Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Pogradec

By: Xhen Sila
27 September 2024 at 13:42

Një bombël gazi ka shpërthyer në një banesë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes.

Një mjet zjarrfikëse ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar fikjen e zjarrit, ndërkohë paraprakisht mësohet se ka vetëm dëme materiale në banesë.

/abcnews.al

 

Tabaku shtyn Integrimin për “Salianjin”/ Mbledhja ishte parashikuar të mbahej këtë të premte

By: Xhen Sila
27 September 2024 at 11:19

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku ka shtyrë mbledhjen e parashikuar këtë të premte për shkak të çështjes së Ervin Salianjit, i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Gazetarja e ABC News, Fiona Xhafaj raportoi live se: “Një tjetër zhvillim është edhe shtyrja e komisionit për çështjet evropiane që ishte caktuar për ditën e sotme. Kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku për shkak të çështjes së Salianjit ka vendosur që të mos diskutojë sot për çështjen e integrimit”.

Sakaq, më herët gazetarja Xhafaj raportoi se Këshilli i Mandateve refuzoi kërkesën e PD-së për mbledhjen urgjente, dhe në këtë mënyrë, vendimi për deputetin do të zbatohet automatikisht.

Prokuroria e Tiranës caktoi mëngjesin e së premtes me short prokuroren që do t’i kërkojë policisë ekzekutimin e vendimit të gjykatës së Apelit, e cila një ditë më parë la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me 1 vit burg deputetin demokrat në lidhje me dosjen “Babale”.

Një ditë më parë, Salianji tha se do të shkojë vetë në polici, ndërkohë që selia blu, në një vendim të marrë mbrëmë vonë, ka deklaruar se do të përshkallëzojë aksionin dhe protestat./abcnews.al

Dënimi i Salianjit/ Hidhet shorti, caktohet prokurori që do të ekzekutojë vendimin e Apelit

By: Xhen Sila
27 September 2024 at 09:28

Shorti në Prokurorinë e Tiranës caktohen prokuroren Elona Alvora për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të dënimit me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji.

Urdhri pritet t’i dorëzohet policisë ndërkohë që më parë deputeti do të ftohet ta zbatojë vullnetarisht.

vijon…

Zyrtari amerikan: Nëndetësja e re bërthamore e Kinës fundoset gjatë ndërtimit

By: Xhen Sila
27 September 2024 at 09:18

Pamjet satelitore kanë treguar se nëndetësja më e re bërthamore sulmuese e Kinës është fundosur gjatë ndërtimit, tha të enjten një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.

Për Kinën, fundosja e nëndetëses së parë të klasës Zhou paraqet dështim, pasi Pekini është duke bërë përpjekje ta ndërtojë marinën më të madhe në botë. Pekini ka shfaqur vetëbesim të madh në pretendimet e tij për ta pasur vetëm nën kontrollin e vet tërë Detin e Kinës Jugore, i cili është kyç për tregtinë ndërkombëtare.

Ndërkohë, Kina përballet me mosmarrëveshje të kamotshme territoriale me vende të tjera në rajon, duke përfshirë Brunein, Malajzinë, Filipinet, Tajvanin dhe Vietnamin.

Shtetet e Bashkuara synojnë t’i forcojnë lidhjet me aleatët e tyre në rajon dhe lundrojnë rregullisht në ato ujëra në operacione që ata thonë se ruajnë lirinë e lundrimit për anijet atje, duke e zemëruar kështu Pekinin.
Kjo nëndetëse me gjasë u fundos mes muajve maj dhe qershor, kur pamjet satelitore shfaqen vinça të cilët do të ishin të nevojshëm për ta nxjerrë atë nga fundi i lumit, tha zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti.

Kina është duke e ndërtuar flotën e vet detare me shpejtësi të madhe. SHBA-ja e vlerëson ngritjen e Kinës si shqetësimin më të madh për sigurinë e saj në të ardhmen.

Ambasada kineze në Uashington tha të enjten se nuk ishte “në dijeni me situatën” dhe se nuk ka informata për të ofruar.

Zyrtari amerikan tha se nuk ishte “befasi” që marina kineze do ta mbajë të fshehtë këtë dështim.

Lajmi për fundosjen e nëndetëses vjen në një javë kur Kina e lëshoi si rrallëherë një rakete balistike ndërkontinentale në ujërat ndërkombëtare në Oqeanin Paqësor.

Ekspertët thonë se ky ishte testi i parë që Pekini e ka kryer prej vitit 1980./REL

Abbas: Qeveria palestineze të kontrollojë edhe Rripin e Gazës

By: Xhen Sila
27 September 2024 at 08:57

Presidenti palestinez Abas i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërpresë furnizimet me armë për Izraelin dhe kërkon që qeveria palestineze të kontrollojë edhe Rripin e Gazës.

Sipas presidentit palestinez Mahmud Abas qeveria palestineze në Bregun Perëndimor duhet të marrë në të ardhmen përsipër kontrollin e gjithë brezit bregdetar përfshirë edhe kalimet kufitare si Rafah.

Në fjalën e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Abas bëri gjithashtu thirrje për një tërheqje të plotë të Izraelit nga Rripi i Gazës. Rripi i Gazës është shkatërruar plotësisht nga Izraeli dhe “nuk është më i banueshëm”, tha Abas.

Para luftës qeveria palestineze kontrollonte Bregun Perëndimor kurse rivali i saj Hamasi kontrollonte Rripin e Gazës.

Abas kritikon furnizimin e Izraelit me armë

Presidenti palestinez Abas i bërë gjithashtu thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërpresë furnizimet me armë për Izraelin. “Ndalojeni këtë krim, ndaloni vrasjen e fëmijëve dhe të grave, ndaloni gjenocidin, ndaloni furnizimin me armë për Izraelin”, tha Abasi në debatin e përgjithshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. “Kjo çmenduri nuk duhet të vazhdojë. E gjithë bota është përgjegjëse për atë që po ndodh me njerëzit tanë në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor.” – theksoi Abas.

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme është në qendër të fjalimeve të debatit të përgjithshëm dhe të takimeve në kuadrin e takimit njëjavor të OKB-së, në të cilin marrin pjesë më shumë se njëqind krerë shtetesh dhe qeverish./DW

Pa dietë dhe ndërhyrje, nëna e re tregon se si arriti të binte nga 110 në 55 kg në pak muaj

By: Xhen Sila
27 September 2024 at 08:43

Nga 110 në 55 kilogramë në nëntë muaj. Kjo ishte sfida që Irsa Ruçi i vuri vetes dhe të cilën e arriti. E ftuar në emisionin “Abc e mëngjesit”, ekspertja e arsimit dhe komunikimit, tregoi se gjatë shtatzënisë mori më shumë peshë sesa normalja, dhe pas lindjes, e kishte shumë të vështirë që t’i hiqte.

Ajo tregoi se i vuri një qëllim vetes duke bërë sport për 3-4 orë në ditë, duke nisur nga vrapi dhe palestra.

“Nuk do e kisha ndjerë sakrificë, unë vija nga stërvitja dhe nuk është se kufizoja veten që të mos haja. Nuk kisha më oreks sepse isha e lodhur. Bëja gati tre orë vrap nga liqeni, më pas bëja palestër, më pas gjimnastikën. Të paktën 4 orë në ditë sport. Është e nevojshme që të kesh një ndihmë.

Kam bërë dietë sportive. E kam bërë në mënyrë sportive. Shenja shumë minimale kam dhe që ikin me kohën. Nuk janë shenja nga dobësia por janë nga shtatzënia, të cilat ikin me kalimin e kohës edhe nëse je e dobët.”, u shpreh Ruçi./abcnews.al

Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut, Norvegjia lëshon një urdhër arrest ndërkombëtar për një 39 vjeçar

By: Xhen Sila
27 September 2024 at 07:58

Policia në Norvegji ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar ndalimi për një indiano-norvegjez në lidhje me shitjen e pagerëve grupit militant libanez Hezbollah që shpërthyen javën e kaluar, duke vrarë dhjetëra njerëz.

39 vjeçari Rinson Jose, themeluesi i një kompanie bullgare që supozohet se është pjesë e zinxhirit të furnizimit me pager, u zhduk gjatë një udhëtimi pune në SHBA javën e kaluar.

Të enjten, policia e Oslos tha: “Dje, distrikti policor i Oslos mori një raport për personin e zhdukur në lidhje me rastin e pagerit. Është hapur një rast për persona të zhdukur dhe ne kemi lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për personin”.

Autoritetet bullgare kanë hetuar rolin e kompanisë në furnizimin e pagerëve, por nuk gjetën prova se ato ishin prodhuar ose eksportuar nga Bullgaria.

Shpërthimet e këtyre pajisjesh komunikimi, për të cilat është fajësuar Izraeli, çuan në vdekjen e 12 personave, duke përfshirë dy fëmijë, dhe plagosën deri në 2,800 të tjerë.

Një ditë më pas, 25 njerëz u vranë dhe më shumë se 450 u plagosën kur radiot e komunikimit shpërthyen gjithashtu./abcnews.al

SHBA akuza Rusisë: Po negocion për të furnizuar me armë Houthi-t e Jemenit

By: Xhen Sila
27 September 2024 at 07:46

Qeveria amerikane ka akuzuar Rusinë se po negocion dërgesat e armëve me lëvizjen rebele Houthi të Jemenit të lidhur me Iranin, e cila ka mbajtur peng një rrugë detare jetike për tregtinë globale me sulme ndaj anijeve tregtare që nga nëntori.

Moska po bën marrëveshjet e veta me Houthi-t për të lejuar anijet ruse të kalojnë Detin e Kuq pa pengesa, i tha AFP i dërguari special i SHBA-së për Jemenin, Tim Lederking, duke folur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Ne kemi konfirmim se rusët dhe Houthi-t janë në dialog për mënyrat për të bashkëpunuar, duke përfshirë dërgesat e armëve. Ne nuk e dimë nëse armët po transportohen edhe tani, por kemi arritur në pikën ku po japim alarmin për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë,” shpjegoi ai.

“Nëse do të ndodhin dërgesat e armëve, kjo mund të ndryshojë konfliktin”, shtoi diplomati amerikan, duke paralajmëruar kundër përshkallëzimit që do të prishte përpjekjet për t’i dhënë fund luftës dhjetëvjeçare në Jemen.

Vendi më i varfër i Gadishullit Arabik është përfshirë nga konflikti i armatosur që nga viti 2014, por luftimet janë ndalur kryesisht në dy vitet e fundit falë përpjekjeve të ndërmjetësve ndërkombëtarë.

Lufta ka marrë jetën e qindra mijëra njerëzve dhe ka shkaktuar një nga krizat më të rënda humanitare në botë, sipas OKB-së./abcnews.al

Uragani Helene “zbarkon” në Florida si stuhi e kategorisë 4, tre të vdekur. Mbi 1 milion pa energji elektrike

By: Xhen Sila
27 September 2024 at 07:35

Uragani Helene u forcua në një kategori të rrezikshme të kategorisë 4 në Gjirin e Meksikës përpara se të “zbarkonte” në zonën Big Bend të shtetit amerikan të Floridës vonë të enjten në mbrëmje.

Deri më tani, ka pasur të paktën tre vdekje të lidhura me motin që i atribuohen Helene. Dy persona humbën jetën në Wheeler, Geogia. Ndërsa një person tjetër humbi jetën në Florida pas shembjes së një tabele në rrugë.

Eyewall hitting Perry, Florida right now !! #Helene pic.twitter.com/K6p8xBjMbA

— Mike Theiss (@MikeTheiss) September 27, 2024

Më shumë se 1.3 milionë shtëpi dhe biznese në Florida kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa 172 mijë të tjerë në Georgia.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në 61 nga 67 qarqet e Floridës dhe disa janë nën urdhër evakuimi.

This is incredible. Imagine being one of the last to cross the Howard Frankland Bridge before they closed it this afternoon. #Helene #TampaBay #Florida pic.twitter.com/gzAcE4rMUa

— Paul Dellegatto⚡FOX (@PaulFox13) September 27, 2024

Water beginning to come over walls off the beach in Indian Shores. Also, as the sheriff said earlier…someone is gonna “win a stupid prize…” #HurricaneHelene pic.twitter.com/jLISw266dt

— Pinellas County Sheriff’s Office (@SheriffPinellas) September 26, 2024

/abcnews.al

 

SHBA, Trump do të takohet të premten me Zelenskyn

By: Xhen Sila
27 September 2024 at 07:22

Donald Trump, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, njoftoi se do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Nju Jork mëngjesin e kësaj të premteje.

“Siç e dini, Zelensky ka kërkuar të takohet me mua. Do ta takoj nesër në mëngjes rreth orës 09:45 (me orën lokale) në Trump Toëer”, tha manjati për shtypin.

Ka pasur shumë spekulime këtë javë për një takim të mundshëm mes tyre. Sipas shtypit amerikan, Trump nuk e priti mirë një intervistë që Zelensky dha për revistën Neë Yorker, në të cilën u shpreh se ish-presidenti republikan “nuk di vërtet se si ta ndalojë këtë luftë”.

Trump ka thënë vazhdimisht se do t’i jepte fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës “brenda 24 orëve”, ​​pa shpjeguar kurrë se si.

Muajt ​​e fundit, ai ka qenë gjithnjë e më kritik ndaj miliardave të shpenzuara nga SHBA për të mbështetur forcat e armatosura ukrainase në luftën me Rusinë, duke kërkuar që Evropa të marrë një barrë shumë më të madhe./abcnews.al

SHBA, sanksione ndaj rrjetit të këmbimit të kriptovalutave për ndihmën që i jep Rusisë

By: Xhen Sila
27 September 2024 at 07:13

Shtetet e Bashkuara goditën me sanksione të enjten një rrjet të këmbimeve të kriptovalutave, që janë të lidhura me krimet kibernetike ruse. Vendimi është pjesë e masave që po merr qeveria amerikane për të goditur krimet kibernetike që mund t’i ndihmojnë Rusisë, në prag të takimit të Presidentit amerikan Joe Biden me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj hakerit të dyshuar rus Sergey Ivanov dhe sistemit të këmbimit Cryptex, i regjistruar në ishullin ‘St. Vincent dhe Frenadies’, por që operon në Rusi. Shërbimet për këmbim të kriptovalutave u mundësojnë njerëzve dhe bizneseve të këmbejnë kriptovaluta për pasuri tjera, siç janë dollarët dhe valutat e tjera digjitale.

Departamenti i Thesarit thotë se Sergey Ivanov ka bërë pastrimin e qindra miliona dollarëve përmes kriptovalutave për kriminelët kibernetikë dhe menaxherë të tjerë të angazhuar në këtë lloj sipërmarrje gjatë 20 viteve të fundit, përfshirë për Timur Shakhmametov-in, i cili pretendohet se krijoi një platformë interneti për të dhënat e kartave bankare të vjedhura dhe dokumenteve të identifikimit, e njohur me emrin “Joker’s Stash’. Sergei Ivanov akuzohet se pastroi të ardhurat e kësaj platforme, sipas Thesarit.

Departamenti amerikan i Shtetit po ofron një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacion që çon në arrestimin dhe shpalljen fajtorë të këtyre dy individëve dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Virxhinias ka bërë publike aktpadinë ndaj tyre.

Presidenti Biden tha në një deklaratë se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të rrisin koston për Rusinë për luftën e saj në Ukrainë dhe do të pengojnë furnizimin me burime të bazës industriale të mbrojtjes ruse.”

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller theksoi se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet dhe kapacitetet për të penguar dhe ekspozuar të gjitha rrjetet për pastrim parash dhe do të imponojnë një kosto të lartë ndaj kriminelëve kibernetikë dhe rrjeteve që i mbështesin. Përsërisim thirrjen tonë që Rusia duhet të marrë hapa konkretë për të parandaluar kriminelët kibernetikë që operojnë lirshëm nën juridiksionin e saj”.

Zyrtarët amerikanë kanë marrë disa masa kundër kriminelëve kibernetikë rusë që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022./VOA

Kthjellime dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

By: Xhen Sila
27 September 2024 at 07:10

Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 31°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në territorin e Kosovës do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të motit të kthjellët ndërsa orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat jugore dhe jugperëndimor, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera minimale deri në 25°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare por herë pas here e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Maqedonia e Veriut

Gjatë ditës së premte, republika e MV do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave relativisht të larta në pjesën më të madhe të territorit. Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite, ku priten kalime të vranësirave nëpër të gjithë MV, por më të theksuara në zonat përgjatë shtrirjes lindore por mundësia për reshje është thuajse zero. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C vlera minimale deri në 27°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi jugor.

Europa

Europa Jugore do të përfshihet nga masa ajrore të ngrohta nga Jugperëndimi i kontinentit duke sjellë mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave të ajrit, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në gadishullin e Ballkanit si edhe gadishullin Iberik. Gjithashtu moti i qëndrueshëm do të dominoje në brigjet e Egjeut dhe brigjet e detit të zi ndërsa vendet Nordike, ishujt britanikë dhe Europa Lindore do të jenë nën ndikimin e rrebesheve të shiut dhe stuhive të erës. Po ashtu shira, stuhi të forta ere dhe mini-stuhi breshëri do të ketë pjesërisht në Europën Qendrore./abcnews.al

 

Horoskopi 27 Shtator 2024, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj

By: Xhen Sila
27 September 2024 at 07:07

Dashi

Do të jeni të mbushur me jetë dhe pozitivitet. Parashikohen projekte të reja të rëndësishme. Nëse nuk keni asgjë me se të merreni dhe ndiheni të trishtuar, do të përfshiheni në aktivitete të cilat do ju kthejnë buzëqeshjen. Në dashuri gjithçka shkon më së miri, teksa parashikohen zhvillime të reja për ata që janë vetëm.

Demi

Do të jeni të pushtuar nga një stres i madh, për shkak të situatave të krijuara nga të tjerët. Do të përjetoni raporte të tensionuara me të lindurit e shenjës së gaforres dhe bricjapit. Në dashuri duhet të shmangni tensionet! Pëlqeni besnikërinë por edhe reciprocitetin.

Binjakët

Kjo e premte nuk do ju gjejë aspak tolerant dhe gjithçka, pasi nuk doni që të tjerët t’iu vënë në lojë. Në punë, duhet të bëheni gati për tu përballur me disa pengesa. Shumë prej jush, kanë ndërmend të ndërrojnë punë. Do të ndiheni të lodhur, pasi jeni duke përshkuar një rrugë pa dalje. Dashuria paraqitet intriguese dhe plotë kënaqësi.

Gaforrja

Do të jeni në humor të mirë dhe do të keni raporte mjaft të kënaqshme me të lindurit e shenjës së peshqve, binjakëve dhe shigjetarit. Në punë dhe dashuri, po mendoni të bëni disa ndryshime. Dhjetori vijon të jetë një muaj i veçantë, i mbushur me përgjegjësi dhe vendime të rëndësishme.

Luani

Gjatë kësaj të premte do të jeni të mbushur me dëshirë të madhe për të bërë gjërat. Mundohuni të mendoni fillimisht për veten, por pa qenë egoistë dhe pa lënduar të tjerët. Bëni kujdes ndaj zgjedhjeve të gabuara që mund të bëni, pasi mund të përhumbeni në momente trishtimi. Fundjava pritet të sjellë rikuperim.

Virgjëresha

Kjo ditë do ju gjejë të mbushur me energji dhe do të arrini rezultate të shkëlqyera. Megjithatë jo çdo gjë mund të shkojë në drejtimin e duhur, pasi parashikohen edhe momente tensioni. Mund të përfshiheni në një debat të ashpër me partnerin/en, ndaj bëni kujdes. Mundohuni të izoloheni dhe të rikuperoni stabilitetin emocional.

Peshorja

Shumë prej jush po mundohen të vënë rregull në raportin sentimental. Një dashuri e lindur së fundmi, nuk po ju bind! Duhet të kuptoni me veten tuaj se cilën zgjidhje duhet të merrni. E rëndësishme është që të mos bëni të njëjtin gabim dy herë.

Akrepi

Do të përballeni më shumë me probleme praktike se sa çështje të zemrës. Do ju duhet të rishikoni një situatë në punë, ndoshta dhe të bëni zgjedhje të rëndësishme, si një ndryshim apo mbyllje. Do të vlerësoheni maksimalisht për një projekt tuajin, të cilin do arrini ta çoni deri në fund me sukses.

Shigjetari

Shumë prej jush janë të vetëdijshëm për ndryshimet të cilat sjellin fat. Disa ndryshime radikale do ju bëjnë veçse mirë! Pëlqeni sfidat dhe nuk stepeni që të ndryshoni totalisht jetën tuaj për dikë. Kjo e premte do të jetë e mbushur gjithë gjallëri.

Bricjapi

Parashikimet janë të qarta, kush pret më shumë në dashuri, duhet të investojë më shumë. Kjo do të thotë se deri më tani nuk jeni përkushtuar me zemër! Në vendin e punës duhet më shumë kujdes dhe duhet të kuptoni se si të veproni. Megjithatë në punë, do e gjeni veten protagonist. Do përballeni me disa situata, të cilat jo gjithmonë do të rezultojnë të kënaqshme.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje të cilët udhëtojnë shpesh, janë me fat dhe kanë një krijimtari më të zhvilluar si dhe shfaqin më shumë besim në vete. Dashuria paraqitet mjaft mirë, ndonëse do të ndjeni nevojën për më shumë liri. Në punë, nuk pëlqeni të keni orare fikse, madje zyrën e shihni si kafaz. Mundohuni që të gjeni një mënyrë për ta bërë më të këndshëm orarin e punës.

Peshqit

Kjo e premte parashikohet të jetë tejet e veçantë, ku do të jeni të lodhur por nuk do të dorëzoheni. Pikërisht kreativiteti juaj, do të jetë pika më e fortë. Do të ndjeni nevojën për të shpikur dhe për të udhëtuar me mendime, ndërkohë që jeni të mbytur me punë. Dashuria parashikohet mjaft mirë, ku të gjitha projektet në çift, po shohin dritë pozitive.

Yesterday — 26 September 2024Main stream

Italia nis projektin pilot për integrimin e Inteligjencës Artificiale në shkolla

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 13:42

Si një përpjekje për të ngritur standardet arsimore, Italia po fillon një projekt pilot inovativ që prezanton teknologjinë e inteligjencës artificiale (AI ) në pesëmbëdhjetë shkolla në katër rajone.

Qëllimi kryesor i kësaj nisme është të përmirësojë përvojën e të mësuarit dhe performancën e studentëve, duke adresuar gjithashtu ndarjen dixhitale të pranishme në vend në krahasim me vendet e tjera të BE-së.

Projekti përfshin një eksperiment të kontrolluar ku një klasë përdor qasjen tradicionale të të mësuarit ndërsa një tjetër integron mjetet e AI, duke lejuar mësuesit të krahasojnë rezultatet dhe efektivitetin midis dy metodave.

Reagimet e studentëve kanë qenë pozitive, të cilët pranojnë rëndësinë e AI në rrugëtimin e tyre arsimor duke theksuar gjithashtu nevojën për rregullim të kujdesshëm të përdorimit të tij.

Gjatë dy viteve të ardhshme, programi do të monitorohet nga afër, me potencial për zgjerim nëse ka sukses./abcnews.al

 

Zgjaten hetimet për grupin e Laert Haxhiut, GJKKO pranon kërkesën e SPAK

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 11:23

Prokuroria e Posaçme kërkoi zgjatje të hetimeve me tre muaj për grupin e Laert Haxhiut, në mënyrë që të plotësonte mangësitë që ka dosja, kërkesë e cila u pranua pjesërisht nga GJKKO.

Trupa gjykuese i dha kohë vetëm 45 ditë prokurorit Behar Dibra për të përfunduar plotësisht hetimet.

Në këtë dosje, janë marrë të pandehur Erisiano Abedini, Bujar Abedini, Lulzim Spahija, Ligor Romacckq, Idriz Manej, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Enriko Xhahysa dhe Fatjon Veliu.

Arrestimi i Artan Tafanit, pas një grabitje në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë çoi në goditjen e grupit të Laert Haxhiut.

Tafani u bë i penduar i drejtësisë dhe rrëfeu disa ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin përgjatë viteve 2021-2023, duke nisur nga vrasjet, atentatet e deri te vjedhjet me dhunë.

Banda kriminale u godit në fund të muajit shtator të vitit 2023, pas një operacioni policor që u shtri në të gjithë vendin./abcnews.al

Tajvani ngre alarmin për kërcënimet e reja ushtarake nga Kina

By: Xhen Sila
26 September 2024 at 10:52

Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit ngriti alarmin të enjten për një rritje të aktivitetit ushtarak kinez dhe stërvitjeve rreth ishullit, duke akuzuar Pekinin për paqëndrueshmëri politike.

Tajvani i qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Pekini e sheh si territorin e tij, është ankuar për rritjen e aktivitetit ushtarak kinez gjatë pesë viteve të fundit.

Të enjten, ministria e mbrojtjes tha se kishte zbuluar për të dytën ditë rradhazi aktivitete ushtarake kineze në shkallë të gjerë aty pranë, me 29 avionë të angazhuar në një

“patrullë të përbashkët gatishmërie luftarake” me anije luftarake kineze. Një ditë më parë paralajmëroi për 43 avionë ushtarakë kinezë që operonin rreth ishullit.

Nga këto, 23 fluturuan në jug të Tajvanit përmes kanalit Bashi që e ndan atë nga Filipinet dhe më pas përgjatë bregut lindor të Tajvanit, tregoi ministria në një hartë, megjithëse pa hyrë në hapësirën ajrore territoriale./abcnews.al

❌
❌