Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

“Tirana dje dhe sot”- Hapet ekspozita fotografike e Roland Tashos në QKLL

By: rom ario
26 September 2024 at 17:12

Ekspozita fotografike “Tirana dje dhe sot” hapi dyert këtë të enjte në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Kjo ekspozitë tregon kryeqytetin në dy kohë, ku përmes fotove shihet Tirana e paurbanizuar dhe Tirana e urbanizuar.

Roland Tasho, i cili ka realizuar këto fotografi tregon se cilat janë pikat në të cilat është fokusuar.

“Kjo është e mira e fotografisë, sidomos kur punon me arkivin. Më ka shërbyer shumë arkivi. Jam ndalur te disa pika kryesore të Tiranës, të Lanës, të Pazarit të rid he të Piramidës”, tha fotografi Roland Tasho.

Përmes fotografisë, Tasho na dhuron fjalën ndërsa shihet qartë kontrasti brenda metropolit shqiptar, mes së shkuarësh dhe të tashmes.

Gjithashtu, u bë dhe promovimi u librit me të njëjtën titull.

Roland Tasho është fotoreporter shqiptar i njohur për fotografitë e tij në protestat e dhjetorit të viteve ’90 dhe një sërë albumesh që kanë në qendër komunitetet shqiptare jashtë Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Tirana dje dhe sot”- Hapet ekspozita fotografike e Roland Tashos në QKLL appeared first on Euronews Albania.

❌
❌