❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes KQZ-së në Shqipëri dhe Kosovë

By: fra nc
27 September 2024 at 15:26

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë nënshkruan sot marrëveshje për ngritjen e standardeve zgjedhore në të dyja vendet, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës institucionale dhe modernizimit të organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Prishtinë dhe në emër të dy institucioneve nënshkruan kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe komisionari shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Të dy institucionet bien dakord për të mbështetur njëra-tjetrën me logjistikë zgjedhore, organizimi i punëtorive të përbashkëta, shkëmbimi i informacionit për praktikat dhe teknologjitë inovative me qëllim të administrimit sa më efikas të proceseve zgjedhore.

KQZ-ja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të vazhdojnë ta mbështesin njëra-tjetrën për pjesëmarrje në organizata ndërkombëtare me ekspertizë zgjedhore, si dhe në aktivitetet e organizuara prej tyre, thuhet në njoftim.

The post Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes KQZ-së në Shqipëri dhe Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Integrimi| Ndarja e RMV nga Shqipëria, shpërthen Mickoski: Brukseli ushtron diktat

By: fra nc
27 September 2024 at 15:13

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka reaguar i zemëruar ndaj lajmeve se anëtarësimi i vendit të tij në BE do të hasë një pengesë të re për shkak të përplasjes me Bullgarinë.

Hristijan Mickoski ka deklaruar se BE po përpiqet të diktojë se çfarë duhet të bëjë vendi i tij dhe ka theksuar se ai nuk do të pranojë vonesa të mëtejshme në bisedimet e anëtarësimit.

Komentet e tij erdhën pas lajmit se Brukseli kishte vendosur të avanconte procesin me Shqipërinë, veçmas nga Maqedonia e Veriut.

BE i nisi bisedimet e anëtarësimit me dy vendet e Ballkanit në 2022-shin, por përpjekja e Shkupit u bllokua nga përplasja me Bullgarinë për historinë, gjuhën dhe kulturën.

Për të tejkaluar ngërçin, ekzekutivi maqedonas pranoi kërkesën e Sofjes për të futur në kushtetutë një referim për minoritetin etnik bullgar.

NĂ« fjalimin e saj nĂ« AsamblenĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« OKB-sĂ«, presidentja maqedonase Gordana Siljanovska Davkova tha se rruga evropiane e vendit po shkonte “nĂ« kufijtĂ« e ekzistencĂ«s”.

“Nga partnerĂ«t tanĂ« evropianĂ« dhe strategjikĂ« ne presim mirĂ«kuptim dhe njĂ« proces tĂ« drejtĂ« e tĂ« lirĂ« tĂ« anĂ«tarĂ«simit nĂ« Bashkimin Evropian, duke hedhur poshtĂ« standardet e dyfishta dhe duke respektuar parimet dhe vlerat tona tĂ« pasqyruara nĂ« dokumentin e KushtetutĂ«s”, deklaroi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Rruga evropiane e vendit u bllokua disa vite më parë edhe nga Greqia, për shkak të përplasjeve mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore. Kontesti u zgjidh në 2018-n me Maqedoninë që ndërroi emrin në Maqedonia e Veriut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Integrimi| Ndarja e RMV nga Shqipëria, shpërthen Mickoski: Brukseli ushtron diktat appeared first on Euronews Albania.

PL deklaratĂ« pĂ«r dĂ«nimin e Salianjit: MĂ« 6 tetor tĂ« tregojmĂ« se populli s’dorĂ«zohet

By: fra nc
27 September 2024 at 15:03

Partia e Lirisë ka reaguar ashpër ndaj dënimit të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duke e cilësuar këtë vendim si një hakmarrje politike dhe një goditje të pluralizmit në Shqipëri.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në deklaratën e dhënë akuzoi qeverinë dhe sistemin e drejtësisë si të kontrolluar nga interesat kriminale.

Blushi bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën kombëtare të 6 tetorit, që opozita pritet të organizojë kundër vendimit për dënimin e deputetit demokrat.

Deklaratë për mediat e Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi:

Partia e Lirisë dënon me ashpërsinë më të madhe dënimin politik me burgim të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ky vendim i urdhĂ«ruar drejtpĂ«rdrejt nga Edi Rama dhe i zbatuar verbĂ«risht nga togat e zeza tĂ« “pushkatimit” tĂ« opozitĂ«s nĂ« sistemin e drejtĂ«sisĂ« faktoi para tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«ve se jo vetĂ«m SPAK-u i Dumanit por edhe gjyqtarĂ«t e RamaformĂ«s nuk janĂ« gjĂ« tjetĂ«r veçse “vrasĂ«s me pagesĂ«â€ nĂ« shĂ«rbim tĂ« Narkoshtetit, pĂ«r tĂ« asgjesuar pluralizmin politik dhe demokracinĂ«.

Burgimi politik i deputetit Salianji është një hakmarrje e verbër primitive për guximin që ai tregoi dhe detyrimin që përmbushi ndaj të gjithë qytetarëve duke denoncuar lidhjen e tmerrshme kriminale të trafikut të drogës me eksponentët më të lartë të Qeverisë dhe mazhorancës.

ËshtĂ« njĂ« standard i papranueshĂ«m dhe i urryer pĂ«r çdo vend demokratik tĂ« dĂ«nosh me burg njĂ« deputet tĂ« opozitĂ«s vetĂ«m pĂ«rse denoncon vĂ«llain trafikant droge tĂ« Ministrit tĂ« BrendshĂ«m, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Edi Rama Ă«shtĂ« faktuar se korruptoi zyrtarin e lartĂ« tĂ« FBI, McGonigal dhe pret nĂ« zyrĂ«n e tij pĂ«rfaqĂ«suesit e karteleve mĂ« tĂ« rrezikshme tĂ« trafikut ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« drogĂ«s, Sinaloas e Ndranghetas dhe nĂ« anĂ«n tjetĂ«r pronari faktik i inceneratorit fantazmĂ« tĂ« TiranĂ«s dhe kreu i Grupit tĂ« Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliaj, i kapur nĂ« flagrancĂ«, vijon me firmĂ« tĂ« kundraligjshme dhe i pashqetĂ«suar nga “drejtĂ«sia” grabitjen e qindra milion eurove.

Në kushtet e një terrori të egër të Narkoshtetit, që shkel çdo ditë liritë e të drejtat themelore të njeriut, që shkelmon Kushtetutën dhe çdo ligj, që vjedh barbarisht dhe trajton Shqipërinë si çiflig personal, që kryen akte shumë të rënda të tradhtisë kombëtare, që ka kapur për fyti drejtësinë dhe po bën gjithçka që vendi të mos ketë opozitë, e vetmja rrugë që mbetet është përballja e fortë ballore, dhëmb për dhëmb, me çdo çmim e sakrificë, në çdo shesh, në çdo rrugë dhe në çdo lagje të Shqipërisë.

Partia e Lirisë mbështet protestën kombëtare të thirrur në datën 6 tetor dhe i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin dhe përfaqësuesin më të lartë të krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar, Edi Rama.

Më 6 tetor, të tregojmë se populli shqiptar nuk dorëzohet dhe se fuqia e bashkimit qytetar është shumë herë më e madhe se terrori që Narkoshteti po përpiqet të mbjellë te shqiptarët.

Koha për ndëshkim dhe llogaridhënie po afron!

LEXONI GJITHASHTU:

The post PL deklaratĂ« pĂ«r dĂ«nimin e Salianjit: MĂ« 6 tetor tĂ« tregojmĂ« se populli s’dorĂ«zohet appeared first on Euronews Albania.

Deputetët e PD gati të ngujohen në seli për të ndaluar arrestimin e Salianjit

By: fra nc
27 September 2024 at 14:47

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD-së në selinë blu, ku është diskutuar reagimi opozitar për arrestimin e Ervin Salianjit, pas dënimit me 1 vit burg nga Apeli i Jurisdiksionit të Përgjithshëm.

Burime bëjnë me dije se në mbledhje u diskutua ngujimi i deputetëve të PD-së në seli për të ndaluar arrestimin e Salianjit.

Parimisht, deputetët janë shprehur dakord për ndërmarrjen e këtij akti politik, por ende nuk ka një vendim grupi në lidhje me këtë çështje.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se është Ervin Salianji ai që nuk është bindur deri më tani për ngujimin e deputetëve në seli për të mos lejuar arrestimin e tij.

Deputetët e PD-së nuk e njohin vendimin e Gjykatës së Apelit, pasi e cilësojnë dënimin e Salianjit si një hakmarrje nga maxhoranca pas denoncimit të vëllait të deputetit Fatmir Xhafaj.

Gjykata e Apelit vendosi tĂ« enjten tĂ« lerĂ« nĂ« fuqi vendimin e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Ervin Salianjin dhe dĂ«nimin e tij me 1 vit burg pĂ«r dosjen e njohur si “Babalja”. Deputeti demokrat u dĂ«nua nĂ« 2019-Ă«n nga Shkalla e ParĂ« nĂ« lidhje me nje audio pĂ«rgjim, ku pretendohej se vĂ«llai i ministrit tĂ« BrendshĂ«m tĂ« kohĂ«s, Fatmir Xhafaj, ishte i pĂ«rfshirĂ« ne trafikun e kanabisit.

NĂ« atĂ« kohĂ«, Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« vendosi se audio-pĂ«rgjimi ishte inskenim dhe shpalli fajtorĂ« tĂ« 4 tĂ« pandehurit, mes tĂ« cilĂ«ve Fredi Alizotin, qĂ« inskenoi zĂ«rin e Geron XhafĂ«s, Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”, gazetarin Jetmir Olldashi, si dhe deputetin Ervin Salianji. TashmĂ« nĂ« bazĂ« tĂ« KushtetutĂ«s, i nderpritet menjĂ«herĂ« mandati Salianjit dhe nga ana tjetĂ«r ligji i dekriminalizimit i heq tĂ« drejtĂ«n tĂ« kandidojĂ« nĂ« zgjedhjet e vitit 2025 dhe nĂ« zgjedhjet e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Deputetët e PD gati të ngujohen në seli për të ndaluar arrestimin e Salianjit appeared first on Euronews Albania.

​“DardanĂ«t” reagojnĂ« ashpĂ«r kundĂ«r bashkĂ«punimit ShqipĂ«ri-Serbi pĂ«r Euro-U21

By: fra nc
27 September 2024 at 13:54

Grupi i tifozĂ«ve tĂ« KosovĂ«s nĂ« futboll, “DardanĂ«t,” ka reaguar ashpĂ«r pas zyrtarizimit tĂ« kandidaturĂ«s sĂ« pĂ«rbashkĂ«t ndĂ«rmjet ShqipĂ«risĂ« dhe SerbisĂ« pĂ«r organizimin e Kampionatit Evropian tĂ« futbollit pĂ«r grupmoshat U21 nĂ« vitin 2027.

NĂ« reagimin e tyre, ndĂ«r tĂ« tjera, ata kanĂ« thĂ«nĂ« se “po shkelet me dy kĂ«mbĂ« mbi gjakun dhe plagĂ«t e freskĂ«ta tĂ« shqiptarĂ«ve tĂ« kĂ«saj treve dardane.”

Ky Ă«shtĂ« reagimi i plotĂ« i “DardanĂ«ve” pa ndĂ«rhyrje:

Dikush ka vendosur që ta normalizojë bashkëpunimin me të ashtuquajturit serbë dhe të ashtuquajturën Serbi si kurrgjë hiç, duke shkelur me dy këmbë mbi emocionet, gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve të kësaj treve dardane.

Pak ditë pasi kujtuam si popull rënien në detyrë të heroit Afrim Bunjaku dhe hyrjen terroriste, barbare e kriminale të çetnikëve të furnizuar me municion armesh nga vendi fqinj hegjemonist, na vjen lajmi zyrtar se nga Tirana paskan vendosur të bashkëpunojnë me Serbinë për bashkëorganizimin e Euro 2027 për grupmoshat U21.

Bashkëpunojnë me federatën e atyre që nuk shqiptojnë asnjë dënim kur çdo javë klubet serbe shfaqin banderola shoviniste me flamurin e Kosovës të mbuluar me ngjyrat e Serbisë apo kur tifozët e klubeve të Beogradit bëhen nxitës e motivues për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, gjë që më pas u përpoq të ndodhë me një grup terrorist derisa mori përgjigjen e burrave dhe grave heroike të Republikës, të cilët treguan se pragun e shtëpisë e mbrojmë në çdo pëllëmbë të tij. Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për poshtërim moral dhe emocional, por ndihmë dhe përkrahje.

Ngjarja edhe do të organizohet, por turpi do të jetojë përjetë dhe nuk do të falet. Kosova nuk do ta falë. Jo në emrin tonë!

The post ​“DardanĂ«t” reagojnĂ« ashpĂ«r kundĂ«r bashkĂ«punimit ShqipĂ«ri-Serbi pĂ«r Euro-U21 appeared first on Euronews Albania.

Zhduket 20-vjeçarja në Tiranë, e ëma denoncon e alarmuar në polici

By: fra nc
27 September 2024 at 13:19

Një vajzë e moshës 20-vjeçare ka humbur kontaktete me familjarët ditën e enjte.

Rasti është kallëzuar në polici nga e ëma e 20-vjeçares e cila ka pohuar përpara uniformave blu se e bija është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Sipas saj 20-vjeçarja vuan nga problem të shëndetit mendor.

Policia vijon punën për gjejen e 20-vjeçares, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“MĂ« datĂ« 26.09.2024, rreth orĂ«s 21:20, Ă«shtĂ« paraqitur nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« Nr. 6 shtetasja A. Q., e cila ka kallĂ«zuar se mĂ« datĂ« 26.09.2024, rreth paradites, Ă«shtĂ« larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja A. Q., 20 vjeçe, dyshohet me probleme tĂ« shĂ«ndetit mendor. Punohet pĂ«r gjetjen e saj”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zhduket 20-vjeçarja në Tiranë, e ëma denoncon e alarmuar në polici appeared first on Euronews Albania.

Kosova gati të presë 300 të burgosur nga Danimarka, marrëveshja 15 mln euro

By: fra nc
27 September 2024 at 12:53

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës ka vizituar një burg në Gjilan të Kosovës ku vendi i tij synon të dërgojë deri në 300 të burgosur për të lehtësuar mbipopullimin në sistemin e burgjeve daneze.

Duke folur sĂ« bashku me homologen e tij  Albulena Haxhiu,  Hummelgaard  e vlerĂ«soi marrĂ«veshjen njĂ« “bashkĂ«punim tĂ« frytshĂ«m” midis dy vendeve.

“Ne kemi ardhur nĂ« KosovĂ« pĂ«r tĂ« asistuar dhe pĂ«r tĂ« ndihmuar burgjet dhe objektet e paraburgimit tĂ« KosovĂ«s. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« ndihmĂ« shumĂ« e madhe pĂ«r DanimarkĂ«n nĂ« njĂ« kohĂ« kur kemi burgje tĂ« mbipopulluara, cka Ă«shtĂ« njĂ« sfidĂ« nĂ« vendin tonĂ«.Kjo vizitĂ« shĂ«non zbatimin praktik tĂ« projektit”, deklaroi Peter Hummelgaard, ministri i DrejtĂ«sisĂ« sĂ« DanimarkĂ«s.

Marrëveshja, e cila fillimisht u nënshkrua në vitin 2021, u bë traktat vetëm në fillim të këtij viti kur u miratua nga parlamenti i Kosovës.

Prishtina do  t’i japĂ« KopenhagĂ«s 300 qeli burgu me qira. Danimarka do tĂ« jetĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r punĂ«n e modernizimit nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« objekti tĂ« jetĂ« nĂ« pĂ«rputhje me standardet daneze.  Nga kjo marrĂ«veshje Kosova fiton 15 milionĂ« euro nĂ« vit. Por vendimi pĂ«r tĂ« zhvendosur tĂ« burgosurit nĂ« burgun e KosovĂ«s ka ngritur shqetĂ«sime nĂ« mesin e grupeve tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosova gati të presë 300 të burgosur nga Danimarka, marrëveshja 15 mln euro appeared first on Euronews Albania.

Salianji ndan mesazhin e fundit përpara arrestimit: Asgjë nuk është mbyllur

By: fra nc
27 September 2024 at 11:51

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka bërë një deklaratë që duket se është e fundit përpara ekzekutimit të vendimit të gjykatës, që do ta çojë atë në burg.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji falenderon mbështetësit që i kanë qëndruar afër dhe nënvizon se beteja e tyre për një Shqipëri më të mirë do të vijojë.

Deputeti i PD e cilëson vendimin për burgosjen e tij si një vendim politik, që u mor për shkak të denoncimeve që ai i bëri pushtetit të kryeministrit.

Por sipas tij, përndjekja nuk do të mund ta mbyllë dot gojën as atij, as opozitës, për të denoncuar lidhjet e politikës me krimin, por dhe aferat korruptive të qeverisë.

Deklarata e Ervin Salianjit:

Të dashur miq! Jam mirënjohës pa fund për mbështetjen tuaj, për solidaritetin me praninë, telefonatat dhe mesazhet. Ky është një moment i vështirë për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilët kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të vështira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin.

Po duhet t’ju them se asgjĂ«, asgjĂ« nuk Ă«shtĂ« mbyllur. ËshtĂ« njĂ« pĂ«rpjekje e ulĂ«t nĂ«n brez e tyre, qĂ« nuk do na ndalojĂ«, nuk do na shkurajojĂ« nĂ« pĂ«rpjekjen tonĂ« tĂ« madhe pĂ«r njĂ« ShqipĂ«ri mĂ« tĂ« mirĂ«. Teksa sot po bĂ«hen gati tĂ« zbatojnĂ« urdhrin e Edi RamĂ«s, vendimin e tij pĂ«r tĂ« mĂ« izoluar dhe pĂ«r tĂ« çuar deri nĂ« fund pĂ«rndjekjen politike, ata kurrĂ« nuk do ja dalin tĂ« vendosin si normĂ« se denoncimi i krimit qenka faj. Nuk do ja dalin kurrĂ« ta vendosin rendin, heshtjen dhe mbylljen e gojĂ«s.

Dhe për këtë, garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshëm, qytetarët e lirë që më keni mbështetur në gjithë këto vite. E vërteta do na bëjë më të mirë. Dhe e vërteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit dhe i bandave. Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij; sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetin.

E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qëndrojë gjithnjë në këto themele të kalbura. Të dashur miq! Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt dhe do punojmë me zemër e përkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënë rrugën vendit. Dhe do ja dalim. Falenderime.

The post Salianji ndan mesazhin e fundit përpara arrestimit: Asgjë nuk është mbyllur appeared first on Euronews Albania.

Kapet 1 ton lëndë narkotike në Kosovë, aksioni më i madh antidrogë që nga paslufta

By: fra nc
27 September 2024 at 11:37

Prokuroria Themelore e Kosovës ka sekuestruar mbi një ton drogë në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi i cili tha se vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe është ndër aksionet më të mëdha antidrogë nga paslufta.

Ende nuk dihen detaje të operacionit pasi është në vijim e sipër.

“MirĂ«mengjesi KosovĂ«. Sot mbi njĂ« (1) ton drogĂ« e sekuestruar nga  Prokuroria Themelore nĂ« PejĂ«.Vlera e drogĂ«s Ă«shtĂ« rreth 5 milion euro dhe Ă«shtĂ« ndĂ«r aksionet me tĂ« mĂ«dha antidrogĂ« nga paslufta.Aksioni Ă«shtĂ« nĂ« zhvillim
”, ka shkruar Nikçi.

The post Kapet 1 ton lëndë narkotike në Kosovë, aksioni më i madh antidrogë që nga paslufta appeared first on Euronews Albania.

Gjykata e Apelit reagon për dënimin e Salianjit: Vendimi është marrë në unanimitet

By: fra nc
27 September 2024 at 11:03

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u dënua të enjten e 16 shtatorit me 1 vit burg.

Gjykata e Apelit tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m e dĂ«noi deputetin demokrat pĂ«r “kallĂ«zim tĂ« rremĂ«.

Gjykata e Apelit ka reaguar sĂ«rish nĂ« lidhje me vendimin e dhĂ«nĂ«, ku nĂ« njĂ« prononcim tĂ« shkurtĂ«r pĂ«r media bĂ«n me dije se vendimi pĂ«r tĂ« pandehurit e çështjes “Babale” u mor me unanimitet tĂ« plotĂ«.

“Nisur nga disa kĂ«rkesa lidhur me vendimin e djeshĂ«m, çështja ndaj tĂ« pandehurve Ervin Salianji, etj
, ju njoftojmĂ« se vendimi Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« unanimitet”, thuhet nĂ« njoftimin e gjykatĂ«s.

Gjykata e Apelit vendosi tĂ« enjten tĂ« lerĂ« nĂ« fuqi vendimin e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Ervin Salianjin dhe dĂ«nimin e tij me 1 vit burg pĂ«r dosjen e njohur si “Babalja”. Deputeti demokrat u dĂ«nua nĂ« 2019-Ă«n nga Shkalla e ParĂ« nĂ« lidhje me nje audio pĂ«rgjim, ku pretendohej se vĂ«llai i ministrit tĂ« BrendshĂ«m tĂ« kohĂ«s, Fatmir Xhafaj, ishte i pĂ«rfshirĂ« ne trafikun e kanabisit.

NĂ« atĂ« kohĂ«, Gjykata e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« vendosi se audio-pĂ«rgjimi ishte inskenim dhe shpalli fajtorĂ« tĂ« 4 tĂ« pandehurit, mes tĂ« cilĂ«ve Fredi Alizotin, qĂ« inskenoi zĂ«rin e Geron XhafĂ«s, Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”, gazetarin Jetmir Olldashi, si dhe deputetin Ervin Salianji. TashmĂ« nĂ« bazĂ« tĂ« KushtetutĂ«s, i nderpritet menjĂ«herĂ« mandati Salianjit dhe nga ana tjetĂ«r ligji i dekriminalizimit i heq tĂ« drejtĂ«n tĂ« kandidojĂ« nĂ« zgjedhjet e vitit 2025 dhe nĂ« zgjedhjet e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjykata e Apelit reagon për dënimin e Salianjit: Vendimi është marrë në unanimitet appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 26 September 2024Main stream

Raiffeisen Bank feston 20 vite rrugëtim suksesi dhe novacioni në Shqipëri

By: fra nc
26 September 2024 at 17:15

Raiffeisen Bank, një nga institucionet financiare kryesore në Shqipëri, festoi 20-vjetorin e saj në një mbrëmje gala më 25 shtator me prezencën e klientëve, miqve dhe të ftuarve të tjerë, duke shënuar dy dekada shërbimi të përkushtuar, inovacioni dhe mbështetje për rritjen financiare të vendit.

Në këtë mbrëmje gala nderuan me pjesëmarrjen e tyre znj. Marie-Valerie Brunner, Anëtare e Bordit Drejtues për Marrëdhëniet me Klientët Korporatë dhe Institucionet Financiare në Raiffeisen Bank International dhe Kryetare e Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri; z. Christian Canacaris, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri; z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, si dhe personalitete të tjera të institucioneve publike dhe financiare në vend, sipërmarrës të ndryshëm në Shqipëri, përfaqësues të mediave, etj.

Që nga themelimi i saj në vitin 2004, Raiffeisen Bank ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e peizazhit bankar në Shqipëri, duke u shërbyer individëve, bizneseve dhe komunitetit në të gjithë vendin.

Kryetarja e KĂ«shillit Drejtues tĂ« Raiffeisen Bank ShqipĂ«ri, znj. Brunner, nĂ« fjalĂ«n e saj pĂ«rshĂ«ndetĂ«se vlerĂ«soi 20 vitet e suksesshme tĂ« Raiffeisen Bank nĂ« ShqipĂ«ri. “Jam shumĂ« krenare qĂ« jam pjesĂ« e rrugĂ«timit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, njĂ« vend qĂ« rriti me sukses PBB-nĂ« dhe turizmin e tij gjatĂ« pandemisĂ« dhe mbajti njĂ« sistem shĂ«ndetĂ«sor tĂ« denjĂ«. Raiffeisen Bank ShqipĂ«ri ka arritur njĂ« pjesĂ« tĂ« konsiderueshme tĂ« tregut prej 16% dhe Ă«shtĂ« njĂ« nga shtytĂ«sit e inovacionit digjital. Ne, nĂ« RBI, e vlerĂ«sojmĂ« kĂ«tĂ« frymĂ« novatore qĂ« po shfaq vendi. Raiffeisen Bank ka prezantuar standarde tĂ« larta evropiane nĂ« ShqipĂ«ri, duke mbĂ«shtetur zhvillimin ekonomik tĂ« vendit,” theksoi znj. Brunner.

Ndërsa sektori bankar ka evoluar, Raiffeisen Bank ka qëndruar në pararojë, duke prezantuar shërbime të reja dhe platforma digjitale që ofrojnë më shumë komoditet me disa aplikacione dhe shërbime në hap me kohën si Raiffeisen On, RaiPay, RaiPos, Kuik, Scan & Go, etj. Banka vazhdimisht është angazhuar të përmirësojë përvojën e klientëve, të forcojë përfshirjen financiare dhe të mbështesë ekonominë më gjerë.

Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, z. Christian Canacaris, shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë klientët dhe partnerët e biznesit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre dhe siguroi edhe një herë që Raiffeisen Bank do të vazhdojë të japë kontributin e saj në zhvillimin e mëtejshëm të tregut bankar shqiptar përmes investimeve të vazhdueshme në risitë më të fundit teknologjike, duke lehtësuar përvojën bankare të të gjithë klientëve të saj. Gjithashtu, z. Canacaris shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë stafin e Raiffeisen Bank për përkushtimin dhe kontributin e tyre, si çelësi i suksesit të bankës në këto 20 vite.

Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, z. Gent Sejko, nĂ« fjalĂ«n e tij theksoi: “20 vite pĂ«r grupin Raiffeisen mund tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« vetĂ«m njĂ« fraksion tĂ« historisĂ« sĂ« tij mbi 130-vjeçare, por nĂ« vendin tonĂ«, kĂ«to 20 vite kanĂ« njohur njĂ« dinamikĂ« jo tĂ« lehtĂ« ndryshimesh dhe transformimesh dhe janĂ« vite tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« formĂ«simit tĂ« tregut financiar nĂ« vend.”

Një tjetër veçanti e mbrëmjes ishte angazhimi i bankës në bashkëpunim me Mastercard për mbështetjen e tre kauzave sociale: për fëmijët në nevojë, mbrojtjen e mjedisit dhe mbështetjen e artit, përmes mbledhjes së donacioneve gjatë mbrëmjes nga banka dhe të ftuarit. Përtej këtyre dy dekadave, Raiffeisen Bank është e përkushtuar të ndërmarrë një seri iniciativash të ardhshme që sjellin vlerë për klientët. Misioni ynë është të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në përvojë superiore të klientit, duke punuar drejt vizionit tonë për të qenë grupi më i rekomanduar bankar.

The post Raiffeisen Bank feston 20 vite rrugëtim suksesi dhe novacioni në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Procesi qĂ« çoi nĂ« burg Salianjin, kallĂ«zimi dhe beteja e humbur nĂ« dosjen “Babale”  

By: fra nc
26 September 2024 at 15:39

Dënimi i deputetit Ervin Salianji e ka zanafillën në vitin 2018, kur nxori një audiopërgjim, me të cilin godiste vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge. Por, ky kallëzim, rezultoi të ishte një farsë, për të cilin deputeti dhe 4 emrat e tjerë që u përfshinë, morën dënime nga gjykata.

PranverĂ«n e vitit 2018, Partia Demokratike botoi 2 audioregjistrime, nĂ« tĂ« cilat dĂ«gjohej se vĂ«llai i ministrit tĂ« BrendshĂ«m, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i pĂ«rfshirĂ« nĂ« trafikimin e lĂ«ndĂ«ve narkotike. Çështja u emĂ«rua “Babalja”, pasi dĂ«shmitari X i PartisĂ« Demokratike, i cili ishte i pĂ«rfshirĂ« nĂ« audioregjistrime, thirrej nĂ« to me pseudonimin “Babale”.

NĂ« pĂ«rgjimet e publikuara, por edhe nĂ« tĂ« tjera qĂ« Prokuroria dispononte, ishte Fredi Alizoti komunikonte me asokohe shefin e PolisisĂ« sĂ« Fierit, Albert Nushin pĂ«r shpĂ«rblime qĂ« duhet tĂ« merrte, e gjithashtu flitej edhe pĂ«r njĂ« “shef tĂ« madh”.

Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës, por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Në këtë histori, deputeti Ervin Salianji ka dalë me pretendime, akuza dhe kallëzime për të faktuar një aktivitet kriminal që kryhej nga vëllai i një ministri.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin, i cili rezultoi të ishte një inskenim e bashkë më të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetëri Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.

Ndonëse u dënua me burg, Salianji nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie, ndërsa mëkatin e një skenari që e përndoqi për 6 vjet, tashmë do ta shlyejë përfundimisht me 1 vit burg, duke nisur nga dita kur imunteti i tij të bjerë në këshillin e mandateve.

The post Procesi qĂ« çoi nĂ« burg Salianjin, kallĂ«zimi dhe beteja e humbur nĂ« dosjen “Babale”   appeared first on Euronews Albania.

Dënimi i Salianjit| Partia Demokratike thirrje për mosbindje civile: O sot o kurrë!

By: fra nc
26 September 2024 at 15:14

Partia Demokratike ka dënuar ashpër dënimin e deputetit Ervin Salianji, duke e quajtur një akt hakmarrjeje të verbër dhe një goditje të rëndë për demokracinë në vend.

Në deklaratën e saj, Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama, për orkestrimin e këtij dënimi si pjesë e një sulmi të qëllimshëm kundër opozitës.

PD bën thirrje për mosbindje civile, duke e cilësuar këtë akt si një sulm ndaj pluralizmit politik dhe opozitës në tërësi.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE E DHËNË NGA LUÇIANO BOÇI:

Sot në luftën e shpallur ndaj opozitës, Edvin Kristaq Rama dënoi me burgim politik deputetin e opozitës Ervin Salianji për betejën e tij guximtare kundër Edi Ramës dhe narko-shtetit të tij.

Sot Ervin Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatzi Xhafa në një akt hakmarrje të verbër politike për faktin e vetëm se deputeti Salianji vërtetoi lidhjen dhe veprimtarinë kriminale të narko-trafikantit ndërkombëtar vëllait të Fatmir Xhafës, ministër trafikant, dhe Edi Ramës kreu i narko-shtetit shqiptar. Dënimi i sotëm i Ervin Salianjit dëshmon se në këtë vend droga dhe krimi i lidhur me qeverinë janë vendim-marrësit kryesorë në narko-shtetin shqiptar.

Partia Demokratike dĂ«non me forcĂ«n mĂ« tĂ« madhe kĂ«tĂ« akt politik tĂ« shĂ«mtuar tĂ« Edi RamĂ«s dhe narko-shtetit tĂ« tij kundĂ«r PartisĂ« Demokratike, opozitĂ«s dhe pluralizmit plitik nĂ« ShqipĂ«ri si dĂ«shmi e terrorit tĂ« egĂ«r ndaj opozitĂ«s pĂ«r PartinĂ« Demokratike, pĂ«r çdo demokrate dhe demokrat, pĂ«r çdo opozitare dhe opozitar, ky akt Ă«shtĂ« njĂ« kushtrim, Ă«shtĂ« njĂ« SOS tĂ« ngrihemi nĂ« mosbindje civile: “O sot, o kurrĂ«â€ kundĂ«r Edi RamĂ«s dhe narko-diktaturĂ«s sĂ« tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dënimi i Salianjit| Partia Demokratike thirrje për mosbindje civile: O sot o kurrë! appeared first on Euronews Albania.

U përjashtua nga përfaqësuesja e Kosovës, Zhegrova thyen heshtjen

By: fra nc
26 September 2024 at 15:06

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova ka folur për herë të parë në lidhje me përjashtimin e tij nga grumbullimi me Kosovës para ndeshjes me Qipron.

Në një konferencë për media të skuadrës së Lillë, Zhegrova pranoi se ishte vonuar në një takim të skuadrës, por ka thënë se kjo nuk e bënë atë lojtar jo profesional dhe se është trajneri i Kosovës, Fonseca ai i cili po e ndihmon të rikuperohet nga kjo situatë.

“Me trajnerin kam marrĂ«dhĂ«nie shumĂ« tĂ« mira, ai flet me mua çdo ditĂ«, po provon tĂ« mĂ« ndihmoj, gjĂ« e cila Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r mua. Jo vetĂ«m ai, po i gjithĂ« stafi i trajnerĂ«ve. Ai mĂ« njeh mua, e di qĂ« unĂ« jam profesional dhe nuk bĂ«jĂ« gjĂ«ra tĂ« tilla. Mund tĂ« ndodh diçka, sikur tĂ« vonohesh nĂ« njĂ« takim, por kjo nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« ju jeni jo profesional. Pra, unĂ« kam shumĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« mira me trajnerin dhe jam i lumtur pĂ«r kĂ«tĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Zhegrova.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U përjashtua nga përfaqësuesja e Kosovës, Zhegrova thyen heshtjen appeared first on Euronews Albania.

Macron kërkon reformimin e OKB-së: Të zgjerohet Këshilli i Sigurimit

By: fra nc
26 September 2024 at 14:59

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka bërë thirrje për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai ka paralajmëruar se dështimi në ndëshkimin e krimeve kundër njerëzimit rrezikon të lejojë që këto krime të kthehen në diçka normale.

“NjĂ« vend i pĂ«rhershĂ«m nĂ« KĂ«shillin e Sigurimit nuk Ă«shtĂ« privilegj. ËshtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si, njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e madhe qĂ« e gĂ«zojnĂ« vetĂ«m 5 vende qĂ« duhet tĂ« jenĂ« gardianĂ« tĂ« paqes. Sot, disa nga kĂ«to vende nuk po e ushtrojnĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rgjegjĂ«si. Ndaj, KĂ«shilli i Sigurimit duhet tĂ« reformohet pĂ«r tĂ« qenĂ« mĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s, mĂ« legjitim dhe mĂ« efikas”, deklaroi Michel.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron ndau të njëjtin opinion.

“PĂ«r sa kohĂ« kemi njĂ« KĂ«shill Sigurimi tĂ« bllokuar, nĂ« mĂ«nyrĂ« reciproke nga interesat e disa vendeve dhe disa tĂ« tjerave, do tĂ« jetĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« progres. / Ndaj, ne duhet t’i bĂ«jmĂ« Kombet e Bashkuara mĂ« efikase, duke i bĂ«rĂ« vendet anĂ«tare mĂ« tĂ« pĂ«rfaqĂ«suara. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye Franca, dhe kĂ«tĂ« e pĂ«rsĂ«ris, mbĂ«shtet zgjerimin e KĂ«shillit tĂ« Sigurimit. Gjermania, Japonia, India dhe Brazili duhet tĂ« bĂ«hen vende tĂ« pĂ«rhershme, bashkĂ« me dy vende nga Afrika qĂ« duhet tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« kontinentin”, deklaroi Macron.

Duke folur për luftën në Gaza, Macron bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe mbështeti zgjidhjen me 2 shtete.

Ai shtoi se të gjitha palët duhet të përmbushin detyrimet dhe se në Liban lufta nuk mund dhe nuk duhet të materializohet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Macron kërkon reformimin e OKB-së: Të zgjerohet Këshilli i Sigurimit appeared first on Euronews Albania.

Apeli lë në fuqi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji

By: fra nc
26 September 2024 at 13:42

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin që e dënon me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokraike, Ervin Salianji.

Tashmë vendimi është i formës së prerë dhe është i ekzekutueshëm. Në momentin që prokurori i Apelit të bëjë ekzekutimin e vendimit forcat e rendit duhet të bëjnë shoqërimin e deputetit në qeli.

Ndërkohë që në fuqi është lënë vendimi dhe për gazetarin Jetmir Olldashi i cili është dënuar me shërbim prove.

Ervin Salianji u shpall fajtor nga gjykata e shkallĂ«s sĂ« parĂ« nĂ« vitin 2019 me akuzĂ«n e “KallĂ«zimit tĂ« rremĂ«â€.

DĂ«nimi i tij lidhet me çështjen e njohur si “Babale”, njĂ« rast qĂ« pĂ«rfshinte akuza pĂ«r inskenimin e njĂ« videoje tĂ« pretenduar ku njĂ« person fliste nĂ« emĂ«r tĂ« vĂ«llait tĂ« ish-ministrit tĂ« BrendshĂ«m, Fatmir Xhafaj, duke aluduar pĂ«r pĂ«rfshirjen e tij nĂ« aktivitete tĂ« paligjshme.

NĂ« kĂ«tĂ« rast, Ervin Salianji u akuzua pĂ«r “kallĂ«zim tĂ« rremĂ«â€, me pretendimin se videoja dhe akuzat qĂ« ai dhe tĂ« tjerĂ« ngritĂ«n publikisht ishin tĂ« fabrikuara pĂ«r tĂ« dĂ«mtuar figurĂ«n e Xhafajt dhe pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« skandal politik. Gjykata vendosi se provat nuk ishin tĂ« mjaftueshme pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur pretendimet e tij se nuk ishte i pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« ngjarje.

The post Apeli lë në fuqi vendimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji appeared first on Euronews Albania.

Plani i fitores së Zelenskyt nuk bind SHBA, administrata amerikane: I dështuar

By: fra nc
26 September 2024 at 13:03

Plani pĂ«r fitoren i Volodymyr Zelenskyt nuk e ka bindur administratĂ«n amerikane. KĂ«shtu shrkuan e pĂ«rditshmja “Wall Street Journal”, qĂ« citon burime nga ShtĂ«pia e BardhĂ«.

Sipas gazetës prestigjioze, administrata Biden është e shqetësuar se planit të liderit ukrainas i mungon një strategji globale dhe nuk është gjë tjetër veçse një kërkesë për më shumë armatime dhe heqjen e kufizimeve për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.

“Nuk kam mbetur i impresionuar. Ky plan nuk ka asgjĂ« tĂ« re”, ka deklaruar njĂ« funksionar i lartĂ« i administratĂ«s amerikane.

Zelensky pritet t’ia prezantojĂ« planin personalisht presidentit Joe Biden, si dhe kandidatĂ«ve presidencialĂ« Kamala Harris dhe Donald Trump.

Por me ish-presidentin, lideri ukrainas pritet të mos e ketë të lehtë. Së pari, burime të afërta me Trump kanë deklaruar se ai mund të mos e presë në takim Zelenskyn.

Së dyti, në një miting të mbajtur në Karolinën e Veriut, vetë Trump ka vlerësuar lidershipin e presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë se është një mik i ngushtë i tij.

Gjithashtu, Trump nuk e ka fshehur kurrë antipatinë e tij për Zelenskyn për marrjen e fondeve amerikane, por edhe ndaj Evropës, të cilën e akuzon se nuk bën sa duhet për zgjidhjen e konfliktit.

“Zelensky Ă«shtĂ« pĂ«rfituesi mĂ« i madh nĂ« histori. Sa herĂ« qĂ« vjen kĂ«tu largohet me 60 miliardĂ« dollarĂ« nĂ« xhep”, ka deklaruar ish-presidenti, duke shtuar se, pĂ«r mĂ« tepĂ«r, presidenti ukrainas preferon fitoren e Harris nĂ« zgjedhjet e nĂ«ntorit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Plani i fitores së Zelenskyt nuk bind SHBA, administrata amerikane: I dështuar appeared first on Euronews Albania.

Efektivi i policisë përplas 11-vjeçarin, AMP nis hetimet

By: fra nc
26 September 2024 at 12:48

Një efektiv policie në Kukës ka përplasur me automjetin e tij një fëmijë të moshës 11-vjeçe.

Ngjarja ndodhi mĂ«ngjesin e kĂ«saj tĂ« enjteje nĂ« aksin rrugor “Bucaj-KukĂ«s”, teksa efektivi 25-vjeçar ishte jashtĂ« shĂ«rbimit.

11-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që Agjencia e Mbikqyrjes policore bën me dije se ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

“Paraditen e sotme, nĂ« aksin rrugor “Bucaj-KukĂ«s”, shtetasi K. C., 26 vjeç, (punonjĂ«s policie nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« KukĂ«s, jashtĂ« orarit tĂ« shĂ«rbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrĂ«n e automjetit, njĂ« 11-vjeçar, i cili po merr mjekim nĂ« spital dhe Ă«shtĂ« jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«n. Veprimet procedurale po kryhen nga Drejtoria Rajonale e AgjencisĂ« sĂ« MbikĂ«qyrjes Policore KukĂ«s-DibĂ«r dhe Prokuroria, pĂ«r sqarimin e rrethanave tĂ« aksidentit”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Efektivi i policisë përplas 11-vjeçarin, AMP nis hetimet appeared first on Euronews Albania.

Kuvendi i Kosovës dështon të votojë tri marrëveshjet ndërkombëtare

By: fra nc
26 September 2024 at 12:33

VetĂ«m 71 deputetĂ« kanĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« votimin e marrĂ«veshjes sĂ« financimit, pĂ«r programin e parĂ« pĂ«r “Financimin e politikave zhvillimore pĂ«r efektivitetin fiskal, konkurrueshmĂ«rinĂ« dhe rritjen e gjelbĂ«r”, nĂ« mes tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s e pĂ«rfaqĂ«suar nga Ministria e Financave, PunĂ«s dhe Transfereve dhe Asociacionit NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r Zhvillim.

Kuorum nuk pati as për marrëveshjen për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore.

NĂ« mungesĂ« kuorumi ka dĂ«shtuar edhe ratifikimi i marrĂ«veshjes sĂ« kredisĂ« mes tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe BankĂ«s Evropiane pĂ«r Investime pĂ«r Projektin Energjia diellore fotovoltaike nĂ« KEK – Porta Globale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kuvendi i Kosovës dështon të votojë tri marrëveshjet ndërkombëtare appeared first on Euronews Albania.

9 duelet e radhës në Europa League, zbresin në fushë Roma e Tottenham

By: fra nc
26 September 2024 at 11:51

9 përballje të tjera të Europa League zhvillohen këtë të enjte, ku do të mbyllet dhe java e parë e kompeticionit, ndërsa në fushë zbresin emra të mëdhenj të futbollit evropian si Roma, Tottenham apo Ajax. Me një trajner të ri, italianët do të provojnë ta nisin mirë garën e tyre, por kundërshtari i radhës nuk duhet nënvlerësuar, pasi bëhet fjalë për Athletic Bilbao. Roma vjen pas fitores në kampionat 3-0 ndaj Udinese, ndërsa Bilbao fitoi ndaj Celtës në shifrat 3-1.

Kjo mund të cilësohet padyshim kryendeshja e Europa League, por pa nënvlerësuar dhe Ajax-Besiktas e Tottenham-Qarabag. Londinezët me shumë kualitete në vetvete përballen me skuadrën azere, pjesë e së cilës është dhe sulmuesi shqiptar Redon Xhixha. Favoritë padiskutim mbeten Spursat.

Në orën 18:45 është radha e Fenerbahces së Mourinho për të provuar veten ndaj Royal Union, teksa paralelisht zhvillohet dhe Malmo-Rangers. Kampionët e Conference League, Olympiacos synojnë të përsërisin suksesin e vjetshëm, por këtë herë një nivel më lart. Ndeshja e parë është ndaj Lyon, që po kalon një formë aspak pozitive. Braga-Maccabi Tel Aviv, Frankfurt-Plzen dhe Steao Bukuresht-Riga plotësojnë 9 përballjet e së enjtes.

The post 9 duelet e radhës në Europa League, zbresin në fushë Roma e Tottenham appeared first on Euronews Albania.

❌
❌