Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Boris Johnson zbulon se si u përpoq të bindte Princin Harry që të mos largohej nga Britania e Madhe

By: lia rda
27 September 2024 at 13:56

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson zbuloi në kujtimet e tij se ai u përpoq të bindte Princin Harry që të mos largohej nga Britania e Madhe. Më pas detyrat e tij si anëtar i lartë i familjes mbretërore për të jetuar në SHBA, me Dukeshën e Sussex, Meghan Markle.

Johnson deklaroi në kujtimet se në janar 2020, zyrtarët nga Buckingham Palace dhe Downing Street besonin se ai mund të fliste Princin Harry që të largohej nga MB. Ish-kryeministri britanik shkroi se iu kërkua të mbante një lloj “fjalimi inkurajues në një kuptim burrëror”, duke gjykuar se ishte “plotësisht i pashpresë”.

Takimi, i cili zgjati 20 minuta dhe nuk u ndoq nga ndihmësit, u zhvillua në periferi të një samiti investimi MB-Afrikë, disa orë pasi Princi Harry mbajti një fjalim në të cilin tha se ndjeu “trishtim të madh” për largimin nga vendi, por që ai mendon se “nuk ka zgjidhje tjetër”. “Boris arriti të siguronte Brexit-in, por as ai nuk mundi ta ndalonte Brexit-in”, citon Daily Mail të ketë thënë një mik i Johnson, i cili nuk përmendet emri.

Termi Megxit përdoret për të përshkruar tërheqjen nga detyrat mbretërore të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Princit Harry dhe Meghan Markle, dhe kjo fjalë bazohet në termin Brexit, i cili përdoret për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE./abcnews.al

Salianji drejt burgut/ Elezi: Të gjithë në opozitë janë rritur me një mjedis sajesash. Nura: Përgjegjësitë janë individuale

By: lia rda
27 September 2024 at 13:43

Ndërkohë, që deputeti Ervin Salianji është në pritje të arrestimit të tij, pasi Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg, për çështjen “Babale”, deputeti Ibsen Elezi thotë se një pjesë e mirë e opozitës e kanë në gen shpifjen.

I ftuar në “News Line”, ai thekson se fryma është krijuar që nga koha e sistemit komunist.

Për opinionin publik, së pari duhet t’i referohemi shpifjes si veprim, pasi është i dënueshëm jo vetëm me normat fetare, por dhe me moralin shoqëror të ndërtuar me mijëra vjet. Shpifja në fakt më shumë rëndon shpifësi, sepse personi për të cilin shpifet koha e vërteton.

Në rastin e asaj që thotë Salianji është e vërtetë, ti mundet t’i referohesh këtij fakti publik, pra do të sulmonte ministrin për shkak se vëllai i vetë i dënuar në Itali jeton dhe policia nuk kryen detyrën e vetë sepse e ka vëllain ministër. Edhe për këtë penalizohet deri në dorëheqje. Ndërsa pjesa tjetër qendron në faktin e një inçizimi, i cili ka qenë një sajesë. Për mua kjo nuk është e nevojshme, por këtu te ne ndodh, pasi Salianji dhe të gjithë ata janë atje, janë rritur në një mjedis sajesash.  Në përgjithësi, ne i kemi sajesat dhe shpifjet në kohën e komunizmit. Një pjesë e mirë në kohën e komunizmit kanë shpifur sepse ishte trysnia për të futur dikë në burg”, tha Elezi.

Ndërsa, gazetari Artur Nura u shpreh se përgjegjësitë janë individuale, ndryshe nga diktatura që ishin shoqërore.

“Është një banalizim i politikës për momentin tim. Tani sipas analizës time, besoj që ka një politizim të çështjes, në rastin kur qytetarët nuk i referohen shpifjes si proces juridik. Në krahun tjetër ka qene një person i dënuar në Itali që fati ka dashur të jetë vëllai i ministrit të Brendshëm dhe përgjegjësia juridike nuk është kurrë familjare, përveç se në rastin e diktaturave. Politikani në fjalë, ka bërë këtë element, dhe ky informacion nuk shkon. Fakti që Salianji është në një proces juridik por politik, kështu që besoj po i japim opozitës motivacion që të ketë sa më shumë mbështetje. Bie fjala zoti Ibseni është nga pjesa e moderuar, po do të eklipsohen më shumë këta politikanë, sepse një djalë i ri do të shkojë në burg. Përgjegjësitë dhe detyrat janë individuale“./abcnews.al

Nëna kërkon ndihmë për vajzën: Është larguar nga shtëpia, nuk kam kontakte

By: lia rda
27 September 2024 at 13:20

Një nënë ka bërë një kallëzim në polici, pasi vajza e saj 20-vjeçare është larguar nga banesa.  Ajo ka kërkuar ndihmë, pasi e bija vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 26.09.2024, rreth orës 21:20, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 6 shtetasja e cila ka kallëzuar se më datë 26.09.2024, rreth paradites, është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja 20 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al

Inflacioni në Francë në shtator ra në 1.2 për qind, më i ulëti që nga korriku 2021

By: lia rda
27 September 2024 at 11:30

Sipas të dhënave paraprake, norma vjetore e inflacionit në Francë ra në shtator nga 1,8 për qind e gushtit në 1,2 për qind dhe tani është më e ulëta që nga korriku 2021, njoftoi këtë të premte Instituti Kombëtar Francez i Statistikave dhe Kërkimeve Ekonomike (INSEE).

Sipas raportimeve, rënia e inflacionit është kryesisht për shkak të rënies prej 3.3 për qind të çmimeve të energjisë nga viti në vit, veçanërisht të derivateve të naftës.

Çmimet në sektorin e shërbimeve u rritën me 2.5 për qind nga viti në vit, duke u ngadalësuar nga tre për qind e gushtit, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me të njëjtin ritëm si muajin e kaluar, me 0.5 për qind nga viti në vit.

Në baza mujore, çmimet e gushtit në Francë ranë me 1.2 për qind, ritmi më i shpejtë që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar,.

Inflacioni francez i matur me indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit (HICP) i përdorur nga Eurostat ra nga 2.2 përqind në 1.5 përqind nga viti në vit në shtator, gjithashtu më i ulëti që nga korriku 2021.

Banka e Francës parashikon që inflacioni në vend “pavarësisht kërcimeve dhe rënieve” do të bjerë në mënyrë të qëndrueshme në 1.9 për qind në vitin 2026./abcnews.al

Drama e Gjovalin Gjadrit/ Ndreca: “B2” zbulohet pas 6 dekadash, e gatshme për skenë. Ka tension shumë të fortë

By: lia rda
27 September 2024 at 11:11

Studiuesi Ardian Ndreca ka folur në emisionin “Pas Mesnate” për daljen në dritë të dramës ‘B2’ nga Gjovalin Gjadri, veprimtarisë letrare të të cilit i shtohet një shtyllë themelore.

Ai ka thënë se “B2” është zbuluar pas 6 dekadash dhe është e gatshme për skenë.

Sipas studiuesit, kjo dramë e veçantë tregon për një moment tragjik të jetës së Gjadrit në Bashkimin Sovjetik dhe ka shumë tension brenda saj. Ai gjithashtu është ndalur dhe te koopertina, që është e punuar me shumë ide nga piktori shkodran Lind Delija, duke pasur shumë mesazhe brenda saj.

“Është një dramë e veçantë, tregon për një moment tragjik të jetës së tij në Bashkimin Sovjetik. Shpalos një botë të brendshme. Nuk po flas për pjesën se si është menduar drama sepse ka një art më vete te ky libër që i përket kësaj pjese. Po flas për gjendjen, është një person që nuk ndihet askund në atdhe e vetë dhe gjen njerëzit që do. Në këtë rast është Tatjana, një vajzë ruse që e dashuron, e cila i shpëton jetën. Kjo vajzë ruse tipike, e lirshme, e çlirët, arrin t’i shpëtojë jetën. Kërkimet autobiografike janë shumë të forta sa që nuk kemi arsye për të besuar që kthimi i tij në Shqipëri dhe ato vështirësitë për të cilat lë të kuptohen…

Është një dramë që ka tension shumë të fortë. Kopertina është e një piktori që unë e dua shumë, shkrodran Lind Delija.

Është një pikturë 20 me 20 e vogël, por kalon deri në kufijtë e groteskut me përshku zellin, tmerrin dhe entuziasmin e atyre që janë gati për të bërë keq. Ka fytyrën e një kllouni dhe një qeni”, u shpreh Ndreca./abcnews.al

Yesterday — 26 September 2024Main stream

Kryetari i Kongresit Amerikan kërkon shkarkimin e ambasadores së Ukrainës

By: lia rda
26 September 2024 at 16:34

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Mike Johnson, kërkon që Kievi të shkarkojë ambasadoren e Ukrainës në Uashington, Oksana Markarova, e cila me paratë e taksapaguesve amerikanë organizoi vizitën e Volodymyr Zelenskiy në shtetin e Pensilvanisë.

Johnson e quajti largimin e Zelenskyt në fabrikën ushtarake ndërhyrje në zgjedhje.

 “Kërkoj që menjëherë të pushoni ambasadoren e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova”, shkroi Johnson në një letër drejtuar Zelenskyt.

“Vizita ishte padyshim një ngjarje fushate” e krijuar për të ndihmuar demokratët, shtoi ai.

Më 25 shtator, Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan nisi një hetim mbi shpenzimin e fondeve të taksapaguesve në vizitën e Vladimir Zelensky në Pensilvani, ku ai vizitoi një fabrikë ushtarake./abcnews.al

Norvegjia mohoi mbrojtjen e disa kategorive të refugjatëve ukrainas

By: lia rda
26 September 2024 at 15:51

Norvegjia u ka mohuar mbrojtjen e përkohshme refugjatëve ukrainas të cilët ose vijnë nga rajone “të sigurta” të vendit ose nuk kanë jetuar në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Ministrja e Drejtësisë Emilia Enger Mel tha se janë më shumë se 80 njerëz, që është më shumë se në të gjithë provincën e Finnmarkut.

Për këtë, sipas saj, është vendosur që të merren masa për t’u siguruar mbrojtje atyre që kanë më shumë nevojë.

Deri më tani askush nuk është dëbuar me forcë, por disa personave nuk u është dhënë një banesë. U prezantua shqyrtimi i peticioneve të ukrainasve, gjë që ishte veçanërisht e vërtetë për ata që as nuk jetonin në Ukrainë kur filloi lufta. Ata që nuk plotësojnë kërkesat e programit nuk do të marrin leje qëndrimi. Bëhet fjalë për personat me shtetësi të dyfishtë dhe ata që kanë jetuar jashtë vendit.

Përveç kësaj, leja mund t’u mohohet atyre ukrainasve që jetonin në rajone “të sigurta”.

Në fillim të shtatorit, lista u zgjerua në: Lviv Oblast, Volyn Oblast, Zakarpattia Oblast, Ivano-Frankivsk Oblast, Ternopil Oblast, Rivne Oblast.

Ministrja nuk tha nëse ai rregull do të jetë i vlefshëm edhe për vitet në vijim.

Në fund të shtatorit u njoftua se numri i refugjatëve në Gjermani kishte arritur maksimumin historik. Aktualisht në vend jetojnë 3.48 milionë persona që kanë statusin e refugjatit apo azilkërkuesit./abcnews.al

Trashëgimia kulturore/ Elbasan, ekspozitë me fotografi të monumenteve më të rëndësishëm në vend

By: lia rda
26 September 2024 at 15:32

Ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, këtë synon kjo ekspozite me fotografi që është çelur në oborrin e jashtëm të Muzeut Etnografik të Elbasanit.

Përmes fotografive ekspozita risjellë në kujtesë monumentet më të rëndësishme të kulturës nga veriu në jug të Shqipërisë.

Xhon Ahmeti nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore thotë se përmes këtyre materialeve publiku ka mundësi të njihet edhe me vlerat e monumenteve pak të njohura.

Në ekspozitë një pjesë e monumenteve pasqyrohen para dhe pas restaurimit të tyre. Një fat i tillë e pret edhe muzeun etnografik të Elbasanit por edhe monumente të tjera.

Këto fotografi pritet të ekspozohen edhe në qytete të tjera të vendit./abcnews.al

Dosja ‘Babale’/ Apeli: Ervin Salianji fajtor, një vit në qeli. Deputeti i PD: Gati të shkoj në burg!

By: lia rda
26 September 2024 at 13:40

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka dhënë vendimin ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji në lidhje me dosjen “Babalja”. Mësohet se është lënë në fuqi masa me një vit heqje lirie.

Menjëherë pas vendimit ka folur vetë deputeti, i cili ka thënë se do ta ankimoj. Sakaq, Salianji ka kundërshtuar gjyqtarët, duke bërë dhe disa paralajmërime.

“Gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. Seanca e kaluar u shty për të dhënë mundësi atij që e ka ndërtuar këtë proces nga fillimi deri në fund, për ti dhënë të drejtë Fatmir Xhafajt dhe sot gjykata mori një vendim për ta dhënë si provë por që ishte i shkruar.

Në të gjitha elementët një dosje të kopsitur e kanë bërë për propagandë. Unë nuk kam bërë nëj betejë për të dhëna personale, për  trafik droge apo për të vjedhur.

Unë jam i nderuar dhe kam një medalje që i përket karrierës politike.

Jam në dispozicion për bandat. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, tha ndër të tjera ai.

Kujtojmë që Ervin Salianji u shpall fajtor nga gjykata e shkallës së parë në vitin 2019 me akuzën e ‘Kallëzimit të rremë’ dhe u dënua me 1 vit heqje lirie.

Sipas prokurorisë, 2 audio përgjimet që publikoi Salianji në 2018-tën, ku pretendohej se Geron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, janë të montuara dhe në këtë çështje kanë qenë të përfshire edhe  Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

 

 

Deshifrohet ADN-ja më e vjetër e njeriut nga Afrika e Jugut

By: lia rda
26 September 2024 at 13:40

Studimi i fundit shkencor ka zbuluar se një gjenom njerëzor 10,000-vjeçar është gjenetikisht i ngjashëm me grupet etnike që jetojnë sot në provincën e Kepit Perëndimor të Afrikës së Jugut.

Gjenomet më të vjetra njerëzore të gjetura ndonjëherë në Afrikën e Jugut, të marra nga mbetjet e dy njerëzve që jetuan rreth 10,000 vjet më parë, janë rindërtuar nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Cape Town (UCT) dhe Instituti Max Planck për Antropologjinë Evolucionare.

Një studim nga Oakhurst ka çuar në një zbulim befasues – gjenomet më të vjetra janë gjenetikisht të ngjashme me grupet San dhe Koekoe, të cilët jetojnë në të njëjtin rajon sot.

Studime të ngjashme nga Evropa kanë zbuluar një histori të ndryshimeve të mëdha gjenetike të shkaktuara nga migrimet njerëzore gjatë 10,000 viteve të fundit, tha udhëheqësi i studimit Joscha Gretzinger.

Rezultatet e marra nga pjesa më jugore e Afrikës janë krejt të ndryshme dhe sugjerojnë një histori të gjatë të stabilitetit relativ gjenetik,” tha ai.

Kjo ndryshoi rreth 1200 vjet më parë, kur mbërritën të sapoardhurit. Ata sollën blegtori, bujqësi dhe gjuhë të reja në rajon dhe filluan të ndërveprojnë me grupet lokale të gjuetarëve-mbledhësve.

Megjithëse disa nga provat më të hershme të njerëzve modernë mund të gjenden në Afrikën Jugore, ato janë kryesisht të ruajtura dobët dhe teknologjia më e re po bën të mundur marrjen e asaj ADN-je, tha Victoria Gibbons./abcnews.al

Ndërtimi i Unazës së Madhe/ Zv.kryeministrja Balluku inspekton punimet: Menaxhimi i trafikut, risi në transportin rrugor

By: lia rda
26 September 2024 at 13:23

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po inspekton punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Ajo ka thënë se menaxhimi i trafikut është risi në transportin rrugor.

“Ne do kemi mundësinë që këto mjete të jenë të kontrolluara. Menaxhimi i qendrës së trafikut është një risi në transportin rrugor. Tashmë po përgatiten të gjitha postet që do t’i shërbejmë lëvizjet së trafikut.

Është shumë e rëndësishme të dëgjoj që ky kantier nuk ka probleme për të mos i krijuar vonesa njëri-tjetrin”, u shpreh ndër të tjera Balluku./abcnews.al

 

Spanjollët në protesta për të ulur numrin e orëve të punës, shqetësohen pronarët e bizneseve

By: lia rda
26 September 2024 at 11:21

Në Spanjë këtë të enjte do të mbahen protesta mbarëkombëtare me qëllim arritjen e një marrëveshjeje mes qeverisë dhe sektorit të biznesit për uljen e orarit javor të punës nga 40 orë me 2.5 orë.

Punëdhënësit po e refuzojnë atë sepse janë të shqetësuar për rritjen e kostove, ndërsa socialistët e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez po përpiqen të bindin bizneset të pranojnë një plan për të reduktuar javën e punës, duke thënë se ndryshimi do të çojë në rritjen e produktivitetit, raportoi Reuters.

Pronarët e bizneseve kanë frikë se propozimi do të thotë që punonjësit të punojnë më pak orë për të njëjtën pagesë si më parë.

Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, deklaroi në një raport, i cili u bë këtë muaj për Komisionin Evropian, se BE-ja duhet të kapërcejë hendekun e produktivitetit midis anëtarëve të saj për të mbajtur ritmin me rivalët ekonomikë, SHBA-në dhe Kinën.

Spanjollët punojnë më shumë orë se shumica e evropianëve, dhe sipas Eurostat, mesatarja e javës së punës në Spanjë ishte 36.4 orë në vitin 2023 krahasuar me mesataren e BE-së prej 36.1 orësh.

Në vitin 2000, Franca prezantoi një javë pune 35-orëshe, duke pritur që ajo të çonte në krijimin e qindra mijëra vendeve të punës.

Por të dhënat tregojnë se ka pasur një rritje të kostos së punës dhe se kompanitë janë bërë më pak konkurruese, sipas agjencisë britanike./abcnews.al

“U dënova jo për pikturat, por një familjar u cilësua ‘armik i popullit’”, rrëfehet Çeka: Për 10 vite kam shkruar “Rroftë Enveri”

By: lia rda
26 September 2024 at 11:10

Periudha e regjimit komunist ka qenë tepër e vështirë për piktorin Çlirim Çeka, i cili u internua pasi shoqëroi në festat e Nëntorit një figurë të rëndësishme të politikës.

Ai ka treguar për emisionin “Pas Mesnate” se internuan te Artistikja ‘Migjeni’, ku nga një pedagog i arteve shkruajti për 10 vite parulla dedikuar liderit komunist Enver Hoxha.

Çeka e kujton këtë periudhë me shumë emocion, pasi të gjithë kolegët e tij iu kthyen kundra, në mënyrë që të mbështesnin regjimin.

“Unë isha shumë në rregull me veprat e mia, i kisha dhe në Galerinë e Arteve. Unë shoqërova një figurë në atë kohë që ishte e rëndësishme në politikë. Edhe kur u festua 28-29 Nëntori, mora kurajon ta shoqëroja deri në qendër të Tiranës ku festohej festa. Unë e shoqërova se e kisha të afërt. E dija që atë e kishin pezulluar nga puna dhe së shpejti do ta cilësonin dhe ‘armik të popullit’. Por unë pata kurajon dhe e bëra. Ai ishte pezulluar nga puna e rëndësishme, ishte i izoluar. Ai kishte qejf të shikonte, atë harenë…

Mua më pezulluan nga puna dhe më bën atë ‘gjyqin’ përpara pedagogëve. Më bënin shumë pyetje absurde.

Unë u nervozova në kulm, sepse këto ishin edhe provokuese dhe jo të vërteta. Ata vdisnin për Enver Hoxhën dhe jetën e jepnin për atë. Kështu ishte komunizmi. Përplasa grushtin dhe u inatosa shumë. Pastaj, po prisja ku do më çonin. Disa thoshin jashtë Tirane nga Kukësi, që të mos ketë kontakte, të tjerë thoshin në jug.

Më pas menduan te Artistikja Migjeni me motivin për riedukim, sepse nuk isha politikisht i pjekur, sepse unë shoqërova atë.

Te Artistikja Migjeni, shkruaja parulla. Mendo ça ulje e madhe është që një pedagog i arteve të shkruaj parulla ‘Rroftë Enver Hoxha’ për 10 vjet”, ka treguar Çeka./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Më shumë se 400 njerëz vdiqën nga kolera në Sudan muajin e kaluar

By: lia rda
25 September 2024 at 16:44

Më shumë se 430 njerëz vdiqën nga kolera në Sudan muajin e kaluar dhe mbi 14,000 u infektuan, njoftoi këtë të mërkurë Ministria e Shëndetësisë.

Në një deklaratë të transmetuar nga BBC, ajo tha se autoritetet po bënin gjithçka që mundnin “mes një rritje të numrit të njerëzve të infektuar”.

Trajtimi në zonat e prekura është shumë i ndërlikuar për shkak të luftës civile në Sudan, tha i dërguari special i SHBA-së për Sudanin, Tom Perriello.

Mjekët pa Kufij (MSF) raportuan se puna “pengohet rregullisht nga të dyja palët ndërluftuese dhe përgjigja humanitare është shumë më pak se ajo që nevojitet“.

Kolera është një sëmundje që zhvillohet me shpejtësi dhe është shumë ngjitëse. Mund të shkaktojë diarre, dehidrim dhe vdekje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), është relativisht e lehtë për ta kuruar atë, por është e nevojshme të bëhet shpejt.

Ministri i Shëndetësisë Haitham Mohammed Ibrahim shpalli një epidemi kolere në mes të gushtit.

Si dhe lufta, shirat e dendur dhe përmbytjet kontribuan në epideminë, e cila u përkeqësua nga mbipopullimi në kampet e të zhvendosurve./abcnews.al

Vazhdon përshkallëzimi i luftës Izrael Hezbollah

By: lia rda
25 September 2024 at 16:22

Situata në Lindjen e Mesme Lufta vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa Izraeli dhe grupi militant libanez Hezbollah vazhdojnë të shkëmbejnë sulme ndaj njeri tjeterit. Izraeli njoftoi se rrëzoi një raketë të lëshuar nga Hezbollahu që synonte të godiste selinë e agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad, pranë Tel Avivit. Shtëpia e Bardhë shprehu shqetësim të thellë pas njoftimit për sulmin me raketa të Hezbollahut në Izrael.

Hezbollahu hodhi dhjetëra raketa në Izrael të mërkurën, duke përfshirë edhe një zonë pranë Tel Avivit. Kjo është goditja më e thellë brenda territorit izraelit nga grupi Hezbollah, në konfliktin 11 mujor.

Izraeli njoftoi se rrëzoi një raketë që sipas njoftimeve të Hezbollahut , synonte të godiste selinë e Mossad-it pranë Tel Avivit.

Ndërkohë, një shtëpi në Izraelin verior, në Safed, afër kufirit me Libanin, u godit nga raketat e Hezbollahut.

Disa njerëz nxituan të ndihmonin familjen që ishte bllokuar brenda shtëpisë së përfshirë nga zjarri.

Në një vendbanim tjetër izraelit, Saar, njoftohet për tre izraelitë të plagosur gjatë sulmeve me raketa të Hezbollahut.

Shtëpia e Bardhë tha se është thellësisht e shqetësuar nga sulmet e fundit, sipas zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Duke folur për rrjetin CNN, zoti Kirby tha se sulmi i ri është “një dëshmi më shumë që Izraeli po përballet me një kërcënim legjitim nga një grup terrorist i mbështetur nga Irani”.

Ndërkaq, ushtria izraelite dhe agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit njoftuan për bombardime të reja izraelite të mërkurën në Libanin jugor.

Konflikti i përshkallëzuar do të jetë një nga temat kryesore të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të mërkuren pasdite në Nju Jork.

Hezbollahu ka filluar sulmet me raketa ndaj Izraelit një ditë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor. Prej 11 muajsh, Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer sulme ajrore, ndërsa lufta vazhdonte me intensitet më të lartë në Rripin e Gazës.

Lufta me Hezbollahun u intensifikua pas vrasjes nga Izraeli javën e kaluar të një prej komandantëve të lartë të grupit militant libanez që ka mbështetjen e Iranit.

“Kemi hyrë në një fazë të re të operacionit kundër Hezbollahut. Operacioni “Shigjetat e Veriut filloi me një goditje të fortë ndaj aftësive të Hezbollahut, duke i dhënë një goditje shumë domethënëse ndaj komandantëve dhe operativëve të organizatës”, tha Ori Gordin, Gjeneral Major në ushtrinë izraelite.

“Eliminimi i komandantëve dhe drejtuesve të Hezbollahut është një sukses i madh. Ne kemi goditur objektiva të rëndësishme brenda Libanit. Megjithatë, duhet të jemi modest. Ky është vetëm fillimi duhet ende kohë e gjatë për të eliminuar fuqinë e Hezbollahut”, thotë Yaakov Amidror nga Instituti Hebre Amerikan për Sigurinë Kombëtare.

Megjithatë, udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha të mërkurën se vrasja e komandantëve të lartë të Hezbollahut nga Izraeli nuk do ta gjunjëzojë grupin.

“Forca organizative dhe burimet njerëzore të Hezbollahut janë shumë të forta dhe nuk do të pësojnë goditje kritike nga vrasja e një komandanti të lartë, pavarësisht nëse kjo është qartësisht një humbje e rëndë”, tha zoti Khamenei.

Zyrtarët libanezë të shëndetësisë thanë se sulmet izraelite që nga e hëna kanë vrarë të paktën 564 njerëz dhe kanë plagosur më shumë se 1,800 të tjerë.

Hamasi dhe Hezbollahu janë shpallur si grupe terroriste nga Shtetet e Bashkuara./voa

Ministri i Jashtëm britanik akuzon Putinin: Është një bos mafioz skllavopronar

By: lia rda
25 September 2024 at 16:03

Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy, akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se është një “bos mafioz skllavopronar” dhe se drejton një “shtet mafioz”.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Ukrainën të martën, Lemmy akuzoi Putinin dhe qeverinë ruse për shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar, duke deklaruar se Rusia është një “perandori e ndërtuar mbi korrupsionin”.

Ministri i Jashtëm britanik, i cili është afrikan, tha se paraardhësit e tij ishin viktima të sistemit të skllevërve dhe për këtë arsye, pronarët e skllevërve e njohin atë kur e shohin.

Britania e Madhe mbështet përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina, por kjo kërkon edhe mbështetjen e SHBA-së.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet të enjten në Uashington me Presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe Zëvendës Presidentin dhe kandidaten demokrate për president Kamala Harris për t’u prezantuar atyre “planin e tij të fitores” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë./abcnews.al

❌
❌