Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Transformim në shërbimet e përkujdesit shoqëror, Koçiu: Një e ardhme më e mirë për 230 fëmijët e institucionalizuar

By: redi
27 September 2024 at 17:50

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot qendrën rezidenciale për fëmijë dhe familje në Vlorë. Ministrja bëri të ditur se në këtë qendër po realizohet një transformim rrënjësor në shërbimet e përkujdesit shoqëror. “Fëmijët e rikthyer në familjet biologjike po marrin mbështetje ditore, fëmijët në risk po i vendosim në familje kujdestare dhe ofrojmë përkujdesje ditore”…

Source

Ervin Salianji dorëzohet në Polici, burgun do ta bëjë në Fier: Beteja ime të frymëzojë qytetarët

By: redi
27 September 2024 at 17:36

Pas qëndrimit në selinë e PD-së deri në orën 17:00, deputeti Ervin Salianji mbërriti në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku u dorëzua pas dënimit nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg. Salianji deklaroi se betejën e tij për të vërtetën do ta vijojë edhe nga qelia, duke thënë se shpreson që të frymëzojë dhe qytetarët me këtë gjë. ”Jam shprehur që do të përballem kudo dhe me këtë ndërmarrje…

Source

I mori jetën bashkëshorten gjyqtare, Gjykata e Lartë merr vendimin për Fadil Kasemin

By: redi
27 September 2024 at 17:26

Këtë të premte, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Fadil Kasemit, i fajësuar për vrasjen e bashkëshortes gjyqtare, Fildez Hafizi. Kasemi kërkoi shfuqizimin e vendimit të Apelit të Gjykatës për Krimet të Rënda të vitit 2019, me pretendimin se duhet shkallë më e ulët, duhet t’i kishin pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, lloj gjykimi që do të shpëtonte nga…

Source

Vodafone dhe Intelsat zgjerojnë shërbimet e ndërlidhjes satelitore për sektorin privat dhe publik

By: redi
27 September 2024 at 17:17

Vodafone dhe Intelsat, operatori i integruar i rrjetit satelitor dhe tokësor, zgjeruan në datë 23 shtator partneritetin e tyre për të ofruar mbulim më të gjerë me shërbime të përkohshme dhe të ashtuquajtura on-the-move, që praktikisht janë sisteme satelitore të komunikimit, të dizajnuara për të ofruar lidhje të vazhdueshme e të besueshme gjatë kohës që jemi në lëvizje. Një teknologji që iu vjen në…

Source

Salianji do dorëzohet në Polici, disa militantë të PD-së mblidhen para Drejtorisë

By: redi
27 September 2024 at 17:11

Një numër shumë i vogël militantësh të PD janë mbledhur para Policisë së Tiranës në mbështetje të Ervin Salianjit. Ku i fundit do të dorëzohet në polici, pas vendimit të Apelit që konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Ervin Salianji do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit. Salianji u shpall fajtor në Gjykatën e Apelit për kallëzim të rremë dhe u dënua me 1 vit…

Source

Salianji drejt burgut, reagon Adriatik Lapaj: Ja pse mban shumë erë e kutërbon ky vendim i Gjykatës

By: redi
27 September 2024 at 16:51

Deputeti Ervin Salianji po shkon drejt burgut dhe Adriatik Lapaj nga “Shqipëria Bëhet”, thotë se edhe pse me Partinë Demokratike është përballë, për dënimin e Salianjit nënvizon se kjo situatë mban erë e kutërbon. Në një postim në Facebook, ai shkruan se ligjvënësi ka parashikuar se ndëshkimi për këtë vepër nis nga gjoba pikërisht në ato raste kur nga rrethanat e veprës nuk del rrezik i lartë…

Source

Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Patosit: Reforma po jep rezultate të mira në uljen e humbjeve

By: redi
27 September 2024 at 16:45

Ndërtimi i ujësjellësit të ti të Patosi ka hyrë në fazën përfundimtare, atë të zbatimit të lotit III, i cili përmbyll të gjithë investimin duke garantuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për qytetin e Patosit dhe fshatrat përreth. Investimi përfshin ndërtimin e linjave kryesore të ujësjellësit, linjën e shpërndarjes, depot e furnizimit dhe stacionet e pompimit.

Source

Ndahet nga jeta profesoreshë McGonagall në sagën ”Harry Potter”, u shua në moshën 89-vjeçare

By: redi
27 September 2024 at 16:39

Ka mbyllur sytë përjetë aktorja e njohur Maggie Smith, e cila ka luajtur rolin e profesoreshë Minerva McGonagall në sagën ”Harry Potter”. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, pranë miqve dhe familjarëve. Maggie Smith, emri i vërtetë i së cilës është Margaret Natalie Smith lindi më 28 dhjetor 1934, në Angli. Ajo njihet për rolet e saj komike, por sidomos për performancën në sagën “Harry…

Source

Pse nuk u mblodh Këshilli i Mandateve? Bardhi: Po presin të zgjohet Rama, se është në Amerikë

By: redi
27 September 2024 at 16:30

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se ende nuk ka marrë një përgjigje nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku sipas PD duhet të merret autorizimi për arrestimin e deputetit Ervin Salianji. Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali nuk do ta pranojë kërkesën PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Duke ju referuar nenit 71…

Source

Bardhi: Gjykatësi Gjermeni e ka vendin në burg. Kërkuan një aktor për ta bërë Ols

By: redi
27 September 2024 at 16:25

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi hedh akuza të forta ndaj Artan Gjermenit, gjykatësi i Shkallës së Parë, për të cilin tha se vendos se çfarë thotë krimi. Gjatë konferencës me gazetarët, Bardhi u zotua se Partia Demokratike do t’i bëjë vetingun këtij gjyqtari, i cili do të shkojë në burg, sipas deputetit demokrat. “Artan Gjermeni, gjykatësi i shkallës së parë, do të shkojë në burg…

Source

Java e 7-të e Kategorisë Superiore, Egnatia do të përballet me Partizanin

By: redi
27 September 2024 at 15:49

Këtë të premte, do të luhen sfidat për javën e 7-të të Kategorisë Superiore. Egnatia do të përballet me Partizanin në Rrogozhinë, ndeshje që do të nisë në orën 16:00. Të dyja skuadrat kërkojnë rikthimin te fitorja, me Egnatian që vjen pas barazimit me Elbasanin, ndërsa “Demat” kanë 3 ndeshje pa fitore (3 barazime radhazi). Rrogozhinasit vijnë në këtë sfidë si vend i dytë në tabelën e renditjes…

Source

Serbët në Zubin Potok dalin dhe protestojnë kundër shkatërrimit të monumenteve fetare

By: redi
27 September 2024 at 15:34

Qindra serbë nga rajoni i Zubin Potokut dhe më gjerë, kanë protestuar sot në Zubin Potok në shenjë pakënaqësie për shkatërrimin e monumenteve dhe ikonave fetare që kanë ndodhur kohën e fundit nëpër fshatrat e komunës së Zubin Potokut. Ata protestën e filluan para stacionit policor në Zubin Potok, për të vazhduar pastaj në kishën e këtij qyteti ku ndezën qirinj. Lideri i ‘Demokracisë serbe’…

Source

Policia pret Ervin Salianjin të vetëdorëzohet, afati i fundit është…

By: redi
27 September 2024 at 15:26

Policia e Shtetit po ndjek nëpërmjet medias aktivitetin politik të deputetit Ervin Salianji dhe ende nuk po reagon për ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë, që kërkon arrestimin e tij. ”Do të presim vetëdorëzimin e tij deri pasdite. Nëse nuk paraqitet, do të shkojë policia”, pohojnë burime nga Policia e Shtetit. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës…

Source

Dashamir Shehi kundër protestave: Bëhemi qesharakë, shteti nuk po bie se po fut Salianjin në burg

By: redi
27 September 2024 at 15:22

Kryetari i LZHK-së, deputeti opozitar Dashamir Shehi nuk do ti bashkohet aksionit të PD-së për Ervin Salianjin, që u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë. Për të nëse do të mbahen këto protesta, do të bëhen qesharakë, dhe se për të, opozita duhet të ngrihet për gjëra më të mëdha. ”Opozita duhet të ngrihet në këmbë, dhe të ngrejë popullin në këmbë për rinisë që po ikën, pensionet mizerie…

Source

Shqipëria pret bashku me Serbinë Kampionatin Europian U21, komente kundër Dukës dhe FSHF-së

By: redi
27 September 2024 at 15:16

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Europian U21 të vitit 2027, me të dyja vendet që do të jenë pritëse të këtij evenimenti. Të enjten e 26 shtatorit, UEFA ka bërë me dije se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut. Federata Shqiptare dhe ajo serbe u bashkuan në maj të këtij viti për të mirëpritur…

Source

Ngujimi në seli? Grupi i PD nuk dorëzon Ervin Salianjin, deputeti: Do të marr një vendim

By: redi
27 September 2024 at 15:11

Në një kohë që Policia e Shtetit pritet që të ekzekutojë urdhrin e Prokurorisë së Tiranës për burgosjen e deputetit demokrat Ervin Salianji, nga brenda selisë blu janë disa ide se si të veprojnë për ta ndaluar këtë ekzekutim procedurial. Ka propozime që Salianjin ta mbajnë në seli, të ruhet nga deputetët demokratë që do të qëndrojnë brenda godinës dhe që urdhri të mos ekzekutohet.

Source

”Qofsh i parajsës vëlla”, Kryemadhi jep lajmin e trishtë: Humori yt i jepte forcë argumentit tënd

By: redi
27 September 2024 at 15:06

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi sot është në zi, pasi i ka dhënë lamtumirën një miku të ngushtë. Lajmin e trishtë, Kryemadhi e ka ndarë në Facebook. ”Humori yt i jepte akoma më shumë forcë argumentit tënd, e bënte atë solid ashtu siç ishe Ti Arben Xhafa nga Fushë Kruja dhe shoku, vëllai i mirë në çdo moment. Qofsh i parajsës vëlla”,-shkruan deputetja e PL-së.

Source

Salianji drejt burgut, Klosi: U inskenua një skenë për të denigruar ministrin e kohës! Dënimin e parë politik e ka bërë Nano

By: redi
27 September 2024 at 15:02

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, teksa flet për vendimin që e dërgon deputetin Ervin Salianjin në burg, thotë se u inskenua një skenë e tërë që të denigrohej ministri i kohës Fatmir Xhafaj përmes vëllait të tij. Ai tha se Fatos Nano ka qenë politikani i parë i dënuar me vendim politik. “Po ca do të thotë për të gjitha politik do të thotë dhe ky u mburr e është i pari që është dënuar politikisht…

Source

”Nuk e njoh frikën”, Ervin Salianji shfaqet në emision: Dënimi pa akuzë dhe fakt penal

By: redi
26 September 2024 at 22:03

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, deputeti i dënuar me 1 vit burg, Ervin Salianji ka mbërritur në studion e emisionit ”Opinion”. Salianji ka thënë se nuk e njeh frikën dhe për këtë arsye është dënuar me burg. Më tej ka shtuar se dënimi ndaj tij është medalja më e lartë që ka regjimi pa asnjë akuzë dhe pa fakt penal duke qenë se ka qenë një denoncim ndaj trafikantëve të drogës. Blendi Fevziu…

Source

Yesterday — 26 September 2024Main stream

Avokati: Ervin Salianji s’ka patur dijeni për përgjimin, e ka pranuar vetë dëshmitari

By: redi
26 September 2024 at 21:55

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë për dosjen e njohur nga publiku si “Babalja”. Avokati i tij, Ledio Braho thotë se vendimi i gjykatës nuk provon përfshirjen e Salianjit në këtë inskenim. I ftuar në emisionin Opinion, avokati tha se Fredi Alizoti dhe Albert Veliut (Babalja) që u shpallën përfundimisht fajtorë për inskenim, nuk kanë pohuar që…

Source

❌
❌