Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

”Nuk e njoh frikën”, Ervin Salianji shfaqet në emision: Dënimi pa akuzë dhe fakt penal

By: redi
26 September 2024 at 22:03

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, deputeti i dënuar me 1 vit burg, Ervin Salianji ka mbërritur në studion e emisionit ”Opinion”. Salianji ka thënë se nuk e njeh frikën dhe për këtë arsye është dënuar me burg. Më tej ka shtuar se dënimi ndaj tij është medalja më e lartë që ka regjimi pa asnjë akuzë dhe pa fakt penal duke qenë se ka qenë një denoncim ndaj trafikantëve të drogës. Blendi Fevziu…

Source

Yesterday — 26 September 2024Main stream

Avokati: Ervin Salianji s’ka patur dijeni për përgjimin, e ka pranuar vetë dëshmitari

By: redi
26 September 2024 at 21:55

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë për dosjen e njohur nga publiku si “Babalja”. Avokati i tij, Ledio Braho thotë se vendimi i gjykatës nuk provon përfshirjen e Salianjit në këtë inskenim. I ftuar në emisionin Opinion, avokati tha se Fredi Alizoti dhe Albert Veliut (Babalja) që u shpallën përfundimisht fajtorë për inskenim, nuk kanë pohuar që…

Source

Grida Duma: Ndodhi dënimi, kënaquni! Vangjeli: E keni gabim, Salianji po bën burg për…

By: redi
26 September 2024 at 21:52

Dënimi i Ervin Salianjit, pas një kallëzimi për vëllain e ish-ministrit Xhafaj, është tema kryesore në çdo emision politik. Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në studion e Top Story, tha se do të donte të ishte avokat i tij, sepse sipas tij Salianji është viktimë dhe jo fajtor. Grida Duma: Ndodhi dënimi, kënaquni se e keni arritur. Jeni mirë sonte?! Vangjeli: Më duhet t’ju korrigjoj dhe…

Source

PD, Noka: Protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, të Rinasit dhe të Universiteteve

By: redi
26 September 2024 at 21:37

Në mbledhjen urgjente të Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur këtë mbrëmje pas dënimit me një vit burg të deputetit Ervin Salianji, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka thotë se kryesia e PD vendosi: “Protesta në çdo qark, bllokim aksesh rrugore, bllokim portesh e aeroportesh”,–ka deklaruar Noka. Po ashtu mësohet se në kryesi është kërkuar edhe bllokimi i universiteteve.

Source

Berisha: Jemi përballë dy rrugëve

By: redi
26 September 2024 at 21:25

Sali Berisha në mbledhjen urgjente të Kryesisë së Partisë Demokratike të mbajtur këtë mbrëmje pas dënimit me një vit burg të deputetit Ervin Salianji, tha se PD është përballë dy rrugëve. ”Momenti i terrorit kundër opozitës e vë opozitën para dy alternativave: ose të dalë në klandestinitet, çka ne nuk e përfillim kurrë këtë, ose të dalë ballë për ballë. Të mbrojë opozitarizmin…

Source

Dy ndeshjet e para të Europa League/ Bajrami shënon në fitoren e Rangers, triumfon dhe Fenerbahce

By: redi
26 September 2024 at 21:16

Dy ndeshjet e para të Europa League nuk prodhuan surpriza. Rangers fitoi në transfertë ndaj Malmo-s, me rezultatin 0-2. Vendimtar në këtë takim ishte Nedim Bajrami, i cili realizoi golin e parë. Fantazisti shqiptar, shënoi pas veç 55 sekondave lojë, duke përfituar nga një top i kthyer nga shtylla. Në takimin tjetër, Fenerbahce triumfoi në shtëpi me rezultatin 2-1 ndaj Royal Union.

Source

Dënimi i Salianjit, Açka kundër grupit të PD: Shtëpia jonë zakonisht sakrifikon më të mirin

By: redi
26 September 2024 at 21:04

Deputetja e PD-së Flutura Açka, e cila nuk është me grupin e Berishës, i është bashkuar demokratëve në mbështetje të Ervin Salianjit. “Shtëpia jonë zakonisht sakrifikon më të mirin! Ata, përgjegjësit e vërtetë, a kanë ndonjë katarsisis? Hipokritët, të cilët as në foto nuk e fshehën dot n’fashën, më mirë të heshtin”, shkruan Açka.

Source

Dënimi i Salianjit, Berisha në mbledhjen e Kryesisë: Rama i shpalli luftë të hapur PD-së

By: redi
26 September 2024 at 21:00

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë Partisë Demokratike. Mbledhja urgjente erdhi pas dënimit me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji. “Kryesia e Partisë Demokratike është thirrur me urgjencë pas një ngjarje të parashikuar, por të pa ndodhur që prej viteve të zeza të diktaturës e deri më sot në Shqipëri.

Source

Shqipëria nis më 15 Tetor negociatat për në BE, Tabaku: S’ka vend për triumfalizëm, veç proces teknik

By: redi
26 September 2024 at 19:41

Sot u mësua se Shqipëria do të hapë më 15 Tetor në Luksemburg diskutimin e kapitujve të parë të negociatave me BE-në, për çështjet themelore. Deputetja demokrate njëherësh Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku tha se hapja e negociatave nuk është absolutisht asnjë meritë, por një proces teknik. ”Së pari unë besoj se nuk ka vend për triumfalizëm nga ana e qverisë për diçka…

Source

Verë në vjeshtë, rriten temperaturat

By: redi
26 September 2024 at 19:36

Pas një moti me reshje dhe rrebeshe në disa zona, sot u rikthyen temperaturat e verës. Meteorologia Tanja Porja tha në “Dita Jonë” se dita do të jetë me diell dhe temperaturat do të arrijnë deri në 30 gardë celsius. ”Era në drejtim veriperëndimor me shpejtësi mesatare. Diell në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Vranësira në pjesën perëndimore dhe në qendër”. Sipas saj edhe dy ditët në vijim do të…

Source

Bajrami si në Europian edhe në Europa League, shënon pas 56 sekondave

By: redi
26 September 2024 at 19:25

Ylli i ri i shqiptarëve, Nedim Bajrami ka fituar zemrat e tifozëve skocezë të Rangers. Pasi asistoi në ndeshjen e fundit në kampionat, mesfushori shqiptar realizoi pas vetëm 56 sekondave në Europa League, në transfertën suedeze ndaj Malmoe. Po ashtu si në Europian, kur shënoi pas 23 sekondave ndaj Italisë në ndeshjen e parë duke vendosur rekord, Bajrami ka shënuar që në nisje të takimit…

Source

”Diktatorët nuk zgjasin përgjithmonë”, Bardhi i përgjigjet Ramës: Një qetësues për kryeministrin e bandave

By: redi
26 September 2024 at 19:12

Dënimi i Ervin Salianjit me 1 vit burg, ka vënë përballë me akuza Gazment Bardhin dhe Edi Ramën. Pas një postimi të gjatë nga kryeministri, Bardhi i është përgjigjur me një lum akuzash. ”E kuptoj pse nuk përmbahet edhe kur e ngjyen penën në llumin e tij personal dhe politik. Edi Ramën e shqetëson e vërteta! Ai s’mbulon dot diellin me shoshë me fjalorin e tij të pështirë”,-shkruan Bardhi.

Source

Mazniku me drejtues të Fondit Amerikan Shqiptar të Zhvillimit, vizitë të veçantë në lagjen Kala

By: redi
26 September 2024 at 18:52

Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, por edhe drejtues politik i PS për qarkun Elbasan, bashkë me kryetarin e bashkisë dhe me drejtues të Fondit Amerikan Shqiptar të Zhvillimit, zhvilluan një vizitë në lagjen Kala. ”Me kryetarin e bashkisë Elbasan Gledian Llatja dhe drejtuesit e Fondit Amerikan Shqiptar të Zhvillimit AADF, z. Mata dhe z. Sarapuli, në një vizitë të veçantë në…

Source

Rama-Bardhit: Ushtar i shpif@rakëve. Ty s’të çoj dot në Gjykatë se nuk ta mbajti b-ja e vogël e shtypit

By: redi
26 September 2024 at 18:36

Kryeministri Edi Rama edhe pse ndodhet në Amerikë, ka reaguar sërish për zhvillimet në vend, dhe këtë herë ndaj Gazment Bardhin, pasi ky i fundit komentoi deklaratën e kryeministrit për vendimin e gjykatës, e cila dënoi Ervin Salianjin me një vit burg. ”Nuk do të të çoj dot në gjykatë për Kallzimin e Rremë, që s’ta mbajti b-ja e vogël e shtypit ta bësh se e di po aq mirë sa edhe unë që ke zbuluar…

Source

Drejt burgut, Salianji bën Ramën përgjegjës: Kanë marrë mandatin që ma dhanë qytetarët dhe lirinë që jep Zoti

By: redi
26 September 2024 at 18:17

”Kanë marrë mandatin që ma dhanë qytetarët, e lirinë që jep Zoti, por kanë humbur dinjitetin dhe legjitimitetin”,-thuhet në një reagim të gjatë që deputeti Ervin Salianji e ka ndarë në Facebook, disa orë pasi në Gjykatë mori vendimin që do ta dërgojë në burg për kallëzim të rremë. Salianji përgjegjës kryesor bën kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij iu ka premtuar poste trupës së gjyqtarëve…

Source

Shqipëria dhe mbi 30 vende, nënshkruajnë në New York deklaratën për rimëkëmbjen e Ukrainës

By: redi
26 September 2024 at 18:08

Më shumë se 30 vende, përfshirë Shqipërinë, miratuan Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës. Në ceremoninë ku morën pjesë Presidenti i SHBA, Joe Biden, Presidenti ukrahinas Volodymyr Zelenskyy, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Shqipëria u përfaqësua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Source

New York, Balla në Akademinë e Futbollit “Future” e drejtuar nga Ansi Agolli: Stërviten 350 djem

By: redi
26 September 2024 at 17:38

Taulant Balla, ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe drejtues politik i PS-së për diasporën, gjatë qëndrimit në Amerikë, në New York ka zhvilluar një vizitë në Akademinë e Futbollit “Future” e drejtuar nga Ansi Agolli. ”New York, vizitë në Akademinë e Futbollit “Future” e drejtuar nga ish-kapiteni i kombëtares Ansi Agolli, ku stërviten 350 djem, një pjesë e madhe me kombësi…

Source

💾

Coldplay thyen rekordin nga Taylor Swift në Londër

By: redi
26 September 2024 at 17:28

Grupi Coldplay do të dhurojë 10 koncerte të paharrueshme në stadiumin “Wembley” të Londrës verën e ardhshme, duke thyer një rekord të mbajtur deri tani nga Taylor Swift dhe grupi Take That. Grupi kishte njoftuar 6 data, por shtoi edhe 4 shfaqje të tjera për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme të fansave për bileta. Shitja e përgjithshme e biletave fillon në orën 09:00 të premte…

Source

Kryemadhi për Salianjin: Mbrojti interesin publik, absurdi po vendoset edhe me gjykatë

By: redi
26 September 2024 at 17:20

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me dënimin që Gjykata e Apelit caktoi ditën e enjte për deputetin demokrat, Ervin Salianji. Teksa e quan absurd dhe politik vendimin e gjykatës, deputetja e PL shton se burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci. “Absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë…

Source

❌
❌