Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Netanyahu: Izraeli do t’i vazhdojë bisedimet për armëpushim në Liban

By: Re Nato
27 September 2024 at 13:52

Izraeli do të vazhdojë t’i diskutojë propozimet për armëpushim në Liban në ditët në vijim, tha të premten kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut do ta bëjë edhe më të vështirë kthimin e civilëve në shtëpitë e tyre në të dyja anët e kufirit.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, i hodhi poshtë të enjtet thirrjet e ndërkombëtarëve për armëpushim me Hezbollahun, duke thënë se bombardimet do të vazhdojnë.

Salianji: Gati të shkoj në burg, pres shkresën e policisë

By: Re Nato
27 September 2024 at 13:33

Deputeti demokrat, Ervin Salianji konferencën e fundit me gazetarët. në selinë e Partisë Demokratike, në pritje të arrestimit të tij, pasi Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg, për çështjen “Babale”.

Salianji deklaroi se që të enjten e 26 shtatorit, kur Apeli mori vendimi, ka komunikuar me drejtues të prokurorisë dhe policisë dhe ka shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar.

Ndër të tjera, Salianji u shpreh se pret mbërritjen e shkresës, për të bërë arrestimin e tij.

“Unë kam komunikuar që dje me drejtuesit e prokurorisë dhe policisë, jam gati, çfarë ju duhet? Unë hyj tek ata që përballem. Në lidhje me vendimmarjen nëse do jetë këtu, jemi duke diskutuar me Grupin Parlamentar. Do të dëgjojmë kolegët, më pas do të marrim vendimin. Kërkesën e shoh në parim, meqë është precedent i ri, duhet të kishte një mbledhje të Këshillit të Mandateve. Kjo ishte çështja, ne kemi organizuar kërkesa, i jemi drejtuar Kuvendit, Kuvendi reagon me burime. Qëndrimi im nuk ndryshon, do të përballem

Padiskutim ua thashë, si rregull është që duhet të vijë shkresa, por komunikim kam pasur. Do ta zgjidhim sot këtë punë, pa merak. Do të diskutojmë për këtë çështje”, theksoi ai./abcnews.al

“Salianji”, PD qëndrim tjetër për imunitetin/ Këshilli i Mandateve: Nuk mblidhemi, vendimi për deputetin do zbatohet automatikisht

By: Re Nato
27 September 2024 at 11:13

Grupi Parlamentar i PD kërkoi të premten mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve pas vendimit të Apelit të dënimit me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji.

Gazetarja Fiona Xhafaj raporton se përfaqësia e këshillit ka vendosur që të mos mblidhet, dhe në këtë mënyrë, vendimi për deputetin do zbatohet automatikisht.

“Këshilli i Mandateve ka vendosur që të mos mblidhet për Ervin Salianjin. Sipas burimeve në Kuvend ende nuk ka mbërritur shkresa zyrtare nga prokuroria por vendimi është marrë nga përfaqësia e këshillit dhe është vendosur që të mos mblidhet.”, raportoi gazetarja Fiona Xhafaj.

Gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja raportoi më herët se PD i ka dërguar shkresë Kuvendit.

“Do duhet të kemi përgjigje nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, për të parë nëse do të jetë e nevojshme. Prej orës 09:00, Salianji ndodhet në selinë e Partisë Demokratike. Në Kuvend do të shkojë një shkresë për mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve. Shkresa i ka shkuar Kuvendit. Pritet të shihet nëse deputeti Salianji do të zbatojë atë që ka thënë publikisht, që do të vetëdorëzohet apo do të ndjekë hallkat që PD thotë se duhen zbatuar në rastin Salianji. Ky është rasti i parë për të cilin Kuvendi do të duhet të marrë një vendim”, raportoi gazetarja Shevroja.

/abcnews.al

SHBA: Nëndetësja e re bërthamore e Kinës u fundos gjatë ndërtimit

By: Re Nato
27 September 2024 at 11:12

Pamjet satelitore kanë treguar se nëndetësja më e re bërthamore sulmuese e Kinës është fundosur gjatë ndërtimit, tha të enjten një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.

Për Kinën, fundosja e nëndetëses së parë të klasës Zhou paraqet dështim, pasi Pekini është duke bërë përpjekje ta ndërtojë marinën më të madhe në botë. Pekini ka shfaqur vetëbesim të madh në pretendimet e tij për ta pasur vetëm nën kontrollin e vet tërë Detin e Kinës Jugore, i cili është kyç për tregtinë ndërkombëtare.

Ndërkohë, Kina përballet me mosmarrëveshje të kamotshme territoriale me vende të tjera në rajon, duke përfshirë Brunein, Malajzinë, Filipinet, Tajvanin dhe Vietnamin.

Shtetet e Bashkuara synojnë t’i forcojnë lidhjet me aleatët e tyre në rajon dhe lundrojnë rregullisht në ato ujëra në operacione që ata thonë se ruajnë lirinë e lundrimit për anijet atje, duke e zemëruar kështu Pekinin.

Apeli: Vendim unanim! Gjykata përgënjeshtron lajmet e rreme në portale

By: Re Nato
27 September 2024 at 10:44

Gjykata e Apelit ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë të enjten e 26 shtatorit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, ku u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, për dënimin me 1 vit burg për 1çështjen babale.

Në reagim, gjykata sqaron se vendimi për Salianjin është marrë në unanimitet, duke përgënjeshtruar lajmet e rreme që portale.

“Përshëndetje! Nisur nga disa kërkesa lidhur me vendimin e djeshëm (çështja ndaj të pandehurve Ervin Salianji, etj), ju njoftojmë se vendimi është marrë në unanimitet”, reagon Gjykata e Apelit për dënimin e Ervin Salianjit.

Pas këtij vendimi, Këshilli i Mandateve duhet të konstatojë përfundimin e mandatit dhe më pas Salianji do të izolohet në qelitë e burgut

Salianji, pas këtij vendimi humbet mandatin e deputetit dhe referuar ligjit të dekriminalizimit nuk e ka më të drejtën të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare./abcnews.al

Temperatura deri në 32 gradë, si pritet të jetë moti në fundjavë

By: Re Nato
27 September 2024 at 09:24

Në fundjavë, temperaturat në vend do të shkojnë deri në 32 gradë celcuis.

Meterologu Hakil Osmani thotë se të dielën pritet shtim i vranësirave dhe mund të ketë edhe mot të paqëndrueshëm.

“Vendi ynë ditën e sotme, do të jetë nën mbizotërimin e qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime, kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të bëhen në pjesën e ddytë të ditës, të fokusuara kryesisht në zonat malore. Përsa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka regjistruar vlera 10 gradë celsius, në Ersekë, Pukë, Peshkopi, ndërsa në orët e mesditës, presim maksimume të cilat do të jenë edhe në vlerën 31 gradë celcius. Përsa i përket ditës së shtunë, kemi rritje të temperaturave të ajrit, që në orët e para të mëngjesit, duke bërë që vlerat minimale të jenë në 11 apo 12 gradë celcius, në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet do t’i kemi edhe në vlerën 32 gradë celcuis, në qarqet e Elbasanit dhe Beratit. Tirana, Gjirokastra apo Shkodra, do të jenë në vlerat 31 gradë celcuis, ndërsa vija bregdetare do t’i ketë temperaturat e ajrit nga 28-30 gradë celcuis.

Zonat malore do t’i kenë temperaturat e ajrit mbi 24 gradë celcuis. Përsa i përket kushteve atmosferike, mbetemi deri në orët e pasdites, në dominimin e intervaleve të gjata me diell, kalime të lehta të vranësirave, por parashikohet që vranësirat të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës, kryesisht gjatë mbrëmjes. Kjo do të sjellë që në orët e para të mëngjesit të ditës së diel, zona veri perëndimore të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm ,me rrebeshe shiu”, theksoi ai./abcnews.al

Dekorohet me titullin e lartë “Summa Cum Laude”/ Ish ministrja Edona Bilali rrëfen sfidat e studimit 5-vjeçar

By: Re Nato
27 September 2024 at 09:21

Ish ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali është dekoruar me titullin e lartë “Summa Cum Laude”, pas përfundimit të doktoraturës në Austri.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Bilali u shpreh se u regjistrua me vonesë, por arriti të dalë e para.

Ndër të tjera, Bilali tregoi edhe për përfshirjen në politikë.

“Ishte suprizë shumë e këndshme, as nuk e pretendoja. Isha regjistruar 1 muaj me vonesë. Nisa një semestër me vonesë. Arrita që nga e fundit e klasës, dola e para, i kisha shlyer të gjitha provimet. Erdhi marsi i vitit 2021, takimi me kryeministrin, përfshirja në politikë. Besoj që kryeministri më gjeti, sepse isha aktive dhe flisja shumë. Ne kemi nevojë për më shumë gjëra në të gjitha rrathët. Unë kam një rrënjë nga babi, super djathtas, 30 vite. Ato ishin aq të çuditur nga vendimi për t’u përfshirë në politikë dhe me Partinë Socialiste. Më mbanin qëndrim, “tradhti”. E pranuan ata. Ishte 8 mars, më marrin në telefon, kërkon që të takojë kryeministri. Në takim të nesërmen, i shpreha edhe pakënaqësitë. Disa gjëra janë bërë në Shkodër, por meriton më shumë. Të pasnesrmen, e pashë veten në listë”, theksoi ajo./abcnews.al

Xhudistja shqiptare, kampione e Evropës/ Trajneri Cullhaj: Erisa Brahimaj ka potencial, synojmë Olimpiadën

By: Re Nato
27 September 2024 at 09:05

Xhudistja shqiptare, Erisa Brahimaj është shpallur kampione Evrope pasi mposhti 4 kundërshtare të forta, në kampionatin e zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Brahimaj u shpreh se në finale u ndesh me sportisten më të mirë.

Ndërsa trajneri i xhudos, Shkurt Cullhaj deklaroi se Erisa ka potencial të jashtëzakonshëm.

Erisa Brahimaj: Është kënaqësia më e madhe. Kundërshtarja ishte më e mira në atë garë, për peshën time. Ishin ato emocionet e shumta. Finalistja ishte nga Sllovenia, gjysmëfinalistja nga Gjerogjia. Kur keim qenë te stolat para se të hynim në podium, po bënim muhabet vajzash, më rrahu në luftën time tha. Më shumë kam dashur të futem në kick box.

Shkurt Qullhaj: Erisa ka potencial për më tej. Kupa e Evropës, është sinjal jashtëzakonisht shumë i mirë për Erisën. Absolutisht që sunojmë Olimpiadën. Unë po punoj jashtëzakonsht shumë edhe këtu në Shqipëri, i kam marrë të gjithë medaljet./abcnews.al

Ish Presidenti Trump: Ukraina duhej t’i kishte bërë lëshime Rusisë

By: Re Nato
27 September 2024 at 08:45

Ish Presidenti Donald Trump u shpreh me një gjuhë të zymtë dhe të trishtuar të mërkurën për Ukrainën, duke iu referuar popullit të saj si “të vdekur” dhe vetë shteti si “të shkatërruar”. Komentet e tij bënë që të shtohen më tej dyshimet se sa shumë lëshime do të jetë ai i gatshëm të bëjë, nëse zgjidhet sërish president, në negociata rreth të ardhmes së Ukrainës.

Zoti Trump argumentoi se Ukraina duhej t’i kishte bërë lëshime Presidentit rus Vladimir Putin në muajt para sulmit të Rusisë në shkurt të vitit 2022, duke shtuar se edhe “marrëveshja më e keqe do të ishte më e mirë se gjendja aktuale.”

Zoti Trump, i cili prej një kohe të gjatë i ka kritikuar ndihmat amerikane për Ukrainën, shpesh thotë se Rusia kurrë nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën nëse ai do kishte qënë president dhe se ai do t’i jepte fund luftës nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Por ai rrallë herë ka diskutuar për konfliktin me detaje të këtilla.

Komentet e tij, në një aktivitet në Karolinën e Veriut ku ai supozohej të mbante një fjalim për ekonominë, erdhën pas një debati gjatë këtij muaji kur ai refuzoi të thoshte nëse ai dëshiron që Ukraina ta fitojë luftën. Të martën, zoti Trump foli me tone pozitive për aftësinë e Rusisë dhe të paraardhëses së saj, Bashkimit Sovjetik, duke thënë se ata kanë përvojë në luftra.

Ish presidenti republikan, i njohur për përdorimin e fjalëve të rënda ndaj kritikëve të tij, i filloi denoncimet ndaj Ukrainës duke iu referuar kritikave të bëra së fundmi nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndaj tij dhe kandidatit të tij për nënpresident, JD Vance.

Presidenti Zelenskyy, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara këtë javë për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i tha revistës New Yorker se zoti Vance është “shumë radikal”, për shkak të propozimit të tij që Ukraina të heqë dorë nga territoret nën kontrollin rus, ndërsa për zotin Trump u shpreh se “në të vërtetë ai nuk e di se si ta ndalojë luftën, edhe nëse mendon se di ta bëjë një gjë të tillë”.

“Këtë çështje duhet ta diskutojmë shpejt ngaqë presidenti i Ukrainës është në vendin tonë dhe ai po bën goditje të ulta ndaj presidentit tuaj të preferuar, ndaj meje”, deklaroi zoti Trump.

Zoti Trump e përshkroi Ukrainën si një shtet gërmadhë përtej kryeqytetit të saj Kievit, me ushtarë të pamjaftueshëm dhe që po humbet popullatën për shkak të vdekjeve të shkaktuara nga lufta dhe që po largohen për në shtetet fqinje. Ai vuri në pikëpyetje nëse ky shtet ka ndonjë gjë për të ofruar për të negociuar fundin e luftës.

“Çfarëdo marrëveshje – edhe marrëveshja më e keqe – do të ishte më e mirë se gjendja aktuale”, deklaroi zoti Trump. “Edhe sikur të bënin një marrëveshje të keqe do të ishte më mirë. Do të kishin hequr pak dorë nga ndonjë gjë dhe të gjithë do të jetonin, banesat do të ndërtoheshin dhe godinat do të ekzistonte edhe për 2,000 vjet të tjera”, shtoi ai.

“Çfarë marrëveshje mund të bëhet? Është një vend i shkatërruar”, shtoi ai. “Njerëzit kanë vdekur. Shteti është shndërruar në gërmadhë”.

Presidenti ukrainas Zelenskyy po përpiqet të fitojë përkrahjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj një plani që ai e quan plan për ta fituar luftën, që pritet të përfshijë një kërkesë për të përdorur armët e Perëndimit me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektivat ruse.

Ndërkohë që Ukraina i ka tejkaluar pritshmëritë, duke i rezistuar Rusisë, forcat modeste ukrainase, krahasuar me forcat ruse, po përballen me beteja të vështira në pjesën lindore të vendit, kundër njërës prej ushtrive më të fuqishme të botës. Ukraina ka humbur një të pestën e territorit të saj dhe dhjetëra mijëra njerëz të vrarë në luftë.

Zoti Trump fajësoi Presidentin Joe Biden dhe Nënpresidenten Kamala Harris, rivalen e tij në zgjedhjet e nëntorit, për konfliktin. Ai tha se Presidenti Biden “e nxiti atë” duke u zotuar se do ta ndihmonte Ukrainën të mbrohej në vend që t’i bënte trysni që t’i jepte territore Rusisë.

“Biden dhe Kamala e lejuan këtë të ndodhte duke ushqyer Zelenskin me fonde dhe armatime të pashembullta”, tha zoti Trump.

Po ashtu, zoti Trump nuk e kundërshtoi logjikën e Presidentit rus Putin për sulmin ndaj Ukrainës, duke sugjeruar se zoti Putin nuk do ta kishte nisur luftën sikur zoti Trump të kishte qënë president. Për zotin Putin, ai tha se “ai nuk është një engjëll”./VOA

Yesterday — 26 September 2024Main stream

Sulm izraelit në një shkollë në Gaza, raportohet për viktima

By: Re Nato
26 September 2024 at 15:46

Forcat ajrore të Izraelit thonë se kanë kryer një sulm të saktë në një qendër komandimi të përdorur nga Hamasi.

Mediat palestineze e quajtën objektivin shkollën Hasfa al Faluja dhe thanë se njerëzit e zhvendosur kishin përdorur vendin për t’u strehuar.

Mjekët në vendin e sulmit thanë se 14 palestinezë u vranë, shkruan Sky News.

Në një postim në lidhje me sulmin në kanalin e saj Telegram, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kishin ndërmarrë “hapa të shumtë” për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta dhe mbikëqyrjen ajrore.

Ai tha se objektivi më parë shërbente si shkollë, por tani përdorej nga Hamasi “për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme terroriste”./abcnews.al

Izraeli refuzon thirrjet e SHBA-së për armëpushim me Hezbollahun

By: Re Nato
26 September 2024 at 15:32

Izraeli ka refuzuar propozimet për armëpushim me Hezbollahun – grupin libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – nga aleatët, përfshirë nga Uashingtoni, të cilët kanë kërkuar ndalim të luftimeve për tri javë, në mënyrë që të mundohet të gjendet një zgjidhje diplomatike për të shmangur zgjerimin e luftës.

“Nuk do të ketë armëpushim në veri”, shkroi në X ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz. “Ne do të vazhdojmë luftën kundër organizatës terroriste Hezbollah me gjithë fuqinë tonë deri në fitore dhe kthimin e sigurt të banorëve veriorë në shtëpitë e tyre”.

Këto deklarata shuajnë shpresat për një zgjidhje të shpejtë, pasi kryeministri i Libanit, Najib Mikati, shprehu optimizëm se një armëpushim mund të arrihet shpejt në Liban, ku qindra mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës.

Liderët botërorë kanë shprehur shqetësim se konflikti – së bashku me luftën e Izraelit në Gazë kundër grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, Hamas – mund të përshkallëzohet shpejt.

Plagoset me thikë një person në Durrës

By: Re Nato
26 September 2024 at 13:35

Një person është plagosur me thikë në Sukth të Durrësit.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se i plagosuri është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal në Durrës.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet dhe dinamika e ngjarjes.

“Rreth orës 12:50, në autostradën “Durrës-Tiranë”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës, shtetasin L. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin në zonë, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, njofton policia.

/abcnews.al

Dy libra të Bedri Islamit/ Romani “Gruaja në të zeza” pasqyron fatin tragjik të grave në diktaturë

By: Re Nato
26 September 2024 at 13:33

Romani “Gruaja në të zeza” i autorit Bedri Islami i ben nje skaner fatit teragjik te gruas ne komunizem. Në qendër te romanit janë gra të shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare, si  Sabiha Kasimatit, Musine Kokalarit, Nënëmadhja e Gjylbegajve, Naxhije Dume, Liri Belishova.

Madje, është edhe një histori  e vetë nënës së autorit të romanit, Bedri Zenel Islamit, i biri i “Lulit të vocërr”, personazhit të famshëm të Migjenit.

Ndrkoh qe ne vepren studimore  “Kryqezimet e letërsisë”, autori sjellë disa nga esetë më të spikatura në gjuhën shqipe dedikuara utorve shiptare dhe te huaj.

Bedri Islami është autor i njohur, shkrimtar, publicist, poet dhe veprimtar i shquar për lirinë e Kosovës.

Të gjithë librat e tij kanë sjellë frymën e njeriut të pasionuar pas lirisë, të drejtës dhe të shpresës./abcnews.al

Turqia, e para për investimet e huaja/ Greqia humb “shkëlqimin”, bie në vendin e 9-të

By: Re Nato
26 September 2024 at 13:26

Investimet e huaja turke janë pozicionuar në vend të parë në ekonominë shqiptare ndërkohë që shteti fqinj Greqia ka humbur rëndësinë duke u pozicionuar në vend të 9. Nga statistikat zyrtare të Bankës së Shqipërisë rezulton se Greqia ka humbur shumë vende për nivelin e investimeve në Shqipëri.

Tashmë kompanitë me kapital grek janë pothuajse inekzistente përsai përket rëndësisë në vendin tonë me vetëm 6 milionë euro në pjesën e parë të vitit.

Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se rënia është me me shume 50 % ose 9 milion euro më pak. Ndërkohë që të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në periudhën janar-gusht projektet turke në ekonominë shqiptare kanë kapur vlerën e 146 milion eurove.Kompanitë turke në Shqipëri operojnë në një sërë sektorësh të rnëdësishëm si në atë financiar e energjitik.

Italia është pozicionuar në vend të dytë me 93 milion euro ndërsa Holanda zbret në vend të tretë me 61 milion euro ndjekur nga dhe Austria me 50 milion euro.
Ekonomia shqiptare ka thithur më shumë investime të huaja .Kjo konfirmohet nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bazë të cilave rezulton se në periudhën janar-qershor vlera e investimeve në total është 749 milionë euro.

Nëse bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të disa viteve më parë diferenca është e ndjeshme. Investimet e huaja direkte rezultojnë se janë rritur me 55 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./abcnews.al

Faturat e majme të Berishës, Petraj: SPAK duhet të kishte nisur hetimet që kur u shpall “non-grata”

By: Re Nato
26 September 2024 at 13:20

Avokati Edmond Petraj thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) duhet të kishte filluar shumë më herët hetimet për ish kryeministrin Sali Berisha, që pas shpalljes “non-grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Petraj u shpreh se duhet të nisin hetimet për Berishën, pas publikimit të “The Telegraph”, se Berisha ka paguar 400 mijë paund për të hequr “non-grata”.

Sipas Petrajt, kjo është një shumë e madhe dhe mund të shërbejë për indicie, për të regjistruar një procedim për Berishën.

“Ajo që shikoj unë, nëse ka indicie, mund të ndiqet kryesisht si rast, por duhet parë në vazhdimësi. Duhen parë tabulatet, duhen parë mënyrat, se sa serioze është. Pjesa e burimit të informacionit, mund ta hetojë Struktura e Posaçme. Unë e shikoj pjesë të gabuar, këtë pjesë të mos hetimeve, një procedim mund ta kishte nisur. Një hetim duhet të kishte nisur. Nuk është gjë e thjeshtë që mund të flasim, SPAK duhet të fillojë procedurën për hetimin. Kemi të bëjmë me shumë të madhe, ngelet në dorë të organit procedues”, theksoi ai./abcnews.al

“Leva” e Barcelonës/ Sulmuesi polak shënon, skuadra “Blaugrana” mundi 1-0 Getafe

By: Re Nato
26 September 2024 at 13:10

Dominim total, shumë raste, por vetëm një gol. Gjithsesi kaq mjafton që Barcelona të ruajë serinë e fitoreve në këtë sezon të La Liga.

Skuadra e Hansi Flick mundi 1-0 Getafe në sfidën e javës së shtatë të kampionatit spanjoll, për të kthyer edhe njëherë distancën e sigurisë me Real Madrid në krye të tabelës së renditjes.

I rilindur Robert Levandovski, që vendosi fatin e sfidës që në minutën e 19-të.

Nuk solli asgjë pjesa tjetër e sfidës pavarësisht rasteve të shumta për shënim.

Barcelona mbajti topin 78%, ndërsa regjistroi edhe 15 raste për gol, por këto shifra vlejnë vetëm për statistika.

Kjo nuk e prishi festën e skuadrës blaugrana, që merr fitoren e shtatë në po aq ndeshje të luajtura në këtë sezon të La Liga.

Një ecuri e shkëlqyer që kthen diferencën prej katër pikësh me rivalët e përjetshëm të Real Madrid dhe i jep të tjera doza optimizmi skuadrës nga Katalonja në garën për titullin kampion.

Aksident në aksin Levan-Fier/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, një i plagosur

By: Re Nato
26 September 2024 at 11:25

Një aksident është regjistruar mesditën e së premtes në aksin Levan-Fier.

Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Dyshohet se drejtuesi, i cili mbeti i plagosur, ka humbur kontrollin e automjetit, ndërkaq policia ndodhet në vendngjarje.

Netanyahu: Ushtria izraelite do të vazhdojë të luftojë me kapacitet të plotë

By: Re Nato
26 September 2024 at 11:08

Benjamin Netanyahu thotë se ai ka udhëzuar ushtrinë izraelite që të vazhdojë të luftojë me kapacitet të plotë.

Kryeministri izraelit nuk ka dhënë ende përgjigjen e tij ndaj marrëveshjes së propozuar të armëpushimit, shkruan Sky News.

Netanyahu theksoi gjithashtu se luftimet do të vazhdojnë në Gaza derisa të arrihen të gjitha qëllimet e luftës të Tel Avivit.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklaruan të premten se po vazhdojnë sulmet ndaj Hezbollahut në disa zona të Libanit për të “çmontuar dhe degraduar aftësitë dhe infrastrukturën terroriste të Hezbollahut”./abcnews.al

Ushtria izraelite godet rreth 75 objektiva të Hezbollahut gjatë natës

By: Re Nato
26 September 2024 at 09:40

Ushtria izraelite thotë se ka goditur rreth 75 objektiva të Hezbollahut në Liban gjatë natës.

Në një postim në Telegram, Forcat e Mbrojtjes izraelite deklaruan se kanë goditur objektiva në zonën lindore të Beqaa dhe në Libanin jugor.

Midis vendeve të goditura përfshinin objekte të ruajtjes së armëve, lëshues të gatshëm për zjarr, terroristë dhe infrastrukturë terroriste.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al

“Mbërthen vidat” e Shkodrës/ Strati: Qytetarinë shkodrane e kam paraqitur nëpërmjet figurës së një gruaje

By: Re Nato
26 September 2024 at 09:21

Artisti i mozaikëve, Saimir Strati ka realizuar një vepër ku ka paraqitur qytatarinë shkodrane, nëpërmjet figurës së një gruaje.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Strati u shpreh se i është dashur një muaj për ta realizuar këtë vepër, ku ka përdorur 3 lloje vidash.

“Unë jam nga Vlora në fakt, por në Shkodër, presin shumë mirë. Kanë pjesën e humorit. Shkodra ka kulturë të jashtëzakonshme. Unë i kam pëmbledhur të gjithë elementët që Shkodra i ka. Vida druri, vida metali, nuk është e rëndësishme. Janë përdorur 3 lloje vidash, të zeza, të bardha dhe ari. Për të bërë një vepër arti, duhet të bëhen shumë vizatime. Duhet të jesh shumë preçiz. Unë e kam kthyer në kënaqësi, artistët kanë nevojë për duartrokitje”, theksoi ai./abcnews.al

❌
❌