Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 September 2024Main stream

Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro

By: user7
27 September 2024 at 15:10

Të gjithë e dimë se Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm, që merr pjesë në një sërë proçesesh që ndodhin në organizëm.

Ai ka rol kryesor në mirëfunksionimin e sistemit kockor,ndikon pozitivisht ne funksionimin normal te zemres, parandalon krizat e migrenes, dhe permireson humorin.
Shpesh, në ditët e sotme dëgjojmë kudo: merr suplemente me magnez, konsumo ushqime që përmbajnë magnez, magnezi është i mirë për këtë, magnezi është i mirë për ate
Më në fund vjen Magne D’Oro nga Fortex, një suplement ushqimor që kombinon magnezin me një sërë vitaminash të nevojshme për një sërë proçesesh në organizëm.

Magne D’Oro kontribuon në:
-metabolizmin dhe prodhimin normal të energjisë;
-rikthimin e ekuilibrit elektrolitik;
-sintezën normale të proteinave;
-reduktimin e ndjenjës së lodhjes dhe rraskapitjes;
-funksionimin normal të muskujve, përfshirë në rastet e ngërçeve muskulore pas ushtrimeve fizike;
-funksionimin normal të sistemit nervor;
-ruajtjen e funksionit normal mendor;
-funksionimin normal të veshkave;
-ruajtjen e gjendjes normale të kockave dhe dhëmbëve;
-funksionimin optimal të sistemit imunitar.

Magne D’Oro rekomandohet të pihet një bustinë në ditë.
Mos tejkaloni dozat ditore të lejuara dhe gjendet ne cdo farmaci.

The post Plotësoni në çast nevojat e trupit tuaj për magnez me Magne D’Oro appeared first on Lapsi.al.

Ushtroi dhunë ndaj babait, e pëson 39-vjeçari

By: user7
27 September 2024 at 14:29

Një 39-vjeçar ka përfunduar në pranga nga Policia këtë të premte.

Sipas një komunikate nga Policia, K.A., 39 vjeç rezulton banues në fshatin Luar, Roskovec.

Ai është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtje.

The post Ushtroi dhunë ndaj babait, e pëson 39-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Dënimi i Salianjit, Bardhi propozon ngujimin në selinë blu

By: user7
27 September 2024 at 14:08

Kreu i grupit, Gazmend Bardhi ka kërkuar mos dorëzimin e Ervin Salianjit dhe ngujimin e grupit të PD në selinë blu për 24 orë pa ndërprerje e pa afat.

Ai ka kërkuar që të mos pranohet vendimi i Apelit të cilin e ka konsideruar të padrejtë.

Bardhi propozon grupit: Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar ti kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës. Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike.

The post Dënimi i Salianjit, Bardhi propozon ngujimin në selinë blu appeared first on Lapsi.al.

Salianji: Kam firmosur kërkesën për hetim pasuror ndaj Xhafajt drejtuar SPAK

By: user7
27 September 2024 at 13:40

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp teksa pritet ekzekutimi i vendimit të caktuar ditën e djeshme për të nga gjykata e Apelit. Salianji shtoi se sapo ka firmosur kërkesën për fillimin e hetimit pasuror për Fatmir Xhafën drejtuar SPAK.

“Si ka mundësi që krerët e opozitës duke filluar nga Berisha janë në burg ose në procedim? Sali Berisha u mori 600 mijë vota pa vulë. Unë çora fasadën me denoncime dhe prova, dhe këta përpëliten e mendojnë si të mjerë që do të më mposhtim me burg. As që mund të mendohet, dhe as që e mendoj të dorëzohem.

Nuk do të dorëzohemi është dita jonë e forcës. Më 6 tetor në Tiranë duhet të jemi të gjithë bashkë për të mbytur gëzimin e ligë se po shfarosin PD-në. Nuk e bëjnë dot. Sot është kurrë, është një deklaratë nga ana ime, siç e kam paralajmëruar gjatë javës sapo kam firmosur kërkesën për fillimin e hetimit pasuror për Fatmir Xhafën drejtuar SPAK”, tha Salianji.

The post Salianji: Kam firmosur kërkesën për hetim pasuror ndaj Xhafajt drejtuar SPAK appeared first on Lapsi.al.

Pritet arrestimi i Salianjit/ Deputetët e PD-së mblidhen pranë shtëpisë së Berishës

By: user7
27 September 2024 at 13:20

Paraditen e sotme disa përfaqësues të Partisë Demokratike kanë mbërritur pranë ambienteve të shtëpisë së kreut të PD-së, Sali Berisha.

Nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj lëvizjeje, por mendohet se deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj dhe Luçiano Boçi, të kenë diskutuar për vazhdimësinë e aksionit politik të PD, pas dhënies së vendimit të Gjykatës së Apelit për deputetin Ervin Salianji.

The post Pritet arrestimi i Salianjit/ Deputetët e PD-së mblidhen pranë shtëpisë së Berishës appeared first on Lapsi.al.

Dokumenti/ Prokuroria urdhëron arrestimin e Salianjit

By: user7
27 September 2024 at 12:50

Prokuroria ka dërguar policisë ekzekutimin e vendimit të Apelit për Ervin Salianjin.

Tashmë pritet që Kuvendi të vihet në lëvizje për të nisur procedurat mbi ndërprerjen e mandatit të deputetit.

Dokumenti është firmosur nga prokurorja e Tiranës, Elona Algora.

The post Dokumenti/ Prokuroria urdhëron arrestimin e Salianjit appeared first on Lapsi.al.

Po kalonte vijat e bardha, aksidentohet e moshuara në Tiranë

By: user7
27 September 2024 at 12:23

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në zonën e Unazës në Tiranë. Mësohet se nga ky aksident ka mbetur e plagosur një e moshuar.

E moshuara është përplasur nga makina teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha. Mësohet se një automjet e ka hedhur disa metra të moshuarën, e cila madje është mbuluar nga një pellg gjaku. Ajo është transportuar në spital por duke dihet gjendja e saj shëndtësore.

The post Po kalonte vijat e bardha, aksidentohet e moshuara në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Raiffeisen Bank feston 20 vite rrugëtim suksesi dhe novacioni në Shqipëri

By: user7
27 September 2024 at 11:54

Raiffeisen Bank, një nga institucionet financiare kryesore në Shqipëri, festoi 20-vjetorin e saj ne një mbrëmje Gala me 25 shtator me prezencën e klientëve, miqve dhe të ftuarve të tjerë, duke shënuar dy dekada shërbimi të përkushtuar, inovacioni dhe mbështetje për rritjen financiare të vendit.

Në këtë mbrëmje gala nderuan me pjesëmarrjen e tyre Znj. Marie-Valerie Brunner, Anëtare e Bordit Drejtues për Marrëdhëniet me Klientët Korporatë dhe Institucionet Financiare në Raiffeisen Bank International
dhe Kryetare e Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri; z. Christian Canacaris, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, z. Gent Sejko, Guvernator i Bankes se Shqipërisë, si dhe personalitete të tjera të institucioneve publike e financiare në vend, sipërmarrjeve të ndryshme në Shqipëri, përfaqësues të mediave, etj.

Që nga themelimi i saj në vitin 2004, Raiffeisen Bank ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e peizazhit bankar në Shqipëri, duke u shërbyer individëve, bizneseve dhe komunitetit në të gjithë vendin.

Kryetarja e Këshillit Drejtues të Raiffeisen Bank Shqipëri, znj. Brunner, në fjalën e saj përshëndetëse vlerësoi 20 vitet e suksesshme të Raiffeisen Bank në Shqipëri. “Jam shumë krenare që jam pjesë e rrugëtimit të Shqipërisë, një vend që rriti me sukses PBB-në dhe turizmin e tij gjatë pandemisë dhe mbajti një sistem shëndetësor të denjë.
Raiffeisen Bank Shqipëri ka arritur një pjesë të konsiderueshme të tregut prej 16%, dhe është një nga shtytësit e inovacionit digjital dhe ne në RBI e vlerësojmë këtë frymë novatore që po shfaq vendi.
Raiffeisen Bank ka prezantuar standarde të larta evropiane në Shqipëri duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.
”, theksoi znj.Brunner.

Ndërsa sektori bankar ka evoluar, Raiffeisen Bank ka qendruar në pararojë, duke prezantuar shërbime të reja dhe platforma digjitale që ofrojnë më shumë komoditet me disa aplikacione dhe shërbime në hapin e kohës si Raiffeisen On, RaiPay, RaiPos, Kuik, Scan & go etj
Banka vazhdimisht është angazhuar të përmirësojë përvojën e klientëve, të forcojë përfshirjen financiare dhe të mbështesë ekonominë më gjerë.

Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri z. Christian Canacaris shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë klientët dhe partneret e biznesit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre dhe siguroi edhe një herë që Raiffeisen Bank do të vazhdojë të japë kontributin e saj në zhvillimin e mëtejshëm të tregut bankar shqiptar nëpërmjet investimit të vazhdueshëm në risitë më të fundit teknologjike, duke e lehtësuar kështu përvojën bankare të të gjithë klientëve të saj. Gjithashtu z. Canacaris shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë stafin e Raiffeisen Bank për përkushtimin dhe kontributin e tyre, si çelësi i suksesit të Bankës në këto 20 vite.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, në fjalën e tij theksoi: “20 vite për grupin Raiffeisen mund të përfaqësojnë vetëm një fraksion të historisë së tij mbi 130-vjeçare, por në vendin tonë, këto 20 vite kanë njohur një dinamikë jo të lehtë ndryshimesh dhe transformimesh dhe janë vite të rëndësishme të formësimit të tregut financiar në vend.

Një tjetër veçanti e mbrëmjes ishte edhe angazhimi i bankës ne bashkëpunim me Mastercard, për mbështetjen e tre kauzave sociale, për fëmijët ne nevojë, mbrojtjen e mjedisit dhe mbështetjen e artit, përmes mbledhjes së donacioneve gjatë mbrëmjes nga banka dhe të ftuarit.

Përtej këtyre dy dekadave, Raiffeisen Bank është e përkushtuar të ndërmarrë një seri iniciativash të ardhshme që sjellin vlerë për klientët. Misioni ynë është të transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në përvojë superiore të klientit duke punuar drejt vizionit tonë për të qenë grupi më i rekomanduar bankar.

The post Raiffeisen Bank feston 20 vite rrugëtim suksesi dhe novacioni në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Moti “shuan” mjaltin, bie prodhimi, pritet shtrenjtim çmimesh

By: user7
27 September 2024 at 11:28

Temperaturat e larta dhe moti i thatë i këtij viti ka ndikuar sivjet te pakësimi i mjaltit të luleve. Në muajin korrik, periudhë e vjeljes së prodhimit, rezultojnë të dëmtuar prej temperaturave të larta, si bletarët e vegjël dhe të mëdhenj. Përfaqësues të parkut të bletëve nga bletari “Çela” që ndodhet në fshatin Sevran (zonë malore) të Skraparit pohuan për Monitor se sivjet, prodhimi i mjaltit të luleve është pakësuar me 40% krahasuar me vjet, për shkak të tharjes së luleve nga temperaturat e larta.

Në bletarinë “Çela” janë të vendosura 200 koshere bletësh dhe sipas rritësve të bletëve, është hera e parë që ata ndeshen me një pakësim të lartë të prodhimit. Situata paraqitet më e vështirë te rritësit e vegjël të bletëve. Luli Shyti disponon rreth 20 koshere me bletë në fshatin Bilisht të Korçës. Ai thotë se sivjet nuk ka prodhuar pothuajse fare mjaltë lulesh, situatë që e ka dëmtuar në kosto.

“Temperaturat e larta thanë lulet e pemëve. Në muajin korrik nuk arritëm të vjelim asnjë sasi mjalti. Madje duke mos pasur lule se ku bletët të ushqeheshin, brenda 2 ditësh konsumonin rreth 1 kv mjaltë të prodhuar prej tyre. Në këtë zonë e kemi të pamundur t’i lëvizim bletët në kullota. Nëse ato do të lëviznin mund t’i vilej deri në 2 herë në vit prodhim”.

Fermeri Alban Çakalli nga fshati Mamurras shpjegoi se thatësira e madhe e zgjatur ka ndikuar në prodhim të pakët. Po ashtu Çakalli thotë se mungesa e infrastrukturës rurale pamundëson lëvizjen e tufave të bletëve nëpër kullota.

“Në Shqipëri nuk aplikohet shumë lëvizja e bletëve për të ndjekur kullotat. P.sh në vende të tjera bletarët shkojnë në kullota sipas sezoneve. Mungesa e rrugëve rurale nuk e favorizon lëvizjen e bletëve. Po ashtu janë bletar që kanë pak numër kosheresh dhe kjo ndikon që të mos ketë interes për të lëvizur. Shqipëria ka potencial të madh në bletari, por duhet të funksionojnë të gjitha hallkat e zinxhirit që të jetë fitimprurëse”, thotë ai.

Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin 2023 sasia e prodhuar e mjaltit arriti në 5,633 tonë. Krahasuar me 2022, prodhimi u rrit rreth 5%. Në periudhën nga viti 2004 deri në 2023, tendenca e prodhimit të mjaltit ka qenë në rritje. Por rënia e prodhimit sivjet pritet të shoqërohet me rritje të çmimeve të mjaltit të prodhuar nga bletarët, si dhe të favorizojë shitjen e produktit nga importi.Zakonisht bletarët tanë mjaltin e shesin te njerëzit që i njohin, te të afërmit e tyre. Aktualisht çmimi i shitjes së mjaltit të luleve varion nga 1,500 deri 2,000 lekë/kavanozi (sasia e kavanozit me 500 gram mjaltë).

Alban Çakalli thotë se mungesa e prodhimit vendas do të zëvendësohet me mjaltë artificial nga importi. “Ka kompani që importojnë nga vendet e tjera me çmime më të lira”, thotë ai. Në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2024, bletaria u mbështete në vlerën 1,000 lekë për zgjua, për fermat mbi 50 zgjoje. Për herë të parë këtë vit u financua mbi tavanet e çdo mase mbështetëse, një risi kjo që do të rrisë përfitimin për çdo aplikues. Konkretisht, fermat me mbi 150 zgjoje bletësh, u financuan me 50% të masës, për çdo zgjua mbi tavanin 150. Bletarët e bashkuar në një grupim fermerësh (minimumi 7 anëtarë), përfituan të parët, duke marrë secili prej tyre në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal prej 100%.

“Në fakt bletaria është i vetmi sektor që është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë. Nuk mjafton, por është stimul i mirë. Ndihmë e mirë do të ishte të prodhoheshin mbretëresha dhe të shpërndaheshin te bletarët. Shpesh futen mbretëresha nga Serbia dhe Greqia dhe përhapin sëmundje te bletët. Duhet një organizim më i mirë”, rekomandon fermeri Alban Çakalli.

Vendi me prodhimin më të lartë të mjaltit në rang global me një sasi prej 461,900 ton sipas të dhënave të FAO për 2022 është Kina. Më pas prodhuesi i dytë më i madh është Turqia me një sasi prej 118,297 ton. E ndjekur nga Irani me një sasi të prodhuar prej 79,534 ton, për të vijuar me Indinë (sasia e prodhuar ishte 74,2024 ton), Argjentinën (70,437 ton), Rusinë (67,014) etj. Në listën globale të prodhimit të mjaltit Shqipëria renditet në vendin e 51 për sasinë e prodhuar prej 5,391 ton për vitin 2022./ Monitor

The post Moti “shuan” mjaltin, bie prodhimi, pritet shtrenjtim çmimesh appeared first on Lapsi.al.

Grupi Parlamentar i PD kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Imuniteteve

By: user7
27 September 2024 at 10:43

Grupi Parlamentar i Partisë , Gazmend Bardhi kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Imuniteteve në lidhje me mandatin e deputetit Ervin Salianji.

Në shkresë thuhet se ky akt politik dhe që cenon themelet e shtetit demokratik, prek integritetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe cenon mandatin e një deputeti të opozitës.

Kërkesë për mbledhje urgjente të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit

Znj. Kryetare e Kuvendit,

Me një akt hakëmarrës politik, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendim të datës 26 Shtator 2024, ka urdhëruar burgosjen e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, një zyrtari të opozitës, kolegut Ervin Salianji, për një krim të pakryer dhe për një çështje të fabrikuar nga segmente të caktuara të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Ky akt politik dhe që cenon themelet e shtetit demokratik, prek integritetin e Kuvendit të Shqipërisë dhe cenon mandatin e një deputeti të opozitës.

Po në një procedurë ekstra ligjore, pa autorizim të Kuvendit, me një nxitim të pa shpjegueshëm, Prokuroria po ndjek procedurën për arrestimin e deputetit të opozitës. Sipas nenit 73, pika 2, ‘Deputeti nuk mund të arrestohet ose t’i hiqet liria në çfarëdo lloj forme, apo ndaj tij të ushtrohet kontroll personal ose i banesës, pa AUTORIZIMIN e Kuvendit’. Këto veprime të organeve të drejtësisë, që cënojnë parimet bazë të shtetit të së drejtës, kanë krijuar një situatë alarmante të goditjes politike ndaj opozitës. Dënimi pa ligj e prova i deputetëve të opozitës, duke shpërfillur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke mos arsyetuar masat represive ndaj deputetëve të opozitës, është akt i paprecedentë në një shtet demokratik.

Për këtë arsye, në përputhje me nenin 73, pika 2 e Kushtetutës, dhe nenit 13 të Rregullores, kërkojmë mbledhjen urgjente të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për të rivendosur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, frenimin e akteve politike ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe rikthimin e kushtetutshmërisë.

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

Përfaqësuar nga:

KRYETARI

Gazment BARDHI

The post Grupi Parlamentar i PD kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Imuniteteve appeared first on Lapsi.al.

Greqi/ 40-vjeçari merr para me makinë efektivin për të mos i bërë kontroll, gjatë arratisjes hedh nga dritarja një pako me kanabis

By: user7
27 September 2024 at 10:26

Një 40-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke. 40-vjeçari shqiptar është në kërkim pasi ka ka arritur t’iu shpëtojë autoriteteve nga duart pasi e ndaluan atë për ti kontrolluar mjetin.

Shqiptari nuk u ndal por i ka dhënë gaz makinës duke përplasur me derë një nga efektivët, i cili mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital. Më pas, ai ka hedhur në rrugë një pako me kanabis të papërpunuar me peshë 1.42 kg, ka braktisur mjetin aty pranë dhe është larguar me vrap. Ndërsa ka braktisur brenda në makinë edhe partneren e tij 33-vjeçare, e cila u arrestua nga policia.

Megjithatë, 40-vjeçari është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Makina u sekuestrua ndërsa në shtëpinë e tyre në një zonë të Selanikut u sekuestrua një pako kokainë me peshë 5.78 gram dhe një peshore elektronike. Ndaj 33-vjeçares dhe shqiptarit të shpallur në kërkim është ngritur akuza për transport droge.

The post Greqi/ 40-vjeçari merr para me makinë efektivin për të mos i bërë kontroll, gjatë arratisjes hedh nga dritarja një pako me kanabis appeared first on Lapsi.al.

Dënimi për Salianjin/ Prokuroria e Tiranës hedh shortin, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

By: user7
27 September 2024 at 09:42

Pas konfirmimit të Gjykatës së Apelit për 1 vit burg për deputetin Ervin Salianjin është hedhur shorti nga Prokuroria e Tiranës për të caktuar prokurorin ose prokuroren e çështjes. Mësohet se shorti ka caktuar prokuroren Elona Alvora për ekzekutimin e vendimit te apelit të dënimit me 1 vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji. Urdhri ekzekutimit pritet ti dorëzohet policisë, ndërkohë që më parë deputeti do të ftohet ta zbatojë vullnetarisht.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme, 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa.

The post Dënimi për Salianjin/ Prokuroria e Tiranës hedh shortin, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora appeared first on Lapsi.al.

BE: Ende herët për komente rreth shtetit të Urdhrit Bektashi

By: user7
27 September 2024 at 08:49

Lajmi për planet krijimin e një shteti sovran të urdhrit bektashi shiit sufi në Tiranë, të cilat kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shpalli duke folur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kanë shkaktuar reagime të ndryshme në radhët e ekspertëve. Rama tha se enklava sovrane, që do t’i ngjasojë Vatikanit, do të jetë një “qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”.

Ende herët për deklarata

I pyetur për planet për mikroshtetin e Urdhrit Bektashi ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, tha në një prononcim për Deutsche Welle, se është ende herët për të bërë deklarata lidhur me këtë çështje.

“Ka shumë hapa të brendshëm që duhet të ndiqen përpara se kjo çështje të shtrohet për diskutim në tryezë. Dhe nuk është e dobishme që ta diskutojmë apo ta komentojmë në këto momente. Ne kemi shumë simpati për Urdhrin Bektashi. E kam vizituar disa herë Baba Mondin, por pyetja: nëse shteti është prezantimi i duhur dhe a do ta njohë komuniteti ndërkombëtar atë, është krejtësisht diçka tjetër” – tha për Deutsche Welle-n ambasadori gjerman në Tiranë.

BE: Jo komente në këtë fazë

Edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri nuk preferoi të bëjë komente rreth çështjes. “Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare” – u tha në reagimin për mediat.

I themeluar gjatë shekullit të trembëdhjetë në Perandorinë Osmane, Urdhri Bektashi e zhvendosi qendrën e tij në Tiranë që prej vitit 1929.

Qeveria shqiptare planifikon të ndërtojë në sipërfaqen prej 27 hektarësh, mikro-shtetin e quajtur “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, i cili do të ketë kufijtë, administratën dhe pasaportat e tij./DW

The post BE: Ende herët për komente rreth shtetit të Urdhrit Bektashi appeared first on Lapsi.al.

Analiza e DW: Ekonomia gjermane nuk po del nga stanjacioni

By: user7
27 September 2024 at 08:26

Institutet më të njohura të ekonomisë në Gjermani publikuan prognozën e tyre për ekonominë e vendit. Edhe këtë vit prodhimi i përgjithshëm bruto i Gjermanisë pritet të ulet më 0.1%. Përmirësim i lehtë pritet në 2025-n.

Institutet më të njohura studimore gjermane për ekonominë kanë prezantuar së bashku prognozën koniunkturore. Ata presin një zhvillim ekonomik të dobët në Gjermani. Sipas prognozës së tyre prodhimi i përgjithshëm bruto në këtë vit në vazhdim do të ulet me 0,1%. Në pranverë ata kishin parashikuar një plus me 0,1% dhe kishin konstatuar se”ekonomia në Gjermani është e dobësuar.”

Përmirësim i lehtë pritet në vitin 2025, një plus prej 0,8%, por në pranverë institutet kishin llogaritur një plus me 1,4%. Në bazë të prognozave të deritanishme në vitin 2026 pritet një rritje ekonomike prej 1,3%.

Ndryshimi strukturor dhe konkurrenca nga Kina

Dobësimi koniunkturor në Gjermani zgjat prej kohësh. Në vitin 2023 ekonomia më e madhe europiane u tkurr me 0,3%. “Krahas dobësimit koniunkturor ekonominë gjermane e rëndon edhe transformimi strukturor”, citon portali tagesschau Geraldine Dany-Knedlik, drejtuesja e departamentit “Prognozë dhe Politikë Koniunkturore” në Institutin Gjerman të Ekonomisë, DIW. “Dekarbonizimi, digjitalizimi, ndryshimi demografik dhe po ashtu konkurrenca më e fortë me kompani në Kina kanë vënë në lëvizje procese rregullatore strukturore që i ulin perspektivat e rritjes të ekonomisë gjermane.”

Kritika ndaj paketës për rritjen ekonomike të qeverisë gjermane

Qeveria federale planifikon një paketë të rritjes ekonomike për shkak të dobësimit të ekonomisë. Megjithatë, masat nuk janë të mjaftueshme për shoqatat e fuqishme të biznesit. Ato kërkojnë reforma themelore dhe ankohen për çmimet e larta të energjisë krahasuar në shkallë ndërkombëtare, por edhe burokracinë e tepërt dhe mungesën e punëtorëve të kualifikuar.

Prognoza e përbashkët ekonomike është përgatitur nga DIW, Instituti Ifo, Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore, Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike, Halle dhe RWI – Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike Essen. Ajo i shërben qeverisë federale si orientim për parashikimet e saj në tetor, të cilat merren si bazë për vlerësimin e të ardhurave të taksave.

The post Analiza e DW: Ekonomia gjermane nuk po del nga stanjacioni appeared first on Lapsi.al.

Barometri i Ballkanit: 16% e shqiptarëve po bëhen gati për të emigruar

By: user7
27 September 2024 at 07:34

Pavarësisht se optimizmi ndër qytetarët e Shqipërisë ishte në nivelet më të larta në Rajon, sërish vendi ynë bashkë me Kosovën kryesojnë për nivelin e lartë të emigrimit. Sipas rezultateve të anketës nga Barometri i Ballkanit, 16% e qytetarëve të anketuar më 2024 (1000 gjithsej) deklaruan se janë në proces përgatitje për t’u larguar nga vendi, duke lënë pas vetëm Kosovën, ku 20% e qytetarëve të saj janë në përpjekje për të ikur dhe në nivel të njëjtë me Maqedoninë e Veriut.

Serbia shihet të ketë nivelin më të ulët të qytetarëve, rreth 6%, që po bëhen gati për lënë vendin nëpërmjet kontratave të punës apo mënyrave të tjera të emigrimit. Duket se emigrimi po vjen duke u stabilizuar edhe në Bosnjë, në të cilën vetëm 8% e personave të anketuar kanë pohuar se janë në përgatitje për t’u larguar. Gjithashtu në Malin e Zi 12% janë duke përgatitur për t’u larguar nga vendi.

Kosova shihet të ketë numrin më të lartë të qytetarëve që planifikojnë të largohen për shkak të hapjes së vonë të regjimit të vizave. Ballkani Perëndimor ka njohur valë të forta të emigrimit vitet e fundit, duke krijuar mjaft problematika në ekonomitë e vendeve. Shqipëria dhe Bosnja kryesojnë për ritmet e larta të largimit, por teksa në Bosnjë ka një lloj qetësimi, në Shqipëri emigracioni vijon të jetë një plagë që sa vjen e thellohet.

Emigracioni i lartë dhe plakja e popullsisë do të çojë popullsinë e Shqipërisë në rënie pa kthim në të gjithë skenarët. Më herët gjatë muajit korrik, Kombet e Bashkuara në projeksionet e reja “Rishikimi i Perspektivës së Popullsisë Botërore 2024” e renditën Shqipërinë si vendin me rënien më të madhe të popullsisë ndërmjet 2024-2054 në rang global.

Raporti referon se grupi i vendeve ku përfshihet Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Moldavia do të përballet me rënie të popullsisë në nivelet 14% në 30 vitet e ardhshme. Këto vende do të kenë normat më të larta globale të rënies së popullsisë. Gjithashtu OKB e renditi Shqipërinë si vendin me rënien më të fortë të normave të lindshmërisë (fertilitetit) për grua me rreth 15% deri në vitin 2054 në rang global.

Një nga strategjitë që rekomandon OKB është që vendet me rënie të popullsisë duhet të bëhen gjithëpërfshirës, duke futur në tregun formal të punës grupe që tradicionalisht janë përjashtuar, si gratë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Një qasje tjetër që rekomandohet është rritja e produktivitetit të punonjësve duke investuar në formimin e kapitalit njerëzor dhe trajnimin e vazhdueshëm, duke përdorur teknologjisë, duke përfshirë robotikën, automatizimin dhe inteligjencën artificiale (AI). imigrimi (prurjet e emigrantëve) mund të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e mungesës së fuqisë punëtore të lidhur me plakjen e popullsisë, të paktën në afat të shkurtër.

Migrimi ndërkombëtar nuk mund të kompensojë rënien e popullsisë ose plakjen e popullsisë në terma afatgjatë, por nuk duhet parë si një “zgjidhje” për atë që në fund të fundit është një proces universal dhe i pakthyeshëm: tranzicioni demografik./Monitor

The post Barometri i Ballkanit: 16% e shqiptarëve po bëhen gati për të emigruar appeared first on Lapsi.al.

Izraeli do godasë Hezbollahun/ Pavarësisht thirrjeve për armëpushim

By: user7
27 September 2024 at 07:23

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë ushtrisë së vendit që të vazhdojë të luftojë me “forcë të plotë” kundër grupit të armatosur Hezbollah, pavarësisht thirrjeve nga SHBA dhe aleatët e tjerë për një armëpushim.

Ministria e shëndetësisë e Libanit tha se të paktën 92 njerëz u vranë në sulmet ajrore izraelite të enjten, me qindra të tjerë të vrarë që nga përshkallëzimi i sulmeve të hënën. Hezbollahu ka konfirmuar se një sulm ajror në një ndërtesë apartamentesh në jug të Bejrutit vrau kreun e njësisë së tij të dronëve, Mohammad Surur.

Frika për një luftë të gjithanshme midis Izraelit dhe Hezbollahut është në kulm, pas një përshkallëzimi dramatik të sulmeve izraelite në Liban që nga e hëna.Propozimi fillimisht u prit me shpresë pasi ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, tha se vendi i tij ishte “i hapur ndaj ideve”. Por deri të enjten ajo ishte refuzuar nga politikanët izraelitë.

Duke zbarkuar në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Netanyahu tha se Izraeli “nuk do të ndalet” në Liban derisa të arrijë të gjitha qëllimet e tij, “mes tjerash kthimin e sigurt të banorëve të veriut në shtëpitë e tyre”.

Shtëpia e Bardhë më vonë tha se propozimi i armëpushimit ishte “koordinuar” me Izraelin, pavarësisht pohimit të Netanyahut, vetëm disa orë më vonë, se vendi i tij do të vazhdonte luftimin. Herët të premten, zyra e Netanyahut lëshoi ​​një deklaratë duke kërkuar të “sqarojë disa pika” për shkak të “shumë keqraportimesh rreth iniciativës së armëpushimit të udhëhequr nga SHBA”.“Në fillim të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara ndanë me Izraelin synimin e tyre për të paraqitur, së bashku me partnerët e tjerë ndërkombëtarë dhe rajonalë, një propozim për armëpushim në Liban”, thuhet në deklaratë.

“Izraeli ndan qëllimet e iniciativës së udhëhequr nga SHBA për t’u mundësuar njerëzve përgjatë kufirit tonë verior që të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre,” tha ai, duke shtuar se “vlerëson përpjekjet e SHBA në këtë drejtim”. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, përfundon deklarata. Duke folur në Nju Jork, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm për të ofruar hapësirë ​​për një zgjidhje diplomatike” për të zgjidhur konfliktin në Liban.

Ai tha se konflikti mund të kalojë në një luftë që “askush nuk mund ta kontrollojë”. Rreth 70,000 izraelitë janë zhvendosur nga veriu i vendit që kur armiqësitë midis Izraelit dhe Hezbollahut, të shkaktuara nga lufta në Gaza, filluan gati një vit më parë. Në Liban, rreth 90,000 njerëz janë zhvendosur që nga e hëna, duke i shtuar 110,000 që ishin larguar tashmë nga shtëpitë e tyre, sipas OKB-së. Deri të enjten, ushtria izraelite tha se goditi objektivat e Hezbollahut në jug të Libanit dhe në Luginën Bekaa në lindje të vendit.

Ai goditi gjithashtu infrastrukturën në kufirin libanezo-sirian, për të cilin tha se ishte për të shkurtuar furnizimet me armë për grupin. Ndërkohë, Hezbollah tha se kishte lëshuar 50 raketa në drejtim të qytetit Kiryat Ata dhe 80 raketa drejt qytetit të Safed, të dyja në Izraelin verior.

Ushtria izraelite tha se përgjoi një raketë që u hodh nga Jemeni pasi u dëgjuan sirena dhe shpërthime. Shefi i ushtrisë izraelite, gjenerallejtënant Herzi Halevi tha të mërkurën se sulmet ajrore izraelite në Liban mund t’i hapin rrugën IDF për të “hyrë në territorin e armikut”. Komandanti i Forcave Ajrore izraelite (IAF) gjeneralmajor Tomer Bar u tha trupave të enjten se duhet të “përgatiteshin” për të mbështetur një “manovër tokësore” në Liban.

Ndërkohë, Katari iu bashkua thirrjeve për një de-përshkallëzim me zëdhënësin e qeverisë Majed al-Ansari duke thënë se vendi kishte marrë “raporte të tmerrshme nga Libani për shënjestrimin e familjeve të tëra, në një mënyrë që është e ngjashme me mizoritë në Gaza”.

Pas takimit me homologët britanikë dhe australianë në Londër, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin tha se Izraeli dhe Hezbollahu përballen me rrezikun e “një lufte gjithëpërfshirëse” por se “një zgjidhje diplomatike është ende e zbatueshme”.

“Izraeli ka deklaruar se qëllimi i tij është të kthejë qytetarët e tij në shtëpitë e tyre në veri. Unë besoj se mënyra më e shpejtë për ta bërë këtë është përmes diplomacisë,” tha Austin. Të enjten në mbrëmje, ministria e mbrojtjes e Izraelit (IMoD) tha se kishte siguruar një paketë ndihme prej 8.7 miliardë dollarësh (6.5 miliardë £) amerikane për të mbështetur fushatat e saj aktuale ushtarake.

Në një deklaratë, IMoD tha se paketa përfshin 3.5 miliardë dollarë për “prokurimin thelbësor të kohës së luftës”, i cili tashmë është transferuar dhe 5.2 miliardë dollarë për sistemet e mbrojtjes ajrore si Iron Dome, David’s Sling dhe një sistem të avancuar lazer./BBC/

The post Izraeli do godasë Hezbollahun/ Pavarësisht thirrjeve për armëpushim appeared first on Lapsi.al.

Kërkojnë shkurtim të orarit të punës, mijëra njerëz protestojnë në rrugët e Spanjës

By: user7
27 September 2024 at 06:55

Mijëra njerëz morën pjesë në protestat e udhëhequra nga sindikatat në të gjithë Spanjën të enjten për të nxitur përparimin në bisedimet midis qeverisë dhe sektorit të biznesit për të reduktuar orët e punës. Qeveria e koalicionit të pakicës së kryeministrit socialist Pedro Sanchez dëshiron të reduktojë javën e punës në 37.5 orë nga 40 orë aktuale, duke thënë se kjo do të rrisë produktivitetin dhe do të përmirësojë ekuilibrin punë-jetë.

Ajo nisi bisedimet me grupet e punëdhënësve dhe sindikatat në janar për të arritur një marrëveshje, por diskutimet kanë ngecur me bizneset që kundërshtojnë një reduktim uniform të javës së punës, duke argumentuar se sektorë të ndryshëm përballen me nevoja të ndryshme. Duke fryrë bilbilave dhe duke valëvitur flamujt e sindikatave kuq e bardhë, disa mijëra njerëz u mblodhën në të gjithë vendin jashtë zyrave të CEOE dhe shoqatave të biznesit Cepyme, të cilat përfaqësojnë përkatësisht kompani të mëdha dhe të vogla, për të nxitur përparimin në bisedime.

Protestat u organizuan nga dy sindikatat më të mëdha të Spanjës, UGT dhe CCOO, të cilat duan që qeveria të vazhdojë me uljen e orarit të punës edhe nëse nuk arrin një konsensus me grupet e biznesit. Plani i qeverisë parashikon që java e punës të reduktohet fillimisht në 38.5 orë në 2024 dhe më pas në 37.5 orë në 2025, pa humbje page.

Propozimi përballet gjithashtu me kundërshtimin e disa prej partive më të vogla në të cilat mbështetet qeveria e pakicës së Sanchez për të miratuar legjislacionin, duke përfshirë partinë separatiste katalane JxCAT, e cila është e afërt me grupet e biznesit, duke e bërë miratimin e tij të pasigurt.

The post Kërkojnë shkurtim të orarit të punës, mijëra njerëz protestojnë në rrugët e Spanjës appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 26 September 2024Main stream

Vendimi për dënimin e Salianjit, Gazment Bardhi: Gjyqtari bëri pazar

By: user7
26 September 2024 at 14:43

Me tensione u prit në Gjykatën e Apelit vendimi për të dënuar Ervin Salianjin, teksa kolegët e tij deputetë hodhën akuza drejt gjykatës.

Gazment Bardhi akuzoi gjyqtarin e çështjes, Genti Shala se bëri pazar.

Se do shkojë Gent Çala në Gjykatë të Lartë, kupton? Dhe mendon se do e mbështesë Fatmir Xhafa. Kjo është vendimmarrja e Gjykatës së Apelit. Merr dy dëshmitarë të rremë si gjyqet politike, dëno deputetët e opozitës në këmbim të shkuarjes në Gjykatë të Lartë. Ta harrojë që do të shkojë në gjykatë të lartë, ai dhe në tjerët’, tha Bardhi.

The post Vendimi për dënimin e Salianjit, Gazment Bardhi: Gjyqtari bëri pazar appeared first on Lapsi.al.

Aksident në Kukës, efektivi përplas 11-vjeçarin, i mituri dërgohet në spital

By: user7
26 September 2024 at 13:52

Një aksident ka ndodhur paraditën e sotme në Kukës. Mësohet se një efektiv policie jashtë shërbimit ka kapur me pasqyren e makinës një fëmijë 11-vjeçar.

I mituri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

The post Aksident në Kukës, efektivi përplas 11-vjeçarin, i mituri dërgohet në spital appeared first on Lapsi.al.

Pritet vendimi/ Salianji i shoqëruar nga kolegët demokratë mbërrin në Gjykatën e Apelit

By: user7
26 September 2024 at 13:12

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur në Gjykatën e Apelit, ku pritet të jepet vendimi lidhur me dosjen “Babale”.

Ashtu si në seancat e kaluara, Salianji shoqërohet edhe nga kolegët e tij demokrat.

Në mbështetje të Salianjit kanë shkuar deputetë të opozitës, mes tyre Dhurata Cupi, Saimir Korreshi, Bledion Nallbati dhe Zheni Gjergji.

Të pranishëm janë edhe Asllan Dogjani, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Ferdinand Xhaferri, Luciano Boçi, Luan Baci, Gazment Bardhi, Helidon Bushati dhe Edi Paloka.

The post Pritet vendimi/ Salianji i shoqëruar nga kolegët demokratë mbërrin në Gjykatën e Apelit appeared first on Lapsi.al.

❌
❌