Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Salianji paralajmëron kallëzime të reja, kush janë zyrtarët që do çojë në SPAK

By: Fia Nelaj
27 September 2024 at 13:42

Deputeti Ervin Salianji, ndaj të cilit Gjykata e Apelit ka vendosur dënimin me një vit burg për akuzën “Kallëzim i rremë” lidhur me dosjen “Babale”, ka dalë në një konferencë për shtyp pas depozitimit në Polici të kërkesës për ekzekutimin e këtij vendimi.

Salianji bëri të ditur se do të dorëzoj me kolegët e PD, dy kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, një për nisje të hetimit pasuror ndaj Fatmir Xhafaj, kurse kallëzimi i dytë kundrejt këtij të fundit, kryeministrit Rama, Ardi Veliut e personave të tjerë, të cilët sipas tij kanë falsifikuar procesin gjyqësor ndaj tij.

“Siç e kam paralajmëruar dhe më parë sapo kam firmosur kërkesën për hetimin e pasuror ndaj shtetasit Fatmir Xhafaj, drejtuar kreut të SPAK Altin Dumani. Ne do bëjmë plotësimin për këtë rast ndaj Fatmir Xhafaj dhe lidhjeve të tij. Gjithashtu përfaqësues të tjerë të PD do të depozitojnë në SPAK kallëzimin penal për falsifikim të procesit gjyqësor ndaj meje, për shpërdorim detyre, korrupsion në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ndaj shtetasit Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Ardi Veliu dhe të gjithë personat e tjerë, gjyqatrët e çështjes, dy ish-drejtorët e Policisë së Fierit, etj.. Ne nuk do të ndalemi, premtimet do t’i mbajmë,”-u shpreh Salianji.

Në fjalën e tij Salianji ju ka bërë thirrje qytetarëve dhe dashamirësve të Partisë Demokratike që të bashkohen në një protestë në datën 6 tetor kundër këtij vendimi, të cilin ai e cilësoi si një mekanizëm për të përçarë opozitën.

“Përballë do më kenë që të dërgoj edhe një premtim që jua kam bërë më parë, do më kenë pas një viti dhe do me kën gjatë këtij vit, kur këta siç janë kalbëzuar të rrënohen dhe të rrëzohen. Si ka mundësi që kreët e opozitës nga Saliberisha të jenë në burg ose ndjekje penale. Sali Berisha u mori 600 mijë vota pa vulë, pa emër në listën e votimit dhe pasi nuk ja dolën dot me të erdhën me pranga. As që mund të mendohet që do të ketë dorëzim, kjo është dita jonë e forcës. Më 6 tetor duhet të jemi të gjithë bashkë sepse ata po shfarosin Partinë Demokratike. Kjo nuk është vetëm një thirrje; O sot, o kurrë,” -tha ai.

Gjykata e Apelit vendosi të enjten të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-ën nga Shkalla e Parë në lidhje me nje audio përgjim, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Salianji paralajmëron kallëzime të reja, kush janë zyrtarët që do çojë në SPAK appeared first on Euronews Albania.

Mbërrin në Polici urdhri për arrestimin e Salianjit, pritet ekzekutimi i vendimit

By: Fia Nelaj
27 September 2024 at 13:02

Pas depozitimit të kërkesës së Prokurorisë në Kuvend për vendimin gjyqësor ndaj deputetit Ervin Salianji, është dorëzuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit mesditën e kësaj të premteje edhe kërkesa për ekzekutimin e vendimit.

Gjykata e Apelit që vendosi të lërë në burg deputetin me akuzën “Kallëzim i rremë”, në një prononcim të shkurtër për media bën me dije se vendimi për të pandehurit e çështjes “Babale” u mor me unanimitet të plotë.

“Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm, çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj…, ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata e Apelit vendosi të enjten të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-ën nga Shkalla e Parë në lidhje me nje audio përgjim, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbërrin në Polici urdhri për arrestimin e Salianjit, pritet ekzekutimi i vendimit appeared first on Euronews Albania.

Mbretëria e Bashkuar u kërkon kompanive ajrore fluturime shtesë nga Libani

By: Fia Nelaj
27 September 2024 at 12:48

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u ka kërkuar linjave ajrore komerciale që të kryejnë fluturime shtesë jashtë kryeqytetit libanez, Bejrut, për të mundësuar largimin e shtetasve britanikë.

Është vlerësuar se aktualisht ka disa qindra njerëz me pasaporta britanike në vend dhe 5,000 shtetas të dyfishtë dhe familjet e tyre të afërta.

Qeveria po u kërkon të gjithëve që të largohen nga Libani tani.

Middle East Airlines do të ketë fluturime shtesë gjatë fundjavës.

Por kërkesa për to nuk mendohet të jetë e madhe për momentin – me shumë njerëz që zgjedhin të lëvizin drejt veriut në vend që të largohen nga vendi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbretëria e Bashkuar u kërkon kompanive ajrore fluturime shtesë nga Libani appeared first on Euronews Albania.

Asambleja e Përgjithshme e OKB/ Ministri i Jashtëm turk takim me sekretarin Blinken

By: Fia Nelaj
27 September 2024 at 11:57

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken në Nju Jork, tha Ministria e Jashtme e Turqisë të enjten përmes një deklarate në platformën X.

Takimi u zhvillua ndërsa Fidan ishte në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara (UNGA).

Ndërkohë që nuk u zbuluan detaje rreth temave të diskutuara mes tyre, takimi u zhvillua në një kohë të aktivitetit të shtuar diplomatik, ndërsa liderët botërorë dhe zyrtarë të lartë mblidhen për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Asambleja e Përgjithshme e OKB/ Ministri i Jashtëm turk takim me sekretarin Blinken appeared first on Euronews Albania.

Dita Botërore e Turizmit, OKB: Sektor që nxit paqen dhe tolerancën mes kombeve

By: Fia Nelaj
27 September 2024 at 11:15

Dita Botërore e Turizmit është një ngjarje globale që festohet çdo 27 shtator kushtuar rëndësisë së turizmit në promovimin e shkëmbimit kulturor dhe zhvillimit ekonomik.

Dita Botërore e Turizmit, e themeluar në vitin 1980 nga UNWTO, organizatë e OKB për turizmin, feston ndikimin global të turizmit dhe rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e tij ekonomike, sociale dhe kulturore.

OKB shprehet se, në një nivel global, ku kombet janë të ndërlidhura dhe të ndërvarura, turizmi, një industri e krijuar nga njerëzit dhe për njerëzit, shfaqet si një forcë bindëse dhe dinamike për të sfiduar stereotipet dhe për të sfiduar paragjykimet.

Ky sektor, sipas OKB, mund të perceptohet si mishërimi i dialogut ndërkulturor që lejon të takojmë “njëri-tjetrin”, të mësojmë për kultura të ndryshme, të dëgjojmë gjuhë të huaja, të shijojmë shije ekzotike dhe të krijojmë tolerancë.

Data 27 shtator, u zgjodh për të përkujtuar miratimin e statuteve të UNWTO në vitin 1975.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dita Botërore e Turizmit, OKB: Sektor që nxit paqen dhe tolerancën mes kombeve appeared first on Euronews Albania.

BE drejt kompromisit me Anglinë mbi marrëveshjen e lëvizjes së lirë të të rinjve

By: Fia Nelaj
27 September 2024 at 09:07

 Starmer do të shkojë në Bruksel për herë të parë si kryeministër javën e ardhshme për të takuar Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Vizita vjen pasi Bashkimi Evropian duket se është i gatshëm të bëjë kompromis me Mbretërinë e Bashkuar për një marrëveshje të re për të lejuar më shumë liri për të rinjtë për të udhëtuar nëpër Evropë.

Ambasadori i BE-së në Mbretërinë e Bashkuar, Pedro Serrano, ka sugjeruar një skemë që lejon të rinjtë të lëvizin lirshëm.

Megjithatë, Sir Keir ka thënë se qeveria “nuk kishte plane për një skemë të lëvizshmërisë së të rinjve”.

Bashkimi Evropian kërkon t’ju jap të rinjve mundësinë për të udhëtuar lirshëm në MB, në këmbim që të rinjtë nga MB të jenë në gjendje të bëjnë të njëjtën gjë në 27 vendet anëtare të BE-së.

Kryeministri Starmer ka folur shpesh për atë që ai e quan një “rivendosje” me fqinjët evropianë të Mbretërisë së Bashkuar që kur laburistët fituan zgjedhjet e përgjithshme.

The post BE drejt kompromisit me Anglinë mbi marrëveshjen e lëvizjes së lirë të të rinjve appeared first on Euronews Albania.

Gjermania lehtëson kushtet e punës sezonale për studentët e Ballkanit, ja kriteret

By: Fia Nelaj
27 September 2024 at 08:43

Gjermania ka lehtësuar kushtet e punësimit sezonal për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor.

Kjo nuk do të thotë se nuk duhet pasur kujdes me kritiret e vendosura, të cilat në rast se nuk plotësohen, apo edhe më keq thyhen, mund të ketë ndëshkime të rrepta.

Nga 1 qershori i këtij viti, Gjermania ka dyfishuar numrin e vizave vjetore të punës për Ballkanin Perëndimor, ku numri ka shkuar 50 mijë.

Kriteret të cilat duhen përmbushur për të përfituar punë sezonale janë këto:

-Të kenë një kontratë pune ose një ofertë pune në Gjermani.

-Agjencia Federale për Punësim duhet të miratojë punën për të siguruar që nuk ka kandidatë të kualifikuar gjermanë ose të BE-së të disponueshëm për pozicionin

-Të mos kenë marrë asnjë përfitim sipas Ligjit për përfitime për kërkuesit e azilit në 24 muajt e fundit para aplikimit.

Ndër sektorët më të përhapur për të gjetur punë të tilla sezonale,  radhitet bujqësia, turizmi, gastronomina dhe sektori i shërbimeve në tërësi.

Në kujdes duhet të jenë edhe afatet ligjore, të cilat nëse shkelen, mund të çojnë më tej edhe në ndëshkime të rënda, deri në moslejime për hyrjen në Gjermani në periudha të caktuara kohore.

Inkurajimi megjithatë është i qartë për studentët mbi të gjitha, por edhe të tjerë, për të pasur një eksperiencë pune të tillë, brenda kushteve që ofrohen nga shteti gjerman.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjermania lehtëson kushtet e punës sezonale për studentët e Ballkanit, ja kriteret appeared first on Euronews Albania.

Borrell takon liderët e Ballkanit në OKB, kërkon bashkëpunim dhe stabilitet rajonal

By: Fia Nelaj
27 September 2024 at 08:31

Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell mbajti një takim jozyrtar me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ne takim mori pjesë kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Denis Beqiroviç, presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana SiljanovskaDavkova, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe zëvendëskryeministri për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane të Malit të Zi, Filip Ivanoviç.

Ajo që bie në sy në dy fotot e publikuara nga Borrel është se ato janë të paplota.

Në njërën mungon Vjosa Osmani dhe në tjetrën Vuçiç.

Nuk dihet nëse dy liderët kanë refuzuar të fotografohen në prani të njëri-tjetrit apo çfarë ka ndodhur.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan rëndësinë e forcimit të qëndrueshmërisë, duke theksuar nevojën për harmonizim strategjik me Bashkimin Evropian për të ruajtur stabilitetin rajonal.

“Takimi vjetor pasqyron përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj partneritetit tonë me Ballkanin Perëndimor – shtetet tona anëtare të ardhshme. Ai shërben si një rast për shkëmbimin e pikëpamjeve për çështjet me interes të përbashkët, përtej zgjerimit, për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit global”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi i Lartë, Borrell theksoi se Ballkani Perëndimor është një pjesë integrale e së ardhmes së Evropës.

Sipas njoftimit, Borrell theksoi rëndësinë dhe forcën e lidhjeve BE-Ballkani Perëndimor dhe përsëriti se anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen me fokus të ri.

“Takimi ishte një mundësi për të kujtuar nevojën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekzistuese dypalëshe. Përfaqësuesi i Lartë Borrell nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë të arritura përmes dialogut dhe kompromisit si hapa thelbësorë drejt integrimit në BE. Udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të çuar përpara aspiratat e tyre evropiane”, thuhet tutje në njoftim.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell përfundoi duke rikonfirmuar angazhimin e BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre evropiane, duke theksuar se zgjerimi mbetet një prioritet kryesor për BE-në.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Borrell takon liderët e Ballkanit në OKB, kërkon bashkëpunim dhe stabilitet rajonal appeared first on Euronews Albania.

“Lakmi e pastër”, Ministri turk për konfliktin në Gaza: Nuk mund të presim Izraelin

By: Fia Nelaj
27 September 2024 at 08:17

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka kritikuar refuzimin e Izraelit për të zbatuar një zgjidhje me dy shtete dhe paralajmëroi se çështja e pazgjidhur palestineze kërkon të destabilizojë të gjithë rajonin.

“Ne nuk mund të presim vullnetin e mirë të Izraelit për të zbatuar zgjidhjen mes dy shteteve,” tha Fidan gjatë një takimi për Gazën në Nju Jork.

“Vendimi i parlamentit izraelit për të mohuar një shtet palestinez dhe zgjidhjen mes dy shteteve është mjaft i qartë,” tha ai. “Kjo është lakmi e pastër që nuk duhet të falet.”

Izraeli ka goditur Libanin që nga fillimi i së hënës, duke vrarë të paktën 677 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 2,500, sipas shifrave të publikuara nga Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Ministri i Jashtëm tha se Turqia ka shprehur prej kohësh se nëse çështja palestineze mbetet e pazgjidhur, ajo do ta tërheqë të gjithë rajonin në “një vrimë të zezë”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Lakmi e pastër”, Ministri turk për konfliktin në Gaza: Nuk mund të presim Izraelin appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 26 September 2024Main stream

Durrës| Goditi me mjet prerës një 35-vjeçar, në kërkim autori i ngjarjes

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 13:54

Ditën e sotme, rreth orës 12:50, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç.

Ky i fudnit, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin në zonë,  për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Durrës| Goditi me mjet prerës një 35-vjeçar, në kërkim autori i ngjarjes appeared first on Euronews Albania.

“Më e bukur brenda se jashtë”, Musk mohon lidhjen romantike me kryeministren Meloni

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 13:30

Elon Musk ka mohuar të ketë një lidhje romantike me kryeministren italiane Giorgia Meloni, pasi një foto e tyre duke u parë me mall në sytë e njëri-tjetrit u bë virale.

Sipërmarrësi miliarder dhe kryeministrja e Italisë u fotografuan gjatë një eventi ku Musk i dhuroi zonjës Meloni çmimin Global Citizen nga Atlantic Council.

Fotoja nga në Nju Jork ndezi rrjetin, ku shumë njerëz shkruanin: “Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më pas…”

Por Musk, u përgjigj në X, duke thënë: “Unë isha atje me mamin tim. Nuk ka asnjë marrëdhënie romantike me kryeministren Meloni”.

Thuhet se Meloni kishte kërkuar që Musk të ishte personi që do t’i dorëzonte çmimin në ngjarjen e së hënës, ndërsa biznesmeni fluturoi në Itali dy herë vitin e kaluar për të takuar udhëheqësen italiane.

Sipërmarrësi i teknologjisë lavdëroi udhëheqësen e Brothers of Italy teksa i dorëzoi çmimin, duke thënë se ajo ishte “dikush që është edhe më e bukur brenda se jashtë”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Më e bukur brenda se jashtë”, Musk mohon lidhjen romantike me kryeministren Meloni appeared first on Euronews Albania.

“Tërësisht legjitime e kundër askujt”, Kina hedh poshtë akuzat për raketën balistike

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 12:43

Kina mbrojti të enjten testimin e saj të parë të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), e cila ra në Oqeanin Paqësor të mërkurën.

Ministria e Mbrojtjes e vendit tha se lëshimi i raketës ishte “plotësisht legjitim” dhe “i arsyeshëm”.

“Është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe praktikat ndërkombëtare dhe nuk drejtohet kundër asnjë vendi apo objektivi”, tha ministria.

Ky ishte lëshimi i parë i njohur nga Pekini i një ICBM në 44 vjet dhe vlerësohet se raketa udhëtoi afërsisht 12,000 kilometra.

Ministria u shpreh më tej se kishte informuar paraprakisht të gjitha vendet përkatëse pasi nisja ishte një marrëveshje rutinë në planin vjetor të trajnimit të Forcave Raketore.

Mandej Japonia kritikoi Kinën për nisjen, duke thënë se nuk iu dha ndonjë njoftim paraprak.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Tërësisht legjitime e kundër askujt”, Kina hedh poshtë akuzat për raketën balistike appeared first on Euronews Albania.

Pasi anuloi udhëtimet nga përmbytjet në Evropë, Orban shkon RMV për vizitë zyrtare

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 11:39

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, së bashku me një delegacion nga qeveria e tij, do të qëndrojnë për një vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut më 26 dhe 27 shtator.

Qeveria maqedonase njoftoi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do ta takojë Orbanin në Ohër.

Gjatë kësaj vizite do të ketë gjithashtu një sërë takimesh dypalëshe mes ministrave maqedonas me homologët e tyre nga delegacioni hungarez.

VMRO-DPMNE në pushtet dhe lideri i saj kryeministri Mickoski konsiderohen të afërt me Orbanin dhe partinë e tij, Fidesz.

Pas formimit të qeverisë në Shkup në qershor, gjatë samitit të NATO-s në Uashington që u mbajt në gjysmën e parë të korrikut, Mickoski u pajtua me Orbanin që Maqedonia e Veriut të merrte një kredi nga Hungaria në vlerë prej 500 milionë eurosh.

Më 17 shtator, ligji për kredinë hungareze u miratua në parlamentin maqedonas.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pasi anuloi udhëtimet nga përmbytjet në Evropë, Orban shkon RMV për vizitë zyrtare appeared first on Euronews Albania.

Dumani takim me zyrtaren amerikane, SPAK: Bashkëpunojmë për hapjen e DEA në Tiranë

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 11:20

Kreu i Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, Altin Dumani po merr pjesë këtë të enjte në Konferencën Ndërkombëtare në Luftën kundër Drogave, e cila po zhvillohet në Athinë, Greqi.

Gjatë këtij aktiviteti, i cili nisi në datë 24 Shtator e deri ditën e sotme, Altin Dumani zhvilloi një takim me Administratoren e DEA-s, Anne Milgram.

Në bisedë, Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve.

Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dumani takim me zyrtaren amerikane, SPAK: Bashkëpunojmë për hapjen e DEA në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Braçe për mediat serbe: Po përhapin lajme të rreme, implikojnë Shqipërinë e Kosovën

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 10:55

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka thënë gjatë mbledhjes së Komisionit të Dezinformimit se gjatë gushtit dhe korrikut ka pasur ndërhyrjre nga mediat serbe për të përhapur lajme të rreme.

Rasti i parë ka të bëjë me shpalljen e mundësisë së pushtimit të Kosovës nga Serbia, që sipas Braçes është një evidencë sesi përhapet keqinformimi dhe si e implikon Shqipërinë e Kosovën.

“Një zinxhir i tërë keqinformimi që mbërriti më Shqipëri, që na solli në evidencë se si përhapet keqinformimi duke implikuar Shqipërinë dhe shqiptarët në rajon duke krijuar shqetësim brenda vendit. Lajme të tilla nuk kanë gjetur hapësirë në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Një element tjetër i rëndësishëm ka të bëj me faktin qe edhe pse burimi i informacionit në Serbi u përgenjeshtrua, këtu në Shqipëri nuk pati asnjë përpjekje për të fshirë lajmet e rreme,” –u shpreh Braçe.

Rasti i dytë që deputeti solli në vëmendje ishte një lajm, po prapë nga mediat serbe, që kishte të bënte me monitrorimin e territorit të Kosovës nga dronet shqiptare.

“Burimi i lajmit ishte një portal serb ne Kosovë i pacituar nga mediat shqiptare në Kosovë, por nga mediat shqiptare në Shqipëri. Dhe për fat të keq zgjerimi i informacionit me elemente për të tërhequr klikime, por jo për të thënë të vërtetën. Përsëri nuk pati asnjë përpjekje për të korrigjuar lajmin e pavërtetë dhe as për të fshirë lajmin që vijon të jetë online në mediat online,”- përfundoi Braçe.

Sipas tij, bëhet fjalë për median Pravda, e cila ka përcjellë informacione të posaçme të qeverisë së rusisë brenda territorit të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Braçe për mediat serbe: Po përhapin lajme të rreme, implikojnë Shqipërinë e Kosovën appeared first on Euronews Albania.

Elbasan| Në kërkim për korrupsion e shpërdorim detyre, arrestohet punonjësi i IMT

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 09:41

Një 51 vjeçar është ndaluar këtë të enjte nga Policia në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjal për shtetasin me inicialet G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, i cili në muajin prill të këtij viti, kohë kur mbante detyrën si punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Ndalohet një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndaluar shtetasin në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.05.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 51-vjeçari, në muajin prill 2024, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Elbasan| Në kërkim për korrupsion e shpërdorim detyre, arrestohet punonjësi i IMT appeared first on Euronews Albania.

Ministri Vëngu pret të dërguarin special të Britanisë, zbardhen temat e diskutuara

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 09:18

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu priti në një takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor Lord Stuart Peach, i cili erdhi në Shqipëri, në kuadër të Stërvitjes së Përbashkët “Austere Wolf – 24”.

Ministri Vëngu dhe Lord Stuart Peach vlerësuan maksimalisht ndërveprimin mes trupave shqiptarë dhe britanikë në stërvitjen “Corridor VIII Response”.

Gjatë bisedës me zyrtarin e lartë britanik, ministri i Mbrojtjes diskutoi rreth situatës së sigurisë në rajon përfshirë edhe Veriun e Kosovës, për të cilën Shqipëria jo vetëm mirëpret vendimin e Aleancës për shtimin e trupave atje, por edhe ka rritur praninë e ushtarakëve shqiptarë në misionin e KFOR.

“Si vend anëtar i NATO, pozicioni i privilegjuar gjeografik i vendit tonë na angazhon për të investuar më tej në infrastrukturën mbështetëse për Aleancën,” –u shpreh ai.

Ministri Vëngu theksoi gjatë bisedës me zyrtarin e lartë britanik se: “Në Korridorin VIII po punohet intesivisht në disa lote, për të vijuar më tej me projektin madhor të portit në Porto Romano, një pjesë e të cilit do të jetë i dedikuar për përdorim ushtarak”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministri Vëngu pret të dërguarin special të Britanisë, zbardhen temat e diskutuara appeared first on Euronews Albania.

Putin propozon rregulla ta reja për përdorimin e armëve bërthamore

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 09:08

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se një sulm konvencional kundër Rusisë nga ndonjë vendi i cili mbështetet nga një fuqi bërthamore, do të cilësohet si sulm i përbashkët.

Putini e tha këtë më 25 shtator kur i shpalosi ndryshimet në doktrinën bërthamore të Rusisë gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë së Rusisë në Moskë.

Doktrina e tanishme bërthamore e Rusisë thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore në rast se armiku kryen sulm bërthamore ndaj saj, ose nëse përballet me sulm konvencional i cili e rrezikon ekzistencën e shtetit.

Versioni i ndryshuar i dokumentit thotë se Rusia mund të përdorë armë bërthamore si përgjigje ndaj një sulmi konvencional i cili përbën “rrezik kritik për sovranitetin e shtetit”, kjo sipas Putin.

“Propozohet që agresioni kundër Rusisë nga një shtet pa armë bërthamore, mbështetja apo pjesëmarrja e një fuqie bërthamore, të cilësohet si sulm i përbashkët i tyre ndaj Federatës Ruse”, tha Putin.

Ai tha gjithashtu se lista e shteteve dhe aleancave ushtarake që i nënshtrohen parandalimit të përdorimit të armëve bërthamore duhet të zgjerohet, por nuk përmendi cilat vende do të shtoheshin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Putin propozon rregulla ta reja për përdorimin e armëve bërthamore appeared first on Euronews Albania.

Trump sulmon Zelenskyn: Edhe marrëveshja më e keqe me Rusinë, do të jepte rezultat

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 08:54

Donald Trump ka sulmuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy për mos negocimin me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, duke pretenduar se edhe “marrëveshja më e keqe” do të ishte më e mirë se situata aktuale.

Duke folur në një tubim të fushatës në Karolinën e Veriut të mërkurën, Trump tha se Ukraina nuk do të jetë kurrë në gjendje të zëvendësojë “shumë njerëz të vdekur” dhe qytete të shkatërruara nga lufta.

“Ato qytete janë zhdukur. Ata janë zhdukur dhe ne vazhdojmë t’i japim miliarda dollarë një njeriu që refuzoi të bënte një marrëveshje, Zelensky-t. Nuk kishte asnjë marrëveshje që ai mund të kishte bërë, e cila nuk do të ishte më e mirë se situata që keni tani?”, ju drejtua Trump mbështetësve.

“Ju keni një vend që nuk është e mundur të rindërtohet. Do të duhen qindra vjet për ta rindërtuar, nuk ka para të mjaftueshme për ta rindërtuar nëse e gjithë bota bashkohet.”

“Nëse ata do të bënin një marrëveshje, qoftë edhe të keqe, do të kishte qenë shumë më mirë”, tha Trump.

Komentet e tij, të cilat shënuan kritika të qarta për liderin ukrainas dhe trajtimin e situatës së luftës deri më tani, erdhën disa orë pasi Zelenskyy u kërkoi liderëve botërorë të mos kënaqeshin vetëm me “qetësim” të konflikt, por të kërkonin “paqe të vërtetë, të drejtë”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump sulmon Zelenskyn: Edhe marrëveshja më e keqe me Rusinë, do të jepte rezultat appeared first on Euronews Albania.

Plagosi 3 të afërm në ambjentet e një restoranti në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari

By: Fia Nelaj
25 September 2024 at 22:15

Policia ka arrestuar shtetasin Edison Elezaj, i cili ka plagosur në korrik të këtij viti 3 të afërm në një lokal vipash në kompleksin Delijorgji në Tiranë.

32-vjeçari është arrestuar nga forcat Operacionale, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e tre personave persona në një festë më 28 korrik.

Elezaj ishte në një festë të një prej restoranteve më luksoze “Savoy Garden” në rrugën e Kavajës, brenda kompleksit “Deligjorgji”.

Gjatë festës, Edison Elezaj ka plagosur me një armë zjarri 3 familjarët, një vajzë 36 vjeç binjake me vëllain dhe vëllanë e tyre të vogël.

Pas plagosjes, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka rënë në pranga vetëm ditën e sotme.

Ndaj tij rëndon akuza “Plagosje e rëndë me dashje”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plagosi 3 të afërm në ambjentet e një restoranti në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

❌
❌