehtë, duke parë skuadra si PSV apo Ajax.

Këto arritje nuk kanë shpëtuar pa u vënë re edhe nga “gjigantët” e futbollit anglez, ku plot katër skuadra, të Londrës janë “çmendur” pas sulmuesit meksikan. Arsenal, Tottenham e Chelsea kërkojnë shërbimet e Gimenez.

Në krahun tjetër, vijnë “Çekanët” e West Ham, ndërsa në fund të listës mbetet skuadra e Nottingham, të cilët kërkojnë një “bomber” potent këtë sezon.  /i.m /abcnews.al

Salah besnik ndaj “Të Kuqve”, “faraoni” kërkon qëndrimin në “Anfield”

26 September 2024 at 17:16

Largimi u përfol gjatë, por në fund duket se nuk do të braktisë “shtëpinë” e tij.

Prej kohësh tashmë “faraoni” egjiptian, Mohamed Salah është aluduar për një kalimi në Arabinë Saudite, pas përfundimit të kontratës te “Të Kuqtë” e Liverpool, mirëpo ardhja e teknikut Arne Slot duket se ka ndryshuar shumë tek e ardhmja e anësorit të sulmit.

Të paktën kështu ka raportuar gazetari i mirënjohur i merkatos, Fabrizio Romano, i cili i ftuar në një emision është shprehur se Salah është i lumtur në “Anfield” dhe shpreson te një kontratë e re me “gjigantët” anglez.

“Arne Slot është shumë i lumtur me të dhe ata duan ta mbajnë atë në klub, kështu që për momentin gjithçka varet nga negociatat që do të zhvillohen midis Salah dhe Liverpool në muajt e ardhshëm.

Situata me Mo është mjaft e qartë. Ai do të ishte shumë i lumtur të vazhdonte te Liverpool, mund ta konfirmoj këtë. Mendoj se kjo është një pjesë e rëndësishme e historisë.

Mo do të donte të qëndronte në klub. Mo është shumë i lumtur në Liverpool. Mo beson se e ardhmja e tij mund të jetë ende në Ligën Premier dhe një fanellë të Liverpool-it, kështu që mesazhi nga lojtari është i qartë”,- është shprehur gazetari italian.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani Salah po kalon një moment magjik në “Anfield”, teksa në tre ndeshjet e para të sezoni ka shënuar 3 gola, si dhe ka arritur të asistojë 3 të tjerë. /i.m /abcnews.al

Java e UEFA Grassroots, mbi 100 fëmijë argëtohen në festivalin e futbollit të organizuar nga FSHF

26 September 2024 at 16:56

Në kuadër të javës së “Grassroots”, që po festohet në të gjithë Europën, Federata e Futbollit organizoi një festival futbolli me ekipet e Shoqatës Rajonale të Tiranës që i përkasin grupmoshës U-7.

Nën kujdesin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë dhe Drejtorisë Teknike të FSHF-së, rreth 100 fëmijë mbërritën sot në “Shtëpinë e Futbollit”, të cilët u argëtuan me njëri-tjetrin duke luajtur futboll dhe duke zhvilluar ushtrime të ndryshme.

Prioriteti i Federatës së Futbollit është mbështetja dhe zhvillimi i futbollit të fëmijëve dhe ky festival synon pikërisht që të ndihmojë në masivizimin e futbollit dhe t’i afrojë sa më shumë ato me lojën më të bukur në botë. Ky është edhe objektivi i këtij festivali, që të sensibilizojë sa më shumë fëmijë që t’i bashkohen futbollit.

Drejtori Teknik i SHRFT, Igli Mumajesi tha se ky nuk do të jetë festivali i vetëm që do të zhvillohet nga FSHF dhe Shoqata e Futbollit të Tiranës, por do të ketë edhe festivale të tjera në vijim. “Nga të gjithë aktivitetet që FSHF zhvillon me fëmijët dhe nga takimet që kemi pasur me Drejtorinë Teknike të FSHF, kemi vendosur që të zhvillojmë një festival futbolli, që është i pari, por që do të pasohet edhe nga festivale të tjera. Ne si SHFRT po zhvillojmë këtë festival sot sepse përkon edhe me javën e Grassroots të UEFA-s. Është një festival që nuk është thjesht aktivitet për fëmijët, por ka si synim të prezantojë dhe të pilotojë edhe sistemin e ri që do të zhvillohet kampionati i ri për moshat U-7” – tha Drejtori Teknik i SHFRT-së, Igli Mumajesi.

Drejtoria Teknike e FSHF-së synon që ky festival të organizohet nga të gjitha Shoqatatat Rajonale në vendin tonë. /FSHF

“Injeksion” 213 milionë euro, “Djajtë e Kuq” forcojnë skuadrën për rikthimin te lavdia

26 September 2024 at 16:35

Në Angli paratë nuk mungojnë kurrë.

Të paktën, klubet e futbollit mund të sfidojnë Evropën dhe gjithë botën, edhe pse jo gjithmonë ia dalin të dominojnë kupat e kontinentit.

Njëri prej më të mëdhenjve është Manchester United, me “Djajtë e Kuq”, të cilët nuk heqin dorë nga ëndrra për t’u kthyer edhe një herë në kohët e arta të Sir Alex Ferguson dhe këtë verë duket se shpenzimet për përforcime do t’i kalojnë 170 milionë eurot.

I pari që u mor ishte Joshua Zirkzee, teksa për kartonin e “tulipanit” paguan 42.5 milionë euro në arkat e Bologna, duke siguruar kështu një investim afatgjatë për repartin e sulmit.

Goditja e dytë ishte ajo për adoleshentin Leny Yoro.

Qendërmbrojtësi 18-vjeçar, që është 1.90 metra i lartë kërkohej nga Real Madrid e Liverpool, mirëpo “Djajtë” paguan plot 62 milionë euro, për atë që cilësohet si talenti i brezit të tij, duke e “lidhur” francezin, me kampionatin anglez, për të paktën 5 vitet e ardhshme.

Pas tij erdhën dy “yje” nga Bavaria, që forcuan edhe më shumë mbrojtjen, Matthijs de Ligt e Noussair Mazroui, me teknikun Ten Hag, që po sjell në United “yjet” kryesorë në skemat e tij, kur ishte në krye të pankinës së Ajax.

Për dyshen nga Bundesliga, United derdhi plot 60 milionë euro, duke e çuar totalin e deri më tanishëm në 162.5 milionë euro shifër që më vonë kapi vlerën e 213 milionë eurove, pas tranferimit të “shkatërruesit” uruguajan, Manuel Ugarte nga PSG, duke krjuar kështu një skuadër pretendente për titullin kampion, ose të paktën për t’u kthyer në Champions sezonin e ardhshëm, pas dështimit të vitit të kaluar. /i.m /abcnews.al

PSG “blindon” mesfushën, kampionët e Ligue 1 gati thasët për tre “yje”

25 September 2024 at 23:45

Largimi i Manuel Ugarte drejt “Djajve” të Manchester United duket se do të lërë goxha hapësirë.

“Gjigantët” e Paris Saint-Germain kanë filluan të punojnë seriozisht gjatë merkatos së verës, teksa janë hedhur në sulm për transferimin e jo një, por tre “yjeve” në repartin e mesfushës, me të parin, i cili është thuajse në Paris.

Talenti i Benfica, Joao Neves pritet të jetë afrimi i parë në organikën e PSG, sa i përket organizimit të lojës, me “yllin” 19-vjeçar, i cili do t’i kushtojë Al-Khelaifi plot 75 milionë euro, ndërsa vetë “luzitani”do të firmosë që do e mbajë të lidhur për minimalisht 5 vite, në mitikun “Parc des Princes”.

Mirëpo, Neves nuk është i vetmi.

Në listën e specialistit të merkatos “parisiene”, Luis Campos është edhe “tulipani”, Jerdy Schouten, i cili ishte një “gur themeli” në mesfushën e holandezëve të PSV, të cilët u shpallën edhe kampionët e Eredivisie.

Për autorin e 40 paraqitjeve, në të cilën ka shënuar edhe 4 gola, PSG është gati të ofrojë diku te rreh 40 milionë euro, mirëpo për këtë operacion do të diskutohet pas zyrtazimit, të Joao Neves, i cili pritet të zhvillohet në ditët në vijim.

Tjetër objektiv i merkatos së kampionëve të Ligue 1 është edhe “lideri” gjerman, Joshua Kimmmich, me Presidentin Nasser Al-Khelaifi dhe tekniku Luis Enrique, që duan të përfitojnë nga mosmarrveshjet e “shkatërruesit”, me “Bavarezët” e Bayern Munich.

Te PSG duan ta transferojnë Kimmich, si lojtar të lirë në verën e vitit 2025, mirëpo janë të gatshëm të paguajnë këtë verë, nëse “gjigantët” e Bundesliga janë të gatshëm të heqin dorë nga 29-vjeçari, i cili “shkund” goxha financat e “Bavarezëve”, me pagën e tij të madhe.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare për “yllin” gjerman, ku të interesuar për të janë edhe “Djajtë e Kuq”, të Manchester United. /i.m /abcnews.al

“Diamant” i së ardhmes, në “radarët” e Inter bie “shtatlarti” gjerman

25 September 2024 at 23:24

Mund të konsiderohet një “mjeshtër” i vërtetë i merkatos.

Giuseppe Marotta po bën një punë të magjishme, me “Zikaltërit” e Inter, teksa ishte pikërisht ai që ndërtoi këtë organikë fantastike, që siguroi dy tituj kampion, dy Kupa dhe tre Superkupa të Italisë, në vetëm katër sezone, pa llogaritur këtu finalen e UEFA Champions League të vitit të shkuar, e cila për fat të keq, nuk u arrit të fitohej përballë një kundërshtari si “Qytetarët” e Manchester City.

Ashtu, si në sezonet e tjera, edhe këtë sezon, Marotta ka afruar një sërë lojtarësh me parametra zero, siç janë edhe “arkitekti” polak i mesfushës së Napoli, Piotr Zielinski dhe “bomberi” iranian i “Dragonjve” të Porto, Mehdi Taremi, megjithatë duket se merkatoja nuk mbaron me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave gjerman, 20 herë kampionët e Italisë po mendojnë për transferimin e talentit gjerman të mbrojtjes, Karim Coulibaly, me 16-vjeçarin, pjesë e skuadrës së Hamburg, i cili i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nuk ka sesi një lojtar i tillë, me goxha perspektivë t’i shpëtojë “strategut” të Inter. /i.m /abcnews.al

Before yesterdayMain stream

UEFA Nations League/ Dalin në shitje biletat për ndeshjet e nëntorit, ndaj Çekisë dhe Ukrainës

25 September 2024 at 19:36

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League në muajin nëntor, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45).

Që të dyja këto përballje do të luhen në stadiumin kuqezi “Air Albania” dhe Federata e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për të dy takimet në ebileta.al .

Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Çeki 

Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Ukrainë  

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë. /FSHF

Bayern kërkon risi mes shtyllave, “Bavarezët” pas “gardianit” francez

25 September 2024 at 18:56

Prej kohësh tashmë, në mediat italiane e ato gjermane, po qarkullojnë gjithnjë e më shumë lajmë, që lidhin interesimin e “bavarezëve” të Bayern Munich, me një prej protagonistëve absolut të 19 herë kampionëve të Italisë.

Në “radarët” e “Bavarezëve” ka rënë një prej “yjeve” francez të “Djajve” të Milanos, me kampionët e Bundesliga që prej kohësh janë në kërkim të një “gardiani” të ri për portën dhe këtu hyn në skenë, Mike Maignan.

Francezi ka bërë paraqitje të shkëlqyera me “Kuqezinjtë” e Milanos dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e “gjigantëve” të Mynihut, të cilët po kërkojnë një pasues të denjë për “legjendën” e portës, Manuel Neuer. /i.m /abcnews.al

FSHF mirëpret turneun “UEFA Development” U-15 për vajza, njihuni me kalendarin e ndeshjeve

25 September 2024 at 16:56

Në fundin e muajit shtator do të ngrejë siparin turneu “UEFA Development” i grupmoshës U-15 për vajza. Një turne shumë i rëndësishëm që do të zhvillohet në vendin tonë nën organzimin e FSHF-së në bashkëpunim me UEFA-n.

Në turneun “UEFA Development” U-15 për vajza veç ekipit tonë Kombëtar do të marrin pjesë edhe Kosova, Estonia dhe Maqedonia e Veriut. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të luhen në datat 30 shtator, 2 tetor dhe 5 tetor.

Në ditët në vijim, trajneria e ekipit Kombëtar të vajzave U-15, Daniela Kodra do të zbardhë edhe listën me futbollistet e thirrura për këtë turne.

Ndeshja e parë e turneut do të jetë Maqedoni e Veriut – Estoni, me sfidën që nis në orën 11:00, teksa në po të njëjtën ditë Shqipëria do të përballet me Kosovën në orën 15:00.

Takimet e dyta të turneut do të zhvillohen më 2 tetor. Ndeshja Kosovë – Maqedoni e Veriut është planifikuar të luhet në orën 11:00 dhe Shqipëri – Estoni në orën 15:00.

Sfidat e treta dhe të fundit në grup do të luhen më 5 tetor. Estoni – Kosovë do të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa Shqipëria do të përballet me Maqedoninë e Veriut në orën 15:00. Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”. /FSHF

Më i miri i “Aspirinave”, Xabi Alonso “mbron” Wirtz nga milionat e anglezëve

25 September 2024 at 16:36

Mund të thuhet plot siguri se është një ndër “yjet” e momentit.

“Fantazisti” i talentuar gjerman, Florian Wirtz shkëlqeu sezonin e kaluar në Bundesliga me Bayer Leverkusen, teksa në 7 sfidat e derimëtanishme, të zhvilluara në të gjitha kompeticionet ka arritur të plot 6 gola, si dhe të dhurojë 1 asistim, për shokët e tij të skuadrës, duke e bërë atë një nga më produktivët në të gjithë Evropën.

Të tilla performanca e kanë vënë 20-vjeçarin, në listën e “dëshirave” të “gjigantëve” të futbollit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, “Qytetarët” e Manchester City dhe “Të Kuqtë” e Liverpool janë të gatshëm të hapin “thasët” e tyre për të siguruar shërbimet e “diamantit” të së ardhmes, sa i përket repartit ofensiv.

Megjithatë, pas vendimit të teksnikut spanjoll Xabi Alonso për të qëndruar edhe këtë sezon në krye të “Aspirinave” gjermane, trajneri po përpiqet që ta bindë edhe mesfushorin që të mos largohet. /i.m /abcnews.al

Abissnet Superiore/ Java e shtatë nis me ndeshjen Egnatia-Partizani

25 September 2024 at 16:16

Të premten më 27 shtator do të nisë java e 7-të e kampionatit “Abissnet Superiore“. Egnatia – Partizani është takimi i parë i kësaj jave, që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” në orën 16:00.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 7-të. Laçi – Teuta është dueli i parë, që do të luhet në stadiumin e Laçit në orën 16:00. Në mbrëmje, në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, Dinamo City do të përballet me Vllazninë.

Java e 7-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën. Bylis – AF Elbasani do të luhet në stadiumin “Adush Muça” në orën 16:00. Tirana do të presë në stadiumin “Air Albania” Skënderbeun, në orën 19:00. /FSHF

❌
❌